Bardha Gjon Markagjoni u lind në vitin 1925, në Mirditë, në familjen fisnike dhe te ndëruar, të prijësit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Nga
Naten midis 17 dhe 18 nentorit 1981, Mehmet Shehu, 27 vjet kryeministër u gjet i vdekur ne dhomen e tij te gjumit. Mbi komodinë iu gjet një letër që fillon me këtë shënim përsipër:
“Ta hapi personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kërkush tjetër”.
Letra mbeti mister për më shumë se 22 vjet. Për të u fol shumë. Ajo u komentua me aq sa mbahej mend nga leximi që i ishte bërë në mbledhjen e Byrosë dhe të Komitetit Qendror të nesërmen e natës që Shehu vrau veten, por teksti i plotë mendohej i humbur. Ai u gjet në ish-Arkivin e KQ të PPSh dhe u publikua në media në vitin 2003. Teksti i saj, i lexuar 30 vjet më pas:
“Shoku Enver,
në librin “Kur lindi Partia”, në pjesën e shkruar me dorën tënde, ndër të tjera, më shkruaje: “Ti, i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të Partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe si ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do të jenë mirënjohës. Unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve të përqafoj. Enver 11 qershor 1981”.
Por unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, gabova politikisht dhe ideologjikisht kohët e fundit, duke pranuar fejesën e djalit tim, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut, fejesë të cilën, me ndërhyrjen tënde të drejtë, unë e prisha. Arsyet pse e bëra unë këtë gabim politik i shpjegova në autokritikën që bëra. Asaj autokritike të datës 12 nëntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjë presje”, sepse është autokritikë e sinqertë, absolutisht e sinqertë. Kjo autokritikë, në mbledhjen e Byrosë Politikë të datës 17 nëntor, u hodh poshtë nga gjithë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike dhe, më në fund, ju e quajtët atë “alibi”, duke kërkuar që unë sonte të reflektoja dhe të pranoja të gjitha kritikat që m’u bënë në Byronë Politike dhe për të rrëzuar krejtësisht autokritikën time, që ju e quajtët “alibi”, domethënë gënjeshtër, mashtrim.
Në një shënim që më dërgove në 28 tetor 1981, në lidhje me projekt-autokritikën time që ta kisha dërguar, më thoshe që t’u bëja analizë elementëve negativë në karakterin tim, se aty do të gjeja edhe arsyen e vërtetë të gabimeve. Dhe i quajte “…disa elementë negativë të karakterit (tim), që shfaqen shpeshherë në punën shumë të frytshme që bëj për interesin e Partisë, që ti (unë) e do (dua) dhe lë jetën për të”. Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po e bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën.
Unë po lë jetën për Partinë pa hezitim dhe gjakftohtësi, se s’më latë rrugë tjetër për të mbrojtur Partinë. Nga kush? Nga Jagua-gjarpër dhe Hrushovët që arritën, për fat të keq të Partisë, të të rrethonin, të manovronin për të të shkëputur përgjithmonë nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilët janë këta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), të takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.
Unë nuk heq “asnjë presje” nga gjithçka kam shkruar e thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist dhe si vëlla. Por tash, që po ndahemi fizikisht, të them atë që nuk mund të ta thosha gjer sot, sepse kurrë s’më krijove kushtet të të thosha të vërtetën për ta. Unë nuk po vras veten, por më vrau Jagua intrigant, këlyshi i Koçi Xoxes e nxënës i tij, që me intrigat e tij të pështira, duke hyrë në aleancë tradhtie me Hrushovin që ju e konsideroni “të sinqertë”, të dy së bashku e me fijet e tyre do t’i bëjnë varrin Shqipërisë socialiste; atë që s’e bëri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bëjë nesër Hrushovi ynë, i cili, siç e kam dëgjuar me veshët e mi, por që kurrë nuk kam mundur të ta them se, ndërsa për gjithçka më kishe krijuar kushtet për të biseduar, për këta dy (Jagon-gjarpër, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), – pra siç e kam dëgjuar me vesh tha, kur u prishëm me Moskën: “Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?” Domethënë s’ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Ju mos besoni këtë që po ju them, po të doni, kjo është puna juaj, por unë, duke mos pasur mundësi tjetër të zbuloj këtë komplot Jago-Hrushov, po veproj siç veprova. Këta sot hiqen si komunistë “të kulluar”, por nesër nuk do të jeni ju, Hrushovi do të kthehet nga Moska hrushoviane… Jo, shoku Enver, unë gabova për arsyet që thashë në autokritikë, unë kam edhe të meta në punë, por që të kem punuar për “dualizëm”(me ju!), për të vënë veten mbi Partinë etj., akuza të kësaj natyre që m’u bënë, këtë kurrë nuk e kam bërë, kjo ishte një akuzë e përbindshme që unë kurrë nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertë. Unë kam punuar gjithë jetën për Partinë, për popullin, kurrë nuk kam luftuar e punuar për “karrige”, për “nam”, për t’u quajtur “strateg”, për të dalë përpara Enver Hoxhës (dualizëm), për privilegje personale. Akuza më e rëndë që m’u bë nga Jagua e nga Hrushovi e nga të tjerë nën ndikimin e tyre ishte se unë gabimin e kam bërë “për të vënë veten time mbi Partinë”, se unë kultivoj “unin” për t’u dukur, domethënë kundër Partisë. Kaq shpejt u harruan luftërat që bashkë kemi bërë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm? Ju, personalisht, nuk më quajtët armik, por Jagua, Hrushovi e edhe të tjerë, duke më akuzuar se e vë veten mbi Partinë, praktikisht më kanë akuzuar armik.
E jo, shoku Enver, unë nuk jam armik, armiku është Jagua. A e mbani mend kur bisedonim një herë për fejesën e Skënderit në shtëpinë tënde, ku kisha ardhur të qanim hallin e atij gabimi politik që bëra unë, e të shoh se armiku gjithmonë është përpjekur për të futur pykat midis në të dyve, domethënë për të përcaktuar udhëheqjen, e të përmenda Koçi Xoxen, Liri Belishovën e Çu En Lain? Ata s’mundën t’ia arrinin dot qëllimit. Edhe Beqir Balluku bëri të njëjtën orvatje, por s’ia doli dot në krye komplotit. Këtë herë ia doli në krye Jagua. Ju mund të ma quani si të doni, e keni vetë në dorë! Por unë po vdes për Partinë, për të të thënë amanetin e fundit: Ruaje Partinë dhe socializmin nga Jagua dhe Hrushovi se, ndryshe, pas teje këtu do sundojnë hrushovjanët dhe socializmi do të marrë fund. Po e dekonsiderove këtë që po them për Jagon dhe Hrushovin tonë, aherë unë s’të kam faj, i dashur Enver, aherë e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ty. Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë, me të cilën m’u dha mundësia – vetëvrasja.
Edhe një herë: Amanet Partinë nga Jagua e Hrushovi! Partia jonë ka kuadro plot besnikë plot të tjerë.
Rroftë Partia jonë e lavdishme, me vijën e saj kurdoherë të drejtë, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, të paktën sa të siguroni Partinë e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistët e sotshëm më të rrezikshëm dhe shumë e shumë vjet të tjera!
Poshtë imperializmi, me imperializmin amerikan në krye! Poshtë revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atë kinezë) në krye! Rroftë komunizmi! Poshtë reaksioni!
Amanet familjen time – Fiqireten, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë.
Po vdes i pafajshëm, më vrau Jagua i Shqipërisë
Mit’hat Frashëri
“Se komunizma s’ka as më të voglin dyshim se e keni kuptuar edhe vetë, se është sëmundje e tmerruar si tërbimi i Qenve e Ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por e më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut…”
Mjera ti more Malësi
Shpija e stane shkrum e hi
Sa nuk ka ma as gjethë as bar
Ma të mirët burra vjerrë në litarë
Të tanë Hotnit lidhë me tel
Keq në Kastrat e ma zi në Shkrel
E në Kelmend s’këndon pulë as gjel…
¨_-_
Të pushkatohen 22 kryengritësit e Bërdicës.
Në krye të operacionit për shtypjen e lëvizjeve kundërkomuniste në Veri ishte vetë Mehmet Shehu.
Nga dokumentet arkivore rezulton se ai mbante një komunikim të vazhdueshëm me Komandantin e Përgjithshëm, Enver Hoxhën, duke e informuar për situatën dhe për të marrë aprovimin e tij për veprimet e mëtejshme.
Në vijim, po japim telegramin e datës 9 shkurt 1945, ku duket qartë se vendimet për dënimet me vdekje apo burgime nuk i merrte trupi gjykues (sipas ligjit komunist në fuqi), por Mehmet Shehu dhe i aprovonte Enver Hoxha.
Telegrami i Mehmet Shehut:
Tepër Urgjent Nr. ekstra, datë 9.II.1945
Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral Kol. Enver Hoxhës.
Nga shqyrtimi i proceseve të 21 të dënuarve me vdekje propozoj të pushkatohen këta 12 veta:
Xhemal Mëlika nga Leshi, Hider Dulin, Shaban Danin, Taip Halilin, Martin Rokun nga Bërdica.
Mark Nikollë Alaj, Kol Lesh Lekën e Gjok Tom Kokaj nga Ivanaj, Palok Ucin, Gjon Markun, Nikoll Keçin e Nikoll Baçin nga Mali Kolaj.
–Për Llesh Zefin nga Grykë e Manatisë Leshit, disfatist, kollon e pestë propozoj 15 vjet burg.
–Për Nikoll Ramën, Zef Tolën, Kol Gjetën, Gjok Gjonin e Kol Marashin nga Mali Kolaj, që i janë përgjigjë thirrjes së Ded Shabanit për të sulmuar Lezhën, por që s’janë fajtorë kryesorë por vetëm popull i gënjyer, propozoj dënimin e tyre me 30 vjet burg.
–Për Marl Luç Gjonin, Tom Lek Dakën e Gjon Nikollë Vocin nga Vukpalaj, tue qenë se nuk është faktuar akoma akuza e tyre e proceset duhet rishqyrtuar, propozoj pezullimin e ekzekutimit të tyre e rishqyrtimin e proceseve nga gjyqi.
Te denohen me burg këta 29 veta:
–Jak Lushin, Rrok Gjushin e Gjon Pjetrin, këshilltarë të Beltojës që kanë pasë diejni për veprimet e Hasan Isufit.
me 30 vjet burgim;
–Geg Enjëllin, këshilltar i Beltojës, me 15 vjet;
–Shyqri Bushatin, Shefki Bushatin, Myfit Bushatin, nga Shkodra e strehues të –Sulçe Begut, me 30 vjet burgim;
–Lal Metin e Kol Markun, këshilltarë të Trushit që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Dan Velin, Shaban Dinin, Martin Lorjan, Faik Lanin e Kin Shukun, këshilltarë të Bërdicës që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Gjeto Tolin, Prek Kolën, Gjokë Gjinin e Tom Zefin, nga Mali Kolaj, bashkëpunëtorë me Ded Shabanin, me 30 vjet burg;
–Kol Gjokën nga Ivanaj, bashkëpunëtorë me Gjon Martinin, me 20 vjet burg;
–Zef Gjonin nga Ivanaj me 15 vjet;
–Ujk Shitin nga Ivanaj me 10 vjet;
–Met Shytin nga Ivanaj me 5 vjet;
–Dan Salën, Tom Markun, Rrok Pashukun, Idris Canin, Ali Mustafan e Emin Beqirin, këshilltarë të Melgushit, që kanë pasë lidhje me Ded Shabanin, por nuk i janë përgjigjë thirrjes së tij, me 1 (një) vit burg.
Gjyqi vazhdon dhe mund të dënohen me vdekje rreth 20 veta të tjerë.
Presim urgjentisht aprovimin për ekzekutim të vendimeve.
Mehmeti
Nr. 9, 10 fruer 1945.
Aprovimi i Enver Hoxhës.
Radiogram Urgjent.
Korpusit III-të Pergjigje radiogramit nr. extra, datë 9 fruer 1945.
Aprovohet nga Enver Hoxha ndeshkimi me vdekje.
Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin.
Na njoftoni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha (firma)
Tiranë, më 10 fruer 1945 Nr. 35 regj, 1945.
Gjykimi në Gjykatën e Naltë Ushtarake.
Tetëmbëdhjetë ditë pas aprovimit të Enver Hoxhës për dënimin e tyre me vdekje, me komunikatën nr. 35, datë 28 shkurt 1945, Prokuroria e Gjykatës së Naltë Ushtarake ia përcjell çështjen për gjykim Gjykatës së Naltë Ushtarake me mejtimin që akt-gjykimi nr. 15, datë 31 janar 1945, i Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, Shkodër, të aprovohet.
Në vendimin nr. 35 të Gjykatës së Naltë Ushtarake shpallur në Tiranë, më 28 shkurt 1945,
Gjykata e Naltë Ushtarake.
E formueme prej Gaqo Floqit, Kryetar, dhe Frederik Nosi e Veledin Zejneli, anëtar, në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, major Myftar Tares, dhe me asistencen e sekretarit, Jani Thoma, mbasi mori mejtimin e prokurorit, i cili kërkonte të vendosej aprovimi i këtij vendimi si i ligjshëm dhe i rregullshëm;


Aktivisti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk do të tërhiqen deri në vdekje, nëse nuk tërhiqen marrëveshjet me Serbinë. Situata në Prishtinë vazhdon të jetë e tensionuar, ku protestuesit vazhdojnë të djegin çdo gjë që u del përpara.
![]()
1-Çlirim Hate Kuqo, datëlindja 04.04.1972, vendlindja Pogradec. Kuqo ka hyrë në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” më datë 24.01.2013 rreth orës 20.00. Kthimi në Shqipëri i Çlirim Kuqos ka qenë me linjën “Turkish Airlines” në itinerarin Stamboll-Tiranë.
Kuqo ka udhëtuar më 17.11.2013 nga Shqipëria për në Turqi. Çlirimi është lidhje e Genci Balla, një prej imamëve të arrestuar. Më datë 25.01.2013, dy lidhje të Çlirim Kuqos bisedojnë midis tyre se kishte ardhur ai vëllai nga Austria, kishte punuar ca ditë andej, por dynja hesapi tha! Allahu të shperbleftë me xhenet që na the, i përgjigjet një nga lidhjet, tjetrit.
Më datë 27.11.2013, ora 14:46 mes Bujar Hysa dhe shtetasit Shyqyri Kaca që ndodhej në Siri, është bërë një bisedë telefonike ku, ky i fundit e pyet Bujarin nëse është kthyer vëllai nga Pogradeci, i cili ka shkuar në Siri ku është interesuar për çertifikatën e Denisit (Denis Jangullit, i vrarë në Siri).
Bujar Hysa, i thotë që bëhet fjalë për Lilin, (Çlirim Hate Kuqo, njihet me emrin Lili i Pogradecit). Besohet se Çlirim Kuqo mund të ketë udhëtuar drejt Turqisë/Sirisë për të marrë certifikatën e vdekjes së Denis Jangullit.
2-Ylli Kujtim Bregu, i datëlindjes 26.06.1978, Shkodër. Është kthyer në Shqipëri më datë 02 Shkurt 2013. Aktualisht ndodhet në Shkodër. Ylli Bregu mund të jetë personi që është takuar me gruan e Denis Jangullit në Shkurt 2013, në Shkodër dhe që i ka treguar asaj videon e Denis Jangullit të vrarë në Siri.
3-Eduart Muharrem Dursi, i datëlindjes 22.03.1977, Tiranë, Shqipëri. Kthyer në Shqipëri më datë 24 Janar 2013.
4-Leonard Përleka, i datëlindjes 14.10.1982, Tiranë, Shqipëri. Përleka ka udhëtuar drejt Turqisë më datë 25.01.2013, me kompaninë Turkish Airlines. Përleka është shprehur më datë 08.10. 2013, tek lidhje të afërta të tij, se “dëshironte të largohej nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Perleka ka shtuar se edhe gjatë muajit Janar 2013, kishte shkuar për xhihad në Siri, ku ka qëndruar/luftuar për disa muaj në qytetin e Aleppos dhe më pas është kthyer në Shqipëri për shkaqe familjare”. Përleka nuk ka dhënë detaje, se cilit grup i ishte bashkuar në Siri.
Përleka edhe në muajin Qershor 2013, ka bërë përpjekje të shkojë për xhihad në Siri nëpërmjet Turqisë. Është nisur më datë 28.06.2013 nga Aeroporti i Rinasit për në Turqi, por është kthyer në aeroportin e Stambollit nga autoritetet Turke, duke i komunikuar që Leonardi ishte person i cili nuk duhej që të futej në Turqi, duke e detyruar të kthehet brenda ditës në Shqipëri.
5-Amiraldo Zdrava, (Abdullah), i datëlindjes 06.08.1966, Elbasan, Shqipëri. Njihet ndryshe edhe me emrin fetar (Abdullah). Ka udhëtuar drejt Turqisë më datë 16.11.2012 dhe është kthyer më datë 25 janar 2013.
Bazuar në theniet e shtetasit Avenir Saraqini , me shqiptarët në Siri ka qenë edhe Amiraldo Zdrava me origjinë nga Elbasani që falet tek xhamia e Unazës së Re. Amarildo ose i quajtur ndryshe (Abdullah) nuk është përfshirë asnjëherë në aksion, por ka qëndruar 3 muaj vetëm në kamp.
6-Kujtim Zeqir Tafa, (Ebu Hatixhe) i datëlindjes 05 Mars 1977, Krrabë, Tiranë. Kujtim Tafa ka udhëtuar drejt Turqisë me destinacion Sirinë më datë 28.03.2013 bashkë me shtetasit Arjan Liko Kallanxhiu, i datelindjes 13.11.1988 (Nuk Eshte Kthyer) dhe Zeqir Imeri. Kujtim Tafa është kthyer në Shqipëri më datë 26.06.2013, nga Kapshticë. Aktualisht ndodhet në Tiranë dhe ka lidhje të ngushta me Bujar Hysa.
7-Arjan Kallanxhiu, i biri i Liko dhe i Bule, i datëlindjes 13.11.1988, lindur në Berat. Ka dalë nga Rinas në datë 28.03.2013 ne drejtim të Turqisë dhe nuk është kthyer.
8-Zeqir Imeri, (Emri fetar Zekeria), i biri i Isuf dhe i Shkurte, i datëlindjes 22.02.1980. Në datën 28.03.2013, ka udhëtuar me shtetasit, Kujtim Tafa, Arjan Kallanxhiu të cilët kanë mbërritur në Hatay në mëngjesin e datës 29.03.2013.
Zeqir Imeri është kthyer në Shqipëri më datë 25.06.2013, nga Pika e Kalimit të Kufirit Kapshticë. Aktualisht ndodhet në Tiranë dhe mban lidhje me Bujar Hysa dhe Genci Balla. Ka qenë për rreth tre muaj për xhihad në Siri me ndihmen e Bujar Hysa dhe është kthyer.
9-Altin Demirlika, i biri i Abas dhe i Trandafile, i datëlindjes 02.09.1984, vendlindja Burrel.
