Kategori
Uncategorized

Reagon gjyqtari Gurali Brahimllari ja si më shkarkoi Lul Berisha nëpërmjet komisioneres Brunilda Bekteshi

December 28, 2020alba-news

Komisionerja e lidhur me bandën e Durrësit të përfaqsuar nga Lul Berisha , Brunilda Bekteshi, ka dëmtuar interesat e drejtësisë pasi ka penguar apelimin e çështjes nga Komisioneri publik dhe ONM për rastin e gjyqtares Anita Mici.

Anita Mici në mënyrë të çuditshme kaloi vetingun pasi mbi të rëndon skandali për lirimin nga Burgu të Lul Berishës para afateve, fakt ky i kritikuar rëndë nga ambasadori amerikan Donald Lu dhe njëkohësisht veprimi i kryer nga Mici  ka tronditur opinionin public përveç Bekteshit .

Brunlilda Bekteshi po bën rreth 6 muaj që zvarrit zbardhjen e vendimit të  gjyqtares Anita Mici me qëllim që kundër tijë të mos realizohet ankim pasi vet bekteshi e kupton se çfar paçavure ka bërë .

Një rast I ngjashëm është në sistemin e drejtësisë por ndershkimi është i ndryshëm për Gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku,  Prokuroria kërkon 3 vjet burg për mosarsyetim të vendimit brënda afateve ligjore.

Prokuroria ka kërkuar 3 vjet burg dhe pezullimin për 5 vjet nga funksionet publike për ish gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku.

Në seancën që u mbajt në Gjykatën e Tiranës, Prokurori Julian Zonja ka dhënë pretencën për Tabakun duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorit Zonja me të drejtë ka pretenduar se , ish-gjyqtari Tabaku ka dëmtuar interesat e drejtësisë pasi ka penguar apelimin e çështjes nga prokuroria.

Ish-gjyqtari Neritan Tabaku u akuzua për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.

Atëher për të famshmen Brunlilda Bekteshi  jemi përpara të njëjtave kushte  dhe të njëjtit arsyetim që ka bërë me të drejtë prokurori Zonja.Brunilda Bekteshi ka dëmtuar interesat e drejtësisë pasi ka penguar apelimin e çështjes nga Komisioneri publik dhe ONM  për rastin e gjyqtares Anita Mici.

Anita Mici në mënyrë të çuditshme kaloi vetingun pasi mbi të rëndon skandali për lirimin nga Burgu të Lul Berishës para afateve.Brunlilda Bekteshi po bën rreth 7 muaj që zvarrit zbardhjen e vendimit të  gjyqtares Anita Mici me qëllim mosankimimin e tijë.Trupi gjykues që ka kryer rivlerësimin e gjyqtares Anita Mici përbëhet nga Lulzim Hamitaj kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar. 

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin i cili është për garantimin e vetingut por mesa duket me heshtjen e tijë dhe ky ka gëlltitur një lugë çorbë të  prishur nga Lul Berisha .

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Mici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Nga ana e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk është respektuar ligji ku i cili përcakton qartë se duhet të njoftohet subjekti i rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve dhe nga data 4.8.2020 deri në ditët e sotme kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe znj. Brunilda Bekteshi vazhdon të mos marin masa për zbardhjen e këtij vendimi i cili është një vendim apsurd dhe abuziv dhe njëkohësisht për tu propozuar guinesit.

Ky veprim na bën të dyshojmë për mënyrën e arsyetimit të vendimit në lidhje me raportin papërshtatshmërisë i DSIK , dhe vendimi për lirimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit, mund të rrezikojnë karrierën e sajë nëse ndaj sajë do të ankimohet vendimi.

Duket qartë favorizimi I bërë nga znj. Brunilda Bekteshi në favor të gjyqtares Mici.

Lind pyetja a mbajnë përgjegjësi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dhe ku mund ti drejtohen palët për cënimet e të drejtave Ligjore dhe Kushtetuese në rast se cënohen këto të drejta?

Përse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit , kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici ,shkelin ligjin dhe favorizojë një subjekt rivlersimi duke u bër shkak për cënimin  në mënyrë të drejtëpërdrejtë drejtësinë, e cila pretendohet se po bëhët në Republikën e Shqipërisë por me Bekteshin ne krye e kundërta ndodh.

Marja në patronazh për të kaluar vetingun nga Lul Berisha i cili u premtonte Kalonte në KPK të gjith Gjyqtarët dhe prokurorët e Durrësit dhe Kavajës nëpërmjet lidhjeve që ai kishte në KPK.

Prova e parë e dhënë nga Lul Berisha  dhe njëkohësisht borxhet që ai kishte për të larë është dhe Gjyqtarja Anita Mici  e cila kaloi vetingun në mënyrë skandaloze nga Brunilda Bekteshi.

Nga ana tjetër po e njëjta trupë gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, vendosi Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Gurali Brahimllari, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, gjyqtarë i cili ka dënuar me burg përjetë për Lul Berishën.

Nga informacionet e mara nga INFRONT, Gurali Brahimllari është shkarkuar në mënyrë Hakmarrje nga Lul Berisha nëpërmjet Brunilda Bekteshit dhe Anita Mici e cila e liroi Lul Berishën, e kalon vetingun në shënjë shpërblimi për shërbimet që Mici ka kryer për Lul Berishën  dhe bandën e tjë.Pasi Brahimllari në asnjë moment nuk i është provuar asnjë dyshim në të tre kriteret(shih Vendimin).

Po e njëjta trupë gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, vendosi Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Gurali Brahimllari, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, gjyqtarë i cili ka dënuar me burg përjetë për Lul Berishën e ka arsyetuar vendimin brënda 15 ditëve.

Nga burime të mara pranëish gjyqtarit  Gurali Brahimllari, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë na është bërë me dije momente nga dënimi me burgim përjet i Lul Berishës, ky i fundit e kishte kërcënuar gjyqtarin me fjalët “do të vij dhe dita ime”

Dhe në të vërtet Lul Berishës erdhi ai u lirua nga anita mici u hakmorr kundër gjyqtarit Gurali Brahimllari duke mbajtur premtimin e dhënë në sallën e gjyqit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s