Kategori
Uncategorized

29 NENDORI Kjo ditë e Zisë KOMBETARE

Regjizor Ilir Fatkoja / USA.

Covidi erdhi tinzisht, jo zhurmshëm , me pak fjalë kinezërisht….
Rrapëlleu c’gjeti përpara… Ja futi në ethet në palcë mbarë botës asaj të vjetër, por dhe asaj të re.
Barbaria dhe pabesia e këtij virusi do mbahen mend gjatë. Por një ditë do treten dhe do kujtohen si gjëmë e një të shkuare historike….
Edhe ne do ta harrojne Covid-in me cmenduritë e tija, por gjithse si nuk do jemi të qetë. Një virus VRASTAR i shfayqur 5 dekada më parë vazhdon të na helmojë shpirtin.
Mikrobi i se keqes e ka emrin komunizëm, varianti enveristo-sigurims….
Prandaj jemi disi më të paqtë prej pandemisë Covid. Maskat e reja nuk na “trembin” aq sa kurat që po na i zbresin orë e çast në trajtë “leksionesh” duke ju bërë ” hossana ” regjimit të mallkuar e çmendurak. Sytë e pergjaktë të karvanarëve enveristë rrëshqasin nga qafat e “apostujve” zezanë, që tinzisht i yshtin lëtyrat në veprim.
Të gjithë janë aty, në rrjesht si dikur baballaret. Të gatshëm për të helmuar gjak.
Bijtë tashme shfaqen të kollarisur disi më ” estravagandë” në forma, por njësh në thelb- si etërit shakllabanë, aventurierë, rrugaça e kokpaça, mendje grisur e shpirt prishur, gjykim tharë, sigurimsa e derbederë, matrahula ordinerë – moral shitur e të pa nderë.
Pseudo – veteranë, jargashë, gënjeshtarë e zabërhanë, thjesht një stan me hajdut’ e vjellamanë që pas ferrave bënë “hatanë” ….
Vrit shqiptarë si maja e lisit, djem e vajza yje fisit….
A mundet të quhen shqiptarë edhe këta të ligjt ?
Pse i dëgjojmë ende flliqanët e kuq kur pjerdhin për fe e Atdhe ?!
Komunistët që I hodhën në erë besimet fetare për të ngritur kultin e HORRIT !
Ju, që ja derdhët plumbin nacionalistave dhe u vllazëruat me kriminelët sllavë për ta shkelur Shqipninë.
Futën e zezë i veshët, ndërsa vazhdoni të zgërdhiheni ju hijena.
Ja pra, ky eshte modeli i moralit tuaj. Fjalët e tjera janë pa peshë…
Eshte teresisht e juaj ajo ditë e zeze qe sollët me 29 Nandor 44
Dhe nuk kërkuat kurrë FALJE, se kurre nuk u rritet sa te quheshit burra.
Mos na çani bythën o horra…
Festojeni të mbrapshtën ditë 29 Nandorin e bashkimit me Jugosllavinë. Vellezerit e idealize te mbrapshta aty i keni.
Qafohuni ju Edverinë, Spurdhjakë, e Halabakë, me Vuçiça, e me Babiça, Melladina e Stërvina. Merrni n’valle dhe Qosiça pa harru të tjerë Dobica
Mos kini turp he ju mbuloftë dheu.
Dilni hapur krah për krah dhe festoni festën tuaj 29 Nëndorin, që është ditë ZIJE për ato që ndihen shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s