10-Orges Merko, (Zeyd Al Albani), i biri i Rexhep dhe i Nexhmije, i datëlindjes 04.08.1983, lindur e banues ne Lagja “Skenderbej”, Elbasan. Orges Merko eshte Zv/Komandant i një Emiri Turk të një grupi Xhihadist)
Aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri pasi është larguar në drejtim të Turqisë me destinacion final Sirinë. Sipas verifikimit në TIMS ka dale nga Kapshticë në datë 25.11.2012, ora 16.28.
11-Edmond Balla, i biri i Shaban dhe i Hanife, datëlindja 24.10.1989, lindur e banues ne Lagjen “Skendebej”, (Fushe Mbret) Elbasan. Edmond Balla ndodhej në Turqi që prej mesit të dhjetorit 2012. Besohet se ka qenë në Siri duke marrë pjesë në xhihad luftarak.
Lidhje të Edmond Ballës janë shprehur se në nëntor 2012, Edmondi me disa çuna të tjerë kanë ikur për xhihad në Siri. Në dhjetor 2012, Edmond Balla ka deklaruar se është plotësisht i bindur që shqiptarët janë në Siri për të luftuar vetëm për hir të Allahut dhe kjo sjellje është e domosdoshme për të gjithë myslimanët…
Edmond Balla në fund të muajit Mars 2013 është kthyer në Shqipëri, nga Turqia. Në lidhje me qëndrimin e tij jashtë Shqipërisë, Balla është shprehur se ka qenë edhe në Siri dhe atje ka qëndruar me shtetas Arab. Sipas tij, grupi me të cilin ka qëndruar është nën kujdesin e Frontit Jebetul Al Nusra .
Që prej kthimit të tij nga Siria, Edmond Balla evidentohet si lidhje e ngushtë dhe bashkëpunëtor i besuar i Gerti Pashja në Elbasan. Balla është angazhuar nga Pashja për mbajtjen e mësimeve fetare dhe ligjëratave në ambjente të improvizuara (Musala) në Peqin, Cërrik, dhe Tiranë.
Gjithashtu Edmond Balla evidentohet nga ana jonë (Prokurorisë) si nxitës dhe dërgues i disa shtetasve shqiptarë në Siri për Xhihad.
12-Artur Korra, datëlindja 26.05.1975, vendlindja Cërrik. Ka udhëtuar më 19.01.2013 nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas nga Kosova në Turqi bashkë me Erzen Gashin . Informacioni i fundit mbi Artur Korra është se Arturi ishte me grupin e Murat Gezenler në Konya, Turqi duke pritur për të kaluar në Aleppo, Siri.
13-Erzen Gashi, datëlindja 16.10.1986, vendlindja Cërrik. Ka udhëtuar më 19.01.2013 nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas nga Kosova në Turqi bashkë me Artur Korra. Erzen Gashi besohet të ketë qenë pjesë e grupit të radikalit Murat Gezenler në Aleppo, Siri. Aktualisht ndodhet në Elbasan, pjesë e grupit të objektit Gerti Pashja dhe Edmond Balla.
14-Altin Beka, lindur më 27.04.1980, në fshatin Bastar, Tiranë, me banim në Sauk. Është i martuar me shtetasen Elona Beka (Qirjaqi). Altin Beka ka udhëtuar më datë 11.11.2013, ora 15.40, nga aeroporti i Rinasit për në Stamboll-Turqi, me linjën ajrore “Pegasus”, fluturimi Nr. 769/770. Ai është kthyer në Shqipëri më datë 17.11.2013, me linjën ajrore “Pegasus”.
Më datë 11.11.2013, Altin Beka ka udhëtuar bashkë me shtetasen Lime Beka (e ëma e tij), Nexhmije Beka (e motra) dhe dy fëmijët e saj, Fatime dhe Esma Hasanaj.
Mendohet se Altin Beka (dhe e ëma e tij) ka shoqëruar të motrën dhe fëmijët e saj për në Siri, për t’u bashkuar me burrin e saj, Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013. Ata kanë qëndruar bashkë për disa ditë dhe më pas Altin Beka (bashkë me të ëmën) janë kthyer pas në Shqipëri, më datë 17 nëntor 2013.
Nuk kemi informacion nëse kanë hyrë apo jo në territor sirian gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit të tyre jashtë Shqipërisë. Më datë 11.11.2013, Altin Beka, i shoqëruar nga e ëma, shtetasja Lime Beka, kanë shoqëruar për në Siri shtetasen Nexhmije Beka, bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël (Fatime Hasanaj, 2 vjeçe dhe Esma Hasanaj, 2 muajshe).
Kjo shtetase është gruaja e Ervin Hasanaj, ka udhëtuar për në Siri më datë 16.01.2013 dhe e motra e Altin Bekës.
Më datë 11.11.2013, ora 21.27, Bujar Hysën e merr Altini (Beka) me nr. 0672644004, i cili njofton Hysën se ka arritur në Hatai dhe nuk ka vajtur njeri t’i presë. Bujar Hysa i thotë të shkojë në Reyhanli dhe të rrijë aty me ndonjë hotel derisa të lidhet me personat.
Rreth 7 minuta më vonë, Altin Beka merr përsëri në telefon Bujar Hysën dhe e njofton të mos ketë merak se “ai personi” erdhi.
Më datë 17.11.2013, Altin Beka bashkë me të ëmën janë kthyer në Shqipëri, po nga aeroporti i Rinasit.
15-Nexhmije Beka, e datëlindjes 09.01.1992, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk –Tiranë. Ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk rezulton të jetë kthyer.
16-Enes Miska, i biri i Ramadan dhe i Salushe, i datëlindjes 20.02.1983, lindur në Librazhd. Miska është kthyer në Shqipëri më datë 22 maj 2013, nga Kapshtica.
17- Enes Çami, i biri i Feuzi dhe i Vilma, i datëlindjes 09.07.1989, vendlindja Tiranë
18-Sidrit Lloja, i biri i Arben dhe i Elma, datëlindja. Ka të dhëna se ka udhëtuar bashkë me Ermal Xhelon, një shtetas shqiptar që besohet se ka marrë pjesë në xhihad luftarak në Siri dhe është vrarë atje.
Ka frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë. Daljen e fundit nga Shqipëria e ka më datë 02 Dhjetor 2012, përmes Pikës Kufitare Qafë Thanë. Sidriti është kthyer në Shqipëri më datë 18 Prill 2013.
19-Kujtim Tota, i biri i Shefqetit dhe i Bedries, lindur më 23.01.1988 në Kukës e banues në Yzberisht, Tiranë. Ka udhëtuar në drejtim të Stambollit me “Turkish Airlines” më 16.11.2012, të njëjtën datë dhe me të njëjtin fluturim me shtetasin Amiraldo Zdrava. Kthyer në Shqipëri më 12.01.2013.
20-Mariglen Dervishllari, i biri i Demirit dhe Fatmirës lindur më 25.08.1988. Ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datë 28.01.2013. Kthyer në Shqipëri më 12.05.2013 nga Qafë -Thanë.
21-Ilirjan Gjongecaj, i biri i Ismail dhe i Hatixhe, i lindur më 27.05.1984, në Bajram Curri banues në Tiranë. Ka udhëtuar në drejtim të Turqisë me destinacion final zonat e luftimeve në Siri në itinerarin Tiranë-Pogradec-Maqedoni-Bullgari-Turqi-Zona e luftimeve, së bashku me Eduard Dursin dhe vullnetarë të tjerë.
22-Ervis Saliasi, lindur më 13.04.1990 në Cërrik. Më 15.01.2013 ka udhëtuar nga Shqipëria për në Turqi me destinacion përfundimtar Sirinë, ku është bashkuar me grupin e Murat Gezenler në Turqi.
23-Armand Morina, (Mahmud), i datëlindjes 17.02.1981, lindur dhe banues në Pukë. Në fillim të muajit Mars 2013, ka udhëtuar fillimisht për në Turqi, më pas drejt Sirisë, ku ka qëndruar përkrah forcave rebele deri më 13.04.2013.
24-Shyqyri Kaca (Shukri), i biri i Maliq dhe i Zanushe, i datëlindjes 27.05.1966, Lindur ne Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tiranë. Më datë 10.11.2013, Bujar Hysa ka përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” shtetasin shqiptar Shyqyri Kaca, bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre.
Më datë 10.11.2013, ora 16.55, Shyqyriu i dërgon sms Bujar Hysës me tekst: “Selam alekum, tani arritëm në Hatai”.
Më datë 11.11.2013, ora 14.40, Shyqyriu i nis një sms B. Hysës me tekst: “Selam alekum, arrita shume mirë. Sot e kam filluar një jetë tjetër…”.
25-Lavdie Haziz Kaca, bashkëshortja e Shyqyriut, e datëlindjes 12.03.1972,
26-Saimir Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 20.04.1994, lindur ne Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezez, Tirane. Ështe në front.
27-Zejdi Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 13.09.1997, lindur ne Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tirane. Ështe në front, ka qenë pranë Ebu Amarit kur është vrarë.
28-Enes Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 10.01.2002, lindur në Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tiranë.
29-Zyber Gurra, i biri i Muhamed dhe i Xhemile, i datëlindjes 05.05.1953, lindur banues në Dragostunjë -Librazhd. Ka ikur në datë 10.12.2013 dhe është kthyer në datë 03.02.2014 nga Rinas.
30-Festim Kullaj, i biri i Fadil dhe i Razije, i datëlindjes 01.11.1981, lindur e banues në Krujë.
