Kategori
Uncategorized

Porti i Ka(r)penit, porti i “tigrit” dhe darka e gabuar


Kleves Bitro/

E meqënëse Republika katandisi të qeveriset nga soji “i tigrit” dhe “tangave” është shumë e rëndësishme të shohim pak mbrapa e të kujtojmë se si sekti i “rilindjes” nuk mundi të bëjë asnjë punë me rëndësi në këtë vend, përveç zhvatjes së gjithshkaje për interesin e vet.

Kujtoni Milva Konomin, ministren aktuale të kabinetit të sektit kur në një konferencë pompoze shtetërore të rrethuar nga kukuvajkat e medias së kapur u rrek të na mbushte mendjen se në Karpen të Kavajës do investohej me miliarda euro për të bërë një port jahtesh nga më të mrekullueshmit në rajon.

Aq sa e panë portin e Karpenit kamboxhianët, aq e panë dhe kavajsit investimin madhështor. Mirëpo meqë sekti i zhvatësve nuk rri dot pa propogandë, u shpikën aeroporte në Vlorë, Sarandë dhe një që është i bërë në Kukës po që gjoja do e rindërtonte ky i gjati para Vitit të Ri që të sillte kuksianët nga Londra me çartër.

Dhe meqë këta të sektit janë 99shat me tanga të konvertuar në shtetarë, po thonë tani se do ndërtojnë portin e Durrësit nga fillimi në një vend tjetër nga porti aktual meqë këtë portin e tanishëm “tigri” ua fal arabëve të cilët kanë paguar sipas rracës së sektit dhe darkën në Dubai.

E pra, aq sa u ndërtuan porti i jahteve në Karpen dhe aeroportet në Vlorë dhe Sarandë, aq do ndërtohet dhe ajo çfarë thonë përrallat e të dyzetëve të Ali Babës. Ndaj shkulja me rrënjë e kësaj lloj qeverije është emergjencë kombëtare.

Rrëzimi dhe shembja e sektit me fytyrë “tigrato” e bythëzbuluar me tangat e Fugës dhe Maznikut është detyrim moral, patriotik, kombëtar. Më vjen turp të qeverisem nga këta të pakapërdishëm dhe për fiset më primitive që sot gjenden në tokë. Kjo është e vërteta…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s