Kategori
Uncategorized

“Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjedhin pronat e njerëzve.”

Në Kanada, një burrë i moshuar u arrestua për vjedhje të bukës dhe u dërgua në gjygj.

Plaku e pranoi fajin dhe rrëfeu.

“Unë isha shumë i uritur, gati sa vdiqa nga uria.”

Gjykatësi vendosi:

“Ju e dini që keni bërë vjedhje, dhe unë po ju porosis që të paguani dhjetë dollarë kompenzim. Unë e di që ju nuk mund ti paguani këto para, kështu që unë do të paguaj për ju. ”

Të gjithë në sallën e gjyqit heshtën, gjykatësi mori dhjetë dollarë nga xhepi dhe kërkoi që të meren në thesar si kompensim për dënimin e plakut.

Pastaj u ngrit në këmbë dhe iu drejtua sallës: “Ju të gjithë jeni fajtorë, dhe secili prej jush duhet të paguajë nga dhjetë dollarë për ju, sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria.

Në sallën e gjygjit u mblodhën 480 dollarë dhe paratë e mbledhura gjykatësi ia dorëzoi plakut.

Dhe gjykatësi shtoi.

“Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjedhin pronat e njerëzve.”

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment