Kategori
Uncategorized

Spiuni i dyfishtë Fatos Klosi nuk mund të njollosi Rugovën (ish presidentin Ibrahim Rugova) dhe Ahmet Krasniqin (ish ministrinë e Ministrisë së Mbrojtjes).

Nga Major Nazif Ramabaja, ish zëvendës i kolonelit Tahir Zemaj.

Deklarata e ish shefit të SHIK-ut Fatos Klosi e bërë në emisionin “Komiteti” se oficerët e FARK-ut nuk kishin luftuar, ka ngjallur reagim të ashpër tek ish udhëheqësit e FARK-ut. 

Kjo deklaratë është kundërshtuar edhe nga majori Nazif Ramabaja, ish zëvendës i kolonelit Tahir Zemaj.

Ramabaja ka thënë  për “Zërin” se nuk është për të të habitur deklarata e Klosit, pasi që sipas tij Ministrinë e Mbrojtjes nuk e ka njoftuar asnjëherë as Klosi dhe as ata që pretendojnë se janë formues të UÇK-së.

Ramabaja thotë se Klosi dhe të tjerët kishin frikë nga formimi i një ushtrie të rregullt dhe profesionale në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, pra FARK-ut, për çka e akuzon Klosin se ka ndërmarrë shumë veprime, që  sipas tij e kanë dëmtuar luftën për çlirimin e Kosovës dhe funksionimin e UÇK-së si ushtri e mirëfilltë dhe institucionale.

“Për këtë arsye dhe arsye tjera të cilat ju i dini është bërë një puq mbi këto institucione dhe është huazuar, përvetësuar, vjedh komplet puna dhe organizimi i këtyre institucioneve dhe akterëve të tyre me një qëllim të ditur marrja e pushtetit me metoda linçuese, jo demokratike…,kurse ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e institucioneve të formuara me mund dhe djersë të popullatës së shumicës dërrmuese dhe të koncentruar në bërjen e shtetit e jo marrjen e pushtetit”, i është përgjigjur Ramabaja në reagimin e tij Klosit.

 “Rugovën (ish presidentin Ibrahim Rugova) dhe Ahmet Krasniqin (ish ministrinë e Ministrisë së Mbrojtjes) nuk mundet t’i njollos një spiun i dyfishtë, i cili pretendon se situatën ka pasur nën kontroll dhe se ka qenë personi kyç dhe kryesor për të ndihmuar luftën e Kosovës”, thotë Ramabaja.

Ai thotë se e kaluara do të tregojë si dëshmitare më e mirë se Fatos Klosi dhe “bashkëveprimtarë “ të tij ishin dhe mbeten problemi kryesor i mosmarrëveshjeve dhe pengesë për afrimin dhe bashkimin e UÇK-së në njërën anë si dhe FARK-ut, për të bërë një luftë të përbashkët në histori.

“Thjesht do të njihet si tendencë për marrjen e meritave kryesore të qëndresës të një populli në krye me shpëtimtarin dhe vizionarin, i cili shmangu disa herë tentimet për fillimin e luftës në Kosovës në fillim të viteve të 90´-ta dhe bëri internacionalizimin e çështjes së Kosovës duke mos e mënjanuar asnjëherë luftën e armatosur, Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un, të cilat ishin kategori kushtetuese sipas Kushtetutës së Kaçanikut (Ibrahim Rugova”, thotë Ramabaja.

Tentimi i Klosit dhe “zemërgjerësia” e tij , sipas Ramabajës që të bisedojë me të gjithë akterët dhe palët e përfshira në luftë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës kolonelin Ahmet Krasniqin në njërën anë, por që në anën tjetër se ka njohur për pozicionin të cilin kishte as Krasniqi e as Qeveria, ai thotë se tregon qartë dyfytyrësinë dhe demagogjinë e tij.

“Klosi ishte shef me një pozicion dhe qëndrim të tillë që bëri të shkaktohej luftë vëlla vrasëse, e kjo u evitua nga eksperti i çështjeve ushtarake, profesionalizmi i tij, koloneli Ahmet Krasniqi, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës…që rekomandonte plumbi të ruhet vetëm për mbrojtje nga armiqtë”. 

“Të pretendosh se gjithçka ke pasur nën kontroll dhe të mos kesh njohuri për vrasjen e Ahmetit (Krasniqit)  në mes të Tiranës dhe se t´ia mbështetësh fajin grupeve të interesit me pretekst se si ka interesuar qeverisë shqiptare një zhdukje e tillë e aq më pak SHIK-ut, por që ka “penguar luftën duke u shëtitur nëpër lokale me armatim dhe uniformë” për të mos dashur të hyjnë në luftë, kontrollimin e banesës së tij tri ditë pa u krye atentati dhe se nuk ndihesh përgjegjës për aktin kryes është ma shumë se idiotizëm…”, ka thënë Ramabaja mes tjerash.

Ai i ka përkujtuar Klosit rrugën e formimit të njësiteve operative Brigadat e para 131, 133 dhe 134 nga kolonel Ahmet Krasniqi, e të cilat thotë se dhanë betimin në Papaj të Tropojës më 21.06.1998 dhe sipas planit dhe marshuess ushtarake bënë marshimin dhe u futën në Kosovë duke u lokacionuar sipas planit paraprak në Prapaqan, Baran dhe Bardhaniq.

“Por që ceremonia e dhënies së betimit të ushtarëve dhe oficerëve në kuadër të këtyre brigadave kurrë nuk u bë publike dhe u mbajt fshehur nga ju”, i është kundërpërgjigjur Ramabaja Klosit, duke e akuzuar se ai dhe të tjerë nën urdhrat e tij nuk e kishin lejuar transmetimin e formimit të brigadave të FARK-ut në mediumin publik ,të cilin sipas Ramabajës e kishin nën kontroll (TVSH-në). /Zëri/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s