Kategori
Uncategorized

JEP DORËHEQJEN Z. DREJTOR, TI NUK KE MORAL TË DREJTOSH KLASËN MË TË EDUKUAR TË VENDIT !

Zoti Enkelejd Joti, unë që po ju drejtohem jam mjek në urgjencën paraspitalore të QSUT, ju më njihni pasi keni firmosur disa herë shkresa ndaj meje .

Që të them se puna ime është ndër më të rëndat, me më shumë rrezik dhe që provokon trauma fizike e shpirtërore në shëndetin tim, ti sdo të më kuptosh dot, sepse je thjesht një burokrat.

Ti e di që prej fillimit të vitit 2020 unë kontrolloj, trajtoj çdo ditë pacientë të prekur me COVID-19, dhe kryesisht raste të rënda por edhe hera herës edhe fatale.

Bashkë me kolegë të mij po punojmë në mes të pandemisë më të madhe të shekullit me mungesa, pasi jemi nje vend i varfër e i abuzuar, por edhe me shumë shume stres dhe presion psikologjik nga frika e infektimit ose humbja e jetës.
Shumë kolegë të mij nuk janë më në jetë, pikërisht prej COVID-19!

Nuk është e tepërt të të them ty, mgjths ti as e mendon, që ne po rrezikojmë shëndetin dhe jetën e familjarëve tanë , pikërisht prej detyrës .

Por unë prej 10 muajsh po përjetoj fort dhe terrorin e administratës tuaj partizane kundër personit tim, dhe këtë e kam të dokumentuar zoti drejtor.
Jam thirrur aty si në hetuesinë e kohës së monizmit duke më kërkuar llogari se pse flas për testimet, infektimet, mungesat, ndërkohë që unë jam mjek, dhe kontribuoj prej 28 vitesh në sistem duke punuar, e jo duke përfituar, siç përflitesh ti !

A e di ti zoti Joti se nëqoftëse unë do isha rezident në shtet tjetër, Ballkan, Evropë, Azi etj ,dhe ti po ashtu drejtor në një spital andej, ju dhe administrata juaj jo vetem sdo më shqetësonit dot !
Por edhe nëqoftëse do të ndodhte do kishte të kishte çështje ligjore e morale ndaj teje dhe administratës së spitalit për konsekuenca, shqetësime e turbullime të panevojshme që ju krijuan një mjeku në punën e tij , në gjykimin e tij mjekesor .

Me siguri që spitali e drejtoria e tij do të dridheshin jo vetem për humbjet, por menjëherë drejtori i tij do te ikte, dhe dëmi i PR të këtij spitali në komunitet mund ta conte deri në mbyllje atë !

Por ti zoti drejtor jeton e mbretëron në Shqipërinë pa drejtësi, shërbëtor i një kryeministri që nuk ka nguruar të më lincojë publikisht mua, që dhe kolegët e mij të mbyllin gojën, dhe nuk ke asnjë kompleks faji për krimin ndaj një mjeku kritik ndaj sistemit.

Ti del akoma më zhveshur nqs unë të sfidoj publikisht duke të kërkuar CV tënde, arsyet pse drejtoni institucionin akademik të mjekësisë në Shqipëri, që mban edhe emrin e një gruaje të shenjtë, por që drejtohet nga anonimë të djallëzuar si ju !
Sot unë nuk po zgjatem me skandalet financiare për të cilat përflitesh.

Jep dorëheqjen zoti Enkelejd Joti!
Ti s’mund të nënshtrosh deri në skaj klasën e mjekëve të Shqipërisë !

Ilir ALLKJA, mjek.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s