Më datë 10.12.2013, shtetasit shqiptar Zyber Gurra dhe Festim Kullaj, kanë udhëtuar nga aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, me destinacion Stamboll –Turqi.
Bujar Hysa gjatë një bisede telefonike të realizuar më datë 27.11.2013, me lidhjen e tij shqiptare në Siri, Shyqyri Kaca është pyetur se çfarë po bëhej me Zyber Gurrën. Hysa shprehet se : “…Zyberi së shpejti inshallah”.
Ndërsa gjatë një bisede që Bujar Hysa ka realizuar më datë 09.12.2013, me lidhjen e tij Ferid Dedja në Greqi , Hysa i tregon se “Nesër më datë 10.12.2013, ai miku i Drogustunjes, niset për në punë inshallah”. (Miku të cilit Hysa i referohet gajtë bisedës është shtetasi nga Dragostunja e Librazhdit, Zyber Gurra).
Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.
Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë.
Një grup vajzash nga Kosova kanë ndarë me publikun një histori të trishtë që u ka ndodhur në Shqipëri. Ato nuk duan të identifikohen për shkaqe sigurie, por përmes një letre drejtuar drejtuesit të emisionit “Opinion” dhe portalit “Opinion.al” rrëfejnë gjithë ngjarjen. Ato akuzojnë policinë shqiptare për neglizhencë dhe kërkojnë të merren masa për ruajtjen e jetëve të turistëve.
LETRA E PLOTE
Shqipëria rrezikohet më shumë nga shqiptarët se nga ISIS-i
I nderuari, z. Blendi Fevziu
Edhe të hënën si çdo natë tjetër kur shfaqet emisioni juaj, isha duke pritur të di se cila do të ishte tema e diskutimit. Kur filloi emisioni, vërejta që tema kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i.
Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.
Më poshtë po përshkruaj ngjarjen e cila na ndodhi me datën 15.11.2015, përkatësisht ditën e diel, në vendin tuaj.
Unë jam një vajzë nga Kosova e cila për nder të një ngjarjeje të rëndësishme në jetën e shoqes sime, së bashku me nëntë shoqe të tjera vendosëm të kalonim vikendin në Shqipëri. Pasi që ditën e shtunë qëndruam në Tiranë, menduam që ta përmbyllnim vikendin në Fishtë, te “Mrrizi i Zanave”, duke rezervuar darkën në orën 18:00 meqë më herët nuk kishte vende të lira. Në kthim, meqë ishim me dy vetura duke pritur njëra-tjetrën në mënyrë që të udhëtojmë së bashku, në dalje të fshatit Fishtë një person me një motoçikletë na u afrua tek dritarja dhe na analizoi për disa sekonda. Meqë ne i bëmë me shenjë që të kalonte apo thënë më mirë largohej, ai u largua për tu kthyer prapë pas tre ose katër minutash.
Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.
Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë.
Një tjetër telefonoi restorantin “Mrrizi i Zanave” për t’ju treguar ngjarjen që na kishte ndodhur me të dal nga restoranti i tyre. Ndërsa, tjetra filloi të telefononte të afërmit tonë në Prishtinë që të merrnin rrugën për në kufi.
Në anën tjetër, në po të njëjtën kohë grupi tjetër e drejtonin makinën me shpejtësi shumë të madhe, duke tentuar kështu të arrinin të dilnin në rrugën kryesore, pasi që ishin ende në rrugën e errët të fshatit Fishtë. Gjatë kësaj periudhe, ato shohin personin me motoçikletë, i cili iu bënte me drita që të ndalonin veturën. Por, meqë vajzat ishin të njoftuara me rastin nga ana jonë, vazhduan te drejtonin veturën me shpejtësi dhe nuk u ndalën.
Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin.
Kur them këtë, nuk dua t’i përgjithësoj apo t’i fus “në një thes” të gjithë popullin e Shqipërisë. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.
Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.
Në orën 22:00, me tmerrin te cilin e kishim përjetuar, na dukej shumë jo e logjikshme që ne të ktheheshim përsëri në Lezhë, e më dukej edhe më pak i logjikshëm fakti që shoqet tona mbaheshin peng për shkakun tonë, duke marrë parasysh që ato as nuk e dinin në hollësi tërë ngjarjen (si dukej personi në fjalë, çfarë kishte me vete, si kishte ndodhur ngjarja, në cilin vend saktësisht, e hollësi të tjera).
E kuptojmë plotësisht që janë procedura të Policisë ato, se duhet të merrnin sa më tepër informata, mirëpo të kërkohej nga ne të ktheheshim në Lezhë, nga vendi nga i cili ne u larguam të tmerruara, ishte pak absurde e aq me tepër te mbaheshin peng vajzat te cilat nuk dinin asgjë me tepër se sa fjalët tona: “Na ka sulmu një person me motor, mos u ndalni askund, vozitni sa më shpejtë edhe mundohuni me ardh në kufi sa ma shpejtë se ne ju presim atje”!
E gjitha që ne i luteshim Zotit gjatë atyre minutave të vozitjes, ishte të shihnim një veturë me targa të Kosovës. Meqë isha shumë e shqetësuar, nuk e mbaj mend saktësisht se ku e rastisëm një veturë me targa të tilla, të cilën filluam ta ndiqnin mbrapa. Në një çast ata u ndalën në një pikë karburanti dhe ne menjëherë pas tyre. Kur dolëm nga vetura të tmerruara dhe pothuajse pa frymë, i tronditëm edhe vendasit tanë, ngase nuk kishin ide nëse kishim pasur ndonjë përleshje me dike apo na kishte ndodhur diçka. Më t’ju shpjeguar rastin na thanë që mund të shkonim pas tyre deri në kufirin e Kosovës dhe u munduan të na qetësonin me sa mundësi që kishin.
Pas shumë peripecive gjatë rrugës dhe telefonatave të pafundme që i bënim me të afërmit tonë, arritëm në kufirin e Kosovës me c’rast na u duk se e gjithë bota ishte e jona. Kufitarët kosovarë kishin marrë një informatë te qoroditur që ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy veturave me vajza dhe kështu, kur ne arritëm, pothuajse gjithë forcat kufitare ishin pranë veturës sonë. Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.
Për fatin tonë të keq, shoqet tona ende po mbaheshin peng diku gjatë rrugës. Tentuan nga pika kufitare e Kosovës të kontaktonin me drejtorin e Stacionit policor në Lezhë, me c’rast ne kërkuam që ata të vinin në pikën kufitare në Kosovë së bashku me shoqet tona, në mënyrë që ne të jepnim deklaratat tona dhe të denonconim rastin. Pasi ishte bisedë në mes të palës kosovare dhe asaj të Shqipërisë, na lanë të kuptojmë se ato, edhe pse nuk e dinin rastin, do të ktheheshin në Stacionin policor në Lezhë ku u mbajtën pothuajse deri në orën 3:00 të mëngjesit.
Në ndërkohë, ne tentuam të kontaktonim edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, mirëpo ishte e pamundshme që të binim në kontakt me ta sepse në numrat e telefonit të tyre nuk lajmërohej askush.
Ditën e hënë ka qenë pikërisht Ambasada ajo që na ka kontaktuar dhe ka kërkuar nga ne që t’ju dërgojmë një letër duke shpjeguar rastin në fjalë.
Diku rreth orës 4:30, pjesa tjetër e grupit arriti në kufirin e Kosovës, natyrisht pa përcjellje, edhe pse ne insistonim qe punonjësit e Policisë së Lezhës t’i përcillnin deri në kufi për shkak të sigurisë. Por, ata nuk e kishin parë të arsyeshme t’i përcillnin më tepër se 10 minuta nga Stacioni policor.
Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, pas pothuajse katër orëve, arriti në kufirin e Kosovës një përfaqësues i Policisë nga Kukësi, i cili është vetëm 20.7 kilometra larg kufirit të Kosovës, që të merrte deklaratat tona. Normalisht, ne nuk pranuam të deklaronim para se të vinin shoqet tona nga Lezha për t’u siguruar që janë shëndosh e mirë. Me arritjen e tyre, kuptuam se një poli, që sipas tyre ishte një ndër kryesuesit e rajonit të Policisë së Lezhës, e kishte arsyetuar sulmuesin me fjalët: “Duhet ta kuptoni se ndoshta njeriu ka hallet e veta, mund të ketë punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli”! Arsyetim qesharak, për të mos thënë idiot nga ana e punonjësit të Policisë. Ndërsa, një prej personave që mori deklaratën tonë tha se “këto gjëra ndodhin në çdo vend” e se “nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë; nuk keni pse vajtoni”!
Tani, për t’u kthyer tek tema e juaj e cila kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i, po ju them edhe njëherë se rreziku kryesor janë kriminelët dhe banditët në vendin tuaj. ISIS është një rrezik i cili po i kanoset pothuajse të gjitha superfuqive të botës. Shqipëria dhe Kosova janë vende te cilat nuk kanë fuqi dhe potencial ta luftojnë atë, apo edhe të mbrohen nga ta, duke ditur se metodat e sulmeve të tyre janë shumë të sofistikuara. Por, mendojmë që do të mund të luftonit kriminelët në vendin tuaj.
Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Jo, aspak. Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.
Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.
Përsëri po them që në këtë shkrim po ju drejtohemi vetëm kriminelëve dhe nuk duam ta përgjithësojmë rastin. Ne kemi shumë respekt për turistët tuaj dhe e çmojmë shumë ardhjen e tyre në Kosovë. Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.
Ne e dimë që nuk jemi rasti i parë, mirëpo shpresojmë shumë që do të jemi i fundit. Për më tepër, shpresojmë që rasti i denoncuar nga ana jonë nuk do të mbetet vetëm një tjetër rast i vendosur në raftet e stacionit policor të Lezhës, por do të tentohet të zbardhet ky rast dhe të marrë dënimin e merituar personi i cili na sulmoi.
Me këtë letër kërkoj nga ju që ta bëni publik rastin (duke ditur se keni një shikueshmëri të madhe dhe influencë tek institucionet shqiptare); kërkojmë ndihmë nga ju në zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e personit përgjegjës. Për më tepër, ne i jemi drejtuar edhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë për t’ia shpjeguar rastin dhe për të kërkuar ndihmë nga ta. Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.
Ndoshta ju në një nga emisionet tuaja do të mund të trajtonit këtë temë, në mënyrë që të rrisni sigurinë në vendin tuaj.
Kjo letër nuk do te mbetet me kaq, por do të dërgohet edhe në mediat në Kosovë në mënyrë që të informojmë qytetarët e të dyja vendeve për rrezikun që iu kanoset çdo ditë.
Me respekt,
Vajzat që shpresojnë që ky përjetim i hidhur i turistëve të jetë i fundit në Shqipëri


Në valën e dezertimeve nga rradhët e ushtrisë nacional çlirimtare, në fillim të vitit 1944, lufta mes dy forcave politike shqiptare, PKSH-së dhe Ballit kKombëtar intensifikohet. Në valën e publikimeve të trakteve të shumta ku këto forca politike demaskonin njëra-tjetrën, vijnë edhe këto dy trakte të hëdhura nga Balli Kombëtar në emër të dy ish-partizanëve të penduar. Trakti i parë është shkruar nga një ish-partizan nga Vlora, Ali Beluli, pjesmarrës në Çetën e Myslym Pezës, i cili tregon vrasjet dhe ekzekutimet nga krerët komunistë.
Ndërsa trakti i dytë flet për masakrën në afërsi të Voskopojës ku mbetën të vrarë 170 shqiptarë nga lufta vëllavrasëse. Po ashtu dokumenti i dytë flet edhe për braktisjen e Frontit Nacional çlirimtarë nga disa ish-komandantë si Hasan Moglica, Xume protopapa, Hifzi Pojani, kapllan Frashëri, Puçe moçani, Hysen pojani, etj, dhe pozicionimin e tyre me nacionalistët e Korçës.
Më poshtë sjellim të plotë dokumentet e zbardhur sipas origjinalit që ruhen në AQSH.
Dokumenti i pare
Shqipërija e Shqiptarëve
Vdekje Trathtarëve
PENDIMI
Këtu poshtë po botojmë tekstualisht një trakt të djaloshit ish-partizan Ali Belulit nga Vlora, i cili ka qënë një nga djelmoshat më aktiv qysh prej dy vjetësh në luftën kundra okupatorit italian, dhe tash, tue e parë rrugën e gabuar u hoth në Organizatën t’onë Nasionaliste dhe flet e do të flasë haptazi mbi të pa-larat e Pseudo-Komunistave.
KOMUNISTA,
Rruga qi kini kapur ju, ka si përfundim rrënimin e Atdheut t’onë. Ju vetë po i shifni fruhtet që Partia e juaj po jep: luftë vëlla me vëlla, shkatërrim total i pasunis etj. Mendohuni mirë se kini llogari për t’i dhënë popullit që e kini vënë në thundrën t’uaj gjaksore.
Ishja edhe unë me ju, me ju për afro dy vjet, dy vjet me radhë i pashë poshtërit t’uaja në çetën e Myslim Pezës. Ju pretendonit se ishit të moralshëm, por ku qëndron morali o shoqe Zyra Ferri? A po në dashurin që ti bëje me Hamdi Durrsin? Ju predikonit drejtsi por ku qëndron drejtësija o Kajo? A po në ekzekutimin e Selim Dibrës pa të drejtë? Selimi u ekzekutua vetëm sepse ishte Zogist. Po me Rexhep Mezinin ç’pate o shoku Osman Vora? Rexhepi u ekzekutua pse e kuptoi që rruga e tij ishte e gabuar dhe kërkonte të largohej. Të gjithë nevej donim të largoheshim por koburja ishte gati, plumbi na priste, prandaj ishim të shtërnguar të qëndronim atje, në rrugën e trathëtis.
Ali Beluli d. v.
Balli Kombëtar
Dokumenti i dytë
Shqipnija e Shqiptarvet
Vdekje trathtarvet
TERRORI DHE PENDIMI
U dorëzuan në fuqi nacionaliste të Korçës shumë
Komandanta që bënin pjesë në të vetquajturën
ushtëri nacional-çlirimtare.
Po shënojmë disa prej tyre: HASAN MOGLICA, XUME PROTOPAPA,
HIFZI POJANI, KAPLLAN E. FRASHRI, PUÇE MOÇANI, HYSEN
POJANI etj.
Të gjithë pohojnë gabimin e rëndë q’i kushtoi Kombit lotë, gjak dhe zi. Të gabuar në rrugën që kishin zënë kthehen tash plot pendim dhe turp. Pendimi dhe turpi për fajet e bëra ësht një meritë e prandaj Kombi i fal dhe shqiptari me plot të drejtë përqafon te vëllai i penduar, vëllan e shëruar.
Nuk është koha të shkruajmë fletë për t’i servitur popullit të mjerë lëndë për të kënduar ato që janë luajtur e luhen akoma mbi kuriz të tij. Vetëm në formë kronike sjellim në dijeni:
a) Bame Gjonomadhi i kapur prej nacional-gënjeshtares u gjet i rjepur afër katundit Punmirë!
b) Një tjetër Katyn u zbulua në përruan e Shipskës afër Voskopojës ku u gjetën kufomat e 170 shqiptarve të masakruar!
Të 170 kufomat janë t’atyre të mjerve që xhelatët i kanë kapur në pellgun Berat-Vlorë.
Skëteri i Muharem Butkës, Nexhip Vinçanit, Agush Gjergjevicës, Petrit Dumes dhe Kiço Kasapit u ndie thellë në popullin shqiptar i cili kërkon me padurim shdukjen e katilave të racës së tij. Dhe zëri i këtij populli kreshnik, që del nga thellësit e zemrave të plagosura, për ditë bëhet më i gjallë më i fortë dhe më i drejtë.
Përpara këture skenave tragjike, ka njerz që rrojnë ndërmjet nesh dhe s’u bën nonjë përshtypje. Këta fare pak ndryshim bëjnë nga të parët. Kujt s’i dhimbet, kush nuk ndjen, kush nuk merr pjesë në dhimbjen e kombit, nuk ka të drejtë të quhet NJERI dhe ca më pak SHQIPTAR.
Qytetarë të gabuar! Vizitoni Katyn-in e përrojt të Shipskës që të ndieni, të pendoheni dhe të këtheheni në rrugën e drejtë.
30-1-1944
BALLI KOMBËTAR



“Dera e Kapidanave te Mirditës, në namë e në za në krejtë gadishullin ballkanik e tutje, qe një arkë e shugurume, ku u ruajtën ndër shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcë të çmueshëm njerzuer, esencë që e shpëtoi rodinë e shqiptarit, nga zvetnimi e qoroditja. Ai visarë dokesh ishte dikur paji i mbarë kombit, mandej kushtet e egra të zotnimit aziatik, erdhën tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue në malet e Shqipnisë. Fryma e vjetër e ligjeve dokësore, ku ma pak e ku ma shumë, lëviti i rrahi pajada, në gjak të shqiptarit, e shtrime në krejtë tokën e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerz robi shqiptar u shpërngulën. Studiuesa e hulumtuesa të huej, në Kanun të Malëvet, hetuen substancën ma të kulluet, të fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisë, së ti shumë të lashtë indoeuropiane.Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrë i gëdhendur, një copë në curr t’ashpër, të landës sonë rraciale, përfaqësoj traditen autoktone, më të pikatun. Në te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracës“.Nue OROSHIMe këto fjalë te atdhetarit profesor Ernest Koliqit po e filloj këtë studim për Kapidanin e Mirditës, burrin e menqur dhe te urtë, politikanin dhe largëpamësin e kombit shqiptar, i cili edhe pse jetoj e veproj në rrethana tepër të nderlikuara, e kreu me nderë e burrëri, detyrën e trashëgimtarit shekullor të Derës së Gjomarkut, duke iu përshtatur rrethanave të reja kohore dhe duke ecur në hap me kohën, pa lënë anash traditat e mirëfillta, kombëtare dhe të Kanunit.
