Kategori
Uncategorized

Letër përgëzimi Gjeneral Sandrit për fitoren legjendare!

NGA AGRON GJEKMARKAJ

I dashur Gjeneral Sandri paske qënë qerrata e shkuar qerratait !

Pa frymë e le mbarë një vend kur u veshe e u mbathe dhe rrugen more per në Bejrutin e larget neper natë e duhi hipur mbi balonë! Vetem ikja e Gjeneral Moisi Golemit kishte shkaktuar kaq tersellime e pikepyetje mbi fatin e Arberise!Gjithë vendi mbajti frymën se një detyrë e shenjtë të ishte ngarkuar !!

Pasi sherbimet italiane e nxuerren djaloshin Alvin Berisha nga kampi Al -Hor më e veshtira, më sublimja, vetë kryedetyra të priste ty! Të gjithë e dinin këtë kur të percollen në aeroport !! Anetaret e qeverise jo veç me mall e brenge e ndiqnin aeroplanin që po ngrihej por edhe me zili e cmirë! Ti u mbylle pesë ditë në një hotel të Bejrutit duke ngrenë buk e djathë që kishe marrë në trastë me vete! Merzite gjithe personelin e hotelit dhe agjentet linanez qe pyesnin pse? Çpo ndodh? Pse vallë? Por ti hiç ndiqje detyren dhe permbushjen e saj siç i ka hije një ushtaraku që nderin e ve para jetes!!

Nga Tirana here pas here vetem nje pyetje nga Elisa? E ke aty? Po e kam! Me nis nje foto! Dhe ti e vendosje here mbi tavoline e here mbi krevat !! Pastaj porosia , ruaje si syte e ballit !! Ankth, suspancē, tmerr! Lajmet e keqia nuk mungonin! Flitej qe pastrueset e hotelit mund te sulmonin dhomen e Ministrit! Ti veprove si ushtarak! Pas deres vure krevatin, tavolinen dhe nje komedine ne te cilen hyre vete per te shtuar peshen ! Në Tiranë në shtabin e ngritur në Kryeministri shikonin njëri tjetrin në sy ! Mos gabuam që e nisem vetem!? Mos duhej që atje me të për çdo rrezik të ishte edhe Gent Cakaj? nëse dhoma sulmohej ai do i magjepste me diturinë e tij !!?? U rrecitonte poezine “zogu dhe djali” e ata binin rrafsh nga lotet! Pasi venduan gjate, qasen per atje disa police !!

Erdhen besoj?! Ata sollen flamurin qe do dilje ne fotografi prane kufirit dhe pak rezerva ushqimore! Por askush nuk e dinte se çfare fshihje ne dhome! Pse nuk dilje jashte per asnje arsye? Pse gjithe ky vetmohim e sakrifice? Ç’ishte ky sekret, kjo porosi e larte qe kishte ngujuar vete ministrin e brendshem per pese nete e dite te gjatë si gazepi! Gazetaret benin thashetheme, politikanet vlonin nga xhelozia megjithese nuk donin te ishin ne vendin tend e te rrezikonin kaq shume!

Ata inatin e kishin me Kryeministrim qe pos teje barren e sekretit e te rendesise ja ngarkoi Elises, Gentit dhe Nepit ! Një mullâ u ngrihej në shpirt! Policet erdhen në sabah dhe vetem pasi njëri pas tjetrit vikaten kodin “ Pershendetje nga Komandanti i legjionit te nderit “ jua hape deren !!

Alvini per gezimin e një shoqërie të tërë kishte kaluar kufirin !! Por tani vinte pjesa më e rendesishme, rroli i vertetë i qeverisë shqiptare dhe yt personalisht!! Nese kjo deshtonte gjithçka prishej! Nga poshte krevatit nxorre një kuti gjithe solemnitet! Policet e ngarkuan mbi tezge dhe e kapen dy para e dy pas si te ishte shtroja levizese e Kleopatres!!

Ata para e ti pas rendet ne kufi! Nga çasti në çast dikush mund të sulmonte karvanin! Të gjithë ishit në rrezik! Një komb mbante frymen dhe ju ndiqte me ankth! Ti ishe hequr ca nga buk e djathi e pagjumesia! Po kaq meraku nga tirana te kishte stresuar!! Dukej nga ato qe the! Pagjumesia e kequshqyerja te kishin lodhur mendimet dhe tkurrur elekuencen!! Po mos çaj koke!!

Ti u solle si hero !! Ne te gjithe e kuptuam se ç ngarkese mbaje mbi supe, ç peng te zaptonte shpirtin, pse gjithe ajo rruge, vuajte e kob!? Ti dergove atje pashporten qe duhej per Alvinin e cila mbart ne vetvete gjithe angazhimin e shtetit shqiptar, perpjekjen tende dhe te Kryrministrit!! E kush mund ta harrojë atë çast kur nxorre pashaporten?! Do shenohet ne histori!! Kurre shteti shqiptar nuk kishte angazhuar nje minister te larte per nje mision, kurre para nje te tille misioni nuk ishte gjindur nje qeveri!!

Duhej nje pashaporte! Nje minister per ta çuar dhe ruajtur!! Sander i dashur lodhja ja vlejti , gjithesa ke mesuar ne akademi mbi artin e mbrojtjes pate mundesi ta aplikosh ne ate dhome hoteli! Shqiperia ndali ne vend ! U relativizua gjithesa beri qeveria italiane qe e moren Alvinin nga Siria nga ferri i luftes dhe e nxuerren ne Liban e me pas ne Itali tek familja! Mund te ndodhte gjithe kjo pa pasaporte? Kurren e kurres! Mund ta çonte dikush tjeter pasaporten? Asnjehere!! Ajo duhej ruajtur me trimeri dhe inteligjence! Ti ja dole! Do te mbahesh mend gjate si heroi i pashaportes!!

Marre na G.Panorama/

http://www.panorama.com.al/analiza-satirikeleter-pergezimi-gjeneral-sandrit-per-fitoren-legjendare-lamallari-po-e-pret-me-lahute-per-ti-kenduar-kengen/?fbclid=IwAR2Y5wY-THwiKBoFaM3Oh3WNXsUavDun-qDMoOdeOh1pgHeay8alyUicDWw

Kategori
Uncategorized

Mos hezito, kountribo edhe ti per pavaresine e Shqiperise dhe Kosoves!

MINI-SHENGENI I MINI-JUGOSLLAVEVE

Faleminderit,patrioti i madh,Isa Mustafa

Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë.

Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës.

Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

Marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe idea për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Marrëveshjet e tilla qojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do ti mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me te gjatë më te, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kosova nuk kufizohemi tanipërtani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj.

Politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi.

Kategori
Uncategorized

Beratin e bëmë shtetrrethim që nuk e bëri as fashizmi; filluam e kontrolluam brekët e grave nëpër shtëpija,në katundin Perisenka zumë gratë nga sisët e nga shalët.

Trakti i Xhelal Staraveckës

Xhelal Staravecka, njëri prej komunistëve të parë që filloi aksionet kundra italianëve, ikën prej Partisë, sepse kjo ndodhet në duart e të huajve. Po ribotojmë traktin që kryetari i një çete veterane partizane me shumë rëndësi, i mirënjoftuni Xhelal Staravecka, ka shpërnda këto ditë në Jugë.

Këtij trakti nuk duem t’i bajmë asnjë koment; themi vetëm se Shqipnija uron qi prej tij të marrin shëmbëll të gjithë komunistat me mënd në krye e me gjak shqiptari në deje. Qe trakti: Shokë të inkuadruar në Partinë Komuniste të Dushanoviçit dhe Miladinoviçit, të dy Serëbër me sytë e tyre të zgurdulluar të kuq me gjak shqiptarësh të pafajshëm, filluan të ngopin stomakun e tyre të pangopur sa na hodhën në këtë kataklizmi që nuk ka parë historia Shqiptare. Shokë!

Partisë Komuniste neve të rinjtë i dhamë jetën dhe rritëm, forcuam si një diktatori të arsyeshme, mirëpo ajo parti sapo ndjeu veten pak të fortë filloi diktaturën më të shëmtuar që të rëngjethet mishtë. Kujtoni shokë, të 65 (gjashtëdhjetepesë) katundarët të pafajshëm përpara nesh të marrë nga Hamit Matjani dhe nga Isa Manastirliu që nuk zbrazën pushkë kundra partizanëve por u dorëzuan, këta të shkretë u pushkatuan pa pikën e mëshirës prej Neron Dushan Serbjanit, Jovenës së Dytë të Napolit, Mehmet Shehut (Isa Toska i dytë) dhe gorrillës Tahir Kadareja. Shokë! Kujtoni viktimat e masakruara nga këta të katër barbarë që therrën me thikë e i hodhën të gjallë në zjarr banorët e Mallakastrës të asaj Mallakastre që u bë gërmadhë nga reaksioni fashist…

Ah! sa mjerim, gërmadhat e Mallakastrës sot po vaditen me gjak të pafajshmish të atij vendi nga duart katile të Dushanit. Shokë, e dini pse u prish bashkimi i Kongresit të Mukajt, ja sepse: N’atë kongres ishte shënuar fjala Shqipni etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani dhe Meladini banorë të Metohisë, fushë Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqej Jugosllavisë. Për këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt, jam ndodhur vetë me shumë shokë të Qendrorit, në krye të cilëvet ishte Drazha Miladini, kur me një postë të jashtëzakonshme arrijti prokllamata e Bashkimit të Mukajt. E hapëm prokllamatën dhe e kënduam në fytyrën e lexuesit, shndriti rrezeja e gëzimit për sihariq të bashkimit, të gjithë u gëzuam.

Më vonë e mora atë prokllamata dhe duke e shpjeguar gjysëm shqip gjysëm Serbisht, pse unë nuk e di serbishten, por edhe ai nuk e di Shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cergë e zezë dhe filloi të thotë: “Nuk pranohet ky bashkim, neve tani që po forcohemi do të fillojmë nga spata dhe jo të bëjmë lidhje me qentë, pastaj Skiperi etnike-jobentimajku-neve qemë tërë gaz për bashkimin por menjëherë fytyrat t’ona muarën ngjyrën serioze duke thënë: “Po këta pyzevëngër nacionalistë do të shohin tashti sa të organizohemi dhe pak ditë se shpatën do t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë dashkan Shqipëri etnike…Ju e kuptoni se fytyrat tona ndërronin sipas asaj të Drazhes. Në Berat vramë e premë pa hak për t’u marrë paratë njerëzve,

Beratin e bëmë shtetrrethim që nuk e bëri as fashizmi; filluam e kontrolluam brekët e grave nëpër shtëpija, duke i rrethuar shtëpitë e Beratit me mitraloza; dualëm e bëmë çarmatimin e Nahijes, në katundin Perisenka zumë gratë nga sisët e nga shalët, e ku e di unë sa të tjera. Përpara këtyre poshtërsive që do të shihni në dokumenta, mora vendimin e largimit nga kjo PARTI E FËLLIQUR. Sot ndodhemi shumë shokë dhe do të organizohemi në një parti koshjente dhe jo rebele dhe nuk do të jenë larg ditët e shkallmimit prej themelit të partisë gjakatare me Serbjanët gjakpirsa e kriminelë në krye.

JU O SHOKË SHPEJTONI TË LIDHEMI DORË MË DORË, RRETH E RROTULL SI KURDOHERË.

Rroftë bashkimi i popullit shqiptar!

Poshtë terrori dhe vëllavrasja!

Nga Shqipëria e Lirë 20.XI.1943

Xhelal Staravecka d.v

 Trakti i Mestan Ujanikut

Mbas Xhelal Staraveckës, Mestan Ujaniku, Plaku i maleve të

Jugës, ma i pari dhe ma i madhi prej Komandantave të çetave komuniste të Shqipnis, ikën prej Partisë Komuniste, sepse kjo kërkon të rrënojë themelet e Kombit Shqiptar. Me gëzim ma të math, po lajmojmë sot popullin shqiptar se kryekomandanti i çetave partizane të Berat-Skraprit, i famshmi Mestan Ujaniku, ka dalë prej Partisë Nacjonal-Shkatërrimtare, bashkë me çetën e vet të përbame prej afër 600 vetësh, dhe ka hyrë në marrëveshje me një prej antarëve t’onë me randësi, për t’u rradhitë në Ushtrin’ e “Ballit Kombëtar”. Po botojmë letrën e tij integralisht pa ndryshue asnjë fjalë: I dashur popull vëlla shqiptar. Përpara tmerrit, komploteve, pusive dhe çfarëdo të keqeje, ne me mish e me shpirt u munduam të zhduknim duke mos kursyer as pikën e fundit të gjakut, për t’i dhënë popullit atë që me të kotë i paskemi premtuar: “Lirinë”. Mirëpo sado që kishim bërë të pamundurën, duke heshtur e duke bërë sehir me mundime më të mëdhaja që punët ishallah të rregulloheshin, por kjo nuk u vërtetua se çdo ditë që kalonte tmerri bëhej dhe më i egër dhe më i pa-duruar.

Me fjalë të tjera sot ndodhemi përpara një kohe më të shëmtuar, ku vëllavrasja është bërë gjëja më e zakonshme. Mjerë populli shqiptar dhe sidomos Toskërija e shkretë ç’do të heqë në rast se ne do të flemë. Andaj kemi vendosur të bëjmë një bashkim të popullit të Skraparit dhe të popullit të Dëshnicës, dhe ishallah të gjithë popullit shqiptar, pa ideologji dhe gjëra të komunizmit terrorist që po vret popullin e shkretë pa faj. Erdhi koha e shpëtimit, shpejtoni të bëjmë bashkimin kombëtar se ndodhemi në rrezik nga komunizmi i Serbjanit Dushanoviç që nuk ngopet me gjakderdhje të popullit Shqiptar, fatkeqë që ka rënë në duart e të huajve. Unë bashkë me Xhelalë (Xhelal Staravecka) u larguam nga terrori i komunizmit të Dushanoviçit. Lajmëro në të gjitha anët, lajmëroni Baba Xhaferr Përmetin e të tjerë që diti për të hedhur themel të shëndoshë kombit që i është hapur varri nga Sërbjanët. Jemi të larguar me gjithë fuqitë t’ona dhe këto do t’i shumojmë sa të shkatërrojmë që nga themelet vdekje-prurësit e popullit Shqiptar.

Presim sa më shpejt. 14.XI.943

Ndodhemi në… Mestan Ujaniku d.v.

 Trakti i Sadik Mbolanit

Edhe Sadik Mbolani, një nga krerët ushtarakë të Partisë Komuniste, komandant i zonës së Shpiragut, hero i kaq luftërave kundër okupatorit fashist, u shkëput nga partija anarshiste terroriste dhe u bashkua me organizatën t’onë nacionaliste “Balli Kombëtar”. Sadik Mbolani u paraqit më 12 Dhjetor 1943 në Komandën e “Ballit” të Zonës së Berat-Mallakastrës dhe u betua se do të luftoj krah për krah nacionalistëve kundër kuqalashëve anarshistë terroristë, të cillët hodhën vendin në greminë dhe në vëlla-vrasje. Një zëmër Shqipërije që rreh me dashuri për Shqipërinë, por që ka qenë e mashtruar nga Nacionalçlirimtarja, nuk mund të durojë më lodrat e anarshistëve terroristë, shkatërrimtarë e gjakësorë, të bëra për llogarinë dhe shtytjen e të huajve. Një nga këto zëmra shqiptare të gabuara ka qenë edhe Sadik Mbolani, luftëtar i shquar dhe nacionalist i mirë , i cili me të marrë vesh mashtrimin e kuqalashëve, u nda prej tyre siç u ndanë edhe do të ndahen edhe shumë të tjerë. Shqiptarë Atdhe-dashës! Organizata “Balli Kombëtar” është gati të shtijë dorën vëllazërore të gjithë atyre që të gabuar ose të mashtruar, bashkëpunuan me varrë-gërmonjësit e vendit t’onë. Pra, bashkohuni sa më parë me vëllezërit t’uej rreth flamurit të shenjtë për shpëtimin e Shqipërisë dhe mirëqenies së popullit. Kufijtë e Shqipërisë dhe demokracia popullore sigurohet vetëm me djersën, mundimet dhe gjakun e të gjithë Shqiptarëvet t’vërtetë! Rroftë Shqipërija Ethnike e Demokratike! Rroftë Bashkimi i Popullit Shqiptar! Rrofshin të gjithë vëllezërit që kthehen në stanin nga i cili dualë! Rrofshin Shqiptarët e vërtetë! Rroftë e qoftë Shqipëria! 22 dhjetor 1943

 Trakti i Qani Laros

Qani Laro, ish-kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit të Beratit kthehet në gjinin t’onë.

(Këtu poshtë po botojmë tekstualisht fjalimin që mbajti më 16 Dhjetor përpara Popullit të Beratit, z. Qani Laro, ish kryetar i këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit të Beratit. Popull’ i Beratit. E mbani mënd se aty përpara, kur qyteti ishte në duart e anarshistëve terroristë, unë nënshkrova një proklamatë si kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Beratit, proklamatë e cila ka qenë nga kreu deri në fund një fyemje një varg akuzash të padrejta kundër organizatës Nacionaliste “Balli Kombëtar” dhe kundër patriotësh të shquar e të kulluar, që përpiqen për të mirën e Atdheut e të popullit. Këtë proklamatë e nënshkrova vetëm nga frika e gjak-pirësve Gjin Markut me shokë, të cilët më shtrënguan me tmerr, duke më thënë “ose koburen në kokë, ose firmën në proklamatë”, nga të dyja këto propozime unë pranova atë të dytë, mbasi e pashë siç e ka parë sigurisht edhe i gjithë populli i Beratit se kisha të bëja jo me njerëz, por me egërsira që e kapërcejnë njëqind herë tradhtarin Isa Toska. U kuptua më në fund se pseudo komunistët s’janë gjë tjetër veçse anarshistë terroristë të shitur në të huej tek Dushani e Meladini, që janë bërë xhelatë të popullit të mjerë Shqiptar. Këtë njerëz s’bëjnë gjë tjetër veçse t’i hapin varrin Shqipërisë, duke mashtruar me poshtërsitë e tyre edhe mjaft nacionalistë, viktima të Nacional-Gënjeshtares.

Popull i Beratit.

E mbani mënd fare mirë se ishin vetë pseudo komunistët anarqëistë që çelën këtu në Berat luftën kundër “Ballit Kombëtar”, duke vrarë me pusia të ndyra dhe të poshtra ushtarët e tij, që udhëtonin me automobil brenda në qytet. Mallkimi i Kombit dhe i historisë rëndon mbi këta tradhtar, pseudo komunistë, pseudo-çlirimtarë, varrë gërmonjës t’Atdheut dhe vegla të të huajve. Unë jam i lumtur që u shkëputa nga shokët e Isa Toskës, Gjin Markut etj, shkaktar të vëlla-vrasjes e të anarqisë. Me mua janë shkëputur edhe të tjerë, midis të cilëve përmend këtu Sadik Mbolanin dhe Sefe Iljazin, dy nacionalistë dhe luftëtarë të njohur. E bashkë me ta do të shkëputen edhe shumë të tjerë, sepse kush e kupton tradhëtin, bën tradhti më të madhe po ta pasoj akoma.

Poshtë klika tradhtare vëlla-vrasëse! Poshtë të shiturit Gjin Marku me shokë!

Rroftë Shqipërija e Lirë etnike dhe demokratike popullore.

Rroftë Flamuri Kombëtar

Qani Laro d.v.

Rrofshin të gjithë vëllezërit që kthehen nga stani nga i cili dualnë, rrofshin të gjithë shqiptarët e vërtetë! Rroftë e qoftë Shqipëria.

22 Dhjetor 1943

 Trakti i Agron Coratit

Rini Shqiptare!

Ti e njeh fort mirë Agron Coratin, shokun trim që ka qenë i pari ndër të parë, një nga udhëheqësit e çdo lëvizjeje kundra pushtuesit. Ndigjo tashti thirrjen e tij të zjarrtë që të bën për të shpëtuar Atdheun. Rini Shqiptare! Ndigjio Agron Coratin: Shokë! Kam vepruar si aktivist në Partinë Komuniste qysh nga themelimi i saj, duke besuar se bënim në realitet luftën për çlirimin e Atdheut, dhe për mëkëmbjen e një Shqipëri me të vërtet Etnike. E në fakt kjo është aspirata e rinisë dhe e popullit Shqiptar. Sot ndërsa shumica e popullit po mundohet të rindërtojë Shqipërinë mbi gërmadhat e regjimit të kaluar, pakica e drejtuar nga Partia Komuniste i ka dalë për zot çështjes antishqiptare, terrorit, anarkisë, vëlla-vrasjes.

Edhe unë, si mijëra të rinj shqiptarë të vendit t’onë, i dhashë fund veprimtarisë antishqiptare për të ndjekur rrugën e re të rimëkëmbjes, të krijimit të një Shqipërije zonjë mbi zonjat. Sot gjendja ka dalë e kjartë në sy të kujtdo kush e don vërtet Shqipërinë nuk ka veçse të zgjedhë rrugën e arsyes dhe të Shqiptarizmit kundër anarkisë terroriste me markë të huaj. Ftoj të gjithë shokët të rreshtohemi me patriotët e vjetër në Organizatën dobiprurëse Balli Kombëtar. Organizata e Ballit Kombëtar nuk është ashtu siç na paraqitej prej drejtuesve të Partisë Komuniste; shikoje së afërmi, vëreje qëllimet e metodat e saj dhe do të bindesh për të vërtetën. Megjithëse në kondita të vështira, kjo organizatë është e para që filloi me ndërgjegje e këmbëngulje t’i shërbejë Atdheut. Balli Kombëtar kudo e sido, është dhe mbetet shërbyesja besnike e interesave t’Atdheut; faktet na tregojnë se po shkon drejt zbatimit konkret të parimeve të Dekallogut Historik.

Agron Çorati d.v. Fruer, 1944

Hakmarrja e PKSH-së ndaj Ujanikut, Çoratit, Mbolanit e Laros

 Autorët e trakteve pas ’45-ës u ekzekutuan apo u burgosën

 Denoncimi i hapur publik me anë të trakteve dhe thirrjeve të ndryshme që bënë në adresë të Partisë Komuniste Shqiptare, disa prej komandantëve të famshëm të çetave partizane dhe eksponentë të shquar komunistë, si Xhelal Staravecka, Mestan Ujaniku, Sadik Mbolani, Qani Laro, Agron Corati etj., (për politikën kriminale që po ndiqte ajo) do t’u kushtonte rëndë atyre. Edhe pse Ujaniku apo Corati vazhduan të qëndronin në radhët e Frontit e Partisë Komuniste (si rezultat i presioneve dhe kërcënimeve). edhe pasi e denoncuan atë, e deri në fund të luftës, krerët e lartë të PKSH-së nuk ua harruan atyre traktet denoncuese dhe akuzat që ata kishin bërë në adresë të tyre. Vetëm pak kohë pas mbarimit të luftës, (në vitin 1946). nënkolonel Mestan Ujaniku, komandanti i të parës çetë partizane të Shqipërisë, (që kishte luftuar së bashku me tre djemtë e tij) u arrestua duke u akuzuar si pjesëmarrës me “Grupin e Deputetëve”, që donin të formonin një opozitë brenda radhëve të Frontit.

Ujaniku vdiq gjatë torturave në hetuesi pa dalë në gjyq, ndërsa djemtë e tij (ish-partizanë) përfunduan burgjeve e internimeve deri në shembjen e regjimit komunist. Po të njëjtin fat pati edhe ish-komunisti i famshëm, Agron Corati, i cili vuajti vite të tëra në burgje dhe i internuar në kampin e Zvërnecit, ku Enver Hoxha kishte izoluar disa prej kundërshtarëve më potencialë të tij. Fati tragjik i Ujanikut dhe Coratit ndoqi edhe eksponentët e tjerë të çetave partizane, si Sadik Mbolani, Qani Laro etj., të cilët kishin denoncuar krimet e Partisë Komuniste gjatë periudhës së luftës. Dënimit për krimet që kishin bërë partizanët gjatë luftës, nuk u shpëtoi as Xhelal Staravecka, i cili në fundin e vitit 1944 u largua nga Shqipëria. Kur ishte azilant politik në Itali, Staravecka u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, i akuzuar për vrasjen e 130 robërve italianë, kur ky kishte qenë komandant i lartë i partizanëve pranë shtabit të Enver Hoxhës.

Braktisja masive e radhëve partizane dhe aderimi me “Ballin”

 Qindra partizanë dezertuan nga krimet e Dushanit dhe Miladinit

 Xhelal Staravecka, Mestan Ujaniku, Agron Corati, Sadik Mbolani dhe Qani Laro nuk ishin të vetmit komandantë të famshëm të çetave partizane dhe eksponentë të shquar komunistë që denoncuan publikisht me anë të trakteve krimet e Partisë Komuniste, që, sipas tyre, ishte shndërruar në një vegël kriminale e dy emisarëve jugosllavë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç. Sipas dokumenteve të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, të cilat gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe prej shumë dëshmive të pjesëmarrësve aktivë të Lëvizjes Antifashiste në vitet 1941-‘44, gjatë asaj periudhe kohe, nga radhët partizane dhe nga Partia Komuniste pati braktisje e dezertime masive të qindra e qindra partizanëve. Pjesa më e madhe e të larguarve u bashkuan më pas me çetat nacionaliste të Ballit Kombëtar. (Në një botim special të Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar të vitit 1944, janë përmbledhur të gjitha këto trakte, ku denoncohen krimet çnjerëzore të komunistëve). Kjo gjë shihet edhe në disa prej trakteve dhe komunikatave të nxjerra nga Qarkori i “Ballit Kombëtar” të Beratit në vitin 1943, ku midis të tjerash shkruhet:

KTHEHEN NË GJIRIN E ATDHEUT

Ndërmjet muajve Dhjetor-Kallnor janë dorëzuar pranë komandave të ndryshme të “Ballit Kombëtar” të Qarkut të Beratit disa qindra partizanë, të dezertuar nga radhët e brigadave e batalioneve të organizuar nga Meladini e Dushani. Që të gjithë të dorëzuarit kanë shfaqur pendimin e tyre të plotë, mbasi u kuptua në fund haptazi se ata nuk i shërbenin më idealit kombëtar, po shërbenin për interesat e të huajve në dëm të Shqipërisë. “Neve-dekllaruan përgjithësisht të dorëzuarit-i muarmë armët për lirinë e Shqipërisë dhe luftuam vetëm si nacionalistë. Mirëpo, kur pamë se lufta jonë u tradhëtua dhe u kthye në luftë vëlla-vrasëse nga krerët t’anë, vegla të Serbjanëve Dushan e Meladin, u shkëputëm nga ta fshehurazi dhe sot vihemi krejtësisht në dispozicion të Atdheut e të atdhetarizmës shqiptare. Dhe qindra shokë të tjerë e kanë kuptuar të vërtetën dhe duan të ikin, por gjer sot s’kanë mundur të dezertojnë nga frika e komisarëve politikë që i ruajnë këmba këmbës. Të ikurit, pasi dorëzuan armët, u lanë të lirë të shkojnë në banesat e veta dhe të shikojnë punët e tyre. Jemi të bindur se shpejt a vonë do të dorëzohen të gjithë ata që bëjnë pjesë në radhët e bandave terroriste, me përjashtim të disa krerëve që janë damkosur nga populli me vulën e kriminalitetit e të tradhëtisë.

NJË NDËRHYRJE PARTIZANËSH

Para disa ditësh një çetë partizane u avit në zonën e Shpiragut, me qëllim të shtrëngonte popullin me forcë që të merrte pjesë në partinë nacional-gënjeshtare! Mirëpo populli në fjalë, që qëndron i patundur në idealin nacionalist dhe ka në dorë armët në shumë luftëra heroike kundër okupatorit italian, u vuri pushkën terroristëve anarqistë. Ndërkohë, u vë në ndjekje të çetës në fjalë, fatosi plak i maleve, Sadik Mbolani, komandant i batalionit nacionalist “Shpiragu”, bashkë me nënkomandantët trima, Sofo Iljazi dhe Ali Muharremi. Batalioni i mësipërm zuri rob edhe tre partizanë, të cilët i shoqëroi për në komandën e qarkut të ‘Ballit’. Kjo, pasi i çarmatosi, i la të lirë”./Memorie.al

Kategori
Uncategorized

Përse kjo dashuri në kohë kolere?

Historija e largët apo e afët nuk na le të gabojmë….

Tivari, Rankoviçi, dhe Millosheviçi..

E provuam njëherë karshillëkun ndaj perëndimit dhe e vojtëm me gjak, të mbyllur, rreckosur, dhe rrahur si qëntë në kafaz plot 45 vjet.

Përsëri lidhje me sllavokomunizmin, tivarin, rankoviçin dhe millisheviçin!?

Përse kjo dashuri në kohë kolere?

Po pse vetëm një sërbi paskërka ballkani? Shtetet e tjera kanë vdekur?

Përse pikërisht tani ne duhet të jemi të mallkuar të heshtim, ti nënshtrohemi një narko qeverie dhe rivihemi nën diktatin e një jugosllavie të re?

Përse ne? Përse tani?

Plot 6 vjet dhe ska të ndalur, “shegen ballkanik” krimi, droga dhe varfëria

Edhe militantët ”rilindas” deri dje si ata kuajt e qerruar e kanë kuptuar se asgjë e mirë s’vjen nga kjo politikë dhe kjo klan qeveri hajdutësh.

Kjo nuk është qeverisje socialiste, kjo qeveri nuk ka lidhje me asnjë qeveri socialiste në rajon, kjo është një ”rilindje” e bllokut të dikurshëm në zemër të tiranës.

Ky është një rikëthim në dukje i butë, por i egër dhe i paralajmëruar i vrastarëve që ishin 45 vjet në pushtet.

Demokracija dështoj në ç’instalimin e së keqes, sepse nuk u dënuan kurrë krimet e komunizmit.

Demokracija nuk mundi dot ta çkuli nga trupi i saj çibanin e qelbëzuar sllavo komunist.

Demokracija nuk mundi dot të integronte plotësisht ish klasën e persekutuar barbarisht nga diktatura komuniste.

Ne qeverisëm, jo me socialistët por me ish xhelatët e “embëlsuar” që na fërkonin shpatullat, apo të fshehur nën petkun e demokratit.

Ëndrra amerikane, dhe “e duam shqiperine si gjithë europa” ngeli një ëndërr e largët, një ëndërr e cila sa vjen dhe vegon në realizimin e saj.

Sërbija është këthyer fuqishëm një si ajo fabula e mama dhisë, kecave dhe ujkut.

“Jashtqitja” simbas Kadarese iku jashtë.

Ndërsa jashqitja e vërtetë e atij sistemi u pregatit duke u fuqizuar për plot 24 vjet në heshje për tu rikthyer fuqishëm në pushtet.

Pakush e kuptoj çishte dhe ç’përfaqsonte klani “rilindas”. As vetë socialistët, derisa ai klan filloj çmontimin e asaj partie, duke ofruar një e nga një në qeveri pinjollët e bllokut.

Sot kjo narko qeverisje, buzqesha e tyre cinike fsheh në vetvete një hakmarrje të mbledhur ne plot 24 vite, kohë kur ata në heshtje dhe të lirë u forcuan ekonomikisht duke ju këther dhe marrë në dorë frenat e politikës.

Drejtimi i ëndërruar i tyre është lindja komuniste,rol që më mirë se askush po e luan sot Rama me liderët sllavë anti shqiptarë.

Shengeni ballkanik, kjo re e zeze që i rri mbi krye prej dhjetra vitesh ballkanit, as më shumë dhe as më pak po kërkon dhe po rikthen “jugosllavinë e madhe” të cilën shqiptarët e kanë provuar keq plot dekada më parë.

Rama sot në takim me Vuçiçin dhe sorosin për “shengenin ballkanik”…

Kecat ngelën keca, ndërsa mama dhia qëllimisht po e le derën hapur për ujkun sllav i cili fatkeqesisht nuk mund të ndyshojë.

Historija e largët apo e afët nuk na le të gabojmë….

Tivari, Rankoviçi, dhe Millosheviçi..

E provuam njëherë karshillëkun ndaj perëndimit dhe e vojtëm plot 45 vjet, përsëri tivar, rankoviç dhe millisheviç!?

.

Kategori
Uncategorized

Dëshmorët na i vrau i huaji. Martirët i vramë ne!

– Dëshmorët na i vrau i huaji. Martirët i vramë ne!

– Dëshmorët kanë prej dekadash një ditë të veten, një prestigj familjar të njohur nga shteti (është familje dëshmorin ai!), kanë prej dekadash në bulevard që quhet si ata, kanë një varrezë monumentale në një nga kodrat më të bukura të Tiranës e për ata që s’patën dot një varr, kanë një monument mu në qendër të Tiranës.

Martirët i torturuam, i thyem këmbësh e duarsh në sy të nënës si Lazer Shantojën, i pushkatuam të lidhur varg me zinxhirë ata që zgjodhën të mbronin lirinë, i hodhëm në gropa pa varr o madje i zhvarrosëm e i tretëm lumejve si Fishtën.

Familjet e tyre njohën në rastin më të mirë barakat e kampit të Tepelenës apo Savrit e në rastin më të keq përshitjen e fishekut në lule të jetës. Martirët i kemi pa varr sot e gjithë ditën. I vetmi varr që ata kanë është ndërgjegja jonë, e cila ende nuk ka thënë: Ndjesë!!!! Unë lyp ndjesë!!!

Ndaj nuk ka aspak pse me rend për me barazu qokën.

Mirë do ishte të kishte secili njē vend. Veçse të vetmit ende pa vend janë Martirët e Lirise që i vramë ne; Dëshmorët e Çlirimit që na i vrau dushmani, i kemi me varre, me libra (Yjet e Pashuar), me filma, me emra shkollash e me emra rrugësh, e me bulevard.

Mos i shndërroni zellshëm edhe në Dëshmorët e Kombit të Bulevardit! Lereni ndërgjegjen kombëtare të ndjejë sëmbim për çka ende nuk ka shly! Është mënyra e vetme për me gjetë paqe!

L.Shmaku/

Kategori
Uncategorized

”Mos vdis!” – Poezia kurde në flakët e shekullit – Shqiptar Oseku

Nese ndien se kam vrarë veten, dije

se s’kam ditur të sajoj një poezi që mban

gjithë dhembjen time.

–Mohamed Omar Osman, poet kurd (1957-2019)

”E mira që na vjen nga arti nuk është çfarë mësojmë prej tij, por cfarë bëhemi përmes tij.” Ky citat, shkëputur nga libri Letters from a Kurd prej shkrimtarit dhe regjisorit Kae Bahar, mund t’i bashkëngjitej si etiketë pothuaj çdo poezie kurde të shkruar në shek. XX e këtej. Poetët kurdë, tok me lëruesit tjerë të kulturës, shkrimtarë, piktorë, këngëtarë, rapsodë ej, janë sot shkëndijat e Kurdistanit, flakët që ngrohin zemra të kurdëve kur atyre u fiket çdo shpresë. E mira e poezisë u vjen sot kurdëve nga arti nuk është përjetimi estetik, a reflektimi filozofik, po konfirmimi ekzistencial që i bën poezia çdo folësi të gjuhës së ndaluar. Ashtu si në mitin krijues të biblës, ku Fjala është së pari dhe sajon botën. Ashtu sajohet sot dhe qenia kurde vetëm nga fjala: nga poezia, kënga, e arti.

Jashtë kulturës së vet – jashtë poezisë , muzikës, e artit – kurdët zyrarisht nuk ekzistojnë. Të ndarë mes Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit që nga konferenca e Lozanës më 1923, kurdët indoeuropianë janë sot popull i ndaluar. Shtetet që sundojnë kurdët grinden për gjithçka por bashkohen gjithmonë për të nënshtruar kurdët, të cilët kanë mbetur të ndarë, pa shtet, pa status zyrtar, pa institucione, e pa asnjë mundësi realizimi. Për kurdë ekzistojnë ndalesa absurde, ta zëmë u ndalohet ta festojnë Vitin e Ri. Fjalët Kurd e Kurdistan janë fshirë prej shkresave zyrtare, letërnjoftimeve, pasaportave, teksteve mësimore, biles edhe prej fjalorëve e enciklopedive në regjion. Flasim gjithnjë për epokën tonë, teksa gjetkë thurrin plane për të kolonizuar Marsin.

Në këso kushte, çdo poezi kurde është kushtrim. Dhe shteti trajton me armiqësi të ftohtë të gjithë poetët që shkruajnë në gjuhën e ndaluar, qoftë për dashuri, për gjethe të vjeshtës, a kundër zakonesh prapanike. Veçanërisht, do theksuar, ata që shkruajnë kundër zakonesh prapanike. Prandaj nuk është e rastit pse poetët kurdë sot gëzojnë status heroik në mesin e popullit të vet, ngjashëm me atë të poetëve në Kosovën e pushtuar, a të bardëve gaelikë në Irlandën e kolonizuar prej britanikësh. Të jesh kurd sot, është të jesh pjesë e një projekti kulturor, varg i një poezie rebele.

Gjuha kurde ka traditë të hershme të shkruar, tekste të lashta fetare nga seli priftërinjsh datojnë prej viteve 600 para e.s.  Meshari ynë sa për krahasim, u shkrua mëse dymijë vjet më vonë. Në vitet 600 para e.s. kolonët dorianë s’kishin zbarkuar ende në sterenë ku më vonë do të ngrenin Durrësin; e do të duhen edhe tre shekuj tjerë para se një fis i vogël keltik, parisii, të ngre kasolle mes pyllit në ishullin që më vonë do të quhet Île de la Cité. Por kurdët, ndonëse me qytetërim të hershëm, do të bluhen në mulli nga perandori të mëdha. Persë, romakë, arabë, osmanë. Kur bie osmanllëku, kurdët, si shqiptarët, do të jenë pikë e pesë. Të përçarë në fe të ndryshme, në klane e dialekte, e me shumicë dërmuese analfabetë.

Dhe ngjashmëritë nuk mbarojnë aty. Edhe rilindja kurde nis, si ajo e shqiptarëve, me poetë iluministë që adhurojnë Perëndimin. Dhe njësoj si shqiptarëve, edhe kurdëve u ndihmon një fuqi e madhe, Britania në vitet 1920, të hapin shkollat e para kurde pas dymijë vjetsh.

