Kategori
Uncategorized

Dokumentat e CIA-s: Dosja fshehtë e UDB-së jugosllave për emigracionin politik shqiptar 1944-1953)

“Një ditë nëntori të vitit 1943, në krahinën e Korçës, serbi Dushan kështu i ka folur një grupi komunistësh, të cilët e quanin veten shqiptarë:

“Atdheu është një ëndërr e poetit, një fjalë grishëse.

Shqipëria e vogël duhet tu bashkohet sllavëve, që të bëhet pararojë e komunizmit në Ballkan”.

I habitur, një djalosh i ka thënë “
“Domethënë se ju serbëve nuk u mjafton Kosova?”.

: Fjala e Dushanit ka gjetur terren të përshtatshëm dhe ai hodhi parulla kundër atdheut shqipar”. Lidhur me njohjen e integritetit të Shqipërisë, gazeta “Shqipëria”, në numrin e 15 janarit 1952, shkruan:

“Komiteti Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë” është i bindur se gjendja e brendshme në Shqipëri dhe qëndrimi në pushtet i regjimit komunist të Enver Hoxhës, janë të lidhura ngushtë me qëndrimin e papërcaktuar të shteteve fqinje të Shqipërisë. Prandaj, Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” e gjen të arsyeshme që të ftojë Italinë, Greqinë dhe Jugosllavinë të shprehen, duke e théne haptazi se nuk synojnë as sot, as nesër që të cënojnë integritetin terri- torial dhe sovranitetin kombëtar të Shqipërisë.

Shqiptarët nuk i kanë harruar vuajtjet dhe padrejtësitë e shumta, të cilat kanë dalë nga urrejtja e madhe dhe fanatizmi i tepruar i disa sunduesve të mëhershëm të shteteve fqinje. Pjesa më e madhe e popullit tonë nuk e di se sot mjaft gjëra kane ndryshuar dhe se qeveritë e sotme fqinje dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe në miqësi të sinqertë me një Shqipëri të lirë e të pavarur.

Qeveria e Tiranës gënjen dhe mashtron popullin, kur flet se kufijtë tanë qenkan të rrezikuar nga fqinjët. Enveri me shokë kërkojnë te përhapin urrejtjen në popull ndaj fqinjëve, duke menduar se vetëm në këtë mënyrë shqiptarët, të zhgënjyer me “mirësitë e Moskës”, para rrezikut kombëtar do të qëndrojnë të bashkuar nën sundimin e pushtetmbajtësve të kuq. Një deklaratë pozitive e qartë nga ana e tre fqinjëve, do të forconte luftën kundër komunizmit dhe do ť’i ndihmonte shumë rënies së shpejtë të regjimit komunist.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s