Kategori
Uncategorized

JA SE SI DIGJNIN DHE GRABISNIN PARTIZANET.

Raport per diegjen e dy shtepive dhe grabitjen e gjese se gjalle ne Katundin Navosele te N/Prefektures Erseke ne Korce nga Partizanet.

27.4.1944.
Komandes se Qarkut Gjindermarise Korce.
N/Prefektures.

Lajmerohemi se me daten 25 tue gedhire dita ne katundin Navosele,prej cetave partizane jane djegur dy pale shtepi dhe grabitur gje e gjalle qe te dyja shtepive ne fkjale.
Te demtuarit u identifikuan te jene te qojturit Mehdi Duce i biri i te ndjerit Abdurrahim dhe Bylkade,lidur e banues ne katundin Navosele te Komunes Qender lagjia Priftas nr 45.
Dhe Bedri Faikut i biri i te ndjerit Qemql dhe Fehime vjec 37 lindur dhe banues ne katundin Navosele,lagjja Priftas nr 49 bujk.

Te lartpermendurit Mehdi i jane shkaktuar keto deme.
–Djegur shtepia,
Grabitur 3 dhi, 10 dhen, dy Qe, nje kale dhe nje lope.
Qe te gjitha kapin shumen prej 90 000 Franga Shqiptare.

Te lartprmendurit Bedri i jane shkaktuar keto deme.

Djegur shtepia,
Grabitur 20 dhen, 20 dhi, dy lope, nji Dem, nje Pele, dhe nje Mushke, qe te gjitha keto kapin shumen 100 000 franga Shqiptare.

Rrethanat e kesaj ngjarje jane keto.

Disa dite me pare cetat partizane ju kishin marre me force djemte e tyre,dhe keta pasi ndejten pak kohe me cetat Komuniste u arratisen dhe u kethyen ne radhet e cetave te Ballit ne Batalionin “Safet Butka”
Mbas kesaj Mehdi Ducka urrehej prej cetave Partizane pse ka qene nje nga miqte me kryesore te te ndjerit Safet Butka.

Ceta Partizane qe ka provokuar kete djegje dhe grabitje perbehej prej 50-60 vetash e komanduar prej Baki Shefkiut nga Starja dhe Hasan Takos nga Selenica te ketij rajoni.

Komandanti i Gjindarmerise se Rrethit.
Kapiden i Pare.
Fahredin Frasheri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s