Kategori
Uncategorized

Ylli Rakipi për Ramën.Je fundi i inteligjencës, gjysmak që po merr më qafë Shqipërinë.

Ylli Rakipi ofendon rëndë Edi Ramën: Je fundi i inteligjencës, gjysmak që po merr në qafë Shqipërinë

Ylli Rakipi ka bërë një shkrim, ku analizon kryeministrin Edi Rama.



Sipas Rakipit, Rama është një gjysmak me inteligjencë poshtë mesatares, që do të kapë majat e botës.

Ndaj sipas gazetarit duhet dikush t’ia lidh duart pasi po merr në qafë Shqipërinë.

Shkrimi i plotë i Ylli Rakipit

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.

Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?

Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.

Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për tu kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:

Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrezikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shtypte.

Ky pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.

I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.

Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës.

Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, torturohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.

Por, nuk mbaron këtu. Sëmundja e tij është kaq e përparuar sa vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.

Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti komunist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet ti ketë dhe s’mundet ti bëjë, me aftësitë që ka.

Deri këtu duket se nuk ka ndonje të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të deformuar, e një gjysmaku që dita ditës vret veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.

Por, Edi Rama nuk u ndal këtu, brenda të keqes së vet. Ky njeri është ndoshta rasti më tipik, në botën ku jetojmë, ku egoizmi dhe mundësia, janë në proporcionin më të zhdrejtë të mundshëm.

Një gjysmak, me inteligjencë poshtë mesatares, që kërkon të kapë majat e botës. Në sajë të kësaj, sëmundje apo budallallëku, quajeni si të doni, sot ai është kryeministri i Shqipërise!

A e keni parë si përdor paturpësinë dhe mediokritetin e vet, për të shkelur dhe hypur në çdo podium? A e keni parë, këtë palaço që përdor edhe atletet për të tërhequr vëmendjen e liderëve të botës, thjesht për të kthyer vështrimin drejt tij? A e keni parë, në parlament, ku vjedh fraza të Faik Konicës dhe imzot Nolit dhe mundohet të flasë si ata dhe bëhet qesharak? E ç’mund ta afrojë Edi Ramën me ta?!

A e keni parë se si me detyrën e kryeministrit paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina dhe përpiqet të vjedhë postin e piktorit? A thua se edhe piktor bëhesh kur rrëmben votat e shqiptarëve?

Por, kjo qenie, ka kthyer në dele një popull të tërë dhe është bërë kryeministër. Edhe sot, kishte mbledhur një qerre të madhe me policë dhe po u fliste për shpifjen dhe anti-shpifjen. O zot! A mund të ndodhë përshembull, që kryeministri italian apo kryeministrja britanike, të mbledhin policët e vendeve të tyre dhe t’u flasin për shpifjen…

Po çfarë po ndodh vërtet me Edi Ramën, që ditën, natën, në gjumë apo dhe në ëndrra, në takim me police, apo edhe me Endri Fugat, sheh vetëm shpifje dhe ndërton paketa kundër saj?

Edi Rama, është sot në ankth. Ai kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe për rrjedhojë edhe mendimin. Ai kërkon që njerëzit të mos flasin për ato që ai ka bërë dhe po bën. Kjo gjë e tremb, e mbush me ankth.

Deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.

Ndërtimi i paketave, nuk e ndihmon dot Edi Ramën. Halli i tij sot është i madh. E kuptojmë që ai nuk dëgjon dot më.

Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën…

Kategori
Uncategorized

PD nuk kthehet më në Parlament, zgjidhja në rrugë.

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, thotë se kthimi i opozitës në parlament si fasadë nuk është zgjidhje.

Bumçi: Numrat Rama i ka, është një parlament ilegjitim i prodhuar nga një Shqipëri e mbjellur me drogë. Italianët mbikqyrën nga ajri vetëm 17% të territorit shqiptar ku identifikuan 2086 parcela.

Teksa Ambasadori austriak në Tiranë apeloi opozitën për këtë çështje, Bumçi ka këtë koment:

Bumçi: Po të ishim në Austri patjetër. Brenda PD-së ka zëra kritikë janë vetëm në një qëndrim, që opozita duhet të jetë dhe më radikale. Nuk ka asnjë zë që kërkon që ne të kthehemi në parlament. Në takimet me qytetarët nuk na kërkojnë të kthehemi në parlament por të djegim mandatet, të dalim në rrugë.Është thirrja që na bëhet çdo ditë.Shqipëria e mbushur me drogë nuk ka qenë kurrë si në 2016-2017. Kemi zgjedhje të blera, zgjedhje nën kërcënimin e armës dhe ofertës për të shitur votën.

Aldo Bumçi thotë se Partia Demokratike dhe opozita do të hyjnë në zgjedhje, por asnjëherë si ato të një viti më parë.

Bumçi: Patjetër që do të hyjmë në zgjedhje, nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe nuk kërkon njeri të marrë drejtimin pa zgjedhje. Por zgjedhje siç e provuam vjet me krimin, drogë, policinë e bërë njësh dhe Edi Ramën si garant dhe arkitekt i këtij sistemi, zgjedhje nuk ka. Sot ka një zgjidhje, zgjidhja e ka emrin rrugë. Nuk është më parlamenti zgjidhja dhe shpresa.

Por a ka frikë PD se do ta tradhëtojë LSI?

Bumçi: Absolutisht jo.

Lidhur me përgjimet e dala për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako,  deputeti demokrat u shpreh për Ora News se “kjo shëmti dihej, por ka dalë më qartë nga përgjimet”.

I pyetur se çfarë akuzash të tjera ka selia blu ndaj Vangjush  Dakos, ai  u shpreh:

Dako: Gjithçka që ekziston, është dhjetëfish e asaj që rrëzoi Nikolla Gruevskin. Përgjimet e partnerëve perëndimore që u bënë publike, protestat e opozitës që rrëzuan ish-kryeministrin maqedonas kanë qenë 1/10 e atyre që kanë dalë në Shqipëri. Shfaqja e mbrëmshme ishte dëshpëruese. Si  mund të jetosh në një vend ku kryetari i bashkisë thotë është normale që unë kontaktoj njerëz që merren me trafik droge, se nuk u kërkoj dëshmi penaliteti por i falenderoj për votat. 

Pse i shkuan votat, për programin e ekonomnik dhe taksat?! Kjo Shqipëri me këtë shëmti është prodhim i Edi Ramës. Krimi politik mund të ketë qenë dhe përpara por jo deputetë dhe kryetarë bashkish. Kjo është Shqipëria, cila është zgjidhja, të kthehemi në fasadë dhe të shkojmë në parlament sikur është parlament normal dhe të lexojmë hartime, të ngremë kartona që nuk kanë vlerë

Kategori
Uncategorized

Kiço Mustaqit: Si e shpëtova Nexhmije Hoxhën dhe familjen në 1991 nga gangot që u sulën drejt Bllokut.

Ne duhet të kishim bërë luftë dhe i pari që duhet të hidhesha në luftë isha unë, por nuk bëmë.

Domethënë u dorëzuam.

Në 110 vjetorin e lindjës së Hoxhës, Kiço Mustaqi vizitoi Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj, nga ku sjell dhe detaje nga biseda me të.

Ish-ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi shprehet se do të ishte turp i madh për të nëse nuk do të kishte qenë i zoti të mbronte familjen e udheheqësit komunist.

Ai shprehet se ajo më tregoi një episod të 1991 që kishte të bënte me mbrojtjen e saj kur u sulmua blloku nga protestuesit.

Nexhmija e ka falenderuar për mbrojtjen e familjes së saj me forcat speciale ushtarake, në 1991 kur turma e protestuesve iu sul Bllokut të udhëheqjes.Ish-ministri i Mbrojtjes shprehet se do të ishte turp i madh për të nëse nuk do të kishte qenë i zoti të mbronte familjen e udheheqësit komunist.

Më tha se oficerët që kisha dërguar ishin sjellë shumë mirë me të. Unë i vura në dispozicion disa forca speciale që kishim ne në Ushtri, në mbrojtje të familjes së Enver Hoxhës.

Ajo e mbante mend atë momentg kur unë e kisha marrë në telefon dhe i kisha thënë, a je mirë, a ndiehesh e sigurtë se nëse është nevoja, të sjell të gjithëUshtrinë. Nëse unë nuk do të mbroja familjen e Enver Hoxhës, çfarë detyre do të përmbushja?!

Për mua, do të ishte turpi më i madh që të pësonte gjë familja e Enver Hoxhës.

Mesa kujtoj unë, shprehet K Mustaqi familja e Hoxhës është vendosur në Dajt sepse atje zona ishte më e sigurt dhe larg gangove. 

Kategori
Uncategorized

Pushteti dhe krimi janë bërë një, 15 deputetë banditë në Parlament. po

Cdo dite qe kalon po provon se ceshtjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve:

• Gjendja e drogës që ne denoncuam u bë e qartë për të gjithë shqiptarët.

• Kriminelët në Kuvend u bënë të qartë për të gjithë shqiptarët.

• Lidhjet e ministrave dhe politikanëve me trafikun e drogës u bënë të ditura.

Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin.

Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri.

Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota për Edi Ramë në zgjedhjet e 2017, nën drejtimin direkt të deputetit Rahman Rraja. Vetë djali i Rrajës u hetua për blerje votash dhe për kërcënim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyllën.

Grupi Rraja ka qenë i vetmi shtab elektoral i PS-së në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë zgjedhor dhe sfidon opozitën në zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi ynë zgjedhor nuk janë socialistët por janë kriminelët e rekrutuar nga Edi Rama.

Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.

Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së.

Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit.

Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një,

Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.

Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.

Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.

Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.

Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët:

Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit.

Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit.

Ky është realiteti dramatik ku jemi sot: pushteti i Ramës është pushtet i kriminelëve, nga kriminelët, për kriminelët.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon:

1) Pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe qeverisë;

2) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe ju dha pafajësi bandave nga Hakmarrja për Drjetësi tek Indrit Taullai dhe Lul Berisha; pse Edi Rama nuk e luftoi asnjëherë krimin;

3) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse bëri që Shqipëria të kthehet në strehë të sigurtë për të gjithë kriminelët shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Evropë dhe në Botë.

4) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse sot Edi Rama është përfshirë në operacione gjigande të pastrimit të parave nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, te aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe pastrim parash.

5) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama,

6) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku dhe përdorimin e saj për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke larguar të gjithë prokurorët që po i hetonin dhe duke i kaluar hetimet tek shërbëtorë të bindur të pushtetit.

Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.

Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë poilitikanë të lidhur me krimin

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ramës:

brutal, dhe arrogant me qytetarët e thjeshtë dhe justifikues, mbrojtës dhe mbështetës i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin.

Sepse Edi Rama e di që pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit, por nga kriminelët. Ndaj ai tallet e sillet brutalisht me popullin, dhe mbështet, justifikon krimin.

Kategori
Uncategorized

Mercenarët, jo gazetarët

Zef Zefi/.

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet ’94-’95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin.

Dhe vërtet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “Zonës së Parë Operative” (përkthyer shqip: enklava antishqiptare) ndaj depove të ushtrisë shqiptare.

Kush e ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit? Mercenarët, shoku shqiptar

Zef Zefi

1. Investimet financiare dhe shpenzimet e fqinjëve në dëm të shtetit tonë janë të hershme, madje më të hershme se vetë mosha e shtetit shqiptar. Fillon me marveshjet me turqit, paktet dhe blerjet pandërprerje të tokave shqiptare nga ana e tyre, duke qenë shitës turku, blerës fqinji, dhe gjak shqiptarësh i derdhur pafund, me një rezultat: Ta thotë historia.

Vonimi i pavarësisë së shqiptarëve gati gjysëm shekulli, krahasuar me fqinjët. Dhe një pavarësi e pakonsoliduar edhe në ditët më të mira të vetat. Mjafton të kujtojmë thënien e Nikolla Pashiqit kryeministrit të atëhershëm Jugosllav mbas ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha për moscoptimin e shtetit të brishtë shqiptar; “…ne do ta pranojmë një shtet shqiptar (siç e vendosën fuqitë e mëdha-shën.im), por gjithmonë të dobët ekonomikisht e përherë të ngatërruar mes vedi…”

Mjafton të lexosh informacionet e ish/konsullit jugosllav Ballukxhiq në Janinë që kishte në ngarkim pavarësinë qemaliste mbas 1912-s, informacionet agjenturore që “konsulli” i dërgon pandërprerje Pashiqit, lidhur me agjenturën që kishte ndërtuar për ta mbajtur nën rrethim e kontroll të plotë qeverinë e I. Qemalit, duke e shkatërruar atë së brendshmi. Mjafton gjithashtu, t’u hedhësh njé sy dokumenteve të shërbimit inteligjent që ndërtoi Zogu-ministër i Brendshëm mé 1921 e më vonë, sesi dhe sa punonin agjentuarat greke, turke e jugosllave kundër shtetit (jashtë kontrollit) të shqiptarve. (Me emra konkretë shqiptarësh që punonin kundër Shqipërisë).

Pashiqi vdiq më 1926. Më 1928 u krijua celula e parë komuniste në Korçë. Pas saj kërpudhat e tjera Vlorë, Shkodër, grupet komuniste, dhe më 8 nëntor 1941 kërpudha e madhe që shkatërroi Shqipërinë deri më 1992.

Në librin “Enigmat e 2 korrikut”, ish-drejtori i Policisë së fundviteve ‘90-të, Dilaver Bengasi ka cituar një replikë në parlamentin e Serbisë, Jugosllavisë së asaj kohe, sipas të cilit shteti serb kishte vënë në dispozicion 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë. Përgjigja nga administruesit e 20 milionëshit ishte se efektet e këtij “investimi” nuk do të ishin imediate. (20 milion dollarë në fillim të viteve ’90, ishte më i madh se gjendja e buxhetit të krejt shtetit shqiptar n’ato vite).

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet ’94-’95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin. Dhe vërtet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “Zonës së Parë Operative” (përkthyer shqip: enklava antishqiptare) ndaj depove të ushtrisë shqiptare.

1997-a. Armatosja kundër shtetit, i mirë apo i keq, siç ishte…, në fakt armatosja kundër Shqipërisë. Masakrat, shkretimi ekonomik, politik, financiar e sidomos moral i shqiptarve, ikjet masive.

1 milion dollarë apo euro në favor të agjenturave, a mercenarëve mediatikë për punë antishqiptarë, për ca copa deti nga qeveria shqiptare, është një fluskë më shumë mediatike dhe pak diplomatike. Mediat në liritë e tyre shesin e blejnë informacion, shesin e blejnë propagandë, shesin e blejnë heshtje apo çensura, “gosip” tani dhe foto, regjistrime telefonike dhe video informative, e do ta bëjnë këtë sa të jetë më e madhe liria e fjalës sesa shpifja penale diktatoriale. Një milion fqinjit tonë i ka kushtuar vetëm heshtja ose propaganda në favor të shitësit.

Shërbimi ynë “inteligjent” po qe se është i tillë, duhet të verifikojë sa ka marrë “shitësi” për copën e detit tonë.

2. Mjafton me hap pak sytë shoku shqiptar, i çfardo-feje, i çfardo-ideologjie, more po dhe etnie qofsh dhe fare pak me hollu mendjen e si në një dokumentar me regjisurë perfekte do të shfaqet epilogu pashiqist; “…një Shqipëri e dobët ekonomikisht dhe e ngatërruar mes vedi…” Kush e ka terrorizuar Shqipërinë nga viti 1941 deri më 1992? Kush e vuri në ligj vëllavrasjen e shqiptarëve ose “luftën e përgjakshme të klasave?” Kush e falimentoi Shqipërinë për gjysëm shekulli? Cili ishte ai që mbeti pa armë nga viti 1992-96 dhe sulmoi e shkatërroi ushtrinë shqiptare, me qëllim që të bënte dorëzimin e dytë të Kosovës pas vitit 1944 në duart e fqinjit? Kush e ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit? Mercenarët, shoku shqiptar. Mercenarët. Jo gazetarët.

Ps/ Fotot janë të wordpres.com AL in Sweden.

Kategori
Uncategorized

Telefonatat me ‘Ramën e natës’, gazetari letër Shullazit: Ç’të premtoi pas largimit të Donald Lu, shumë zyrtarë të thërrasin ‘shef’ se ke pushtet.

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një përmbledhje sa i takon lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, apo zyrtarë të tjetër pranë Partisë Socialiste me Emilajno Shullazin, një nga emrat e përfolur të krimit në Shqipëri, aktualisht i arrestuar për gjobëvënie dhe kanosje.

Ai i dërgon një letër të hapur Shullazit, të cilit i kujton lidhjet e ngushta me Ramën, ndërsa e cilëson si një person më të rëndësishëm se ai në raport me drejtësinë. “Politikanët thonë se kishit dhe keni pushtet në administratë, në Prokurori dhe në Gjyqësor”, shkruan Çollaku, i cili thekson se me njëri tjetrin nuk mungojnë edhe mesazhet, telefonatat dhe porositë.

Letra e plotë:

Leter Emiljano Shullazit..

Çte te thote vllai jot…eshte xhevapi i Rames kur shet…
I arrestuar ne pritje te denimit Shullazi. Mik dhe armik i pakujt dhe shumekujt, vartes dhe epror ne terrene te veshtira, telasheheqes dhe telasheprodhues per shume politikane rioshe dhe gerrnjare, biznesmene, zyrtare te sistemit, i shume akuzuar dhe akuzues, kontribues dhe kompromentues i drejtesise, deshmitar, ndeshkues dhe i ndeshkuar nga ligji..Ka mjaft te tjera gjetje ngjarjesh rreth teje, per te cilat flitet ne nje gjuhe me dhe pa alfabet.

Z Shullazi
Nese ju do te toleronit veten dhe flisni per ca pune te ngarkuar nga ju dhe te tjere pushtete ne kurrizin tuaj, duke nisur me police, prokurore, gjykates, drejtues administrate, deputete, ministra e Kryeministra, rendesia e fjales suaj arkivore, eshte me rendesi te madhe sa kapercen Kryeministrin dhe reformen ne drejtesi..Mbase dhe per fushata elektorale..


Jeni shumeakuzuar per miqesi te shtuar me ish-ministrin e brendshem Sajmir Tahiri dhe ne kohe te nenmbreterimit te tij te gjelbert, fort drejtore e zyrtare, pa lene menjane ministrin bindeshin mjaft porosive, per mjaft pune. Komisariati nr 2, banonte afer Komisariatit tend..Duhet te jete i gjate numri drejtoreve e zyrtareve që te thone shef, ndaj me shume gjase KM ka nje kepuce per dy kembe.

Politikanet thone se kishit dhe keni pushtet ne administrate, ne Prokurori dhe ne Gjyqsor..

Ketu dhe publikisht ka çaluar puna ne hetimin dhe procesin tuaj gjyqsor ku zgjatja e mosmarrja e vendimit gjyqsor, eshte nje gjeegjeze sa e thjeshte aq dhe zorshme per tu gjetur. Edhe gjate viteve te Tahirit por me teper me vone, thuhet politikisht, por dyshime enden kudo, se keni miqesi e bisedime te shpeshta dhe me te parin e vendit ne qeveri, me zotin Rama!!?!

Madje, ajo çfare shpesh thuhet, eshte se flisni ne telefon gjate me te. Mund te kene folur keqdashesit keshtu, po antenat kane kujtese me te mire. Po tu shkojme pas thashthemeve qarkullojne fjale plot, se Edi Rama te ka premtuar lehtesira deri ne lirim pas largimit te Ambasadorit amerikan Donald Lu.??!

Thone..!!

Kjo ngaqe Lu shpesh kerkonte te kunderten dhe Rama ngushtohej se mos humbte mbeshtetjen e tij me aq mund e djerse e zaifete te fituara.

Ai, Rama, nuk mban fjale, vetem nga frika po, kjo eshte e ditur, shet kedo dhe nese ke ndonje premtim prej tij, qaje, shkruaje ne akull, te ka perfshire ne listen e shitjes.

Jo te drejtesise, por te shitjes. Ndoshta te krijon ndonje shteg dhe ndeshkon rojtaret. Ndoshta..Por e kane mbuluar plot ngjarje dhe eshte trullosur fort. Keshtu me mire do ishte te dilje mbi Ramen dhe te thoje se shume e shume pune me fort jane te te Tahirit dhe te Rames se sa te tuat. Kjo ne raport me drejtesine te ben me te rendesishem se Rama sepse vendos perballe ligjit nje shkeles qe te kapercen ne sasi rastesh nga aferat e shemtuara. Ti e di qe Rama eshte frikacak, nese se ke hasur ne vitet e paqes e te lirise, apo mesuar nga bisedat e pretenduara dhe punet e mbaruara ndonjehere me te apo miq te tij, shiko çfare u ben te tijve pas arrestimve ku i shet si legena. Ky eshte ves i tij
Nese ai merr vesh se mund ti publikosh ndonje mesazh, apo disa te tilla, apo telefonatat, apo porosi here here, pas kesaj, ai nga sekelldia o do gaboje te te denoje shpejt, ose do ia hedh fajin dikuj tjeter e do te thote siç shpesh u thote te tijve kur i shet :

çte te thote vllai jot..Keshtu u thote dhe kur i ankohen per gjobevenie.!! Do e kesh degjuar tek uleriste para dida ditesh se llumi nga burgu kishte kanosur deputete e tij. Sigurisht do keni qeshur me te dhe mbase i keni keputur ndonje pershendetje shqeto maji..
Para se te mberrish te ky xhevapi i tij idiot, çte te thote vllai jot, nje dore deshmi rreth puneve te Rames, Sajes, Benit, Damianit, Gjushit, e plot ministra e qeveritare, bejne mjaft lehtesira, shume me teper se gjysemfjalia e KM, se pasi te ik Ai, Ambasadori punet do te marrin per mbare..

Keshtu me mire tia këthesh ti kusurin me çte thote vllai jot..Se “vellezerit” bejne per njeri-tjetrin..Me sa duket e ke kuptuar se prania e perfaqesuesve te Ambasades Amerikane ne sallen e gjyqit, eshte mesazh me fort per Ramen se sa per Shullazin.

Ata e dine se denimi per Shullazin eshte vendosur, por mbase duan te mesojne me teper per Ramen e nates..Po ju tregove kete, ata

mund te nderrojne denimin me Ramen..

Kategori
Uncategorized

Shoqja jone kampionia e Ballkanit‏.

Kudo ku e sheh dhe e takon ndjen nje dashuri dhe krenari te ligjshme per shoqen tone emigrante, ngritesen e flamurit tone kombetar me krenari dhe dashuri ne shume vende te botes.

