Kategori
Uncategorized

Seriali i vetvrasjeve dhe strategjia e terrorit e Edvin Kristaq Xhahilit

Nga Sali Berisha

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po shoqërohet me një serial të paparë vetëvrasjesh jashtë spitaleve, por edhe në spitale të të sëmurëve me Covid. Kështu, Shqipëria ka sot vetëvrasje tek të sëmurët me Covid, 300-400% më shumë se vendet e tjera dhe renditet e para me distancë në botë për këtë dukuri fatale.

Virusi Covid-19 në Shqipëri nuk ka ndonjë selektivitet për trurin (neuroptrop) më të madh se sa në vendet e tjera.  Por në Shqipëri, individë të terrorizuar nga kjo strategji e terrorit dhe panikut që përhapi për muaj me radhë skizoidi Edvin Kristaq Xhahili, zgjedhin fatalisht një fund të tmerrshëm para një tmerri pa fund të Covid-19, që besojnë se sëmundja ashtu siç iu tha Edvini, “do t’i pjekë si mish qeni”!

Kështu që pa mëdyshje, epidemia e vetvrasjeve në Shqipëri ka si shkak të thellë strategjinë e terrorit dhe panikut që përdori për rreth tre muaj me rradhë si në asnjë vend tjetër të planetit, përfshi këtu Korenë e Veriut, skizoidi Edvin Kristaq Rama.

Krye epidemiologu xhahil i Surrelit, për muaj me radhë u drejtohej shqiptarëve me gjuhë, fjalor dhe mimikë terroristi me qëllimin makaber të terrorizimit të tyre nga Covid-19. Për të realizuar këtë tmerrorizim, ai, në përçartjet e tij paranojake në mënyrën më kriminale, fliste për 18 mijë viktima, male me të vdekur, kodra me kufoma, për pjekjen si mish qeni të njerëzve nga Covid-19, për varreza masive.

Për të bërë më të besueshme klithmat e tij çnjerëzore, si në filma horror ai përdorte pamje makabre të varrezave masive, hangareve të mbushur me arkivole, nxirrte tanket dhe blindat, rrugëve të Tiranës.

Në atë periudhë, duke ditur pasojat shkatërrimtare mbi shëndetin mendor të njerëzve, praninë e psikozave të ndryshme dhe acarimin e tyre nga mbyllja, kam denoncuar me forcën më të madhe si terroriste, këtë strategji që mbjell vdekje njëlloj si vet Covid-19.

Në këtë kontekst iu kam bërë thirrje shoqatave të psikiatërve të denoncojnë sjelljen prej skizofreni të pamjekuar të pacientit, të shtojnë dozat e qetësuesve. Po kështu, iu kam bërë thirrje dhe shoqatave të psikologëve të ngrenë zërin e tyre dhe të dënojnë gjuhën dhe fjalorin terrorizues për mijëra e mijëra fëmijë, të rinj, gra, burra të moshuar. Por asgjë nuk mund të ndalonte Xhahilin Skizoid të Surrelit në marshin e tij të zi të mbjelljes së terrorit dhe panikut ndaj Covid-19 te shqiptarët.

Ai arriti me këtë strategji të bindte qindra e mos më shumë njerëz se ata do të kenë një tmerr pa fund nga Covid-19, se sëmundja do t’i pjekë atyre mishin si qenit. 

Këtu pikërisht qëndron dhe zgjedhja tragjike nga dëshpërimi i personave, sigurisht me labilitet psikik, të cilët fatalisht mendojnë se më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund.

Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe strategjinë e terrorit dhe panikut të skizoidit të Surrelit, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin të gjitha masat mbrojtëse ndaj Covid-19 dhe në rast se preken prej kësaj viroze, ta trajtojnë atë jashtë çdo frike dhe paniku si kusht kryesor për shërimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s