Kategori
Uncategorized

Kombi shqiptar Imazhi im, nga Dr,Astrit Memia

Kombi shqiptar Imazhi im, nga Dr,Astrit Memia

Udhëtimi biblik i shqiptarëve në rrugëtimin e tyre të lirisë dhe mbijetesës

“Shqiptarët që prej më se kater mijëvjetësh jetojmë në trojet e tyre në Evropën Juglindore; Historia, trashëgimia, humanizmi, iluminizmi, toleranca shoqërore, familjare, etnike, fetare, bashkëjetesa e bashkëveprimi ndërshqiptar, brendashqiptar dhe jashtëshqiptar, rajonal e më gjerë vazhdojnë të tregojnë se shqiptarët janë një komb me virtyte të rralla.”

Nga DR. ASTRIT MEMIA

A ka qenë vërtetë një udhëtim biblik, udhëtimi i shqiptarëve në rrugëtimin e tyre të dritës dhe të mbijetesës? Këtë na e dëshmojnë peripecitë e fatit tonë si komb. Shqiptarët që prej më se kater mijëvjetësh jetojmë në trojet e tyre në Evropën Juglindore; Historia, trashëgimia, humanizmi, iluminizmi, toleranca shoqërore, familjare, etnike, fetare, bashkëjetesa e bashkëveprimi ndërshqiptar, brendashqiptar dhe jashtëshqiptar, rajonal e më gjerë vazhdojnë të tregojnë se shqiptarët janë një komb me virtyte të rralla.

Që në lashtësi tek shqiptarët tipari i tolerancës, i harmonisë dhe i bashkëjetesës fetare e etnike, dhe pavarësisht pushtimeve të njëpasnjëshme që tashmë i dimë secili prej nesh arritën të ruajnë genin shqiptar të paprekur. Solidariteti, harmonia, miqësia, lidhjet e mirëkuptimit, bashkëpunimit, bashkëveprimit, falja pas drejtësisë, martesa mes konfesioneve të ndryshme ruajtën etnicitetin e shqiptarit, por një ndikim të madh ka patur edhe forca e institucioneve si: fjala e dhënë, nderi, miku, besa, burrëria, veti të karakterit tij dhe kuptimi heroik i jetës. Me shumë rëndësi ka qenë dhe është familja që konsiderohet e shenjtë, e tek familja dashuria, afërsia, barazia përbejnë identitetin kulturor që më pas hyjnë në universialitetin kulturor të njeriut. Ndaj ne themi me bindje se Shqiptarët janë njerëzit më miqësorë, paqedashës, paqebërës dhe më mirënjohës në botë, prandaj ato janë sjellë si qytetarët më të mirë të Europës. Këto i dëshmon historia dhe vetëm nëse kthejmë kokën e vështrojmë mund të kujtojmë se;

-Pellazgët ishin zotëruesit shpirtëror, moral, kulturor, të qiellit, tokës dhe hapësirës së tyre (qielli, uji, toka, ajri)?

-Garda Pretoriane ishte iliro-dardane?

-Në Dradani në shekullin e III-të pati kushte dhe mundësi të kishte sinagogë, po ashtu dhe në shekullin e IX-të në Sarandë?

-Lisi, logu, kroi, onomatopetë (fjalët njërrokshe,- fosilet e para të inteligjencës dhe kujtesës njerëzore për të komunikuar dhe për të krijuar komunitet), lindën ndër trojet tona?

-Justiniani lindi në Dardani dhe ai qe ndër “juristët” e parë ndër zhvillimet europiane që themeloi dhe ngriti në shërbim të njerëzve të Drejtën?

-“Atleti i Krishtit”, nderimi më i lartë në historinë e Krishtërimit dhe të Papatit të Romës, qe një shqiptar si Skënderbeu dhe jo nga një vend tjetër?

-Në Iliri erdhi Shën Pali në shekullin e I-rë?

-Në trojet arbnore dhe ato shqiptare nuk kishte skllevër?

-Shkodra është njëri nga metropolet më të vjetra të njerëzimit, jo vetëm në Ballkan, por në Europë, një qytetërim mbi 15 mijë vjeçarë?

-Në Rosuj, Shoshan, Skavicë, Sinë dhe Koman ka qytetërim para-romak e Helen, mbi 5000 vjeçarë?

-Papa Klementi, një iliro-shqiptar, u bë Papat në Vatikan?

-Statutet e para të qytetërimit (ai i Shkodrës dhe i Drishtit) dhe kodikët, lindën në Shkodër dhe në Berat?

-Shekulli I XX-të nxori dy shembuj të shkëlqyer (nobelistë të shpirtit dhe shkencës), për botën e qytetëruar, Nënë Terezën dhe Ferid Murat, që ishin shqiptarë?

-Tek shqiptarët kishte më shumë hebrej se çdo vend tjetër, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe nuk u vra asnjëri prej tyre (shpëtoi dhe Ajnshtajni i famshëm)?

Kjo kronologji dëshmon për shpirtmadhësinë, inteligjencën dhe kulturën shumëdimensionale që kanë patur dhe kanë shqiptarët si komb dhe pikërisht këtë mision ka “Imazhi Shqiptar” me gjithë shtrirjen e tij kudo ku ka shqiptar, ruajtjen dhe nxjerrjen në pah të vlerave kombëtare, shpirtërore dhe kulturore që na bëjnë të jemi një popull i veçantë në gjithë botën, por edhe një ndër kombet që dinë të shohin përpara dhe arrijnë suksesin, por gjithnjë duke i mbështetur këmbët në tokën e tyre me shumë krenari.

Në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të realizojmë Turneun e Festivalit të 10 ndërkombëtar të Imazhit Shqiptar në botë, vit i cili ka filluar që sivjet me Festivalin e nëntë Ndërkombëtar dhe do të vazhdojë qarkimin e tij nëpër qytetet shqiptare si; Shkodër, Ulqin, Prizëren, Preshevë, Korçë, Janinë, Shkup e Prishtinë. Dhe nëpër botë në; Bruksel, Francë, Gjermani, Itali e Amerikë, me moton “shqiptarët e bashkuar në europën e bashkuar” pastaj do të mbahet dhe java e “Imazhit shqiptar” në nëntor në kryeqendrën e kombit më të vjetër të Ballkanit ilirik, në Tiranë nën slloganin: “Kombi shqiptar Imazhi im”, ku do të realizohet, konkurrimi me vlerësime “Jam Shqipëri” në; politikë, shkencë, drejtësi, diplomaci, pikturë, poezi, video – klipe, spote televizive dhe dokumentar, muzikë e kërcim, në suazën e Festivalit të dhjetë ndërkombëtar që do përfundojë me një mbrëmje gala ne Pallatin e Kongreseve që t’i kthejmë vlerat e munguara të imazhit shqiptar dhe identitetit kombëtar.

*Autori është kreytar i Forumit Imazh & Media

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s