Në Suedi duhen 4 vite punë për të marrë vizën e përhershme, por duke mos pasur asnjë shkelje ligjore ( as edhe një kapje pa biletë në metro).
Nëse doni që të punoni në Suedi dhe vini nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, duhet të keni një leje pune. Nëse keni ndërmend të punoni në Suedi për më shumë se 3 muaj ju gjithashtu duhet të keni një leje qëndrimi. Kjo faqe përfshinë rregulloret që zbatohen në qoftë se ju dëshironi të punoni, ose të filloni një biznes në Suedi. Kushtet për Shqipërinë Kushtet themelore për ta marrë një leje pune janë:
Ju keni një pasaportë të vlefshme; ju mund ta siguroni jetesën tuaj nga të ardhurat e punës që ju kanë ofruar; të ardhurat minimale për një person në muaj duhen të jenë 13 000 korona (rreth 1500 €).
Përveç kësaj punëdhënësi juaj duhet të: ketë lajmëruar vendin e punës në Suedi dhe vendet e BEsë për së paku 10 ditë (për rekrutimin e ri); ofrojnë kushtet e punësimit që janë të barabarta me ato të një marrëveshjeve kolektive në Suedi apo çfarë është e zakonshme në kuadër të profesionit ose sektorit; japin sindikatave mundësinë për të shprehur një opinion mbi kushtet e punësimit në ofertën e punës. Ata që marrin lejen e qëndrimit do tu jepet një kartelë si dëshmi e lejes së qëndrimit.
Kur ju hyni në Suedi, ju duhet të tregoni kartelën tuaj së bashku me një pasaportë të vlefshme. aplikimi për leje pune Nëse doni që të punoni në Suedi ju duhet, në shumicën e rasteve, të aplikoni për leje pune në vendin tuaj të lindjes apo një vend tjetër jashtë Suedisë ku jeni banues. Megjithatë, në disa raste ju mund të aplikoni për një leje pune në Suedi përmes faqes zyrtare të emigrimit. aplikimi Dokumenetet që nevojiten për aplikimin janë: oferta e punës (ka një formë të veçantë për oferta pune të cilat punëdhënësi në Suedi mund t’i shkarkojë nëpërmjet faqes së internetit http://www.migrationsverket.se); kopja e pasaportës, afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe nëse keni leje qëndrimi në një vend tjetër, kopjen e saj; dëshmia që keni paguar tarifën e aplikimit. Duhet të keni parasysh se aplikimin për një leje pune mund të bëni edhe përmes internetit te faqja zyrtare e migrimit dhe nëse ju përdorni këtë metodë, atëherë vendimin do e merreni më shpejt duke siguruar se zyra e migracionit nuk ka nevojë të kërkojë më shumë informacione.
Në Suedi Ju duhet të vizitoni njërën prej zyrave të migrimit, seksionin e lejeve për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohuni. Këtë zakonisht mund ta bëni edhe kur ta paraqitni kërkesën personalisht por gjithashtu zyra e migrimit mund t’ju thirri edhe në një datë të mëvonshme. Keni parasysh se këto procedura duhet t’i bëni edhe nëse aplikoni online përmes internetit apo përmes postës. Nëse ju jepet një leje qëndrimi, kartela e lejes së qëndrimit do të dërgohet te adresa juaj e regjistruar. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit Ju do të merrni një leje qëndrimi dhe pune që mbulon periudhën përkatëse, periudha maksimale e vlefshmërisë për lejen tuaj është 2 vjet. Kjo do të thotë që ju do të merrni një leje për dy vjet, edhe nëse punësimi zgjat deri në një periudhë të mëtejshme. Ju do të merrni një leje të shkurtër në qoftë se është e vështirë të vendosë për sa kohë zgjat koha e punësimit, për shembull nëse puna juaj është dhënë në një ndërmarrje të re. Kur leja juaj e vjetër skadon ju mund të aplikoni për një zgjatje.
Pas 4 viteve ju mund të merreni një leje qëndrimi të përhershme. Ndryshimi i punëdhënësit Për dy vitet e para të qëndrimit, leja e punës është e
kufizuar vetëm të një punëdhënës dhe një profesion të caktuar.
One reply on “Si të punësohen dhe të merrni lejë qëndrimi në Suedi.”
Faleminderit
PëlqejeniPëlqejeni