Kategori
Uncategorized

Mos digjni vetveten me benzinë por kërkoini dhe gjejini bastardët!

Kjo fytyrë e shëmtuar është e kryekriminelit Ludovik Cali.

Vërtet as kampet nazistë të shfarosjen nuk kishin drejtues te tillë kriminelë kundrejt qytetarëve të popullit të vet.

Ky është Komandanti i kampit famëkeq të Qaf Barit, (mbas transferimit tiranë të E.Cajës,) ky i ka torturuar në mënyrë çnjerëzore ato viktima.

Ky kriminel, ju ka thyer këmbë, krahë dhe brinjë të të dënuarve politikë.

Ky kriminel, i ka detyruar me dhunë të denuarit të realizonin normën e pa realizueshme në galerite e vdekjes të piritit.

Ky kriminel, të dënuarit që nuk realizonin dot normën i rikëthente në galeri dy turrne bashkë.

Ky kriminel i mbante çdo ditë, çdo turrn, jashtë, në të ftohtë, një orë kontroll mbas mbarimit të punës.

Ky kriminel, i përzgjidhte dhe i keqtrajtonte në mënyrë çnjerëzore,psikologjikisht dhe fizikisht të dënuarit.

Dhuna dhe presioni i këtij krimineli i ka detyruar te denuarit te kerkojne mineral (per te realizuar normen) te futen neper galerite e braktisura dhe te ngelen të vdekur perjetesish atje nen tonelatat e dheut…

Ky urdhëronte çuarjen deri në nje muaj në birucat e vdekjes në mesin e dimrit,në tem – 25 gradë, vetëm me rrobat e brendeshme të te trupit të dënuarit.

Ky në revoltën e Qafbarit, i mori armën ushtarit mbi taracën e of/rojës dhe qëllonte mbi të dënuarit protestues.

Ky se bashku me kriminelin tjetër Edmond Caja e vuri në një dru (kambalec)dhe e theu në mes Sokol Sokolin në revoltën e Qafë Barit.

Ky bastard i shkuli mustaqet me pincë te denuarit pogradecar Dhami.

Kjo është të bësh krime dhe të jetosh si pasha në perëndim. (Ludovik Cali në Kanada dhe Edmond Caja në Gjermani)

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment