Kategori
Uncategorized

POLICI TERHOQI KEMBZEM, KLODIANIN E VRAU QEVERIA!

Dritan Kaba/

Nese policet me urdhera politike, mbysin femijet dhe grate ne gaz helmues qe te garantohet pushteti dhe karrigia e Dallkaukut kryeminister

nese policia shkon e iu futet banoreve ne shtepi ne kater te mengjesit kunder ligjit, pa nje vendim gjykate t’i deboje nga prona e tyre e ndertuar me gjak se keshtu urdheron Dallkauku kryeminister

nese policia dhunon te rinj dhe te reja se protestojne per te drejtat e tyre se keshtu urdheron Dallkauku, kryeminister

nese policia dhunon fermeret qe protestojne kunder politikave te mbrapshta te kesaj qeverie se keshtu urdheron Dallkauku kryemnister

nese policia perdoret per shantazhe politike dhe grabitje votash se keshtu ia kerkon Dallkauku kryeminister

Nese policia perdoret per mbrojtur arat me droge dhe per te bere te mundur kalimin e droges matane kufirit, se i mbron Dallkauku kryeminister

nese policia bashkepunon me krimin e organizuar, se keshtu do Dallkauku kryeminister

nese policia dhunon qytetaret si ne rastin e shembjes se paligjshme te Teatrit, se keshtu i do “mideja” Dallkaukut kryeminister

nese policia arreston me urdher politik qytetare te pafajshem ne kundershtim me ligjin, si rasti i Avokatit Altin Goxhaj apo gazetarit Flavio Qarri apo shume e shume qytetare te tjere çdo nate, se keshtu kenaqet Dallkauku kryeminister

nese per policine miratohet nje ligj thellesisht jo vetem antikushtetues qe i jep te drejta qe te pergjoje, te arrestoje, te vleresoje prova ne menyre, e theksoj, antikushtetuese dhe ne kundershtim me Kodin Penal, se keshtu Dallkauku kryeminister do te kontrolloje edhe manipuloje zgjedhjet

Dhe askush nuk ndeshkohet, denohet sipas ligjeve, kur kane zbatuar urdhera te paligjshem politike, atehere mos u habisni qe edhe mund te vrase.

Qeveria dhe arroganca e saj e vrane te riun 25 vjeçar. Antikushtetutshmeria e saj e vrane ate djale. Banditizmi i kesaj qeverie ia nderpreu jeten ne mes, ashtu siç po detyron me mijera te rinj te marrin rrugen duke rrezikuar jeten ne kamione frigoriferike apo ne gomone.

Mungesa e shpreses qe vjen se kjo qeveri ka monopolizuar gjithshka, tregun. arsimin, shendetesine, te gjitha resurset ekonomike dhe garat si per ekonomine apo edhe per vendin e punes, i ka vrare te rinjte. Eshte pikerisht “sponsorizimi” i politikes se droges qe ben kjo qeveri kriminale i ka detyruar te rinjte te behen “punonjes” te bandave kriminale.

Arroganca, paligjshmeria, antikushtetutshmeria e qeverise vret me shume.

Polici terhoqi kembzen, Klodianin e vrau Qeveria.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s