Kategori
Uncategorized

Z. Kim largoju versionit të servirur me këmbëngulje nga rilindja që do ta reduktojë këtë që po ndodh në një betejë mes pushtetit dhe opozitës.

Natyrisht, si çdo diplomat i vendit të tij, edhe znj.Kim është në të drejtën e saj të bëjë tifozllëk për këtë të dojë apo për kë është udhëzuar nga eprorët e saj. Do të ishte idiotësi që dikush ti kërkonte asaj llogari për pozicionet që merr. Por, ama, do të ishte gjithashtu pa sens ti kërkohet mediave në përgjithësi, dhe Lapsi.al në veçanti, të bëjnë rolin e “idiotit të dobishëm” që sillet sikur nuk i dallon këto preferenca.

Titulli në origjinal.

Yuri Kim godet sërish ndaj Lapsi.al/ Debati për rolin e opozitës në protesta

Ambasadorja Yuri Kimi ka kundërshtuar sërish një artikull të Lapsi.al të së premtes, ku përmendej edhe emri i saj. Në llogarinë e saj në Twitter, Kim e ka konsideruar postimin një “shkrim jo korrekt”. Si gjithmonë, mosmarrëveshja ka të bëjë me faktin nëse përfaqësuesja e SHBA-së në vend mban anën e qeverisë në prononcimet e saj publike. 


https://a73a0c9528da7673940f0f50b6cd95ff.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html

Me rastin e protestave të dhunshme që po zhvillohen në Tiranë znj.Kim foli sërish duke u bërë thirrje që palët të vetëpërmbahen dhe të dënojnë dhunën duke i kushtuar plot dy paragrafe opozitës.


Pikërisht kjo qasje bëri çudi për redaksinë e Lapsi.al. Sepse ne kemi mbajtur një vijë editoriale (linku poshte), nisur nga konstatimet që kemi bërë ne terren, se protestat që pasuan vrasjen e Klodian Rashës, janë revoltë e disa të rinjve pa parti, të cilët nga frustrimi dhe pamundësia që ta gjejnë veten në këtë shoqëri ku ndihen të diskriminuar dhe pa perspektivë, kanë shpërthyer në një dhunë qorre dhe të egër.

Andi Bushati:Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Qasja e ambasadores ka qenë tjetër, ajo është më pranë versionit të servirur me këmbëngulje nga rilindja që do ta reduktojë këtë që po ndodh në një betejë mes pushtetit dhe opozitës. Duke iu drejtuar në dy paragrafë në postimin e saj partive opozitare si pjestare të kësaj krize, Kim e mbështeti drejtëpërdrejtë këtë version.

Por deri këtu nuk ka ndonjë mëkat. Znj Kim ka informatat e saj, ka kontakte të rregullta me pushtetin dhe mund të besojë që ata fëmijë e adoleshentë që djegin dhe thyejnë, janë militantë partiakë.

Por, qëndrimi i saj vjen e bëhet tërësisht i skajshëm kur ajo pranon që ta etiketojë opozitën e sotme me togfjalëshin “ata që kanë qenë në pushtet”. Fiks si përkrahësit më ekstremiste të rilindjes.

Natyrisht, këtu nuk ka ndonjë gënjeshtër. PD dhe LSI dihet që kanë qenë para 7 vitesh në pushtet. Por kushdo që e di këtë, di gjithashtu se fjala ka peshën e saj në mënyrën si përdoret. Le të marrim një shembull për ilustrim. 

Ti mund t’i thuash Sali Berishës, ish-komunist dhe nuk ke gënjyer aspak, por ndërkohë ke mbajtur një qëndrim me theksimin e kësaj pjese të identitetit të tij. 

Ti mund t’i drejtohesh gjithashtu PS-së si pasardhëse e PPSH së diktaturës. Natyrisht që nuk ke mashtruar, por ke përdorur një nuance pezhorative në përshkrimin e saj.

Këtë ka bërë edhe ambasadorja Kim duke nënvizuar togfjalëshin “ata që kanë qenë në pushtet”, në karakterizimin që i ka bërë opozitës së sotme.

Ndoshta është një rastësi, por përdorimin e këtij termi nga ambasadorja e ka duartrokitur edhe një gazetar si Carlo Bolino, qëndrimet e të cilit njihen nga të gjithë. Dhe pikërisht këtë ka vënë në dukje edhe Lapsi.al në artikullin e tij, faktin se ambasadorja dhe gazetari italo-shqiptar kanë të njëjtin këndvështrim për situatën dhe përdorin të njëjtat terma për të portretizuar opozitën.

Dy të jashtëm me një mendje, Carlo Bolino dhe Yuri Kim dënojnë ish pushtetarët e para tetë viteve për dhunën e tanishme

A është kjo qasje e ambasadores krejtësisht e anshme? Atë po ia lëmë ta gjykojë secili lexues që ka ndjekur këto kohë qëndrimet e Carlo Bolinos.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Yuri Kim replikon me Lapsi.al. Herën e parë (shiko poshtë) diplomatja e kishte konsideruar si të pasaktë një shkrim redaksional ku viheshin re diferencat në qëndrime mes SHBA dhe BE për rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Yuri Kim: “Lapsi.al e paraqet situatën në mënyrë të gabuar”. Si është realiteti

Ndërsa këtë herë Kim nuk bie dakord më vështrimin tonë se ajo nuk e ka humbur as këtë rast për të përqafuar vizionin e qeverisë. 

Natyrisht, si çdo diplomat i vendit të tij, edhe znj.Kim është në të drejtën e saj të bëjë tifozllëk për këtë të dojë apo për kë është udhëzuar nga eprorët e saj. Do të ishte idiotësi që dikush ti kërkonte asaj llogari për pozicionet që merr. Por, ama, do të ishte gjithashtu pa sens ti kërkohet mediave në përgjithësi, dhe Lapsi.al në veçanti, të bëjnë rolin e “idiotit të dobishëm” që sillet sikur nuk i dallon këto preferenca.

Kur nga selia e rrugës se Elbasanit përcaktohet se cili ka të drejtën e mbajtjes së flamurit të SHBA dhe cili jo; se cili flet në emër të administratës amerikane për të përcaktuar se kujt do i lejohet hyrja në këtë vend dhe kujt do i mohohet një gjë e tillë; se te kush ka mbetur topi i votimit të reformës, çdo gazetar di ti kapë nuancat. Një artikull i pasaktë do të ishte nëse bënim sikur këtë nuk e shikonim.

©lapsi.al

https://lapsi.al/2020/12/12/yuri-kim-godet-serish-ndaj-lapsi-al-debati-per-rolin-e-opozites-ne-protesta/

Lini një koment