Kategori
Uncategorized

Valixhet e mbushura me rrobat e vetmisë. Iku edhe nje vajze tjeter te mbarsi Fare te huaj femije!

Riciklimi i varferise dikton ende martesa te tilla😢 dhe shtetet qe detyrojne emigrimin e femres, NUK meritojne as komente jo me debate, ide, propozime.

Nga Anila Rexhda Selanik.

Sot mbleserova mbesen time me dike😢

Shtetas i huaj sigurisht.

Dhe e ilustrova me foto nga filmi magjik Grek “Nuset” qe do e perktheja falas dhe me shpirt nese dikush do ma kerkonte.

20 Dhjetor 2007 Athina ~ “Dita Nderkombetare e Emigrantit”.

E ftuar nga Univeristeti “Aristoteli” studente Shqiptare.

Ne podium nisa kumtesen time: “Nuset”.

Morra shkas nga ky film.

Fola per fatin e Femres Emigrante qe DUHET te martohet per te shpetuar nga puna e dhunshme, nga dhoma qe pikon vetmi, nga xhepi i rrjepur i lekeve qe nisen per familjen atje larg, nga amoku se ora biologjike shteron si cikli per te bere femije duke pershendetur pefundimisht dashurine qe behet yll i pakapshem ne qiell.

Fola per Emigracion e Bardhe qe vetem i bardhe nuk eshte!!!😢

Ne njgjarjen reale te filmit, 700 vajza te reja shtojzavalle nga Rusia, Greqia dhe Turqia, nisen me nje vapor ne nje lundrim te kalter rreth 3 muaj per ne USA me nje fotografi burri te panjohur ne dore😢 per t’u martuar.

Uria dhe mjerimi diktonte dhenien e vajzave pa kushte ne burra te panjohur por te pasur.😢

Ne salle gjendej nje nga autoret e filmit dhe qau me denese duke thene vetem dy fjale ne vend te kumteses se tij dhe propozoi qe mos kete ME kumtesa mbas pozicionimit te Aniles.

Dhe ashtu ndodhi.

Une sot mbleserova me dike mbesen time😢

Riciklimi i varferise dikton ende martesa te tilla😢 dhe shtetet qe detyrojne emigrimin e femres, NUK meritojne as komente jo me debate, ide, propozime.

Ne nje distance ajrore te papershkrueshme, e shoqerova virtualisht me fjale, me dashuri, me keshillim, me inkurajim qe ta beje ate hap.

E shtyva qe ta beje ate hap perpara se Hapi i Cizmes se Zeze t’i shqyeje deren dhe ta deportoje se Ajo punon ne te zeze😢

Dhe ngela para nje ekrani Blu 72 ore qe ta “shoqeroja” si Nene.

Vajze qe emigroi ne nje shtet te Evropes dhe shpresoi se nuk do ja mbyllte dyert sepse Ajo lindi ne kontinentin Evropian.

Dhe Evropa i thote Aziatikes emigrante: “urdhero, kalo, te lutem, te pres une, OJQ-re, ja dhe streha dhe ndihma sociale…” ndersa Shqiptares Emigrante “HALT”, sikur bombat mbi ta nuk i hodhi po shtet Evropian.

Kush shpartallon e kush paguan!!!

Kush i ben mekatet e kush denohet!!!

Shikoja rrobat e blera dhe kombinimet qe bente.

E priste nje familje per ta aprovuar si bije shtepie dhe nuk eshte kollaj te’t hapi deren nje familje e huaj.