Që atëhere, në një traditë të përbashkët për popujt e shtypur, poetët kurdë janë iluministë dhe iluministët poetë. Shkrimet e para nga vitet 1920 sjellin prurje nga folklori i pasur, ninulla nënash, këngë rapsodësh për histori trimërish e dashurish të pafat, mite që rrëfehen rreth oxhaqesh. Doajeni i poezisë kurde Abdulla Goran (1904-1962) ishte një gjeni letrash me arsim europian, poet e publicist me adhurim për surrealistët europianë, që përdori brumin e trashëgimisë në mënyra inovative. Ai qe poeti i parë kurd që braktisi rimën e metrikën tradicionale, duke i hapur rrugë modernizmit. Për këtë ai pagoi një çmim të lartë, duke qenë i arrestuar e torturuar shumë herë në Irak.

Sot poezia kurde përbën një nga dejtë më të dendur të floririt poetik në Lindjen e Mesme. Aty bëjnë pjesë burra e gra, me banim në mëmëdhe e të arratisur në ekzil, poetë dialektesh të ndryshme të lindur në diasporë, autorë kurdishtfolës ose jo, të ndërlidhur të gjithë në rrjete të ndryshme poetike që shkëmbejnë aktivisht në projekte artistike. Si thamë më lart, të jesh kurd sot është, më shumë se gjithçka tjetër, një projekt kulturor.

Është e pamundur të numërosh të gjithë emrat e poezisë bashkëkohore kurde, por disa janë të pashmangshëm. Abdullah Goran (1904-1962) është doajen i poezisë kurde, poeti i persekutuar me arsim perëndimor që hoqi dorë nga metrika e krijimtarisë tradicionale gojore dhe i hapi portën modernizmit në letërsinë kurde. Shqipërimi im këtu bazohet mbi një përkthim anglisht nga Alana Marie Levinsson-LaBrosse dhe Pshtewan Kamal Babakir. Sherko Berkas (1940-2013) nga Sylejmania e Irakut dhe Stockholmi i Suedisë, ishte aktivist, autor 25 veprash, e poet i vargut lakonik që shpreh më shumë me ato që s’thuhen, se me ato që thuhen. Ai u kthye vitet e fundit që të punojë si ligjërues i shkrimit kreativ në Kurdistan të lirë. Poezitë e tij që paraqiten këtu janë shqipërim nga një përkthim anglisht prej Alana Marie Levinsson-LaBross dhe Halo Fariq, të dy kurdishtfolës të rrjedhshëm. Faraxh Bajraktar, (1951) nga Siria, që ka vuajtur 14 vjet burg për poezitë e veta, sot banon në Suedi, ku ka botuar në suedisht një përmbledhje të përmendur, Letra nga qelia e izolimit nr 13; shqipërimi im është nga ky origjinal.  Hero Kurda, emri që ajo ka zgjedhur vetë, lindi si Hero Husam ad-Din në Kirkuk, më 1989 dhe ka master në letërsi, ndërsa ka botuar në sërë vëllimesh poetike; shqipërimi im këtu niset nga një përkthim anglisht prej trios kurdofone Alana Marie Levinsson-LaBrosse, Pshtewan Kamal Babakir, e Shene Mohammed. Abdullah Pashew (1948) është gjuhëtar, përthyes, e ndër poetët më të njohur nga Kurdistani irakian. Ai banon në mërgim, në Finlandë, që nga viti 1995; shqipërimi im niset nga një përkthim anglisht prej Mahsen Maxhidit dhe vetë autorit. Salman Balaky (1977) i cili doktoraturë gjuhësie nga univesiteti britanik ne Exeter dhe ligjëron gjuhë e letërsi në Kurdistan të lirë, ka botuar pos poezish edhe një analizë feministe rreth portretizimit të gruas në poezinë kurde.  Poetja Kajal Ahmad (1967) është nga Kirkuku irakian, e ka botuar katër vëllime të përmendura poezish, ku eksploron e sfidon midis tjerash edhe rolin e gruas; shqipërimi im bazohet mbi një përkthim anglisht nga poetet kurde Choman Hardi dhe Mimi Khalvati. Vetë Choman Hardi (1974) është poete, përkthese, e piktore, e cila sot ligjëron letërsinë në Universitetin Amerikan në Sylejmania. Pos disa vëllimesh të poezive në gjuhën kurde, ajo ka botuar edhe në vëllim anglisht, Life for Us, që më 2016 u bë shkas të nominohej për çmimin nacional të poezisë avantgarde Forward Award; shqipërimi im është nga kjo përmbledhje në gjuhën angleze. Mohamed Omar Osman (1957-2019) poet e piktor nga Sulejmania njihej me nofken Gjeneral Vjeshta shkaku i një poezie për vjeshtën, e cila është bërë edhe kënge, e është kenduar nga nje varg kengetaresh kurde. Gjeneral Vjeshta ishte nder poetet me te njohur te Kurdistanit, me nje varg permbledhjesh te botuara qe prej vellimit te vet te pare me 1975. Ka patur ekspozita personale te pikturave ne Kurdistan te lirë dhe jashte vendit. Ai kreu vetëvrasje duke u varur në tetor 2019, kur nisi sulmi turk mbi Kurdistan te lirë. Shqiperimi im mbeshtetet mbi nje perkthim anglisht nga Muhammed Chawsawa and A.M. Levinson-LaBrosse.

Levinsson-Labrosse është një emër që shfaqet vazhdimisht në përkthimet anglisht nga gjuha kurde. Ajo ka mësuar gjuhën kurde, është e martuar me kurd, e ligjjëron sot me orar të pjesshëm letërsinë në Kurdistan të lirë. Ajo është edhe vetë poete e shpërblyer, gjë që i bën përkthimet e saj ndër më cilësoret nga poezia kurde.

Poetët kurdë dallojnë nga njëri-tjetri në formë e në përmbajtje, një dëshmi kjo e gjallërisë dhe gamës së gjerë të artit kurd. Nga modernizmi e surealizmi i veteranit Abdullah Goran, te pozitë afishe të poetit Sherko Bekas, e te eksplorimi i temave profeministe te Kajal Ahmad dhe Salman Balaky. E përbashkët, ndërkaq, për poetët kurdë si kolektiv është se kanë arritur të kthejnë dobësitë tragjike kurde në virtyte. Përçarjet, ndasitë e brendshme, e mungesën e shtetit, poetët kurdë i kanë kthyer në laryshi motivesh, pasuri gjuhësore, e eksplorim kërshëritar dialektesh, formash e tropesh, pa u rënduar nga kufizimet, formalizmi e dogmat që kanë rënduar artin në diktaturat e shteteve arabe. Privacioni nga shteti u ka kërkuar kurdëve një tagër të tmerrshme në lumenj gjaku, por njëherit edhe u ka sajuar një hapësirë të madhe manovruese. Poetët kurdë kanë një liri rebele të pashembullt në ato anë; aso lloj lirie që gëzojnë vetëm ata të cilët qëndrojnë jashtë konvencave të kohës e hapësirës. Edhe kur poetët kurdë ngushtohen gjer atje sa të kryejnë vetëvrasje, si në rastin tragjik të Gjeneral Vjeshtës, poezia që ata lënë pas vetes mbetet fanar i dritës dhe shpresës për popullin e vet.

Si thonë në Shkodër, kurdët e hanë bukën ndamas. Kjo vlen si tekstualisht, ashtu edhe figurativisht, në të gjitha mënyrat e imagjinueshme. Dhe nëse ka sadopak të vërteta në thënien e Kae Bahar, se e mira që na vjen nga arti nuk është çfarë mësojmë prej tij, por çfarë bëhemi përmes tij. Atëhere kurdët, gjykuar nga cilësia e lartë e poetëve të vet, kanë çdo arsye që të besojnë në një të ardhme më të mirë.

Abdullah Goran

Poezitë e ndërgjegjshme
Bah sa mëkat që disa poezi

janë zogj që nuk lëshojnë dot

folenë.

Ato cicërrojnë e këndojnë

në brendësi

e s’kalojnë kurrë nëpër një penë

e një cope letër.

Burgu Azhdahak
Azhdahak Burgu yt është fortesë

me mure betoni e dyer çeliku.

Azhdahak! Burgu yt është zjarr

me gjitha portat mbyllur-

vargonj që rëndojnë mbi burra,

për t’i ngujuar në vend,

hekur për duar të tyre, e këmbë

që ua shtjerrin fuqitë

e trupit.

Ky vend kutërbon nga vrer i mendjes sate,

nga ligësia që thurr

mënyrë të reja për të ndëshkuar

këdo që mendon. Xhelatët e rojet tua

janë mësuar të dehen

duke pirë gjakun e të burgosurve.

Azhdahak! Shpirti yt i zi ushqehet me tmerre

që u mendon tjerëve.

Me mendje të fatprerëve ti ngop

gjarpërinjtë tu.

Jetë të reja nga vargonjtë tu

lidhen për vdekjen,

e presin fundin e beftë e të dhunshëm

nën hije të trekëmbëshit.

 

Sherko Bekash

Përgjegjja

Kur u mbyt me gaz qyteza Halabxha

i shkrova Zotit një letër të gjatë përgjërimi.

Para se ta çoj,

ia lexova së pari një peme.

Pema nisi të vajtojë.

Nga dikah, një shpend, një postier,

më tha: “Ani mirë, por kush ta dërgon se?

Mos prit që ta çoj unë,

se unë s’e mbërrij dot fronin e Zotit.”

Vonë atë natë,

poezia ime engjëllore, veshur zi për mort,

më tha, “Mos u brengos.

Unë ta çoj fjalën gjer në lartësi

të stratosferës.

Por s’mundem të premtoj

se Ai del për ta marrë.

Ti e di vetë si është Zoti i madh,

se mos e pa kush ndonjëherë?”

I thashë: “Të qofsha falë. Fluturo.”

Frymëzimi engjëllor fluturoi

me përgjërimin tim.

Ditën tjetër u kthye, pa kryer punë.

Një sekretar i katërt i Zotit,

një burrë me emrin Obaid,

në fund të letrës

kish shkruar me germa të vogla:

“Debil, shkruaj kuptueshëm.

Se këtu askush nuk di kurdisht.

Nuk ia çojnë Perëndisë.”

Rrobat

Plaku im më thonte

”Çdo gezim që vesh

ka mëngët gabim

të shkurta a të gjata,

të gjera a të ngushta

për mua.

E çdo pikëllim që vesh

më rri sikur të ish bërë për mua,

kudo që të jem”

Batica

Batica i tha peshkatarit

Unë kam shumë arsye

Përse dallgët e mia më tërbohen

Më e rëndësishmja është

Se unë jam për liri të peshqve

E kundër rrjetave

Liria

Po hoqe lulet nga vjersha të mia

një nga stinët më jep shpirt.

Po hoqe erën nga vjersha të mia

më vdesin dy stinë.

Po ma hoqe bukën,

tri stina më mbyten.

Ma hoqe lirinë nga vjershat-

gjitha stinët më firohen

dhe unë gjithashtu.

 

Abdullah Peshew

Ushtar i Panjohur

Kur nje dërgatë e huaj arrin në një shtet

Çojnë një kurorë lulesh në lapidar

Të ushtarit të panjohur.

Nëse nesër vjen një dërgatë në Kurdistan

E më pyet, ku ndodhet lapidari

i ushtarit të panjohur?

Do t’i them, Zotëri,

Në breg të çdo lumi

Në prag të çdo xhamie

Në derë të çdo kishe

Në çdo shpelle

Në çdo shkëmb të malit

Në çdo pemë të kopshtit

Në këtë vend

Në çdo metër qiell

Mos u lodh; vec ndero kudo

E lësho kurorën

Mërgimi

Kur mërgimi fryn duhi

mbi fusha të hapura të prehjes sime,

kur morti hap flatrat

e varet, si korb,

mbi derën time,

unë e marr trumcakun flatrangrirë

të pikëllimit tim

e ec, e ec

gjersa të has një fëmijë

dhe me dritën e syve të tij

e mësoj prapë trumcakun të fluturojë.

E pra, e dashur,

i kam parë sa e sa herë

fëmijët që vajtojnë këtë qytet

tek vijnë, si pata të vogla,

për të notuar

në liqenet e syve tu.

Saman Balaki

Një pemë

Si një pemë

Që pa asnjë gjethe

I bën ballë duhisë së dimrit

Ashtu dhe unë

e paarmatosur, duarbosh

Qëndroj përballë fisit

E nënshtrimit

 

Choman Hardi

Grua, mos vdis!

Ti mos vdis! As kur do vetë.

As kur fëmija të fishket në prehër

E qan gjersa nuk mundet më; kur gjëja e fundit

Që ta kërkon është ’Trangull!’; e ti i jep

Një opingë të blertë ta thithë, pse ai s’arrin dot më

Të kuptojë dallimin.

Lousanne,1923

Ulur rreth kësaj tryeze të vjetër

Tërhoqën vija mbi harta

Për ta ndarë atë vend

Që une do ta quaja mëmëdhe

Kajal Ahmad

Filozofia e frutashitëses

Shoku im! Ti ishe si kajsi.

Në kafshim të parë

t’i hoqa lëkurë e bërthamë

*

Dashni e vjetër! Nganjëherë

ti je mandarinë,

zhveshesh aq lirshëm

e nganjëherë je mollë,

e hahesh

me a pa lëvore.

*

Komshi!

Ti je si thikë frutash.

Nuk ndodh asnjëherë

që ti të mungosh

në sofrën tonë.

Por nëse më fal-

je veç humbje kohe.

*

Mëmëdhe i dashur, ti je si limon.

Kur përmendesh ti,

botës i shkon lëng i gojës

ndërsa unë rrëqethem.

*

Ti, i panjohur!

Them se ti je një shalqin.

S’mund ta di si je në të vërtetë

pa të shkuar si thikë.

Kopsat

Midis puthjesh te pafajshme

kopsa e parë e këmishës sime rozë

qe shkëputur.

Më vonë nëna, teksa po e qepte,

syzet e saj si laser mbërthyer mbi sy,

gjilpera në dorë, si gishtërinjtë e saj,

gjithë kërcënim, m’u hakërrye:

”Shiko se e vë këtë në ndonjë poezi!”

Sokaqet i dua më fort se burrat

Sokaku nuk pyet, Ku ndodhesh

tash? Dhe ku je nisur,

moj vajzë e çmendur?

Sokaku s’është i padrejtë e urdhërues.

Ai nuk njeh tmerrin.

Asgjë tek sokaku nuk ngjan në burrë dhe

asgjë tek burrat nuk ngjan në sokak.

Më thotë:

Eja, ec mbi mua.

Rritu:

Dashuro

Ai sokak-

ndihej mirë ta kapërceja me dikë.

Fati na ndaloi që të duheshim.

Por zemra ime fluturonte kur vrapoja

me të.

Ai ngelte me qëllim

që të mos me kalonte, që unë

të dilja para tij.

Veç një sokak mjafton

për lirinë, që kjo të kremtojë e të kaptojë,

për fëmijët që ta kaptojnë për në shkollë,

për djemtë që të këqyrin vajzat dhe

për vajzat që të këqyrin djemtë.

Një sokak që mban emrin tim

nuk duhet të ketë lapidare burrash të famshëm

përgjatë trotuareve të veta.

Le të jetë i gjerë, le të jetë i gjerë,

i gjerë

sa zemra ime.

Le të jetë bosh nadjeve e mbrëmjeve

si poezi e heshtur shtëpie, e

le të jetë i zhurmshem orëve tjera

si rropullitë e mia. Buzë brenda buzësh.

Më duhet një sokak

i pastër nga njolla gjaku,

një sokak qe s’ka parë kurrë

as ka njohur tmerrin.

Le të jetë i përsosur, le të jetë i përsosur,

i përsosur

si seksi i vajzave qe vriten padrejtësisht.

Le të jetë i gjatë, le të jetë i gjatë,

i gjatë

sa agonia e tyre.

Amaneti i dëshmores

Nuk dua lule,

as rapsodi bashkimi,

as perëndim ndarjesh.

Nuk dua lule

pse vetë jam lulja më e mirë.

Nuk dua puthje

nëse për të qenë e ndershme

u desh të mbahem pas një kalorësi-

as rapsodi bashkimi

as perëndim ndarjesh

as vejushë përgjithmonë.

Nuk dua puthje

kur, duke me puthur, më bënë dëshmore.

Nuk dua lot

mbi tabut timin, as përmbi mua, si kufomë.

Nuk dua qershi mallëngjimi

të hiqen zvarrë te rrasë e varrit tim,

s’dua lule s’dua puthje,

s’dua lot s’dua mjerim.

Mos sillni asgjë.

Mos mbani asgjë.

Po vdes si një vatan pa flamur, pa zë.

Jua kam bërë hallall.

S’dua asgjë.

S’pranoj asgjë

 

Hero Kurda

Me lëshue

Në pasqyrë

Shoh fytyrën e thyer të nënës

Unë kap buzëkuqin

Ka aroma të gjërave të njerëzve

Një plasë më mban prej vetvetes

Duart e nënës

Më ulen mbi supe

Aroma e atyre duarve

E aroma ime përzihen

Ashtu, unë thyhem

Në pasqyrë

Buzëkuqi bie në përdhesë e

Në pasqyrë të thyer

Unë bëhem kujtim i nënës sime

Faraxh Bajraktar

Letra nga qelia nr 13

Zemra e tij është orë

Trupi i tij është faltore

Sytë e tij të mbyllur

Rreth një gruaje

Veshur për mort

Që thotë lutje lotësh

Për kthimin e tij

*

Po, Zot

Kështu duket tash Siria-

Po, mu kështu.Si të të ngushëllojmë tash Ty

e me çfarë resh do të na vajtosh,

me çfarë resh?

*

Liria është mëmëdhe

por mëmëdheu im qenka në mergim

e unë jam bërë antipodi im

Ky është raporti im

shkruar

me tamblin e nënës

shenjuar

me vulë të prangave

*

Gjithë gardianet i zuri gjumi

e ne halucinojmë pandalshëm

si hemoragji

të shkretërimit

në ferr të kësaj nate

Një mik më thotë

Mendo sikur Zoti të kish qenë grua

a e di sa do ta donim?

Mohammed Omar Osman

Letër vjeshte

Moj vashë, fustanblertë edhe në vjeshtë,

tek vendos lule të fresketa në flokë.

Duar të miat mos ndjell si brez rreth belit tënd!

A nuk shikon se si flakë e bardhë e moshës

me përlan flokët mbi krye?

Atë s’guxoj ta sjell afër pyllit tënd të zi.

A s’më sheh gishtërinjtë, dhjetë shkarpa të thata?

Po u bënë krehër nëpër flokë tu,

copash do të thyhen menjëherë.

Mos më quaj fajtor kur të shohësh se sytë e mi

vrojtojnë si retë në dimër.

Për mua mjafton kjo që të ledhatoj

në një stere poezie.

Nëse ndien se kam vrarë veten, dije

se s’kam ditur të sajoj një poezi që mban

gjithë dhembjen time.

Nga Shqiptar Oseku /GazetaLetrare.com

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i ish-punonjësit të Sigurimit: Kam përgjuar edhe kushëririn te “Shtëpia e gjetheve”

Ai ka punuar aty një jetë të tërë. I ka kaluar të 73 vjetët, ndonëse tregon më pak. Ka ardhur me të bijën dhe nipin për t’i treguar ambientet, që ata nuk i kishin parë kurrë. Nesti Vako ishte djalosh, kur u thirr nga Ministria e Brendshme, nga Pogradeci, për të punuar në Qendrën e Përgjimit të Sigurimit të Shtetit, që sot njihet si “Shtëpia e gjetheve”, shkruan “Panorama”.

Nesti Vako, inxhinier, ish-oficer drejtimi në “Shtëpinë e gjetheve”

Ishte radioteknik e më pas vijoi studimet duke u bërë inxhinier, krijoi skema e aparatura përgjimi. E njeh atë vend në majë të gishtave, çdo aparaturë e metodë përgjimi. Me gjithë nuancat e epitetet që ka marrë institucioni, i kthyer tashmë në muze nga Ministria e Kulturës, Vako thotë se ka shumë ekzagjerime. Ai është i bindur se puna që bëhej aty i shërbente sigurisë së individit dhe të shoqërisë, tek e fundit ashtu si vazhdon të bëhet edhe sot. “Nuk kishim asnjëherë tendencë për të futur në burg dikë, por të verifikonim sinjalizimet që merrnim”. Ai tregon se si funksiononte institucioni, kush e merrte vendimin për një përgjim, si krijohej terreni i përgjimit, si instalohej një aparaturë, komplotet që janë zbuluar, si edhe rastin kur i është dashur të ndjekë kushëririn e tij të parë, artistin Milto Vako, i cili edhe u dënua.

Milto Vako

Si filluat punë në “Shtëpinë e gjetheve”?

Pasi mbarova klasën e shtatë, u futa në punë marangoz, sepse s’desha të shkoja në shkollë. Hapa një laborator dhe punoja si radioteknik. Ndërkohë bëra gjimnazin natën. Më pas më çuan ushtar në brigadë pune për të hapur tunele. Meqë isha radioteknik, fillova punë në laborator, në Krujë. U lirova nga ushtria dhe u ktheva në komunale si radioteknik. Ditën e inaugurimit të hekurudhës Elbasan-Librazhd, takoj rastësisht dy burra, që më pyesin se nga isha dhe me se merresha. Kishte qenë ministri i Brendshëm. Pas kësaj më thirrën për të ardhur në Tiranë, për të punuar në Ministrinë e Brendshme.

Sa vjet keni punuar këtu? Nga viti 1969 deri në 2006.

Ç’pozicion kishit?

Isha oficer drejtimi në fillim.

Cimkat qe perdoreshin per pergjim

Ç’bënit konkretisht?

Vinte raport-propozimi për të përgjuar një person, pasi ishte hapur dosja dhe kishte ardhur miratimi nga prokurori. Unë do të kryeja veprimin për të verifikuar sinjalizimet. Gjenim një mënyrë për të vënë një aparaturë përgjimi në çantë, në shtëpi, në kafe, kudo që mund të shkonte. Oficeri operativ që kishte marrë informacionin, këshillonte të konsumohej me personin e përgjuar një aksh problem. Nëse ai do ta konsumonte këtë bisedë, atëherë kishim të bënim me një informacion të saktë, në të kundërt informacioni ishte i gënjeshtërt. Në këto raste thirrej punëtori operativ dhe i tërhiqej vërejtje, ose transferohej, ose lirohej. Nëse kishte aktivitet kriminal, futej në burg.

Në listën e të përgjuarve ishte edhe Fatos Lubonja e Todi Lubonja…

Jo, unë nuk jam marrë fare me ta. Todi Lubonja është dëgjuar në burg, por kështu, jo.

Çfarë dëgjonit ju që këtu?

Aparaturat e pergjimit

Këtu dëgjonim çdo lloj bisede që bënte i përgjuari. Për shembull, me një personalitet në Francë, çfarë i thoshte. Për shembull, “hidh Kombinatin në erë”.Mos duhet ta linim ne? Ose raste vrasjeje.

Keni zbuluar ndonjë komplot të tillë?

Po, kemi zbuluar. Në katin e dytë është fotografia e një oficeri Sigurimi, që jepte lajme të rreme, dhe u zbulua nga teknika se kishte qenë bashkëpunëtor i grekëve. Ne kishim marrë informacione në lidhje me të dhe e vërtetuam. Ai komunikonte me një të dërguar, tregtar apo turist grek, dhe i thoshte që e kam zgjidhur atë detyrë që më keni ngarkuar. Nën emrin e Sigurimit ai takohej me të dhe merrte udhëzime.

Ju transkriptonit, përcillnit gjithçka që përgjonit?

Çfarë dëgjonim ne këtu analizohej nga të tjerët.

Ka ndonjë brerje ndërgjegjeje nga ju për punën që keni bërë?

Jo, përkundrazi. Ne e mbronim individin dhe shtetin. Mund të ndodhte të kishim një incident me një ambasadë. Në këtë rast do përgjigjej shteti. Fillonin kontradiktat me shtetin tjetër. Mund të ndodhte ndonjë akt terrorist. Ishim ne që duhet t’i ruanim.

Me pak fjalë, ambasadat kanë qenë në përgjim…?

Po, po. Ujë të zi u kemi nxjerrë.

Ka pasur abuzime, informacione të rreme?

As mos e diskuto. Por kur kanë ardhur te ne, është ndarë shapi nga sheqeri, kanë shpëtuar. Atij që është akuzuar kot i kemi kërkuar ndjesë, ai që ka pasur baza është gjykuar.

Kush vendoste për një përgjim?

E vendoste prokuroria. Punëtori operativ i lagjes merrte informacione. Po të njëjtin informacion e merrte edhe nga një burim tjetër, madje edhe nga një i tretë. Atëherë, si të veprohej?! Të futej në burg?! Mundet që të kishte qenë e qëllimshme, prandaj, kur ishin të bindur, e sillnin rastin këtu. Bëhej raport-propozimi për përgjim. Dhe ne e kontrollonim.

Ç’forma përdoreshin?

Kjo mund të bëhej përmes një përgjuesi, në vendin e punës. Këtë mund ta bënte drejtori, inxhinieri, kolegu… do të gjendej një njeri që ta vendoste.

Deri kur ka qenë funksionale kjo ndërtesë?

Ka qenë funksionale deri në 2009-n, sepse qendra u zhvendos pasi s’mund të punohej me këto aparatura të vjetra.

Me çfarë aparaturash punonit?

Kemi marrë aparatura nga jashtë, por në vitin 1978, kemi realizuar edhe vetë çimka.

Kush ka qenë ministër i Brendshëm në kohën tuaj?

Ka qenë Kadri Hazbiu, pastaj Feçor Shehu e më pas Hekuran Isai. Unë mund të kem qenë i vetmi oficer i Ministrisë së Brendshme që nuk kam lëvizur.

Po ata vetë i keni përgjuar?

Nuk jam marrë me ata. Por mund të them se kam nostalgji për Kadri Hazbiun, që ishte një burrë shumë korrekt dhe i rregullt.

Ka pasur ndonjëherë kërkesa personale nga ana e tyre për të përgjuar njërin ose tjetrin?

Në vitin ’73-’74, më kanë çuar të hap tunele, sepse nuk u vinte për mbarë korrektesa ime. Doja ta lija punën.

Përse?

Sepse nuk doja të veproja si kërkonte Feçori apo ndonjë tjetër.

Pra, ka pasur edhe kërkesa të tilla?

As diskutohet. Feçor Shehu më ka thirrur edhe në zyrë, edhe më ka kërcënuar se do të më fuste në burg. Këtë mund ta bënte kur të donte, por unë isha i ri dhe e kisha ndarë mendjen, të dilte ku të dilte. Dhe kur unë i thashë: ti mund të heqësh kapelën, por s’më bën dot asgjë, ai më pyeti: Ke ndonjë gjë në xhep? Dhe unë i nxjerr xhepat bosh dhe të grisur të pantallonave. Kjo ishte arsyeja pse më çuan të hapja tunele. Më pezulloi udhëtimet që kisha jashtë shtetit, më pengonte të vazhdoja fakultetin. Madje më kanë bërë edhe gjyq, sepse kishte të tjerë njerëz që merreshin edhe me ne. Por nuk kishte se për çfarë të më akuzonte.

Sa veta punonit këtu?

Ishim pesë veta. Unë isha në zyrën e parë, pastaj ishte kryetari i Degës, në një dhomë të vogël dy veta dhe pastaj edhe një tjetër. Operatoret që merrnin shënime ishin gra. Ne vërtetonim vetëm pretendimet e të tjerëve.

Ju ka ndodhur të përgjoni njerëz që i njihnit?

Po, ka ndodhur. Madje, unë kam pasur muhabet me majorin që u dënua, u pushkatua.

Po ndonjë të afërm tuajin?

Po, ka pasur. Marrim rastin e Milto Vakos, udhëheqës artistik i Ansamblit Popullor, shef katedre, “Artist i merituar”, një nga më të mirët e kohës. Përfundoi në burg. Ai ishte kushëriri im i parë.

E keni përgjuar ju?

Po, unë e kam përgjuar, në Durrës. Doja ta sinjalizoja, po nuk pranoi të fliste me mua se i dukej vetja më i madh. Doja t’i thosha: ore mos fol se kemi informacion nga filani…

Pra, ju tentuat ta sinjalizonit?

Asnjëherë nuk ka pasur tendenca për dënim. Madje edhe në tentativa arratisjeje, do ta survejonim deri në fund se mos përplasej me ushtarin në kufi dhe mund të vritej, ose mund ta vriste ky atë. I përgjuari merrej dhe këshillohej. I bëhej e qartë se do të futej në burg nëse do arratisej. Ai mohonte. “Ne kaq po të themi”, i thuhej, “hajt dil përjashta”. Po ta bënte sërish tentativën, do futej në burg. Ne e kishim të shkruar që punonjësi operativ asnjëherë nuk duhet të mendojë të fusë njerëz në burg, por t’i edukojë.

Është ekzagjeruar mbi veprimtarinë e këtij institucioni?

I kanë ekzagjeruar dhe i kanë veshur gjëra të paqena. Është njëlloj sikur unë sot, që nuk jam më në punë, të akuzoj Visho Ajazin. Tek e fundit, ai atë punë ka. A e keni dëgjuar që është përgjuar edhe Merkeli e Obama? Edhe mua më dëgjojnë sot.

Si u përgjua kushëriri i parë, dënimi i dirigjentit Milto Vako

Të punoje në “Shtëpinë e gjetheve” nuk do të thoshte se vetë apo të afërmit e tu ishin imunë ndaj përgjimit. Inxhinierit Nesti Vako i është dashur të përgjojë kushëririn e parë, i cili fatkeqësisht u dënua.

Bëhet fjalë pikërisht për dirigjentin Milto Vako, një personalitet i muzikës shqiptare. Nesti Vako tregon se ishte përpjekur ta sinjalizonte, edhe pse kjo ishte e rrezikshme. Puna e tyre kryhej tërësisht në fshehtësi. Por dukej se artisti nuk ia vinte veshin një punonjësi të Sigurimit të Shtetit. Një përgjim në Durrës e ka vulosur përfundimisht dënimin e Vakos. Milto Vako kreu shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në vitin 1952.

Në vitet 1953-1959 vijoi studimet e larta në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë, ku u diplomua si dirigjent kori, me profesorin e famshëm Sokollov. Pas studimeve u emërua dirigjent në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, njëkohë- sisht pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe në Liceun Artistik. Në vitet 1964- 1968 punoi si dirigjent në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Në vitet 1968-1973 ishte udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në vitin 1973 dënohet, largohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe internohet në Tepelenë, ku punoi për dy vjet rresht në kushte të vështira.

Në vitin 1975 arrestohet dhe dënohet për “agjitacion e propagandë” dhe vuajti dënimin në burgun e Tepelenës e në Ballsh deri në vitin 1982.

Pas burgut, deri në vitin 1991 punoi si punëtor në Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Shkollave të Tiranës. Pas ndërrimit të sistemeve, do t’i kthehej aktivitetit artistik dhe punës pedagogjike.

ALMA MILE/PANORAMA

Kategori
Uncategorized

Ndoshta dhe evropës i ‘pëlqen’ pak maja e …

Na mbytët me drogë, banda, krim, dhe azilantë, ankohet çdo ditë europa plakë….

Ambasadorë, apo lolo, lēpirës të qeverisë.

Na mbytët me drogë, banda, krim, dhe azilantë, ankohet çdo ditë europa plakë….

-Na mbytet thotë Presidenti Makron.

-Na mbytët thotë Mark Rutte i hollandës, na mbytët thotë dhe ai i Italisë, na mbytët me drogë e thotë greqia.

-Pak më e rezervuar dhe z.Merkel…

Ju vërtet kinë të drejtë…ju mbytëm…sepse edhe ju na mbytët…me dy qëndrimet tuaja…

I keni dëgjuar ç’thonë ambasadorët tuaj qaftrashë dhe shalë jashtë në në vëndin tim ?

-Ata heshtin kur duhet të flasin……

-Ata qeshin kur duhet të qajnë…..

-Ata lëpihen kur duhet të godasin….

Ata lolot harrojnë se…

Kjo drogë kultivohet, trafikohet dhe shpërndahet tek ju nga bandat kriminale shqiptare, të cilat veprojnë në europë.

Ata lolot e dinë shumë mirë se ato banda kanë akses në këtë qeveri.

Ata lolo-mëkëmbësit tuaj e dinë, por nuk flasin….

Ata dinë që këta “BOSËT” janë të pa prekshëm…

Sepse janë vëllezërit dhe kushërinjtë e ministrave, vëllezër dhe miq të deputetëve, janë shefa apo drejtorë policie.

Ata që e mbjellin dhe dënohen (puntorët) janë ca fakirë të detyruar të shfrytëzohen si skllevër për një copë buk thatë.

Ndërsa ata që trafikojnë…..

Ata janë me plot kuptimin e fjalës Bosë. Janë, miq, deputetë dhe financues të miliona eurove per te vjedhur votat, janë kumbarë të kryeministrit.

Ata e kanë pjacën e lartë, dhe veprojnë të mbrojtur, të pa shqetsuar edhe në vendet e ambasadoreve.

Ata helmojne me drogë….Pse jo… vrasin me plumba qytetaret e pa fajshëm të vëndit të tyre, por dhe qytetarët e shteteteve nga vinë zotërinjtë ambasadorë.

Por ambasadorët nuk flasin…

Ata u blenë, dhe blihen nga narkoqeveria, me milionat € tē drogës që kultivohet në vendin ku ata shërbejnë. Të asaj droge që trafikohet në vendet e tyre..

Sepse ato miliona €, ja u kanë zënë grykën, veshët, dhe sytë.

E nëse vërtet një ditë lolot do guxonin dhe do flisnin të vërtetën…

Prostata do bënte punën e saj.

Kryeministrit do i lageshin pantallonat, duke ju dridhur laqet e këmbëve.

Ato banda do ngeleshin përfundimisht si peshku pa ujë në çargun e ligjit.

Qytetarët e tyre nuk do helmoeshin më me drogë made in Allbenia, qytetarët e tyre nuk do vriteshin më nga plumbat e krimineleve vip shqiptarë atje.

Ndaj or miq kryeministra dhe presidentë europianë, fillimisht Shtrëngojuni Oshkurrin ambasadoreve tuaj (qofshin BE dhe të OSBE),

-Mos na dërgoni më Vllaudin dhe Borchard.

-Mos na dergoni të pa aftë dhe b..lëpirës që blihen, dhe më pas të luajnë të detyruar (napolonin) vallen e një qeverie që vjedh hapur votën e shqiptarëve, një qeverie të korruptuar dhe të pa aftë, një qeverie krimi dhe droge…

-Mos dërgoni karagjozë që nëpër katedra flasin për demokraci dhe nga pas ju ngrejnë gishin e mesit qytetarëve protestues.

-Mos dërgoni nga ata që avionët e drogës i shohin me sytë e një të droguari, dhe ju duken si mushkonja divjake.

-Mos dërgoni burrokratë të rëndomtë, dhe memecë, por Profesorë.

-Mos dërgoni lëpirës dhe peagpensionistë, por burra shteti me dinjitet.

Sepse shqipërisë, i duhen sa më shpejt, zgjedhje të lira dhe të ndershme…

Zgjedhje ku qytetari të votojë i lirë dhe i qetë, pa kërcënimin e të fortëve të partisë-shtet.

Zgjedhje, ku vota të jetë e shenjtë.

Ndaj protestat popullore në vëndin tim, nuk janë vetëm për ne, por edhe për ju dhe vendet tuaja zotërinj diplomatë dhe drejtues shtetesh.

Largimi sa më shpejt i këtij klani mafios, i kësaj krim-qeverie, jo vetëm do i këthejë…Dinjitetin, qetësinë dhe normalitetin vendit tim…

Por do sjellë edhe një frymëmarrje e lehtë për ju, vëndet tuaja, dhe për evropën.

Flisni zotërinj ambasadorë, boll mē peng i një të sëmuri psiqik, vëndi im nuk mund të jetë një parajsë kolumbiane për ju.

Dikur ju rëndonin xhepat nga eurot e vizave, sot çantat nga milionat e drogës.

Kategori
Uncategorized

E verteta. Implikimi direkt i Ramës me tokat në Gjirin e Lalzit!

Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27-09-2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qerasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm.

Me datën 22-02-2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qerasë me shoqërinë OMNIX Albania. Pra, nga data 22-02-2014 OMNIX Albania sipas këtij kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju?? Ja pra që ky është njëriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale.

Nga Sali Berisha –

E verteta lakuriq e implikimit direkt të Edvin Mafisë me tokat në Gjirin e Lalzit!

Edvin Mafia, sapo erdhi në pushtet, muajin e parë në një akt korruptiv zuzar 

– prishi kontraten me Omniks.

Pas prishjes së kontratës dhe fallsifikimit të dokumentave për përvetësimin e tokës publike me gjykatë Edvin Mafia në kundërshtim flagrant me ligjet 

nuk dërgoi avokaten e shtetit as dhe bashkinë e Durrësit për 

-të moslejuar përvetësimin e tokës publike por bënë sikur nuk kishte asnjë lidhje me shtetin!

Ai në kundërshtim me çdo ligj nuk apeloi vendimin e përvetësimit të tokës publike sepse ajo tokë i pelqente atij dhe Besnikut të partisë!

Lexoni repliken time në parlament me dt:

22 shtator 2016

Replika me Ramën!

Miq, këtu me poshtë

Duke denoncuar atë në parlament:

– Mashtrimet e paskrupullta në fjalën e tij

– Përzënien nga ai të investitoreve dhe investimeve të huaja nga Shqipëria 

– Heshtjen e Ramës për masakrimin dhe largimin e investitorit të huaj!

-Heshtje e tij për vdekjen e nënës dhe foshnjës nga shpartallimi i urgjencës!

-Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27-09-2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qerasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm. Me datën 22-02-2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qerasë me shoqërinë OMNIX Albania. Pra, nga data 22-02-2014 OMNIX Albania sipas këtij kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju?? Ja pra që ky është njëriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale. 

– Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Po, u zhvillua. Po kur u zhvillua gjyqi? Gjyqi nuk u zhvillua në korrik të 2012, as në korrik të 2013, gjyqi u zhvillua në korrik të 2016. Por e dini ju se Rama nuk lejoj avokaten e shtetit Hicka dhe kryetarin e bashkisë Dako të paraqiten në gjyqe për të mbrojtur interesin e shtetit? 

A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit? Shteti ka një detyrim, që çdo gjyq që humbet duhet detyrimsht ta ndjekë, e ka detyrim këtë. 

A e dini ju që se nuk e ndoqën kërkund!

Pse? 

Si e mbyllën gojën Ramës? 

Ja mbylli shuku i parave, ja mbylli valixhja. 

– Rama hesht është personi që nxori banditët për masakrimin e biznesmenit sepse së bashku me Besnikun e tijë ka vendos të marrin për vehte!

Zonja dhe zotërinj deputetë!

