Kategori
Uncategorized

Lajthitja e tellallëve të kryeministrit…

Lajthitja e tellallëve të kryeministrit pas “përjashtimit” të Shqipërisë nga hapja zyrtare e negociatave.

Red Varaku/

Ajo që të bezdis më shumë se mushkonjat në këtë vapë gushti, nuk është më vullneti i hapur i Ramës për të mos plotësuar asnjë nga kushtet për hapjen zyrtare të negociatave, sepse standardet perëndimore që po kërkohen, e rrëzojnë atë nga pushteti dhe natyrisht ai s’mund t’i pranojë.

Por janë tellallët e tij, të cilët në mungesë të argumenteve për arsyet e vërteta të bllokimit të integrimit, i janë turrur si gjithmonë për të fajësuar opozitën, duke e konsideruar sërish atë si problemin më të madh të Shqipërisë.

A thua se shqiptarët janë aq naivë dhe idiotë, sa nuk e kuptojnë se kush është problemi, aq më tepër kur Shqipërisë i është refuzuar hapja zyrtare e negociatave tre herë porhuajse brenda një viti, ndërkohë kushtin e vetëm nga 15 kushtet për integrim, ku duhej angazhimi i opozitës, e hodhi në erë, pikërisht ky kryeministër.

Në fakt i vetmi “faj” i opozitës është maturia dhe përgjegjshmëria e treguar nga momenti i daljes së përgjimeve deri tani, kur në fakt duhet ta rrëzonte me dhunë një pushtet të provuar si të paligjshëm dhe t’i shkonte në hell të gjithë protagonistët e vjedhjes së votave bashkë me propagandistët mjeranë të këtij regjimi.

Ndaj, të sulmosh sot opozitën, pas gati tetë vjetësh në pushtet, në një kohë që opozita sakrifikoi veten duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet për të shmangur një përplasje civile, thjesht dëshmon, që je një shërbëtor i rëndomtë i këtij pushteti, një shushunjë që mbijeton me gjakun e shqiptarëve dhe asgjë më shumë.

Gjithsesi mirë bëjnë. Degjenerimi i tyre moral dhe apatia e tyre mendore vetëm sa zbulojnë të vërtetën e madhe të dështimit të tyre dhe ndihmon që populli shqiptar të mos këtë asnjë dyshim se kush janë në të vërtetë armiqtë më të mëdhenj të interesave të tij.

Sa për faktin se një pakicë ilegjitime mund ta marrë peng integrimin e Shqipërisë, të rrinë të qetë se do ta marrin shumë shpejt përgjigjen, se tashmë problemin nuk e kanë më vetëm me opozitën, por e kanë me Këshillin e Europës, Parlamentin Europian, vendet antare dhe të gjithë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s