Jeta dhe Veprimtaria Kombëtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri në vitin 1939
Kapidan Gjoni lindi në Orosh të Mirditës, me 28 gusht të vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit të Zi, qe pat emër të madh në Shqipëri e në Ballkan, kah gjysma e parë e shekullit XIX. Sipas zakonit që ruhet djalë pas djali, në derë te Gjomarkajvet, sa është gjallë prindi te bijëve u përket me u shtrue vullnesës atënore, dhe me ia ndjekë urdhërin si ushtar. Të dielën e pashkëve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas një jete plotë peripeti, përshkruar edhe nga Faik Konica, në të përkohshmën “Albania”. I zanun befas prej Turkoshakëve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue në Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort në atë mërgim, saqë vendosi me u këthye, dalë ku të dalë. Pa ditur gjuhë, e pa mjete, iku e u përshkue nëpër Rusi, Poloni, Austri e arriti në Mirditë, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnë më. Me 1914 rrani me Miriditas në Durrës, për të mbrojtur mbretin Ëied. Ngjitas me kosovarët e Isa Boletinit, djemtë e Miridtës, ranë në luftime të rrebta kundër kryengritësve qe donin ta ndalojnë mëkëmbjen e një shteti shqiptar, të pavarun. Humbjet qenë të mëdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua përgjegjsia me e udhëheqë Mirditën, sipas tagrit historik të derës së Gjomarkut. Ai u përvesh zyrës së vet, me atë pasuri mendimesh të qarta e me vendosmërinë, që përherë e dalloi, kur e lypë në raste të ndryshme ndërhyrja e tij, si gjyqëtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si prijës luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, në moshen 37 vjeçare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u shqua në naltësinë e misionit të vet. Në vitin 1926 i rrethuem prej krerëve, e bani Zabitnamën e parë(Pajtimin e Gjaqëve). E përshkoi Mirditën bajrak për bajrak, e katund për katund, duke ndreqë ngatërresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrë (plagë). Në vitin 1928 pasiqë e fitoi një autoritet shumë të lartë, Kapidan Gjoni e bëri edhe pajtimin e dytë të gjaqëve. Edhe këtë herë ka pajtue 260 gjaqe e varrë. Kështu Mirdita u bë krahina më e qetë në Veri. Me këtë veprimtari, kapidan Gjonit aq shumë iu rritë fama saqë, shumë veprimtarë shqiptarë dhe të huaj vraponin që ta takonin atë. Në vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoj në Romë ku u prit me nderime të larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.Kapidan Gjon Marka Gjoni në bisedim me Zogun, atëherë president i Shqipërisë, paraqiti gjendjen e keqe të Mirditës në pikpamje ekonomike. Zogu iu përgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjën e Mirditës por ju bëtë mirë që me shtruat këtë problem, dhe shtoi: që me sot Mirdita përjashtohet prej çdo takse shtetërore, dhe kanuni si ligj tradicional, në të cilin janë mbështetur e drejtue malet tona, ka me qenë i lirë në Mirditë. Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret në vitin 1928, gjithë paria e malëve të Veriut shkuen në Tiranë me e përgëzue, ndër ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerët e Mirditës. Aty malësorët shfaqen problemin e prijës, por Zogu para të gjithëve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin në audiencë, të gjithë të tjerët më vonë. Kur emëroj oficerët rezervë, të gjithë majora e më poshtë, kapidan Gjon Marka Gjonin e emëroi Nënkolonel, grada më e larta. Zogu e çmonte miqësinë që ka patur dera e Gjomarkut, me shpinë e Zogollit, prandaj këto nderime tue dashtë me e shlye të keqën që i bani Mirditës në vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditën, tue nderue në mënyrë të veçantë Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianët po hyjnë në Shqipëri, por pa e ditë datën, në mars te vitit 1939, ka shkue në Tiranë e në audiencë, që ka patur prej Mbretit Zog, i ka thënë këto fjalë;”
Madhni, Italianët po hyjnë në Shqipni. Ndreqi punët (Relatat) me Romën, se more në qafë vehtën, Shqipninë dhe ne. Na kallëzo çka të bajmë.”
Zogu i është përgjegjë:“Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinë, por do ti rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalën time”. Nuk zgjati, e Zogu në msheftësinë më të madhe kaloi në Greqi. Por kur Zogu ka mbërri në Larisa të Greqisë, ka mbledhë suiten e vet me i dhënë udhëzime. Aty ka deklarue:”Nji mik të vetëm kishim pasë,Kapidanin e Mirditës Gjon Marka Gjonin, i cili më ka kallxue se italjanët po hyjnë në Shqipni.” Pasi Italjanët zaptuen Shqipërinë, Konte Ciano, ministër i jashtëm i Italisë erdhi në Tiranë. Ai kërkoi qe një delegacion shqiptarësh të shkonte në Romë me i dorëzue Mbretit të Italisë, Vitorio Emanuele III, kunorën e Skënderbeut, delegacioni i Shkodrës mblidhet në Tiranë me shqyrtue problemin. Për me i njoftë këkesat e Italisë, delegacioni i Shkodrës ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Konte Ciano, përkthyes Patër Anton Harapi, O.F.M.Në bisedë e sipër Konte Ciano, kërkoi që kapidan Gjon Marka Gjoni në krye të delegacinit të Shkodrës, te shkoi në Romë me i ofrue kunorën e Skënderbeut, Vitorio Emanuele III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i është përgjigjë: “Shqipninë e pushtuet e unë kunorën e Skënderbeut nuk e kapërcej përtej Adriatikut, veç lidhë kambësh e duarshë.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue në Romë që tja dergoj kunorën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbretit te Italisë Vitorio Emanuele III. Kjo vërteton qartë se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bërë hile as mbretit dhe as Shqipërisë. Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai në vitin 1937 (shif Hylli i Dritës, korrik -gusht 1937 f 417-18), mblodhi e kryesoi në Miridtë një kuvend krerësh e pleqësh, për të sjellë ndryshime në disa zakone tepër anakronike. Sekretar në atë mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhën pranë si pjesëtar nderi më të drejtë zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrës. Në shumë raste tjera Kapidani pa bërë ndryshime, dha një interpretim të pikave të Kanunit, që përkonte me frymën e kohrave të reja. Si të gjithë udhëheqësit mendjesgjuet, ai i jepte rëndësi shpirtit jo germës së ligjit dokesues.
Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit,me djemtë e tij dhe mergimi i detyruar.
Duke parë se nuk ka rrugë tjetër dhe se komunistët nuk njohin kurrfarë gjuhe të dialogut kombëtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni së bashku me djemtë e tij Markun,Ndoun, dhe Lleshin, do ta filloj rezistencën kombëtare. Kështu, që në vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me përkrahjen e plotë te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi “Grupin Nacional Independent” në Shkodër, nepërmjet të cilit zhvilloi veprimtarinë e vet politike. Pas një qendrese të pamposhtur që e zhvilluan tre djemtë e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te përkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parë se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrë vendim që, ai se bashku me vëllain e tretë, Kapidan Llesh Gjon Markun, ta udhëheqi luftën për Shqipërinë Etnike, ndersa për babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytë, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrë vendime qe të dalin në perëndim për ta vazhduar luftën antikomuniste, dhe që në këtë menyrë, mos të shuhet plotësisht trashëgimia e derës së Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoj vendimin e tij dhe pas shumë tentimeve, arriti që tia mbushi mendjën Kapidan Gjona Marka Gjonit, që ta lëshon Mirditën e tij të dashur, nën përcjellje te djalit të dytë, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Në Kastrat me 27 Nanduer 1944 , tue shterngue dorën njëri–tjetrit ,e tue i marrë hallallinë e fundit, u ndanë përgjithmonë Kapidan Gjon Marka Gjoni, i shoqëruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga të dy djemtë tjerë Marku dhe Lleshi të cilët qëndruan në Shqipëri, duke luftuar kundër komunizmit, deri sa ranë heroikisht, njëri me 14 Qershor 1946, ndërsa tjetri me 9 gusht të vitit 1947.Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit së bashku me profesor Ernest Koliqin, bëri qe të përgditet plani që te formohet një organizatë politike në mërgim. Këtë organizatë e pagëzuan me emrin Blloku Kombëtare Independent, i cili u formua me 6 nëntor të vitit 1946, në Romë. Meqë për Bllokun Kombëtar Independent kemi dhënë shenime të qarta, në një shkrim të mëhershëm botuar për Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do të ndalemi në përshkrimin që i japin bashkëkohësit, të cilët e njohën dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin.Profesor Ernest Koliqi në një Shkrim te Botuar në “Shejzat“ 5-6 1966, për Kapidan Gjonin do të shkruaj:”Na të mërguemit që jetuam afër Kapidanit, edhe patëm fatin ta takojm pothuash për ditë, me vjet rrjesht,do të kemi parasysh fytyrën e tij me viza bujare të holla e të mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunishtë prej neshë, mirrte pjesë në bisedime tona. Nuk i biente fjala në tokë. Vërejtjet që bante të matuna e të urta,zdritshin kuvendimin.Përvoja e fitueme gjatë një jete së vështirë, plotë tronditje të paprituna, melmente bisedën gjithsaherë që ai nderhynte. Nji dell i lehtë humori, qi nuk u mungon burrave të malëve, një kokërr krypë shpotie pa thepa therës, ia bante të shishem të folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store të vjetra. Kishte një mbamendje të quditshme.“Vargje kujtimesh në lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin në kallëzim të tij, si rrokela filmash ndër ditë që ishte në qejfë” Ndërkaq, profesor Zef Valentini në një shkrim te botuar poashtu në “Shejzat“ me titull “Per nji Flamur të palisun” kur flet për Kapidan Gjonin thotë:”Kujtimi i veprimit të Dukagjinit, të vjetër në fushë të Kanunit, mund të jetë ai që i dha Gjomarkut, atë kompetencë si me thanë, orakulare në punë kanunore. Kapidan Gjonin, si e njofta unë, vazhdon profesor Zef Valentini, atë kompetencë e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencë dijenore, të cilën veqë nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, që kush dijte ma tepër mund të ja qite poshtë.““Pata fatin me e pëvetë shumë herë në punë Kanuni, e me nxjerrë prej tij njoftime të shumta e të çmushme, të cilat mund të gjinden nëpër botimet e mija, shenjue me emën të tij. Por edhe u gëzova shumëherë, kur përgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unë, e më lanë shtangë, ose në dyshim, a e kishte marrë vesh mirë pëvetën teme, a kishte përgjegjë me mendë e me dije, a por habitas. Mirë, por mbrapa tue studiue ma thellë, kam gjetë gadi përherë se ishin pikpamje tjera, që unë nuk i kisha gjetë, e që i nepshin një masë e nji drejtpeshim, ma të pranushëm diktatevet të Kanunit.Sjellja e ati farë Zotnisë mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e një princi konstitucionar, asi princash demokratë, që edhe sot në këtë botë republikane, moderne, janë kënaqësia e njierzvet të vet. Sakt mund te thuhej,perfundon këtë shkrim profesor Zef Valentini, e sbesoj se mund të mohohet se, dera e Gjomarkut,edhepse ka patur kundërshtimet dhe ashpërsitë e veta, edhepse nuk munguanë as gabime as edhe gjaqe në historinë e vështirë e të gjatë, të saj, është unjisue me popullsinë e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka përfaqësue, edhe ka mbajtë prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit të tij”.
