Mimoza Rexhvelaj

Kopshti jem
asht kthye në fushëbetej të gjetheve.
Duket si një betej e çmenun ndjesish
janë përlesh deri në frymë t’fundit
E kanë ra në vig.
Pemët lakuriqe kanë ul kryt prej turpit,
a thua se kanë faj
dimni i zhveshi deri në cipë.
Në grykë t’pusit,
aty në oborr
dëgjoj hakrrimin e një zogu bore
që pret thërrimen e vet,
sikur proteston për vonesen.
Gjanat lëvizin me shpejtësi,
era ua nep një dorë me i çaravel ma mirë.
Pemët krenare gjethegjana
që krahët i ngrinin drejt qiellit
tash ngjajnë me mumjet,
me zhele nëpër kambë…
imazhe t’grrisuna prej shpirti,
mundohem mi gjetë,
por dimni i ftohtë nuk ta jep munsin
me buzëqesh,
i mjeri kopshti jem
asht kthye në fushëbetej.
Mimoza Rexhvelaj