Hajro Çini Kanada/

“Rendi i Ri” botëror është një çmenduri që ka më shumë se një shekull që shaktërron shtete dhe sisteme, dhe ajo me të cilën i zëvëndësojnë është një strukturë e egër, kriminale dhe e dëmshme.
E filluan me shkatërrimin e Perandorisë 600 vjeçare Osmane dhe asaj 300 vjeçare Ruse. E para u zëvendësua me një kripto-diktaturë fashiste Qemaliste, e dyta me një diktaturë edhe më të egër sovjetike.
“Rendin e Ri” e mbështeti Britania e Madhe që në fillim 1896, me ëndërrën se do të ishte komanduesja e botës, elementët kryesorë të këtij Rendi bashkëpunuan edhe me Kajzerin Gjerman në luftën e Parë, për ta prerë në besë Gjermaninë më 1917, pasi ndërruan pushtetin në Rusi.
“Rendi i Ri” nuk ka arritur akoma të vendosë një ekuilibër të natyrshëm botëror edhe pse e ka futut botën në dy Luftra Botërore, dhe me dhjetra lokale. Kjo bëri që edhe Britania e madhe të degradojë nga superfuqi, në një fuqi botërore, gjithnjë e në rënie.
Simboli i lirisë nga viti 1945, USA, duket se po bëhet viktima e rradhës me shkatërrimin e Historisë së saj nga vandalët majtistë. Shteti paralel i USA (Familja e Degjeneruar Clinton, Soros etj. lakej të Rendit të Ri) i bëri provat e fundit në Shqipëri më 1997 dhe pas vitit 2013, për ti zbatuar ato më pas në USA.
