Shkruan: Major Nazif Ramabaja
Njizet e nëntë vite më parë u mblodhën burrat dhe u bashkua intelekti për ta themeluar nji lëvizje në kohën e monizmit si subjekt i parë politik i shqipëtarëve në trojet dhe tokat e tyre i cili kishte për qëllim kundërshtimin komunist dhe ndërtimin e koncenzusit politik për të qenë autonom në trojet tona stërgjyshore Kosovën-Dardane, kjo ishte LDK-ja.
Intelektualët e asaj kohe të bashkuar si kurrë here më parë udhëheqjen e këtij subjekti politik ia besuan e kujt tjetër përpos njeriut të urtë, të vendosur dhe gúximshëm Dr. Ibrahim Rugovës i cili vite me radhë punoi në projektin për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik në fqinjësi të përhershme me SHBA-të,
ky ishte vizioni i tij në të cilin këmbënguli dhe asnjiher s´ju zbraps kësaj ideje dhe këtij projekti madhor e kombëtar, duke formuar sistem paralel edhe pse nën kushte dhe rrethana të okupimit u bë lider i çmueshëm dhe autoritativ për të gjithë duke e ndëgjuar fjalën e tijë dhe respektuar qëndrimet e vizionin e burrështetasit Rugova i cili udhëhëhoqi me nji përkushtim të rrallë duke marë primatin e kreut dhe të parit si kryetar i parë i LDK-së.
Në këtë rrugëtim më shumë se dy dekada roli i LDK-së në zhvillimin e proqeseve politike dhe shoqërore e sidomos në shtet ndërtimin ishte i pa zëvendësueshën dhe ipa kontestueshëm, primar dhe s´mundet të paramendohet në asnji rrethanë, koha nëpër të cilën kaloj shoqëria Kosovare pa implikimin dhe dhënjen e vendit të merituar Lidhjes demokratike të Kosovës gjë që e bën subjekt vendimtar dhe të rëndësishëm edhe në kohën e sotshme nëpër të cilat proqese po kalon shoqëria Kosovare.
Lidhja demokratikem e Kosovës kaloi nëpër disa faza të profilizimit të sajë në parti politike të spektrit të djathët e cila zë vend në mesin e partive popullore Europjane dhe me kete tregoi tërë përkushtimin dhe seriozitetin e sajë në vazhdimësi për të qen subjekti pa të silën s´do të kishte kuptim skena politike Kosovare si parti shtetformuese dhe se validiteti i marrjeve të vendimeve pa pjesëmarrjen e LDK-së dhe implementimi i tyre do ishte i vështirë dhe jo produktiv.