Alma Thano Floqi eshtë N/Kryetare e Ambasadorëve të Paqes në Selanik dhe kryetare e gruas në Degën e PD Selanik, nje antare qysh nga krijimi i saj, nje kontributore e lëvizjeve dhe zhvillimeve demokratike.
Alma Thano ose <raketa fluturuese> kampionia ballkanike ne Turqi me 1983 me kohen 11,07 ne 100 metra. Ben pjese ne historine e atletikes sone se pa perseritshme se bashku me Pavlina Evron, Ajet Tosken, Donika Hanxharen dhe Anila Mekshin.

Vete Alma ne ate kampionat mori 4 medalje te arta duke ngritur disa here me krenari flamurin kombetar ne kete kampionat Ballkanik duke mposhtur shume ish kampione te tjera Ballkanike..
Alma kjo vajze e brishte qe askujt prej te huajve nuk ja mbushi mendjen kur doli ne gare tregon presidenti i federates  Ajet Toska. Me vrullin dhe krenarine e saj, e rrethuar me dashurine e te gjitheve.  Ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne mes shume e shume flamujve te shteteve te tjera pjesmarrese ne kete kampionat.
Kjo ishte hera e pare qe ekipi jone kombetar arrinti kete rekord ballkanik,i cili vaxhdon te ruhet ende i pa thyer.
.Por Alma para dhe mbas thyerjes se ketij rekordi,ka thyer dhe 20 rekorde ne Shqiperi qe nga moshat e reja deri tek te rriturat.

Pervec garave 100 metro eshte konkuruese dhe ne garat e tjera, si Kercim se gjati, garat 100 m, 200 m, 300 m, me pengesa ne te cilat eshte dalluar dhe eshte nderuar me medalje.
Por ne familje nuk ishte vetem Alma pjese e sportit Shqiptar. Bashkshorti i saj Maqo Floqi, ishte nje nga mes fushoret me te mire te ekipit te Skenderbeut te korces,dhe disa here 
i ekipit tone kombetar.Nje nga futbollistet qe beri emer duke fituar dashurine dhe duartrokitjet e pa nderprera te te tifozeve dhe shikuesve Shqiptare.Dhe vajza e saj sot eshte nje atlete e mrekullushme.
Ne vitin 91 si shume bashkatdhetare te saj dhe Alma me familjen e saj emigroj ne Greqi, ku qendron prej 18 vjetesh.
Pak ka ndryshuar nga ajo raketa fluturuese per te cilen tifozet korcare ngriten dhe nje kenge,duke treguar krenarine e tyre per kete vajze Korce. E sheh ne rruge  në krah të Profesorit të nderuar Vasilis Tulikas “Përfaqsuesin e Ambasadorëve të Paqes në Greqi”, duke biseduar apo ndimuar bashkatdhetaret e saj emigrantë ashtu te qeshur,si nje nene dhe moter e dhemshur,si nje njeri me zemer te madhe,ashtu sic ka qene gjithmone,e paster ne shpirt.

Krenare per vendin e saj,te kaluaren e saj,miqte dhe shoket  e saj.
Alma Thano ky emer i dashur jo vetem per shoket dhe miqte e saj por dhe per emigrantet eshte i njohur jo vetem ne Shqiperi por dhe ketu ne qytetin disa milionesh ne  Selanik.

Federata Boterore e Paqes me qender prane OKBse ku aderojne personalitete boterore te fushave te ndryshme. Ta nderoje ne nje aktivitet madheshtor ne Shtator 2006. Ne Cetine te Malit te Zi me cmimin  e  madh AMBASADORE E PAQES.


Rruga ime thote Alma ishte dhe eshte e veshtire,por jo e pa arritshme. Te jesh nje Ambasadore e Paqes. Te jetosh me hallet dhe problemet e vellezerve dhe motrave te mij emigrante dhe te jesh pjese e zgjidhjes se tyre, kjo nuk eshte lodhje eshte kenaqsi, dhe detyrim qe i kam vene vetes.

Kategori
Uncategorized

Beogradi ka varur ne qafe te argateve te tij ne Prishtine flamurin e serbomadhise!

Sali Berisha për Express: Thaçi e ka në qafë kumonën e Beogradit

Hashim Thaçi i ka tërhequr fjalët e rënda që i kishte thënë në muajin gusht pasi Sali Berisha e kishte kundërshtuar ashpër çështjen e ndryshimit të kufijve.

Thaçi po e mohon kategorikisht se Berishës i ka thënë “strehues i Bin Ladenit”, “i dëbuar politik” e “furnizues me naftë i makinerisë së Millosheviqit”, duke thënë se këto janë shpifje.

Por, Berisha nuk është zmbrapsur. Ai, në një përgjigje për Gazetën Express, duke aluduar në Thaçin, ka thënë se Beogradi ua ka vënë kumonat në qafë argatëve në Prishtinë në përpjekje për ta krijuar Serbinë e Madhe.

Thaçi e Berisha kishin zhvilluar polemika të ashpra nëpër rrjete sociale e studio televizive pa u ballafaquar ballë për ballë me njëri-tjetrin. Berisha i kishte pritur në zyrën e tij liderët e Luginës së Preshevës, duke e kundërshtuar fort lëvizjen e kufijve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë duke thënë se një ide e tillë është ide serbe.

Kjo kishte nxitur reagimin e Thaçit kundër Berishës, me të cilin viteve të fundit kishte kultivuar raporte shumë të mira.

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”, kishte shkruar Thaçi.

Por, tani presidenti i Kosovës në mënyrë amatoreske po e mohon që ky postim ka pasur të bëjë me Sali Berishën për faktin që aty nuk është përmendur emri i tij.

Ai me gjasë e ka dëshiruar me çdo kusht paqen me Sali Berishën, i cili pas deklaratave të Thaçit nisi një luftë frontale, duke thënë se presidenti i Kosovës me idenë e ndryshimit të kufijve, ndër të tjera është bërë argat i Beogradit.

Duke e komentuar për Express paqen e shpallur nga Thaçi, Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje.

Ai ka thënë se qëndrimet e tij janë denoncime ndaj projektit të Serbisë së Madhe, që ka për qëllim ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës.

“Ideja e ndarjes, copëtimit, shkëmbimit të territoreve apo quaje si të duash, korrigjimit të kufijve është ide e Beogradit, e servirur publikisht dhe jopubliksht, me dhjetëra e dhjetëra herë, që nga fillimi i viteve ’90 dhe gjer në vizitën e fundit të Aleksandër Vuçiqit në Gazivodë, Liposaviq, veri të Mitrovicës”, ka thënë ish-presidenti shqiptar.

Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë zmbrapsjeje. Ai ka thënë se Thaçi po e mban kumonën e Beogradit në qafë.

“Unë e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj këtë ide si antishqiptare, pavarësisht se tani Beogradi kumboret e saja ua ka varë në qafë, flamurin e saj ua ka besuar kësaj radhe argatëve të tij albanofobë në Prishtinë. Këta të fundit në dhunim flagrant të Kushtetutës së Kosovës, pa asnjë mandat kushtetues servirin, tregtojnë për llogari të serbomadhisë këtë ide si origjinale të tyre”, ka thënë Berisha.

Berisha ka refuzuar të përgjigjet direkt rreth tërheqjes së Thaçit nga beteja, duke thënë se nuk ka asgjë personale me askënd.

“Ne rast se ndiqni kronologjinë e reagimeve të mia lidhur me ndarjen, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve të Republikës së Kosovës, ju do të gjeni se ato nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me fjalë të rënda, sulme personale të ndokujt ndaj meje as dhe nuk janë polemike me ndokënd”, ka thënë ai.

“Qëndrimet e mia janë denoncime të hapëta, të prera, të projektit të Serbisë së Madhe dhe zhbërjes së Republikës së Kosovës, integritetit të saj territorial, sovranitetit në të gjithë territorin e saj, zhbërjes së pavarësisë, Kushtetutës, njohjeve, dhe dokumenteve ndërkombëtare mbi bazën e të cilave qëndron Kosova shtet i lirë i pavarur”, ka shtuar Berisha.

Ish-kreu i shtetit shqiptar nuk ka kursyer fjalët e mira për skenën politike, e cila po u reziston përpjekjeve të Thaçit për ndryshim kufijsh.

“Me këtë rast përshëndes forcat politike të Kosovës për qëndrimin e tyre ndaj kësaj ideje tejet të rrezikshme në radhë të parë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Duke dalë përsëri te pyetja e juaj, mendoj se Beogradi për momentin i përballur me qëndrimin e prerë të forcave politike të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar kundër kësaj ideje mund të bëjë një tërheqje, por do t’i duhen dekada dhe ndoshta nuk do të ndahet ndonjëherë prej saj”, ka theksuar Berisha.

https://www.gazetaexpress.com/lajme/sali-berisha-per-express-thaci-e-ka-ne-qafe-kumonen-e-beogradit-587736/

Kategori
Uncategorized

Vetingu, si ‘sitë’ morale dhe profesionale për gazetarët.

Nëse do të realizohet VETINGU shumë gazetarë nuk do ta kalojnë pragun e ndershmerisë morale dhe profesionale, fatkeqësisht.

Nga Arben Vata–Suedi.

Nëse është i vërtetë lajmi se një numër gazetarësh dhe persona të tjerë publikë kanë përfituar nga një fond special grek, ky është një skandal që nuk mund të kalohet sipas parimit “skandali ri bën të harrojmë të vjetrin”. Ndoshta ky rast duhet të çojë në një VETING edhe për njerëzit e medias. Nëse ndodh që të kontrollohen pasuritë e tyre, privilegjet etj, do të shihni se shumë pak prej tyre do të mund të justifikojnë gjithcka ata kanë siguruar nëpërmjet medias. Një hetim i pavarur do të nxirrte nëse këto parà janë “të pastra” apo vijnë si pasojë e shërbimeve ndaj politikës, biznesit, krimit apo edhe qarqeve anti shqiptare.

Në fakt, “përfolje” të tilla nuk janë një një e re në tregun mediatik. Kohë pas kohe, opinioni publik dhe ai mediatik ka vluar këto 25 vitet e fundit nga “thashetheme” me protagonistë gazetarë apo njerëz të medias, të cilët e kanë kthyer profesionin apo tribunën mediatike në një mjet të pa moralshëm të përfitimit të të ardhurave financiare apo të tjera përfitime.

Kjo histori ka nisur qysh në kohën kur disa media ushqeheshin me fonde dhe lidhje të dyshimta me ambasadat e huaja (1992-1997); vazhdon me kohën e Piramidave financiare (1994-1997) që ushqenin media e gazetarë që nxisnin njerëzit të fusnin kursimet aty. Më pas kemi qeveritë që njëra pas tjetrës qerasnin gazetarë e pronarë me fonde publike, tendera etj.

Nëse do të realizohet VETINGU shumë gazetarë nuk do ta kalojnë pragun e ndershmerisë morale dhe profesionale, fatkeqësisht.

Kategori
Uncategorized

Pinjollët … 

Pinjollët ...

Nga SYRI.net   

Sa po të lexohet ky titull do të shtrohet pyetja: Po ç’merreni me pinjollët kur populli është i varfër, i papunë dhe pa bukë…? Merruni me diçka tjetër se populli s’ju kupton dhe nuk e çan kokën për pinjollët..

Përgjigja është e thjeshtë:

Populli është i varfër dhe i papunë se në pushtet janë rikthyer pinjollët, e njëlloj si baballarët e tyre e quajnë Shqipërinë pronën e tyre dhe shqiptarët skllevërit e tyre, por ndryshe nga baballarët e tyre po kontrollojnë gjithçka që të pasurohen të bëjnë çdo gjë pronë të tyre.

Dikush tjetër bën pyetjen: ne na mbyti droga, për çfarë na duhet të merremi me pinjollët?

Përgjigja është e njëjtë: kultivimin e kanabisit, trafiqet e drogës, trafikantët kontrollohen e menaxhohen nga Pinjollët që gëzojnë fitimet e majme nga këto aktivitete…

E kështu më radhë marrin përgjigje të gjithë pyetjet e thjeshta të qytetarëve të varfër që janë kthyer në skllevër të Pinjollëve dhe të cilëve media e Pinjollëve tenton t’ju shpërlajë trurin…

Sepse:

Pinjollët janë ministra, deputetë, drejtorë të rëndësishëm,

Pinjollët kontrollojnë politikanë e jashtme, janë emëruar ambasadorë e konsuj dhe janë emëruar përfaqësues të vendit në institucionet ndërkombëtare

Pinjollët kontrollojnë arsimin, universitetet, shkollat publike e private, janë bërë rektorë apo dekanë, dhe janë pajisur me titujt profesorë e doktorë,

Pinjollët kontrollojnë sistemin shëndetësor, janë drejtorë të spitaleve publike e private….

Pinjollët kontrollojnë institucionet ku trajtohen pronat dhe hipotekat…

Pinjollët kontrollojnë doganat dhe tatimet…

Pinjollët kontrollojnë spitalet dhe universitetet

Pinjollët kontrollojnë bizneset e mëdha…janë oligarkë, biznesmenë të ndërtimeve, koncesioneve…

Pinjollët kontrollojnë mediat kryesore dhe së fundmi janë futur duan të kontrollojnë edhe rrjetet sociale

Pinjollët kontrollojnë shoqërinë civile….

Pinjollët kontrollojnë drejtësinë…

Pinjollët kontrollojnë dhe drejtojnë bixhozin dhe bizneset e qejfit…

Pinjollët kontrollojnë e drejtojnë korrupsionin, trafiqet dhe pastrimin e parave…

Pinjollët janë të lidhur ngushtë e bashkëpunojnë me kriminelët, trafikantët dhe klanet mafioze…

Pinjollët kontrollojnë zgjedhjet….

Pinjollët mashtrojnë dhe komprometojnë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë

Thënë më shkurt e thjeshtë: Pinjollët kontrollojnë jetën e qytetarëve të thjeshtë në çdo aspekt, në çdo sektor, në çdo moment, duke i kthyer ata në skllevër, në shërbëtorë, në argatë, dhe së fundmi në emigrantë…

Dhe e gjitha kjo vjen se qytetarët kanë vendosur të kenë për Kryeministër një PINJOLL….

Kategori
Uncategorized

Çfarë drejtësie do bësh o prokurori e mallkuar?

I qahet dhe kërkon ndihmë e shkreta grua.

Po kuj i qahet dhe kërkon ndihmë, atij që sot eshtë një me trafikun dhe krimin e organizuar!?

E vrane kriminelet e dinin qe ishte i semure me zemer e vrane per 130 mij leke te vjera ai nuk eshte me.

Kriminelet jane te lire i mbrojti paraja.

dy vrasje brenda vitit beri jurgen kurti por eshte i lire cfare drejtesie do besh o prokurori e mallkur

Kryemistrit Edi Rama si njeri i pushtetshëm kerkoj nje drejtesi qe nuk e gjeta kurre prokuret gjygjtaret moren para te pa pare nga kriminele jurgen kurti dhe vjerri kostandin ekonomi jane te lire me vrane burrin drejtesi dua.

E vrane kriminelet e dinin qe ishte i semure me zemer e vrane per 130 mij leke te vjera ai nuk eshte me.

Kriminelet jane te lire i mbrojti paraja.

dy vrasje brenda vitit beri jurgen kurti por eshte i lire cfare drejtesie do besh o prokurori e mallkur

Kategori
Uncategorized

Dom Alfons Tracki, prifti gjerman që u vrà nga komunistët më 1946.

Nga Gjovalin Lazri.

Dom Alfons Tracki, prifti gjerman që u vrà nga komunistët më 1946

Me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir…

nga Gjovalin Lazri

Në një shkrim të kohës mësojmë se forcat e shpëtimit kombëtar, që jetonin ende në male, i afruan atij të gjitha mundësit e shpëtimit, por ai nuk pranoi të largohet, duke u thënë: “Nuk kam arsye për t’u larguar.

Jam krejt jashtë politikës, dhe më e rëndësishmja është që në këto momente kam një mision fetar tepër të lartë që dua ta kryej me përkushtimin ma të madh. Ky njeri që kam pranë është një nga njerëzit e mi më të dashur. Siç e shikoni, ai akoma s’e ka lëshuar frymën e fundit. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta braktis. Pastaj kam dhe arsye të tjera edhe më të mëdha.

Dijeni se unë jam edhe shqiptar. Këtu nuk kam ardhur si politikan, nuk jam as ushtar, as pushtues, por jam meshtar, dhe po të jetë se duhet të vdes, dua të vdes si meshtar”. Dhe, ashtu i rrethuar, vazhdoi deri në fund punën e tij me të plagosurin duke i bërë shërbimet dhe nderimet e fundit ashtu si i lyp besimi katolik. Me një qetësi të admirueshme dhe deri në fund krenar, nuk ngurroi t’i drejtohej ushtarakëve të sigurimit të shtetit duke u thënë ballë për ballë: “Eni e më merrni, këtu jam, nuk keni përse të organizoheni për kapjen time, siç e shikoni jam dhe i paarmatosur”.

Në mënyrën më të egër e me natyrën e tyre të rebeluar, e tërhoqën zvarrë drejt burgjeve të tmerrshme, ku për gjashtë muaj e pritën torturat më çnjerëzore që mund t’i bëhen një njeriu. Pas gjashtë muajve, në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës vendosën t’i bëjnë gjyqin.

Një gjyq sa për ta turpëruar, diskredituar e për t’i komunikuar dënimin me vdekje, sepse pastërtia e figurës morale e politike e këtij prifti shembullor, s’kishte të bënte fare me ngjyrat e politikës komuniste apo të tradhtisë, siç e sajoi sistemi komunist. Në gjyq mbajti një qëndrim burrëror. Në mënyrën më solemne, duke ua përsëritur në sy komunistëve fjalët që ua kishte thënë para gjashtë muajve në momentin e arrestimit, ai shtoi edhe këto:

“Unë vërtetë jam gjerman, por Shqipërinë e kam Atdheun tim të dytë. Kam ardhur në Shqipëri si meshtar, kam vepruar si meshtar, e dua të vdes si meshtar. Si një qytetar i ndershëm e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri karakterin nazist të kësaj lufte të padrejtë, edhe duke mos qenë kurrë politikan”.

Megjithatë, xhelatët e kishin fiksuar dhe regjistruar me kohë dënimin e tij. Kur gjykatësi i dha dënimin me vdekje, me pushkatim, sipas një zakoni formal të asaj kohe, do t’i kërkonte dëshirën e tij të fundit. Dom Alfonsi me një ndjenjë të thellë shpirtërore përgjigjet:

“Kërkesa ime e fundit është që të m’i lejoni fëmijët e mi të dalin nesër në rrugë, që t’i shikoj për herë të fundit”.

Për çudi ky premtim u mbajt. Por doli më vonë se edhe ky premtim e kishte hilen mbrapa. Ishte mundësia e përgjimit dhe e pëshpëritjeve të njerëzve të ligj, se kush do të dilte në atë takim, por falë asaj që ne ishim të vegjël, gjithçka kaloi pa rrezik. Të nesërmen e asaj dite, në kohën që do bëhej seanca e fundit, gjatë rrugës për në gjyq, me bekimin e prindërve tanë dolëm në vendin e caktuar, para “Kafes së Madhe”, ku do t’u përshëndetnim për herë të fundit me Mësuesin tonë të paharruar. Ishte vërtetë një takim emocional. Shikimi i parë në ato momente të shkurtra në sytë e të dy palëve kishte brenda një domethënie shumë të madhe, kishte brenda një mal me mbresa e kujtime nga më të bukurat, por mbi të gjitha kishte mallin, dhimbjen, e dëshirën për të folur, kënaqësinë për t’u përqafuar, por që të gjitha u shkrinë brenda pak sekondash duke na lënë ashtu të ngrirë dhe të hutuar pa qenë në gjendje ta hapnim gojën, qoftë edhe për një fjalë të vetme. Një shtangie të tillë njeriu vërtetë rrallë e provon në jetë.

Ashtu me sy të përlotur e kaluam edhe këtë moment të vështirë, por të paharrueshëm, kur po ndaheshim përfundimisht nga njeriu më i dashur që kishim fituar në jetë. Një ditë më vonë, me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir (në atë kohë lejohej pamja e të pushkatuarve). Një pamje e llahtarshme. Katër burra, katër atdhetarë, katër të pafajshëm, katër shpirtra që akoma janë në kërkim të mirënjohjes njerëzore: Dom Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dodaj, dhe Kel Abati, janë tani pa jetë. Pamje më të dhimbshme nuk mund të shikonte njeriu. Prifti ynë edhe vdekjen e kishte zgjedhur në mënyrë të atillë që të ishte sa ma afër botës së tij shpirtërore, në krahët e Zotit, ashtu i gjunjëzuar në lutjet e fundit, me duar të puthitura ku kishte shtrënguar uratat, me ballë të çarë nga plumbat, nga kullonte akoma gjak, një skenë rrenqethëse kjo që u filmua në memorien dhe në shpirtin tonë për të mos u çregjistruar kurrë më. Në heshtje varri, ashtu të mpirë, qëndruam për disa minuta dhe lotët na rridhnin çurg në fytyrë. Ashtu të topitur siç ishim, sytë na u kryqëzuan me një fytyrë të zbehtë dhe të panjohur, nga i cili doli një zë i këputur sikur të dilte nga fundi i dheut, një zë i mekur por që mbante brenda një dhimbje të madhe. Njeriu si hije në mes të asaj heshtje, me një emocion të thellë, befas lëshoi bekimin:

“Dritë ju baftë shpirti, pushofshi në paqe”.

Të këputur e të vrarë shpirtërisht, me një botë të brendshme të rënduar sa më s’bëhet, u kthyem për në shtëpitë tona. Për një kohë të gjatë e jetuam mendërisht dhe shpirtërisht këtë humbje sa të dhimbshme aq edhe të pa drejtë, humbjen e këtij njeriu të rrallë, i cili gjatë gjithë jetës mendoi dhe veproi vetëm për të bërë mirë. Nga shkrimet e mëvonshme, si dhe nga njerëz që kanë dëshmuar këtë akt makabër, do të kemi të regjistruara fjalët e fundit të Dom Alfonsit:

“Rroftë Krishti Mbret” , dhe “Fali o Zot se nuk dijnë çfarë bajnë” .

Sigurisht që atë ditë nuk mund ta bënim asgjë, por pas disa ditësh me një grup shokësh, me mundësitë që kishim, mblodhëm një tufë lule e ashtu pa ra në sy, i vumë në atë vend ku menduam se preheshin eshtrat e Dom Alfonsit, por koha tregoi se ato eshtra kishin humbur përgjithnjë, për të mos u gjetur më kurrë. Rrjedha e lumit Kir i kishte përcjellur përgjatë fshatrave Bardhej e Rrencë së bashku me shumë fatkeq të tjerë, duke shpërndarë kudo tmerrin e krimit, por edhe ndjenjën e dhimbjes dhe të pafajësisë njerëzore. P.S. A duhet vepruar sa nuk është vonë, që një nga institucionet kulturore lokale të mbajë emrin e këtij personaliteti të shquar?

Kategori
Uncategorized

Taulant Balla i përfshirë dhe në trafikun e prostitucionit të femrave moldave 

Të tjera dëshmi dalin në dritë nga e kaluara e Taulant Ballës, kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së.

Dëshmive dhe akuzave të hershme për përdhunim, për lidhje me elementë kriminale, pengim të drejtësisë, i është shtuar edhe ajo e trafikut të prostitucionit.

Kjo e fundit, e lidhur me kohën kur Balla kryente studimet në Rumani dhe bënte garanci për trafikimin e femrave moldave.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar shënimin e mëposhtëm, duke iu referuar mesazhit të një qytetari.

‘Burime diplomatike, – shkruan Berisha, –  kanë informuar në momentin e marrjes se Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në Kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga Polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të skllevërve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani.

Lexoni mesazhin e tij!’

Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet!

Jam një qytetar i thjeshtë,  kam familjen në Rumani, Bukuresht, dhe kam pasur të bëj me Ambasadën Shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme.

Ndërkaq, një punonjëse e Ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në Ambasadën Shqiptare në Rumani gjatë kohës kur ai ka qënë student në Iasi, qytet në Rumaninë verilindore, saqë edhe vet ish-ambasadori ka ngelur i çuditur nga kjo gjë.

Bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qënë në universitet në Iasi, në 1994. Respekte doktor Berisha, je gjigand!”

Kategori
Uncategorized

Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Nga Artur ZHEJI

Nuk është humanizëm, por thjesht një shërbim servil për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe para.
Një akt i çmendur, cinik dhe me pasoja të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria, që nuk mundet të shërbejë 600.000 refugjatë lufte të një kombi të huaj, me kohëzgjatje të përjetshme.
Në Shqipëri sot që flasim, banojnë realisht, jo më shumë se 2,5 milionë shqiptarë. Asnjë vend në botë nuk mund të strehojë në kushte normale, aq refugjatë, sa 25% e numrit të vet të popullsisë autoktone.
I dëshpëruar për mbështetje ndërkombëtare me çdo kusht, kryeministri dhe qeveria e tij, janë gati të bëjnë gjithshka, që të tjerët refuzojnë ta bëjnë, në emër të interesit të tyre kombëtar.
Dhe ky është pikërisht rasti.
Tani kuptohet sepse qeveria e Malit të Zi, me sa duket, e informuar me kohë, ka vendosur të ndërtojë një klon me tela me gjëmba, në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe ata qenka në të drejtën e tyre për këtë.
Emergjenca siriane duhet zgjidhur dhe palët që janë gjeopolitikisht të interesuar për këtë zgjidhje, mund të bëjnë trysninë e tyre për këtë, porse të marrësh përsipër një gjë të tillë, është një atentat i mirëfilltë antikombëtar.
Aq më tëpër në një vend të dëshpëruar nga varfëria dhe pasiguria që kërkon në ndërkohë, shpëtimin e vet, pikërisht në largimin nga Shqipëria. Vetëm kërkesat për emigrim në Usa, janë 500.000 individë, pa llogaritur familjarët.
Skema duket e qartë.
Zbrazja e Shqipërisë nga hallexhinjtë shqiptarë që grricin nervat me hallet e tyre dhe hapja e dyerve për një biznes të ri: sistemimi i 600.000 hallexhinjve pa atdhe, një treg i majmë dhe një fuqi puntore edhe më e nënshtruar se ajo vendase, shqiptare.
Dhe nga ana tjetër, nje retorikë e gatshme humanitare, ca medalje, ca financime ndërkombëtare, që mund të grabiten në terren me lehtësi dhe dhjetëra e mijëra skllevër pa asnjë të drejtë, në llagëmet e punës së zezë dhe e shfrytëzimit njerëzor pa kufi.
Një skenar i përbinshëm.
Dhe opozita rri e vështron dhe Partia Socialiste rri kurrizkrusur dhe aventurat në Shqipëri, ndjekin njera tjetrën, nën arrogantin kryeministër.
Ky lloj lajmi dhe kjo bëmë, nuk bën tjetër veçse nxit edhe më shqiptarët për tu larguar, ndalon rikthimin e tyre dhe krijon një demografi të re.
Përfytyroni pas pak vitesh edhe të drejtën për të votuar, që sirianët mund të fitojnë sëbashku me nënshtetësinë shqiptare.
Ata do te jën befas, pakica etnike më dërmuese në Shqipëri, me partitë dhe deputetët e tyre.

Kategori
Uncategorized

Remzi Selimi nga Shkupi, u dënua 3 herë në Shqipëri, bëri mbi 33 vjet burg komunist

Remzi Selimi nga Shkupi, u dënua 3 herë në Shqipëri, bëri mbi 33 vjet burg komunist

Nga Kastriot Dervishi

Lindur në Shkup në vitin 1933, i përmenduri është një prej rekordeve të zeza të regjimit komunist në trajtimin mizor që i bëri shqiptarëve që banonin në trojet shqiptare në Jugosllavi. Remziu u dënua tre herë. Erdhi në Shqipëri djali i ri 20 vjeçar dhe iku prej saj plak në moshën 58 vjeçare. Bëri 33 vjet e 2 muaj burgim.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1953-1964: 11 vjet, 4 muaj, 15 ditë

1967-1972: 4 vjet, 10 muaj, 9 ditë

1974-1991: 16 vjet, 11 muaj, 4 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 20 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 68 vjeç

Dënimi i parë

Remziu ishte me profesionin kasap. Kishte veçse dy klasë fillore. Me një formim të tillë e me moshë të re nuk mund të jesh i përshtatshëm për misione agjenturore sikurse e përfytyronin atë regjimi komunist i Shqipërisë dhe oficerët e Sigurimit.

Remziu dashuronte një vajzë, por familja e tij nuk e pranonte atë si nuse. Në këto kushte ka shkruar ushtar në Zagreb. Ishte nisur për të çuar postën ushtarake në Podgoricë kur merr vesh se dy shokët e tij ushtarë shqiptarë që do arratiseshin ishin arrestuar.

Në këto kushte, i ndodhur në Podgoricë arratiset për në Shqipëri. Më 22.7.1953 kalon kufirin dhe nga Shkodra e sjellin në Shijak ku mbaheshin emigrantët kosovarë. Në pyetësinë e parë, zhvilluar 4 ditë pas mbërritjes, Selimi tregon se kryente shërbimin e detyrueshëm në Zagreb dhe se nuk i njihte oficerët e UDB-së.

Torturohet për 15 ditë në mënyrë që të pranonte ato që i kërkonte Sigurimi.

Në raportin e datës 1.9.1953 komandanti i Repartit nr.2001 Zoi Themeli thotë se do ishte e vlefshme ta dërgonin si agjent në Jugosllavi, por në rast se kjo nuk bëhej, atëherë të burgosej e të dënohej si agjent.

Në këto kushte, duket që jeta e të riut ishte shkatërruar tashmë. Refuzimin për t’u bërë agjent ai do ta paguajë me burgosje të gjatë, nën akuzën për “spiunazh”.

Arrestohet më 12.10.1953. Gjykata Ushtarake e Tiranës, me vendimin nr.197, datë 19.12.1953, e deklaroi fajtor për spiunazh dhe e dënoi aq sa kërkoi prokurori, me 12 vjet burgim.

Gjykata shprehej se e dënonte me pak burgim nisur nga mosha dhe nga mungesa e pasojave (mbledhja apo dorëzimi i informatave). U lirua më 27.3.1964.

Dënimi i dytë

Tre vjet pas daljes nga burgimi i gjatë, Remzi Selimi nuk kishte çfarë të bënte më në Shqipëri. Duke qenë i internuar në Lushnje, së bashku me emigrantin tjetër shqiptar nga Kosova Muharrem Mazreku, u orvat të arratiset.

Komunikata nr.156, datë 6.7.1967 e MPB-së bën të ditur se të përmendurit u ndaluan në postën e Qafë Thanës në mëngjes. Me vendimin nr.24, datë 8.8.1967 Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për akuzën e tentativës për arratisje dhe dënoi me 5 vjet burgim. U lirua nga kampi i Spaçit nr.303, më 14.5.1972.

Dënimi i tretë

Dy vjet pas mbarimit të burgimit të dytë, duke qenë se banonte në Ndërmarrjen Bujqësore “29 nëntori” Çermë, Remzi Selimi tentoi të largohej nga Shqipëria.

Jeta e padurueshme nën një regjim internacionalist proletar antishqiptar si ai i Enver Hoxhës, ishin shtysa të forta për t’u largua nga vendi.

Disa herë kërkoi riatdhesim, por kjo nuk i lejohej, pavarësisht se nuk kishte shtetësinë shqiptare. Më 25.4.1974 tentoi të arratisej nga kufiri nga malësia e Shkodrës, por u ndalua e më pas u arrestua.

U gjykua nga Gjykata e Rrethit të Lushnjës. Me vendimin nr.70, datë 31.7.1974 në bazë të nenit 255 (arratisja) të Kodit Penal, gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 24 vjet burgim. Pas shumë vitesh burgim, u lirua me dekretin nr.7483, datë 27.3.1991 (nr.7 i listës) me të dënuarit e fundit politikë që mbaheshin të burgosur .

Kategori
Uncategorized

Trondit Kreshnik Osmani: Shteti ka rënë! Rrezikojmë të shuhemi si komb.

Trondit Kreshnik Osmani: Shteti ka rënë! Rrezikojmë të shuhemi si komb

Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, ka dhënë alarmin në studion e lajmeve të Syri.net, kur ka deklaruar se rrezikojmë të zhdukemi si komb.

Sipas tij për shkak të keqqeverisjes, krimit dhe drogës po largohen shqiptarët, dhe shumë shpejt nëse vazhdojmë me këtë ritëm do të zhdukemi si komb.

Më tej osmani ka dhënë disa arsye se përse shteti shqiptar ka rënë.

‘Nëse nuk vetëdijesohemi nuk do të ketë më Shqipëri dhe Shqipëria është duke përjetuar njërën prej periudhave më të rrezikshme dhe vendimtare të historisë së kombit, pas Konferencës së Londrës.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse Greqia dhe shërbimet e huaja të tjera rajonale dhe jo vetëm kontrollojnë shumë prej mediave shqiptare, kontrollojnë politikën shqiptare dhe mendimin e lirë.

Shteti shqiptar ka rënë sepse kryeministri i vendit kontrollon gjithçka në këtë vend nëpërmjet terrorit, frikësimit, kontrollit dhe dezinformimit.

Shteti shqiptar ka rënë sepse nuk kontrollohet prej popullit por prej oligarkëve dhe prej lobeve ekonomike.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse kryeministri përveç institucioneve të tjera të pavarura kontrollon zyrtarisht edhe aksionin opozitar.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse ka rënë Siguria Kombëtare e Shtetit i cili nuk kontrollon me kufijtë e tij dhe nuk kontrollon me zbrazjen e Shqipërisë prej shqiptarëve.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse në mungesë të shërbimeve partnere ky vend do të ishte nën kontrollin zyrat të kapove të kokainës, te kanabisit dhe te heroinës.

Shteti shqiptar ka rene sepse është bere transmetuesi, dhe tubi zyrtar i shkarkimit te heroinës se Afganistanit ne Europe.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse Shqipëria sot është sipas raporteve ndërkombëtare vendi i parë në botë për konsumimin e drogës për moshat e reja.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse ky vend është kthyer në një laborator të madh droge që do të vrasë fëmijët e shtresave të varfra shqiptare.

Shteti shqiptar ka rënë sepse gjysma e shqiptareve duan të largohen nga ky vend.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse është vrarë shpresa dhe çdo lloj mundësie që ky vend të bëhet në të ardhmen.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse shqiptarët ndiejnë se nuk gjendet asnjë projeksion serioz politik në horizontin e ferrit që ka projektuar Rilindja dhe bashkëpunëtorët e saj të dukshëm dhe të padukshëm’, deklaroi Osmani.

Kategori
Uncategorized

Mall Nostalgji dhe Brengë.

MALL, NOSTALGJI DHE BRENGE.

Dy fjale me erdhen fluturimthi.

pa pritur une ndjeva nje mall,

Te shkojme ne fshatin e lindjes.

ku une kisha shkuar rralle….

~

Erdhi dita e Shen Marise,

dite e bukur qe te jep fat,

bashkë me njerezit e mi

u nisëm shkuam ne fshat.

~

Kur zbritem te sheshi i shkolles

dy pika loti me rane….

emocionet shumë më kapën

fshatarët e mij i kasha prane.

~

Ishte shumë e pabesueshme

kete e them seriozisht.

Me te gjithe qe u takuam

u perqafuam aq miqesisht.

~

At Athanasi, dhenderr fshati

foli me shpirtin e miresise.

Kur vuri doren ne zemer,

na dha bekimin e Perendise.

~

Desha te shikoja shkollen

vendin ku kemi mesuar,

por kur hyra brenda e pashe

e gjitha ish e shkaterruar.

~

Ajo shkolle te ishte muze,

se ështe shkolla me e vjeter.

vinin nga e gjithe krahina

kur nuk kishte shkolle tjeter.

~

Komandant cete isha unë

me i miri ne mesime,

por ne ate jete te bukur….

ka brenda dhe hidherime.

~

Ah, moj e uruar shkolle .

kalvar me shume kujtime.

Aty ku beheshin mbremje vallezimi

aty beheshin dhe arrestime.

~

I ri isha ne aso kohe,

dhe te reja kishte shume.

Lundronin si varka ne dallge

atje xhytesha dhe une.

~

Disa nga vajzat si nure

moren levendat e vendit,

ne acar e ne debore

si thelleza maje gjembit.

~

Nuset ishin lozonjare,

Princesha tu vije kurore.

Tani ne festen e fshatit

mbanin bastumet ne dore.

~

Vazhdova rruget e fshatit

shkova te bregu Kapise,

Nusja per heren e pare

shkelte pragun e shtepise.

~

Po pragun ne nuk e gjetem,

as porten me dy sofate.

Atje kishte vetem gure

rrepira dhe monopate.

~

Nje kokerr fiku kërkova

tia dhuroja nuses shënjë,

Por dhe ate nuk e gjeta

ishin thare te gjithe me rrenje.

~

Ketheva koken nga fshati

me zemer te pikelluar,

nuk i pashe shtepite e lagjes

te gjitha kishin avulluar.

~

S’te kane dashur o Mbrezhan,

se njerezit te pa bindur

Nuk e kane pranuar zgjedhen

se te tille ishin te lindur.

~

Kohet ishin te veshtira,

regjimi ishte tinzar.

U ngrit breshka nga mocali

gremisi sorkadhin ne mal.

~

Ti ke pas burra te zote

nxore trima e kapedane

njerez te penes e pushkes

dolen bilbila me fame.

~

Fshati jone eshte me tradita

dolline e ngrinte me vargje.

melodia mbrezhanake,

eshte perla e kenges labe.

~

Fshati jone ka ustallare,

te shkolluar e punetore.

Kur do mblidhemi te gjithe

e ti veme fshatit nje dore.

~

Ne te gjithe jemi te mire,

vallen hedhim dore me dore

po te njifemi me shume

do bejme krushqi e veme kurore.

~

Le te ngrihet grupi i punes

edhe ndihma te kerkoje.

Fshati jone eshte i bekuar

ku ka rrjedhur do pikoje….

~

Miti Kapia….Selenik 15/10/2018..Në foto Dhimitër Kapia, Ana Kapia dhe konsullja shqiptare në Selanik Merita.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Një tjetër marrëveshje Rama-Basha është “puthje me vdekjen”

I pyetur në studion e abcnews mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Lulzim Basha i kishte kërkuar gjatë natës së 17-18 majit të ndanin pushtetin në tavolinë, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk mund t’u besosh atyre që thotë kreu i qeverisë.

“Unë e kam mbajtur qëndrimin tim për atë marrëveshje. Unë e kam mbështetur atë marrëveshje, por Rama mbajti një qëndrim djallëzor ndërsa Basha ishte civil me atë pakt. A i besohet djallit në një marrëveshje?”

Ish-kryeministri e ka cilësuar gjendjen në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort duke përjashtuar çdo mundësi për një tjetër marrëveshje mes PD dhe PS të cilën e ka quajtur “puthje me vdekjen”.

“Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra.

Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një “puthje me vdekjen”. Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me këtë qeveri”, – theksoi Berisha. ©LAPSI.al

Kategori
Uncategorized

Saimir Tahiri është rrahur për dosjen Xibraka të kokainës të Olsi Ramës, biles janë shkrehur dhe armë.

Ajo që qarkullon prej ditësh në media është pohuar sonte në “Opinion” nga lideri i PD Lulzim Basha. “Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët”, kështu deklaroi Basha.

Ai u pyet nëse ka informacion se kush dhe si e kanë rrahur?

“Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, deklaroi më tej Basha.

Basha ka deklaruar se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e kokainës të Xibrakës dhe kjo tashmë është e pohuar nga burimve të brendshme si dhe të partnerëve ndërkomëbatrë.

Basha është shprehur se pikërisht detajet e kësaj dosje të Olsi Ramës që i kanë Tahiri dhe Xhafa e mbajnë peng kreun e qeverisë, I cili nuk e fut dot në burg Tahirin dhe as nuk e shkarkon Xhafën,

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar deputetin socialist taulant balla, si kontakti i Ramës me krimin. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha ka deklaruar se balla ka zëvendësuar Saimir Tahirin, duke u bërë ai sot kontakti që lidh Ramën me krimin.

‘Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty, Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë.

Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrahjes që tha: do ta shohi Basha në votime, përdorin edhe këtë që të dali e të thotë se si kam marrë unë tenderat apo I kam marrë në kohën e opozitës.

Nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të Prokurorisë ku del dëshmitari I fabrikuar nga Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, me porosi të Fatmir Xhafës, në mbrojtje të Agron Xhafës dhe thotë se: Takova Taulantin nga Librazhdi dhe mora pakon vlaa, etj.. I kam këtu përgjimet.

Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet ti bëjë publike, siç I bëjmë ne publike.

Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë.

Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani I mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo’, tha Basha.

Kategori
Uncategorized

Kur Atdheu te frikeson!

Kur Atdheu te frikeson!

————————————-

Nga Guxim Alimani/

(Urrejtja gjenetike dhe policia politike shkaktojne hemoragji tek familjet nacionaliste e demokratike)

-Prej me se nje shekulli familja e Bali Nokshiqit e njohur ne histori per rezistencen kunder serbo-malazezeve u detyrua te shperngulet ne Malesine e Gjakoves,Tropoje.Kjo familje me zë nuk e pushoi rezistencen e saj edhe ndaj regjimit komunist i cili ne vend te mikpritjes vllazerore ju rezervoi atyre nje kalvar vuajtjesh 45 vjeçare.

Burgje e persekutime,dhune dhe privime ishte perkifizimi i qendrimit komunist ndaj familjes se madhe Nokshiqi.Per kete aresye te gjithe pjestaret e ketij fisi ne vitin ’90 e deri me sot u vune ne balle te levizjes demokratike kunder diktatures.

Mirepo instalimi ne vitin 2013 i regjimit te pinjolleve te komunisteve rihapi nje kapitull te ri perndjekje.

Shume prej anetareve te kesaj familje vetem per fjalen e lire dhe te drejten per te manifestuar idete e tyre filluan te syrvejoheshin e perndiqeshin nga policia politike qe sot drejtohet nga ish ministri i brenshem i komunizmit Gramoz Ruçi dhe hetuesi i Enver Hoxhes Fatmir Xhafa.

Jo vetem te rriturit por edhe me te rinjte e familjes ju nenshtruan veprimeve antiligjore e antinjerezore te pasardhesve te diktatures.

Grupe paramilitare socialiste te orkestruara torturuan deri ne agoni te riun Jetmir Nokshiqi vetem per hakmarrje te verber kimuniste.Me 26 maj 2013 kur fushata e PD-se sa kishte filluar Jetmiri dhunohet e traumatizohet duke ja rezikuar seriozisht jeten pikerisht nga ata qe sot drejtojne pushtetin prej 5 vitesh ne Shqiperi.Kjo e detyron te braktise me dhimbje Atdheun dhe prinderit per te marre rrugen e zorshme te mergimit si vete paraardhesit e tij nje shekull me pare.

Por hakmarrja e social komunisteve vijon.Ata nuk njohin liri dhe te drejta por vetem dhune.Kjo e detyron dhe vellain e Jetmirit,Isniq Nokshiqi te leshoje Atdheun per te garantuar jeten e lirine.Ata tashme gjenden ne USA-ne vendin e endrrave dhe demokracise por shqetesimi i tyre nuk perfundon.

Ata sot kane nje mesazh jo vetem per familjaret qe lane pas por dhe per gjithe bashkmoshataret.

( Në foto dy vëllezërit)

Ata kane frike nga Atdheu sot sepse eshte i riokupuar nga diktatura.

Nje diktature dhune e kamufluar.Shqiperia sot nuk ofron as jete normale e as liri.

Kudo droge e pasiguri,dhune klasore e varferi.”Deri kur”-eshte pyetja e dy te rinjeve tropojane,do te vazhdoje ky kalvar vuajtjesh per familjet e persekutuara nacionaliste te cilat ne vend te respektit e lirise i nenshtrohen dhunimit dhe ndeshkimit?!

Kategori
Uncategorized

Corbaxhinjte dhe gomari komunist

Friday, 24.04.2009, 07:25 PM

Corbaxhinjte dhe gomari komunist

Nga Urim Gjata, Selanik

Diku nga vitet 70 xhirohej nje film ne (Pojan) rethinat e Korces.

Ne nje pjese te xhirimit regjizorit i duhej dhe nje gomar.I shkreti regjizor ngarkon Rikard Larjen per kete pune,e gjeten gomarin dhe filluan xhirimet.

Pa pritur me vrap vjen sekretari i byrose me kryetarin e keshillit,nga buzet ju dilte shkumbe si duket kishin vrapuar shume.Mundoheshin te thoshin dicka a te ndalonin xhirimin por frymemarrja nuk po i lejonte te shprehnin ate cka donin.

Regjizori i trembur ndalon xhirimin dhe shkon te takoje te paret e zones qe turfullonin dhe asgje nuk po ju merrej vesh.

Pa arritur tju uroje mire seadhjen nje e share doli nga goja e sekretarit te partise, qe pa pritur u hodh mbi gomarin duke e goditur qe ta largoje prej xhirimit.

Ka zot apo jo ky vend,na pyet kush ne apo jo,partia nuk na ka vene te ruajme lopet? Per keto pune jemi.Regjizori duke pare Rikardin pyeti, po ckemi bere o sekretar,nje gomar morem te shkreten e derrit dhe do tja u paguajme, mire ndoshta beme dhe gabim qe nuk ju thame por ja ja kerkuam ati femijes atje dhe na i dha.

Por tersellemes se sekretarit ju bashkua dhe kryetari,ju e dini kush eshte ai gomar?Eshte i kulakut eshte gomar kulak,si e moret pa na pyetur ne.

Po gomar tha eshte te shkreten e derrit Rikard Larja duke u munduar te imitoje gjuhen e zones,per nje ore e morem.

Gomar gomar por ai eshte kulak,eshte i kulakeve.Pse nuk pyesni njehere ne ketu jemi. Partia per kete pune na ka vene.

Pyesni nje here te pakten,pak gomere kemi ne? Ju gjejme  komuniste per xhirimin e filmit.–Gomere na duhen shoku sekretar jo njeres..    Dhe ne per gomere e kemi fjalen.

Si? pyeti regjizori ka dhe gomere komuniste.E jo kete nuk e dija,me falni mos u gabuat?

Jo ore jo bertet sekretari dhe  gomari  qe eshte ne nje familje komuniste i joni eshte, dhe ju vini dhe merrni  gomarin kulak te xhironi film.Po lufta e klasave ku eshte,ne qe jemi ketu syte ku i kemi,derrat ruajme?

Juve aq ju ben mbaroni filmin dhe ikni,ne jemi ketu, ne do na degjoni.

Rikard Larja qe me zorr mbante te qeshuren i lutet kryetarit  se si mund ta mbyllim kete mesle. Ashtu de, thote Kryetari i qeshur tani ne fytyre, qe ta mbyllim me kaq  fshiheni xhirimin dhe tju japim ne nje gomar tjeter,komunist.

Keshtu dhe fshatit i vihet nderi ne vend dhe ne jemi mire me luften e klasave,apo jo o sekretar? Deshi s/deshi regjizori ashtu u be, me mire nje gomar komunist se sa nje informacion ne komitetin e partise,dhe te behej hataja.Kete histori qe ma kishte treguar dikur nje plak i mencur nga Mesareja e Kolonjes,Skender Mesareja.

Kategori
Uncategorized

Demokracia po vihet ne prove

Saturday, 13.02.2010, 06:08 PM

Katini yne……

 
Nga Bledi Kasmi 
…..Eshte Mali me Gropa.
Per gjysem shekulli diktature ai vend u be simbol i ferrit,ku qindra e qindra kundershtare te regjimit dergoheshin te hipur ne kamione per tu ekzekutuar me nje plumb mbas koke.
Ne cdo cep toke te ketij pylli qe gjendet 15 kilometra larg nga Tirana,mund te gjesh eshtra te njerezve te ekzekutuar.
Nuk u gjenden vetem te djelen.Edhe ne disa vite me pare lopatat dhe kazmat e kerkuesve kane prekur ne eshtra prej nga jane zbuluar te tjera varre masive.
ai eshte vendi ku djalli rrefehej,merrte fuqi nga gjaku i njerezve te pa fajshem dhe mundohej te largonte sadopak friken qe e kishte kapluar nga armiqte e kudogjendur imagjinare qe kerkonin t’i merrnin pushtetin.
I trembej edhe te vdekurve,pasi i vriste ne malin me gropa me nje plumb mbas koke.Kishte frike nga shpirterat e tyre,ndaj i dergonte shume larg shtepise se tij ndersa te afermve nuk u tregonte kurre se ku preheshin trupat e njerezve te tyre.
Ne memorjen e qytetareve te Tiranes,Mali me Gropa ishte dhe mbetet simboli i vendit ku pergjate 40 viteve vritej disidenca,shpirti rebel i antikomunisteve,qe nuk i neneshtronin as gjyqet farse te Aranit Celave e Fehim Abdive,as torturat e hetuesise,as prangat e burgurt dhe as plumbi pas koke i toges se pushkatimit.Pasi i vriste diktatori urdheronte instalimin e  nje reparti te perhershem te ministrise se brendeshme,pasi nuk ndihej i sigurte.
Edhe pasi i kishte groposur armiqte e tij te lidhur me tela me gjemba nuk ishte i qete,e mundonte karakteri dhe epersia e armiqve, qe dhe ashtu te vrare ishin shume here me superior se ai qe gjallonte.Kishte frike se mund ti ngiheshin  pas vdekjes nga varri dhe t’a rrezonin nga pushteti,ndaj kishte urdheruar sherbimin ushtarak ne ate zone me automatik ne dore pergjate 24 oreve.
Ka vite qe familjaret,te cilet kerkojne njerzit e tyre te humbur gjate kohes se diktatures e kane shendrruar ate zone ne nje lloj pelegrinazhi te heshtur.
Edhe sikur te mos e kene atje trupin e te afermit te tyre, ata besojne se ai vend i mallkuar eshte vendi ku mund te gjendet ndonje cope nga kujtimi i te dashurve te tyre,te bejne nje lutje apo te hedhin nje tufe me lule per ti kujtuar.
Zbulimi i Katinit tone ,i njgjashem me masakren e Stalinit ne Poloni, nuk ka se si te mos hapi debatin per ligjin e lustracionit dhe tani pas 20 vjeteve,per kete njolle te zeze te historise qe kerkon shpagim nga drejtesia.
Zbulojme emra te qendreses ndaj regjimit dhe kujtohemi se nuk duhet te arrojme,se ende ju jemi borclinj atyre.
Nderimi duhet te jete te pakten per ata qe kane dhene shume per kohen dhe se si u perballen me te keqen,por si nderim duhet te kene te pakten nje varr.
Rasti i Kosoves me zbulimin e varrit masiv te Recakut e kthelloi dhe e zgjoi perendimin,duke e ndergjegjesuar per gjenocidin qe u krye ndaj asaj popullate te pa fajshme.Ishte ai zbullim i atij varri masiv qe vuri ne levizje makinerine ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Natos per te reaguar ndaj pushtuesit.
Zbulimi i varrit masiv te Katinit ka zgjuar kujtesen e shoqerise duke e kethyer ate 20 vjet mbrapa,ne dite kur vriteshin te rinj pse tentonin te kaperxenin murin e ambasadave.
Kur ne kufi vriteshin e percudnoeshin kufomat duke u terequr zvarre neper qytete te lidhur me tela me gjemba.
Kur poetet denoeshin me varje ne litar nga njeres qe sot ose jane dekoruar per krimet e tyre duke qene ne krye te kushtetues,ose pinjollet e tyre jane katapultuar per te marre trashegimine e partise qe prodhoj regjimin e varreve masive.
Mjafton te shohesh sot ne mediat apo ne forumet ne internet ku bashkbiseduesit flasin me shume per Fehmi Abdiun dhe te birin e te atit,Edi Ramen,se sa per diktatorin.Duke mos bere me perceptim te gabuar,por se fryma e diktatorit dhe imazhi i atij sistemi misheroet sot ne dy institucione te rendesishme,ku i pari eshte ne gjykaten kushtetuese dhe i dyti ne krye te PSse.
Se bashku si nje binom prefekt i bejne bllokade ndarjes nga bota e krimeve te diktatures prej nga vijne.
Abdiu kur denoi poetin Nela ishte nje gjykates i thjeshte i diktatures,ndersa tani mbas 20 vjetesh eshte shperblyer ne hierarkine me te larte te gjyqesorit.
Ai nuk mund te denoje me me varje ne litar nje poet disident,por shume me teper,nje sistem te tere.
Rama u perzu 20 vjet me pare nga levizja e dhjetorit duke u gjykuar perlidhjet e tij te aferta me regjimin,aq me teper qe i jati ne ato dite nuk kishte mbushur vitin qe kishte firmosur per varjen ne litar te poetit disident.
Ky njeri i perzene 20 vjet me pare nga levizja e dhjetorit po kerkon tani te sfidoje sistemin duke perseritur thirrjet e eterve te tij shpirterore per marrje te pushtetit me dhune dhe mos njohje te votes se lire.
Kategori
Uncategorized

Dhimbja e nje Mesuesi

Urim Gjata.

E sheh rruges ashtu te lodhur nga hallet e kurbetit.Por gjithmone krenar per prejardhjen e tij,vendlindjen e tij, dhe profesionin e tij nga me te bukurit ne bote.

Ky eshte mesues Dashua nga Permeti,tashme emigrant ne qytetin tone ne Selanik.Te gjithe me dashuri e therresim Profesor.Emer i bukur por qe i takon ne gjithe takimet me perfaqsuesit e shoqatave,klubit poetik forcave politike ketu ne emigracio te (lodh) me te vetmin shqetesim.

A do mundemi te kemi nje shkolle Shqipe ketu pa le te vdes.Dhe lotet i rrjedhin nga syte, nga syte e mallengjyer per tju mesuar vocerrakeve Shqiptare ketu ne emigracion gjuhen e nenes, te gjysherve dhe stergjysherve te tyre Shqiptare.Gezohet si femije kur klasa i mbushet plot e perplot me vocerrake,gezohet me gjithe shpirt.Sepse ai vete me gjithe moshen e tij ka shume vite ketu ne Selanik qe ka organizuar dhe organizon  falas per femijet shqiptare kurset e gjuhes shqipe.

Nje here ne jave i themi ne.

Buzeqesh, nuk jane pak na thote,behari nuk vjen me nje lule,por po nuk celi nje lule nuk vjen behari..

Fjale e mencur e nxjerre nga goja e embel e nje njeriu me shpirt te mire, e nje njeriu qe megjithe se ne moshe jo te vogel,mbas punes se lodheshme gjen kohen  tju mesoje femijve tane gjuhen shqipe.Duke pire kafe me kryetarin e artisteve dhe poeteve shqiptare Dega e Blerte,z Bujar Muco,ne nje moment vjen profesor Dashua duke buzeqeshu.

Tani jemi tre mesues na thote ai,bisedova dhe me Aleksin,-Ana Kapia me premtoj qe do mundohet te na ndimoje nga prefektura,zot shyqyr.Kam nje merak thote.Ju e dini une jam nje nga drejtuesit e shoqates me emrin e shenjtores Shqiptare Nene Tereza.Ne pervjetorin e saj sivjet  shpallim  konkursin  per krijimetme te mira  nga emigrantet per figuren e kesaj shenjtore te madhe.Do te  deshironim nga Dega e Blerte ketu te na dergoni krijimet me te mira.. Apo jo Urim me thote jemi apo sjemi Shqiptare.

Te dua me thote se je nip,- djale,- dhe vella mesuesi.E di mor shejtan cdo me thene mesues?

Une e gacmoj duke qeshur.Turku nuk ju merr ju mesuesve per deshmimtare.Qesh perseri, po- por pa ne sot nuk do lexonit dot Shqip. Dhe nis e flet me dashuri dhe mall per rilindesit tane dhe nuk mundet  te mbaroje pa permendur vellezerit Frasheri duke ju mbushur  perseri syte i mbushen me lot.Shteti na dergoj disa abetare qe nuk dime ku perfunduan,sikur ne te ishim ne shkretetire dhe jo ketu ne sinor, ja ku jemi ketu.

Ata vine per dite dhe me shume per qef,askujt nuk i shkon mendja se ketu po rritet nje brez i ri qe nuk di shkrim e kendim,pra nje brez pa te ardhme ne vendin e tyre.Vertet profesor Dashua kishte te drejte,shume te drejte ne fjalet e tij dhe ashtu i lodhur ngrihet. Do shkoj nga shkolla thote, te shoh si vajten sot mesimet,dhe gezohet perseri si femije kur femijet shqip[tare arrijne te shkruajne dhe lexojne shqip.Duke u larguar profesori mendoja, Jane te rralle keta njeres.

E cfare kishin me shume rilindasit se keta ne keto kohe qe jetojme.

Filsja me vete dhe ndjehja respek per kete njeri te mire qe po largohej me enderren se shume shpejt do kete dhe nje shkolle shqipe dhe ne Selanik. 

Po Dashua nuk ishte vetem mesues dhe hapes i klasës së parë shqipe ne Selanik, por ishte edhe themelues i Degës së Partisë Demokratike po në Selanik dhe një kohosisht dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege.

Antar i Klubit Drita dhe me vone Dega e Blertë.

Kategori
Uncategorized

E DHIMBSHME!! “Kasapi SERB” rrëfen 49 vrasjet e femrave kosovare: I thereja, i hidhja t’i hanin derrat…

Një vrasës serial, i njohur si “Kasapi”, i cili ka vrarë plotë 49 gra, disa prej të cilave i ka groposur dhe me trupat e të tjerave ka ushqyer derrat e tij, është rrëfyer mbi masakrat e kryera. Krimet e Robert Picktonit ishin të tmerrshme. Ai është cilësuar si vrasësi më i keq i Sërbisë. 68-vjeçari jetonte një jetë të qetë duke rritur derrat në fermën e tij në Vankuver, por fsheh një sekret të errët. Ai eshte denuar me burg te perjetshem, dhe kete denim eshte duke e vuajtur ne nje burg te eger.

http://shqiperiaebashkuar.al/?p=23356

Kategori
Uncategorized

Briken Fejzullai, poshtëron Ramën: Ti që ua quaje shokëve gratë k*rva, tani…

Erion Veliaj disa kohë më parë zgjodhi Briken Fejzullain si kryebashkiakun e natës të Tiranë. Ky i fundit në një letër të hapur dërguar Ramës, si aktivist i shoqërisë civile, ironizon nisëm e kryeministrit për të kriminalizuar shpifjen.

Më poshtë shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak! Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht. Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes. Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim. Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve. Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët. Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh. Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi. Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec. Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje. Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot. Një psiko-delirant pa bythë!

Ps fotot nuk janë të autorit, por të wordpres.com.

https://www.classlifestyle.com/d/198/171/13400/tirana-ka-edhe-nje-kryetar-per-turnin-e-trete-veliaj-prezanton-kryebashkiakun-e-ri/

Kategori
Uncategorized

Kryetarja e Helsinkit në Serbi: Para 2 vitesh në Nish, Vuçiç i filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës.

Zbardhen prapaskenat e idese per shkembimit te territoreve mes Serbise e Kosoves,

Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini.

 Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiqit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiq e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë. Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiqi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiqit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

 

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiqit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës

Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiq hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».

Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës.

Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës

Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiq ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiq dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».

Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës»/ DIALOGPLUS.CH

Kategori
Uncategorized

Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën .

Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën

Pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel,i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme ( Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.

Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti.

Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme.

Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.

Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes.

Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.

Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.

Fill pas kthimit në Tiranë Tahiri dha dorëheqjen nga Kuvendi.

Kategori
Uncategorized

Faqezinj të rilindur


Zef Zefi

Komunistë, socialistë, rilindas e “krenaristë”:

Latë Shqipërinë me 7 ditë bukë në radhe te bukës, e gjetët me 7 a 70 llojë buke…(ne fakt qeshët si kokëtula mesjetarë, kur kjo u premtua.) Tani denduni me tul buke…

E latë Shqipërinë pa mbrojtje, e gjetët në NATO. Tani Gjosh-kua me bythëtundësat, na këndon “strategjira globale”.

E latë këtë popull vulëhumbur në radhet e ambasadave, konsullatave duke paguar gjithandej sekserë, mafiozë e noterë. E gjetët me lëvizje të lirë Shengeni. Tani shëtiteni dhe ju botën që e pështytë, krenaristë të pacipë.

E latë shqiptarin me 6 orë drita dhe ujë në ditë, e gjetët me 24 ujë e dritë. Tani e kthyet prapë atje ku e latë vetë, dhe qeshni me me ata që vazhdojnë t’u besojnë juve, dmth me fatkeqët.

E latë pa asnjë kilometër infrastrukturë, shteg as udhë, e gjetët me të gjitha akset kryesore autostradale të përfunduar, përjashtuar rr. e Arbërit. Bëjini të paktën rrugët dytësore, dhe vijëzoni, mirëmbajini e vendosni sinjalistikën, se çuditët botën.

Kosovës i kthyet shpinën njëlloj si në kohën e Enver-Titos. E gjetët të pavarur. Tani mos i fusni supin siç po bëni, me flirtime konspirative. Do t’ju dalë boja një ditë. Zoti ju marroftë!

Vëllezër (bythëkuq e faqenxirë, llupësa e kriminelë) keni qeverisur Shqipërinë 48+8+5 (+2vjet, gjysëm-Meta =63vjet, merreni një herë në dorë lupën, pasqyrën ose ndërlidhjen dixhitale ndër më të mirat e të lirat e botës, që jua solli armiku juaj Saliu dhe verifikoni fajin dhe turpin mbi fytyrat tuaja. Mbrapshtitë, hajnitë e krimet që keni bërë në këtë Shqipëri duke i shkarkuar fajet gjithmonë tek armiku i kllasës suaj të fëlliqtë. Kur shkaku dhe arsyeja e fajit dhe krimit është ekzistenca e species suaj.

PD, “burgaxhinjtë” e diktaturës tuaj, “SHQUP” e gjithë “fronti i së keqes” kanë qeverisur sigurisht jo perfekt, po vetëm 10 vjet…që me punë rezulton më shumë se dhjetëfishi i 63 vjetshit tuaj…

Sigurisht, mund e duhet të bënin më shumë, por përdoreni ndonjë herë atë gjendër të të menduarit, jo veç ato të stomakut tuaj të pangopur. Komunista, hoxhista, rilindsa bythkuqë e spurdhjakista…!

Boll e përgjakët këtë vend. Merrni lekët e “barit”. Merrni dhe lekët gjakut të këtij populli dhe thyeni qafën.

Boll tash…!Ps fotot janë të blogspot wordpres.com.

Kategori
Uncategorized

Sapo mora një pako’, Fredi Alizoti: Taulanti më tha ‘hap gojën sa do’.

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ‘hap gojën sa do’.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier.

Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: ‘Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart’? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ‘Mora një pako të mirë’.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ‘lart ku më latë’.

Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë ‘Shefin e madh’ me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ‘nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa’.

Çfarë ‘pako’ ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?

Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit ‘hap gojën sa do’?

Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?

Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?

Cili është ‘shefi i madh’ i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, që jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.

Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

Kategori
Uncategorized

Testament

Poeti Llambi Gjikuli.

Ish themelues dhe Sekretar i parë i Degës së Partisë Demokratike Selanik.

Themelues i degës së PD Berat.

Nuk mund të harroj takimin e parë me dr/Berishën, me ne përfaqsuesit e degês së PD Greqi.

Llambi, Pëllumb Bici dhe unë.

Përqafim dhe lot.

Takim mbas shumë e shumë vitesh kur u takuan për herë të parë në tribunën e ngritur nga demokratët në Berat, kohë kur u krijua Partia Demokratike në këtë qytet dhe Llambi ishte një nga të parët themelues të saj.

Më 1997 poeti Gjikuli i kërcenuar nga bandat u detyrua të largohej familjarisht në Greqi.

Doktor nuk mundëm dot… revolucioni sllavo komunist 1997, nuk na la asnjë apësirë, ne u dhunuam keq e më keq, u detyruam të iknim nga syte kembet ne emigrim.

Të qoftë dheu i lehtë Llambi Gjikuli.

Llambi Gjikuli
MIDIS DY PLLAJAVE BIE VESË

Cikël poetik nga Llambi Gjikuli

Testament

( Djalit tim, Genti.)

Po të le tokën,

djali im.

Po të le plugun dhe farën.

Po të le ujin dhe burimin,

që etjen plisit ti t’ia shuash.

Me shkrim të gjitha po t’i le,

me një tapi prej noterie.

Po lot nuk të le,

o biri im,

as heshtje e vaj.

Po të le këngën, biri im

dhe ison të mos jesh i vetëm,

zërin tim po të le

të zgjohesh herët.

Kur jeta ime të shterojë,

pak tokë lerë për vdekjen time,

te vëndi im,

pak dhe hidh,

ca zaje deti e shkulmë dallge

dhe një fole

ma ngri mbi ballë,

të shlodhen zogjtë në fluturim.

Mjaftoka

Ishte ora shtatë? Shtatë pa pesë?

Pesë minuta përgjonin të nxituara.

Në trafikun qiellor perëndimi lante

fytyrën tënde ngjyrë ari.

I duhej atij një natë e ndriçuar nga ti.

Dhe ora, për çudi, mbeti.

Dhe ajo ishte dehur nga ekspozimi

i perëndimit të mrekullueshëm.

Produkti poetik,

shtrydhte pikë, pikë durimin,

në kupën e qeltë të zemrës ngrinte dolli

erëdehjes së gjirit tënd

të marrosur nga freskitë lakuriqe.

Heshtja sundonte në instiktin e moçëm,

duke puthur buzët symbyllur.

Poezia ime

Arsyetova me ty,

të gjitha marrëveshjet midis nesh

me një kontratë të përjetëshme,

pa pranin’ e avokatëve dhe të kritikëve.

Ma ndeze cigaren

kur nata më pat hidhëruar

e gojët e natës shqyheshin

në një dosje postbllok, që të kujton

gafat e dikurshme të nëpërkëmbjes.

Mbeta i vetëm, fillikat, përsëri

ti më zgjove duke më sjellur

një stinë të ngrohtë nga ato që gjethërojnë

duke më thënë:

“Nën sqetull të kam, shërbëtori im!

Shihemi prapë nesër!”

Ceremoni qirindezura

1

U dogjën ullinjtë,

mbretërimi i gjelbërt fisnik humbi,

vaji i tyre ndezi kandilet e natës

në një varr të heshtur.

2

Kënga e vonuar e gjinkallave

vuri në gjumë një burim të vogël,

që thahej prej vape.

3

Udhëtimet mbaruan dhe pushuesit ikën përsëri,

por pas mbetën tabllotë e tyre,që vështrojnë

të akorduara në mbrëmjen e ndezur të bregdetit.

4

Gjithë jetën ky përrua mes maleve

mban peshën e vetëtimave dhe ujrave që shkumëzojnë.

Zogj endacakë hënën e përmbysur ndjekin pas

me një pelerinë vellombuluar.

5

E mora në gji ndrojtjen tënde,

që ndizte pushtimin rrënues të heshtjes.

Në misterin e papërlyer të mëngjesit

dhe Helena udhëtoi njësoj si ti.

6

Lotë-ëmbëltuar dashuritë e pemëve,

ringjallën përkundruall

hijeshinë fërfëritëse të zjarrmimeve.

Një tempull bari përbri,

hapi sytë lulorë të stinës.

7

Rrëzoheshin orët. Ceremonitë qirindezura,

rroknin hymnet dhe në dritën e dashurisë,

dëshirat dëfrenin në gjuhë të përbashkët.

Në verën e jugut

Të gjitha ishin falas

shikimi dhe buzëqeshja e ngrënë

prej zjarrit të mbetur nga nata.

Një kartolinë fluturuese je,

një konkë poetike, një vjershë,

një pigment i shëtitjeve

në mbrëmjen e deteve.

Hijet e etura kthehen përsëri

duke të gjetur

në forma letrash të vizatuara,

nga brenga e një xhelozie të dikurëshme.

Puthja jote e thellë duket e largët.

Limani i pasionit një pulëbardhë,

një agavë, një qerpik në horizont,

që lëshon lot perëndimit të përhershëm

nga që asnjëherë nuk arrinte të kuptonte

frymëmarrjen e diellit.

Në verën e jugut,

që zvarritej prej erës

si një manaferrë e pjekur,

buza jote e gjakosur,

goja jote e ngrohtë-

pikturë e herëshme e gojës,

që përgjon akoma kalimin e hënës.

Çast i heshtur

Qetësi muresh pa trumbetimet e mëdyshjet,

udhë që kalojnë qafave të ravijëzuara.

Qyteti sovran me kështjellën e coptuar.

Në thyerjen e mesditës, zbukurimi i heshtur

palcën e qiellit thith duke u dehur me deliret.

Zgjohen çaireve hingëllimat e kuajve,

Venera në mëdyshje,

mban akoma fustanin e çelur e të çarë në mes,

që mjaftojnë për një zgjidhje gjokftohtë.

Po ti ç’kërkon këtu, tek ky vënd, në këtë orë?

Mos dashurinë e Pandorës të babëzitur nga heshtja?

Altar të mendimit të moçëm mbajnë perënditë e sotme

duke përcaktuar udhët dhe drejtimet mes sensacioneve,

që kërkojnë lulëzimin e dëshiruar

në limonishten e zgjeruar mbrëmjësore.

Andrallat e tua

Unë mbështetesha në andrallat e tua,

që më mjaftonin për një çast të shkurtër

edhe pse brishtësia jote ishte e pavarur,

edhe pse bukuria jote ishte një burim për manjakët.

Unë mbështetesha në andrallat e tua,

që mbulonin sythat e marsit me lule

edhe pse ti s’më fale asnjë degë të paçelur

në kohën e pakryer të veseve të tua.

tetor 2005

Adhurimi i fshehte

Margaritarët e zhveshur të prillit ndriçuan.

Turtulleshat ngrejnë folet’ e reja

të mbështetura në qiell.

Dikush lexoi shprehjen e fshehur

të shkruar mes iridit të mëngjesit që rrezatonte

me magjin’ e ëndrave që ndërthurrnin

shëmbëllimin e verdhë të vjeshtës.

I lashë mënjanë shkëmbinjt’ e shkrimeve

dhe zgjova buzëgazin tënd

në një epos të ri dashurie

peisazheve të gjalla të trupit të zhveshur.

Ajo lodër tani ecën në një kalë shkumësh,

që e mbështjell deti

me puthje të dhimbëshme.

Balada e hënës

“U vonove,” më thanë gurgullimat,

“U vonove,” më thanë zogjtë te thana.

Erdhi vjeshta, hapën çiklaminat;

“Oh,” tha hëna, “nëpër shkallë u vrava!”

“Oh” tha hëna dhe që tej yjet

U thërmuan mu te këmba e saj.

Në kurriz të moçëm e rrëmbyen,

E lanë perëndimit në një skaj.

Çast

Zgjon një trung

dhe çelin sythet.

Vjen një re

dhe nis një shi.

Shkon një lumë

dhe shelgu dridhet.

Nata piu liqenin e shpirtrave.

Pse nuk fole, o njeri?!

Dhe s’e di

Midis dy pllajave bie vesë,

përfund tyre rrjedh një lumë.

Në krah dielli ndez ylber,

një grifsh mbi degë ulet me zhurmë.

Flokët e tua bërë bar

e vetullat e hequra si mëllënja,

Gishtat prekin një nishan

poshtë dy thithave të argjënta.

I ul buzët përmbi ‘të.

Kush më mashtron, ti a ylberi?

Dhe s’di në jam apo nuk jam,

Në botën tënde unë i vetmi.

Kategori
Uncategorized

Flagrancë krimi, 25 udhëtimet e Taulant Ballës me trafikantin e drogës.

1)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

2)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.

3)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.

Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.

Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.

• Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?

• A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?

• Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?

• Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?

• Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?

Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.

Kategori
Uncategorized

Misteret e pusit-varr në qendër të Sarandës

Zoica Nini: Si ma vranë babanë dhe eshtrat ia hodhën në pusin para degës së brendshme

Nga Luljeta Progni

Është një vend në qendër të Sarandës, ku një grua e moshuar shkon çdo 6 maj e vendos një tufë me lule, qan e lutet. Për ata që nuk e njohin, duket sikur lulet, lotët e lutjet shkojnë drejt askujt e askundit.

Rreth 100 metra përtej godinës që dikur ishte dega e brendshme e Sarandës, ndodhet një bunker, i cili është kthyer në muze për krimet e komunizmit. Përballë tij gjendet një pus, që në Sarandë e quajnë pusi-varr. Nuk ka asnjë pllakatë apo shenjë që e dallon atë pus nga të tjera objekte që gjenden në atë territor.

Zoica Nini është 75 vjeçe, ajo shkon çdo vit atje sepse janë aty eshtrat e babait të saj. Zoica ishte vetëm dy-muajshe kur regjimi komunist vendosi ta vrasë e ta gjymtojë babain e saj, Foto Nini. Ai ishte vëllai i dy dëshmorë të LANÇ, Kiço dhe Pavllo Nini. Eshtrat e dy vëllezërve dëshmorë të LANÇ janë në varrezat e dëshmorëve dhe emrat e tyre janë në lapidarin e fshatit Nivicë-Bubar. Ndërsa eshtrat e vëllait të tyre Foto Nini, janë në atë pus ku për fat të keq, janë hedhur kufomat e dhjetra të pushkatuarve si kundërshtarë të regjimit.

Zoica nuk e ka parë kurrë babanë  saj dhe kurrë nuk e mësoi arsyen pse regjimi e vrau dhe e hodhi në atë pus varr. Zoica ka mësuar nga gjyshja e saj Marta Nini, se babi Foto Nini u vra mizorisht nga regjimi komunist, kur Zoica ishte vetëm dy muajshe.

Ma ka rrëfyer gjyshja Martë

“Foto erdhi i lodhur nga stani në mal ku qe çoban me pak dhi, që të mbanim frymën gjallë. Të puthi ty që ishe 2-muajshe dhe përkëdheli vëllain tënd që ishte gjithashtu dy muajsh, i cili nuk pati jetë të gjatë, se u sëmur dhe vdiq pa mbushur vitin”, nis kështu rrëfimi i gjyshes që mban mend Zoica. E ka dëgjuar me mijëra herë këtë rrëfim, sepse është rritur nga gjyshja Marta. Ajo ishte një plakë me brengë të madhe në zemër, sepse i kishin vrarë tre djemtë. Vazhdon rrëfimi i Zoicës…

Pasi na kishte puthur ne fëmijët, babai ishte shtrirë të çlodhej pak. Papritur, u dëgjuan zëra të fortë që thërrisnin:

-O Foto Nini, o Foto Nini… Gjyshja kishte dalë tek porta dhe ata e kishin pyetur për babain se a ndodhej në shtëpi. Gjyshja u tha se ndodhej brenda dhe qe shtrirë për t’u çlodhur. Ata i kërkuan t’i thoshte tim eti që të dilte pak tek porta. Babai doli dhe ata i thonë të shkonte pas tyre. Babai diçka nuhati dhe u kërkon që të vishet, por ata i thanë të shkonte ashtu siç qe, se do të kthehej shpejt. Zëri i tyre nuk i pëlqeu gjyshes. Kish hakërrim, mëri, tërbim, pabesi, dukeshin si hungërima hienash dhe vampirësh gjakpirës. Zemra e nënës që ndjen shumë, parandjeu se diçka e keqe po i kurdisej të birit dhe zemra e saj qe e helmuar se dy djem i kish lënë në lutën Na Çl si dëshmorë e plaga e shpirtit nuk i qe mbyllur, megjithëse për nënën nuk mbyllet kurrë. Kështu që vendosi t’u shkonte nga pas. Pa kaluar as dy-tre metra nga porta ata shpërthyen në ulërima, e kapën babain nga krahët duke e zvarritur dhe goditur me shkelma, madje kishin mbledhur edhe shumë nga komuniteti egjiptian, që janë të shumtë në Sarandë, dhe e godisnin babanë me gurë e sende të tjera, me ç’të mundnin e ç’të gjenin, pa le më sharjet e fyerjet. Trupi i babait u mbulua me gjak. Gjyshja bërtiste nga pas se çfarë u kish bërë djali e ç’kishin me të. Kështu vazhdoi gjatë gjithë rrugës, derisa e futën në Degën e Punëve të Brendshme. Aty gjyshja nuk e ndoqi dot më se nuk e lejonin brenda”, rrëfen Zoica.

Fundi fatal i birit të vetëm

Mëngjesin e ditës tjetër, Marta do të merrte lajmin e tmerrshëm për birin e saj. Foto Nini kishte ndërruar jetë në kushte mizore, i lidhur këmbë e duar dhe i kthyer me kokëposhtë i varur në një litar. Martës ia kishte rrëfyer një pasturuese e Degës së brendëshme kohë më vonë. Dudija ishte pastruesja, se ashtu i thërrisnin në Sarandë. Ajo i kishte kërkuar mijëra herë që mos të tregonte se kështu mund të përfundonte në burg. “Në mëngjes Dudia kish parë rrobat e tim eti në oborr të hedhura e të mbuluara nga gjaku. Gardiani K.V. i bërtiste me të madhe t’i merrte e t’i digjte diku në një cep rrobat e atij qeni. Po ç’kish ndodhur atë natë të zezë? Pasi i kishin torturuar çnjerëzisht babain dhe tre të arrestuar të tjerë, i varën kokëposhtë dhe roje i vunë gardianin K. V. Rojën e zuri gjumi dhe të katërt të arrestuarit e varur kokëposhtë, ca nga torturat e ca nga qarkullimi i gjakut që u ra në tru, vdiqën. Mëngjesi i një korrikut i gjeti të vdekur babain dhe tre të arrestuarit e tjerë Ilia Gogoni, Spiro Marangoi nga Delvina dhe Gaqe Muzina. Babait i masakruan kufomën duke i thyer këmbët dhe duart, lanë një kufomë pa gjymtyrë. Por histeria e gjakpirësve të pamëshirshëm që vërsuleshin si hienat e uritura mbi gjahun e pafajshëm , nuk kish mbaruar këtu. Të katër viktimat e masakruara i hodhën në pusin e degës së punëve të brendshme, pus që italianët e kishin bërë për të pasur ujë të pijshëm, por pushteti komunist e mbushi me gjak , eshtra dhe fate të njerëzve të pafajshëm”, i rrëfen kështu fjalët  gjyshes, Zoica Nini.

Pusi i kuq

“Tek ai pus qenë hedhur dhe më para e më pas babait edhe të tjerë viktima dhe nuk dihet numri i tyre. Këto tregonte Duduja e mirë duke e porositur gjyshen dhe nënën të mos bënin zë. Por këto i tregon më pas në vitet e demokracisë nga interesimi i të afërmve edhe vet ish gardiani K.V. Ky ishte 24-orëshi i fundit i babait tim që iu pre jeta në mes në mënyrë kriminale dhe u zhduk në mënyrë misterioze trupi i tij i vdekur nga pushteti komunist i sapovendosur i Enver Hoxhës. Zoica thotë se jeta e tyre kaloi nën një kalvar të dhimbshëm e të mundimshëm mes një trajtimi të keq si reaksionar. Gjyshja deri sa vdiq e mbushte pjatën e gjellës me lot. Qante të tre djemtë e sajë, dy dëshmorët dhe armikun e pafaj e të pavarur. Por ama i trajtonin si reaksionar, por kurrë nuk u thanë një fjalë për babain.

Zoica dhe kushërira e saj Vasillo,  thonë se nuk kanë reshtur së kërkuari; së pari, arsyen e arrestimit dhe pastaj vrasjen dhe zhdukjen misterioze të Foto Ninit. Por askush nuk u jep një përgjigje të saktë, përveçse: Nuk kemi dokumente, kjo edhe nga arkivi i Ministrisë së Brendëshme.  Kjo odise kërkimi nis zyrtarisht që nga viti 1977 e deri sot, por ka vtëm heshtje”, .

Foto Nini u arrestua dhe u vra brenda natës, pa asnjë akuzë dhe pa poçes gjyqësor, në atë godinë të ndërtuar nga italianët dhe në vitet e para të çlirimit u kthye në degën e punëve të brendshme të Sarandës. U hodh në atë pus ku thotë se janë hedhur shtra e shumë të tjerëve. Dhë piëkrisht për këtë  Zoica e ka një pytje që i drejtohet psuhtetaëve e ish-pushtetarëve të dy kohëve: Pse heshtet për këtë pus-varr, cilat janë viktimat dhe pse u hidhen në atë pus kufomat e tyre?

Rrëfimi i Zoica Ninit është marrë në atikullin me titull: Pse heshtet për varrin masiv të viktimave të ish-degës së punëve të brendshme të Sarandës?!, botuar në gazeta Telegraf, me autor Agron Malaj. (kujto.al)

Kategori
Uncategorized

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb .

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga agjentët serb September 4, 2016 OPINION inShare Save Sot, në ditën e shenjtërimit të saj, Nëna Tereze ishte temë e të gjitha mediave të botës. Në mediat perëndimore – pothuajse në të gjitha ato më të njohurat – u cek se ajo ishte shqiptare nga Kosova. Por, e njëjta nuk vlen për mediat serbe dhe maqedonase.Në fakt, janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njoh për shqiptare një prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Kështu, sot, krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se kinse nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës. Pos kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova, transmeton Telegrafi. Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.  Gjithçka nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që ka thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi gjoja ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup. Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev. Sidoqoftë, Nëna Tereze vet ka thënë: “Me gjak jam shqiptare”! Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë. Ajo që nuk dihet shumë, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajte një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.  Nikollë Bojaxhiu vdes i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Dyshohet se ishte helmuar nga agjentët serbë, meqë në trojet e okupuara luftonte për të drejtat e popullit të tij. /Telegrafi/

Kategori
Uncategorized

Skandal në Prokurori/ Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar për thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori për të dëshmuar.

Kryemadhi shkruan në një postim në Facebook, se  kryetari i Grupit Parlamentar të PS është dukshëm i faktuar si i përfshirë në afera kriminale, thirret kreu i opozitës në Prokurori.

“Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë! Frika që i ka pushtuar tashme nuk njeh më asnjë barrierë ligjore”, vijon më tej kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi

Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës.

Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.

Ky i fundit, edhe pse në krye të prokurorisë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama i frikësohet jo vetëm padive të opozitës në prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje.

Sepse asnjë shërbëtor, sado i bindur, nuk mund ta mbrojë më frymëzuesin dhe zbatuesin e kriminalitetit që po mbyt çdo strukturë funksionale të shtetit.

Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë!

Frika që i ka pushtuar tashme nuk njeh më asnjë barrierë ligjore.

Dhe për këtë, përgjegjësi do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë policinë dhe prokurorinë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij.

Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjësi direkte për vepra kriminale do të mbetet pa u ndeshkuar.

Banditët dhe pushtetarët që iu shërbejnë atyre janë njësoj përgjegjës me ata që fshehin dhe shtrembërojnë prova, apo më keq akoma, shkelin ligjin për ti shërbyer pushtetit.

Opozita e ka të qartë aksionin e saj për çrrënjosjen e krimit dhe bandave nga drejtimi i shtetit.

Askush në botën e qytetëruar dhe në mes të Europës nuk mund ta mbajë gjatë pushtetin duke përdorur mafian dhe pushtetin e pakufizuar.

Dhe lufta pa kompromis ndaj kriminalizimit të pushtetit, përfshirë dhe veglat që i shërbejnë, do të jetë përparësi e misionit tonë, për largimin e një qeverie që drejtohet, jo më nga Edi Rama, por nga mafia që e ka marrë peng atë

Kategori
Uncategorized

Bëhuni gati…

Bëhuni gati…

nga Bledi Kasmi/

Ata janë pranë dilemës të një fundi të tmerrshëm apo të një tmerri pa fund. Bëhuni gati ti rezervoni fundin e denjë kësaj organizate krimi në qeveri.

Ajo që u konsiderua si një komplot për krijimin e “liderëve të fortë” që do të merrnin përsipër ndryshimin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës në dëm të shqiptarëve dhe për interes të Serbisë dhe Geqisë ka dështuar. Plani është bllokuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm serb, Daçiç.

Si duhet të përkthehet kjo politikisht në kontekstin e Shqipërisë?

E keni parë këtë që drejton organizatën kriminale në qeveri se si është tërbuar javët dhe ditët e fundit? Konstatojeni këtë tek fytyra e përdhunuar e Prokurorisë që ka rrëshqitur drejt një çmendurie ku thërret kreun e opozitës pse ka denoncuar përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit, ndësa deputeti tjetër i opozitës, Salianji ishte në prag të arrestimit vetëm se denoncoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit të Brendshëm.

E shikoni nervozizmin e tyre, por duhet të kuptoni arsyet se përse kanë arritur në këtë pikë në një kohë që duhet të ishin më të qetë se kurrë, sepse i kanë të gjitha pushtet të përqëndruara në duart e tyre. Po ndodh e kundërta dhe kjo e ka një shpjegim. Opozita e qetë dhe qeveria e tërbuar. Opozita e sigurtë dhe organizata kriminale në panik.

Tërbimi i Ramës nuk vjen nga shpërthimi i skandaleve, se ai është mësuar me të tilla ngjarje që vetë ai dhe banda përreth prodhojnë për çdo ditë. Halli i tij i madh është gjetkë. Atij i ka rënë skema e qëndrimit në pushtet për një afat të pacaktuar përmes të qenit faktori kryesor tek një pjesë e ndërkombëtarëve që e mbështesnin atë deri dje për kopsitjen e ndarjes së Kosovës dhe shitjes së detit tek Greqia.

As Kosova nuk do të ndahet dhe as deti i Shqipërisë nuk do të falet. Vula është vendosur në Shtetet e Bashkuara, rrjedhimisht teroria e “liderëve të fortë” që duhet të ndryshonin kufijtë ka rënë bashkë me Ramën në Shqipëri dhe Thaçin në Kosovë.

Rama ka dështuar së qeni një faktor i dobishëm në rajon. Ai është tashmë i defaktorizuar bashkë me skemën e tij që mund të ndizte flakët e luftës në rajon.

Ai nuk i nevojitet më askujt dhe në të tilla raste ata që të mbështesnin deri dje, tani të flakin si një limon i shtrydhur. Kjo po ndodh me Ramën. Ai e di këtë dhe është i ndërgjegjshëm se është në prag të fundit, që vërtet mund ta ketë të tmerrshëm.

Kategori
Uncategorized

Alibeaj dhe Bardhi publikojnë shtatë dokumenta: Provojnë se policia ka fabrikuar prova për të mbrojtur Agron Xhafajn

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, kanë publikuar shtatë dokumenta që sipas tyre se si Prokuroria ia ka adresuar policisë të fabrikojë prova për të mbrojtur Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm. Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ‘aktor’ për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ‘aktor’ ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën. Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar”, deklaroi ndër të tjera Bardhi.

Denoncimi i plotë i Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit:

-Alibeaj

I. Sot jemi përpara jush, për të dëshmuar me fakte dhe prova, sesi Edi Rama, përmes veglave të veta në prokurori:

·         nuk heton krimin e organizuar me mbështetje shtetërore, por denoncuesit;

·         nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarin;

·         nuk procedon penalisht Ministrin e Brendshëm që ka ndihmuar të vëllain t’i shpëtojë drejtësisë dhe të vijojë i qetë trafikun e drogës, por deputetët e opozitës që denoncojnë trafikun e drogës.

·         nuk zbulon prova për të gjetur të vërtetën, por fabrikon dhe falsifikon prova dhe dëshmitar.

Është fakt se:

1-     Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio që provonte se ai drejtonte trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Është fakt që:

2-     Prokuroria nuk nisi kurrë hetimi mbi përgjegjësinë e Fatmir Xhafës në falsifikimin e ligjeve për llogari të anëtarit të familjes së tij mafioze, vëllait të dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Është fakt se:

3-     Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse është kompetente për të hetuar trafikun e drogës dhe jo kallëzimin e rremë, nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë më drogën në Tragjas? Po me personat që ofrojnë furnizimin me drogë dhe që shfaqen në materialin investigativ të gazetarit? Asgjë. Asnjë veprim.

Është fakt se:

4-     Edi Rama ka instaluar një shtet privat mafioz, sic deklaroi publikisht 2 ditë më parë kur tha se ai vetë ka ngritur një strukturë të posaçme për të fabrikuar prova dhe dëshmitar, me qëllim mbrojtjen e Fatmir Xhafës dhe Agron Xhafës.

Është fakt se:

5-     Ndonëse në 16 Maj 2018 Edi Rama pranoi publikisht se dispononte ekspertizën shkencore të një Laboratori ndërkombëtar që kishte arritur sipas tij në konkluzionin se zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafës, prokuroria e kontrolluar prej tij, as nuk guxon ta thërras për t’ia kërkuar këtë provë, edhe pse opozita ka bërë një Kallëzim penal për këtë çështje.

Është fakt se:

6-     Prokuroria në çdo hap që ka hedhur, ndjek rezultatin që i paracakton Edi Rama dhe përdoret prej tij si zyrë e propagandës dhe mashtrimit të opinionit publik.

Është fakt se:

7-     Fatmir Xhafaj pranon publikisht se ka fakte dhe prova për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar prej tij, nuk e ka thirrur për t’ia kërkuar këto prova dhe fakte, edhe pse opozita ia ka kërkuar zyrtarisht.

Është fakt që:

8-     Prokuroria nuk zbatoi dhe nuk hetoi sipas ligjit Antimafia pasurinë e trafikantit të drogës Agron Xhafaj dhe familjarëve të tij, përfshirë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, siç ligji e detyron.

Më poshtë faktet e plota, që tregojnë sesi Kryeprokuror në këtë çështje, është vetë Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi hetimet janë drejtuar personalisht nga Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi prokuroria në këtë çështje ka patur vetëm rolin e noterit.

-Bardhi

II. Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm.

Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ‘aktor’ për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ‘aktor’ ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën.

Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Dokumentet e përfshira në dosjen hetimore, konfirmojnë disa nga faktet që përmend aktori i Edi Ramës në video-përgjim:

[Dokumenti nr. 7]

1-     Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është dërguar natën tek një prokuror rreth të 40-ve, me origjinë nga Kruja. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Prokurori që e ka takuar është pikërisht Gentjan Osmani.

2-     Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në datën 1 Qershor 2018. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Data kur ka bërë deklarimet për herë të parë në prokurori është pikërisht 1 Qershor 2018.

3-     Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rreth orës 8 të darkës. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Ora e deklarimit sipas aktit të prokurorisë është pikërisht 20.05 min.

Që dëshmia dhe përgjimet e aktorit të Edi Ramës të kishin vlerë provuese, ato duhet të provoheshin me prova shkencërisht të pakundërshtueshme.

Prova shkencërisht të pakundërshtueshme janë vetëm tre:

1-     Akti i ekspertimit të zërit në audiopërgjim, i realizuar në një Laborator serioz ndërkombëtar.

2-     Tabulatet telefonike të personave të përfshirë në këtë çështje.

3-     Qelizat telefonike tё Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe Fredi Alizotit.

Çdo shqiptar, gazetar, analistë dhe partnerët ndërkombëtar, kanë pritur një hetim të pavarur të kësaj çështje, me qëllim që të zbulohet e vërteta dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej për aktivitetin e tij kriminal.

Ne kemi bërë të ditur që ditën e parë se nuk mund të ketë hetim të pavarur mbi këtë çështje, sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i trafikantit të drogës Agron Xhafaj, që është subjekt hetimi.

Sot shqiptarët do shohin me dokumente zyrtare që hetimi nuk është bërë nga prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.k

1-     Verifikimi dhe analizimi i qelizave telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e pretenduar kur është realizuar përgjimi, kanë qenë apo jo në të njëjtin vend, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

[Dokumenti nr. 1]

Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, nëse kanë qenë apo jo bashkë Albert Veliu dhe Agron Xhafaj, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.

2-     Edhe verifikimin dhe analizimin e tabulateve telefonike, të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht komunikimet telefonike midis tyre, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

[Dokumenti nr. 1]

Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar Albert Veliu me Agron Xhafën, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.

3-     Marrjen e mostrave të zërit të Agron Xhafës, që janë përcaktuese për të përcaktuar shkencërisht nëse zëri në përgjim është apo jo i Agron Xhafës, i ka marrë vetë Fatmir Xhafaj.

[Dokumenti nr. 5]

Ky është Dokumenti i datës 15 Maj 2018, që provon se mostrat e zërit të Agron Xhafës, janë marrë nga eksperti vartës i Fatmir Xhafës, me pajisjet e Fatmir Xhafës.

[Dokumenti nr. 8]

Prandaj Laboratori privat britanik ka konstatuar se kampionët e zërit janë të dobët dhe nuk mund të përcaktojnë në mënyrë përfundimtarë nëse është apo jo zëri i Agron Xhafës. Por pavarëisht kësaj, ekspertët britanik kanë dalë në konkluzionin se zëri i Agron Xhafës është i ngjashëm me zërin në audio-përgjim.

Siç rezulton e provuar nga dokumentet e publikuara, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, jo vetëm kanë fabrikuar një “aktor”, por kanë fabrikuar çdo provë mbi këtë çështje, duke dalë hapur si hetues të kësaj çështje. Prokuroria ka qenë vegël e tyre në këtë histori.

Tani po shtrojmë një pyetje publike dhe me interes. Pse prokurorët nuk kanë guxuar të verifikojnë përgjimin e Fredi Alizotit, i cili në datë 27 Maj 2018, deklaron se ka marrë një ofertë nga pala tjetër.

[Dokumenti nr. 6]

Kush është pala tjetër? Cfarë oferte ka marrë? Kush e ka bërë ofertën? Të gjitha këto duhet të ishin hetuar nga prokuroria. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse prokuroria e krimieve të rënda është shndërruar në një celulë kriminale që mbron krimin dhe korrupsionin, dhe që prish hetimet për të mbrojtur kriminelët.

Donika Prela, shërbëtorja e Fatmir Xhafës, u emërua në  krye të Prokrurorisë për Krime të Rënda, pikërisht për të mbrojtur Agron Xhafaën. Prandaj, caktoi prokurorët e cështjes së Agron Xhafës, në kundërshtim me ligjin dhe pa short.

[Dokumenti nr. 2]

Pra, në shkelje të ligjit, drejtuesi i prokurorisë ka gritur një grup hetimor, por prokurorët në përbërje të tij i ka caktuar pa short.

Të gjitha këto të dhëna, provojnë pa asnjë dyshim, se Agron Xhafaj, ka hetuar Agron Xhafën. Fatmir Xhafaj ka hetuar vetveten. Edi Rama ka qenë regjizori dhe arkitekti i shndërrimit të këtij hetimi në një hetim për mbrojtjen shtetërore të trafikantit të drogës, Agron Xhafaj.

-Alibeaj

III. Shqipëria prej kohësh ka hyrë në diktaturë mafioze, ku krimi i organizuar, pasi ka kapur për fyti Qeverinë dhe Parlamentin, tashmë zyrtarisht ka nën kontroll edhe drejtësinë.

Zyrtarisht, prokuroria e shtetit, institucioni që ka për detyrë të luftojë krimin dhe korrupsionin, është shndërruar në një celulë kriminale të fabrikimit të provave dhe dëshmitarëve:

·         për të mbrojtur kriminelët dhe trafikantët e drogës; dhe

·         për të shantazhuar e për t’i mbyllur gojën cilido që nuk rreshtohet krah krimit të organizuar, që i prish punë krimit të organizuar, që zbulon aferat e drogës me mbrojtje qeveritare, pavarësisht nëse këta janë qytetarë, gazetarët apo përfaqësues të opozitës.

Përdorimi politik i drejtësisë nga Edi Rama dhe mbrojtja e kriminelëve me të cilët bashkëqeverisë, është paralajmëruar nga Partia Demokratike që ditën kur në mënyrë antikushtetuese dhe të njëanshme, emëroi një prokurore vegël tё tij në Krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Aferat e Tahirit, Çyrbjes, Ballës, Xhafës, Rrahjes, etj. janë shembuj tipik se përse Edi Rama e kishte jetikë dhe urgjente kapjen e prokurorisë.

Edi Rama e di të vërtetën për çështjen e Agron Xhafajt. E pranon edhe vetë. Prandaj anagazhoi të gjithë shtetin, nga Ministri i Brendshëm tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Prokurori i Përgjithshëm tek Kryetari i Grupit Parlamentar, për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur trafikantin e drogës Agron Xhafaj.

Kryeministri, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt dhe me qëllim për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e Brendshëm.

Edi Rama ka krijuar një shtet privat që fabrikon vetë djegie me cigare, vetëvrasje me 3 plumba, vet ofrime për të shkuar në burg, që fabrikon dëshmitarë dhe prishë prova, vetëm e vetëm për të sulmuar dhe përndjekur gazetarët dhe denoncuesit, opozitën dhe qytetarët. Shteti mafioz që ka krijuar Edi Rama ka vetëm një qëllim: të shpëtojë trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij Fatmir Xhafaj, si dhe çdo kriminel tjetër të lidhur me pushtetin e tij.

Kategori
Uncategorized

Për ku u nis vrasësi me pagesë….

Kush do ekzekutohet dhe pse???

Policija shqiptare dhe interpoli heshtin, ata i kane duart e lidhura nga shteti i narkotrafikut dhe bandave.

Kë kundërshtar politik do ekzekutojnë në diasporë!?

Vrasesit me pagesë nisen me misjon special ndërsa policija e shtetit shqiptar hesh.

Ka qënë shërbimi inteligjent dhe policija e Kosovës ajo që ka ndjekur lëvizjet e Durim Bamit nga momenti që ai është futur në teritorin e saj.

Gjithashtu janë shërbimet inteligjente të Kosovës ato që kanë dhënë të parat alarmin për lëvizjet e Bamit brenda Republikës së Kosovës deri në dalje nëpërmjet aeroportit të Prishtinës.

Policia zvicerane në alarm, shton masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu,pasi Durim Bami ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Durim Bami ka dalë jashtë Shqipërisë më 6 tetor, por shërbimet inteligjente, interpoli dhe policija shqiptare e kanë mbajtur të fshehtë apo në heshtie këtë informacion.

Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ishte larguar nga vendi pasi kishte mësuar nga rrjeti i tij informativ se Durim Bami ishte kontaktuar për eliminimin e tij.

Durim Bami ka kaluar pikën e Morinës dhe më pas është larguar me avion nga Kosova, dyshohet drejt Zvicrës.

Policia zvicerane transferon Emiliano Nuhun në strehim të sigurt.

Më parë Emiljano Nuhu jetonte pranë kampit të azilantëve. Emiljano Nuhu denoncoi dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 26 shtator.

Në letrat për drejtuesit e policisë, Nuhu shkruante se ndihej i kërcënuar. Durim Bami u ndalua nga policia 3 javë më parë.

Ndalimi i Bamit pas një aksioni të papritur në Nikël.

Pak orë pas ndalimit, Bami u lirua pa asnjë akuzë

Kategori
Uncategorized

Kush është ministrja që nuk denoncoi rrahjen e bashkshortit për dhjetra mijëra euro?

Pak kohë më parë, ka ndodhur një ngjarje e cila ka përfshirë të afërmin e një ministri.

‘Burri i një ministreje u masakrua nga një personazh i botës së krimit.

U mbajt e fshehtë.

Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh’

Bëhet fjalë për bashkëshortin e një prej zonjave ministre të Ramës, por që i është mbajtur sekret me kompromis policisë dhe Prokurorisë.

Rasti në fjalë, i hedhur në qarkullim vetëm dje, meriton vëmendje.

Kemi një ministër të kabinetit të z. Rama që ka konflikte direkte me njerëz të krimit dhe asgjë nuk është ndjekur në rrugë institucionale.

Nuk ka as kallëzim penal, as publikim.

Heshtje. Dhe me heshtje ose dëshmohet frika, ose blihet diçka tjetër.

Pse vallë ministri në fjalë nuk e adreson problemin në Prokurori?

Mbi ç’bazë do besojnë më tej qytetarët e thjeshtë policinë, apo shtetin dhe qeverinë, kur një anëtar i kësaj të fundit nuk ka besim te to?

A e di ky ministër që me këtë sjellje po del kundër frymës së reformës në drejtësi, por adopton një kod mafioz dhe në fund po konsumon ndoshta një vepër penale?

Kategori
Uncategorized

Të dua moj natë vjeshtake. po

Krijime të dala nga shpirti i emigrantëve.

Kristina Demiri Dojçe/

MJESHTRI I KOHËRAVE SHQIPTARE

BABAJT TIM TË DASHUR SPIRO DEMIRI (SHTIKA )

Per Lirine e Atdheut duart e tua mbajtën Pushkën, për Jeten për më të Bukren për të gjithë, mbajte Dalten dhe Projektet ,o ARGJITEKT.

Nga Konispoli në Vermosh, nga Delvina ne Dibër, nga Tirana ne Devoll, nga Moglica ne Leskovik, udhët e cdo gur një histori.

Më krenare jemi ne Trashëgimtaret e tu, femijet, niper e mbesa, sterniper, e katraniper.

Kujtimi yt i përjetshm

Gur përmbi gur daltohej me daltë,

mjeshtërisht foli për kohrat shqiptare ,

dhe kënga i pikonte në buzë vec mjaltë ,

këmben kur e përplaste dridhej në valle.

Mjeshtri kohët nuk i kërkoi në lëndina ,

po kur fliste dhe ne dimër celte trendafila ,

djersinte për të dhëne të gjitha bukuritë,

kohrave shqiptare vulosi shqiptarisht

Më te fortë se gurët iu bënë gishtat nga kallot ,

me lisat foli gjuhën e blerimit ,

dhe mori nga kohërat madhështi plot,

tek njerëzit mbolli shpirtin e gëzimit.

Daltoi në cdo vend kohë dhe histori ,

po emrin e shkroi nëpër kohëra shqiptare,

dhe emrin e vërtete askush nuk ia di,

”Mjeshtër” i thërrasin të gjitha veprat kombëtare.

k@dd

NUK KA GJË MË TË BUKUR…

(Sa pak i duhet njeriu për të qënë i gëzuar i lumtur,

Mirënjohja, respekti, dashuria. )

FESTA E NËNËS Selenik, me dha frymëzim.

Nuk ka gjë më të bukur,

se sa dielli në mendime…

gjen rrezet në çdo zemër

dhe kur fshihen ndër agime.

Rreze drite, zjarr magjie,

ngrohtësinë shijon vërtetë,

sjell aromë lulesh dhe kujtime,

Dielli është magjia vetë…

Mendimi nuk ka metër ,

te lumturohesh për një tjetër

ka gëzim të shenjtëruar

edhe shpirtin zbardhëruar…

Mendja hesht në kutin e vet

për disa fjalë qe dot s’u thanë…

Koha si me dorë largon retë

dashuria dhe lumturia aty janë.

Mendimet si ujëvarat rrjedhin,

në vargje muze zjarr pashuar

dritën e diellit rrezet derdhin,

mirësinë e një njeriu të lumturuar.

Nuk ka gjë më të bukur

nuk ka kurrë kufi mirësia,

nga shpirti nuk ka të zhdukur,

besnikëria dhe mirësia.

Besnikëria dhe mirësia,

unike qëndrestare në dashuri,

gjaku ku ushqehet lumturia,

për jetën nuk ka asnjë kufi…

Në këtë jetë parajsa vetë

eshtë veç shpirt i lulëzuar…

mirësia që zbon dhe retë

të çon në shteg të dëshiruar.

k@dd

SELENIK 15 /05 / 2018

DICKA DIELLORE KANË DHE PERËNDITË

Dicka nga Dielli ka dhe syri im ,

Dicka që hap dyer e dritare ,

Me një perde mbyll retë me errësire ,

Djeg pa mundësinë e pritjeve.

i pëlqejnë dhe muzgjet e butë me shi ,

Gjallëria njerëzore në qytet me zhurmë ,

Një flutur e livadheve përmallshëm rri ,

Në ylberin e rrezeve pa gjumë .

Por shpesh errësohet shikimi

kur përpara ka njeriun e lig ,

Me shpirtin e keq nxit gjaksimin ,

Dhe bën të shpërtheje nje digë .

Sa dëshire kam që zjarri i syrit ,

Të djegë dhe të perveloje gjithë ligesitë ,

Të rilindin bashkë me limfen e pyllit ,

Ndjenjat njerëzore që mëkojne dashurinë ,

Dicka nga Dielli ka dhe shpirti im ,

Kur kam përballë njeriun fisnik ,

Ta ndjek në cdo gjurmë pa mbarim ,

Mbi rrënjët e dashurisë të ngrejmë lumturinë .

Dielli që regetin tek syri im ,

Lëshon erën e m’i merr fjalët ,

Ndjesitë e embla përkund pa mbarim ,

Me klorofilë mbysh qelizat kapilarë .

Qe ta gjej me te bukren te nesermen ,

Me merr per krahu muz e bukur,

Nga nxehtesia e saj e tera tretem ,

Te celikte e bej vargun dhe ngre kullen .

Dielli hyn e del pa asnjë pengeeë ,

Në zemër ,shpirtin ma zjarrtëson ,

Me dicka nga ai dua të kem edhe poezinë ,

S’dua të jem poete që me ligësitë vegjëton.

Eshtë Dielli që m’i zbulon të papriturat e jetës ,

M’i vesh me ar rrobat e miresisë ,

Jemi të dy miq të së vertetës ,

Dicka diellore kanë edhe perënditë

.

AJO PRET QE NE TE KTHEHEMI

Desha të them dhe diçka për shkollën time,

në mes të qytetit na pret sa herë shkojmë,

muret e saj nuk e gëzojnë më rininë,

por ne si dikur përherë e dashurojmë.

Aty ne nisëm rrugën e dijes,

me germën A dhe deri tek ZH-ja,

padituria u largua me hapin e hijes,

ishte koha kur unë më të mirën të bëja.

Sa herë i dërmuan këmbët te pragu yt,

por ti mbete shkolla më e mirë në botë,

me urtësi nëne na i fale dituritë,

të ishim të nxituar në jetë kurrë nuk doje.

Këmbët tona të njoma pa pushuar vraponin,

varfëria na la shenja në fytyrë,

rruga e jetës s’na linte kufirin ta kalonim,

me intuitë kërkonim diell në errësirë.

Sa herë ne borhorisnim, hidheshim përpjetë,

dhe për më të voglat gjëra bëheshim me fletë;

ti gëzoheshe, lumturoje bashkë me ne,

ishe drita e syrit tonë për këtë atdhe…

Bri teje kalojmë dhe me dorë të prekim,

nostalgjia na bën që përherë të lotojmë,

me ty ne lindëm, u rritëm dhe do vdesim,

shkolla ime, je dhembja që tek unë gjëmon.

Punë dreqi qënka kjo pleqëria jonë,

por ne dhe pse të vjetër nuk vdesim,

se koha me dritë gjithmonë të lumturon,

dituria që na fale, qiej me lumturi prekin.

k@dd

KUSH NË ZEMËR TË HYRI MJALTIN ATY GJETI.

QYTETIT TE LINDJES

Flladi i Moravës në shpirt të sjell freski,

zoti të ka gatuar të ka bërë perri,

drita e shpirtit tënd nuk di cfarë është nata,

kur këndojnë djemtë, për vajzat serenata.

Në bulevardin tënd ka vajza pa masë,

zemra iu flakërin syri u merr ngasje,

djemtë xhetelmen me shpirt ju falin lule

syri i diellit, i tyre, ne zemra vajzash ulet.

Ulet dhe në dimer tek një serenat korcare,

dhe kur fryn erë ftohet s’mbyllet asnjë dritare,

ikin ditët ikin dhe netët s’kan gjumë fare,

se nga dashuria jote malet hedhin valle.

Korcë, moj djep kulture, lule bukurie,

lindur për serenata fllade dashurie,

kush me bukur se ti di ta gëzoj jetën,

në zemër kush të hyri mjaltin aty gjetën.

k@dd

NGA TI ËNDËRR DASHURIE S’DUA TË ZGJOHEM

Futesh në shpirtin tim fshehtas dhe trazon,

Gjaku më ndizet, syri drit më tepër kërkon ,

Dhe botën time nuk e lë të flerë,

Po c’je ti moj,ëndërr, apo zeher?

Ngjitesh gjer në re, me yjet vallzon ,

Në mes pyjesh me zë bilbili këndon,

Endërr që më mban përherë gjallë,

Kur të kam e me iken unë kam mallë

Kur më vjen në gjumë s’dua të zgjohem,

Në shpirtin tim si Diell dua të të mbaj,

Vrapoj pas teje dhe si fëmijë tërbohem ,

Por ti më mbete si lulja më e bukur në Maj,

Caste të ëmbla diku në një mal,

Mes pishave përherë të gjelbëruara ,

Dashuria jonë tek buzët vrapin ndal,

Mjaltin më të ëmbël duke kërkuar.

Gjumin na e morën,ëndrrat flutura,

Nga ti ëndërr dashurie une s’dua të zgjohem,

Në ketë moshe ti më mbete më i cmuari,

Me ty dashuri përherë lartësohem.

Që nga ajo ditë ,që na trazoi dashuria ,

Në shpirt e zemër na mbeti lumturia.

k@ dd

Të dua moj natë vjeshtake

Këtë natë të qetë vjeshte,

kur yjet shkëlqejnë në qiell ,

kur rrezet e argjenta derrdhen në det,

kur hëna është e plotë ,

kur hëna luan me rete,

kur hëna ngjyrën e artë,

të ëmbël dashurie cel,

unë dua gjithë ditën qiellore.

Këtë natë të gjithë ëmbël flenë,

valët e detit vijnë tek unë,

këngët nostalgjike më sjellin,

mallin e largët të dashurisë,

kujtimet e bukra të rinisë

duke më dehur me magjinë,

e natës së bukur vjeshtake,

unë dua zgjimin e mëngjesit

Këtë natë dua, vetëm një herë,

të lë të lirë zemrën time,

të hapë gjithë portën,

të endet zbathur në rrugë,

të vrapoje tek e fshehta, magjia,

të jetë gëzimi, argëtimi,

që ditën nuk e shijoj

unë dua të ndjej lumturinë,

Këtë natë dua të këndoj,

të dehem, të kërcej e pastaj,

e ulur buzë detit, plot ëndërrime,

të flas me yjet, ,hënën,

të përcjell dashurinë

tek zemra,që pret,

ta mbuloj me re të argjenda,

unë dua ta puth, ta përqafoj

Këtë nate dua të them,

jetova mijëra vjet, vetëm në një nat,

ashtu, si jetohet dashuria e përjetshme,

që edhe një natë, të duket një jet,

kur Agimi rrezet e zjarrta lëshon ,

të zgjohen shumë ëndrra,

të dua moj natë vjeshtake

se ditën që zbardh e bën diell,

Shkembi i Kavajes, Durres

Kategori
Uncategorized

Prokurori komunist i “Postribës”, akuzonte për “fashizëm”, por ishte vetë fashist

Prokurori Namik Qemali. Sipër një dokument i vitit 1951 që provonte qenien e tij në Partinë Fashiste

Nga Kastriot Dervishi

Më shumë se një vit më pas nga kryengritja e Postribës, të pandehurit u gjykuan nga Këshilli i Gjykatës Ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës i formuar prej: kapiten I MistoBllaci – kryetar, kapiten II Pertef Alizoti dhe nëntoger  Anastas Koroveshi. Prokurori ishte kapiten Namik Qemali, i njohur edhe në procese të tjera të zhvilluara në Shkodër gjatë kësaj kohe. Gjuha e prokurorit komunist, nuk ishte tjetër veçse nj gojë e qelbur. Po veçoj një pjesë të saj vetëm për ta dalluar gjatë leximit të pretencës së tij:

Përbërja e këtij kuadri banditësh është e përzierë se në të bëjnë pjesë njerëz të shumë kallëpeve dhe bojërave: tregtarë të patriotizmës dhe nacionalizmës shqiptare, priftërinj këmishëzinj fashistë, pronarë tokash (latifondistë) agjentë të spiunazhit amerikan dhe një seri lecka të shoqërisë, por në tërësi qëllimi  i tyre ka qenë një dhe i vetëm të rrëzonin pushtetin popullor dhe të binin në fuqi regjimin e vjetër të shembur dhe të urryer. Për t’ia arritur qëllimit të tyre objektiv dhe demonial këto kërma të ndyra janë venë me mish e me shpirt për t’u organizuar ndonjë organizatë terroriste me program dhe frymë antikombëtare dhe antipopullore. Aktiviteti i këtyre fundërrinave të fashizmit fillon në luftë kundër reformave tona shoqërore duke e zhvilluar këtë me metoda të kurdisura me mjeshtëri duke thurur parulla dhe duke bërë fushatë agjitacioni dhe propagandë me qëllim që të mblidhnin rreth vetes së tyre gjithë njerëzit e prekur nga reformat e pushteti demokratik dhe gjithë të pakënaqurit”.

Prokurori Namik Qemal Ahmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës. Pavarësisht se ishte me 5 klasë fillore, ai u bë prokurori që çoi në vdekje e burgime të gjata një pjesë të mirë të elitës së Shkodrës. Në një dokument të datës 12.6.1951 të drejtorit të Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Haxhi Lleshi, saktësohej biografia e tij. Në shtator 1943 kishte dalë partizan. Mirë që nuk pati qëndruar shumë, sepse plagosi veten për të qëndruar në shtëpi. U propozua për t’u nxjerrë në lirim sepse në vitet 1940-1942 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste dhe ndihmës i zëvendësisht nënprefektit të Kurveleshit.

Kategori
Uncategorized

A i ka fshehur Rama 200 mln euro në ishujt Saint Kitts & Nevis?

Nga SYRI.net –

Sot Edi Rama ka marrë një vendim të Këshillit të Ministrave për të vendosur marrëdhënie me ishujt Saint Kitts&Nevis.

Duket një vendim i çuditshëm që me shumë gjasa Rama do të gjejë një alibi qesharake për ta mbështetur vendimin. Një prej tyre do të ishte alibia se Shqipëria po vendos marrëdhënie me një vend anëtar të OKB që mund të ketë premtuar se do të mbështeste pavarësinë e Kosovës.

Një argument i dyshimtë, ndërkohë që Hashim Thaçi, Edi Rama e Vuçiç po punojnë intensivisht për ndarjen e Kosovës, që e kanë refuzuar jo vetëm shqiptarët në rajon si një thikë pas shpine për pavarësinë e Kosovës, por edhe nga të gjithë politikanët seriozë të rajonit e të vendeve kryesore të BE si një minë me sahat për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, e ndoshta edhe përtej Ballkanit.

Në fillim të mandatit të parë si kryeministër Rama u desh të përballej me një dokument konfidencial të prezencës së OSBE në Tiranë ku thuhej se Edi Rama është ‘zotërues i një pasurie prej 200 milion euro (me shumë gjasa kjo pasuri është rritur me mbi 5 herë gjatë 5 viteve në karrigen e kryeministrit) të fshehur në llogari off shore në emër të vëllait’.

Rama nuk e përgënjeshtroi asnjëherë publikisht këtë lajm të ‘rrjedhur’ në media ndërkohë që në median vendase është folur për presionet që Rama ka ushtruar ndaj ambasadorit të asaj kohë të zyrës së OSBE në Tiranë, madje duke i ndërprerë marrëdhëniet me të.

Pikëpyetjet për këtë lëvizje të Ramës shtohen po të kemi parasysh se Ishujt Saint Kitts&Nevis janë vendosur në vitin 2018, përmes një vendimi të ministrave të financave të vëndeve të BE në listën e zezë të parajsave fiskale (http://www.thestkittsnevisobserver.com/featured/st-kitts-nevis-added-eu-tax-haven-blacklist/).

Sipas këtij shkrimi, Reuters lajmëron se ‘…Bahamas, ishujt Virgin dhe Saint Kitts& Nevis do ti shtohen listës së zezë të BE si parajsa fiskale ku pastrohen e fshihen paratë e pista apo mund të shmanget pagimi i taksave, duke çuar në 9 numrin e vendeve në këtë listë të zezë…’.

Ky lajm i Reuters bazohet në një dokument të dalë nga zyrat e BE në Bruksel në datën 8 mars 2018.

Pyetja që shtrohet më të drejtë është:

Çfarë lidhje ka lajmi për fshehjen e 200 milion euro të Ramës në parajsat fiskale me vendosjen e marrëdhënieve e qeverisë Rama me ishjut Saint Kitts&Nevis? Përse Rama e merr këtë vendim pikërisht në këtë moment?

Sepse ky vendim i qeverisë Rama vjen pikërisht në një moment kur media ka raportuar se në fund të vitit 2018 do të ketë një pastrim të politikës nga individët me pasuri të dyshimta përmes hapjes së llogarive bankare në parajsat fiskale off shore.

Një prej të cilave e ka nxjerrë në dritë te diellit vetë Rama me vendimin e KM të marrë sot në datën 8 tetor 2018, pikërisht vetëm 7 muaj pasi këta ishuj janë vendosur në listën e zezë.

Kategori
Uncategorized

Kurthi i Berishës/ Si e zhduku Taulant Balla veten nga foto me trafikantin e drogës

Provat se është takuar me një “bos kokaine” ishte gjëja e fundit që i duhej Taulant Ballës këto ditë.

Në parlament ende dëgjohet t’i thonë “Taulant Jaris”, për shkak të akuzave se ishte i lidhur me grupin që solli 4.5 milion euro para droge me Tojotat e famshme, ndërsa disa javë më parë, iu desh të pranojë publikisht se një nga miqtë më të mirë lishte Edmond Begon, një nga kokat e bandës së Lushnjës.

Por akuza më e rëndë, kreut të grupit parlamentar socialist iu bë nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili e identifikoi si shoqërues të Rrajave, kur këta i vunë pistoletën në kokë brenda në komisariat. Taulant Balla i ka mohuar të gjitha akuzat duke i konsideruar politike, makinacione, shpifje dhe gënjeshtra.

Dhe në serinë e “goditjeve” që ka marrë për lidhjet me botën e krimit, erdhi një foto që Sali Berisha publikoi nga rubrika e “Qytetarit dixhital” në Facebook. Sipas Berishës në foton më poshtë, Taulant Balla është bashkë me një bos kokaine të quajtur Maksi Beça, i arrestuar në 2005 për drogë.

Përgjigjia e Taulant Ballës ishte kategorike. Ai mohoi takimin me trafikantin e kokainës.

Dhe për ta çmontuar denoncimin e Berishës, Taulant Balla bëri një çmontim të fotos, që realisht kishte një cilësi të dobët. Taulant Balla nxorri një foto tjetër, ku ai shfaqej bashke me Edi Ramën me një veshje të ngjashme. Nga aty, shpjegonte Balla, ishte shkëputur imazhi ku ai dukej i veshur me një xhaketë blu dhe syze. Madje sipas Ballës, në foton origjinale, Maksi Beça ishte i vetëm.

Shikoni më poshtë tre fotot që publikoi Taulant Balla:

Në foton e parë majtas, Balla thotë se është imazhi i tij real, i marrë pastaj për t’u montuar. Në foton e mesit është Maksi Beça që qëndron i vetëm, ndërsa në foton e tretë (ajo që ka publikuar Berisha), është bashkimi i të dyjave.

Alibia e Taulant Ballës ishte çmontimi, por jo vetëm kaq.

Vetë Maksi Beça, personi që u përmend nga Berisha si trafikant kokaine doli me të njëjtin version. Në një status në Facebook, ai tha se e kishte pasur gjithnjë idhull Sali Berishën dhe se kishte votuar për të, por tanimë ishte zhgënjyer. Maksi Beça mohoi takimin dhe njohjen me deputetin socialist.

app-facebook

Maksi Beca

të dielën

Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.

78

5

2

Çështja është se Taulant Balla kishte ndërtuar një alibi, pa e ditur se në fakt Berisha (apo kushdo i dha informacion Berishës) i kishte ngritur një kurth.

Sepse të nesërmen që Taulant Balla mohoi takimin me Maksi Beçën dhe i shpalli fotot montazh duke publikuar të tjera, Berisha publikoi videon ku duket qartësisht se Balla qëndron bashkë me Beçën dhe disa persona të tjerë.

Video është e shkurtër, vetëm dy sekonda, por ka nxjerrë bllof Taulant Ballën duke e nxjerrë një gënjeshtar të rëndomtë.

Lojtës Videosh

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/Taulant-Balla-me-Maksi-Becen-ne-video.mp4

00:00

00:02

Nga kjo video, ku është nxjerrë edhe foto që publikoi Berisha rezulton se denoncimi është i vërtetë. Po, Taulant Balla e ka takuar Maksi Beçën dhe bashkë me disa persona të tjerë duken në video. Pra montazhi nuk kishin qenë në fotot e Berishës, por në ato që kishte publikuar vetë Taulant Balla.

Madje në njërën prej tyre, rezulton se Balla ka retushuar veten e tij, për ta lënë të vetëm trafikantin e drogës. Shikoni dy fotot më poshtë. Majtas ëshët foto që është shkëputur nga video e Berishës. Djathtas është foto që nxorri Taulant Balla, ku ai ka fshirë veten.

Për këtë arsye, video që publikoi Berisha, nuk nxjerr vetëm gënjeshtrën e Taulant Ballës që mohon takimin me një trafikant droge. Kurthi me publikimin e fotove dhe pastaj të videos, ka nxjerrë edhe një të vërtetë tjetër; aftësinë e Rilindjes për të montuar alibi të rreme, pjesë e të cilës mund të bëhen lehtësisht edhe njerëz nga bota e krimit.©Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Presidenti si garanti i vetëm i Kushtetutës, mundet

Nga Fatmir Merkoçi

Presidenti si garanti i vetëm i Kushtetutës, mundet ta shpëtoi vendin nga kjo greminë juridike.

Siguria ligjore, sot, është inekzistente. Jo vetëm se nuk funksionon Gjykata e Lartë, por mungon institucioni më i rëndësishëm i vendit, Gjykata Kushtetuese.

Sot, i vetmi institucion që mbron Kushtetutën, është Presidenti. Por a është e mjaftueshme kjo? A e plotëson vërtetë Presidenti këtë boshllëk ?

Kuvendi prodhon ligje. Askush nuk garanton kushtetueshmërinë e tyre. Referuar Nenit 84, Presidenti shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Ligji quhet i miratuar, në qoftë se Presidenti nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe të paragrafit 1 të nenit 85, i cili thotë:

– 1. Presidentit ka të drejtë të kthej ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.

2. Dekreti i Presidentit për rikthimin e një ligji e humb fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Në Nenin 92/a. të Kushtetutës thuhet :- Presidenti i drejton mesazh Kuvendit. Këtu kuptohet qartë se Presidenti komunikon në raste të veçanta. Në aktualitetin që ndodhet vendi, ai ka të drejtë, të sugjerojë për mos nxjerrjen apo pezullimin e Ligjit të Veçantë. Duke theksuar se: Për sa kohë Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, ky ligj, apo çdo ligj tjetër, sjellin anomali. Jo vetëm në vetë sistemin e drejtësisë, por dhe dëme të pa riparueshme në dëm të vendit dhe ekonomisë.

Por Presidenti përdor dhe hapësirën ligjore që i jep neni 93. Në këtë Nen thuhet:

– Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekret.

Ç’ka do të thotë se:

Në rast se, ligjet që prodhohen nga Kuvendi me Dekret të veçantë ti drejtohet Kuvendit për të pezulluar  botimin e ligjeve të veçanta  në Fletoren Zyrtare. Kjo do të se dhe Marrëveshja e detit është në të njëjtin kusht me Ligjin e veçantë. Kjo është mënyra e bllokimit të ligjeve Anti- Kushtetuese. Kjo do të bëj të mundur që, në çmendurinë apo lajthitjen e pozitës aktuale të mos i lihet mundësia e reale për ta çuar vendin në një kaos juridik.

Nëse ligjet kalojnë pa të drejtë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të thotë se ato nuk marrin legjitimitet kushtetueshmërie. Pra në një moment, duke pasur votat e maxhorancës në Kuvend, kjo maxhorancë, mundet që në këto kushte, jo vetëm të nxjerr çdo ligj anti-kushtetues, por me ligj, ta shpalli dhe vetë Ramën Mbret! Kush do e ndalojë ? Ku do ankimohet ligji? Prandaj me domosdoshmëri, Presidenti, duhet të përdorë të gjitha hapësirat ligjore që i jep Kushtetuta.

Sot, vetëm Presidenti ka mundësinë e bllokimit të këtij vakumi institucional. Vetëm Ai, mundet ta parandalojë një kaos që mundet të përfshijë të gjithë vendin. Histori kaotike ne kemi pasur, por Zoti na ruajt në ndodhtë dhe një 97-të e dytë.

Kategori
Uncategorized

E Vërteta dhe Gënjeshtra u takuan dikur.

Nje legjendë e shekullit të 19’, thotë se E Vërteta dhe Gënjeshtra u takuan dikur.

Gënjeshtra e përshëndeti Të Vërtetën dhe i tha “Ditë e bukur sot”.

E Vërteta, që të sigurohej, hodhi një sy rrotull, vështroi qiellin dhe me të vërtetë dita ishte e bukur!

Ecën për pak sëbashku dhe arritën tek një pus i madh i mbushur plot me ujë.

Gënjeshtra zhyti dorën në ujë dhe iu kthye të vërtetës duke i thënë: “uji qenka i pastër dhe i ngrohtë, dëshiron të notojmë sëbashku”?

Përsëri, E Vërteta ishte dyshuese.
E provoi vetë me dorë, por uji me të vërtetë ishte i ngrohtë!
U futën pra të dyja në ujë dhe notuan për një kohë të gjatë.
Kur papritmas Gënjeshtra doli nga uji, veshi rrobat e Së Vërtetës dhe u zhduk.

E Vërteta e zemëruar doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.

Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi.

E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.

Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.

(Piktura me Të Vërtetën duke dalë nga pusi është e piktorit francez Jean-Léon Gérôme, 1896)

Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Eduart Ndreu

Kategori
Uncategorized

Në Shkodër vajza u përdhunua para të fejuarit, ja si ka ndodhur …

“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij,  tha Paloka i ftuar në emisionin ’Kjo Javë’.

Ka ndodhur dhe nuk denoncohen.

Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen.

Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë,

Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.

A keni informacion kur ka ndodhur kjo?

Unë po ju them faktet.

Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra.

I di gjithë Vlora ca ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi ca ndodh në Durrës, në Nikël në Shijak.

Këto janë gjëra që po ndodhin në gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin.

Kthyer në rastin Xhisiela, Paloka thotë se mes Ballës e nënkomisarit, ai beson këtë të fundit. Pasi askush nuk flet për kamerat e komisariatit, për të cilat Paloka thotë se janë fshirë.

“Rasti i nënkomisarit, ‘horrit’ se del kryeministri e quan ‘horr’ nuk është rasti i pari që ky kryeministër, mbështet krimin. E zëmë se Balla nuk ka qenë, pse nuk u arrestua djali, dy muaj më parë.? Një që del me kallashnikov në shtëpinë e tij, pse nuk arrestohet. Ku jemi ne? Këtë të shohë policia. – u shpreh Paloka.

Paloka komentoi edhe kallëzimet në prokurori mes palëve. 

“Është absurd kallëzimi për z.Basha.

Po fillon kallëzimi që te gazetari që ka marrë intervistë. Mjafton kaq për ta kuptuar se cfarë lloj kallëzimi është ky, për çfarë bëhet fjalë. Mund të kallëzohet një gazetar pse ka marrë interviste? Dhe nesër mund të na çoje të gjithëve në prokurori, që të krijojë atë mjegullën që i duhet sa për të thënë që unë jam kaq i pafajshëm sa po i çoj të gjithë në prokurori edhe gazetarin. Ky është qëllimi i kallëzimeve të Taulant Ballës”- vijoi me tej Paloka, ndërsa tha se Balla ndërtoi dy alibi të rreme në lidhje me ngjarjen, një herë tha se isha në takime publike dhe me tej tha se ishte për të peshkuar.

Ndër të tjera Paloka akuzoi socialistin Balla se ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe ngjarja lidhet po në Lac.

“Ka denoncim në polici për Ballën për përdhunim nga vajza. Në Lac i dinë mirë detajet se janë disa funksionarë të partisë socialiste që ngatërrohen në këtë histori.” – u shpreh Paloka. Duke iu referuar kallëzimit në Prokurori, Paloka u shpreh se është e rëndë që organi i akuzës e ka mbajtur për dy orë Ballën dhe nuk e ka pyetur për akuzat e Nuhut, po e ka mbajtur për akuzat e Ballësh për Bashën. ‘Kjo do ishte e rëndë’ tha Paloka.

Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA ESHTE VENDI KU: PUTHJA E BYTHES TE ZGJAT JETEN DHE KARIEREN.

SHQIPERIA ESHTE VENDI KU:

PUTHJA E BYTHES TE ZGJAT JETEN DHE KARIEREN.

Ne shqiperi puthja e bythes te zgjat jeten dhe karrieren…

Ka njerez te mire e te keqinj qe puthin ikona, mure, pankarta, gure e shkembinj.

Ka njerez qe puthin njerez, njerez qe puthin kafshe, kafshe qe puthin kafshe, kafshe qe puthin njerez, ka madje dhe njerez qe puthin veten e tyre.

Vetem njerez qe puthin bythen e tyre nuk ka, sepse kjo eshte fizikisht e pamundur.

Puthja e bythes, qe se bashku me puthjen e dores tregon neneshtrim dhe besnikeri, ka cuar shume persona ne hallkat me te larta te shtetit dhe shoqerise ne te gjithe historine e bythes sone te lashte sidomos keto 20 vitet e fundit.

Ndryshe nga puthjet e tjera qe shprehin dashuri, pasion, epsh respekt, pershendetje, miqesi, besim fetar, etj…; puthja e bythes eshte e vecante ne llojin e saj, dhe mbart nivelin me te ulet emocional te aktit emocional te puthjes.

U ndalem pak me gjate tek kjo lloj puthje per shkak te rolit teper te rendesishem qe ka patur ajo ne vitet e diktatures, si dhe rolit akoma me te rendesishem qe ka patur ajo ne 20 vitet e fundit te diktaputhjes, dhe mbi te gjitha rolin maksimal qe ka ajo sot.Kjo lloj puthje, megjithese rralle shifet qarte ne publik, nenkuptohet ne te gjitha veprimet dhe pamjet qe marrin te gjitha figurat publike dhe politike qe puthen dhe i puthin ne bythe pa pushim me nje numer gjithmone ne rritje bytheputhesish.

Nganjehere keto bythe puthje jane aq pasionante saqe nuk mund te kuptosh se ku mbaron bytha e njerit e ku fillojne buzet e tjetrit.

Shikoni per shembull fytyren e e disa politikaneve gazetareve servile te krietareveri Cilit apo disa militanteve per te kuptuar se nga bytha e kujt sapo jane shqitur. Atyre natyrisht “nuk u pelcet trapi” nga ky proces i normalshem per ta, dhe me shume te drejte.“Puthja ne momentin e duhur dhe ne vendin e duhur ka treguar se eshte menyra me efektive per te ecur perpara ne vendin tone. Si nje nga kombet qe e praktikojne gjeresisht kete akt njerezor, shume prej praktikanteve te ketij akti kane gezuar shume perfitime shpirterore, ekonomike dhe politike.” thote Trap Lezeti, nje ish poet i koheve te diktatures me detyre aktuale gjyqtar, “Ne sme beson pyet bythen time.” Te shtyre nga kersheria per te zbuluar me shume rreth ketij akti njerezor dhe kafsheror, iu avitem pak me afer per te studiuar ato bythe, rrotull te cilave ka rradhe te gjata njerezish qe presin qe ti puthin. Sipas studiuesve te shumte antropolog, puthja e bythes duhet te kete evoluar nga puthja e dores.

Ndersa kjo e fundit duhet te kete lindur natyrshem ne fillimet e historise njerezore, pasi dora ishte ajo qe sillte te mirat materiale dhe puthja e saj tregonte nje lloj mirenjohje.Keshtu linden dhe thenie si “Mos e kafsho, po puthe doren qe te ushqen”, e shume e shume te tjera.Me kalimin e kohes dhe duke qene se dora gjithashtu perdoret per te fshire bythen ne menyre te rregullt, kjo lidhje e ngushte midis ketyre dy pjeseve te trupit, beri qe dhe aktet sentimentale te lidhura me to te evolonin sebashku.Keshtu qe nga puthja e dores ne shume kultura orientale ku perulesia eshte kollona themelore qe mban çatine e shoqerise, puthja e bythes u be stacioni i fundit ne linjen qe fillon me puthjen e dores, kembes, tokes ku shkel ajo, prekjen e tokes me balle e me buze, per ti parkuar me ne fund buzet tek bytha.

Kushdo ndermerrte kete udhetim neneshtrimi dhe besnikerie, fitonte zemren dhe bythen e udheheqesit te vet, dhe si rezultat shpesh here shpetonte bythen e vet dhe kishte perfitime te shumta ne jeten e perditshme.

Nje teori e besueshme ekziston qe per shkak te influences se forte historike te puthjes se bythes ne nje vend me influence te forte orientale si Shqiperia, njerezit qe puthnin me shume bythe kishin me shume per te mbijetuar dhe lene pasardhes sesa njerezit e tjere, gje qe na sjell ne ditet e sotme ku njerezit me nje predispozicion gjenetik per te puthur bythe i takon ngado.

Ndersa ne vendet perendimore sot puthja e bythes nuk luan ndonje rol, pervec rastit te ndonje fetishi ose çrregullimi mendor te puthesit, ne vendin tone puthja e bythes vendoset ne nje piedestal suksesi i cili, neqoftese ti je nje nga puthebythesit e shumte qe po lexon kete shkrim, reflektohet ne karrieren tende, si dhe ne cilesine e jetes.Natyrisht qe kur je ne nje restorant te shtrenjte duke ngrene e pire, nuk ka sesi te mendosh per bythet e puthura nga ty te cilat kane dhe meriten e vendosjes se pjates plot me mish perpara turinjve te tu.Njesoj si thenia e lartpermendur mbi moskafshimin e dores qe ushqen, sot kemi sahan&byth lepires qe me puthjen e tyre te njome e kane çuar puthjen e bythes ne nje nivel te larte emocional te pararritur nga paraardhesit e tyre me pare.

Pra, mos e kafsho bythen qe lepin, dhe te befte mire. Sikurse shihet qarte, ky eshte nje mut qe duhet ngrene…. Kush do te siguroj jeten te veproje…. Te ngjise shkallet e halese se pushtetit.. Sepse ne jetojme ne nje vend ku vlera ska asnje vlere.

Av Edmond Petraj.

Kategori
Uncategorized

TRATHËTORËTË.

Shokë, kemi ne mest tënë

Shum’ armik’ e trathëtorë!

Popo! mos u qoftë thënë!

Veç që s’kanë gjë në dorë.

“””””””

Harruanë mëmëdhenë

Dh’ e lanë kombinë tënë

E një tjatërë na gjenë!

Popo! mos u qofte thënë!

“””””””

Lanë zonjën e lëvduar

E zunë një kurvë shtrigë,

Të ndyr’ e të mallëkuar,

Të fëlliqur e të ligë.

“”””””””

Lanë mëmën të xhveshur

Dhe mundohenë për botë,

Pa dhe bota duke qeshur

U thotë: mundohi kotë!

“”””””

Qysh u bënë Efialtë

E nuk e njohin të mirën,

Uthullën pandehin mjaltë

Edhe dritë errësirën!

“”””””””

Buk’ e mëmëdheut zëntë

Tradhëtorët e pabesë!

Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,

Kurrë mos paçinë pjesë.

“””””””

Miqt’ armiq i kanë bërë,

Armikëtë miq i zunë,

Qysh janë fyell të tërë!

Ç’është kjo e madhe punë!

“”””””””

Fajn’ e math kur do ta njohin

Njerëzit e mallëkuar?

Dritënë pse nuk e shohin,

Apo janë të verbuar?

“”””””””

Janë së gjithash të marrë

Dhe të liq me të vërtetë,

Mëmëdheut bëjnë varrë,

Po do të bienë vetë,

“”””””””

Se mbretëron e vërteta,

S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë

T’ish ashtu, qe prishur jeta,

S’kish mbetur gjë e vërtetë.

“”””””””

Ata turpinë fitojnë,

Nderr’ e tyre posht’ e hedhin

Dhe armikëtë gëzojnë

E në errësirët bredhin.

“””””””

Nuk është kurrë haruar

Dh’e mira dh’e lig’ e shkretë,

Të gjitha janë paguar,

S’ka mbeturë gjë në jetë.

“””””””

Lerini, pa do ta gjëjnë,

Të vërtetën do ta njohin,

Se tani s’e dinë c’bëjnë,

Janë të verbër e s’shohin.

“”””””””

O, popo ç’turp kanë marrë!

Janë bërë tradhëtorë

Dhe s’janë më shqipëtarë,

Se nga kombi hoqnë dorë.

“”””””””

Me të huajnë u bënë,

Me armikn’ e Shqipërisë,

S’duanë gjuhënë tënë

Armikët’ e Perëndisë!

“””””””””

Ndjej, o Zot, se nukë dinë

Se ç’bëjnë, janë mahnitur,

Rrahin të prishin shtëpinë

Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.

“””””””””

Të gjorët janë në gjumë,

Të vërtetënë s’e dinë,

Do të mundohenë shumë,

Pasdaj mënttë do t’u vinë.

“””””””””

Vëllazërin’ e harrojnë

Dhe kombin e mëmëdhenë,

Dhe armikëtë dëgjojnë

Edhe s’dinë se ku venë.

“”””””””

Hiqni dorë, hiqni dorë!

Mblithni mëntt’ e tupërohi,

Mos u bëni trathëtorë,

Se pasdaj do të pendohi.

“””””””

Kategori
Uncategorized

Ne doganen e Gorices ne qarkun e Korces kalon droge nga Maqedonia ne Shqiperi.

Denoncim i Of/Policisë Devoll.

Po kush jeni ju o zoti kryeminister:Shteti apo mafia?

Po si guxoni te kercenoni dhe dekurajoni punonjesit e ndershem te policise?

Po a e dini se ata nuk ju kane ju frike ?

As une si ish punonjes i policise se kam frike shtetin e mafies.

Bile sot ju jap nje informacion policor publik per te cilin ftoj gjithe miqte tja u percjellin:

Ne doganen e Gorices ne qarkun e Korces kalon droge nga Maqedonia ne Shqiperi dhe shume mallra te tjera kontrabande .

Denoncimi i tyre eshte dhe shkaku i largimit tim nga policia prej banditeve me uniforme

Kategori
Uncategorized

Të lindësh apo të mos lindësh në Shqipëri? po

Nga Bled Marku/

Dëgjova Kryeministrin Rama që dha një lajm të mirë për të gjitha familjet e reja që zoti i bekon me një foshnje me dy apo edhe me tre fëmijë. Kryeministri e deklaroi me zë të lartë dhe me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë në Televizionin e tij privat se fëmija i parë i një çifti merr 400 mijë lekë të vjetra, i dyti merr 800 mijë lekë të vjetra dhe i treti merr 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Si iniciativë është e goditur, dhe lehtësuese për prindërit e rinj.

Si një djalë i ri në këtë shoqeri, si një prind dhe baba i ardhshëm. Personalisht ato para as nuk më vyejnë, as nuk me zgjidhin asnjë hall që kam. Ajo është një pagë mesatare mujore e çdo shtetasi shqiptar, aq më tepër që ky fond do të merret me këste përgjatë 12 muajve, pra dmth, sipas mendimit tim, është thjesht një dështim që në start. Fëmijës tim i dal vetë për zot. Nuk pres të më vijë qeveria në ndihmë. Ajo që unë pres nga kjo nga ju z.Kryeministër është krejt diçka tjetër.

Po e nisim nga “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale” siç e pagëzuat ju z.Kryeministër. Unë dua që të rritet shërbimi mjekësor në vendin tim. A e Bën Dot? Dua që mjekët të mos largohen nga vendi, por të shërbejnë këtu. A e Bën Dot? Dua që në momentin kur shkoi në spital mjekët të mos më shohin orën që kam në dorë, apo varsen në qafë, por të shohin, fëmijën, nënën, babain, vëllain apo kushdo qoftë pacient në ato momente. A e Bën Dot?

Të mbetemi te pjesa tjetër e kësaj ministrie, tek “Mirëqënia Sociale”. Çdo fëmije do i vinit më shumë në ndihmë që babai dhë nëna i atij fëmije, të marrë një pagë dinjitoze në Shqipëri. A e Bëni Dot? z.Kryeministër, pse nuk i riktheni AZILANTëT në vend, tua mbushni mëndjen që të vijnë e të hapin biznes, të punojnë e të kontribuojnë për vendin e tyre. A e Bëni Dot?

Jo z.Kryeministër, nuk e bëni dot. Ju nuk bëni dot asgjë. Ju thjesht mund të rrini në zyrë, ose në Vlorë, ndërkohë vendin e ka marrë m*ti. Ju nuk ngjallni shpresë z.Kryeministër. Pasi të hapësh biznes të ndershëm në Tiranë, është mallkimi më i madh që një i ri ose e re mund ti bëjë vetes, ku ende pa e ngrit qepenin ditën e parë të punës, të vijnë taksidarët njësoi si ata qent e uritur, të kërkojnë para edhe për dritën e diellit që bie mbi tokë. Ndërsa po të hapësh një “Lavanderi” ku pastrohen Euro, Dollarë, Franga, Paund etj etj etj, je zot mbi tokën e Tiranës.

z.Kreministër, a i ndihmoni dot të rinjtë, që të ndërtojnë jetën këtu, këtë A e Bëni Dot?

Ndaj z.Kryeministër, unë uroi që fëmija im i parë ose i dytë e i tretë, të mos e ketë fatin e keq që të lind në Tiranë. Por të lind në vende të tjera, më i keqi Maqedonia fqinje, dhe më e mira, Suedi, Danimarkë, Angi, Gjermani, Kanada e Amerikë.

Këtu kemi vetëm dy rrugëzgjidhje, ose të shpërngulemi të gjith shqiptarët në vende të ndryshme të botës, ose të largoheni ju ….. Si do ja bëjmë këtij problemi ?

Ps fotot ilustruese janë të blogspot Al In Sveden.

Kategori
Uncategorized

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi në vitin 2018: Marrëveshja Vuçiç-Thaçi për dy milionë refugjatë të rinj?”

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Kosovë dhe ka publikuar një sondazh të opinionit publik pas humbjes së shumicës parlamentare si dhe duke marrë parasysh bisedimet midis Vuçiç-Thaçi për ndryshimet kufitare serbo-shqiptare dhe shkëmbimin e territoreve.

Pjesët më relevante dhe interesante nga analiza gjithëpërfshirëse e titulluar “Kosova 2018: Zgjedhje të reja?” janë botuar më poshtë.

Kosova 2018:

Zgjedhje të reja?

Qeveria e tanishme e Kosovës u formua në shtator 2017. Ajo përbëhet nga koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Kadri Veselit, Nisma për Kosovën (Nisma) e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) e udhëhequr nga Behgjet Pacolli dhe me mbështetjen e listës serbe dhe deputetëve të komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.

Në fillim të shtatorit 2018, Instituti Ndërkombëtar IFIMES për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit publikoi një analizë të titulluar “Marrëdhëniet Kosovë-Serbi në vitin 2018: Marrëveshja Vuçiç-Thaçi për dy milionë refugjatë të rinj?” (në dispozicion në: http://www.ifimes.org/ba/9566, 3/9/2018).

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj u formua me mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe që iu bindën urdhrave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç (SNS) dhe votuan për qeverinë e Haradinaj. Qeveria e Kosovës së shpejti humbi shumicën parlamentare dhe pa deputetët serb nuk ishte as në gjendje të miratojë vendimin në shtator 2018 mbi përzgjedhjen e delegacionit të Kosovës për mbajtjen e dialogut me Beogradin. Një skenar që mund të kishte ndodhur në fillim të shtatorit 2018 ishte se Vuçiç do t’i urdhëronte deputetët serbë në parlamentin e Kosovës që të votonin për delegacionin që do të drejtonte dialogun direkt me të në Bruksel. Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Analistët kanë vënë në dukje rrezikun e një ndërlidhjeje të drejtpërdrejtë midis Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçit (PDK) të cilët – me bashkëpunimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama – përfaqësojnë shtyllën e krimit politik në këtë pjesë të rajonit.

Askush nuk është i kënaqur me Thaçin

Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij karakterizohet nga nepotizmi, frikësimi i kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve, presionet në media, grindja, krimi, jo transparenca dhe korrupsioni në çdo sferë të shoqërisë kosovare. Një prirje veçanërisht shqetësuese është emigrimi masiv i brezit të ri dhe popullatës në moshë pune. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ndalë këtë trend negativ. Krimi i organizuar dhe korrupsioni përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë kosovare dhe për shtetin. Qeveria e tanishme ka përkeqësuar më tej krizën dhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve.

Sipas indeksit të korrupsionit të vitit 2017 nga Transparency International, Kosova renditet e 85-ta nga 180 vendet e përfshira në anketën mbi korrupsionin, duke zënë kështu pozicionin e njëjtë si Argjentina, Benini, Kuvajti, Ishujt Solomon dhe Swaziland (Burimi: Transparency International Corruption Indeksi i Perceptimit 2017).

Sipas vlerësimit të lirisë së medias të Raportuesve pa Kufij, Kosova renditet e 78-të nga 180 vende dhe i përket vendeve me media pjesërisht të lira. Në rajon e paraprijnë Bosnja dhe Hercegovina që renditen në vendin e 62-të, si dhe Kroacia dhe Shqipëria që renditen përkatësisht në vendin e 69-të dhe 75-të, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia renditen respektivisht 103 dhe 109 (burim: Reporterët pa Kufij).

Analistët kanë vlerësuar se pakënaqësia me qeverinë e Kosovës është e pranishme jo vetëm në shumicën e popullsisë shqiptare, por edhe në mesin e pjesëtarëve të komuniteteve etnike minoritare, duke pasur parasysh se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përmirësimin e jetesës dhe situatën e sigurisë, rritjen e punësimit, thithjen e investimeve të huaja, përmirësimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe për lirimin e mediave të cilat ende kontrollohen nga qeveria, partitë politike dhe manjatët. Qeveria nuk ka ndryshuar qasjen e saj politike në mënyrë që të zhvillojë programe efektive të punësimit, të modifikojë politikën e investimeve ekonomike dhe të bëjë investime të mëtejshme në zbatimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, i cili aktualisht përbën vetëm 1% të PBB-së.

Vuçiç-Thaçi për shkëmbimin e territoreve dhe risistemimin e banorëve

Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi kanë marrë iniciativën për të korrigjuar (përtërirë) kufijtë midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilat në fakt do të çonin në ndryshime në vijën kufitare ekzistuese dhe në shkëmbimin e territoreve dhe banorëve midis dy shteteve. Kështu, Kosova e veriut do t’i përkiste Serbisë (kështu që nuk do të ishte më e nevojshme të formohej Komuniteti i Komunave Serbe atje), ndërsa pjesa më e madhe e Luginës së Preshevës (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc – të cilat konsiderohen si “Kosova e Lindjes”) do t’i përkiste Kosovës (së cilës i përkiste deri në vitin 1956).

Sipas Vuçiçit dhe Thaçit kjo do të zgjidhte përgjithmonë problemin midis serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por në vend të kësaj do të shkaktojë konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe të paktën dy milionë refugjatë të rinj. Një figurë tjetër e përfshirë në këtë iniciativë është Kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai është i rrethuar nga këshilltarë nga Kosova të cilët kishin lidhje të forta me regjimin e Millosheviçit në vitet 1990. Opozita e Kosovës, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kundërshton me forcë nisjen kufitare, duke kërkuar që Presidenti Thaçi të heqë dorë nga ideja që mund të ketë pasoja shkatërruese për Kosovën. LV organizoi protesta masive më 29 shtator 2018 për të shprehur pakënaqësi me politikën shkatërruese të udhëhequr nga qeveria në detyrë dhe presidenti Hashim Thaçi.

Edhe pse të gjitha luftërat e mëparshme në territorin e RSFJ-së u luftuan për të ndryshuar kufijtë, ato kufij nuk u ndryshuan. Luftërat sollën vetëm probleme të reja. BE bazohet në diversitetin, dhe shumë shtete të BE janë multietnike, multikulturore dhe shumëfesionale, gjë që e bën iniciativën Vuçiq-Thaçi anti-civilizuese dhe anti-evropiane. Iniciativa kufitare Vuçiç-Thaçi minon themelet e koncepteve të BE dhe SHBA për komunitetet shumetnike. Megjithatë, iniciativa fsheh përpjekjet e Vuçiçit për të shpëtuar të paktën një pjesë të projektit të dështuar të Serbisë së Madhe të hartuar nga Slobodan Milosheviç. Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç (SPS) në të vërtetë simbolizojnë politikën e Millosheviçit nga vitet 1990, dhe sipas atij projekti humbja e një pjese të territorit në Kosovë do të kompensohej me anë të aneksimit të një pjese të territorit të Bosnje dhe Herzegovinës, dmth entiteti i Republikës Srpska. Projekti i Serbisë së Madhe përfshin edhe pjesë të Malit të Zi dhe Kroacisë. Partitë politike pro-serbe në Mal të Zi që janë anëtarë të opozitës së Frontit Demokratik (DF), së bashku me këshillin kombëtar serb tashmë kanë filluar të krijojnë atmosferën shkatërruese duke nisur aktivitetet për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për anulimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Pavarsisë se Kosovës.

Realizimi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi do të shkaktonte ndryshime tektonike në rajon, duke çuar në konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe një valë të re prej së paku dy milionë refugjatësh, të cilët do të kërkonin strehim në shtetet e BE. Prandaj, ata që mbështesin një marrëveshje të tillë do të duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e saj shkatërruese. Njësitë speciale të policisë së Kosovës (ROSU) u vendosën në liqenin artificial dhe hidrocentralin Gazivode dhe hynë në Qendrën e Zhvillimit të Ekologjisë dhe Sporteve në Zubin Potok vetëm pak ditë para vizitës së Aleksandar Vuçiç në atë vend më 8 shtator 2018. Kjo sinjalizon fillimin e realizimit të marrëveshjes Vuçiç-Thaçi për demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës

Prej disa vitesh, Kosova nuk ka arritur ndonjë përparim në marrjen e njohjeve ndërkombëtare si shteti më i ri evropian. Përderisa rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar që kur Kosova fitoi pavarësinë, përgjegjësia kryesore i takon autoriteteve të Kosovës të cilat nuk kanë marrë një qasje serioze për këtë detyrë të vështirë. Kur ishte kryeministër dhe gjithashtu më vonë kur u bë President i Kosovës, Thaçi besonte se vendi do të fitonte automatikisht njohje të reja ndërkombëtare. Serbia ka ndërmarrë veprime proaktive për të ndaluar njohjen e Kosovës dhe madje ka deklaruar se disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre. Sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka një koncept të tillë si tërheqja e njohjes ndërkombëtare. Prandaj nuk është e mundur të tërhiqet njohja ndërkombëtare që i është dhënë një shteti tjetër dhe regjimi i Beogradit është shumë i vetëdijshëm për atë, edhe pse vazhdon të mashtrojë dhe keqinformojë publikun serb, kosovar dhe ndërkombëtar.

Analistët besojnë se njohja e Kosovës është ndalur për shkak të aktiviteteve të ndërmarra nga Presidenti Thaçi, politika dhe iniciativat e të cilit kanë krijuar pasiguri shtesë, kështu që shtetet e tjera po presin të shohin se çfarë do të ndodhë në Kosovë në mënyrë që të miratojnë vendimet e tyre për njohjen e saj.

A do të bëhet Kosova një shtet i bazuar në sundimin e ligjit?

Megjithëse Kosova ka administrimin e vet kombëtar të drejtësisë, misioni ndërkombëtar i BE-së i quajtur EULEX është gjithashtu i pranishëm në vend me qëllim që t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në vendosjen e sundimit të ligjit. Megjithatë, ky mision i madh i BE ka përjetuar një fiasko të plotë. Përveç Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY), e cila është në fazën e mbylljes, në Kosovë janë themeluar Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (KSC-SPO), të cilat akoma nuk funksionojnë në kapacitet të plotë. Arsyeja për shtyrjen e vënies së tyre në funksion të plotë qëndron në faktin se Hashim Thaçi dhe një pjesë e pasuesve të tij janë duke u përpjekur të mbrojnë veten nga proceset e pashmangshme gjyqësore kundër tyre, duke pasur parasysh se Dhomat e Specialistëve dhe Prokuroria e Specialistëve u krijuan në të vërtetë për të gjykuar Thaçin dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Ndalimet e deputetit Milaim Zeka nga partia Nisma dhe Shkumbin Demaliajt nga AAK-ja e Haradinajt për shkak të kërcënimeve të tyre të deklaruara publikisht kundrejt Prokurorisë mund të paraqesin një shenjë të mirë që Prokuroria dhe institucionet e tjera gjyqësore në Kosovë kanë filluar të kryejnë punën e tyre.

Analistët kanë paralajmëruar se për njëfarë kohe situata politike në Kosovë po zhvillohet në një drejtim që dëmton interesat e atij vendi dhe prandaj zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin situatën komplekse duke krijuar qeverinë e re legjitime që do të ishte gati për t’u përballur me sfidat – sidomos për të përcaktuar qëndrimin e Kosovës ndaj Serbisë dhe për të fituar njohje të reja ndërkombëtare. Me përpjekjen e tij për të përfunduar marrëveshjen e kufirit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po e vë vendin e tij në rrezik të madh ndërsa po përpiqet ta shpëtojë lëkurën duke rrezikuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe duke shkaktuar dëme të pariparueshme.

Sondazhi i opinionit publik

Instituti Ndërkombëtar IFIMES zhvilloi një sondazh të opinionit publik në periudhën nga 19 deri më 28 shtator 2018 në territorin e Kosovës duke përdorur metodën e thellë të intervistimit në terren. Devijimi standard ishte +/- 3. Kontrolli u krye për 10% të mostrës. Shkalla e besueshmërisë ishte 95%.

Kampioni i trefishtë i rastësishëm është përdorur për 1,114 respondentë, të cilët janë shtetas të Kosovës me moshë të ligjshme. 63 të anketuar të përzgjedhur rastësisht refuzuan të marrin pjesë në studim, ndërsa 39 të anketuar nuk pajtoheshin me mostrën e përcaktuar. Të dhënat demografike janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Struktura e të anketuarve nga zonat urbane dhe jo-urbane është harmonizuar përafërsisht. Struktura etnike, seksuale, mosha, sociale dhe arsimore e  të anketuarve i ngjan strukturës së popullsisë së Kosovës në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Përgjigjet për pyetjet më relevante dhe interesante janë paraqitur më poshtë.

1. A e përkrahni anëtarësimin e Kosovës në BE?

PO

84.1%

JO

9.0%

I PAVENDOSUR

6.9%

2. A e përkrahni anëtarësimin e Kosovës në NATO?

PO

88.2%

JO

7.1%

I PAVENDOSUR

4.7%

3. Si do të vlerësonit situatën aktuale politike në Kosovë?

MIRË

27.8%

KEQ

66.1%

I PAVENDOSUR

6.1%

4. A mendoni se zgjedhjet e parakohshme duhet të thirren në Kosovë?

PO

63.5%

JO

27.3%

I PAVENDOSUR

9.2%

5. Si do të vlerësonit punën e treguar deri tani nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi?

POZITIVISHT

16.1%

NEGATIVISHT

72.3%

I PAVENDOSUR

11.6%

6. Si do ta vlerësonit punën e deritanishme nga qeveria e Kosovës?

POZITIVISHT

19.1%

NEGATIVISHT

71.5%

I PAVENDOSUR

9.4%

7. Si do ta vlerësonit punën e deritanishme nga gjyqësori i Kosovës?

POZITIVISHT

22.1%

NEGATIVISHT

74.6%

I PAVENDOSUR

3.3%

8. A e përkrahni formimin e Komunitetit Serb të Komunave (ZSO) në Kosovë?

PO

9.1%

JO

82.5%

I PAVENDOSUR

8.4%

9. A mbështetni protestat masive të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje (LVV)?

PO

66.2%

JO

28.2%

I PAVENDOSUR

5.6%

10. Kush do të votonit nëse zgjedhjet u mbajtën sot?

LDK

28.3%

LV

23.1%

PDK

22.9%

AAK

10.1%

Nisma

5.2%

AKR

1.6%

PSD

2.2%

Alternative

0.6%

Te tjera

6.0%

Shënim:

– LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës

– LV – Lëvizja Vetëvendosje

– PDK – Partia Demokratike e Kosovës

– AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

– Nisma – Iniciativa Social Demokrate

– AKR – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

– PSD – Partia Social Demokrate

– Alternative – Partia Liberale

– Të tjera – subjektet e tjera politike në Kosovë

Lubjanë, 4 tetor 2018

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet Ballkanike (IFIMES) – Lubjanë

Drejtorët:

Bakhtyar Aljaf

Dr. Zijad Beciroviq, PhD