Ate mbremje debora nuk kishte te pushuar, e kisha lene te takohesha me Edin tek lokali i Jorgos, nje shqiptar prej Çamerie tek i cili shqiptaret e porsa ardhur ne Stockholm, gjenin jo vetem nje strehe ku takoheshin me bashkombasit e tyre, por edhe darken e kishin falas nga ky njeri i mirë.
Futem ne lokal dhe porosis nje gote vere. Eh thashe deri sa te vije Edi (Edi Tafaj) po e rrekellej nje gote.
Pa e kuptuar dikush me afrohet dhe me kerkon se a mund te ulej per te me pyetur per dicka. E ftoj dhe i them ne se mundem pse jo , me çfare te mundem dhe ne moment porosis nje tjeter gote per te ardhurin.
Kam ardhur per pune thote dhe nuk njoh njeri, ja shyqyr ky lokali i ketij grekut qe po na jep dhe darken pa lek, pse jo qendrojme shume ore ketu, nuk eshte Grek i them eshte shqiptar Çamerie, nga Gumenica.
Duke e pyetur se me çfare mund ta ndimoja, miku krekoset dhe me thote…
Se une or (file) mik,nuk jam si keta (shqiptaret e Shqiperise) qe flene mes debores ne çadra ne mes te pyllit….une vij nga Greqia, nga Kreta, jam me dokumenta or file.
Mu erren syte, lokali po me rrotullohej, vertet edhe une isha nje si ata i ardhur nga Shqiperia veç me nje pashaporte Shqiptare, paçka se kisha kohe qe isha bere qytetar Suedes. Vija ne shkolle, flinja ne nje dhome te rehateshme ne hotel, dhe paguesha nga shteti, po perseri nje prej tyre isha edhe une.
Nëper mjegull shihja europianin e Kretes qe fliste pa pushim dhe se si i quante apo i etiketonte bashk_kombasit e mij, kur vete atij nga goja i vinte nje ere e rende sikur….
Kamarjeri sjell goten e veres qe une do qerasja ate….qe…. e hodha veren mbi goten tjeter, ajo u derdh, ashtu siç isha i them:
Më vjen keq or mik, por edhe une si ata (qe e shtrengojne si plakat qelbin) ate te uruar pashaporte jam. Shqiptar Shqiperie, dhe rrekelleva goten e veres. Nnuk te ndimoj dot, sepse nuk e di se si ju aplikoni per te kerkuar pune.Une kujtova se mos deshe ndonje vend ne çader per te kaluar naten e acarte…por ti je ndryshe nga ne….dhe…desha te te pyes, dhe ti pa kokerr leku je qe vjen e ha darken falas ketu si ata te çadres!?
U çua pa thene as mirupafshim dhe u ul ne nje tjeter tavoline, he i tha dikush, jo or ti i tha ai ishte nga ata të çadres…..tjetri si duket me njihte dhe po habitej…
E degjova dhe qesha me vete. Eh shqiptar, shqiptar, sa poshte kemi rene, apo thua keshtu kemi qene dhe nuk e dinim, apo e fshihnim, Çpate me thote Jorgo…asgje asgje i them, te degjova me thote, te degjova dhe mire ja bere. Nuk jane emigrantet shqiptare te greqise te gjithe keshtu me thote, por ja ka dhe te tille. E di or mik e di i them se e kam provuar dhe vet greqine, por se si mu dhemsen ata shqiptaret e Shqiperise (veç me pashaporta) qe flene ne çader dhe punojne ku te munden, here me buke, here barkun bosh, per te mbatur femijet me buke atje larg, shume larg prej ketu.
E ndersa sot ata shqiptaret e çadrave jane dhe me fisnike, punojne dhe jetojne si qytetare, dhe me mire se sa ata qe….
Mu kujtuan sot mbas kaq kohesh kur nje mik shkruante ne FB se shqiptaret spiunojne njeri tjetrin ne pune ketu ne Suedi.
One reply on “Gota e verës.”
Hahahaha pse Europian eshte 😂😂😂 Kreta 😂
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person