Kategori
Uncategorized

Grekët të bindur për marrëveshje me Ramën/ Shqipërisë ja marrim 12 milje det .

Pas ndarjes së kufirit detar me Italinë dhe Egjiptin, Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë një dëgjese në komisionet parlamentare, ku kryediplomati ishte thirrur për të shpjeguar marrëveshjet me Italinë dhe me Egjiptin.nullLEXO EDHE:Presidenti Meta: Forca Tirona, jemi me ty!

Për marrëveshjen e nënshkruar me palën italiane opozita greke nuk ka kundërshti, por vlerëson si të nxituar dhe kundër interesave greke marrëveshjen e arritur me Egjiptin. Por, Dendias hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se të dyja marrëveshjet janë të drejta dhe në interes të të gjitha palëve.

Një marrëveshje të ngjashme ai sinjalizoi se do të arrihet shumë shpejt edhe me Shqipërinë. Kryediplomati grek nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë faze janë bisedimet me Shqipërinë dhe as metodologjia që do të përdoret.

Por, gjasat janë që pala greke dhe ajo shqiptare të firmosin paktin e arritur mes dy ish-ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Pak muaj para se të largoheshin nga kjo detyrë në vjeshtë-dimrin e 2018-ës, (i pari i shkarkuar dhe i dyti i dorëhequr) dy diplomatët patën deklaruar se kishin arritur marrëveshjen.

Kotzias deklaronte se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, ndërsa Ditmir Bushati sqaronte se kufiri detar ndahej sipas parimit të barazlargësisë. Por, ekspertët paralajmëronin se me këtë parim do të përfitonte Greqia nëse merreshin si pikë nisje e përcaktimit të kufirit ishujt e pabanueshëm të Diapontit në veri-perëndim të Korfuzit.

Mediat greke shkruanin në 2018 se Athina këmbëngulte që barazlargësia nga ana e saj në këtë pjesë të llogaritej prej këtyre ishujve të vegjël dhe jo nga Korfuzi. Nëse do të ndodhë e kundërta, Athina i trembet krijimit të një precedenti që mund të përdoret nga Turqia në rastin e ishullit të Kastelorizos.

Në të shkuarën, deklaratat e palës greke për zgjerimin e sovranitetit detar në Detin Jon dhe Detin Egje me 12 milje nuk janë pritur mirë në Ankara. Kjo e fundit ka paralajmëruar se një akt i tillë do të bëhej precedent për luftë.

Në vjeshtë të 2018, kur ministri i Jashtëm turk, Mevult Caushoglu vizitonte Tiranën, temë e diskutimit me Ditmir Bushatin, sipas mediave në Ankara, ka qenë edhe marrëveshjaa e kufirit me Greqinë. Nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet më vonë mund të hamendësohet se Turqia nuk ka qenë dakord me këtë marrëveshje, që në këndvështrimin e saj i jep Greqisë një precedent të fortë për ta përdorur në ndarjen e kufijve detarë me Turqinë në Mesdheun Lindor. /GazetaSi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s