Tani, vijmë tek investimet e huaja dhe investitorët e huaj. Zotëria këtu (Rama) përmëndi investimet e tremujorit të fundit të këtij viti. Janë qindarkë për qindarkë investimet e Kaskadës së Devollit, investimet e TAP, në kaskadën e Matit dhe absolutisht asnjë qindarkë investim i tre viteve të fundit, që të gjitha janë të viteve të shkuara.

Kthehemi pak te investitori. Para meje, pak minuta më parë Rama iu tha shqiptarëve se Sali Berisha nuk tha një fjalë për sulmin ndaj Faad Mitrit, përfaqësues i kompanisë OMNIX.

Tani po ju lexoj prononcimin tim, të lexuar nga të gjitha mediat, të datës 10-09-2016: “Aksidenti ndaj Mitrit, përpjekje për të vrarë atë dhe larguar kompaninë e madhe që ai perfaqëson nga Shqipëria!

Të dashur miq, sot u bë një përpjekje për të eleminuar fiziksht Faad Mitrin, perfaqësuesin e një kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin më të madh të investimit prej 1.5 miliardë euro në turizem në Gjirin e Lalzit në Shqipëri. Ata të cilët i organizuan vrasjen me aksident automobilistik janë eksponentë të mafies qeveritare, të cilët kishin dalë në pritë t’i merrnin jetën një njeriu, që me përkushtim të jashtëzakonshëm ka punuar për realizimin e projektit me investimin me të madh në fushën e turizmit në historinë e vendit tonë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim të mafies qeveritare dhe uruar shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve në këtë aksident të kurdisur për vrasje personi, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit me urgjencë të vendose para ligjit autorët e ketij krimi të shëmtuar! sb”

Një javë përpara po në këtë parlament kam denoncuar sulmin brutal ndaj Mitrit dhe e kam rikujtuar dhe një herë kërcënimin me jëtë që iu bë konsullit të Libanit sepse gjeti një miliarder që mund të interesohej për ARMO-n, dhe e thashë me emër e mbiemër se ky kërcënues është Besnik Sula, dhe këtë denoncim konsulli e bëri tek ministri i jashtëm i Shqipërisë. Dhe kur unë ja ngrita këtu në parlament ministrit të jashtëm këtë çështje më tha “pse ministër i brendshëm jam unë”.

Tani vijmë tek rasti aktual. Ky përmëndi gjykatësin,vendimin e gjykatës, por këtu ka një problem. Ky mendon se, siç beson vetë gënjeshtrat e tij, edhe të tjerët do i besojnë. Ky këtë moto ka. Më lejoni pak t’ju informoj lidhur me deklaratën e tij.

Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27-09-2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qerasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm. Me datën 22-02-2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qerasë me shoqërinë OMNIX Albania. Pra, nga data 22-02-2014 OMNIX Albania sipas këtij kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju?? Ja pra që ky është njëriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale.

Çfarë ndodhi më pas? Ndodhi ajo që ndodhi me plehrat; valixhja 4 milionë euro. Cfarë ndodhi me OMNIX? OMNIX iku. Pas dy vitesh, më vjen në zyrë njëri nga kryesorët e familjes Mitri dhe më njofton se kishte zgjidhur çdo gjë dhe se kryeministri i thoshte aman fillo sa më parë. M’u bë shumë qefi sepse ai investim përbëntë një zhvillim të rëndësishëm. Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Po, u zhvillua. Po kur u zhvillua gjyqi? Gjyqi nuk u zhvillua në korrik të 2012, as në korrik të 2013, gjyqi u zhvillua në mars të 2016. Ju që rrihni gjoksin se gjoja ishit në anën e investitorit pse e bllokuat nuk e lejuat avokaten e shtetit Hickën apo Vangjush Dakon për të ndjekur gjyqin? A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit. Pra Rama nuk lejoj Hicken të shkojë në gjyq për të mbrojtur interesin e shtetit. Unë nuk hyj në materien e çështjes por shteti ka një detyrim, që çdo gjyq që humbet shteti e ndjek, e ka detyrim këtë. A e dini ju që se ndoqën kërkund. Pse? Si e mbylli gojën ky Rama ? Ja mbylli shuku i parave, ja mbylli valixhja interesat e tije personale!

Po pse them unë që është ky (Rama) që i ka nxjerrë bandat e mafies në rrugë atij? Së pari sepse ja ku janë të gjitha mediat dhe qytetarët, kjo është hera e parë që ai shqipëton një fjalë për këtë akt dhe përpiqet të mbulojë heshtjen e tij duke shpifur e trilluar se heshti Berisha. Berisha e akuzoi direkt këtë (Ramën). Pra, deri tani nuk kishte thënë një fjalë. Ti nuk flet asnjë fjalë sepse ty të detyron diçka që të heshtësh. Unë kam bërë disa reagime deri tani, e bëra sepse ishte një akt barbar e shtazor ndaj një njëriu por dhe sepse ky ishte investimi më i madh në 25 vitet e fundit ndërsa ju e përcollët. Pra, ky (Rama) nuk reagoi, nuk reagoi sepse kishte frikë se i nxjerr fakte të tjera. Dhe çfarë reagimi bëri sot? Tha se Berisha ska folur por në fakt Berisha ka folur të paktën tre herë deri tani për këtë, më shumë se çdo njëri tjetër këtu. Dhe çfarë reagimi tjetër bëri sot? Nxorri gjyqin të cilin nuk e apeloi kurrë me Hickën dhe Dakon e tij. Sepse donte që të ikte Mitri dhe ta marrë tokën Besnik Sula.

Eshtë e njëjta praktikë që ndjek, siç bëri me plehrat. Doli nëpër Shipëri dhe thoshte “Poshtë plehrat”, “Në kosh Sali Berisha” etj. Por qeveria ime nuk ja bllokoi referendumin shqiptarëve. Të bllokosh të drejtën e referendumit një vendi, i jep goditjen fatale demokracisë. Unë isha në pushtet, Komisionin Qëndror e kishim ne, Presidenti i Repubilës ishte i propozuar nga kjo shumicë, të gjitha këto i dhanë rrugë dhe data e referendumit u caktua më 14 dhjetor. Çfarë bëri zotëria? Në aktin e parë anulloi ligjin, ekzekutoi referendumin, ekzekutoi si satrap të drejtën e shqiptarëve për t’u shprehur. Mashtroi 50 mijë shqiptarë që kishin firmosur dhe që ishin kundërshtarë të qeverisë së asaj kohe. Nuk ka referendum tha, do ta anulloj me ligj. Dhe më pas kur kërkuan referendum për çështje të tjera, këta vendosën asgjesimin e referendumeve. Kjo është e vërteta. Sepse me sekretarin e përgjithshëm të mafies bëri koleksion plehrash Shqipëri – Itali, shkoi valixhja e pareve prej 4 mln eurosh dhe të tjerat vazhdojnë.

A e keni vërë re se pse ndodh kaq rëndom që në tërësi të gjitha gjërat e mëdha anullohen dhe pastaj rikthehen? Absolutisht sepse gjithçka e përcakton valixhja. Zotëria më tha se unë sulmoj bizneset. Jo unë nuk sulmoj bizneset, e ke shumë gabim. Unë për kohën që isha në qeveri, me të gjitha dokumentat ndërkombëtare e ke, shndërruam këtë vend në një vend tërheqës për investimet. Për kohën që isha në qeveri, ke raportin e UNCTAD të vitit 2012 i cili thotë se Shqipëria mori investime të huaja më shumë se kapacitetet e veta dhe më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Shqipëria u bë një vend tërheqës për investimet e huaja por investimet e huaja po i largon çdo ditë qeveria me mafien e saj.

A e dini aferën e fundit të ARMO-s? ARMO është një kompani e falimentuar. Një kompani e falimentuar, në Shqipëri dhe në çdo vend të botës, për hir të Kushtetutës së tregut, detyrimisht ndjek rregullat e falimentimit. Përndryshe çdo dorëzgjatje është përpjekje për grabitje. Pasi u përzu londinezi e mori me koncesion vetë. S’ka bërë asnjë lëvizje në QKR. Asnjë vendim të tillë përveç Gjykatës s’mund të marrë qeveria me një kompani të falimentuar. Eshtë Gjykata ajo që vendos, nuk ka të drejtë qeveria. Ka të drejtë kompania të shpallë vendime por jo qeveria.

A e dini pse heshtin deputetët e Fierit për ARMO-n? Besnik Sula ka Uzinën e bitumit të Fierit, jashtëzakonisht fitimprurëse por, me ligjin e falimentimit ajo është pronë e ARMO-s. Çfarë bën Besnik mafia bashkë me Brisin e këtij zotërisë? 180 punëtorëve jua jep rrogat kesh dhe nuk i rregjistron në sigurimet shoqërore, sepse diktohet që po funksionon Uzina dhe në këtë mënyrë thotë që edhe Uzina është jashtë funksionit. Mafia sot është ulur këmbëkryq dhe po rrënon çdo investim dhe të ardhmen në Shqipëri.

Së fundi, dua të ndalem në një moment. Në këtë vend kalohet nga një lajm dramatik në një lajm tjetër dramatik, nga një lajm i keq në një lajm tjetër të keq. Pak ditë më parë një nënë dhe një foshnje në kohën e saj të lindjes humbet jetën. E dhimbshme për çdo vend kjo. Përfytyroni pak Shqipërinë e 20 viteve më parë. Një nënë si ajo, në rast se do nisej nga Kalaja e Dodës apo Skrapari, asaj do ti duheshin shumë e shumë orë për të mbërritur në maternitetin e parë kompetent. Sot pas 20 vitesh kjo nënë, në mes të Tiranës përshkruan udhëtimin e vdekjes me shtatë orë e gjysëm. A ishte kjo inkopetencë e mjekëve? Absolutisht jo, se mjekët janë kompetentë. Unë nuk them se çdo mjek me të parën bën diagnozën por kur grupohen është shumë e vështirë tu shpëtojë diagnoza pa bërë. A ishte kjo mungesë humanizmi? E pamundur. Nuk mund të besoj që një mjek të mos kishte ndjeshmërinë e duhur ndaj një nëne dhe një foshnje. Çfarë ishte kjo atëherë. Kjo ishte një shpartallinë e sistemit të Urgjencës. Nga kush? Nga një xhahil që vjedh ditë e natë, që s’ka ndërmënd asgjë tjetër vetëm të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. A e dini se shumica e imazherisë nuk funksiononte?

A e dini që vetëm dy javë më parë, me aktin normativ të buxhetit shkurtuat 47% të shpenzimeve për Urgjencën? Por natyrisht jo për Urgjencën tonë sepse ne këtu i kemi ca lidhje për të mos ta pësuar, por për Urgjencën e atij qytetarit të thjeshtë. Votuat ju këtu se ja u solli. A është ky një krim more. A e dini se këta që vodhën 300 mln me ndrikull Nushin dhe me muratorin e kompanisë së sterilizimeve s’kanë rritur një qindarkë rrogat e mjekëve prej tre vitesh? Në kohën time u rritën 150%. Çpo ndodh në këtë kohë që i latë mjekët me rrogat e tre viteve më parë? Po ikin masivisht. Shkoni merrni statistikat sa kanë ikur nga QSUT, sa kërkojnë të ikin.

Pra, a tha një fjalë për nënë dhe foshnjen kreu i meduzës? Jo nuk shqiptoi dot një fjalë sepse e zë haku i parave të vjedhura ndaj nuk flet dot. E vetmja gjë që bëri është që shkoi dje në Elbasan me Beqen e tij dhe u tha se kanë blerë 6 ambulanca. A tha një fjalë për aeroportin? A e mbani mënd kur na tha këtu se ishte nisur turist Guido? Bëri avokatin e Guido Guidit. Sigurisht ju mërziteni por unë do ja numëroj këtij sepse ka njerëz që kanë dhimbje kur vdes një foshnje dhe vdes një nënë, ka njerëz që kanë dhimbje për vendin e tyre kur shohin se ndërtohen aeroporte nga trafikantë dhe kriminelë, ka njerëz që tronditen kur shohin sigurinë e tyre inegzistente në këtë vend, kur shohin pistën e aerioportit që vidhen 20 mln euro dhe pistën tjetër që ndërtohet, dhe duhet përsëri rrota që të bjeri që të diktohet.

Pra qeshni, sigurisht, sepse jeni pjesë e kësaj mafieje shtetërore por qytetarët nuk qeshin, ata po vuajnë si asnjëherë, po humbasin shpresën sa asnjëherë, qytetarët po ikin nga Shqipëria sa asnjë herë.

Ndaj dhe një herë dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim dhe veprime mafioze të organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, këtë shndërrim të Shqipërisë në Kanabistan, këtë largim masiv të investitorëve të huaj nga Shqipëria, këtë zgjatje të tmerrshme të mafies të klientelës qeveritare mbi pasuritë publike të Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

A kane ndryshim keto dy grupime kriminelesh?

Nga Kolonel Konstadin Koliqi/

8 Nentori, per komunistet dhe trushpelaret shqiptare, eshte dita e themelimit te partise komuniste, me vone- parti e punes dhe ne ditet tona- parti socialiste. Duke menduar se berthama e kesaj partie eshte po ajo e fillimit, po aq kriminale, vecse armet i ka ndryshar….mendova se eshte tamam dita per ta ripostuar…….

A kane ndryshim keto dy grupime kriminelesh?

Ne vitin 1922, ne Cikago, mblidhen kapot e gjashte bandave, me kriminale te Amerikes, per te bere bashkimin e tyre, ne nje te vetme, ate qe u quajte MAFIA, me e rrezikeshme, me kriminale, dhe shume fitim prurese, ne te gjithe Ameriken.

Ne kete mbledhje, merte pjese edhe nje bande kriminelesh, e perbere, ne shumice nga shqiptare. Natyrishte qe kryetari i saje, ishte shqiptar dhe kandidat i forte per tu zgjedhur padrino i MAFIAs, qe do te delte nga kjo mbledhje…..Nga te gjashte kreret, kater ishin italjane. Kjo beri qe, me shumice votash, u zgjodhe ne krye te MAFIAs, Alfonso Kapone, lindur ne Amerike, nga prinder italjane, …..puna e pare, qe beri Kapone, ishin kurthet e ngritura, nga ku u vrane te peste rivalet e tije, i pari e pati ate fate, kreu i bandes shqiptare. Bandat e tjera, vepronin por me shume kujdes se ata qe e kalonin vijen e kuqe, eleminoheshin…..

Me 8 Nentor 1941, ne Tirane, organizohet, nga dy komunisto-kriminel, jugosllave, (por jo vetem, njeri prej tyre ishte edhe homoseksual active)…… mbledhja e grupeve kriminelo- komuniste, per te formuar PK. Banden me te madhe kriminelesh qe ka njohur historia, ne lindjen europiane.

Ne kete mbledhje, u zgjodhe kryetari- padrino, i partise E. Hoxha, kjo me porosi te vecante te derguarve jugosllave, vecanerishte te ati homo- activit….. Kjo parti-bande, nuk lejoi asnje parti tjeter, nuk bashkepunoi me asnje nga forcat e tjera qe luftonin per clirimin e Atdheut, ne shume menyra, asgjesoi te gjithe pjestaret e asaj mbledhjeje, perfaqesues te grupeve kriminale komuniste, pervec dy jugosllavet, asgjesoi te gjithe ata qe i sherbyen, por ai, padrinoja, i shihte neper endrra, si kundershtare, megjithse shume, por shume nga keta, para pushkatimin, berrtisnin rrofte ai, krimineli padrino, mbylli me tela me gjemba popullin e tije, e ktheu me shume se gjysmen e miletit, kunder pjeses tjeter duke e spiunuar, futi spiunimin thelle ne familje….i futi tmerrin gjithe popullit te tije deri ne trushpelarjen qe dreqi e di se kur do te vije ky milet ne ekuliber…..

Ju lutem, po i gjeti kush, ndryshimin, e MAFIAs, te njohur shekuj me pare, me kete organizate politico-kriminale, qe mban emrin parti, apo rilindje, me argumeta, komentoni dhe jam gati ta fshij kete status…….

Kategori
Uncategorized

Albania faces decision

Martin Henze

Democracy: the government of the people by the people for the people.

Can the Rama government implement the Bundestag reform?

Henze: No, the Rama government is in no way in a position to do so objectively or in terms of personnel. It is exposed to considerable corruption, the suspicion of forming a criminal association with the Mafia to manipulate the 2017 parliamentary election, the holding of an illegal election in 2019, and the serious, permanent breach of the constitution. Any government of the EU would have resigned within 24 hours of such a well-founded accusation.

The results of the decision of the German Bundestag and the Council of Europe also show this, they only have to be read correctly once.

Allow me therefore, first of all, to point out that there is a recommendation that the German Bundestag adopted at the end of September 2019, after the Rama government had not fulfilled any of the accession criteria.

Secondly, allow me briefly to point out the following, only then can we go into what is now evident for Albania’s future:

At their summit meeting with the states of the Western Balkans on 21 June 2003, the heads of state and government of the European Union (EU) gave the Balkan states the prospect of EU membership if they fulfilled the conditions for it. The background was the European policy of Albania’s democrats. From 1992 until 2013, the Democrats led Albania into the family of civil societies, out of political and economic misery and terror. In its opening to the outside world of Albania, the current elected opposition signed hundreds of cooperation agreements with European and other countries during its term of office in 1992.

The problematic period of regression and stagnation Albania began in 2013, and today, Albania is basically facing political and economic state bankruptcy, the people see no future any more, the youth of Albania is leaving the country, the rule of law does not exist, there is an economic threat of insolvency. That is the problem that has now finally led to a no go for the Council of Europe. The EU’s NO Go concerns the performance of the government and not of the Albanian people, and Prime Minister Rama has failed. Northern Macedonia has understood and reacted to what is happening in Albania. Mr Ram insults and slanders the EU, in particular the President of the French Republic, and tries to divide Germany and France on this issue. Mr Rama, you will not succeed.

At the end of September 2019, the Bundestag expressed the explicit expectation that a decision on accession to the EU would be based, on the one hand, on fulfilment of the accession criteria, which the European Commission has identified as twelve priorities in line with its 2010 conditionality approach and which it will supplement in Copenhagen in May 2018 before Albania is granted candidate status.

On the other hand, Albania must now also demonstrate its fundamental absorption capacity. That is a very far-reaching, additional demand. Such a demand is new and corresponds 1:1 to Macron’s demand.

What is being called for? 

1.Ensuring that the Constitutional Court and the Supreme Court are able to function and function properly.

2. adopt an electoral reform that is fully in line with OSCE/ODIHR recommendations and ensures transparent political parties and campaign funding.

3. implement the law on electoral law reform.

4. institute criminal proceedings against judges and prosecutors accused of criminal conduct in the vetting process,

5. initiate prosecutorial and, where appropriate, judicial proceedings against those associated with vote-buying in elections, and prosecute seriously and expeditiously the government of Rama, Balla and the ruling SP party. It is about the manipulation of the parliamentary elections in 2017. According to the reason the escaped investigators, the public prosecutors, the policemen, who found asylum in Switzerland and Germany, would have to be brought to Albania, an international investigation team under the leadership of an international investigation organization would have to be implemented. Since it is indeed difficult to imagine that the Rama government will accuse itself.

6.The implementation of the SPAK by the Rama government two weeks ago revealed constitutional violations on the part of the government; the constitutional minimum number for the occupation of the SPAK was not observed. This process also shows very clearly that the Rama government lacks any understanding of compliance with constitutional rules. It is also clear that, despite the signal from Brussels, this Rama government still does not seem to understand what is expected, here the observance of constitutional rules.

7.solid progress towards establishing a track record in the fight against corruption and organized crime at all levels, including the initiation and first completed trials even against high-ranking officials and politicians. This includes proactive investigations, prosecutions and convictions of corruption and organised crime where appropriate.

8. make tangible progress on administrative reform, including the review of the recruitment of senior officials and directors, including with regard to allegations of irregularities. Since the Rama government itself is massively infected by corruption, difficult.

9.a final decision on the legality of the local elections of 30 June 2019 by the Constitutional Court; if a re-run of the elections is ordered, they must take place on the basis of the new electoral law. This is possible without functioning, supreme courts do not. It is also problematic that the Albanian government should again investigate Rama against itself.

10. ensure that the framework of the negotiations is designed in such a way as to ensure a consistent continuation of the course of reforms and, above all, the implementation of agreed reforms by Albania. Due to developments since 2013, it is very unlikely that the current government will be able to implement the reform.

11. rule of law, i.e. continuation of the review of judges and prosecutors, creation of new judicial structures. 

The Rama government has deliberately and intentionally committed a serious constitutional violation, and the Constitutional Court and Supreme Court have been dysfunctional for two years. According to the Albanian constitution, both courts are so-called permanent bodies, i.e. the constitution guarantees their functionality, they must be active. Regardless of this, judges can of course be dismissed, but the state is obliged to organise this in such a way that the exchange of judges does not cancel the functionality of the supreme courts. However, this has been done. An elementary error in judicial reform, an elementary violation of the constitution, the government has behaved like an enemy of the constitution, this decision has put the rule of law and parliamentary democracy in Albania in a dysfunctional state.

12. fighting corruption and organised crime, including strengthening and networking institutions and establishing a solid track record at all levels and in the detection and seizure of funds related to corruption. However, a net analysis shows that corruption has increased significantly in Albania since Rama took power in 2013.

13. to ensure that Albania fully meets the political and economic criteria upon accession. 

14. to advocate that Albania comply with the provisions of the European Stability and Growth Pact and the stability criteria of the Maastricht Treaty as early as in the negotiation process before it can officially join the monetary union after possible accession. The demands made by the Berlin Parliament summarise once again what Europe expects from the Albanian Government, but also from the Albanian people. It is clear that these factors have been known to the Rama government for years, that this government has failed politically completely. If Albania had organised an external and internal policy, as it did between 1992 and 2013, it would have been in the accession negotiations with the EU for some time. Croatia and Slovenia have shown the way. A real betrayal of the future of the Albanian people. It turns out that fundamental changes have to be made in Albania if the criteria for starting talks with the EU are to be met. Behind every single issue that Albania now has to resolve, there are considerable commitments to fundamental political changes, which cannot be fulfilled in weeks. It is clear that accession and the commencement of talks are not possible at zero cost. 

The starting point for a successful development towards the EU is therefore that Albania has an intact political, democratic and legal system, an intact, regular economy and, most importantly, consensus within society. The current Rama government cannot guarantee this. That cannot go well.

If you look, for example, at the Tahiri case, the former interior minister and good friend of Rama. Who has now been accused, but the accusation of involvement in the manipulation of the 2017 elections is still pending, why, perhaps the subject is too close to the people of Rama, Balla, who knows? On 10 September, the public prosecutor’s office sentenced him to 12 years in prison. This conviction by the public prosecutor’s office took place exactly at the time when the Prime Minister was on his way to Berlin to convince German politicians of the seriousness and efficiency of the Albanian government and the legal reform. The conviction was intended to have an effect in Berlin, to convince Berlin that the legal reform was on the right track. What happened afterwards? It is known to all. On 19 September, the decision was taken to issue a marginal suspended sentence, against which an appeal is admissible. Tahiris is a free man. Tahiri will go into appeal and will probably be acquitted at some point.

There is a clear political will in Brussels, Paris and Berlin for the six Western Balkan countries to join the European Union.

The structural reforms that the Albanian people must pursue, which have been mentioned, are of fundamental importance; the Albanians, not the EU, must now decide what they want, a future with prospects or a future as in recent years. Most of the young Albanians do not want to leave their country, the Albanian families do not want to lose their children, the Albanians abroad would like to return home. They have one thing in common: they need an economic perspective in Albania so that they can see a future. Albania must now deliver and meet the criteria. 

Albania will only benefit from joining the EU if it is able to compete with other countries and if it is important that Albanians do not all emigrate. What is important is that accession to the EU could perhaps cushion the impact of a solution that must first be found by the Albanians.

Can the economic situation in Albania be improved?

Henze: Yes. Allow me first, however, to address three critical factors:

Finances of the Rama government

There is no real economic growth in the productive sector in Albania. Albania’s growth is largely based on investment from the nacro sector. There are only inadequate statistics, which Tirana has probably also systematically tweaked. 

This is also due to the structures of this Rama government. There is currently no rule of law in Albania, the entire administration, all municipalities are occupied by representatives of the ruling party. Basically, Albania currently has an autocratic system, led by a small oligarchic group of the Rama family.

There is no constitutional control of the government and the government administration. The auditing offices are also in a critical situation and are under massive physical and psychological pressure. 

We saw this last week during a trial by the public prosecutor’s office in Dures. A courageous public prosecutor is investigating against friends of the government. What happens? Prime Minister Rama attacks this honourable, courageous public prosecutor and threatens him and them publicly. What happens then? A few days later, the prosecutor is attacked with Kalashnikovs on a drive to the capital. What is that? 

Public prosecutors and policemen, who had investigated because of the manipulation of the parliamentary election 2017 had to flee before the government Rama, with their families, Germany and Switzerland granted them asylum. What is that? 

In such a case, as the largest European newspaper, Bild und die größte Politik Magazin der EU, Der Spiegel, Mafia – Government Rama said, there can be no reliable economic figures per se. Whoever expects the government to provide reliable figures and facts in the current constellation and starting position has visions and whoever has visions should go to the doctor. This is very bad for Albania as a business location. Economic growth can only be achieved with a constitutional state and a solid economic and social policy; this requires solid figures.

The state of the Rama government reminds me very much of the planned economy of communism.

Another major problem is that the Rama government does not have its finances under control. It fails to plan, monitor and predict revenues and expenditures properly. To this day, there are no functioning financial authorities. 

Overnight in Greece, for example, it became clear in 2010 that the Greek budget deficit is not in the single digits, but in double digits, and in 2009 was over 15 percent of gross domestic product. In Greece, this has to do with the fact that the budget execution has not really been monitored – neither by Greek nor by external institutions such as Eurostat or the EU Commission. 

No outsider, even the Greeks, knew at the time how precarious the situation really was. 

Unlike Albania, however, Greece has a functioning legal and democratic system, an opposition and a grown economy which is not financed by drug growth and European taxpayers’ money.

The Rama government, internationally known as the Mafia government, which de facto abolished democracy and the rule of law in Albania two years ago, which is politically responsible for the central production of canabis for Europe, which is politically responsible for the central production of canabis for Europe, the Rama government, which is internationally known as the Mafia government, that Albania, since Rama’s assumption of government, has become the central transshipment centre for heroin and cocaine for Europe and Russia, which was apparently involved in electoral manipulation of the 2017 parliamentary elections in cooperation with the Mafia, which took office on 30 September, and the Mafia government, which is internationally known as the Mafia government, which has been the main political force in Albania since then, has been responsible for the central transshipment centre for heroin and cocaine for Europe and Russia. The fact that the Mafia held illegal local elections on 30 June 2019, implemented criminal candidates as mayors, is untrustworthy and puts pressure on the remaining, correct officials. In this respect, the credibility of any economic and statistical figure of this Rama government is doubtful and per se untrustworthy. In this way, a sensible economic and social policy cannot be guaranteed. 

Corruption Rama Administration

In addition there is the corruption of the Rama government: it is omnipresent in Albania. At the doctor’s, in the hospital, at the building authority, in the driving test, in filling state posts, in drug transport, building permits, political posts even at NGO´s. 

Corruption is a problem for society as a whole: 

How can an economy develop stably if every single actor is always dependent on the goodwill of the ruling Rama party and is at the mercy of its arbitrariness? How can the ailing state of Albania reorganize itself, i.e. change, if it cannot rely on its tax officials, the government.

The poor pay in Albania is one reason why so many Albanians let themselves be bribed. Corruption is also always a poverty issue. The money is basically processed in the family structure of the Nacro government. It does not reach Albanians, craftsmen, farmers, teachers, doctors, nurses, journalists, pupils, children, old people, students, schools, health care, universities. Even the pension subsidy of EURO 100 at the end of the year is to be cancelled.

Another is the lack of positive role models: Why should the little man be denied what is customary in the government administration of Rama?

Transparency International notes that Albania has slipped to 99th place in the corruption index out of a total of 180 countries and a score of 36/100, which is explosive and thus actually unacceptable for the EU alone.

Families – economy of the Rama government

The recruitment policy in the public sector through the party or favorite networks of the Rama government remains the biggest scandal in modern Albanian history since 2013. 

Albania is now covered with a dense network of patronage and nepotism of the ruling Rama party. Per se there can be no reform in the sense of the European criteria in such a Nacro structure.

Especially after the illegal local elections in 2019, it was observed that experienced employees had to leave their jobs because they were in the wrong party. Since only the ruling party took part in the election, 60 out of 61 municipalities are now occupied by the government, which of course in this system also affects the pro-government occupation in the administration, a real revolution. This will also have an impact on elections in Albania. Since it is not performance but loyalty that is the criterion for recruitment and election. 

The result is also an excessively bloated civil service which, thanks to incompetence, effectively shuts off any attempt at economic recovery in Albania and destroys any reform. 

The Albanian bureaucratic monster of the Rama government, which is unduly burdensome for the Albanian budget and for the economy and foreign investment, and which is chronically ineffective, is also a huge waste of budgetary resources for the country. The money no longer reaches the Albanians and remains in the family cycle of the Rama government.

The public service of the Rama government in Albania, inflated by nepotism, is a huge problem. The number of people in leading positions in the offices is also disproportionately large and ineffective in relation to the people working under their supervision. In order for the state to function at all, additional staff often had to be recruited.

Rama Economy

The economic situation in Albania is catastrophic, the Albanian state is on the brink of a possible state bankruptcy in 2020. Increasing shadows – economy, over 40%, increasing shortage of qualified labour, mass exodus of young people, lack of legal security because no rule of law works, massive corruption of government administration, nacro elements, no functioning parliament, destabilized political system, see elections 2017 and 2019, a government that does not abide by the constitution, Drug trafficking, decline in foreign remittances from Albanians, warnings from the central bank about Albania’s economic situation, minor successes on the bond market, high Narco economic growth, i.e. no real economic growth, regular foreign investments have sunk to almost 1 digit per mille since Mustafa Rama took over the government in 2019.

The state salaries are paid by credit, by selling possible tax claims of the state in the future to banks and private companies, a second pyramid scandal that will be much more dangerous than in 1997. These are clear indications of an already existing insolvency of Albania. At the end of 2019/beginning of 2020, there will certainly be even more serious problems before Albania goes bankrupt. In fact, Albanian civil society and the Albanian economy, if they want a future, have to ask themselves the question cui bono, the question is easy to answer, the current situation benefits only Rama and his families, not Albania’s future.

It is important that the Free Albania acts politically. But Albania’s economy should also know that it only has a future if it gives up the support of the Rama government once and for all; it is not too late for it.

Positive effects – Albanian people

With all the chaos and disaster in Albania caused by the current Rama government, there is also positive news:  

On the one hand there is a growing civil society, the Free Albania.  But it is even more important to give Albania, and the Albanian people in particular, more control over their own fate.

This can only be achieved by addressing deep structural problems that continue to plague Albania, such as long-term unemployment, lack of a functioning legal system, weak corrupt institutions, drug trafficking, poverty, hunger, mass exodus and organised crime.

On the one hand, the opposition and representation are demanding new elections for a large part of the Albanian population. The current government is not legitimized due to the manipulation of the 2017 parliamentary elections, it is no longer legitimized due to the permanent violation of the constitution, and the municipal representatives are not legitimized due to the illegality of the 2019 municipal elections.

Elections are therefore now the decisive narrative in Albania. In fact, it will not understand the existing government because it has dismantled precisely this legal system and the democratic structure. But it seems that there are very clever and wise members of the ruling party who will turn their backs on Mr Balla, Mr Rama Vilaj, Mr Thairi and others. 

This will also be the right way, it is hard to imagine before the final criminal clarification of the responsibility of the masters in the matter of the Mafia manipulated election 2017 and the illegal one-party election 2019.

Since the legal system in Albania is functionally neutralised, and the parliament is therefore functionally inactive, the basic conditions for a democratic new election, such as: ensuring a free and democratic election, democratic electoral laws for the local and parliamentary elections, which are currently being worked on, the verifiability of these laws by a constitutional court jointly brought about by opposition and government, would certainly have to be the basic conditions for a democratic new election. 

An election in a state without a functionally active legal system and without observance of democratic rules and structures and without agreement with the opposition is certainly not something that anyone in Albania wants to carry out; it is a serious situation.

On the other hand: Albania has a high economic potential, a very valuable culture and very impressive people who are willing to work. The strategically important situation and the mobilisable labour force are only some aspects of Albania’s economic potential.

Albania took a large part of its intellectual heritage, its future with it into exile or, to put it another way, abroad, through the flight or emigration of hundreds of thousands of Albanians, especially during the reign of Mustafa Rama. If the disaster with the Rama government, the lack of the rule of law and the lack of democracy is resolved, there will be a very great flood, a tsunami and Albania’s legacy will come back from abroad.

 This heritage, the foreign – Albanians are enriched by a new feeling – world and loaded with democratic, emancipated views. The Albanians coming home have absorbed Europe, the United States, Asia, Australia, they have become, according to Mallet du Pan, cosmopolitans against their will, and will then give the experience of Albania, bought from many tears and efforts. 

I have had many personal meetings and conversations with Albanians in the UK, the EU and the USA in recent months – they want to come back and take part in Albania’s construction, but something has to change fundamentally. With them Albania could profit from the fourth industrial revolution in the EU and take their fate into their own hands and become strong again. Albania has the potential to become the Switzerland of the Balkans.

Albania needs a perspective, a future, a restart of the entire economic and family policy. Albania needs well paid jobs, affordable housing and

Educational offers that are affordable for everyone. It is also the aim that there should be fewer poor people and a larger middle class in Albania. 

In the future, the economy in Albania will need a large workforce, for which they will need a large middle class in Albanian society. Labour is the capital of the economy. This is the only way to prevent mass migration and the flight of young people because of the lack of prospects. The role of the private sector is crucial to promote this cooperation. 

Without economic development there will be no tax revenues and thus no expansion of the welfare state and then no prospects for Albania’s youth.

Entrepreneurs in Albania therefore need maximum freedom, but in compliance with all state laws. Albania does not need nacro-growth, but genuine economic growth. Albanian companies could easily make fantastic profits in the future, even if they comply with the legal rules. In this respect, they must now decide what they want, an economic downfall or a future in free Albania. Albania does not need to finance the salaries of state employees by selling tax receivables, but the state must have sufficient revenue. Partnerships to promote growth and investment will be a key issue on the agenda. Standards such as how they are designed, how the tender is organised and managed are essential for acceptance by the population and for the economic development of the state of Albania. The existing so-called PPP structures in Albania, the tendering procedures, as well as the monopolization tendencies are strongly in need of correction, they are family contracts of the government Rama with some family enterprises, no PPP contracts. 

Brain drain of Albania’s young population 

Albania has many advantages, including in particular its very important strategic location and many entrepreneurial workers. I really believe that Albania will be able to take advantage of the Fourth Industrial Revolution in the same way that the Baltic States were able to rapidly develop their economies based on the Internet economy in the 1990s or Southern Ireland. Smaller economies often have the advantage of being able to make far-reaching changes with more agility and flexibility than larger states. Albania has the potential to become the Switzerland of the Balkans. But Albania needs a fundamental political and economic change in 2019, otherwise it won’t work. The current government has shown that it will not make it politically. Some commercial enterprises in Albania also have to make political decisions now. It’s a very bad deal they made with Rama, bad for the country and bad for their companies and their future. But there is still time for a turnaround in 2019.

The counterparts are ready to work together on electoral reform. Are you optimistic about that?

Henze: The core of a compromise is the dispute. Part of the state crisis is the absence of the rule of law, the dysfunctional democratic system, the unenlightened manipulation of the 2017 elections, certain criminal processes, the constitutionally repealed but still carried out “election” in 2019, and some other issues.

This means that compromises, a so-called timetable for new elections between the government and the elected opposition, must now be reached very quickly. What is needed is mutual acceptance between the ruling party and the elected, extra-parliamentary opposition.

To this end, Albania should concentrate on the most important points in 2019:

1. electoral law reform between the ruling party and the elected opposition, led by its chairman Lulzim Basha in November 2019

2. implementation of a provisional constitutional court in December 2019

3. parliamentary and local elections in February 2020

These two groups, representatives of the ruling party and the Free Albania, should now stop the actions of this autocratic government Rama and the disregard of the constitution in the interest of Albania’s future. This is a very good development.

Albania has a very impressive and valuable culture, of which the Albanians can really be very proud.  There was a special, peaceful coexistence between the religious communities. That can greatly enrich Europe. It has women and men who want to tackle and carry the idea of Europe in their hearts and minds. The country itself has an interesting economic situation and resources. Albania has the potential to become the Switzerland of the Balkans. 

The opposition has a substantial and modern economic and social programme, in which we have participated, which will make this development possible.  This would also make EU accession more realistic, which is unrealistic for the current Rama government if a fundamental political change takes place in 2019. However, it is now also necessary for the opposition to show what it is capable of and not just to present what is bad. 

The ruling party will also have to show what it wants to do better in the upcoming parliamentary and local election campaign. The Albanian nation and only the Albanian nation will then decide in a free, secret and democratic way who should represent the Albanian people politically.  

The new Europe has a germ cell in Albania, the civil society/opposition has now together with clever representatives of the still governing party the task to close the gaping wounds of the last 5 years. In order to heal them, the wisdom and wisdom of Albanian civil society is now needed; it is possible, in the event of a political change in 2019, to take the helm in another direction and to bring the Albanian nation into a future within European civil societies. This is the way to take with us all, the Albanians and the economy. 

Info

http://shekulli.com.al/ndryshoni-sistemin-zgjedhor-sistemi-ligjor-ne-shqiperi-po-menjanohet/?fbclid=IwAR2OQu73U5eZWnskSagFH2tByKzTu6wusrdGY59YRF3_EIJixXeODy89Ehk

http://shekulli.com.al/qeveria-rama-nuk-mundet-te-plotesoje-kushtet-e-bundestagut/?fbclid=IwAR2eyOCEDDJvH3hq0koGwKZCgBAmrzqjKeceEZb-ZEnWhGwTLyvFZGqyjkE

https://urimgjata.wordpress.com/2019/10/20/martin-henze-rama-to-resign-political-compromise-not-to-lose-2020-rama-te-dorehiqet-kompromis-politik-per-te-mos-humbur-2020/

https://urimgjata.wordpress.com/2019/11/05/the-rama-government-cannot-meet-the-requirements-of-the-bundestag-qeveria-rama-nuk-mundet-te-plotesoje-kushtet-e-bundestagut/

.

Kategori
Uncategorized

Keto jan Lotet e Mi Per Femijen Tim .Barije Karabollaj.

Poezi Trishtimi per Femijen e Humbur .

Larg duart e pista, nga loti im.

Nuk qaj nga torturat, që më bën ti.

Por më qanë shpirti, për fëminë.

Ti kriminel…

Oh njeri pa gjak e shpirtë, ku e çove fëminë tim.

Boll kërkon të më qetësosh, me mashtrimet e tua.

Po ta them dhe njëherë.

Këto janë lotët për fëminë tim.

Dhe ti njeriu i pështirë, mos ma prek lotin tim.

Jam e fortë unë.

Oh skizofren.

Lotët bojë do i bej.

Në muret e burgut do shkruaj.

Ti kriminel i shekullit te zi, më more fëminë.

Rrobat qe ti mi gris.

Nga nervi jot i peshtirë, do i bej pikturë.

Ty do të pikturoj, me dhëmbët si vampirë.

Ti xhelati kësaj kohe të zezë.

Kurrë mbi lotin tim, s’do shkruash dot.

Akt akuzën tende, një ditë do e bëj pikturë.

Për në muzeun e krimeve të komunizmit.

Jo, kurrë loti im s’do të kënaq.

Loti im, eshte forca dhe frika jote.

E di unë… por e di edhe ti.

Ne të dy ja lexojmë karakterin njeri-tjetrit.

Tani u bëmë kundershtarë të vjetër.

Nuk ka më, të më njohësh dhe të njoh.

Ndryshimi jonë eshte se unë t’i them ne sy, se çfarë je ti.

Ti ke hurin dhe gërbacin.

Nuk di gjë tjetër, vetem të torturosh njerëzit dhe të bësh akt akuza me gënjeshtra.

E di mirë edhe qe jam kulake, sa dëshirë do kishe të lepihesha ty.

Të kërkoja falje, per ato që nuk i kam bërë kurrë.

Dhe kjo ty të çmend, qe unë kulakja jam me e fortë se ty.

Ndaj vazhdo…

Shkruaj të gjitha të zezat.

Mua nuk më tremb më, as burgu.

Mos u mundo të më korruptosh, se unë kam shpirtë oqeani.

Jo, si shpirti jot.

Ndaj, mos vështro mbi lotin tim.

Mos mendo, se më frikëson.

Nuk eshte lot nga frika jote, por eshte lotë dhimbje për ata njerëz që do arrestosh.

Dhe kerkon nga mua, të bëhem spiunia jote.

Jo kurrë.

Ke harruar, bija e kujt jam unë.

I atij qe jeten e çoj ne burg, por partinë tënde se deshi kurrë.

Ti kriminel, mendon se ma bere jeten me zhurmë e pa shpresë.

Por gabon…

Një ditë nuk do më akuzosh dot, se Zoti nga padrejtësitë do i jap nje rrugëzgjidhje.

Të të qërroj, nga kjo botë.

Këto sy që vajtuan kaq shumë, do ndriçojnë si yjet ne qiell.

Dhe shpirti do gëzoj e do lumturohet, si fëmija në krahët e nënës.

Edhe ju që më patë duke qarë.

Dikush fërkoj duart.

Dikush bëri sikur qau.

Dikush foli me gojën e tij të pistë, se kulakët e meritojnë të vuajnë.

Por, mos u kënaqi shumë, se loti është vesë e një shpirti që dhemb.

Sot qava unë, neser do qash ti.

Unë nuk gëzojë, ashtu si gezuat ju.

Por, nuk do rri pa ju thënë:

Qaj, se e qara ju bën mirë.

Të kujtoni, se sa shpirt zinjë jeni.

Kur nuk do ju harroj.

Të gjithëve ju, që hodhët gurë në rrugën time.

Jo, jo nuk ju kam inat.

Nëna me ka thënë:

” Injorantëve zemërohu aq sa të kuptojnë “.

Por dua te ju them, se loti qe rrodhi nga padrejtesitë tuaja, nuk do te thahet kurrë.

Por me nje ndryshim…

Se loti edhe qesh.

Loti eshte dhe poezi.

Loti eshte dhe roman.

Për një gjë më vjen keq.

Se loti im, do bej shumë lexues të qajnë.

| Barije Karabollaj |

Kategori
Uncategorized

Vrasja e fshehur e Frano Mirit dhe Zef Pervukës, sipas rrëfimit të agjentit “Prirja” (K.SH.):

Nuri Luçi në albumit e “heronjve” të Sigurimit të Shtetit dhe një dokument i kohës kushtuar atij

Nga Kastriot Dervishi

Sjell dy momente me histori të viteve 1948 dhe 1949 e Nuçi Luçit.

Rendi socialist e kërkonte që mbrojtësi i tij Nuri Luçi të ishte “hero”. Ky rend është shembur dhe heroi i vërtetë është Mark Piroli si pjesë e qëndresës antikomuniste, personi që luftonte regjimin rusofil komunist të Shqipërisë.

Paraqes dy copëza historie nga puna e shefit të Seksionit të Sigurimit të Degës së Punëve të Brendshme Krujë, Nuri Luçi; e para që lidhet me vrasjen e legjenduar të antikomunistëve Frano Mirin dhe Zef Pervukën, organizuar nga Nuri Luçi dhe vrasja e këtij të fundit.

Për rastin e parë, Nuri Luçi, pasi u realizuan ato që porositi erdhi në darkë dhe uroi për vrasjet “Prirjen” dhe “Pisha e malit”, të cilët kontribuan më vonë për kapjen e Shaban Kupit.

Për të ruajtur konspiracionin e veprimeve dhe emrat e dy bashkëpunëtorëve, kufomat e të vrarëve u morën dhe u çuan fshehtas në afërsi të Mamurrasit.

Aty u inskenua një përpjekje afër shtëpisë së Zef Përvukës me pushkë e bomba. Më 31.5.1948 doli komunikata e MPB-së, një tekst i zi komunisti mbushur me sharje e shpifje. Kufomat u lanë në diell dhe populli u detyrua t’i pështyjë.

Vrasja e fshehur e Frano Mirit dhe Zef Pervukës, sipas rrëfimit të agjentit “Prirja” (K.SH.):

“Shoku Nuri vinte shpesh në Gjorm te MD…Në një takim që organizoi na çoi fjalë mua dhe L.M (nip i MD) se nuk na priste në besë.

Ka qenë fundi i majit 1948.

Na takoi veç e veç. Na foli për situatën politike dhe tha se ishte në favor të forcave të paqes, qeveria është e fortë dhe ju do ta pësoi si Gjomarkajt në Mirditë. Lidhuni me ne që të shpëtoni jetën, por punoni sinqerisht, të jepni prova, të kapni të gjallë Frano Mirin dhe Zef Përvukën. 

Ne pranuam. Pas 4-5 ditësh në shtëpinë e M.D. erdhi Franoja me Zefin dhe në qëndruam në një dhomë me ta. Në dhomën tjetër ishte shoku Nuri dhe një shok i ministrisë. Frano Mirin dhe Zef Pervukën nuk mund t’i zinim të gjallë, pasi ishin të fortë fizikisht…

Nga ora 8.00 e mëngjesit, Frano dhe Zefi na thanë ne se do flinin pak, por neve duhej të rrinim zgjuar e t’i ruanim. Ishte një rast i mirë për t’i vrarë.

Pranuam se do qëndronim roje, por detyrën e kishim që në gjumë ose zgjuar, atë ditë t’i vrisnim.

Veç kësaj, shoku Nuri kishte organizuar një rrethim me forcat e mbrojtjes, por ato kishin urdhër të mos qëllonin edhe po të dëgjonin pushkë. Kështu, unë dhe L.M. (“Pisha e malit”), kur pamë se i kishte zënë gjumi ata, shtimë dhe i vramë. Si i pamë që kishin vdekur ikëm rrëzë malit. Kështu forcat e ndjekjes kontrolluan vendin dhe gjetën të vrarë Frano Mirin dhe Zef Përvukën”.

***

Si u vra Nuri Luçi?

Në zonën e Krujës vijon të bënin qëndresë çetat antikomuniste të lirisë së drejtuara nga Mark Lek Piroli dhe Gjergj Nikollë Ndreu. Shefi i Seksionit të Sigurimit, Nuri Luçi, nuk reshte përpjekjet për vrasjet e tyre. Më 20.11.1949 Nuri Luçi merr një informacion se çeta e Mark Pirolit do udhëtonte atë natë në Zhej të Krujës për të goditur dy bashkëpunëtorë Sigurimi (familja Mamli).

Nuriu niset së bashku me 4 persona atje duke organizuar pritën kundër çetës në fjalë. Synonte ta kapte vetë të gjatë Mark Pirollin. Ishte natës me shi. Ora 23.00. I del përpara Markut. Të dy qëllojnë njëri-tjetrin. Në fillim tinëz Nuriu e pastaj Marku. Të plagosur përleshen midis tyre. Nuriu i plagosur rëndë transportohet me qerre, por nuk mund t’i bëjë ballë hemorragjisë dhe vdes. U plagos edhe tetari Dane Hysa. Edhe Mark Pirolli vdiq. Një muaj pas kësaj ngjarjeje, çeta e Pirolit çon në vend atë që kish nisur në Zhej.

Kategori
Uncategorized

Si na mësuan turqit t`a urrenim vetveten. Shqiptarët e vërtetë me sy bojëqielli dhe shtatlartë.

Nga Fahri Xharra.

Shqiptarët e fillimshekullit 14-të ishin ende flokëbardhë, shtatgjatë, shtathedhur dhe sykaltër, sygjelbër, sylarmë, kur turqit trupshkurtër, flokëzinj, mustaqezinj, lëkurë të murrmë, me forcën e armës i pushtuan viset tona. Pushtuesi është pushtues, gjithmonë i njëjtë, synon skllavërimin, rrjepjen e pasurisë humbjen e gjuhës së vendit të pushtuar, asimilimin e popullsisë së atij vendi. Ballafaqimi i turqve menjë racë të bardhë të shqiptarëve, kërkoi edhe metoda të ndryshme të cilat në planin afatgjatë do të bënin ndërrimin e kësaj raceje. Planet e tyre kishin edhe qëllimin tjetër, përmirësimin e racës së tyre aziatike.

Për pamjen e vërtetë të të parëve tanë e kam edhe këtë: Justini i II-të (?- 577 psk) . Ishte djalë motreje i Justinianit të parë, pra me prejardhje ilire.Qysh në moshë të re e kishin sjellë në oborrin mbretëror të ungjit të tij.Shquhej me pamje të bukur të trupit:sykaltër ,bardhec për nga ngjyra e lëkurës.( Mençuria IliroShqiptare , Sinan Gashi)

Rrëmbimi me dhunë i të rinjve dhe dërgimi i tyre në Azi, martesat e dhunshme, ndërrimi i fesë, ishin metoda të dhunës për interesat e tyre, por u përdorën edhe metoda psiko-sociale, të cilat mbijetuan shumë gjatë gati edhe në ditët tona. Përderisa turku i rekomandonte ato, me kalimin e shekujve ato u ngulitën në vetëdijen e shqiptarëve myslimanë, metoda të cilat me ndërrimet e tjera edhe ato u futën në psikikën tonë.

“Syri mavi”- Me kalimin e kohës ndër shqiptarë u krijua bindja se për çdo të keqe që ndodhte në familje apo të individi, fajtor ishte syri ”mavi”. Fajësohej takimi menjësykaltër apo me një sylarosh. Nënat frikësoheshin që të porsalindurin t’ia tregonin ndonjë “symavihi”, dhe lutnin Zotin që të porsalindurin kurrë të mos e shihte sykeqi (sykaltri). Shkruheshin hajmalia dhe viheshin rruza të kaltra mbi veshjet fëmijërore, që Zoti t`i shpëtojë ata.

Merrni me mend çfarë hendikepi natyror ishte të kesh sy të kaltër, sy të gjelbër apo larosh. Frika ishte shumë e madhe se përse vallë, unë të jem shkaktar i ndonjë të keqeje që mund t`i ndodhte dikujt nga ngjyra e syve të mijë (sykaltër –sy iliri). Gjeneratë pas gjenerate përcillej porosia të ruajt Zoti nga syligu (sy kaltri). Njerëzit dëshironin të kenë për martesë me më ëndje një syzi, flokëzi se ata nuk sillnin të liga. Filluan të krijoheshin oda për syzinj si ulliri (i zi), flokëzi si fleta e korbit, vetullzi si harku i krahut të dallëndyshes .Urrejtje dhe frikë nga vetvetja.!

Edhe në ditët e sotme i gjen shenjat mbrojtëse nëpër shtëpia, të varura po me atë qëllim që na i kishte porositur turku: Ruana zot nga syri i keq (sykaltri, sygjelbri, sylarmi )! Por, fatbardhësisht e tërë shoqëriashqiptare nuk është vetëm bardh e zi, vajzat e reja sot çmenden pas sykaltërve, kurse djalëria po ashtu çmendet pas vajzave me sy bojëqielli.

“Leshkuqi”- Ne shqiptarët e patëm “nderin “ të robërohemi për mbipesë shekuj nga Perandoria Osmane, e çka është më keq, që edhe sotsillemi me vese të trashëguara nga ata. Kur u “trash” feja, ne shqiptarët ramë në kurthin e metodave shumë të sofistikuara psiko-sociale: të urrejtës së vetvetes. Një popull lëkurëbardhë siç ishim, një popull flokëverdhë siç ishim, normalisht që në mesin tonë kishte edhe njerëz me flokë të kuq, dhe e filluam urrejtjen ndaj tyre si “hasmi i pejgamberit”.

Osmanët na e mësuan metodën e injorimit, përçmimit, linçimit dhe urrejtjes ndaj “leshkuqeve” . Vetëm paramendoni, para disa dhjetëvjetësheve apo shekujve më parë, kur besimi në të kota ishte shumë më madh çdo të thoshte të kesh një fëmijë leshkuq. Paramendoni se si është sjellë rrethi me një leshkuq. Çfarë komplekse janë krijuar.

E pse ? Vetëm pse ishin apo janë trashëgimtarë të një race të pastër ILIRE.Më kujtohet leshkuqi, shoku i im nga fëmijëria, i cili ishte shumë inteligjent, e i hijshëm, por ai nuk e kishte as më të voglin guxim të ekspozohej në shoqëri, sepse menjëherë pasonin ofendimet për leshkuqin, ”hasmin e pejgamberit”. Sikurse integrimi në shoqëri, ashtu edhe martesa ka qenë një problem i madh. Të ishe “hasmi i pejgamberit” s`ishte aq lehtë, sepse automatikisht i kishe edhe sytë e “mavitë”, pra i padëshiruari i shumëfishtë i rrethit.

Edhe sot më vjen të çuditëm, se si gjatë shekujve nuk gjendej asnjë prijës fetar mysliman që të përgënjeshtronte këto të pavërteta për sykaltrin dhe flokëkuqin, dhe ta çlironin popullin nga metodat më të vrazhda psiko-shkatërruese të pushtuesit, të jetësuara me aq përkushtim në popullin tonë, se qeniet e lindura me sy të kaltër e lesh të kuq janë të barabartë me leshrat ngjyrë tjetër dhe ngjyrat tjera të syve si pjellë e perëndisë.

Kisha folur edhe për një të keqe të rrënjosur në popullin tonë, nga pushtuesit tanë. Qeshja pak më e gjatë e me zë në ahengje, gazmende, ndenja apo takime të rastit gjithmonë ndillte frikë. Çdoherë luteshim që ky gaz, kjo e qeshur të mos i paraprijë ndonjë të keqeje. Ishte e rrënjosur pra edhe frika e të qenit mirë. Pra, nuk guxonim as të lindnim, e as të jetonim atë që të parët na e kishin lënë!

Kategori
Uncategorized

Beogradi është për Piktorin si ilaçi për të sëmurin mendor

Nga Kim Mehmeti 

 

Sikur të bëhej fjalë për ndonjë piktor të rëndomtë nga Tirana, askujt nuk do i bënin përshtypje shkuarjet e tij në Serbi dhe, as do kishte ndonjë shqiptar që do ndjehej keq pse ai më shpesh e viziton Beogradin se sa Prishtinën. Sepse thjeshtë, çdo gjë mundë të shpjegohet me prirjet e tij artistike dhe me lidhjet miqësore që ka atje.

Por kur një piktor, qoftë edhe i dështuar, por që është Kryeministër i Shqipërisë, të krijon përshtypjen se më mirë ndjehet në shoqëri me Presidentin e Serbisë se me burrështetasit e Prishtinës, s’ke si mos ndjehesh mjerueshëm dhe si mos e pyesësh vetveten: vallë është e mundur që kryeqeveritari i mëmëdheut tënd të ndjehet kaq i afërt me burrështetasin, i cili deri dje mbante në duar kallashin dhe i shërbente ‘Kasapit të Ballkanit’, që deri dje kanosej haptazi se për çdo serb të vrarë do pushkatonte me qindra mysliman!?

Po pra, një shqiptari të rëndomtë i lejohet kur të dojë të shkojë e të dëfrehet me miqtë e tij në Beograd, apo në cilindo cep të botës, por një piktori Kryeministër të mëmëdheut shqiptar, nuk i lejohet ta legjitimojë politikën antishqiptare serbe, siç nuk i lejohet të ngre dolli me burrështetasit që nuk lënë gurë pa lëvizur për t’i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Dhe kur një kryeministër shqiptar e ndihmon promovimin e Serbisë si liderë të kësaj hapësire ballkanike, kur nga dashuria ndaj saj ‘Piktori’ harron se vendi i tij nuk kufizohet me Serbin, por me Kosovën, pra kur Kryeministri i Shqipërisë nuk e kupton sa poshtëruese është ta promovosh ‘Shengenin e Ballkanit’ pa Kosovën në të, atëherë s’ke si ta shmangësh pyetjen logjike: interesat e kujt i mbron ky njeri që aq lehtë acarohet me shqiptarët, por që aq shumë lumturohet sa herë që përqafohet me Presidentin serb?

Dhe kur Kryeministri i Shqipërisë ngutet të shkojë në Beograd menjëherë pasi në Prishtinë t’i ketë humbur zgjedhjet parlamentare vëllazëria e tij e ‘Klanit Pronto’, s’ke si mos dyshosh se ndoshta ka shkuar atje për t’i shpjeguar Presidentit serb nga afër pse nuk ia doli që me ‘molliqajt’ dhe ‘shpendët’ e vet trashaluq, ta shpartallonte Lëvizjen Vetëvendosje!?

Pa dyshim se shumëçka lidhur me dashurinë e ‘Piktorit’ ndaj Serbisë dhe Presidentit serb mbetet e paqartë. Njësoj siç është e paqartë pse opozita nuk ia doli ta çmontojë dekorin e rrejshëm të cirkut të tij mediatik, cirk i cili ia mundëson ‘Piktorit’ të ‘Rilindjes’ ta mbulojë realitetin tragjik ku ndodhet Shqipëria sot dhe të tregohet përpara botës si strateg i rëndësishëm politik rajonal. Cirk që e bënë të padukshme të vërtetën se ai e përdorë pushtetin thuajse vetëm sa për ta harxhuar shtetin!

Tani kur Piktori më është kthyer në Tiranë, mbase edhe nuk ia vlen të thuash çkadoqoftë lidhur me vizitën e tij të fundit në Beograd. Madje me këtë edhe e ndihmon, sepse si çdo gjë tjetër, edh rezultatin e kësaj vizite ai do e matë nëpërmjet numrit të reagimeve mediatike dhe të emisioneve debative për të. Por, nga ana tjetër, nuk ke si e injoron dhe si e trajton atë si një piktorë të rëndomtë, kur e dinë se është Kryeministër i vendit tënd amë dhe se e përfaqëson tërë shqiptarinë.

Dhe s’ke si sillesh mospërfillës ndaj tij as kur e dinë se vizitat e Beogradit dhe paraqitjet mediatike, për ‘Piktorin’ e ‘Rilindjes’ janë si ilaçet qetësues për të sëmurin mendor. Pra as kur e dinë se Kryeministri i mëmëdheut tënd kurrë nuk e ka jetuar të vërtetën për vetveten dhe atë për shtetin që drejton, por gjithmonë ka qenë banor i botës së vet gënjeshtare dhe i cirkut të vet mediatik.

E sa i përket cirkut mediatik të ‘Rilindjes’ së ‘Piktorit’, nuk duhet zhvlerësuar as rolin e spikatur të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në të. Por i cili, për dallim nga ‘Piktori’, nuk e lëvdon vetveten duke i përbuzur dhe ofenduar publikisht të tjerët, por duke mos e lëshuar lopatën nga dora. E me të cilën lopatë gjithnjë e më shumë e thellon gropën septike të gënjeshtrave mediatike për vetveten, gropën që herdo-kurdo do derdhet dhe nuk do e qelbë vetëm Tiranën, por edhe tërë Shqipërinë.

Kategori
Uncategorized

Tjuven “återfödelse” som ansvarar för trafikpolisen. Kush është Edmond Targaj, drejtuesi i Rilindjes në krye të Policisë Rrugore

Nga Arben Hyseni

Miqtë e mi të fb dhe ish kolegë;

Përse i kurseni denoncimet ndaj drejtuesit pa integritet si Edmond Tarkaj?! Ai është prezantuar në komunitetin e punonjësve të policisë si një oficer pa asnjë lloj performace. Ai dhe firmën nuk e vendos dot dy herë njëlloj. Si drejtor policie në Dibër mbahet mend si një hajdut që mbushi Dibrën me kannabis. Solli tepelenasit dhe lazaratësit si specialist të kultivimit të canabisit, si agronom, (respekt për tepelenasit dhe lazaratësit e ndershëm) dhe si asnjëherë më parë kultivoi cannabis në të gjitha fshatrat nën kujdësin e tij.

Po kush është Edmond Targaj që emërohet në postin e lartë të Drejtorit të Policisë Rrugore?

Një hajdut ordiner që cdo kush që ka punuar afër me të ka historitë e veta të pazareve të përditshme për të bërë para me detyrën. Si Drejtor i policisë në Korçë u merrte policëve të Qarkullimit nga 200 mijë lekë në muaj?

Gjobë kjo e caktuar sapo nisi detyrën në këtë Qark.

Unë personalisht e kam gjetur në zyrën e tij duke marrë lekët e njërit prej shefave të qarkullimit Korçë. Kështu bënte dhe me shefat e Pogradecit dhe Bilishtit.

Në Bilisht vendosi si shef qarkullimi Artur Daden. Këtë personazh e ktheu në polici pasi ishte i liruar. Kishin punuar e vjedhur bashkë në vitet 2002 -2005 kur punonin së bashku në Gjirokastër. Kur kam drejtuar policinë e Gjirokastrës kam mësuar se Artur Dade para vitit 2005 ishte shef i policisë së objekteve në Kosullatën e Gjirokastrës ku është marrë më trafikun e vizave e të njerzve për disa vite. Nga një ish polic, sot është sponsor i klubit Gjirokastër.

Si mundet një ish polic sot të jetë milioner e të sponsorizoj klubin sportiv “Luftëtari” pa punuar akund veç policies.

A nuk është ky një pastrim parash i pastër i parave të trafikut?! Njëlloj si Dade dhe Tarkaj pas largimit nga policia ne vitin 2006 krijoi një aktivitet biznesi shoqëri autobusash dhe dyqan. Dhe ky para se të bëhej shef e drejtor ishte thjeshtë një polic i RNEA-s, që përveç policisë nuk ka kryer asnjë aktivitet tjetër.

Të vendosësh në krye të policisë rrugore një analfabet dhe hajdut profesionist dhe të paaftë kjo vetëm në pushtetin e rilindjes ndodh. Për ish Drejtorin e Qarkullimit Rrugorë nuk kam asnjë respekt si ish koleg i tij, por ai ishte inxhinjer dhe me karierë në drejtimin e policisë rrugore e pasuesi i tijë tashme arsimin më të lartë ka shkollën dy-vjecare të policisë.

Me vajtjen në këtë detyrë të “rilindasit” Targaj që të vetmën meritë ka se u gjakos në protestën e 21 Janarit, nuk ka qëllim ndryshimin e gjendjes (se me vajtjen e tij kemi nga tre të vrarë në ditë), por që “figurën” siç ka qejf ta quajnë e çuan të bëjë ndonjë lekë. Lekë për të zëvendësuar ato që ka ka lënë në Prokurorinë për Krime të Rënda, ku është thirrur disa herë për kanabizimin e trafikun e narkotikëve.

Për “figurën” kam shumë për të thënë, por sot po e lë me kaq. Lleshi vazhdon vetingun por hajdutët kanë imunitet e trafikantët kanë akses e janë të palëkundshëm në karierë me këtë pushtet. Po ju them dy fjalë dhe për numrin dy të Drejtorisë së Përgjithshme Xhovalin Loka. Është përjashtuar nga policia ne vitin 2004 nga qeveria socialiste për bashkëpunim me krimin e kriminelë që vranë komaisarin e policies në Durrës.

By Arben HyseniMy fb friends and former colleagues;

Why do you save denunciations on leaders without integrity like Edmond Tarkaj ?!

He is introduced to the community of police officers as an officer with no performance whatsoever. He and the firm cannot do the same twice.

As a police director in Debar, he is remembered as a thief who filled Dibra with cannabis. He brought tepelenas and lasers as a cannabis cultivation specialist, as an agronomist (respect for tepelenas and honest lasers) and as never before cultivated cannabis in all the villages under his care.

But who is Edmond Targaj to be appointed to the high post of Road Police Director? An ordinary thief who everyone who has worked with has his or her daily shopping histories to make money with the task.

As a Police Director in Korça, he received 200,000 ALL per month from the Traffic Police? This assigned fine just started his assignment in this District. I personally found him in his office taking the money of one of the Korça traffic chiefs. So did the bosses of Pogradec and Bilisht. In Bilisht he appointed Artur Daden as chief of circulation. He was turned over to the police after he was released.

They had worked together during the years 2002-2005 when working together in Gjirokastra. When I headed to Gjirokastra police I learned that Artur Dade before 2005 was the head of the facilities police at the Gjirokastra Consulate where he had been dealing with visa and human trafficking for several years. From a former policeman, today he is a sponsor of the Gjirokastra club. How can a former policeman today be a millionaire and sponsor a “Fighter” sports club without working anywhere other than the police. Isn’t this a pure money laundering of traffic money ?! Like Dade and Tarkaj after leaving police in 2006, he set up a bus business and shop business.

And before he became chief and director, he was simply an RNEA policeman, who carried out no activity other than the police. Putting a professional illiterate and thief in charge of the traffic police is only possible in the power of rebirth. I have no respect for the former Road Traffic Director like his former colleague, but he was an engineer with a career in traffic police and his successor now has a two-year degree in police education. Going into this task of “rebirth” Targaj that only merits bloodshed in the January 21st protest, is not aimed at changing the situation (that by his turn we have three killed per day), but that “figure” as they liked to call it, and they took some money. Lek to replace what he has left with the Serious Crimes Prosecution, where he has been repeatedly summoned for cannabis and narcotics trafficking.

I have a lot to say about the “figure”, but today I’m leaving with it. Lleshi goes on vetoing but thieves have immunity and traffickers have access and are unwavering in their careers with this power. Let me tell you two words and about the number two of the General Directorate Jovalin Loka.

He was expelled from police in 2004 by the Socialist government for cooperating with the crime of criminals who killed the police commissar in Durres.

Kategori
Uncategorized

The Rama government cannot meet the requirements of the Bundestag… Qeveria Rama nuk mundet të plotësojë kushtet e Bundestagut

Qeveria është e ekspozuar ndaj korrupsionit, krijimit të një shoqërie kriminale me mafien, manipulimit të zgjedhjeve 2017 dhe mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme në vitin 2019. Çdo qeveri e BE do të kishte dhënë dorëheqjen

Erjon Dervishi

Miratimi i një ligji zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-së dhe plotësimi i gjykatave në vend, janë kushtet kryesore që do të duhet të plotësohen nga ana e Shqipërisë, në mënyrë që Bashkimi Europian të jetë më afër Shqipërisë. Z. Henze në intervistën që ka dhënë për gazetën “Shekulli”, tregon pikat që duhet të merren në konsideratë nga qeveria Rama. Aty përfshihet edhe hetimi për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

A mundet qeveria Rama të zbatojë reformën e Bundestagut?

Jo, qeveria Rama nuk është në gjendje në asnjë mënyrë që ta bëjë këtë në mënyrë objektive ose për sa i përket personelit. Është e ekspozuar ndaj një korrupsioni të konsiderueshëm, dyshimit për krijimin e një shoqërie kriminale me mafien për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme në vitin 2019 dhe shkeljen serioze, të përhershme të kushtetutës. Çdo qeveri e BE do të kishte dhënë dorëheqjen brenda 24 orëve nga një akuzë e tillë.

Rezultatet e vendimit të Bundestagut gjerman dhe Këshillit të Europës e tregojnë këtë, ato vetëm duhet të lexohen saktë një herë. Më lejoni, para së gjithash, të theksoj se ekziston një rekomandim që Bundestagu gjerman miratoi në fund të shtatorit 2019, pasi qeveria Rama nuk kishte plotësuar asnjë nga kriteret e pranimit. Së dyti, më lejoni të theksoj shkurtimisht në vijim, vetëm atëherë mund të hyjmë në atë që është tashmë e dukshme për të ardhmen e Shqipërisë: Në takimin e tyre të samitit me shtetet e Ballkanit Perëndimor në 21 qershor 2003, krerët e shteteve dhe qeveritë e Europës (BE) iu dhanë vendeve të Ballkanit perspektivën e anëtarësimit në BE nëse i plotësonin kushtet. Sfondi ishte politika europiane e demokratëve të Shqipërisë. Nga viti 1992 deri në 2013, Demokratët e çuan Shqipërinë në familjen e shoqërive civile, nga mjerimi politik dhe ekonomik dhe terrori, në hapjen e saj drejt botës së jashtme të Shqipërisë, opozita e zgjedhur e tanishme nënshkroi qindra marrëveshje bashkëpunimi me vendet europiane dhe vendet e tjera gjatë mandatit të saj në 1992.

Periudha problematike e regresionit dhe ngecjes së Shqipërisë filloi në 2013, dhe sot, Shqipëria është në thelb përballë falimentimit shtetëror politik dhe ekonomik, njerëzit nuk shohin më të ardhme, rinia e Shqipërisë po largohet nga vendi, sundimi i ligjit nuk ekziston, ekziston një kërcënim ekonomik i falimentimit. Ky është problemi që tani më në fund ka çuar në mos pranimin e Këshillit të Europës. JO e BE-së ka të bëjë me performancën e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar, dhe kryeministri Rama ka dështuar. Maqedonia Veriore ka kuptuar dhe reaguar për atë që po ndodh në Shqipëri. Z. Ram fyen dhe shpif ndaj BE-së, veçanërisht ndaj Presidentit të Republikës Franceze, dhe përpiqet të ndajë Gjermaninë dhe Francën për këtë çështje. Z. Rama, nuk do të keni sukses. Në fund të shtatorit 2019, Bundestagu shprehu shpresën e qartë se një vendim për pranimin në BE do të bazohej, nga njëra anë, në përmbushjen e kritereve të pranimit, të cilat Komisioni Europian i ka identifikuar si dymbëdhjetë përparësi në përputhje me të. Nga ana tjetër, Shqipëria tani duhet të tregojë gjithashtu aftësinë e saj themelore të zbatimit. Kjo është një kërkesë shumë e gjerë, e arritur, shtesë. Një kërkesë e tillë është e re dhe korrespondon me kërkesën e Macron.

Çfarë kërkohet?

Sigurimi që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme të jenë në gjendje të funksionojnë siç duhet. Miratimi i një reforme zgjedhore që është plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron financim transparent të partive dhe financim të fushatës. Zbatimi i ligjit për reformën e ligjit zgjedhor. Procedimet penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale në procesin e vettingut. Fillimi i prokurorisë dhe, aty ku është e përshtatshme, proceset gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe përndjekjen serioze dhe të shpejtë ndaj elementëve në qeverinë e Ramës, dhe partisë në pushtet PS.

Bëhet fjalë për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017. Sipas arsyes së hetuesve të arratisur, prokurorët publik, policët, të cilët gjetën azil në Zvicër dhe Gjermani, do të duhej të silleshin në Shqipëri një ekip ndërkombëtar hetimi nën udhëheqjen e një organizate ndërkombëtare hetimi që do të duhej të zbatohej. Meqenëse është vërtet e vështirë të imagjinohet që qeveria Rama do të akuzojë veten e saj. Zbatimi i SPAK nga qeveria Rama dy javë më parë zbuloi shkelje kushtetuese nga ana e qeverisë; numri minimal kushtetues për okupimin e SPAK nuk u vërejt. Ky proces tregon gjithashtu shumë qartë se qeverisë Rama i mungon ndonjë kuptim i pajtueshmërisë me rregullat kushtetuese. Është gjithashtu e qartë se, përkundër sinjalit nga Brukseli, kjo qeveri ende nuk duket se e kupton atë që pritet, respektimi i rregullave kushtetuese. Progres i fortë drejt krijimit të një regjistrimi të duhur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe gjykimet e para të kryera edhe kundër zyrtarëve të lartë të nivelit të larte dhe politikaneve.

Kjo përfshin hetime pro aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar aty ku është e përshtatshme. Bëni përparim të prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e rekrutimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, përfshirë edhe në lidhje me pretendimet për parregullsi. Kjo është e vështirë meqenëse vetë qeveria Rama është infektuar masivisht nga korrupsioni. Një vendim i formës së prerë për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet rivotimi i zgjedhjeve, ato duhet të bëhen në bazë të ligjit të ri zgjedhor. Kjo është e mundur vetëm me funksionimin e gjykatave supreme. Është gjithashtu problematike që qeveria shqiptare duhet të hetojë përsëri Ramën kundër vetvetes.

Të sigurohet që korniza e negociatave është hartuar në atë mënyrë që të sigurojë një vazhdim të vazhdueshëm të rrjedhës së reformave dhe, mbi të gjitha, zbatimin e reformave të dakorduara nga Shqipëria. Për shkak të zhvillimeve që nga viti 2013, nuk ka shumë të ngjarë që qeveria aktuale të jetë në gjendje të zbatojë reformën. Sundimi i ligjit, d.m.th. vazhdimi i rishikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimi i strukturave të reja gjyqësore. Qeveria Rama ka kryer me dashje dhe me qëllim një shkelje të rëndë kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme kanë qenë jofunksionale për dy vjet. Sipas kushtetutës shqiptare, të dy gjykatat janë të ashtuquajturat organe të përhershme, d.m.th. kushtetuta garanton funksionalitetin e tyre, ato duhet të jenë aktive. Pavarësisht kësaj, gjyqtarët sigurisht që mund të pushohen nga puna, por shteti është i detyruar ta organizojë këtë në atë mënyrë që shkëmbimi i gjyqtarëve të mos anulojë funksionalitetin e gjykatave supreme. Sidoqoftë, kjo është bërë. Një gabim elementar në reformën gjyqësore, një shkelje elementare e kushtetutës, qeveria është sjellë si një armik i kushtetutës, ky vendim ka vendosur sundimin e ligjit dhe demokracinë parlamentare në Shqipëri në një gjendje jofunksionale. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë forcimin dhe ndërlidhjen e institucioneve dhe krijimin e një regjistrimi të qëndrueshëm në të gjitha nivelet, si dhe në zbulimin dhe kapjen e fondeve në lidhje me korrupsionin. Sidoqoftë, një analizë neto tregon se korrupsioni është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Shqipëri qëkur Rama mori pushtetin në 2013.

Për të siguruar që Shqipëria të plotësojë plotësisht kriteret politike dhe ekonomike pas pranimit: Të mbrojë që Shqipëria të respektojë dispozitat e Paktit Europian të Stabilitetit dhe të Rritjes dhe kriteret e stabilitetit të Traktatit të Mastrihtit qysh në procesin e negociatave përpara se të mund të bashkohet zyrtarisht në bashkimin monetar pas pranimit të mundshëm; Kërkesat e bëra nga Parlamenti i Berlinit përmbledhin edhe një herë atë që pret Europa nga Qeveria shqiptare, por edhe nga populli shqiptar. Është e qartë se këta faktorë janë njohur për qeverinë Rama me vite, se kjo qeveri ka dështuar plotësisht politikisht. Nëse Shqipëria do të kishte organizuar një politikë të jashtme dhe të brendshme, siç bëri midis viteve 1992 dhe 2013, do të kishte qenë në negociatat e pranimit me BE kohë më parë. Kroacia dhe Sllovenia i kanë treguar aftëasitë. Një tradhti e vërtetë për të ardhmen e popullit shqiptar.

Rezulton se ndryshime thelbësore duhet të bëhen në Shqipëri nëse duhen përmbushur kriteret për fillimin e bisedimeve me BE-në. Pas çdo çështje të vetme që Shqipëria tani duhet të zgjidhë, ka angazhime të konsiderueshme për ndryshime thelbësore politike, të cilat nuk mund të përmbushen brenda disa javësh. Është e qartë se pranimi dhe fillimi i bisedimeve nuk janë të mundshme me kosto zero. Pika fillestare për një zhvillim të suksesshëm drejt BE-së është që Shqipëria të ketë një sistem politik, demokratik dhe juridik të paprekur, një ekonomi të paprekur, të rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensus brenda shoqërisë. Qeveria aktuale Rama nuk mund ta garantojë këtë. Kjo nuk mund të shkojë mirë. Nëse shikoni, për shembull, në çështjen Tahiri, ish-ministri i brendshëm dhe mik i mirë i Ramës. Kush është akuzuar tani, por akuza për përfshirje në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 është ende në pritje, pse, mbase tema është shumë afër njerëzve të Ramës, Ballës, që e di? Më 10 shtator, prokuroria publike e dënoi atë me 12 vjet burg. Kjo bindje nga prokuroria publike ndodhi pikërisht në kohën kur Kryeministri ishte duke shkuar për në Berlin për të bindur politikanët gjermanë për seriozitetin dhe efikasitetin e qeverisë shqiptare dhe reformën ligjore. Bindja synonte të kishte një efekt në Berlin, për të bindur Berlin që reforma ligjore ishte në rrugën e duhur.

Kategori
Uncategorized

Kosovo PM Haradinaj calls on Serbia to stop the madness of arming from Russia and China ‘before it’s too late’

osovo’s incumbent Premier Ramush Haradinaj has called on Serbia to stop arming with military equipment from Russia and China.

Haradinaj wrote on his Facebook page that Serbia’s arming is a direct threat to Kosovo, the fragile peace in the region, and the Euro-Atlantic perspective.

“Serbia’s continuous armament with military equipment from Russia and China (tanks, air defense systems, drones, etc) is a direct threat to Kosovo, the fragile peace in the region, and the Euro-Atlantic perspective. Serbia must stop the madness before it’s too late”, Haradinaj writes.

Kategori
Uncategorized

The Albanian eagle arrives in Israel as well. Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael.

Foto e bujshme, ushtarët izraelitë formojnë shqiponjën.

Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael.

Janë ushtarët izraelitë ata që kanë pozuar duke formuar simbolin e famshëm të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Në Izrael jeton një komunitet shqiptaro-hebrenjsh nga Shqipëria dhe Kosova

         

Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael.

Janë ushtarët izraelitë ata që kanë pozuar duke formuar simbolin e famshëm të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Në Izrael jeton një komunitet shqiptaro-hebrenjsh nga Shqipëria dhe Kosova, të vendosur atje kryesisht pas viteve 1990.

Gjithashtu, në Izrael janë edhe hebrenj të cilët gjetën strehë dhe shpëtim gjatë Holokausit në Luftën e Dytë Botërore.

Izraeli ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë.

Kategori
Uncategorized

The shooting of the Prosecutor, Syri’s pundit Poli Hoxha says the fight between gangs is out of control.

Albanian journalist Poli Hoxha has commented for Syri TV the shocking incident that took place on Friday, when a prosecutor was shot by unidentified persons. As a result of the attack, the prosecutor Arjan Ndoja and another person in the car received non-threatening wounds, while Ndoja’s chauffeur is fighting for his life.

Hoxha, a criminality and police work pundit for Syri.net, said the incident was to be expected, not quite literally as it is being speculated by the media considering the fact the prosecutor was verbally attacked by Premier Edi Rama, but “for everything that has been conceived in years and now it has erupted because it is about arguably the most important center where criminal economic interests overlap”.

We’re talking about a city (Durrës) with the biggest harbor in the country, a major drugs traffic hub; it’s the most coveted district concerning the shore lands and property, and all the dirty money, all the criminal organizations, their economic interests are interweaved there”, Hoxha said.

He added he fears for the innocent lives, because the criminal gangs “are so ferocious that they do what they intend to do in public places. It’s about many real estates and traffic lines and I am not sure how it will be solved. But the state has fallen, that’s for sure”.

Kategori
Uncategorized

Two reasons on why Rama is delaying his resignation.Dy arsye pse Rama po e vonon dorëheqjen

By Red Varaku.

Following the violent blockade of European integration as well as the sharp American stance announced by Ambassador Yuri Kim and US Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Philip Reeker, who clarifies that Albania has no choice but to resolve the crisis. and European integration, it is clear to even the most naive, that Rama’s run out of time and offer of the Democratic Party for early political elections on the same day as local elections through a transitional government are the only alternative.

But for many citizens, perhaps politically disengaged, it is still unclear why this man did not immediately resign, knowing that since the student protests began, he has not ruled a single minute. For many citizens, the frustration with which he attacks the West is still inexplicable. The brutality with which he attacks the Opposition, the threats he makes to dismiss the President, and the disgrace of the European Union’s decision, is inexplicable.

But all this, as well as the clear entry into conflict with the West through involvement in Putin’s Eurasian project of New Yugoslavia and the rise of anti-Western rhetoric, is not happening in vain, without purpose, because behind it lies a well thought out strategy.

Immediately after the publication of the wiretaps, he had only one agenda, which has nothing to do with the Socialist Party, let alone Albania, but a completely personal agenda, aimed primarily at clearing the SP from opponents. of his project to leave the party to his obedient Veliaj caste.

The case of Ditmir Bushati’s lynching, only that the latter could seriously rival Veliajn, is the best illustration of this situation. Meanwhile, everyone is witnessing the complete collapse and degradation of the SP’s political structures across the country and the struggle between the criminal clans within it to seize its branches at the base. A war that has degenerated even to a gunfight like in Durres or the complete meltdown of a branch like in the case of Shkodra. He knows that he can only do this operation now that he is in power, because once he comes to the Opposition it is impossible.

Second, to guarantee the illegally earned money that is running the oligarchs beside him. The recent months of trying to do everything with the PPP, as well as setting up the Investment Corporation, which are in fact just money laundering tactics where investing illegally obtained money, is a clear indication that Rama, it is not prolonging its resignation because it is stubborn, but it is extending its stay in power to guarantee the illegally earned billions that are generously administering oligarchs next to it.

Plunged in a spiral of power-loss panic following the BILD publications and especially after the Western offensive began shortly after June 30, Rama is clear about his end, so he is resigning because he needs some time to ‘clear’ crimes. , which has done as well as looted the few remaining assets through the passage of laws that legalize the massive theft of Albanian property.

The greed with which he began to plunder public property, underground property, forest property, oil, chrome, copper, rivers, lakes, buildings, meadows, is such that no invader could have done. All the unfinished bargaining of the six years in power became a reality in these last months, thanks to its DCMs and the clarity to squeeze every lek up to the last minute.

For nearly a year, he has been retaliating against Albanians trying to leave a ruined state night and day, a pyramid economy, an inventory of looted property and a society handed over to crime.

But the patience of Albanians is coming to an end. He can no longer continue to block Albania in the name of his power. The time has come to leave Albania as soon as possible on its path and destiny and to pave the way for judgment by the law and the vote of the Albanians.

This will make his end less cruel and secure the future of his offspring. Otherwise, the anger and hatred that can erupt like a volcano from moment to moment can turn a hundredfold on him and his criminal fraternity.

Nga Red Varaku

Pas bllokimit të dhunshëm të integrimit europian si dhe pas qëndrimit të prerë amerikan të shpallur nga ambasadorja Yuri Kim dhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, i cili qartëson se Shqiperia nuk ka rrugë tjetër përveç zgjidhjes së krizës dhe integrimit europian, është e qartë edhe për më naivët, që Ramës i ka mbaruar koha dhe oferta e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme politike në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, përmes një qeverie tranzitore janë e vetmja alternativë.

Por, për shumë qytetarë, mbase të paangazhuar politikisht, akoma është e paqartë, se pse ky njeri nuk e jep menjëherë dorëheqjen, kur dihet që prej fillimit të protestave studentore , nuk ka qeverisur as edhe një minutë të vetme. Për shumë qytetarë është akoma e pashpjegueshme nevrastenia me të cilën ai sulmon Perëndimin. Është i pashpjegueshëm brutaliteti me të cilin sulmon Opozitën, kërcënimet që ai bën për shkarkimin e Presidentit dhe turfullimën për vendimin e Bashkimit Europian.

Por, e gjitha kjo, ashtu si dhe futja e qartë në konflikt me Perëndimin nëpërmjet përfshirjes në projektin e Putin të Eurazisë të Jugosllavisë së Re dhe rritja e retorikës anti-perëndimore, nuk po ndodh ashtu kot, pa qëllim, sepse pas saj fshihet një strategji e mirëmenduar.

Fill pas publikimit të përgjimeve, ai ka pasur vetëm një axhendë, e cila nuk ka asnjë lidhje me axhendën e Partisë Socialiste, e aq më pak të Shqipërisë, por është një axhendë tërësisht personale, që ka si qëllim së pari pastrimin e PS nga kundështarët e projektit të tij për t’i lënë partinë kones së tij të bindur Veliaj.

Rasti i linçimit të Ditmir Bushatit, vetëm se ky i fundit mund të rivalizonte seriozisht Veliajn, është ilustrimi më i mirë i kësaj situate. Ndërkohë, të gjithë janë dëshmitarë të rrënimit dhe degradimit të plotë të strukturave politike të PS në të gjithë vendin dhe luftën mes klaneve kriminale brenda saj për të kapur degët e saj në bazë. Një luftë që ka degjeneruar edhe deri në përplasje me armë si në Durrës apo shkrirjen plotësisht të një dege si në rastin e Shkodrës. Ai e di që këtë operacion mund ta bëjë vetëm tani që është në pushtet, sepse pasi të dalë në Opozitë është e pamundur.

Së dyti, për të garantuar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, të cilat po i administrojnë oligarkët pranë tij.I vetmi shqetësim për të vëllazërinë e tijë është si të gjejnë mekanizma për të pastruar miliardat që kanë fituar gjatë këtyre viteve. Përpjekja e muajve të fundit për të dhënë gjithçka me PPP, si dhe ngritja e Korporatës së Investimeve, që në fakt nuk janë gjë tjetër vetëm taktika të pastrimit të parave ku investohen paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, është tregues i qartë se Rama, nuk po e zgjat dorëheqjen ngaqë është kokëfortë, por po e zgjat qëndrimin në pushtet për të garantuar miliardat e fituara në mënyrë të paligjshme, të cilat po i administrojnë me bujari oligarkët pranë tij.

I futur në spiralen e panikut të humbjes së pushtetit, pas publikimeve të BILD dhe sidomos pas fillimit ofensivës perëndimore menjëherë pas 30 Qershorit , Rama e ka të qartë fundin e tij , ndaj po e shtyn dorëheqjen sepse i duhet pak kohë të ‘pastrojë’ krimet, që ka bërë si dhe të plaçkisë edhe atë pak pasuri që ka mbetur nëpërmjet miratimit të ligjeve që legalizojnë vjedhjet masive të pasurisë së shqiptarëve.

Babëzia me të cilën ai ka filluar të zhvatë prona publike, pasuri nëntokësore, pasuri pyjore, naftë, krom, bakër, lumenj, liqene, ndërtesa, livadhe, janë të tilla që asnjë pushtues nuk do kishte mundur t’i bënte. Gjithë pazaret e pambaruara të gjashtë viteve në pushtet, u bënë realitet në këto muaj të fundit, falë VKM-ve të tij dhe qartësisë për të rrjepur çdo lek deri në minutën e fundit.

Ka gati një vit që po hakmerret ndaj shqiptarëve duke u përpjekur natë e ditë të lërë një shtet të shkatërruar, një ekonomi piramidë, një inventar pasurish të plaçkitur dhe një shoqëri të dorëzuar në duar të krimit.

Por, durimit të shqiptarëve po i vjen fundi. Ai nuk mund të vazhdojë të bllokojë më Shqipërinë në emër të pushtetit të tij. Ka ardhur ora që ta lërë sa më shpejt Shqipërinë të ecë në rrugën dhe fatin e saj dhe t’ i hapë rrugë gjykimit nga ligji dhe vota e shqiptarëve.

Kjo do ta bëjë më pak mizor fundin e tij dhe më të sigurt të ardhmen e pasardhësve të tij. Ndryshe, zemërimi dhe urrejtja që mund të shpërthejë si vullkan nga çasti në çast, mund të kthehet njëqind fish mbi atë dhe vëllazërinë e tij kriminale.

Kategori
Uncategorized

lufta e heshtur kunder mbeshtetesve te krimit, nepermjet mediave.

Kolonel Konstadin Koliqi/

.MAFIA, kudo ku ka vepruar, mbasi ka realizuar nje organizim te forte brenda saja, rreth padrinos, nje nga punet e para te saja, ka qene futja, nepermjet korrupsionit, ne sherbim te saja, individe te administrates shteterore, kuadro drejtues te saja, sidomos te policise dhe sherbimeve secrete, ne prokurori, gjukata etj, por pa lene menjane drejtues te larte te ekonomise se vendit, ku ajo operon……

Ne SHBA, ne qytetet kryesore, Cikago apo New York, ku MAFIA, neper rruget e qyteteve, por jo vetem, bente ligjin……

Megjithe luften qe bente Policia, FBI dhe te gjitha organizmat qe ishin, per ruajtjen e rendit dhe luften kunder krimit te organizuar…..lindi nevoja edhe e nje lufte, te heshtur kunder mbeshtetesve te krimit, nepermjet mediave, por edhe kunder individeve me pergjegjesi ne administrate qe ishin vene ne sherbim te MAFIAs…….per shume nga keta persona, kishin dijeni per lidhjet e tyre me MAFIAn, por per tu cuar para drejtesise, nuk kishin provat e mjaftueshme, kjo edhe se ne radhet e drejtesise, kishte prokurore dhe gjukates te korruptuar nga MAFIA……atehere, per ti prere keto lidhje, qe ne fakte i benin dem te madhe luftes kunder MAFIAs…u linde nevoja e krijimit te nje organizmi, teper te fshehte, por me kopetenca te medhaja, qe te behej e mundur berja te pa demshem per kauzen e luftes kunder krimit, te ketyre personave qe i sherbenin atij, krimit te organizuar….. Ne perberje te ketyre organizmave, ishin jurist ( gjyqtare + prokurore) , ushtarak, ekonomiste, avokate….por edhe disa terheqes se kembezes…..

Per personin qe do te ekzekutohej, pergatitej dosja reale e aktivitetit te tije, ne sherbim te MAFIAs, i behej gjykimi ne mungese, merrej vendimi, caktohej ekzekutuesi, i cili, pasi ta eleminonte, i linte nje kartoline mbi trup, ku shkruhej aresyeja e vrasjes…..Keto organizma, per nje kohe jo shume te gjate, per rreth 10 vjete, 1925 – 35, vepruan me shume sukses, ne keto dy qytete ku MAFIA, gadi gadi bente ligjin…..pati rezultat dhe i dha nje ndihme te madhe organeve te rendit, sepse ne nje fare menyre, i prene shume nga fijet ndihmuese te MAFIAs, qe vepronin jashte radheve te saja, kundrejte shperblimeve te majme…… Pak flitet per kete experience…..por nuk eshte per tu lene me

Kategori
Uncategorized

Teatri Kombëtar/ Berisha: Edvin Mafia, Lal Plehu dhe Fusha s’do t’i shpëtojnë kurrë dënimit të…

“Në mbrojtje të këtij simboli që është absulutisht një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së këtij kombi. Duam babëzisht elementë të zhveshur nga çdo lloj vlere dhe parimi përveç babëzisë si Edvin Mafia dhe Lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është ‘ligj Fusha’ për të groposur historinë e artit teatral kombëtar një nga zhanret më të respektuara.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “Notre Drame de Tiran”, të artistit Avni Delvina, e cila po qëndron në ambjentet e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri e ka vlerësuar veprën e Delvinës që i dedikohet kauzës së teatrit, ndërkohë nuk ka nguruar të hedhë sërish akuza për kryeministrin Edi Rama dhe kompaninë Fusha.

“Në mbrojtje të këtij simboli që është absulutisht një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së këtij kombi. Duam babëzisht elementë të zhveshur nga çdo lloj vlere dhe parimi përveç babëzisë si Edvin Mafia dhe Lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është ‘ligj Fusha’ për të groposur historinë e artit teatral kombëtar një nga zhanret më të respektuara.

Më vjen shumë mirë që zoti Delvina nuk është artist skene, piktor i njohur, por ka derdhur të gjithë gjininë e tij krijuese, dua ta përgëzoj nga zemra për këtë përpjekje që i ka bërë vendit.

Unë e kam ndjekur me shumë angazhim të gjithë dramën. Drama e fundit ishte ajo e një grupi narko-banditësh me pushtet dikur, ai që Edvin Mafia e kishte shpallur të gjithë këtë zonë të paprekshme historike, dikur kishte bërë vendimin e qeverisë të firmosur.

Tani vërsulet si i babëzitur i tërbuar, i pangopur për të ndarë para me një mercenar siç është ligj Fusha, që ka blerë një pëllëmbë tokë këtu dhe kërkon të përvetësojë të gjithë sipërfaqen, të rrënojë teatrin”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Kategori
Uncategorized

When crime shoots bullets over justice, from the murder of Judge Konomi to the assassination attempt in Durres yesterday. Kur krimi shkrep plumbat mbi drejtësinë, nga vrasja e gjyqtarit Konomi te atentati dje në Durrës.

Kur krimi shkrep plumbat mbi drejtësinë, nga vrasja e gjyqtarit Konomi te atentati dje në Durrës

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” dhe që la pas 3 të plagosur, nuk është rasti i parë kur krimi godet eksponentë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Më herët janë vrarë një gjyqtar dhe dy avokatë, ngjarje të cilat edhe sot janë pa autorë.

Ja disa nga ngjarjet më të bujshme ndaj “togave të zeza”:

Në shtator të vitit 2003, u vra shoferi i ish-kryprokurorit Theodhori Sollaku. Vet Sollaku vite më vonë, e ka cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj institucionit të Prokurorisë.

Në shtator të 2011-së, në mes të Vlorës, u hodh në erë me tritol makina e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili nuk mbijetoi dot. Si për çudi, edhe atentati ndaj gjyqtarit Konomi lidhej pikërisht me pronat, të cilat i pretendonte edhe një grup kriminal.

Krimi ka shkuar edhe më tej, ku ka vrarë avokatët. Vrasja e 22 marsit 2019 e Ravik Gurrës në Elbasan, avokati i një familje të njohur në këtë qytet, ishte një mesazh, se tashmë grupet kriminale kërkojnë të eleminojnë këdo që mbron kundërshtarët.

Për të njëtën arsyje dyshohet se u vra edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Kleanthi Koço, në vitin 1999.

31 gusht 2017, vritet në Tiranë gjyqtarja Firdes Kasemi (Hafizi), 39 vjeç. Ajo është qëlluar për vdekje me dy plumba në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, 53 vjeç.

Ngjarja e djeshme në Durrës, por edhe ngjarjet e sipërpërmendura, pa harruar edhe këtu kërcënimet dhe shantazhet që punonjësit e drejtësisë marrin thuajse çdo ditë, tregojnë se krimi i organizuar në vend ka kaluar në një nivel tjetër. Paratë e fituara nga aktivitetet kriminale dhe mbështetja politike e kanë fuqizuar aq shumë, sa godasin pa frikë edhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Kategori
Uncategorized

Martin Henze / Albania in economic, political and institutional collapse, 3 remarks to the Venice Commission.

Martin Henze/ Shqipëria në kolaps ekonomik politik e institucional, 3 vërejtje për Komisionin e Venecias

Nga Martin Henze

Si i vlerësoni komentet e Komisionit të Venecias, Komisionit Evropian për Demokraci me ligj mbi dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta të 10 qershorit 2019?

Sigurisht e rëndësishme që ta sqarojmë edhe një herë sesi u zhvillua procesi rreth zgjedhjeve lokale në qershor 2019 dhe kush bëri çfarë, kur, si dhe pse.

Do të ishte mbyllje  e syve ndaj  realitetit, nëse dikush do të mohonte që Shqipëria ka rënë në një krizë serioze, mbase fatale, se Shqipëria aktualisht nuk ka shtet kushtetues dhe nuk ka demokraci dhe vërtet po përballet me një humnerë ekonomike dhe juridike, se Shqipëria është bërë një narko shtet, për të cilin qeveria Rama  është përgjegjës politikisht. Populli shqiptar ka bërë një marrëveshje shumë të keqe me këtë qeveri.

Shteti demokratik kushtetues është shumë i njohur për ne në Bashkimin Evropian, dhe ne gjermanët në veçanti, të cilët kemi provuar një histori shumë të rastësishme gjatë njëqind viteve të fundit, kemi marrë përsipër një faj dhe përgjegjësi të madhe.

Sundimi i ligjit dhe demokracia ishin zhvilluar në Shqipëri, dhe gjithmonë ka pasur një tension të ndryshueshëm dhe plotësim midis tyre.

Shumë e rëndësishme për Shqipërinë ishte pranvera e vitit 1993, zhvillimi i madh drejt Evropës, u miratua ligji për të drejtat themelore  të njeriut, Konventa e KB për të Drejtat e Njeriut dhe dispozitat e Aktit Final të KSZE, të drejtat e pakicave, u transferuan në ligjin shqiptar, u krijua anëtarësimi në NATO. Këto arritje të mëdha të popullit shqiptar, ky  fillim i integrimit të Shqipërisë në shoqëritë civile të botës janë në diskutim në vitin 2019 dhe Shqipëria është ekonomikisht në prag të kolapsit, kapitali më i rëndësishëm i kombit dhe ekonomia është e humbur,  njerëzit emigrojnë ose ikin nga vendi,dhe nuk mund të përjashtohet  një falimentim i shtetit.

Të dy parimet, sundimi i ligjit dhe demokracia, u gjetën së bashku deri në vitin 2013 në shërbim të idesë së lirisë, e cila është divorcuar masivisht që nga zgjedhja e kryeministrit aktual Rama, sidomos pas zgjedhjeve manipuluese në 2017, e cila siç duket u realizua me përkrahjen e mafies, në Evropë flitet edhe për qeverinë mafioze Rama.

Sundimi i ligjit i përgjigjet pyetjeve në lidhje me përmbajtjen, qëllimin dhe procedurat e veprimtarisë shtetërore. Ai synon të kufizojë dhe të lidhë fuqinë e shtetit në interes të ruajtjes së lirisë individuale – veçanërisht përmes njohjes së të drejtave të njeriut, ligjshmërisë së administrimit dhe mbrojtjes së të drejtave individuale nga gjykatat e pavarura.

Po thua qw sistemi ligjor është një element kryesor i demokracisë?

Sundimi i ligjit është një koncept që thekson qeverisjen në bazë të ligjeve si thelbësore dhe i jep ligjit përparësi absolute mbi standardet e tjera ose arsyetimet për politikën. Ligji është politikisht neutral. ËShtë shtylla qendrore e sistemeve demokratike perëndimore, nuk ka demokraci pa shtetin e së drejtës, dhe kjo qasje konceptuale zbatohet edhe nën kushtetutën e shtetit shqiptar. Në shumë fusha, sistemi juridik evropian bazohet në parimin e besimit të ndërsjellë, d.m.th njohjen e akteve juridike pa një kontroll të thelluar ligjor të vetin. Një shtet demokratik kushtetues dhe një demokraci nuk ekzistojnë në Shqipëri për gati dy vjet, një sukses i madh i të ashtuquajturës reformë gjyqësore. Aktvendimi nuk ka arritur të organizojë një zgjidhje të përkohshme midis shkarkimit dhe zëvendësimit të gjykatave, dhe kjo dështim politik nuk mund të justifikohet.

Rezultati është “gjyqësimi” i shoqërisë shqiptare dhe politizimi dhe instrumentizimi i gjyqësorit nga qeveria Rama.

Sidoqoftë, sundimi demokratik i ligjit kërkon vlefshmërinë dhe respektimin e pakushtëzuar të ligjit dhe rendit. Nuk ka asnjë rregull të ligjit “sipas kush e udhëheq qeverinë”. Parimi themelor i sundimit demokratik të ligjit është barazia dhe ligjshmëria. Në shtetin kushtetues demokratik zbatohet parimi i ndarjes së pushteteve, dhe kjo kërkon përparësi të rreptë të ligjit parlamentar dhe detyrim po aq të rreptë të veprimeve të qeverisë Rama për kushtetutën, mbi dekretet e organit kushtetues Presidenti i RepublikWS. Në fund të fundit, vullneti politik i organeve kushtetuese, vetëdijësimi i tyre kushtetues dhe, për më tepër, vetëdija kushtetuese e shoqërisë janë vendimtare në përcaktimin nëse parimet e tilla themelore kushtetuese janë të qëndrueshme dhe të paprekura për një afat të gjatë.

Stabiliteti i shtetit shqiptar qëndron në natyrën e pakrahasueshme të gjykatës kushtetuese shqiptare.

Domosdoshmëria për të mbrojtur kushtetutën është detyra kryesore e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, detyra qendrore e Gjykatës Supreme është fjala e fundit në të gjitha proceset civile, e cila është e rëndësishme për Shqipërinë.

Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ka për qëllim të mbrojë legjitimitetin e shkelur demokratik të legjislacionit në Shqipëri. Në këtë rast kuron një mangësi të mëparshme në procesin legjislativ. Ky do të ishte rasti, për shembull, nëse shumica parlamentare nuk do t’i njihte të drejtat e opozitës, siç është rasti në Shqipëri.

A ka qenë rrezik për demokracisë data  30 qershor 2019?

Absolutisht, sistemi demokratik nuk është në rrezik, ai aktualisht nuk ekziston në Shqipëri, siç u shpjegua më lart.

Shqipëria tani është në një situatë në të cilën Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë Civile janë shfuqizuar de fakto nga qeveria Rama rreth dy vjet më parë dhe janë deurezuar në një gjendje jofunksionale.

Në të njëjtën kohë, korrupsioni në administratën e qeverisë dhe trafikimi i heroinës dhe kokainës janë rritur masivisht, dhe Shqipëria është bërë qendra e trafikut të drogës në Evropë.

Siguria juridike dhe transparenca nuk janë më të garantuara, minimumi i një shteti kushtetues, siguria juridike nuk ekziston në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse nuk ka pothuajse asnjë investim serioz nga jashtë, vetëm nacro investime.

Kryeministri flet për një ulje të papunësisë dhe është i lumtur. Jam irrituar, për çfarë është i lumtur zoti Rama? Kur nuk ka më njerëz në gjendje të punojnë, nuk ka më të papunë, për çfarë është ai i lumtur?

. Qeveria ka krijuar një katastrofë politike dhe ekonomike, taksapaguesit evropianë dhe shqiptarë po paguajnë dëmet, të këqija për shqiptarët, të këqij për evropianët.

Të gjitha ligjet e qeverisë Rama, të gjitha veprimet e qeverisë Rama janë ligjërisht të diskutueshme, pasi ato nuk mund të kontrollohen, kështu që ato janë plotësisht subjekt i rishikimit gjyqësor nga një gjykatë kushtetuese, nëse ata ndonjëherë punojnë përsëri.

 

Përveç kësaj, ka rreth 40,000 raste të pazgjidhura. Gjykatat Supreme sigurisht që do të duhet të pajisen me disa qindra gjyqtarë në mënyrë që t’i shqyrtojë këto raste menjëherë dhe në përputhje me rregullin e ligjit.

Si duhet të funksionojë, një enigmë. Kush mendon se mund të organizohet në 4 javë,  ka vizione dhe kush ka vizione, duhet të ju lutemi të shkoni te mjeku. Sfondi është e ashtuquajtura reformë gjyqësore, rezultati i së cilës është ndalja e gjyqësorit. U la një zgjidhje e ndërmjetme për të filluar ndërmjet shkëmbimit të gjyqtarëve dhe emërimeve të reja.

Si rezultat, gjyqësori, siç u përshkrua shkurtimisht më lart, nuk mund dhe nuk duhet të eliminohet sipas ligjit kushtetues. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme janë të ashtuquajturat organe të përhershme të kushtetutës shqiptare. Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme janë eleminuar nga qeveria për rreth 2 vjet. Zhdukja e gjyqësorit nga qeveria Rama dhe kështu shkatërrimi i demokracisë përfaqësonte një shkelje absolute të kushtetutës, një sulm ndaj rendit kushtetues të shtetit shqiptar nga qeveria Rama, i cili nga njëra anë do të kishte pasoja penale për personat përgjegjës, kjo herë pas here duhet të ekzaminohet më nga afër dhe gjithashtu çon në një emergjencë kushtetuese dhe legjislative të shtetit shqiptar.

Kjo është e gjitha?

Jo, për fat të keq situata në Shqipëri me qeverinë Rama është edhe më e keqe, nuk ka asnjë opozitë të zgjedhur në parlament, më shumë se gjysma e popullit shqiptar nuk përfaqësohet, aktualisht ekziston një shtet një-parti, siç ishte në komunizëm, dhe tani edhe shtylla e katërt, shtypi, është kërcënuar dhe sulmuar masivisht nga qeveria, që ndikon negativisht  për të ardhmen e Shqipërisë.

Kjo ka të bëjë me të njëjtin problem me çmontimin e shtetit të së drejtës, i cili gjithmonë ka qenë pak i lënë pas dore në të kaluarën, por tani është lënë pas dore masivisht nga Komisioni i Venecias në veçanti: Demokracia është në simbiozë të drejtpërdrejtë me shtetin e së drejtës,. me kushtetutën, e cila formon kornizën për konkurrencën midis mazhorancës dhe pakicës dhe i tregon politikës kornizën e mundësive të saj politike.

Kjo është arsyeja pse demokracia vlerëson në mënyrë të barabartë vullnetin politik të çdo shqiptari, ashtu si respekton çdo besim politik, çdo mendim politik, aq sa nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, në letër. Në praktikë, këto të drejta duhet të mbrohen nga Gjykata Kushtetuese dhe opozita, me fjalë të tjera një parlament që funksionon, duke përfshirë, natyrisht, lirinë e shtypit. Rregulli i shumicës, pra karakteristik për një demokraci, ndryshon nga çdo rregull tjetër në atë që presupozon ekzistencën e një opozite – pakice – vetvetiu, por gjithashtu e njeh atë politikisht dhe e mbron atë duke respektuar kushtetutën dhe të drejtat dhe liritë themelore . Në këtë drejtim, demokracia çon gjithashtu në një refuzim të absolutizmit politik.

Në një demokraci, të drejtat e njeriut dhe civilët funksionojnë si mbrojtje e pakicave dhe në të njëjtën kohë sigurojnë të drejta të barabarta për ata që nuk kanë bindjet politike, fetare ose kombëtare të shumicës ose partisë qeverisëse.

Sipas kushtetutës demokratike shqiptare, legjislacioni miratohet nga parlamenti i zgjedhur nga populli. Në një demokraci, është pikërisht parimi i shumicës parlamentare i kombinuar me mbrojtjen e pakicave që siguron që rregullimi autokratik të parandalohet.

Dhe Komisioni i Venecias tani, me kërkesë të qeverisë njëpartiake, i kërkoi Komisionit të Venecias (Komisionit Kushtetues) të BE-së të kontrollojë nëse Presidenti Ilir Meta ishte i autorizuar të ndryshojë datën për zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 për të shtyrë?

Po, sipas mendimit të saj të 29 shtatorit 2019, Komisioni i Venecias mori një qëndrim për këtë çështje. Më lejoni të bëj disa vërejtje paraprake përpara se të komentoj shkurtimisht rezultatin e këtij rishikimi të BE-së.

Në sfondin e situatës së përshkruar, objektive, shkeljen e përhershme kushtetuese të qeverisë Rama, heqjen de fakto të gjykatave supreme,

Me fjalë të tjera, rregulli i ligjit, i cili për dy vjet ka qenë një fund i hapur dhe parlamenti ka qenë jofunksional dhe si  rezultat, dhe korrupsioni në degën ekzekutive të qeverisë është rritur vazhdimisht. Vetë Komisioni i Venecies diskuton procesin e shtyrjes së zgjedhjeve dhe arsyetimin qendror të Presidentit se ai kishte indikacione të besueshme për një kërcënim të sigurisë gjatë një demonstrate në 8 qershor 2019, pra dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve dhe thirrjen për dialog. Sidoqoftë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se ndoshta nuk ka pasur situata emergjente dhe nuk ka mundësi që Presidenti i Republikës të veprojë.

Një shtet si Shqipëria në këtë rast, ku gjykatat më të larta të garantuara me kushtetutë, të ashtuquajturat organe paramanente, të cilat nuk duhet të bëhen jofunksionale, bëhen me qëllim jofunksional nga qeveria, është de fakto de iure në gjendje të jashtëzakonshme. Për shkak të ekzistencës së një gjyqësori jofunksional, ekzekutiv dhe legjislaturë, Shqipëria është ndoshta në një gjendje legjislative supra-ligjore dhe emergjente kushtetuese.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ka çuar në thelb në demonstrata të përhershme dhe trazira në Shqipëri. Kjo është sigurisht se si do të kuptohet Dekreti i lartpërmendur  i 10 Qershorit 2019 i Presidentit të Republikës. Komisioni i Venecies, megjithatë, nuk kryen një kontroll incidental; trazirat e mundshme dhe sundimi jofunksional i ligjit dhe demokracia jofunksionale parlamentare, si dhe fuqia ekzekutive jofunksionale përmes korrupsionit janë një njësi. Për të mos marrë parasysh këtë kontekst në auditim që është një gabim i madh në opinionin aktual.

Por, si gjithmonë, ka edhe aspekte të tjera. Më në fund, më lejoni të bëj dy vërejtje: Së pari, Komisioni i Venecias vjen në konkluzionin përfundimtar se dekreti i Presidentit të Republikës në fund të fundit ka për qëllim dialogun për ndërtimin e paqes dhe për këtë arsye nuk ofron cilësi të mjaftueshme të deklaratës për një procedurë pushimi nga puna . Ky argument ka një rreptësi të caktuar në prezantimin e Komisionit të Venecias. Në fakt, pasi të tre fuqitë nuk funksionojnë, Presidenti, si organi i fundit, i paprekur i Kushtetutës, është mbrojtësi i Kushtetutës.

Nga ana tjetër, sidoqoftë, dhe kjo është shqetësuese, kuotat depozitohen në mendimin e ekspertit kushtetues të Wikipedia të Komisionit të Venecias. Kontributet e Wikipedia nuk janë vërtet të verifikueshme dhe nuk kanë vend në raportet kushtetuese të BE-së. Një proces që tregon cilësinë e këtij raporti. Një proces i mrekullueshëm. Pjesë e krizës shtetërore shqiptare janë mungesa e shtetit të së drejtës, sistemi demokratik jofunksional, manipulimi i pazgjidhur i zgjedhjeve të 2017-ës, proceseve të caktuara kriminale, “zgjedhjet” në vitin 2019, të cilat u anuluan sipas ligjit kushtetues, por megjithatë u krye , dhe një numër çështjesh të tjera.

Fatkeqësisht, mendimi i Komisionit të Venecias nuk ndihmon aspak në këtë çështje dhe në fund të fundit paraqet një proces të turpshëm për gjyqësorin evropian. Vetë shqiptarët tani duhet të gjejnë një zgjidhje për problemin. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është sigurisht të arrihet një kompromis midis seksioneve konfliktuale të shoqërisë shqiptare në interes të kombit në tërësi. Thelbi i formatit të kompromisit kërkon që një nga format më të rëndësishme të kompromisit të ekzistojë, dhe pala tjetër duhet të njihet si një partner legjitim negociator.

Qeveria Rama duhet të njohë opozitën e zgjedhur demokratike, të zgjedhur nga gjysma e elektoratit, si një partner legjitim negociator dhe ta njohë atë si një mjet për interesa legjitime. Nga ana e saj, opozita duhet të njohë partinë në pushtet si një partner të ligjshëm negociator.

Zgjidhja sigurisht që do të ishte një paketë e përbërë nga një marrëveshje për një qeveri kalimtare, e cila më pas do të miratonte një ligj elektoral demokratik, do të zbatonte një zgjidhje të përkohshme për gjykatën kushtetuese që mungon dhe më pas, shumë shpejt, do të mbajë zgjedhje demokratike lokale dhe parlamentare nën vëzhgimin ndërkombëtar.

Kategori
Uncategorized

Pervjetori i shkollës time.

Aleksandër S. Pushkin (1799 – 1837)

Nga mësuesi im kujdestar Ligor Prifti USA/

Të shtunë, më dy nëndor në shkollën e mesme të qytetit të Maliqit mblidhen ish nxënesit e atij gjimnazi, Matura 1979, për te shenuar dyzetvjetorin e perfundimit te studimeve ne ate gjimnaz. Ata vijne te permalluar per kohen e kaluar te jetes shkollore, per njeri-tjetrin, per shkollen dhe qytetin e vogel me kulture te madhe, vijne te permalluar per mësuesit e tyre te mençur e te palodhur, secili me mbresat e veta e të gjithe me respekt e dashuri. Nderkohe, ata vijne edhe te gezuar e shume kurjoze per te pare shoku shokun ne tjeter moshe, me tjeter luk e, sidomos, me tjeter status, familjare te mrekullueshem e me shume arritje ne femijet e tyre. Le te gezohen e lumturohen ne keto caste te paperseritshme. Ju urojme shendet e perhere qofshin te lumtur. I përshëndes me keto tre perkthime nga ky poet i madh. shume i njohur dhe per ata vetë. Kalofshin Bukur!

. . . . . . . .* * *

Mbi kodrat e Gruzisë e natës mjegull ra;

. . . . . Përtej Aragva oshëtin.

Trishtimi s’më lëkund, as brengat e mëdha.

. . . . . Në to je ti që vetëm ndrin.

Je ti aty, je ti …ndaj, dëshpërimin tim

. . . . . .Asgjë s’e vret, s’e shqetëtson,

Dhe zemra rishtaz ndizet, bëhet flakerim,

. . . . . E ndjen, dikush e dashuron.

Një të huaje

Në gjuhën që nuk e kupton

Të shkruaj vargje lamtumire,

Me shpirt që dehja ma sundon

Të lus vëmendje miqësie:

O mike, gjer të jem venitur,

Prej ndarjes ëndrra të jetë tharë,

Nuk mund të rri pa u zhuritur

Me sy, o mike, pa të parë.

Një tjetër në të pastë joshur,

Veç zemrës sime i beso,

Akoma drithmat s’i janë sosur,

Ti mundesh t’i lexosh ato.

. . . . . . .Elegji 2

I lumtur kush prej vetvetiu

Pranon pa frikë t’i hyjë pasjonit.

Në fatin që s’e njeh njeriu

E brishta shpresë e ledhaton;

Që rrezja e hënës nëpër terr

E deh me ëndrra në mesnatë,

Dhe kyç besniku pa u ndjerrë

Të vashës derë shkon t’ia hapë.

Në jetën time brengash bluar

S’kam patur gaz kënaqesish.

Mu vyshk dhe shpresa e praruar,

Të jetës gonxhe në brymë, mjerisht;

Me dhimbje fluturoi rinia,

Të jetes lule shkuan kot;

Me la të humbur dashuria,

Por s’i harroj të sajit lot

, , , , , I perktheu Ligor S. Prifti

Kategori
Uncategorized

‘Ndarja e dhimbshme me Mogherinin’, ja goditja e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Baton Haxhiu

“Nuk mund të “lotojmë” më. Ka mbetur kush ka mbetur, le të “gjendet” kush si të donë! Do ikin në vende tjera, do vdesin për “gazepi”, kryesorja Hashimi, Rama, Batoni…le të jetojnë bukur! Kush e di! Ndoshta s’do shkojë krejt ashtu sipas ëndrrës tyre?! Krejt, krejt, veç Baton Haxhiu më është dhimbsur.

Shumë ka kokorisur pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Hiq nuk ka mundur të pajtohet intimisht. Nuk i ka dalë falli për peri si duket. Pra, edhe përshëndetja e fundit mund të jenë e mallëngjyeshme në mos edhe e dhimbshme”, tha Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Në përfundim të mandatit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thirrur në një takim lamtumirës në Bruksel krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor: Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.

Gjatë këtij mandati të saj, si ndërmjetësuese edhe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Mogherini ishte hapur tema e arritjes së një marrëveshje historike me Serbinë, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje në mes të dy vendeve.

Mirëpo në prapaskenat e bisedimeve, doli se skenari i kompromisit për të arritur këtë marrëveshje ishte edhe opsioni i ndarjes, deri tash i vetmi opsion i pranueshëm për palën serbe, por edhe i aprovuar në parim edhe nga Hashim Thaçi dhe vartësit ë tij.

Analistët politikë konsiderojnë se me përfundimin e mandatit të Federica Mogherinit, po shkon drejtë dështimit edhe plani i ndarjes së Kosovës, i miratuar parimisht dhe shumë i përfolur si korrigjim kufijsh nga ana e Hashim Thaçit.

Analisti politik, Shefik Shkodra mendon se në mandatin e deritanishëm të Federica Mogherinit, Kosova ka humbur mjaft në territor, duke u mashtruar rëndë me procesin e liberalizimit të vizave dhe duke i dhënë territor Malit të Zi, kurse rreziku potencial po i kanoset edhe në bisedimet me Serbinë.

Shkodra thotë se tani përveç Vuqiqit, kanë mbetur vetëm tre njerëz që janë për ndarje të Kosovës, e ata janë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, por që pas ndryshimeve në politikën e jashtme të BE-së, ky opsion do iu shkojë drejtë dështimit.

“Shumë bukur për ndonjërin nga Ballkani. Shkon deri në Bruksel me ftesë të Mogerinit për një përshëndetje dhe takim të fundit.

Përshëndeten me gruan që dikujt ia plotësoi vullnetin si përfaqësues i vendit të vet, ndonjërin ndoshta e zhgënjeu, apo të gjithë janë të kënaqur, edhe ekipi i Kosovës mund të jetë deri diku i “nderuar” ngase u është dhënë fqinjëve nga Kosova do tokë.

Na “kemi mjaft tokë”, me do fusha e me do “male”, nuk e dimë mirë gjeografinë. Madje, sipas mendimit të Hashim Thaçit, Edi Rames, Baton Haxhiut, nuk na duhet tokë as fusha as male aq. Ndonjë qytet i urbanizuar, sa për të ngreh “çadrat” e këtyre tipave, sa për të sunduar këtë popull si në feudalizëm. Të ardhura të mira po, fitimi me “extra profit”, të pasuar mirë. Tani kësaj pune i thonë, “le të flasin kush çka të donë”, ata “janë në kali”. Ka mbetur edhe diçka, eh po të kishin mundur të ndajnë edhe ndonjë “copë” tokë të mirë, sa për ta ngopur syrin e Vuçiqit, sepse shteti i Serbisë ka bërë “mundi” derisa ka vrarë e dhunuar do shqiptarë, po nejse më…edhe shkatërrimin e plaçkën mund t’i falim se, na kemi “mjaft””, thotë analisti politik, Shefik Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Shkuarja e Mogherinit nga ky mandat, dhe dështimi i planit për ndarje, sipas Shkodrës do të jetë një fund i dhimbshëm për të vajtuar gjatë treshja Thaçi, Rama dhe Haxhiu, e cila goditjen më serioze e mori me ndryshimet e mëdha që sollën në politikën kosovare zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk mund të “lotojmë” më. Ka mbetur kush ka mbetur, le të “gjendet” kush si të donë! Do ikin në vende tjera, do vdesin për “gazepi”, kryesorja Hashimi, Rama, Batoni…le të jetojnë bukur! Kush e di! Ndoshta s’do shkojë krejt ashtu sipas ëndrrës tyre?! Krejt, krejt, veç Baton Haxhiu më është dhimbsur.

Shumë ka kokorisur pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Hiq nuk ka mundur të pajtohet intimisht. Nuk i ka dalë falli për peri si duket. Pra, edhe përshëndetja e fundit mund të jenë e mallëngjyeshme në mos edhe e dhimbshme”, përfundoi analisti Shkodra për “Kosova Sot Online”.

kosovaime 2019

Kategori
Uncategorized

Dëshmia/ Avni Sali: Nuk më lanë të ngjallja emrin e vëllait të pushkatuar

Avni Sali/ Nuk më lanë të ngjallja emrin e vëllait të pushkatuar | kujto.al

I pushkatuan vëllanë vetëm 22 vjeç. Nuk ua treguan kurrë ku i kishte eshtrat dhe nuk e lanë as t’i vinte emrin e tij të birit. Edhe pse Avniun nuk e futën në burg, mbi të dhe fëmijët e tij, vazhdoi përndjekja deri në shembjen e komunizmit.

Kujto.al sjell dëshminë e Avni Salit, anëtarit të familjes që komunizmi i pushkatoi tre burra dhe i dënoi me 18 vjet burg një tjetër.

Dëshmia e plotë nga arkiva e familjes Doko:

Zoti Avni, kur keni lindur dhe cila ka qenë familja juaj?

Unë kam lindur në 2 korrik të ’39-ës, në fshatin Piskaj. Në kohën e demokracisë erdhëm në Ersekë, që u hapën rrugët, shyqyr Zotit, na u hapën sytë. Familja ime, ka qenë kurdoherë, mund të thuash, e persekutuar, për arsye të regjimit komunist, që na pushkatuan e nuk na jepnin asnjë të drejtë.

Kë ju kanë pushkatuar?

Mua më kanë pushkatuar 2 xhaxhallarët, vëllanë edhe xhaxhanë tjetër, 18 vjet burg. Në ’87’ën e dënuan 18 vjet për agjitacion dhe propagandë.

Më thuaj të lutem, si i kanë quajtur xhaxhallarët?

Osman dhe Myhdi Sali.

Kur i kanë pushkatuar?

Në ’45-ën.

Cila ishte arsyeja?

Arsyeja: armiq të partisë dhe të pushtetit popullor, kështu ishte.

I kanë pushkatuar me gjyq apo…

Xhaxhain e vogël e kanë pushkatuar “meqë je i vëllai i Osmanit”, pa gjyq.

Pa gjyq fare?

“Je i vëllai i Osmanit” dhe e pushkatuan. Kurse Osmanin pa gjyq edhe atë, e pushkatoi partia.

Si armiq  të pushtetit.

Po.

Thjesht kjo ishte?

Po.

I kanë pushkatuar këtu në Ersekë?

Në Ersekë. Ai, xhaxhai i vogël është pushkatuar këtu, Osmani është pushkatuar në Selenicë të Piskës, në një fshat atje.

I keni gjetur varret? Ku i varrosën?

Këtu në Ersekë. Kur ndodhi ajo që i zhvarrosën që andej dhe i sollën.

Më pas thatë që pushkatuan dhe vëllanë tuaj. Në ç’vit?

Në atë vit edhe vëllanë, po vëllait s’ia dimë varrin fare se ku është, se ku ndodhen eshtrat.

Si ndodhi? Pse e pushkatuan vëllanë?

Po e pushkatuan se ishte kundra regjimit komunist.

Ç’moshë kishte?

Aq ishte edhe ai, 22 vjeç.

Çfarë kishte mbaruar?

Ai s’kishte mbaruar shkollë. Vetëm ky xhaxhai që shkoi në Itali. Ky kishte mbaruar shkollën në Itali.

Vëllai ishte në moshën 22-vjeçare, djalë i ri fare. Si ndodhi?

Unë jam i vogël po nga të thënat e tregimet e babait dhe  të nënës. Erdhi në Ersekë aty, kaluan aty…S’e dimë as varrin, as njërën e as tjetrën. “Është vrarë”, thanë. Edhe plaku nuk vinte dot se ishte luftë edhe ngeli ai, as varrin s’ia dimë, eshtrat e tij. Se ku e shpunë, s’e dimë.

Të kuptoj. Si e quanin vëllanë?

Shaqir.

Ç’ndodhi me familjen tuaj më pas?

Me familjen tonë më pas… mua m’u shtie në ëndërr, se mos është qesharake edhe thotë kështu: “Pse nuk më ngjallet emri,-thotë,- se unë nuk kam bërë gjë”. Edhe më ngeli gruaja shtatzënë, lindi. Unë e kisha parasysh, vura emrin. Më thërret organizata bazë e Partisë. “Akoma po e shton këtë,-thotë-, kriminel, reaksionar, që do të na ngjallësh emrin e vëllait, tradhtarit”. Domethënë na ka përdorur, keq. Një anëtar këshilli nuk na vinin, një anëtar këshilli të thjeshtë. Bursën, fëmijës… Djali m’u bë për shkollë. Ai i kishte të tëra 10-a. Ishte ai sistemi që duhet ta kishe 10 Marksizmin që të shkoje në shkollë të lartë. Ishte një nga Starja, Xhevdet Memja. Ai një t’ia ulur notën, e la djalin pa shkollë. Domethënë jemi ndjekur nga sistemi, na ka ndjekur në mënyrë të atillë që… Unë nuk kam bërë burg, që të them që kam bërë burg, po asnjë të drejtë, për atë kohë që ishte sistemi komunist.

Çfarë pune keni bërë?

Po, punë, në bujqësi, kohët e fundit vajta në baxho, pastaj në ’76-ën, luftë e klasave, më hoqën edhe nga puna, se i helmoja unë, po të isha në atë punë. Ja kështu ka qenë puna.

U martove?

Po.

Fëmijët nuk u shkolluan, nuk iu dhanë të drejtë?

Jo, shkollë të lartë, jo.

Nuk u jepnin të drejtën e shkollës së lartë. Çfarë pune bënë fëmijët?

Po fëmija tani… djali mbaroi shkollën e mesme, atëherë. Se gjoja ishte më e zbutur shkolla mesme. Tani në demokraci e vunë polic.

Tani në demokraci. Në atë kohë nuk bëhej fjalë fare për asnjë gjë.

Jo, jo, s’bënte vaki ajo punë.

Më thuaj, gjatë gjithë kohës punuat punëtor?

Punëtor.

Të survejuar nga regjimi i kohës. Ju ndiqnin?

Të ndjekur. Fëmija kur vinin në aktivitet, që kryeshin ato aktivitetet, i distanconin dhe qanin fëmijët. “Pse ne na hoqën nga kjo punë? Pse? Ne vijmë së bashku në shkollë.” I distanconin fëmijët e mi. Edhe nuk i vinin në aktivitete. Kur bëheshin këto çetat, të tërëve u jepnin pushkë, gruas sime i jepnin pushkë druri. Edhe ne na hoqën nga zbori e na vunë me gratë me pushkë druri.

Më thuaj, në vitet ’90, ’91 filloi shembja e regjimit komunist në Shqipëri…

Unë në vitin ’90, ’91… Ne jemi nga një fshat që mban 5 orë larg, ne mund të thuash i ngritëm rreckat, nuk thamë që kishim para, por shyqyr që erdhi kjo ditë edhe erdhëm këtu te kryetari i këshillit të qytetit, se thanë se jepej vend. Morëm vendin e erdhëm këtu, u çliruam se ishim… Ca ishte vendi, ca nga sistemi edhe e kishim litarin, -iu thashë-, këtu në grykë. Nuk shihnim diell me sy. Ky ishte gëzimi, që erdhi demokracia.

E pritët me gëzim?

Po, si s’e pritëm me gëzim! Me gëzim të madh bile.

Si jetoni tani?

Po jetojmë shumë mirë, punoj për veten time, s’më thotë njeri, te vendi.

Bisedon me kë të duash, çfarë të duash, është liria e fjalës.

Liria e fjalës, liria e njeriut. Nuk thotë që u llafose me Metin edhe operativi të rrinte atje, të thoshte: “Hajde këtu,-thoshte.- Pse bisedove?” Kështu ka qenë puna.

Nga arkiva e familjes Doko

Prodhim i Fondacionit Kujto

Kategori
Uncategorized

“I vramë e ju dogjëm shtëpitë, që populli mos t’ua hapë më derën të arratisurve”

 

Raporti i Musa Dacit, shtator-tetor 1946, mbi aksionet në veri të Shqipërisë për zhdukjen e kundërshtarëve të komunizmit.

Ti hapje derën e t’i jepje bukë një miku të vjetër që regjimi komunist e kishte shpallur armik, do të thoshte se i kishe hapur derën njëkohësisht pushkatimit, djegies së shtëpisë dhe persekutimit të gjithë familjes.

Raporti i Musa Dacit, mbi krimet e kryera nga komunistët në shtator-tetor 1946, në malësitë e Shllakut, Shoshit, Dushmanit etj, në shtator-tetor 1946 etj. vijon me të njëjtën gjuhë urrejtjeje ndërsa ai liston shtëpitë e djegura në këto zona vetëm pse të zotët u kishin hapur shtëpitë  dhe ju kishin dhënë bukë të arratisurve prej regjimit të Hoxhës.

Pjesa e dytë e raportit titullohet “Personave që u janë djegur shtëpijat” dhe parashtron emrat e 7 burrave, që gjatë 29 shtatorit deri më 2 tetor, u ishin djegur shtëpitë në shenjë hakmarrjeje, pse kishin ndihmuar të arratisurit apo pse nuk i ishin përgjigjur thirrjes për të dorëzuar armët. Kujto.al e sjell të plotë, zbardhur sipas origjinalit, këtë pjesë të raportit mbi shtëpitë e djegura, brenda 4 ditëve nga njësitë e Mbrojtjes së Popullit në fshatrat Palaj Shosh, Tetaj, Curaj Epër, Kir Pult, Benë Shllak, Mollë Shosh etj.

Përmbajtja, si më poshtë: 

Personave që u janë djegur shtëpijat

Kol Delisë nga katundi Palaj Shoshit i kanë djegur shtëpinë me datën 26/9/1946 për arsye se në këtë datë në atë katund u bë përpjekja e datës 25 kundër Gjergj Vatës e Mark Malës me çetën e tyre kanë ngrënë bukë në shtëpinë e tija dhe kur ju kërkua pushka, nuk e dorëzoi pastaj i doli revolja e ju dogj shtëpija, e cila ndihmoj mjaft për dorëzimin e armëve etj – dhe u arrestua.-

Uk Çunit nga katundi Tetaj, ky u pushkatua dhe ju arrestua i vëllaj Gjelosh Çuni pse kishte strehuar me muaj rresht ilegalët për të bërë mesionë që të mos strehohen kriminelët nga populli më datën 29/9/1946 i dogjëm edhe shtëpinë këtij, e cila bën mjaft efekt në lidhje me mos strehimin e ilegalvet.-

Isuf Sadikut nga katundi Curaj Epër i asht djeg shtëpija me datën 3 ose 4/ 10/1946 të cilën e ka djeg njësiti që operon në atë zonë pa autorizim kjo asht djegë pse nuk  ka ardh në mbledhjen e datës 29/9/1946 ku duhet të vinte e të dorëzonte pushkën që ka të fshehur. Ky jo vetëm që nuk u paraqit në mbledhje por dhe kur ju kërkua arma nuk e dorzoji.

Mark Noshit. Nga katundi Kirë Pult ju doq shtëpia më datën 2/X/1946 pse ky jo vetmë që nuk u paraqit në mbledhjen që u bë në Pult për dorëzimin e armëvet, por mas të gjith meshkujt e shtëpisë ca shok të tjerë e u arratis, dhe si këshilltarë u mundue ta bënte popullin që të mos tregonte armët shtëpia e këtij u doqë  mbas një afati të caktuarë në datën 2/X/1946.-

Vat Prendushit nga katundi Benë Shllak të cilit u doq shtëpija më: datën 2/X/1946 pse më datën 29 u arrestua me gjithë të vëllezërit, të cilët mbasi i maroj afati i caktuarë e nuk u dorëzua të cilit ju doq shtëpia.

Hilë Markut. Nga katundi Shllak të cilit ju legalizua i biri mbasi i maroj afati i dhanun për t’u djegur me datë 3/X/1046

Pjetër Kocës nga katundi Mollë i Shoshit djegë shtëpija  më datën 2/X/1946 pse ky kur njësiti i kapiten Xhelos shkoi për të kryer  veprimin për kontrollimin e ca vendeve ku ishin ilegalë të mësheftë në këtë kohë ky u arratisë me gjithë të vëllanë e me ca kushërinj, të cilët pastaj ju dogj shtëpija.

Kategori
Uncategorized

Berisha, politikani i parë shqiptar i pritur në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA George.H.V.Bush është Presidenti i parë i SHBA që priti një politikan shqiptar në shtëpine e Bardhë

Ish Presidenti i Republikës Sali Berisha është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti amerkan George H.W. Bush.

Në takimin e vitit 1992 Presidenti Xhorxh Bush në Washington, vendosi “Vijën e Kuqe” për Sllobodan Millosheviç që ai të tërhiqej nga Kosova.

Këtë e deshmuan dy Presidentët. Ai i SHBA z.Xhorxh Bush , dhe Presidenti i Shqipërisë z. Sali Berisha.

Por këtë e dëshmoi edhe Xhorxh Ë Bush i biri, në vitin 2007 kur erdhi si presidenti i parë amerikan që vizitoj Tiranën dhe pas takimit me ish kryeministrin Berisha, ai deklaroi:

“Tani është koha për ta shpallur, ky është vendimi im, i babajt tim, dhe i SHBA-së..

Kosova do të jetë shtet i pavarur”.

Kategori
Uncategorized

Libanezët ia dolën!

Me moton “I gjithë populli është një”, protestuesit, që paralizuan gjithë vendin me revoltën e tyre kundër qeverisë së korruptuar, detyruan kryeministrin e Libanit, Saad Hariri, te japë dorëheqjen.

Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Hariri, i cili është nisur drejt pallatit presidencial për t’i paraqitur presidentit Michel Aoun, dorëheqjen e tij dhe qeverisë që drejton.

Ky njoftim vjen pas 13 ditësh protesta masive antiqeveritare, ku u kërkua largimi i të gjithë elitës politike, për shkak të korrupsionit qeveritar, mungesës se cilësisë në shërbimet publike dhe varfëria në vend.

Në një deklaratë për mediat, Hariri u shpreh: “Ndodhemi në një situatë pa rrugëdalje dhe kemi nevojë për një tronditje të madhe, për të tejkaluar krizën. Po nisem drejt pallatit presidencial për të paraqitur dorëheqjen e qeverisë.

Kjo është një pergjigje ndaj vullnetit dhe kërkesave të mijëra libanezëve që kërkojnë ndryshim.” Protestuesit bllokuan disa nga rrugët kryesore në vend, përfshirë edhe autostradën kryesore që lidh veriun me jugun e Libanit Ata krijuan një zinxhir njerëzor rreth 170 km të gjatë nga qyteti Tripoli deri në Tyre. Protestat kombëtare paralizuan Libanin, duke shkaktuar mbylljen e shkollave, bankave dhe disa prej ll Com qeverise qe drejton.

Ky njoftim vjen pas 13 ditësh protesta masive antiqeveritare, ku u kërkua largimi i të gjithë elitës politike, për shkak të korrupsionit qeveritar, mungesës së cilësisë në shërbimet publike dhe varfëria në vend Në nje deklaratë për mediat,

Hariri u shpreh: “Ndodhemi në një situatë pa rrugëdalje dhe kemi nevojë për një tronditje të madhe, për të tejkaluar krizën. Po nisem drejt pallatit presidencial për të paraqitur dorëheqjen e qeverisë.

Kjo është një përgjigje ndaj vullnetit dhe kërkesave të mijëra libanezëve që kërkojnë ndryshim.” Protestuesit bllokuan disa nga rrugët kryesore në vend, përfshirë edhe autostradën kryesore që lidh veriun me jugun e Libanit Ata krijuan një zinxhir njerëzor rreth 170 km të gjatë nga qyteti Tripoli deri në Tyre. Protestat kombëtare paralizuan Libanin, duke shkaktuar mbylljen e shkollave, bankave dhe disa prej bizneseve kryesore në vend.

JQJ.

Kategori
Uncategorized

The morality of a prime minister without morals. Morali i një të pa morali kryeministër.

Vërtet ty nuk ta ndien

Atë ç’ka deshe e more…

Tani rrëmbe çtë rrëmbesh, ashtu siç ju rrëmbeve të tjerve pasurinë dhe gratë.

Po në fund të fundit ato (ish gratë) ishin makina të përdorura që nuk e kalonin dot më kontrollin teknik.

Uzurpove PS, dhe more prej saj pjesën më të ndyrë, më të pështirë.

More ish ish spiunët e sigurimit dhe shefat e tyre, batakçinjtë, mashtruesit, hajdutët, bythë lëpirsit, dhe trafikantët…

Bëre kontratën dhe përfitove, dhjetra e dhjetra milionë euro me miqtë e botës së errët të krimit. Ata duke të financuar me paratë që ishin të përziera me gjak, dhe ti….ti duke i sjellë deputetë në parlament, dhe drejtues në pushtetin vendor.

I bleve dhe disa paeudo ambasadorë, pse jo dhe disa burrokratë majtistë në bruksel, u përqafove edhe me djallin, veçse me europën kurrë.

Kanabizove vëndin cep e më cep.

E këtheve policinë e shtetit në roje, dhe drejtuesit (drejtorë, zv, dhe ministrat) në mbrojtësit dhe taksambledhësin e saj. (hashashit)

Nise çdo natë drejt europës si Çezari dikur…flotën e skafeve plot e përplot me drogë.

Nuk u ngope.

Fillove me mushkonjat e divjakës një si ato të Duçes në prillin e largët…..

E vazhdove me Ekuadorin…

Xibraka ishte vetëm një prej bazave të mjellit të bardhë, ndër dhjetra të tjera të tuat…

E vazhdove me bananet (eh sikur ti konsumonin shqiptaret kaq qindra e qindra tonelata)

Vërtet ty nuk ta ndien dhe ske faj.

E çfaj mund ti vesh një të sëmuri mendor që delet e mashtruara, të ngordhura e vunë kryeministër!?!?!?

Shqiptarët pa bukë, pa shtëpi, të pa mbrojtur, nëpër çadra, poshtë urave dhe azileve të botës…. ti veç timonit, more dhe tepsinë e tëranasë.

Tani i ke të gjitha.

Veçse “gojët e liga” thonë se ngrihesh përgjumësh dhe thërret…aman, mos, mos, jo,jo…mos, jo unë, jo…derisa një ditë pa gëdhirë do i msysh kodrave të surrelit LAKURIQ….

Vërtet ty sta ndien për asgjë.

Sta ndihen sepse ti ske asgjë të përbashkët me të qënit kryeministër, morali jot është i lidhur me bandat, dhe krimin e organizuar,

Ti e gjen qetësinë tënde, vetëm nën shoqërinë dhe mbrojtjen e tyre, normal dhe vetëm duke çarë vërat e undëve…me “miell”…

Ti ikën or ikën.

Por ti ikën, vetëm me dru, Vetëm ai ty të bën derman.

Shqiptarët dhe nderkombëtarët, këtë gjë nuk e kanë kuptuar akoma, por ose bëjnë sikur…

Se di a të kujtohet kur si ministër i Nanos e bëre për vetëm pak sekonda rrugën drejt vrimave të Rongerit, vetëm me çorape…

You really don’t feel it

What you wanted more …

Now grab what you grab, just as you rob others of wealth and women.

Ultimately they (former women) were used cars that could no longer pass technical control.

You usurp SP, and you got the dirtiest, most disgusting part out of it.

More ex-security spies and their bosses, villains, cheaters, thieves, ass-kicks, and traffickers…

You got the contract and you got tens of millions of euros with friends in the dark underworld. Financing them with money that was mixed with blood, and you… bringing MPs to parliament, and leaders in local government.

You bought some paeudo ambassadors, though not some leftist bureaucrats in Brussels, you even embraced the devil, but never Europe.

You cannabis the country side by side.

These are the state police in guard, and the executives (directors, deputy, and ministers) in their defenders and tax collectors. (Poppy)

Depart every night to Europe like Caesar once did … a fleet of boats full of drugs.

He was not satisfied.

You started with divaca mosquitoes one like the ones in Duchess in distant April… ..

You went on with Ecuador…

Xibraka was just one of the bases of white honey, among dozens of yours…

You went on with the bananas (as if Albanians were consuming hundreds and hundreds of tons)

You really do not feel it and you are to blame.

And what can a mentally ill wear that cheated, dead sheep made prime!?!?!?

Albanians without bread, without houses, unprotected, in tents, under bridges and asylums around the world…. besides the steering wheel, you also saw the rubble of the earth.

Now you have it all.

But the “wicked mouths” say that you get up sleepy and cry … aman, no, no, no, no … no, no I, no … until one day without dawn you will mumble the hills of LAKURIQ ….

You really feel for nothing.

They feel like you have nothing in common with being a prime minister, your morals are gang-related, and organized crime,

You find your composure, just under the company and protection of them, normal and just by splitting your mother’s … with “flour” …

You run away or run away.

But you run away, only with wood, Only he cures you.

The Albanians and the internationals have not understood this yet, but they are…

Do you remember when as a Nano minister you made your way to the Ronger holes for just a few seconds, with only socks…

Kategori
Uncategorized

Beyond this blindfolded eyes, the Prime Minister hides…“Përtej atyre syve të çakërritur, kryeministri fsheh…” ‘Shpërthen’ Zheji: Nëse do ti duhet ti blejë zgjedhjet, ai do ti blejë përsëri ato!

Nga Artur ZHEJI

Kryeministri foli përsëri.

Përsëri gënjeu, kësaj rradhe me bindjen se gënjeshtra dhe e vërteta janë thjesht faqe të së njejtës medalje. E pra, kush do, apo kujt i duhet, mund të besojë gënjeshtrat e tija, si të ishin ca të vërteta të kulluara.

Sepse ay, kryeministri pra, ka vendosur të veprojë me gjuhën e forcës.

Nëse do ti duhet ti blejë zgjedhjet, ai do ti blejë përseri ato.

Nëse do ti duhet të blejë mediat, paratë janë gati me shumicë.

Nëse do ti duhet të mbyllë gojët e pabindura, do ti kërcënojë ose do ti blejë edhe ato. Kërcënuesit apo blerësit, janë gjithmonë diku pas derës, të gatshëm, të pajisur dhe të motivuar.

Kryeministri foli përsëri, me bindjen se duke folur, pavarësisht se si, do të krijojë audiencë, sepse dhjetëra e mijëra punonjës të administratës, në Shqipëri apo jashtë saj, janë të detyruar ta ndjekin online, në facebook apo youtube dhe të shënojnë prezencën e tyre. Dikur kështu shiteshin edhe librat e shokut Enver, me lista, tani me të njejtat lista, nënpunësit janë të urdhëruar të krijojnë audiencë, të mbushin pra sheshet virtuale, të klikojnë dhe të nisin në ajër, tullumbace apo zemra gëzimi, për udhëheqësin tonë të pagabueshëm.

Sepse kjo, sipas këshilltarëve, krijon audiencë, dhe audienca krijon vëmendje dhe pushtet; dhe pushteti krijon bindjen se ay, kryeministri është i pathyeshëm.

Nën atë mjekër dhe përtej atyre syve të çakërritur, kryeministri fsheh, gjithmonë e më keq, një krijesë të llastuar nga bollëku, pushteti dhe servilizmi.

Një krijesë nevrike, për të mos thënë histerike, një krijesë arrogante dhe një përbuzëz të paepur, të qënieve të tjera, që i mendon inferiore.

Por i pavëmendshëm, si çdo nevrotik i llastuar dhe plot ankthe, ay, harron se duke përbuzur publikisht dhe 360gradë përreth, gazetarë dhe kundërshtarë, shndërrohet vetë ay, në një krijesë pa shije dhe pa erë, në një krijesë të refuzuar çdo ditë e më shumë.

Po ai përsëri gënjeu dhe u kapardis në studio, duke ndjekur rrugën më të shkurtër dhe duke u vetëshpallur një harbut që edhe estetikisht duhet ta durojmë, përderisa kemi një opozitë që le shumë për të dëshëruar dhe një popull që ka zgjedhur zemërthyer dhe plot trishtim, përkundrejt qëndrimit përballë të një diktature de facto, të një grushti oligarkësh dhe kryeministrit të tyre, fillim e fund përfitues, por dhe shërbyes i tyre.

Deri dje mendoja se nuk e vetëpëlqente veten, kur bënte ashtu. Sepse mendoja se vetëm shtirej “ashtu” si i tillë.

Mendoja pra, gabimisht, se kishte pasur një “Sy të tretë”, vetëkorigjues dhe auto-ironizues, një pasqyrë që nuk e gënjen, sëpaku për veten e tij.

Si e vetmja mënyrë, që ay, të dijë realisht se ku është.

Ndryshe pra nga sa e gënjejnë plot servilizëm, qindrat e syve të zbrazura nga pigmenti dhe e vërteta, e atyre servilëve që e rrethojnë më së shumti dhe sëfundmi, krejtësisht…

Kështuqë pashë, se ay doli përsëri e përsëri në Tv, dhe se kish mbërritur tashmë, në vetpëlqimin e paskaj të arrogancës së vet, dikur distraction ndërsa tash një self attraction… e një mendjeje, pa mendje dhe pa mendim me këmbë në tokë.

Shqipëri e shkretë, çfarë pritet të shohë akoma, në këtë teatër dhe në këtë monodramë…

Kategori
Uncategorized

Biseda me Edi Ramën

Ne Edi Ramën zor se e njohim, madje as Ai se njeh mirë veten.

Kryeninistri është bërë si aktorët e telenovelës së famshme Beautiful, që zgjati aq shumë vite, saqë aktorët nuk ndanin dot jetën e tyre me personazhin që luanin në serialin më jetëgjatë të të gjitha kohërave. Kryeninistri ynë është qerrata, në kuptimin e parë të fjalës, i punon mendja vetëm për audiencën në serinë e radhës. Si aktor i zoti që është, Ramës regjizori i ka dhënë një rol, të cilin e qan, pasi gjen aty edhe veten në jetën reale.

Në këto kushte po zhvillojmë një bisedë interesante, me Kryeninistrin Edi Rama.

Unë: Zoti Kryeministër si jeni.

Rama: Më thirr Edi, se zoti kryeministër më thërrasin vetëm Rilindasit, ti sje.

Unë: Jo sjam, por prap je Kryeministër, edhe të takojnë titujt.

Rama: Kryeministër është Niçja.

Unë: Jo, Ti je kryeministër, madje ke tepsinë, kusinë, sininë, etj.

Rama: Ore qenke i lezetshëm do vish të jesh pjesë e stafit tim?

Unë: Po, jam gati që tani.

Rama: Ku e ke bërë burgun brenda apo jashtë vendit.

Unë: Burg nuk kam bërë, as brenda, as jashtë.

Rama: Epo bëj ca, se është kriter ligjor.

Unë: Sa vite duhet?

Rama: Aq sa të mësosh me vjedh vota.

Unë: Pse mban afër kriminel?

Rama: Kë të mbaj afër këta që mësojnë janë çuna mami. Jo, mbaj afër kriminel, se sot janë nesër nuk janë pasi i vrasin. Këahtu jeta është më me adrenalinë.

Unë: Po shkoj nga opozita.

Rama: Shko, por do lodhesh kot, bëj programe dhe beteja, Gjushi dhe shokë i kanë kopsit letrat që të rimë në pushtet. Ika edhe vishu pak më mirë, rrobat e mia kushtojnë shumë, vetëm tutat kushedi sa kushtojnë.

Unë: Pse sa kanë bërë.

Rama: Ik sa më parë në Gjermani, se ky vend nuk bëhet.

Unë: Do luftoj për vendin tim.

Rama: Lufto, por Skënderbeun e kam zonë unë, me nsihmën e Spiropalit.

Kjo është një bisedë, e cila nënkupton disa ide që shfaq Kryeministri, por që ende nuk e ka ndarë mendjen, janë të Ramës si aktor, apo Edit si njeri…

Erand Likuçi

Kategori
Uncategorized

Farmers of mysace, in front of the narco government. Bujqit e myzeqese, përballë narkoqeverisë.

NJOFTIM

Njoftojmë fermerët e Myzeqesë se grupi nismëtarë i krijimit të Shoqatës organizon me datë 30.10.2019 ditë e Merkurë ora 11:00 në rrugën nga Rrotondo e Savrës deri tek Rrotondo e Plasmasit në Lushnjë një Tubim paqësor.

Ky manifestim bëhet për të sensibilizuar Qeverinë dhe Opinionin Publik në lidhje me situatën e vështirë që po kalojnë fermerët dhe blektoret e Myzeqesë si rezultat i çrregullimit të tregut. Ne këtë tubim do të parashtrohen sërish 5 (pesë) kërkesat tona për Qeverine e cila nuk ka patur asnjë reagim zyrtar ne lidhje me këto kërkesa . Ne vlerësojmë se kjo situatë është rezultat i politikave te gabuara te qeverive ne fushen e bujqësisë. Për të ndryshuar situatën kërkojmë:

1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompesim financiar me cmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga crregullime të forta të tregut.

3-) Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

4-) Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.

Pjesmarrja sa me e madhe në tubim rrit

Grupi nismëtar i themelimit te Shoqatës!

Kategori
Uncategorized

Një vajzë 8-vjeçare kërkon të takojë të atin para se t’ia pushkatojnë.

Ekskluzive/ Juli, e bija e Mark Shllakut rrëfen amanetin që tronditi opinionin

Nga Edi Lesi

Një vajzë 8-vjeçare kërkon të takojë të atin para se t’ia pushkatojnë. E mitura troket në derën e xhelatit, për të marrë lejen. Duart i dridhen. Nuk është hyrja e një legjende, as letërsi. Në një ditë si kjo, fund tetori, 70 vite më parë, Juli Shllaku u ndal me droje para shtëpisë ku rrinte shefi i degës, Shkodër. Babai i saj, Mark Shllaku sapo ishte dënuar me vdekje. Ekzekutimi do të bëhej për pak ditë. E ëma e shoqëroi deri afër banesës, dhe e la vogëlushen ta kërkonte të drejtën për takimin e fundit me të atin, duke menduar se kështu do të ishte më efektive.

“Më çoi mama deri afër, e masanej i rashë vetë derës. Ishte nga ato shpitë e mëdhaja me ballkone druni, të sekuestrume tregtarëve. Shefit të degës, nuk ja maj men emrin. I thashë, a mund ta takojmë babën për herë të fundit. Më tha po, më dha një pusullë, shko takoje”, rrëfen Juli, sot 78 vjeç. Ajo mendon se kryepolici i Shkodrës u tregua bujar, se u ndikua nga fëmijët dhe gruaja e tij, që ishin aty, kur ajo hyri në oborr.

E bija e Mark Shllakut, jeton me djalin, Antonin, në një apartament pranë Shkollës së Mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë. Nuk i ka të shpeshta vizitat, edhe pse kërkesat nuk mungojnë. Ka vuajtur jo pak nga shëndeti. Teksa ngjitemi në ashensor për ta takuar, bashkë me fotografin Florion Goga, vrasim mendjen se si do të ishte shtrëngimi i duarve, se cilat mund të jenë fjalët e para. Nuk duhet të jetë e lehtë me një njeri kaq të vuajtur.

 

Mirëpo, del një hyrje mjaft e përzemërt. Ajo e ka merak që të pritemi mirë dhe me respekt, me pijet e duhura. Antoni na servir raki nga më e mira, e shtëpisë.

Më 25 shtator, sipas terminologjisë së sotme të medias online, u bë virale një letër. Amaneti i Mark Shllakut për të shoqen para se të shkonte drejt pushkatimit, ndryshoi ditën, gjendjen, dhe humorin e çdokujt që e lexoi. E besueshme është që nuk ngeli njeri pa e parë.

E dashtuna Angje e fëmijë!

Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta, vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.

Mos u mërzit për mue vetëm mi rrit fëmijët me hir të zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borxh i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna Angje!

Jam lidh kambësh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbetur me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e smë lanë me dekë… banu e fortë. Marku!

Angje! Ne t’u mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet  mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë. 

Ju puth me mall për herë të fundit. Marku.

E dashtuna Angje!

Të lutëm me mi ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.

Të lutem me mu interesue për eshtrat, të mos më harrojsh për kurdoherë. Me mi marrë eshtrat e me mi çu në një varr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall të gjithëve dhe ty të pares. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.

***

Marku, një arsimtar 31-vjeçar, ëndërrimtar, i linte këto porosi së shoqes. Të kujdesej për vajzat, të vazhdonte jetën, të martohej, por mos ta harronte. I kërkonte t’i gjente eshtrat, duke i dhënë një orientim. Do të kishte një copë metalike me emrin e tij, që do ta lidhte te këmbët.

 “Unë vetë e kam zbuluar letrën, në vitin 1976, pasi më vdiq mama”, tregon Juli Shllaku.

70 vjet qendroi e fshehur kjo letër. Antoni vetë, ka pak muaj që e ka parë. Juli e ka nxjerrë dhe e ka bërë publike kur mori vesh se paskan ardhur disa ekspertë të huaj që ndihmojnë në zbulimin e varreve dhe gjetjen e eshtrave.

Gruaja e Markut, duke ndjekur kumtin që i thoshte të kujdesej për vajzat, ishte munduar ta mbante gjithë pikëllimin mbi vete dhe të mos i ngarkonte të bijat me këtë dramë të pazakontë. Dhe ia kishte dalë për së mbari. Vetëm pasi ajo ndërroi jetë, Juli, duke rrëmuar nëpër rafte, e gjeti amanetin brenda një ditari të babait të saj.

“Ai ditar, ato letra, ato poezi, vjersha, dhe disa piktura që kemi prej tij, shpëtuan”, thotë Juli, e cila edhe pse 8 vjeç në atë kohë e mban mend fare mirë se pas pushkatimit, ushtarë të rreptë erdhën dhe e kthyen shtëpinë përmbys, ku nuk kursyen as perdet, me idenë e ngulmët për të gjetur prova të implikimit të mësuesit Mark Shllaku në veprën e rrëzimit të pushtetit komunist.

“Këto shpëtuan sepse ata që erdhën për kontroll, ishin injorantë. Nuk i kuptonin, kushedi si u janë dukur”, rrëfen Juli, teksa i kalon nëpër gishta ato shënime të zverdhura e të dala boje prej viteve. Janë pikërisht origjinalet, të shkruara në letrat e paketës së duhanit, Ylli i Kuq. Dhe dy foto të Markut, i ri, dhe pak para se ta dënonin, i mban aty.

E mban mend shumë mirë të atin. Ishte mësues në Kabash të Pukës, një zonë tejet e thellë. Ajo thotë se e ka marrë një herë me vete. Mark Shllaku synonte t’i argëtonte nxënësit e tij dhe i nxiste të ishin kreativë. Edhe vetë kishte marrë pjesë në role në estradë. Kishte shpirt artisti.

E kujton saktë ditën kur u dha vendimi, dënim me vdekje. Kur e nxorën nga salla e gjyqit, rrethohej nga ushtarë.

“Mama jeme u sul me e taku. Dhe i ndau ushtarët, e u përqafu me të. Po nuk e lanë ma shumë”.  Juli e ka treguar disa herë këtë histori me të afërm e miq. Edhe në këtë rrëfim për gazetën Mapo, nuk i ndal dot lotët.

Jemi shtangur bashkë me Florin, i cili e ka ende të vështirë të bëjë gati aparatin. Kjo histori nuk është e zakonshme.

***

Juli e mori lejen. Shkoi bashkë me të ëmën në burg, aty në Shkodër ku po e mbanin. U takua për herë të fundit me babën, jo shumë gjatë. Marku i tregoi të shoqes se brenda dyshekut ka fut do gjana, ajo duhet t’i marrë.