Sëmundja e rëndë,vdekja dhe varrimi madhështor i kapidan Gjon Marka Gjonit
Duke u bazuar në shkrime te botuara dhe të dhënave të drejtpërdrejta nga bashkëkohasit qe ende jetojnë, kapidan Gjoni u sëmur rëndë në vitin 1960. Diagnoza e mjekëve qe menjëhrë deshpëruese. Ata nuk i jepnin jetë më shumë se dy– tre muaj. Përkundrazi, trupi i kapidan Gjon Marka Gjonit qendroi aq shumë saqë mbetën te quditur edhe mjekët që kujdesëshin për shëndetin e tij. Dhe pas 45 ditësh qendrimi në spital, ai u kthye sërsish në shtëpi, kurse tek mbesatë e vogla, vajzat e Ndout, dhe për disa vite të tëra e vazhdoi jetën e zakonshme. Në vitin 1964 sëmundja iu shfaq persëri. E për dy vite e dhjetë muaj, prap mbeti i shtruar në spital.Asnjë ankim nuk i duel kurrë nga goja.Vizituesëve, pasi zërin ia kishte këputur sëmundja, iu fliste me dritë të syve,që nënqeshëshin nën një hije trishtimi, në thellësi të minxave.Ishte një nënqeshje qe lulëzonte nëpër therje të dhimbjeve.Priste burrnisht pa u tutë timtat e fundit.E drita e nënqeshjës në buzë të zbardhura prej vuajtjeve, vinte përherë tue pakun, por nuk zhdukej.Kaloi në jetë të pasosme, në orën 21,15 të ditës së 28 Prill 1966, duke ia shtrëngue dorën Ndout, të birit që u kujdes për te, me dashuri birnore të pashoqe gjatë sëmundjes së gjatë që ia ndali ngadalë fuqinë e trupit, bërë asht e lëkurë.Pas kalimit në jetën e pasosun, Kapidan Gjon Marka Gjoni u varros me 30 Prill të vitit 1966. Varrimi iu bë në mënyrë madhështore.Fjalën e fundit e mbajti profesor Ernest Koliqi, ndërsa miqë e dashamirë dy djemëve të tij, Kapidan Ndue Gjon Markut dhe kapidan Nikollë Gjon Markut ia shtrëngonin duart për kryeshëndosh. Në këtë varrim morën pjesë përveç mbarë diasporës shqiptare, edhe miqtë Italianë siç ishin:Shkelqesat Cassiani e Gjeneral Palandri, prof. Schiroo, zoja Maja Jacomoni, në përfaqësi të shoqit, profesor Gradilone, Dott.La Francesca, Comm.Zanuttoo, Pio Monatanari e shumë të tjerë.Kurorat ishin te shumta, ku veçohen ato te familjarëve, e nipave dhe mbesave, dhe shumë të tjera dërguar nga familjet atdhetare si Verlaci, Shkreli, Zorzoli, Mirakaj, Koliqi, e nga zotërinjët; Tahir e Rifat Kolgjini, Asllan Zeneli, Iljaz Kraja, Lazër Qupi, një kurorë e porositur nga grupi i Bllokistave të Belgjikës,që arrijti më vonë.Te dy djemëve të Kapidan Gjon Marka Gjonit nga mbarë mërgata shqiptare nacionaliste, iu erdhën telegrame ngushëllimi, po përmendim vetëm disa preji tyre, në emër te Mbretërisë Shqiptare Leka I, mëpas Cardinanale Antoniutti dhe Francesco Jacomoni, në emër të Komitetit Shqipnia e Lirë profesor RexhepKrasniqi, në emër të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit Selim Damani, Në emër të Lidhjes se Prizrenit, Ismet Ukë Sadiku, në emër të Grupit të Rezistencës Shqiptare, Mithat F. Dine, në emër të organizatës Balli Kombëtar Qazim Emra, në emër te Bllokistave Melyshi-Ashta-Quni, në emër te grupit bllokist të Belgjikës Rrok Maloki, nga Pukasit me qendrim në New York, Nga Qendra Ndërkombëtare për studimet Shqiptare, Petrotta-Valentini-Gurakuqi,Nga Madridi Hysen Selmani, nga Brukseli Muharrem Bajraktari, nga Londra Maria Selma dhe Tajar Zavalani, nga Firenze Isa Ndreu, nga New Yorku Familja Myftia e Xhemal Laqi, nga New Yorku Dom Zef Oroshi, Nga Roma Berati, nga Brukseli Hysen Prishtina-Tahir Zajmi- e Rifat Kolgjini, nga Brukseli Sabri Domi, nga Stambolli Tahir Kolgjini, nga New Yorku Said Kryezi, nga Brukseli Prenk Pervizi.Gjithashtu vëllezërve Ndue dhe Nikollë Gjomarkaj iu kanë ardhë edhe tjera telegrame, nga shtetet e Bashkauar te Amerikës, Ndue Përpepaj, Dedë Pjetërnikaj, BardhokNdreu, Shemsedin Vendreshta, Dr Hamdi Oruqi, Haki,Jonuz, e Elez Ndreu, Ndrecë Kaziu, Nikollë Shkoza, Gjokë Dragusha, Gjon Marka Qupi, Familja Nik Kajtazi, Mexhit Dibra,Lem e Lec Koliqi, Zef Luka, Pjerin Shkreli, Gac Gurakuqi, Toni Leka.Nga Anglia Lazer Cupi, nga Belgjika Beqir Rroji, Nikë Gjeto Daka e Arif Zekollari, nga Kosova Familja Kazazi, nga Austria Familja Koka, nga Gjermania Profesor Martin Camaj, Hil Topalli, Gjon Gjinaj, Ahmed Demi, Bardhok Shkurti,nga Roma: Neki Libohova, Generale Amedeo Verge, dhe familja Ottolino Marineli, familja Di Porto , Familja Del Monaco, familja Fabiano, si dhe Familja ErminiaBattisti -Melgushi. Nga Palermo Hanni e Gilbert Gurakuqi, Familja e Lazer Bojagjiu vellai i Nënë Terezës Gongje Bojagjiut). Letra në shenjë ngushëllimi kanë derguar edhe ingjinier Xhafer Deva, Profesor Rexhep Krasniqi, Nikollë Mëlyshi, Shukri Biqaku, dr Spiro Muka, Albert Curtani, profesor Zef Nekaj,Ymer Doda, Ndue Lala, Nos Qirjaku, Prenk Pervizi, Ndue Mëlyshi, Dul Rroji, Gjergj Koka, Gjon Marka Gjini, Gjet Gjonaj, Haki Ballanca, Zef Suti, Pashk Margjonaj, Lec Shllaku, Adem Tafani, Qani Lesk Tatzati, Ahmet Satat, Hetem Zeqiri, Kamer Alla, Bardhok Doda, Daut Elezi, Kolë Frroki, Gjin Mirakaj, Dedë Gjini, Lazër Qupi, Viktor Koliqi, Gjokë Preng Markaj, Dodë Frroku, Ndrekë Kola Prend Ndue Qupi etj.Jo rastësishrt i dhashë një pjesë të emrave të këtyre atdhetarëve të cilët ndienin një dhimbje të madhe për humbjen e Kapidan Gjon Marka Gjonit, me një fjalë, këtë dhimbje e ndienin të gjithë atdhetarët e Shqipërisë Etnike, atëherë si mund tia humbin shkëlqimin atdhetar veprimtarisë kombëtare te Kapidan Gjona Marka Gjonit disa shkrime të shkruara në kohën e komunizmit, dhe më parë, të porositura nga qarqet pansllaviste e të shkruara nga disa mbeturina, të cilat nuk e vlejnë as emrin tua përmendim.Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetët në Historinë Shqiptare se, përkundër aktivitetit personal në sherbim të Kombit, veprimtarinë e tij e vazhduan dhe e kryen me shumë sukses edhe pesë djemtë e tij. Po e fillojmë nga më i madhi Kapidan Dr Mark Gjon Marku, udhëheqës i luftës për Shqipërinë Etnike, ai përpos që u shqua në aktivitetin politik,ku për dy mandate ishte ministër i punëve të brëndshme, kur thirri zëri i atdheut e kapi edhe pushkën, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946, duke e udhëhequr luftën për Shqipërinë Etnike. Pasiqë ishte plagosur rëndë, i ra vetit dhe ra heroikisht siç ranë Mirditasitë nëpër Shekuj. Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhëhoqi për gjashtë muaj luftën në Mirditë dhe, për 45 vjet Bllokun Kombëtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandën e luftës me 14 Qershor të vitit 1946 dhe këtë luftë e vazhdoi përplot një vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht të vitit 1947. Një vend të merituar zën edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjëherë në historinë e popujve për një te burgosur dhe të internuar aq gjatë,dhe nuk mund të bëj një krahasim me dikë tjetër. Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katërt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime në regjimin komunist të Shqipërisë, dhe më i vogli Kapidan Nikollë Gjon Marku, i cili në moshën 17 vjeçare, theu burgjet komuniste ,ku më vonë iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout në Itali, duke dhënë edhe ky një kontribut të çmueshëm kombëtar në Bllokun Kombëtar Independent.Pasiqë këtë shkrim e fillova me fjalët e profesorit dhe atdhetarit të madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia që edhe përfundimin e këtij shkrimi tia japim fjalëve te Koliqit, i cili në fjalimin e mbajtur në vorrimin e Kapidan Gjonit do të thotë:”U përpijë nga hijet e mëdhaja të vdekjës edhe, ky burrë në të cilin gjatë shtegtimit mbi këtë dhe, u shfaqun të skalituna vetitë ma tipike të gjakut tonë shqiptar. Jetoi në një kohë kapërcimi prej një epoke në tjetrën, e cila shkaktoi përleshje të frigueshme në mes të dy botave në kundërshtim: një botë që perendonte, e që ndër ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e një botë mendimesh të hovshme,që synonte në vrulli të saj, me shqymbë çdo shenjë kalese, para se me përtri mbi baza të reja jetën e njerëzimit. Shka ishte vërtyt e meritë për etënt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetë mun faj për breznitë e reja.Kapidani i Mirditës u përshkue në mes këtyre lagjeve në luftim, duke besue ngultas në vlerat e përvojes stërgjyshore, i bindur se, vetëm ky trashëgim i urtisë së lashtë qet në breg të mirqenjës në këtë jetë, në dashtë një njeri, në dashtë një votër shtëpiake, një rreth shoqërues, një komb.” E këtyre fjalëve të profesor Koliqit ia shtojmë vetëm edhe dy fjalë te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: “Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, ishte Shtylla e Flamurit Kombëtar”, atë flamur, i cili për pesë shekuj me radhë u ruajt në Mirditën Heroike.