Shikoja valixhen e saj te mbushur me rrobat e vetmise se Saj😢

Dhome bosh me nje trendafil te kuq qe Ajo e blen c’do te Shtune😢

Sa ndryshe e enderronin Emigrantet dikur vajza ne Atdhe kete dite…Nene, Baba qe te zgjojne heret e te puthin ne balle, Vella qe te shtrengon ne gjoks se motra si kukull nuk do fleje me neteve ne shtepine prinderore, shoqe qe vijne te shikojne si do vishesh, nur Roz qe ta fal Atdheu para se te behesh grua, teze, halla qe te bijen dhurata, komshinj qe hareshem hyjne e dalin…

Kush dhe ne emer te kujt historie u thye rrota e historise tone te Re?!😢

Vuri nje buzkuq roz mbesa ime dhe hypi ne tren ku do te udhetonin bashke me Agatha Kristin!!! me krimin, jo ate te dukshmin!!!

Fare Shqip sepse veshet Evropiane Nuk duan Me gjuhe te huaja, vetem Anglisht flisnim.

Treni pershkruante zona te banuara te bukura ku njerezit qetesisht rrojne ne Trojet e tyre…

…”Jane edhe ata ne gjyqe 27 vjecare per pronat, nuk diskutohet, si ne, me keq se ne”…Pushtuesit tane me parimore ligjerisht se ne!!!😢

Iku dhe nje vajze tjeter te mbarsi Fare te huaj femije!

Iken dhe premtimet e Atij qe dashuroi se sot, neser, pasneser do martohen dhe Pranverat u bene plot 37 pa ardhur kurre!

Iken dhe 2 duar te arta pune nga Atdheu.

Iku dhe nje Koke qe mund te kundershtonte politikanet dhe llafazanet e ndyre te televizoreve qe si zorraxhinj merren me tema “madhore” dhe jo me Kombin qe po shkrin si kripa ne uje😢

Kaloj ore te ankthshme.

Shpresoj qe Ajo mos kete kujtime dhe imagjinata sonte!

Fola pafundesisht me ate familje te nderuar dhe me premtuan se do ta duan si vajzen e tyre se do i pakezoj vajzen qe do lindin me emrin tim “Anila – Anna”.

Kuptuan ndruajtjen e Saj dhe makthin tim sikur te isha Nene.

Do kercej me bukur dhe do kendoj me bukur se KURRE ne jete diten qe Ajo do vishet nuse😢

Vura ne ekran foton e Babit te Saj te djere dhe i kerkova falje qe urdherova bijen e Tij per kete martese…por Ai ma kish besuar dhe me kish lutur t’i rrija te koka.

Fola me gulcim shpirti me Nenen e Saj te pamundur, aq larg vajzes sot dhe ju pergjigja miliona pyetjet te saj per te Rene qe vajza shkoi te takoje. Me tha se i dhimbte shume barku!

Ndonese Femrat Shqiptare te martuara me shtetas te Huaj jane mijera, fuqi e madhe me femije me dy nenshtetesi, fuqi percuese te gjuhes dhe kultures tone, fuqi votuese dhe te llogaritshme ne BE-e, me LOB familjar important, trashigimtare te ligjshme te pasurime te paluajtshme bashkeshortore, jane te FUNDIT ne axhentat politike sepse nuk na lene radhe gajdexhiet dhe ahengxhijet.

Ndonese jemi nje fuqi reale llogaritese as Prinderit tane si bijem dot kurre ne kohe gezimi dhe hidherimi ne Evrope sepse jemi cope-cope me njeri-tjetrin si tru, si ide, si hunj gardhi te vete-ngulur ne madheshti Pleshti.

Koha ime dikton imagjinate….Tirone e bukur e lare ne diell…taraca e Bashkise…kordele te bardha qe puthin endrra te prera ne mes…muzika qe zgjon shtreter te thyer…taka te larta dhe dekolte te thella qe gulcojne nga epshi qe t’i shohi Ai qe u dashuruan aq shume dikur…nuse qe vjen me kurore lulesh origjinale ne floke…Autoriteti qe fton ciftin…dhe une qe perkthej nje martese qe vete e mbleserova😢

Qofte e bardhe dhe e bekuar kjo nate per Ty mbesa ime!❤️😢

Me dashuri ❤️NilaR

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s