Mes sendeve të fshehura në atë grumbull të vjetruar me rrecka, ishte amaneti.

Tek porositë e Mark Shllakut që ka ngelur në mendjen e kujtdo që ka lexuar letrat, ishte edhe ajo për të shlyer borxhin e tjegullave, te Haliti.

E pyesim Julin për këtë.

“Haliti ishte tregtar. Mama mas do mujsh që e vranë babën, i bani lekt, dhe shkoi e takoi. I tha ky është borxhi dhe ja dorëzoi. E kam amanet prej Markut. Po ai nuk pranoi me i majt. Nuk pranoi në mënyrë absolute”.

Kërkesa kryesore e Markut ishte gjetja e eshtrave. Ai kishte dëgjuar në burg se çfarë ndodh me të dënuarit me vdekje dhe sa e vështirë ishte t’u gjenden trupat. Juli thotë se e ëma, menjëherë pas pushkatimit, pagoi një fshatar të zonës, i cili mihi krejt pjesën e Kirit ku bëheshin ekzekutimet, po nuk gjeti gjë.

“Mama u martu, e u donte me ndryshu mbiemnin për me fillu punë. Nuk fillonte dot ndryshe. Dhe baba ja pat lan në letër, që me u martu, me vazhdu jetën. Masnej, masi u martu, prej shërbëtore në çerdhe që ishte, ja dhanë të drejtën me ushtru profesionin e saj që e donte shumë, si nimsmjeke”.

Eshtrat e Mark Shllakut nuk janë gjetur ende. E bija nuk është optimiste. Ka dëgjuar dëshmitarë, e banorë të zonës, në luginën e Kirit, aty ku kryheshin ekzekutimet, se prej nxitimit, toga e pushkatimit mund ta ketë lënë trupin në sipërfaqe. Dhe rrjedha pastaj me siguri e ka marrë dhe një zot e di se ku janë. Të pakta duken shanset për t’u gjetur.

“Unë edhe pak do jem, do ja lë amanet Tonit”, thotë Juli, e cila e ka të birin si perëndi në dritën e syve. Është e prerë kur pohon se këto punë duheshin bërë herët, në fillim të ardhjes së demokracisë. Një seri dramash ka në këtë familje. Në të njëjtin vit që Mark Shllaku u pushkatua, i ati i tij vdiq në kampin e internimit në Tepelenë.

Mark Shllaku u dënua me vdekje pasi u akuzua si nismëtar i themelimit të Partisë Socialdemokrate. Ai po ashtu u gjykua se mbante lidhje me njerëzit e Gjomarkajve dhe Mirakajve. Juli thotë se ai ishte i pakënaqun se si po shkonin punët në vend pas çlirimit. Ishte i mërzitun. Nuk ishte ajo, gjendja, situata që ai donte. Mark Shllaku tjetër gjë kërkonte. Ishte ëndërrimtar.

/Gazeta Mapo

Kategori
Uncategorized

Lecturer talks about Rama’s 1998 plan: Kosovo to be divided; Kukes and Tropoja to break away from Albania. plani i Ramës të vitit 1998: Kosova të ndahet; Kukësi dhe Tropoja t’i shkëputen Shqipërisë

Pedagogu flet për planin e Ramës të vitit 1998: Kosova të ndahet; Kukësi dhe Tropoja t’i shkëputen Shqipërisë

Sipas pedagogut Bytyçi, Rama i ka kërkuar Nanos që të pranojë propozimin e Millosheviçit për Kosovën, të cilës, në shkëmbim të shkëputjes së veriut të banuar nga serbët, do i jepeshin rajonet e Kukësit dhe Tropojës në Shqipëri.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Bytyçi ka folur sot për një plan të Edi Ramës kur ishte ministër Kulture, për ndarjen e Kosovës. Bytyçi ka shkruar për takimin e ish-kryeministrit Fatos Nano me Sllobodan Millosheviçin në Kretë, ku është propozuar për herë të parë nga pala serbe ndarja e Kosovës, por aty zbulohet edhe qëndrimi i kryeministrit aktual të Shqipërisë për këtë çështje.

Sipas Bytyçit, Rama i ka kërkuar Nanos që të pranojë propozimin e Millosheviçit për Kosovën, të cilës, në shkëmbim të shkëputjes së veriut të banuar nga serbët, do i jepeshin rajonet e Kukësit dhe Tropojës në Shqipëri.

“Ky propozim bazohej në dy argumente: Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të mbijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë mbijetesë. Dmth  duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formulë bashkimi në formën e federatës ose konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet! Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve”, shkruan ndër të tjera pedagogu.

Enver Bytyçi thotë se ky plan i Ramës nuk u realizua për shkak të kundërshtimit të amerikanëve.

Shkrimi i plotë i Enver Bytyçit:

Pse Nano u tërhoq më 1998-ën nga projekt-ideja për ndarjen e Kosovës?!

Në nëntor 1997 ndodhi një ngjarje shumë e përfolur e kohës. Fatos Nano i sapoardhur në pushtet e kryeministër i Shqipërisë u takua në Kretë të Greqisë me presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Takimi u sponsorizua prej kryeinistrit të Greqisë, Kostas Simitis, në kuadër të një samiti të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike në këtë ishull.

Si për çdo ngjarje madhore e jo të tillë, edhe për këtë takim Nano, pas grekëve, mori bekimin e amerikanëve. Sekretarja e Shtetit Olbright ishte në dijeni dhe kishte rekomanduar takimi të ishte krejt fotmal, thjesht për kortezi, me qëllim që Serbia të mos kishte mundësi ta interpretonte një refuzim të mundshëm të kryeministrit të Shqipërisë si qëndrim kundë paqes. Kështu që duhej që takimi të mos zgjaste më shumë se 30 minuta.

Por Milosheviçi kishte ardhur në takimin e Kretës me një dosje, në të cilën ishte formuluar ideja e ndarjes së Kosovës. Donte ta diskutonte deri në hollësi këtë opsion me zotin Nano, me qëllim që të realizonte idenë e Serbisë së Madhe. Nano u josh nga ky diskutim, bëri shumë pyetje, me qëllim që të qartësohej rreth idese serbe të ndarjes së Kosovës. Ndaj takimi zgjati një orë e gjysmë. Jashtë sallës ku bisedonin dy protagonistët në fjalë, qëndroi në pritje ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Kur Nano doli nga pritja Milo ishte i shqetësuar, sepse dikush nga departamenti i shtetit i kishte telefonuar dhe pyetur: “Çfarë po bëjnë ata kaq gjatë në takim? Milo , I shqetësuar e pyeti shefin e tij sapo doli se pse qëndruat kaq gjatë dhe si shkoi biseda me Milosheviin? Nano që i përgjigjet plot entusiazëm: “Shkoi mrekulli, biseduam ngrohtë si me Thanasin”! (Thanasi ishte i ati I Nanos).

Veç kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të mbijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë mbijetesë. Dmth  duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formulë bashkimi në formën e federatës ose konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet!

Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve.

Kjo projekt-ide iu referua ambasadores së SHBA-vë në Tiranë, zonjush Mariza Lino. Ajo e refuzoi menjëherë, sepse politika amerikane nuk lidhej me ndarjen e Kosovës, por me lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë. Më pas ideja e projektit u fsheh në sirtarët e Partisë Socialiste, por jo edhe në protokollet qeveritare, për t’u ringjallur dhe implementuar 20 vite më vonë, në ditët e sotme.

Autori i kësaj ideje të atëhershme, Edi Rama, sot është aktori kryesor i padeklaruar i ndarjes së sotme të Kosovës. Ashtu si atëherë, edhe sot aktori tjetër më i rëndësishëm është Hashim Thaçi nga Kosova. Asokohe e shpallën udhëheqës politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas, me ndihmën e Beogradit e promovuan në krye të shtetit të Kosovës. Pikërisht këta të dy luajnë kartat në interes të Sëerbisë.  Madje e lusin Europën që të mos ketë frikë nga ndryshimi i kufijve dhe tallen me shqiptarët, duke u bërë thirrje që “t’i mbështesin në projektin e mendur të tyre”!

Ndërkaq deklarata e Merkel e sotme me kërkesën e përsëritur që dialogu për Kosovën të përfundojë pa cënuar integritetin territorial të saj. Ndërsa shqiptarët janë rrjeshtuar në unison kundër ideve dhe përpjekjeve të paimagjinueshme të Hashim Thaçit për t’ia falë më çdo kusht pasuritë më të çmueshme të vendit, Serbisë.

Kategori
Uncategorized

Si e mori kryeministri pronën në Surrel me dy dëshmitarë të vde.kur

Një vendim i Gjykatës së Apelit të Tiranës, i cili favorizon vjehrrin e kryeministrit Rama, Sulejman Basha, do jetë shumë shpejt një termet që do trondisë themelet e korrupsionit në drejtësi.

Në vendimin e marrë në datën 28 dhjetor të vitit 2017, Apeli i cilëson dy persona të vdekur prej kohësh si të gjallë, duke marrë një vendim në favor të paditësve.

Gjatë procesit, Gjykata i ka konsideruar si palë mungesë në gjyqin për pronat Fadil dhe Xhemile Toptanin, të cilët kanë vdekur respektivisht në 03.10.2010 dhe 09.11.2014. Duke qenë të vdekur, sipas ligjit duhet që akti i trashëgimisë të ribëhej dhe në gjyq të merrnin pjesë trashëgimtarët.

Vjehrri i Ramës, Sulejman Basha, vëllai i tij Hasan Basha, Muharrem Basha dhe Hyjrie Bali, kanë paditur disa familje Toptani në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që kishte rrëzuar pretendimet e tyre.

Edhe pse në dosjen gjyqësore ekzistojnë çertifikatat e vdekjes të Fadil dhe Xhemile Toptanit dhe vendimet përkatëse që e provojnë ligjërisht këtë akt, Gjykata e Apelit të Tiranës, i ka konsideruar Fadil dhe Xhemile Toptanin në mungesë, duke i klasifikuar të gjallë dhe ka vijuar procesin, duke shkuar në vendimmarrje dhe duke dhënë një vendim në favor të paditësve Basha.

LEXO EDHE  Akuzohet për 3 vjedhje banesash, në pranga 34-vjeçari

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e saj të vitit 2014, kishte rrëzuar padinë e paditësve Basha, ndërsa Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka vendosur në favor të paditësve.

“Kjo ndodh në këtë çështje të nxehtë në Tiranë ku janë duke ndërtuar dhe investuar pallate palët paditëse, ndaj ndoshta Gjykata nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, të marrë vendim për të gjallët. Një histori ku vettingu, mund të marrë përgjigje më të qartë për shkelje të tilla që konsiderojnë të vdekurit të gjallë”, shkruan gazetari Çollaku. /Marrë nga RD/

Kategori
Uncategorized

Ndrek Luca, Helena Kadare, Rikard Ljarja…emrat 315 intelektualeve të Tiranës që ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit

Publikohet dokumenti arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit me një listë prej 315 emrash intelektualësh nga institucionet kulturore dhe artistike të kryeqytetit si p.sh.: Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Sali Shijaku, Edi Luarasi, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Helena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ku përcaktohet dhe arsyeja e ndjekjes e survejimit të tyre, si dhe intervista e ish-kuadrit të lartë të Sigurimit të Shtetit lidhur me këtë listë…

Një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si; Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Elena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj, ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti që po botojmë më poshtë, i cili është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe që mban siglën “Tepër sekret” i përket vitit 1978. Dosja në fjalë, prej nga është nxjerrë dhe lista me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit, ndodhet në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në atë periudhe kohe, i cili, për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës. Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundër-revolucionare”, etj. Por për të pasur një ide më të qartë se ç’përmban ajo dosje, për çfarë ka shërbyer dhe përse figurojnë aty disa nga emrat më të njohur të artit, kulturës dhe letrave shqipe të para viteve ’90-të, në iu drejtuam për një intervistë të shkurtër, apo më saktë për një sqarim, njërit prej ish-funksionarëve të lartë të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili preferoi të mbetej anonim. Intervista në fjalë, natyrisht që mund të ishte shumë më e gjatë dhe me shumë sqarime, por në po e botojmë më poshtë aq sa mundëm të marrim prej ish-funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, pa i bërë asnjë ndryshim.

A është autentik ky dokument që po botojmë më poshtë dhe përse shërbente ai?

Po, ky dokument është 100 % autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90-të, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit, dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty. Të ndalemi më konkretisht tek pyetja juaj: Sipas rregullit, procesi i marrjes dhe i lënies së detyrës vazhdonte një muaj, dhe kjo gjë ishte bazuar në rregulloret dhe urdhrat e Ministrisë së Brendshme. Gjatë këtij muaji, realizoheshin dy procese. Marrësi i detyrës, do firmoste se ishte njohur me të gjithë procedurën ligjore, aktet normative, rregulloret, etj. Në këtë proces realizohej marrja e detyrës: A – Agjentura, (Rrjeti Informativ), dorëzuesi i detyrës e njihte marrësin e detyrës, me kontakte fizike me agjenturën, sipas grafikut mujor të takimit. Në këtë proces, bëhej kalimi i marrjes në lidhje, si dhe respektohej etika me falënderimet përkatëse për punën e kryer deri në atë moment. B – Marrja në dorëzim e tërë dokumentacionit.

Çfarë dokumenti merrej në dorëzim?

Dokumente që kishin të bënin me agjenturën, dosje pune dhe dosje personale, (Dosjet Personale, ishin pak a shumë si dosjet e kuadrit dje dhe sot). Dosjet e Punës, përmblidhnin të gjithë materialin e punës të raportuar nga agjenti: Harmonizimi i kontaktit fizik me studimin e dokumentacionit, realizonte marrjen në dorëzim të rrjetit sekret informativ. Merrej në dorëzim…… 2-O. R. V (Objekte të Rëndësisë së Veçantë). Objekte të cilat gjykoheshin se ishin të një rëndësie të veçantë, për shkak të karakterit të tyre specifik, nga pikëpamja ekonomike, politike, ose shkencore. Këto institucione (O. R. V), siguroheshin dhe ruheshin me masa ushtarake, policore, si dhe agjenturore. P.sh., Radio-Televizioni Shqiptar, kishte njësi ushtarake dhe policore. Kabina e transmetimit (studio e lajmeve), ruhej me policë të armatosur çdo 24 orë. Radio-Stacionet, si Fllaga, Cërriku etj, ruheshin me forca ushtarake, policore, si dhe agjenturore, në çdo pike të saj. Të kthehemi tek Radio-Televizioni Shqiptar që përmendëm më lart: I gjithë rrjeti sekret informativ, ishte pothuaj në sferën teknike, dhe pothuajse inekzistent në redaksitë, programacionet, apo departamentet e tjera.

Kush ishin objekte të tjera O. R. V.?

Objekte të tjera O. R. V, ishin gjithashtu; hidrocentralet, ujësjellësit, fabrikat e bukës, etj. C-Dosjet Objekt Ndjekjeje: 1-Fashikulli ose Dosje e Përgjithshme Informative në të cilat shërbimi i sigurimit, grumbullonte informacionin, të dhëna, fakte, komente, opinione, etj, të cilat shërbenin si lëndë e parë për informacione, relacione, apo analiza, që ky shërbim i dërgonte udhëheqjes së lartë të vendit (Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Byrosë Politike). P. Sh.: Në listën që botohet më poshtë, figuron edhe emri i Vaçe Zelës, këngëtares së famshme të para viteve ‘90-të. Sipas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, Vaçja, por dhe shumë artiste të tjerë, kishin pikëpamjen dhe mendonin se trajtimi financiar i artistëve tanë, kryesisht gjatë turneve jashtë shtetit, ishte jo dinjitoz dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me kontributin që jepnin këta artiste në rritjen e popullaritetit të vendit në botë. Për shumë arsye, ky pretendim nuk transmetohej në rrugë institucionale, legale, të hapura, por në këtë rast ndërhynte shërbimi i Sigurimit dhe e çonte informacionin lart në udhëheqje.

Pra, për të gjithë këta persona që flisnin dhe shprehnin pakënaqësi kundër regjimit, hapej dosje dhe emri i tyre futej në listë për t’u survejuar dhe ndjekur në lidhje me këtë problem…?!

Në parim po, por duhet thënë se lista apo dokumentet që botohen më poshtë, të cilët bënin pjesë në fashikullin apo dosjen e informative, nuk ishin objekt ndjekjeje nga Sigurimi, por pika reference, për komunikim me udhëheqjen politike. Kjo listë ishte e normuar, që një herë në tre muaj të analizohej nga shefi përkatës, dhe nëse, problematika konsiderohej e ezauruar, ajo fshihej me procesverbal të rregullt. Siç fshihej një pjesë, ashtu mund të shtohej dhe një diçka tjetër që e nxirrte dinamika. Në rast se lista e mëposhtme është e vitit 1978, në vitin 1983, me zëvendësimin e punëtorit operativ përkatës, do të shihet se është një listë krejt e ndryshme nga kjo. Si përfundim listat, pjesë përbërëse e dosjes së përgjithshme të informatorit, nuk është listë e ndjekjes operative.

Po cilat janë dosjet e ndjekjes operative?

Pyetja juaj është e saktë dhe këtu desha të dal? -Cilat janë dosjet e ndjekjes operative? 1-P. P (Përpunim Paraprak). Është ndjekje e cila synon verifikimin e të dhënave të grumbulluara. Në rast se e dhëna konfirmohej, personi vazhdonte të ndiqej dhe të kthehej në një objekt të zbatimit të të gjitha llojeve të punës operative. Në rast se nuk konfirmohej e dhëna, personi hiqej nga lista dhe materiali asgjësohej. Periudha e verifikimit të të dhënave ishte tre muaj. Dosje Ndjekjeje 2 A: Ishte procesi i ndjekjes dhe i zbatimit të të gjitha masave operative me agjenturë, sipas rastit me dëshmitarë, me mjetet e teknikës operative (T.O.), me agjenturë, me kontroll postar dhe telefonik, etj, duke aplikuar kështu vëzhgimin e personit, nëse situate e kërkonte.

Ndjekja realizohej vetëm për figurat e krimit të parashikuar nga Kodi Penal i RPSSH-së, dhe secila figurë, kishte afatet e veta përkatëse të ndjekjes operative. Për ilustrim po japim afatet e ndjekjes operative sipas figurave të krimit. A-Agjitacion dhe Propagandë, jo më shumë se 1 vit, B-Terrori, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më shumë se 3 muaj, C-Arratisja, 6 muaj, D-Spiunazhi, 5 vjet. Këto afate, përcaktoheshin rigorozisht. Pasi plotësohej dokumentacioni si dhe procedura përkatëse, veprohej sipas rastit. 3-Format Përmbyllëse: Këshillime, arrestime për rastet flagrante, tërheqje nga bashkëpunimi me material komprometues, etj. Këto dokumente arkivoheshin në Ministrinë e Brendshme. Dosjet 2 B: Është për kontroll operativ. Këto ishin dosje për personat që dikur kishin qenë në veprimtari antiligjore, por me kalimin e kohës kishin hequr dorë, ose ishin këshilluar për këtë gjë, por që potencialisht mund të riaktivizoheshin. Për këto subjekte ekzistonte mundësia për rifillimin e veprimtarisë armiqësore. Për këtë arsye ata herë pas here, vëzhgoheshin. Po kështu, këto dosje shiheshin për cilësitë e tyre historike.

Kush për shembull?

P.sh., në këtë rast është shembulli i Petro Markos. Në dosjen e të cilit, mund të gjesh dokumente, raporte të SIM-it italian, për veprimtarinë e Markos në internim, relacione për miqësinë e tij me Mehmet Shehun në Luftën e Spanjës, konsideratat të tijat për emigracionin politik shqiptar etj. Për shkak të kësaj pasurie, ky apo dosje të tjera si kjo, janë të ruajtura për studiuesit. Pra sipas këtij sqarimi të shkurtër që ju bëra më lart, kush të lexojë emrin e tij në ndonjë dokument si ky që po botoni ju, është i lirë që ta gjykojë vetë nëse ka qenë në ndjekje operative apo jo? Dhe kjo vlen veçanërisht për ….të cilët janë në kërkim të një disidence të paqenë…?!

Së fundi, çfarë mund të shtoni?

Në këtë proces-verbal që ju po botoni, e thënë ndryshe, një akt administrativ, është dhe një listë me emra të konsideruar kontingjente. Kjo kategori përfshin elemente të cilët nga informacionet apo dokumentet, rezultojnë se ishin “me biografi” politike jo të pranueshme. Këto lista gjithashtu nuk ishin permanente, por sqaroheshin pozicionet dhe hiqeshin, apo dhe shtoheshin të rinj. Këto vlenin gjithashtu dhe për një kontroll të emërtesave të larta politike. Udhëheqja e lartë politike, herë pas here kërkonte të emëronte në funksione të larta shtetërore persona të ndryshëm dhe mund të kërkonte sqarime në shërbimin apo organet e Sigurimit të Shtetit. Ishte në gjykimin e politikës nëse e merrte në konsideratë informacionin e marrë apo jo. Kjo varej prej tyre.

MIRATOHET: Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme Zef Loka.

“A res personal“. Ekzemplar i vetëm. Tiranë, më 16.8.1978

PROCES VERBAL

I mbajtur më date 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ ……… në prezencë të shefit të seksionit të V-të ………. Dhe i seksionit përgjegjësi ……….. Materialet dorëzohen si më poshtë:

Dosjet formulare 2/A : PP dhe 2/B. Dosja formulare e objektit 2/A.

Barbara Haxhihyseni, Engjell Tërshana, Adriatik Kanani, Asamble Hatibi, Mehmet Qemal Turhani, Niko Paskal Tanini, Vasil Todi Lato, Zihni Mehmet Berati, Prokop Dhimitër Nishku, Fisnik Sali Pulaj, Dhimitër Rafael Cani, Naum Ropi Prifti, Shyrete Turkeshi Çabej, Petro Marko Marko, Filip Jani Koça, Vladimir Myfit Maliqaj, Ali Ymer Hoxha, Pëllumb Mit’hat Kokalari, Çesk Rrok Zadeja, Llazar Zisi Morcka, Konstandin Vangjel Trako, Beniamin Zef Guraziu, Jusuf Fehmi Kazazi, Bujar Fiqiri Kapexhiu.

Libri i Llogarisë personale me kontingjentet e mëposhtme:

Tonin Lec Harapi, Mynevere Enver Kallanxhi, Fatbardha Ismail Tatzati, Lilo Thoma Kalami, Abaz Mehmet Xhomo, Vera Spiro Zheji, Haki Muhamet Beleri, Thoma Pandi Nova, Jorgji Lame Kareco, Kristo Piro Fotiadhi, Spiro Harallamb Konduri, Manushaqe Muhin Çoçoli, Edi Ndoc Luarasi, Skifter Mehmet Konica, Telat Hasan Hamzaraj, Fejzo Hysen Sejdini, Gjergj Spiro Zheji, Skënder Haxhi Alliu, Petro Spiro Zheji, Nuri Isuf Hamzaraj, Robert Petro Ndrenika, Gaspër Mark Çurçia, Kimete Shefki Berisha, Kiço Spiro Zbogo, Marketin Pashko Shoshi, Arben Zyhdi Basha, Gëzim Sul Erebara, Leonora Vasil Grazhdani, Suzana Mahmut Saraçi (Beluli), Muharrem Ferid Skënderi, Laureta Aristidh Shundi (Gjini), Lili Shemshedin Vendresha, Orhan Hajati Bega, Isuf Ferik Spahiu, Luigj Kol Gurakuqi, Vera Asllan Sojli (Vorpsi), Shefki Mustafa Shkodra, Valter Bexhet Bablusha, Vilhelm Sulo Konjari, Sami Sulejman Bakalli, Pjetër Nush Gjoka, Enrik Zef Paci, Tom Nikoll Nikolla, Ganimet Daut Vendresha (Simixhiu), Skënder Jovan Morcka, Donika Jani Gjoni, Pashko Ded Meçaj, Zamira Zihni Berati, Elmaz Xhevdet Çela, Kristaq Andrea Rada, Ermelinda Kol Pema (Paparisto), Manushaqe Mahmud Cekani,(Kiri), Lenika Zisi Zotria (Morcka), Alma Neki Radovicka (Zadea), Agim Xheladin Rroi, Diamanda Zihni Berati, Dilaver Hasan Lamko, Agron Bardhyl Alia, Xhemal Rrapush Laçi, Liljana Rustem Sokoli (Petrelaj), Myzejen Rexhep Dervishi (Balla), Liri Hasan Alimehmeti (Seferi), Eleni Leonidha Dusha (Adhami), Bahrie Sali Dani (Lusha), Mynyfe Bexhet Vorpsi, Qanie Abdyl Jonuzi (Haxhihasani), Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha), Bujar Xhaferr Doko, Jolanda Andon Rexhepi, Ndoc Kol Paci, Kleo Pandi Evangjeli (Mulla), Zana Aqif Papajani, Dolli Muharrem Gjinali, Neka Shefki Turkeshi (Idrizi), Efteri Kristaq Pasko, Drita Qazim Pelingu, Lazër Pjetër Vlashi, Avni Shefki Resuli, Feriz Riza Smajli, Kozma Dhimitër Lara, Vera Ibrahim Deliallisi, Spiro Lluka Kalemi, Aleksandër Lek Çefa, Sali Abdyl Shijaku, Marie Ndue Kraja, Kujtim Abaz Shehu, Novruz Xhemal Barimi, Meleqe Xhemal Cungu (Alushi), Dalip Myftar Topulli, Anita Ali Take (Prodani), Suzana Andon Trebicka, Natasha Petro Lako, Vasil Thoma Melo, Veli Kasem Islami, Marika Shan Vila, Atalanta Dhimitër Pasko, Vangjel Pino Liza, Thanas Harallamb Papadhopulli, Limos Hulusi Dizdari, Ismail Qazim Zhabjaku, Saimir Omer Kumbaro, Llukan Stefan Tako, Janulla Ilia Zheji, Frida Andon Zeqo, Stefan Gjon Hajmeli, Timoleo Pavllo Flloko, Fatos Petro Tusha, Pleurat Fahri Sula, Aurora Ymer Saraçi, Jani Thoma Melo, Ali Ismail Juma, Ermal Sadik Kaceli, Luan Ramiz Dibra, Abdulla Emin Cangonji, Dionis Gjergj Bubani, Bardhyl Rauf Fico, Halit Myfit Minxolli, Demail Ismet Tola, Sokol Vait Shupo, Arianita Petro Marko, Rikard Karl Ljarja, Roland Bardhyl Semini, Resul Fehmi Çarçani, Klinton Rexhep Gilani, Gjergj Pjetër Mazreku, Irini Gaqo Ica, Nikolin Kel Naraçi, Riza (Enver) Emin Oparaku, Vitore Loro Sallaku, Isuf Jakup Jaçe, Fatmir Qerim Peza, Bashkim Shyqyri Rada, Hamdi Reshat Petrela, Përparim Ali Panariti, Albert Kel Naraçi, Arianita Petro Kristo, Halim Qerim Peza, Qemal Ibrahim Osmangai, Jeta Kostaq Nase, Haki Ibrahim Katroshi, Adelina Rahmi Nova (Mamaqi), Xhavit Tahir Haxhiu, Roza Sami Çuçi, Shkëlqim Zyhdi Basha, Luiza Sokrat Cako (Papa), Haki Shaban Dulli, Mira Çefo Gjoni (Fico), Loni Thoma Papa, Mynevere Beqir Kazazi (Theodhosi).

V- Dosari i informative dorëzohet duke patur të regjistruar personat si më poshtë:

A-Persona të regjistruar që i përkasin drejtimit të kundërzbulimit: Thoma Petro Afezolli, Tom Nikollë Mahmuti, Ndoc Gora, Ndrek Lul Luca, Dionis Gjergj Bubani, Shefki Mustafa Shkodra, Nuri Jusuf Hamzaraj, Hanie Mera, Koço Spiro Zbogo, Thanas Harallamb Papadhopulli, Gjergj Pjetër Mazreku, Saim Haki Kokona, Ermal Sadik Kaceli, Kristina Rako Ligori, Timoleo Pavllo Flloko, Isuf Ferik Spahiu, Thanas Vlash Papa, Lili Shemshedin Vendresha, Edlira Zyhdi Topçiu, Mina Llazo Shagla, Mira Çefo Gjoni, Margarita Kristo Kristidhi, Petraq Isak Papajani, Nadia Rako Pashai, Mira Mihal Miho, Ndrek Palok Shkjezi, Ramazan Abdurrahman Hysa, Brunilda Anesti Fundo, Robert Petro Ndrenika, Vladimir Fejzo Kasa, Ibrahim Dervish Tukiçi, Rikard Karlo Ljarja, Konstantin Pano Martiniani, Hasan Halim Karagjozi, Nihat Zihni Uruçi, Haki Katroshi, Faik Islami, Sali Abdyl Shijaku, Margarita Xhepa, Brixhita Xhepa, Irena Gjergo, Tonin Pici, Eduard Zef Agostini (Hila), Diana Ramazan Diamanti, Lorenc Zadrima.

B-Persona të regjistruar që i përkasin Grupimeve Kundër-revolucionare.

Tonin Luigj Kroniqi, Stefan Gjon Hajmeli, Limoz Hulusi Dizdari, Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha), Mërkur Saliko Bozgo, Skënder Jovan Morcka, Tonin Harapi, Natasha Petro Lako, Saimir Omer Kumbaro, Manushaqe Muhin Çoçoli, Keti Ciko, Bardhyl Fico, Vasil Thoma Melo, Shpresa Neshat Nishani, Xhovalin Gjon Doko, Shpresa Mysliu, Thoma Pandi Nova, Orhan Hajati Bega, Vladimir Ligor Prifti, Syrja Xheladin Roi, Fatos Toli Arapi, Sulejman Halil Mato, Harallamb Pasko, Luigj Zef Mazi, Ylli Tefi Tako, Pleurat Fahri Sula, Elena Kadare, Marie Kraja, Abdulla Emin Cangonji, Zina Kol Paskali, Izmini Kokobobo, Lazër Nush Gjoka, Adelina Rahmi Mamaqi (Nova), Grigor Sterip Harizi, Maksim Dashi, Petrit Ndroqi, Perikli Jorgoni, Vasillaq Vangjeli, Kujtim Farka, Qenan Emin Toro, Valter Zenel Qorri, Kujtim Abaz Shehu, Fadil Rama, Gjinovefa Voci, Lazër Vlashi, Loni Thoma Papa, Luan Njazi Myftari, Abdurrahman Buza, Liljana Mustafa Cingu, Ramadan Asllan Karanxha, Zeqir Kadri Sulkuqi, Gani Jako Xhango, Maksim Mihal Kopali, Yllka Mustafa Mujo, Liri Kadri Brahimi, Hysen Sulejman Sala, Ilia Sotir Petropulli, Pirro Kosta Mani, Tomorr Nuri Meçe, Sotira Argjir Dhima (Gjymshana), Xhovalin Lin Shestani, Hysen Mendo Koçi, Tonin Sinan Shiroka, Ermelinda Kol Pema (Paparisto), Feim Hasan Ibrahimi, Mustafa Beqir Krantja, Petro Spiro Zheji, Zamira Zihni Berati, Diamanta Zihni Berati, Lefter Thanas Zhulla, Nikolla Lefter Velço, Granit Bexhet Kamberi, Osman Hamza Kuriçi, Kristaq Llambi Katundi, Roza Sami Cuçi, Agim Selim Thomanaj, Sali Rexhep Brari, Arqile Ndini, Demokrat Shahini, Qemal Osmanagaj, Pleurat Dervishi, Agim Qirjaqi, Shkëlqim Zyhdi Basha, Alfons Kol Gurashi, Dhimitër Anagnosti, Vaçe Zela, Ermir Qamil Grezda, Filip Ndreko Lena, Arben Fahri Imami, Fatbardh Hasan Smaja, Ilir Gjergj Shkurti, Ardian Qazim Cerga, Nikolin Luigj Gurakuqi.

C-Persona që i përkasin drejtimit të ekonomisë

Zyhdi Tahir Fortuzi, Besnik Bardhi, Viktor Shiroka, Antoneta Mark Elezi.

Dorëzohen proçes-verbalet e asgjësimit të materialeve të fashikullit si më poshtë: Proçes-verbali date 18.11.1973: date 4.8.1975: 15.7.1976: dhe 16.1.1977.

D-Dorëzohet dosja e drejtimit të artit dhe të kulturës me dy fashikuj dhe materiale simbas fletë-inventarit të secilit fashikull.

E-Dosja agjenturale “Aventurieri” me një fashikull dhe me dokumenta simbas fletë-inventarit.

C-Dorëzohet : 1-Dosja Hetimore për vjedhjen e radiostacionit të Kamzës.

2-Për përvetësimin e pasurisë socialiste nga Z.T.

3-Për qëndrim të pakujdesshëm në detyrë, si dhe për humbjen e një filmi dokumentar nga magazinat e spedicionit në dëm të Kinostudios.

4-Dosje hetimore mbi magazinierin e radio-televizionit P.D. për dalje deficit dhe pakujdesi në detyrë.

Dosjet më lartë janë të gjitha të pezulluara.

5-Dosja e kërkimit të autorit të letrës anonime me pseudonimin “Biçimi”.

Punëtorët operativë

Marrësi…………. Dorëzuesi………….

Shefi i seksionit të V-të……………… Shefi i seksionit të përgjithshëm……………….

20.10.1978.

Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Dosja 479. Viti 1978 /Memorie.al/

Kategori
Uncategorized

Edvin Mafia i shpall lufte te ftohte Frances!

Nga Sali Berisha/

Pra sipas tij dhe çirakut te Baton Stanishqit, sugar Cakaj vendimi i refuzimit te hapjes se negociatave nuk kishte te bente aspak me Shqiperine dhe mosplotesimin e asnjerit prej kushteve te vendosur ne samitin e qershorit te vitit 2018 per hapjen e negociatave nga ana e saj.

Ai ka ndermend t’i kerkoje reparacione per luften e Kosoves!

Miq, pas refuzimit ne samitin e Brukselit te hapjes se negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, kesaj te fundit, per shkak direkt te Shqiperise, Edvin Mafia, per te mbuluar me zhurme sadopak goditjen fatale qe mori per shkak te tij vendi yne, i ka shpallur lufte te ftohte Frances dhe presidentit te saj Emanuel Makron. Ne betejen e tij donkishoteske kunder Frances, duke mashtruar shqiptaret per goditjen me te rende ne 30 vitet e fundit qe mori ne Bruksel me 18 tetor projekti i integrimit te vendit ne Europe, ai e paraqiti para tyre kete disfate te rende si veper ekskluzive te kundershtive franko – gjermane.

Pra sipas tij dhe çirakut te Baton Stanishqit, sugar Cakaj vendimi i refuzimit te hapjes se negociatave nuk kishte te bente aspak me Shqiperine dhe mosplotesimin e asnjerit prej kushteve te vendosur ne samitin e qershorit te vitit 2018 per hapjen e negociatave nga ana e saj.

Ne kete kontekst, per te bere te besueshem kete trillim, ai me shpuren e tij te narkohorrave ne narkomediat e kontrolluara prej tij; Arben Malavites, Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Balles vendosen ne epiqender te histerise te sulmeve te tyre narkomediatike Francen dhe presidentin e saj Emanuel Makron njelloj si dikur babai i tij shpirteror Enver Hoxha sulmonte kancelarin Konrad Adenauer dhe RFGJ.

Personalisht, siç kam shprehur ne menyre te perseritur, mendoj se megjithe mosplotesimin e kushteve negociatat mund te hapeshin duke i perfshire kushtetet ne negocimin e kapitujve.

Mirepo e verteta eshte se çeljen e negociatave me Shqiperine ne samitin e Brukselit, siç deklaroi publikisht para mediave vet presidenti Macron, nuk e ka kundershtuar vetem Franca por edhe shumica e vendeve te BE, disa prej te cilave qeverisen nga socialiste.

Madje vet kancelarja Merkel pas perfundimit te samitit deklaroi se: “se ecuria e vendit, nuk ka qenë e mjaftueshme për të dhënë “dritën e gjelbër” të nisjes së bisedimeve. Në Gjermani ka rezerva sa i përket Shqipërisë, bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë , ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimin”

Megjithe kete, per ta paraqitur refuzimin e çeljes se negociatave si pasoje e kundershtive franko- gjermane brenda BE ne Tiranen zyrtare vazhdon prej disa ditesh kundra Frances nje vend mik, kryetarit te shtetit te saj nje histeri sulmesh kakofonike nga narkomediat e kontrolluara nga Baton Stanishiqi dhe Çakalli i tij, Sugar Cakaj, Arben Malavita dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Balles.

Ato, ne drejtimin direkt te Edvin Mafise, ne nje stil atavist qe te kujton kohen e diktatures staliniste, perdorin kunder ketij vendi, kreut te shtetit te tij e madje edhe kombit dhe historise se tij sharjet me te ulta, fjalorin me te ndyre te padronit te tyre, i cili sa hap syte ne mengjes dhe deri sa i mbyll ato ne darke, shtetit me halete e bashkrshortes se tij ne goje.

Me keto sulme te shpelara dhe amorale, keta skllever te krimit dhe poshterimit dhe hajnise njerezore duan te bindin shqiptaret se per mbylljen de facto te dyerve te Brukselit per Shqiperine fajtore eshte Franca dhe jo Edvin Mafia. Sipas kesaj llogjike primitive dhe veteposhteruese, Emanuel Makron dhe jo Edvin Mafia me lidhjet e tij te krimit, droges, vjedhjet dhe korrupsionin eshte pergjegjes qe Shqiperia sot:

1-eshte narkoshteti e vetem ne Europe dhe prodhues kryesor i kanabisit ne kontinent, epiqender e trafikut te heroine dhe kokaines, dhe se ajo eshte

2-i vetmi shtet ne bote me sistem drejtesie dy shkallesh, pra pa shtet ligjor, sepse te treten e kryen kryekreu i Meduzes dhe se ajo eshte

3-vendi i vetem ne Europe,i cili pas rrezimit te Murit te Berlinit zhvillon zgjedhje moniste antidemokratike, te cilat bojkotohen nga opozita dhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te Europes dhe qe damkosen nga raporti i OSBE/ODHIR, dhe se ajo eshte

4-qender operacionale e organizatave te krimit kriminale te rajonit, Europes, Amerikes, Lindjes se Mesme dhe Azise.

