Kategori
Uncategorized

25 prilli po vjen, Baton! Me datë 26 mos ik maleve me Edin!

Së fundi Batoni ka marrë një mision për Ramën dhe shpurën e tij; se si të krijojë një iluzion populist se gjoja Edi Rama merr pushtetin prapë në këto zgjedhje.

Batoni si sondazhaxhi!

Nga Herion Mesi-

Baton Haxhia është një mik i kryeministrit Rama, bile me shumë se mik. Opozita e ka akuzuar më ashpër, se kryen rrugën vajtje-ardhje Beograd-Tiranë, duke mos harruar edhe ngaterrësat në Kosovë.

Së fundi Batoni ka marrë një mision për Ramën dhe shpurën e tij; se si të krijojë një iluzion populist se gjoja Edi Rama merr pushtetin prapë në këto zgjedhje.

Dhe e bën mirë si zanat!

Si fillim i gjetën një media ku të shpalos helmin e tij ndaj opozitës, bile duke diversikuar.

Me pas i gjetën apo e gjeti një kompani, gjoja sondazhi, kur pikësëpari përqindjet kalojnë nga zyra e Edi Ramës e me pas e sajdis Batoni mashtrimin.

Batoni e luan bukur mashtrimin publik, ka fituar edhe miqësitë me mediat e Tiranës, bën të “pavarurin” kosovar dhe dergjet te restoranti ku darkojnë milionat.

Disa nga opozita e marrin lehtë Batonin, sepse duke e njohur se çfarë bën realisht apo si ka shërbyer dikur, mendojnë se nuk e beson njeri. Por nuk është krejt kështu; Rilindja dhe Batoni janë një dhe kanë skenar. Regjizori mbetet Edi Rama, që duhet thënë se mbetet mjeshtër i fasadës, mashtrimit propogandistik.

E jo vetëm kaq!

Duke qenë katër muaj para zgjedhjeve, misioni batonist është që të dekurajojë opozitën, bile mundësisht ta përçajë; të krijojë gjoja emisione që thonë të “vertetën”.

Me sa duket nga mbrëmë Batoni do vijojë që të marrë monopolin e sondazhëve, duke filluar i pari këtë lloj pune, që shumëkush akuzon se është e paguar, më së miri.

Ca thonë miliona lekë, ca dhjetra milionë lekë!

Por nuk besoj se Batoni e ul kaq poshtë pazarin, këto kohë, kur thasët e Rilindjes janë hapur dhe ku vetë Rama me Endri Fugën kanë filluar dhuratat me monedha europiane, por edhe amerikane.

Ai, pra ky Batoni, bëri mbrëmë një emision ku kishte ftuar atë që i kishin dhënë, një si sondazh e ku na dilte, sipas tij që PS-ja fiton zgjedhjet. Sipas Batonit Rilindja merr dyfishin e votave sa PD dhe LSI!

Të thuash mashtrim, është pak. Të thuash gomarllëk, prapë mbetet pak ta thuash këtë si fjalë.

Ishte një pisllëk i hapur.

Në kohën kur Edi Rama dhe Rilindja janë në kuotat e tyre më të ulta historikë, në ditët kur njerëzit mezi presin 25 prillin të shkojnë si në një Referendum për ta shporrur këtë klikë, pak të thuash kriminale, na del Batoni dhe na thotë se PS fiton zgjedhjet!

Ta thoshte këtë në kohën e Saliut të parë, do ti kërciste druri; ta shqiptonte në motin e Nanos do ti vinin tasin me dollarë për ti kthyer mendjen.

Por ka gjetur Lulin dhe Monën që nuk mbysin një mizë e jo më të marrin para mashtruesit e sondazheve!

Sondazhet e Batoni janë hartuar te zyra e Edi Ramës. Ndaj me 25 prill do dalë prapë Batoni për të shpallur fitoren të dielën e votimeve, kurse në darkë vonë populli do ketë rrëzuar Edi Ramën, Batonin dhe krejt shpurën e paguar.

25 prilli po vjen, Baton! Me datë 26 mos ik maleve me Edin!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s