Sipas ketyre mjeraneve Franca eshte pergjegjese se:

5-Edvin Mafia emeron njeri pas tjetrit per llogari te trafikut te droges ministra te brendshem Saimir Habilin, Geron Xhafen, gjeneral Hashashin dhe se,

6- Vellaçko Olsi Rama me Xhixhen e tij nderton ne Xibrake uzinen me te madhe ne Ballkan te kokaines apo miellit te partise apo se,

7- Edvin Mafia ne narkorepubliken e pare dhe te vetme ne Europe, zgjeron me buxhetin e qytetareve me te varfer ne kontinent autostrada me 24 milione euro kilometrin nderkohe qe baypassi i Fierit ndertohet nga e para me 2,2 milion euro km sepse financohet nga bankat europiane.

Ne stuhine e sulmeve banale dhe primitive ndaj reagimit te Frances per rritjen me mbi 25 % te azilkerkuesve nga Shqiperia, te krijohet pershtypja se kreu i meduzes dhe shpurra e narkohorrave te tij si shqiptare te denatyruar qe jane, kane pregatitur nje promemorje, me te cilen do ti

7-kerkojne Frances si reparacion edhe buken dhe shpenzimet e tjera te Shqiperise per mbajtjen e qindra mijra refugjateve qe erdhen nga Kosova, sikur ata te mos ishin shqiptare por njerez te ardhur nga nje vend i “Lindjes se Mesme” gjate luftes ne Kosove.

Sipas ketyre apatrideve Franca mosmirenjohese duhet te na shperbleje ne per bujarine qe treguan shqiptaret per shqiptaret, paçka se ajo luftoi ne kuadrin e NATOs per çlirimin e Kosoves e madje ngriti edhe kampe pritese ne Korçe per refugjatet kosovare.

Miq, horra dhe cipeplasur si keta nuk ka pare toka.

Gjithashtu, antikombetar eshte edhe sulmi vulgar i lakejve sahanleperise te Edvin Mafise ndaj Frances sikur gjoja ajo ka perdorur si argument te vetem azilantet shqiptar per refuzimin e çeljes se negociatave per Shqiperine.

Ne te vertet me keto sulme ata kane si qellim te justifikojne politiken e Vaso Çubrilloviçit te spastrimit etnik te shqiptareve qe ndjek prej 6 viteve ne pushtet Zografi Bis. Une personalisht falenderoj Francen per denoncimin e kesaj politike.

Por nga ana tjeter autoritetet me te larta franceze kane qartesuar perfundimisht se vendi i tyre refuzoi hapjen e negociatave per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne epiqender te krimit te organizuar ne rajon dhe Europe, te korrupsionit te papermbajtur, te mungeses te sistemit te drejtesise dhe shtetit ligjor si dhe rritjes me mbi 25% te numrit te azilanteve gjate vitit 2019.

Pra azilantet jane vetem njeri nga kater arsyet madhore, themelore te refuzimit nga Franca te hapjes se negociatave me vendin tone.

Se fundi, ne kuadrin e luftes se ftohte kunder Frances, Edvin Mafia dhe narkozedhenesit e tij ne media, per te mbuluar deshtimin per shkak te tij me hapjen e negociatave iu servirin shqiptareve si gjethe fiku faktin qe Franca bllokoi edhe Maqedonine e Veriut.

Ne te vertet Franca bllokoi çeljen e negociatave edhe per Maqedonine e Veriut. Por shkaku i bllokimit te kesaj te fundit sipas deklarates te presidentit Macron eshte ne vehte nje aktakuze tejet e rende per Edvin Mafine dhe narkoqeverine e tij. Keshtu, ne konferencen per shtyp ne perfundim te Samitit, presidenti Macron deklaroi sa vijon: “Dje une degjova ndonje qe tha se kishte pothuaj marreveshje unanime per te pranuar Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine te bashkohen (hapjen e negociatave me to, – shenim i imi). Nuk eshte e vertet! Pati nje mazhorance, ndofta nje mazhorance te gjere per Maqedonine e Veriut por shumica e vendeve thane jo lidhur me Shqiperine. Une besoj se hapja e negociatave te zgjerimit me Maqedonine e Veriut dhe lenia menjane e Shqiperise do te ishte nje gje e tmerreshme per rajonin. Une besoj se kjo do te kishte qene nje gabim politik fatal.Ju mund te shihnit levizje te dhunshme sociale dhe politike dhe jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Kosove dhe ne te gjitha vendet me minoranca shqiptare, konseguencat ne Kosove dhe konseguencat ne fqinjet nuk ishin menduar kaq mire”

Keshtu pra, nga fjala e presidentit Macron del qarte se Maqedonia e Veriut u penalizua per shkak te Edvin Mafise dhe ndofta edhe perpjekjeve te tij, qe njelloj si ai i mbyturi qe kerkon te marre me vehte edhe tjetrin qe perpiqet qe ta shpetoj,kishte kercenuar me levizje te dhunshme panshqiptare ne rajon po te ndahej Shqiperia nga Maqedonia e Veriut.

Me kete rast shtoj se ndeshkimi i Maqedonise se Veriut per shkak direkt te Edvin Mafise deshmon gjithshtu se ai eshte per kombin shqiptar ne Shqiperi, Kosove (te ciles sipas deklarates se autoriteteve franceze i jane bllokuar vizat per shkak te krimit te Shqiperise) edhe Maqedonine e Veriut, nje monster dhe, pas Enver Hoxhes, vrasesi me i zi dhe me i madhe i projektit europian te kombit shqiptar.

Miq, Franca eshte nje vend kryesor i Bashkimit Europian, Aleances se Atllantikut te Veriut, dhe qyteterimit perendimor. Ajo eshte nje vend mik, qe ka luftuar per lirine e shqiptareve. Franca ka mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes, ne NATO dhe organizaten e Frankofonise, ka mbeshtetur firmosjen e marreveshjes se stabilizim asocimit, pranimin e kerkeses per anetaresim ne BE si dhe heqjen e vizave per zonen e Shengenit dhe akordimin vendit tone te statusit te vendit kandidat per ne BE.

Prandaj dhe denoj me ashpersine me te madhe fushaten e turpshme staliniste te luftes se ftohte te Edvin Mafise dhe shpures se narkohorrave te tij kunder Frances, presidentit dhe kombit te saj te ndermarre kryekeput per te mbuluar gjemen qe i ai beri kombit per te mbrojtur narkoshtetin dhe interesat e tij mafioze. sb

Kategori
Uncategorized

Trondit ish-kryeshefi i policisë ushtarake të FARK-ut: Ky komandant i shtabit të UÇK-së urdhëroi për vrasjen e të gjithë ushtarëve të Tahir Zemajt

Ai ka treguar gjithashtu për herë të parë edhe se si një komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishte dhënë urdhër që të vriteshin të gjithë ata që ishin pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Ish-kryeshefi i policisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) Hajrullah Tërnava, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, ka shpjeguar në detaje se si ushtarët e brigadës “Mërgimi” gjatë luftës së fundit në Kosovë ishin rrahur e keqtrajtuar nga disa ushtarë të UÇK-së.

Ai ka treguar gjithashtu për herë të parë edhe se si një komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishte dhënë urdhër që të vriteshin të gjithë ata që ishin pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Tërnava këtë rrëfim ekskluziv e fillon duke folur për Brigadën “Mërgimi”, brigadë kjo e cila atë botë ishte nën urdhrat e kolonel Tahir Zemajt.

Ndërsa, ish-kryeshefi i policisë ushtarake të FARK-ut nuk ka lënë pa treguar edhe për rrethanat se si ushtarët e kësaj brigade, 20 vite më parë ishin ndalur në Bajram Curr nga Fatmir Haklaj dhe njerëzit e tij, ku me që rast kishte ndodhur edhe çarmatimi i njësisë ushtarake “Mërgimi”.

“Një ndër formacionet e FARK-ut ishte edhe Brigada “Mërgimi”, në krye të së cilës komandant i saj ishte Tahir Zemaj, e cila brigadë ishte e vendosur së pari në Lezhë, dhe më vonë u vendosën në ish-kazermat e Mamurrasit, edhe pran pengesave të mëdha të asaj kohe nga udhëheqësit të lartë të Shqipërisë dhe propagandës negative të televizionit shqiptar të asaj kohe. Kjo brigadë e ka vazhduar aktivitetin e saj, dhe pranë vetës i numëronte rreth 500 ushtarë të cilët u stërviteshin që sa më parë t’i bashkëngjiten ushtarëve tjerë në Koshare”, ka thënë ish-kryeshefi i policisë ushtarake të FARK-ut, Hajrullah Tërnava.

Ai gjithashtu zbulon se komandanti i brigadës Tahir Zemaj kishte marrë një urdhër nga Ministria e Mbrojtjes, që të udhëtonte për në Shkup, në një takim të rëndësishëm me ushtarakët e NATO-s.

“Me sulmet e para të forcave te NATO-s ndaj forcave serbe, dhe me marrëveshjen e Kumanovës të nënshkruar si akt kapitullimi i Serbisë, brigada “Mërgimi” është nisur për në Kosovë me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga, dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, është arritur marrëveshja që një pjesë e armatimit t’i lënin në dispozicion ushtrisë shqiptare, kurse pjesën tjetër të armatimit të, kryesisht më të lehtë, t’i merrnin me vete. Policia shqiptare kishte marr në përcjelljen e brigadës “Mërgimi” deri në kufi”.

ImageIsh-kryeshefi i policisë ushtarake të FARK-ut, Hajrullah Tërnava.

“Në atë kohë komandanti i brigadës Tahir Zemaj merr urdhër nga Ministria e Mbrojtjes që të udhëtoj në Shkup në një takim të rëndësishëm me ushtarakët e NATO-s. Nga Ministria e Mbrojtjes komandant i brigadës “Mërgimi” emërohet Fazli Rugova, dhe posa brigada ka arritur në afërsi të qytetit Bajram Currit, forcat e policisë të ushtrisë dhe SHIK-ut të udhëhequra nga Fatmir Haklaj, Jaho Mullaosmani dhe Feriz Kërnaja i urdhërojnë që brigada të kthehej mbrapa dhe e vetmja mundësi ishte të shkonin për mes Kukësit. Pas arritjes në Kukës në kufi, pas kontrollimit nga forcat gjermane të KFOR-it, brigada ka hyrë në Prizren dhe mbas një pushimit, një grup i armatosur ushtarësh me uniforma të UÇK-se rreth, 50 vetash të udhëhequr nga Tahir Sinani i rrethojnë automjetet e ushtarëve dhe Fazli Rugovën me truprojën e tij të paarmatosur e marrin me veti”, rrëfen ai.

Hajrullah Tërnava shpjegon se me Tahir Sinanin ishte edhe gjeneral Xheladin Gashi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Plaku”, i cili thotë se kishte kërkuar që të vriteshin të gjithë nga ata që ishin pjesë e FARK-ut.

“Me Sinanin ka qenë së bashku edhe Xheladin Gashi, i njohur me nofkën “Plaku”, i cili ka kërkuar që të vriteshin të gjithë nga ata që ishin ushtarë të FARK-ut. Pas intervenimit të forcave gjermane të KFOR-it lirohet edhe Fazliu me truprojën e tij, edhe që iu marrin të gjitha pajisjet dhe gjerat tjera nga ana e ushtarëve të UÇK-së. Edhe në Gjakove ngjashëm janë maltretuar dhe rrahur nga krahu tjetër i UÇK-së. Edhe në Pejë, brigada i kishte përjetuar maltretimet e ngjashme nga ky krah i luftës, të cilët iu marrin të gjitha gjësendet, dhe në ndihmë iu vijnë KFOR-i italian dhe në marrëveshje e sipër i kthejnë në Pejë në fabrikën e Auto-pjesëve, dhe nga ky vend për dy ditë ushtarët italian do t’i shpërndajnë nëpër shtëpitë e tyre në tërë Kosovën”, shpjegon ai.

Tërnava shton se ish-ushtarët e FARK-ut janë rrahur e keqtrajtuar, vetëm pse ishin pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, regjimi socialist-enverist në Shqipëri gjithnjë u ka qenë në krah të LPK-së.

“Ata djem janë rrahur e keqtrajtuar, vetëm pse ishin pjesë e FARK-ut, si pjesë të institucioneve të Kosovës. Nga kidnapimi i 6 ushtarëve vetëm njëri kishte ikur, tani ai është i gjallë. Që nga ajo kohë e deri më tani ky rast nuk është zbuluar kurrë, përkundër apeleve të familjarëve për bijtë e tyre”.

“Në bazë të kësaj sikur që u shpjegua, përmes shkrimit të autorit të librit “Kështu foli Tahir Zemaj”, del konstatimi se gjatë tërë luftërave të zhvilluara me serbët, edhe faktori ushtarak i dy fraksioneve FARK dhe UÇK kanë qenë të përçara, e sidomos regjimi socialist-enverist në Shqipëri gjithnjë u ka qenë krah LPK-istav, në ato vende ku kanë stërvitur FARK-u, dhe që nga vrasjet që kanë ndodhur në Shqipëri të Ilir Konushevcit, ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, e shumë vrasje tjera që ndodhën në Shqipëri, asnjeri rast deri më tani nuk është zbardhur, prandaj, këto fakte flasin vet në favor të asaj situate vëllavrasjesh, po nga ky grup i LPK njerëzve të lidhur me enveristët e Shqipërisë, vazhduan likuidime të shumta të njerëzve eminent me kontribute të mëdha, kryesisht të LDK-së si gjatë luftës dhe pas saj, si Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Tahir Zemajn, e shumë tjerë persona që janë të zhdukur e që janë me qindra, me emra dhe mbiemra e që deri më tani asnjë rast nuk është zbuluar. Kjo është një dëshmi e kësaj përçarje që ka ekzistuar gjatë tërë luftës, por pse jo që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë këto përçarje”, shton Tërnava.

Ndërsa, duke folur për betejat më të lavdishme në Kosovë, Tërnava ka thënë se ato çdoherë janë udhëhequr nga eprorët profesional dhe ushtarët e FARK-ut.

“Edhe që betejat më të lavdishme janë të udhëhequra nga eprorët profesional dhe ushtarët e FARK-ut, si ajo e Loxhës dhe Beteja e Koshares, të cilat kanë qenë nën komandën e institucioneve të Kosovës, në të kundërtën ushtarët e fraksionit tjetër si UÇK-së i minimizojnë ato beteja të FARK-ut, dhe konfliktet e ndodhura në sulme të ndryshme që forcat serbe i kanë shkaktuar nëpër fshatra apo qytete të Kosovës i shpallin si beteja apo si kontribute të tyre”, tha me tej ai.

Ndërkaq, krejt në fund, ish-kryeshefi i policisë ushtarake ka theksuar se në Kosovë duhet edhe shumë të punohet për perspektiven e pavarësimit të shtetit, dhe për anëtarësimin e saj në OKB, e jo si deri më tani që është bërë kapja e shtetit nga të mëdhenjtë e këtij vendi.

“Fati deshi që si aleat t’i kemi të fortit e botës në krye me NATO-n dhe ta fitojmë luftën nga Serbia, dhe ta gëzojmë tani sot ketë liri, por që duhet edhe shumë të punohet për perspektiven e pavarësimit të shtetit të Kosovës, dhe për anëtarësimin e saj në OKB, e jo si deri më tani që është bërë kapja e shtetit nga të mëdhenjtë e këtij vendi, edhe që një kohë të gjatë deri më tani po qëndrojmë në një vend të izoluar pa liberalizim të vizave dhe pa një perspektivë ku të rinjtë më të madhe po ikin në perëndim, për një perspektivë për të jetuar më mirë”, ka përfunduar ish-kryeshefi i policisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), Hajrullah Tërnava, për gazetën “Bota sot”.

Kategori
Uncategorized

Hagë…Millosheviçi-Batonit..Ti ke qënë bashkëpuntor i yni, apo jo?Dëshiron ta dëshmoj?

Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut: Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”

Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar si gjarpri bretkosën.

Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e “Kasapit të Ballkanit”- Sllobodan Millosheviç.

Mehmetaj shpjegon se, “Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre”.

Ja shkrimi i plotë i Opinionistit Gani Mehmetaj:

Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.

Gjyqi i Hagës me dëshmitë shkretane të Baton Haxhiut

Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të…

Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre.

Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut: Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”

Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar si gjarpri bretkosën.

Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmie e gazetarit B. H.? Mund t’i besojë ndokush?

Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike. Kur nisi të gjykohej krimineli Milosheviq, sepse ata para tij qenë vetëm peshq të vegjël, transmetimet televizive zgjuan kureshtje të përgjithshme. Gjykohej njeriu, mbi supet e të cilit rëndonin krimet në Kosovë, sepse ai para gjyqtarëve jepte përgjegjësi për masakrat e përdhunimet. Nga ky numër jo i paktë i dëshmitarëve të shtresave e të strukturave të ndryshme, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i ftuan M. Bakallin e B. Haxhiun. Ku qe arsyeja? Ata që e përgatitën akuzën donin ta minimizonin krimin monstruoz të kriminelit, apo synohej që t’i gjenin objektet për fyerje, sepse i akuzuari nuk pushonte, i fyente e i përçmonte, ua kujtonte kohë pas kohe kush ishin, duke ua tërhequr vërejtjen, mos më nxisni se unë di edhe më shumë për ju. Nga dëshminë e këtyre dy figurave margjinale, prokurori e gjyqtarët nuk nxorën asgjë për të qenë, pos ia dhanë mundësinë kriminelit nga Beogradi të tregohej superior ndaj tyre.

Kur i dëgjoja dëshmitë e tyre të flashkëta, të pasigurta, shpesh qyqare, sikur të mos qenë prokurorët e gjyqtarët e dëshmuar, do të…krijoja bindjen se dikush e përgatiti këtë ballafaqimin sa për të parë lojën e maces me miun. Dy dëshmitarë, gati kyç, sikurse u paralajmëruan nga mediat tona, po edhe nga mediat e huaja, dolën shterpë, pa asnjë fakt të kapshëm, ndërsa pati mijëra fakte e dokumente. Kur dolën në ekran ish-zyrtari i lartë i Komitetit Krahinor dhe ish gazetari i “Kohës Ditore” dukeshin të shqetësuar, të frikësuar, herë–herë sikur u bllokohej truri.

Besoj se nuk i druheshin ballafaqimit me kriminelin më të madh në Ballkan dhe në Evropë, në pesëdhjetë vjetët e fundit, as pse atyre u mungonte oratoria a shkathtësia, por në situata i akuzuari për krime lufte, i paralizonte duke u bërë shantazhe. Pyetja e tij cinike: Doni t’ua dëshmoj se keni qenë njerëz të shërbimit tim të fshehtë, në vend se t’i këndellte arroganca e tij, e t’ia kthenin ashtu si e kërkonte, dy dëshmitarët tanë u shushatën si pulat. Më vinte inat. Në të njëjtën mënyrë e përjetuan edhe të tjerët, kur e komentuan të nesërmen.

Doli se ish-kryeredaktori i “Kohës Ditore”, i shkarkuar nga bosi i vet, disa ditë para se të shkonte në Hagë, bënte konspiracion me një oficer zbulimi të Serbisë!

Me të përfunduar gjykimin, një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin B. Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. B. Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb, u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd.

Milosheviqi në vend se ta turpëronte para shqiptarëve, e bëri yll në median shqiptare të Tiranës, e faktor në Partinë Demokratike të Kosovës. Në Kosovë iu ngjit “krahut të luftës”, ndërsa “krahu i luftës” gjithë kohën kinse çirrej kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë.

Mbase bashkëvendësin e tyre drenicak e kursyen dhe e shpërblyen. Me patriotizmin lokal s’bëhet shaka!

Mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit, i doli profecia qind për qind. Mbeta gojëhapur, i mbeta borxh një drekë, ashtu ishte basti. Më erdhi inat, që doli parashikimi profetik i mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit për lobin e fuqishëm serb në Tiranë.

Po në Prishtinë? Cili ishte statusi i tij? I afërt me kreun e PDK-së, i lidhur ngushtë me disa qarqe të LDK-së, ndërmjetës i bizneseve serbo-shqiptare.

Yll fare, do të thoshin kalamajtë e Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Armiku më i madh i shqiptarëve vetë shqiptari – 21 tetori 1943 – Masakra e Matjanit

Në 21 tetor 1943, të gjithë këta njerëzit e poshtëpërmendur do të pushkatoheshin. Nga armiku shqiptar, përgjat gjithë sundimit të kuçedrës së kuqe, i vetmi armik që patëm dhe kemi ishte shqiptari. Do të doja që ata opozitarët e opozitës, krerët e bishtit të Ballit Kombëtar, ata pa turp e pa sedër, rrogëtarët e mjerë te shokut Ruçi, të kenë kurajën t’i lexojnë me zë të lartë në kuvend emrat e tyre.

Ndoni Sako, Fani Trungu, Gori Todi, Jani Gjeka, Jorgji Gjoni, Jorgji Lala, Kozma Zhuka, Ibrahim Luzha, Nasi Zhuka, Koli Tashi, Kristo Shkoza, Loni Bita, Llazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita, Nasi Janko, Nasi Sako, Nasi Zaho, Perikli Prendi, Pali Zaka, Ristan Bani, Simon Gjini, Stefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli, Bajram Jeshili, Mehdi Pirra, Ruho Nako, Hysen Dupi, Latif Karafili, Muharrem Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Isuf Buzi, Ramazan Kofsha, Shefik Tota, Gori Lala, Ndin Ndoni, Gaqo Ndoni, Beqir Cani, Sabri Bullari, Tafil Lluzha, Ibrahim Lluzha, Haxhi Sina, Shemsi Arapi, Cen Arapi, Haxhi Murrizi, Kadri Murrizi Hysen Murrizi, Ismail Murrizi, Trifon Gjeko, Alush Kasemi, Met Kasemi, Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça, Rakip Xhepa, Bajram Pepa, Shaqir Sula, Çaush Xhepa, Hysen Ismaili, Shyqyri Leka, Arif Halili, Trifon Gjoni, Shaban Sina, Ram Koçi.

 

Në Francë, në kampin e ngritur pas luftës civile në Spanjë, ku Brigatat e kuqe e humbën luftën, një gazetar e pyeti Mehmet Shehun, se çdo bëni më tej kur të ktheheni në vendin tuaj, Mehmeti iu përgjigj: Do të ndërtojmë komunizmin. Skepticizmin e gazetarit me argumentin se Shqipëria nuk kishte kushte për atë sistem dhe po ashtu se nuk kishte proletariat,

Mehmeti u tha: Do ta ndërtojmë edhe sikur Shqipërinë ta mbytim në gjak!

Dhe e mbajti fjalën bisha e kuqe!

(Dëshmia vjen nga Petro Marko, i cili nuk u bë kurrë antar i PK, pas atyre që i panë sytë)

Në librin “Vjeshta e makthit” Bashkim Shehu thote qartë e pastër se, i jati e pranonte që ishte kriminel dhe pranonte krimin e vrasjes se 67 djemve të rinj nacionalistë pa asnjë faj.

.

Marrë nga muri i FB i Veronika Hasanit, 22 tetor 2019

Kategori
Uncategorized

Ish-deputeti socialist i nxjerr ‘sekretin’ Ramës: Ai vesh brekushe për t’u fshehur, ka 3 probleme shëndetësore…

Ish deputeti socialist, Kastriot Islami komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Islami deklaroi se kryeministri Rama nuk e do intergimin, pasi duke mos u futur në BE ai do të ketë mundësi që të bëjë ‘zullume’ në vend.

Më tej Islami shpjegoi se kryeministri kur shkon që të takojë, zyrtarë të lartë në kuadër të Integrimit në BE, niset me “tre maska”.

“Rama nuk e do Integrimin. Mendon se duke mos u futur në BE mund të bëjë më shumë zullume këtu.Rama nuk merret me çështjen kryesore kur niset për të diskutuar mbi integrimin në BE, por niset me tre maska.

Maska e parë është maska e atleteve. Atletet ai a një sëmundje hernie diskale dhe nuk qëndron gjatë në këmbë, ka dhimbje, ndërkohë që e përdor si çështje marketingut. Po ta shohësh me vëmendje ai ka dhimbje dhe nuk qe ecën do të përfundojë me shkop.

Maska e dytë është ajo e brekusheve, ai i vesh për takimet në BE që zgjasin gjatë, edhe brenda por edhe jashtë. Kjo kam përshtypjen që kjo lidhet, ka pasur raste që janë nxjerrë foto me prostatën e tij. Në thelb është çështje prostate, pavarësisht se ai përpiqet që ta nxjerri si çështje modernizmi.

E treta lidhet me pikturat e tij. Është ajo zhgarravina se ato nuk janë piktura.

Ish reporter i këshillit të Europës, kisha marrëdhënie të ngushta. Ka disa shqetësime kryetari i PS-së. Pavarësisht se njerëzit e tij mundohen që ta maskojnë. Përdori këtë maskën e tretë, për ti thënë ky jam unë. Është për të ardhur keq, por në tetor nuk ka negociata.”- u shpreh Islami.

Kategori
Uncategorized

Mashtrues, tradhtar, miliarder nën efektin e kimikateve/ Regjisori Mula ‘shigjeton’ Ramën…:

Regjisori Osman Mula ka pasur një reagim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ka firmosur marrëveshjen e Minishengenit me Serbinë, duke përjashtuar nga ky proces Kosovën.

Tonet e Mulës kanë qenë mjaft të forta, edhe pasi mbledhja e intelektualëve vinte pas vendimit të BE-së për të mos çelur negociatat me Shqipërinë. Regjisori u shpreh se Edi Rama ka bërë një tradhëti ndaj shqiptarëve, duke fyer dhimbjen e viktimave të luftës në Kosovë.

“Unë e kam më të vështirë se të gjithë ju për t’u shprehur për këtë problem, po si një djalë nga Gjakova i lindur në Tiranë kam të drejtë që të shprehem për veprimet skandaloze të këtij kryeministri.

Europa na ka mbyllur katër herë dyert dhe ky kryeministër skandaloz thotë pyesni presidentin francez se pse kjo ka ndodhur kjo. Po ti për çfarë je këtu, je për t’u bërë milioner, ndërron makinat sa herë që do, kur në europë një njeri jep dorëheqjen për një shishe verë dhe në Japoni pse vonohet treni për një minutë.

Kërkon që të tërheqë vëmendjen nga moshapja e negociatave dhe shkon të takohet atje me serbin. Për këtë person që është në pushtet më janë mbaruar fjalët, është një personazh i dobët i një drame shumë të dobët që po luhet në vendin tonë.

Për Kosovën të të vijë marre, kë pyete ti që vure dorën te ai, që nuk e ka pranuar akoma Kosovën, kë pyete ti, nuk më pyete as mua që jam në Shqipëri dhe as prindërit e mi që janë në Gjakovë! Nuk ke pse më pyet mua, po duhet të pyesësh shqiptarët! Atyre ndërkombëtarëve që thonë po largohemi nga Shqipëria me impresionet më të mira, iu them që të tregojnë valixhet që kanë marrë nga këtu.

Ky duhet të ikë, se nëse largon këtë, largon edhe kuçedrën që të pi ujin atje te shtëpia, largon edhe PPP-të! Ky njeri është nën efektin e kimikatëve. Ka hyrë 5 minuta që të luajë basketboll dhe ka dalë për 5 minuta, pasi ishte agresiv.

Kë pyete mor zotëri, si mor del ti i jep dorën atij që të ka vrarë vëllezërit e tu?! Ç’është ky bej, ç’është ky pronar që nuk ka asnjë pronë, që fyen artistët dhe i nxjerr në rrugë?! Qysh sa ka ardhur dhe derimë sot, 22 vite, ka mashtruar, gjithçka tjetër mund të bëjë që të ndërrojë vëmendjen e europës. Këtij njeriu duhet me i thënë ne s’po të heqim dot por ik vetë të paktën”, u shpreh regjisori Mula.

Kategori
Uncategorized

Vrasësi me pagesë pagoi një vrasës tjetër me pagesë, i cili pagoi një tjetër vrasës me pagesë, e kështu deri në polici…

Nga Arkiva

Fjalimi frymëzyes i Oprah Winfrey: Gazetarë, bëhuni të dhembshur, mos u bëni cinikë! 21.Dec

Itali, gjendet i vdekur në shtëpi shqiptari, dyshohet për vrasje 22.Jun

“Vatërloja elektorale”/ PS në Shijak 2 herë më shumë vota se PD, fitoi edhe njësinë 8 në Tiranë 28.Jun

Biznesmeni kinez, Tan Juhui, donte një vrasës me pagesë që të hiqte qafe një konkurrent, dhe ishte gati që për këtë të paguante rreth 250 mijë euro.

Vrasësi me pagesë që mori porosinë, vendosi t’ia japë një tjetër vrasësi me pagesë, për më pak para, dhe të mbante një pjesë të fitimit vetë.

Por dhe ky i dyti vendosi të paguajë një tjetër vrasës me pagesë, e të mbajë fitim. I treti bëri të njëjtën gjë, që të mos rrezikonte, dhe gjeti një të katërt. Por edhe i katërti mendoi se atë punë mund ta bënte dikush tjetër për më pak para, dhe gjeti të pestin.

Por i pesti mësoi se sa kishte paguar fillimisht biznesmeni, ndaj u zemërua që ia kishin ulur vlerën e kontratës aq shumë. Për këtë arsye, ai i tha viktimës të shtirej sikur kishte vdekur dhe as nuk e vrau fare, nga inati. Biznesmeni më pas shkoi në polici, e cila i arrestoi të pestë.

l.h/ dita

Kategori
Uncategorized

‘Ç’do të bëhet me ne?!’ Pamje të rralla të fëmijëve dhe ish-luftëtarëve të ISIS në burgjet kurde në Siri.

Fëmijët, nga 9 – 14 vjeç, mbyllur në burg.

Një reportazh i rrallë i gazetarëve të “New York Times” , që ekspozon një krizë të madhe humanitare dhe ligjore, që bota ka zgjedhur ta injorojë.

Verilindja e Sirisë – Të burgosurit mbulojnë dyshemenë si një tapet dëshpërimi njerëzor. Shumë prej tyre nuk i kanë sytë apo gjymtyrët, disave u janë holluar kockat nga sëmundjet dhe shumica vesh kostume ngjyrë portokalli, njësoj si ato që Shteti Islamik i vishte robërve të vet para se t’i vriste.

Lart, mbyllur në dy qeli me pa dritë, janë më shumë 150 fëmijë, nga 9 deri në 14 vjeç, nga një varg vendesh. Prindërit e tyre i sollën në Siri dhe përfunduan të vdekur ose të arrestuar. Fëmijët janë këtu prej muajsh dhe nuk kanë asnjë ide se ku janë të afërmit e tyre ose çfarë i pret në të ardhmen.

“Unë kam një pyetje”, tha një djalosh nga Suriname nga brenda qelisë së tij. “Çfarë po ndodh me ne? A do të dalin fëmijët?”

Vizitat e rralla tek dy burgjet për ish-banorët e territorit të mbajtur nga Shteti Islamik në Sirinë verilindore nga “New York Times” këtë javë shtruan vështirësinë e një krize në rritje, ligjore dhe humanitare, që bota ka zgjedhur ta injorojë.

Ndërsa kalifati i të vetëdeklaruari i  ISIS u rrëzua në Siri, dhjetëra e mijëra burra, gra dhe fëmijë që kishin jetuar në të përfunduan në kampe dhe burgje që drejtohet nga milicia e udhëhequr nga kurdët që kishte partneritet me SHBA-në për të mposhtur xhihadistët.

Por tani një ofensivë ushtarake nga Turqia kundër forcave kurde ka ngritur një valë të re dhunë dhe ka dobësuar kontrollin e tyre mbi zonën, pasiguria e tyre është rritur mbi fatin e popullatës së madhe që arriti t’i mbijetojë rrëzimit të ISIS dhe është është dërguar në burgje dhe kampe përqëndrimi./SYRI.NET

Kategori
Uncategorized

Ne, kavjet e heshtura të Rilindjes!

Nga Elona Caslli

Thonë se një grua e moshuar pyeti dikur Stalinin: “ Komunizmi u zbulua nga shkencëtarët apo nga politikanët?!”.

Stalini u përgjigj: “ Nga politikanët”.

Gruaja vazhdoi: “ Këtë mendova dhe unë . Po ta kishin zbuluar shkencëtarët fillimisht do ta kishin bërë eksperiment me kavjet”

Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, zgjodhi pesë të burgosur që konsideroheshin si armiq të popullit dhe i përdori për një eksperiment që i detyronte ata të qëndronin pa gjumë.

Një gaz eksperimental në doza të vogla, u përdor për të stimuluar pagjumësinë tek të burgosurit.

Ata u mbajtën në një mjedis të mbyllur për pesëmbëdhjetë ditë, në një ambient ku kishte libra, ujë, tualet , krevate dhe ushqim të mjaftueshëm.

Tri ditët e para, ishin të qeta dhe të burgosurit flisnin me njëri-tjetrin.

Ditën e pestë ata nuk folën më.

Në ditën e dhjetë filluan të kishin shumë shqetësime. Për tri orë me radhë njëri prej tyre vraponte dhe ulërinte nëpër dhomë.

Zëri i tij filloi të dobësohej.

Ditën e pesëmbëdhjetë, grupi i punës që drejtonte eksperimentin e fiku gazin, ndërsa të burgosurit u lutën që të ndizej përsëri.

Disa ushtarë u futën në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona.

Të mbijetuarit kishin plagë që i kishin shkaktuar vetë.

Ky eksperiment Rus në vitin 1940 më erdhi ndërmend teksa u përballa me intervistën e Drejtorit Rilindas të Ujësjellësit në qytetin e Sarandës zotin Sheme Lulo.

Teksa ka qenë i ftuar në një studio televizive, ai ka pohuar se me qëllim i ka lënë banorët disa ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka për ujë.

Diskutimi në studio

Gazetari- Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?

Sheme Lulo: Rreth tetë orë. Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët. Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë, për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)..

Pas këtij pohimi të guximshëm më shumë se vetë guximi, nga ana e Drejtorit Rilindas lindin pyetjet?

– Jemi qytetarë apo kavje të heshtura?!

– Jemi në vitin 1940 apo në vitin 2019?!

– Jetojmë apo ekzistojmë?!

Post Scriptum- Çdo herë që do përballeni me mungesën e ujit të pijshëm, mendoni për eksperimentin rus në vitin 1940.

Kategori
Uncategorized

“E kemi fuqinë” vjen ‘kërcënimi’ i Alibeajt: Opozita e merr pushtetin dhe me forcë, e rrëzojmë Ramën dhe me luftë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka komentuar ditën e djeshme aksionin opozitar.

Ai shton se pas vendimit të Bashkimit Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, Rama duhet të ishte i pari që të jeptë dorëheqjen.

Në një intervistë për Abc News, Alibeaj është shprehur se pengesa e parë për të hyrë në europë është kryeministri Rama.

Ndër të tjera ai shton se opozita mund ta marrë pushtetin dhe me forcë, mund të rrëzojnë Ramën dhe me luftë pasi e kanë fuqinë por nuk e duan një gjë të tillë, pasi kërkojnë ta marrin pushtetin përmes reformave të lira dhe demokratike.

“Rama duhej të ishte i pari që duhej të jepte dorëheqjen. Ne jemi vendosur për ta larguar, për ta hequr atë nga rruga e shqiptarëve drejt Europës. Kemi më shumë se 8 muaj, që kur filluam protestat për largimin e tij… Ky person nuk pranon të jap dorëheqje. Për këtë njeri të përmbyset komplet, shi e rrebesh, këtij i lind dielli. Dielli i korrupsionit do të lind domethënë dhe ne do të vijojmë aksionin opozitar me protesta masive, me çfardollojë mjeti për rrëzimin e tij. Unë besoj se edhe gjatë protestave të kaluara ne kemi arritur diçka.

Nëse në fillim këto lëvizjet antisistem të opozitës që nuk njihte Europa sepse kërkonte stabilitet, tani më nuk janë më problem pasi janë të nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Opozita mund ta marri pushtetin edhe me forcë, mund ta rrëzojmë Edi Ramën me luftë ose me përballje, e kemi fuqinë, ne kemi shqiptarëtme vete, por nuk e duam një gjë të tillë. Ne kërkojmë ta marrim pushtetin përmës reformave të lira dhe demokratike”, deklaroi Alibeaj.

Kategori
Uncategorized

Serbët do të paguajnë për çdo krim që kanë kryer: 6 personalitete botërore që kanë përkrahur shqiptarët

Që nga paslufta Kosovën e kanë vizituar personalitet të shumta e me ndikim botërore, duke ndihmuar shumë, duke u nisur nga Presidenti amerikan Bill Clinton, i cili kur vizitoi Kosovën paslufte u premtoi qytetarëve se serbët do të paguajnë për çdo krim që kanë kryer në Kosovë.

Kontributi i Clintonit ishte i jashtëzakonshëm për çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës, po jo vetëm të atij! Ai që s’do të harrohet kurrë është edhe William Walker, personi i cili i tregoi botës për gjenocidin që serbët ishin duke kryer në Reçak të Shtimes.

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker shpeshherë e viziton Kosovën.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviç po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO’s”, kishte thënë Wallker në Kosovë në vitin 2018.

Ja 6 personalitete botërore, që përkrahën Kosovën dhe dënuan ashpër krimet e serbëve mbi shqiptarët, duke ju sjellnga një citat të tyre që u bënë kryelajme nëpër botë.

1. Bill Clinton: Serbët do të paguajnë për çdo krim që kanë kryer në Kosovë.

2. Margaret Thatcher, ish-Kryeministrja britaneze apo siç njihet ‘Zonja e Hekurtë’, kishte kërkuar të ndalet lufta menjëherë në Kosovë: Ndalni serbët. Menjëherë. Përgjithmonë.

3. Hillary Clinton: Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë.

4. Në bisedimet e Rambujesë, Javier Solana i cili negocionte me kosovarët dhe serbët, atë botë kishte thënë: Serbët janë një popull i dështuar.

5. Robin Cook ishte një politikan britanez, që punoi në qeverinë e Kryeministrit Tony Blair: Serbët do të derdhin lotë krokodili për luftën që vetë e nisen.

6. Serbët e kanë quajtur Madeleine Albright fashiste duke e urryer për punën që ajo ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Serbisë.

Grupi serb ‘Miqtë e serbëve në Kosovë’ kishin hyrë në një bibliotekë në vitin 2018, teksa ajo po mbante një ligjaratë dhe kanë nisur të gjuajnë pamflete dhe fjalë në drejtim të ish sekretares së shtetit.

Mirëpo ashtu siç e njohim të gjithë, ish sekretarja e shtetit nuk ka duruar shumë. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka nisur tu bërtas atyre ‘Dilni jashtë. Dilni jashtë. Ju jeni kriminel lufte. Serbë neveritës’.

Ish-sekretarja Madeleine Albright ka reaguar ndaj sulmeve në vitin 2012, gjatë përurimit të librit të saj në Pragë.