SHPEJT PER TE HARRUAR EDHE KONDRABANDEN TONE Z BASHA.
Ose me mire nxirr Boden ne konference shtypi, se ai i di me mire ca gjera se si behet kjo pune.
Rama po akuzohet sot nga ju, se largoj drejtoret e korruptuar nga deget e doganave dhe nga DP Doganave, kur me te drejte ju i pari, opozita, mediat, dhe gjithe ne te tjerët kemi kohe qe e akuzojmë per lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin.
Sigurisht qe asgjë nuk mund te ndale kondrabanden perderisa nuk ka shtet ligjor, dhe keto levizje te Rames me njerezit e tij ne dogana, jane njësoj sikur te lash duart si Pol Pilati
Gjithsesi mbas presionit te opozitës dhe ndërkombëtareve me apo pa dëshirën e qeverise,,u be nje levizje.
Ndersa Berisha-Bode, jo nuk i largoj.
Por i beri kryetare partie dhe i kandidoj per deputete disa drejtues te tille te korruptuar, apo hajdute me cizma.
Fundi?
Nje milion vota ne qershor 2013.
Rasti i denancimit tim me fakte ndaj kondrabandes ne doganen e Kapshtices dhe ndaj drejtorit te doganes, bacevanit, apo tregetarit te molleve nga Verleni Bilishtit, Artan Zaimit. Qe jo profesionalizmi, jo militantizmi, por interesat dhe klientelizmi e vune ne ate pozicion.Zagarit personal qe financoj ne ngritjen e viles se shefit te tij Bodes, ne Rakicke Bilisht.
Denancimi dhe largimi im i detyruar nga shqiperia, jo vetem qe u kalua ne heshtie nga institucionet perkatese, pse jo dhe prokuroria. Por mbas kesaj kete hajdut e gradoj sekretari i pergjithshem i PD_se, me detyren e kryetarit te deges se Partise Demokratike Bilisht, dhe pak me vone po i njejti person e vuri kandidat per deputet po per kete force.
Te mos harrojmë se ky kondrabandist ne kuptimin e plote te fjales,pa lidhje apo mbrojtjen e Tiranes, asgjë nuk mund te bente i vetem.
Prandaj ju them jo kaq shpejt Z Basha, sepse disa prej tyre i kini ne krah akoma.
Largohi si fillim ata.
Sepse.
Akoma nuk jane harruar bemat e sejmeneve te tyre.
Ish drejtore, pergjegjesa, doganiere dhe grupeve te antikondrabandes qe nuk kishin asnje lidhje me Partine Demokratike por ishin vene dhe vareshin direkt nga Bode, apo nga ndonje ish minister i juglindjes ne mandatin e pare te po asaj qeverie dhe qe ju vilte taksen.
Traret e doganave nuk u hapen perhere te pare sot, dhe kondrabanda nuk ka keto dy vite qe po ben namin.
Kafeja, cigaret, konfeksionet, karburantet, asnjehere nuk kane ndaluar, ato gjithmone kane kaluar kondrabande, vetem se jane ndërruar shefat dhe sejmenët.
As me shume dhe as me pak kjo kondrabande ka vazhduar e njejte sikur behej ne qeverine Berisha.
Lenda drusore pa asnje lloj dokumentacioni qe ishte e perjaveshme ne daljen e saj nga Kapshtica drejt Greqise kaq shpejt u harrua?
Groposja e dy mauneve me (zogj inkubatori) qe ( fatkeqesisht) ngordhe gjate kalimit ne doganen tone Kapshtice
Hahaha, zoq inkubatori qe u groposen diku ne malet e Voskopojes.
Ishin vertet zogj,,,, zocka…….Apo cfare?
Pyeteni njehere ish shefin, pergjegjesin dhe grupin e antikondrabandes qe ishin me sherbim ate 24 oresh.
Pyesni dhe SHIK _un e asaj kohe sepse dhe ata i rane ne ere punes dhe filluan hetimet me njerzit e tyre, por si duket dikush nga lart i ndaloj per te vazhduar me tej.
Maunia me kafe qe u kap ne dalje te doganes kur ky shef ishte ate dite pergjgjes turrni,dhe qe u mbyll brenda perbrenda pa e cuar ceshtien ne prokurori
Trajleret nga Egjipti qe asnjehere nuk u more vesh se cfare kishin pasur brenda, megjithe se dikush tha qe kish karburant.
Karburant nga Egjipti i largët ne trajler dhe jo ne Bote karburanti….ushqim dhe genjeshter qe as gomari nuk mund ta gelltise.
Ja u kam kerkuar qe para (3) Tre vitesh me leter te hapur kryeministrit Berisha, se ne dijeni ( Me mesazhe ne emailin dhe tel e tij personal) e kisha vene shume kohe me perpara per kete gje.
Por ai si duket nuk e kish me fuqine te kundershtonte Boden dhe bodet e tjere.
Ai zgjodhi heshtien jo nderhyrjen ne ate plage qe ish infektuar dhe i vinte era me km larg.
Ja u kerkova:
Hapni kamerat, rakordoni dokumentat me doganen Greke dhe do te shikoni se cfare hataje eshte bere me leket e popullit nga ju dhe hajdutet tuaj beniamine ne dogane.
Gjeni menyre tjeter per te bere opozite dhe per ta larguar nga pushteti kete klike qe po i merr shpirtin ketij populli, por jo me keto qe i kemi bere vete ne, jo larg por dy vjet me perpara.
Shpejt shume shpejt per te harruar dhe kondrabanden tone te ideuar dhe mbrojtur nga ata qe ti zoti Basha sot i ke akoma deputete.
Duke ju kerkuar ndjese kolegeve qe kane punuar apo punojne perseri ne kete institucion, sepse jo te gjithe ishin pjese e kesaj loje dhe e ketij grupimi familjar ne lejimin e kondrabandes.




Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE , |

Nga Urim Gjata
SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.
Deputeti i Rilindjes Vexhi Mucmataj.
Hetuesi qe ka denuar Nebi Doskun nga fshati Dorez….. Librazhd.
Ja si denoheshin (Krimet) e armiqve te popullit nga ata qe sot jane ligj venes ne parlament.
22.5.1980/
I pandehuri Nebi Dosku i biri i Maliqit dhe Selimese datlindja 1929, lindur dhe banues ne fshatin Dorez
Librazhd, arsim kater klase.
Akuzohet per krimin e agjitacionit dhe propagandes kunder shtetit, ne baze te nenit 55/1 te kodit penal.
Ja dhe krimi “Agjitacion Prapagande”
Bashkpuntori i sigurimit denancon:
Me daten 23.04.1980 Ishim duke punuar me Nebiun tek dyqani i bukeve te qendres se kooperatives,duke shtruar beton.Gjate punes Nebiu u shpreh duke thene qe.
“Ne po punojme por nuk po marrim gje dhe nuk po sigurojme dot as parate per buken”
Me gjate ai nuk tha ndonje nje tjeter.
Ndonje gje tjeter ne lidhje me Nebiun nuk kam per te thene
Nebiu perpara clirimit ka qene familje e pasur dhe eshte kulak,prandaj ai eshte i pa kenaqur ndaj Pushtetit Popullor,dhe flet kunder tij.
Po keshtu rrethi shoqeror,miqesor i te pandehurit eshte me qendrim te keq politik ( Shih biografine e te pandehurit)
Me keto kushte fajesia e te pandehurit rezulton e provuar me shpjegimin e deshmimtareve te ceshties, pohimin e vete te pandehurit dhe materialet e tjera shkresore qe i bashkangjiten ceshties hetimore.
Tjeter gje une nuk kam per te thene.
DENONCUESI ( Spiuni ) –Hysen Korcani
DENONCUESI (Spiuni) —Riza G..kola
ASISTUESI – Gjon Pramalaj.
HETUESI –Vexhi Adem Mucmataj
( Vexhi Adem Mucmataj kandidoj per deputet ne qarkun e Kukesit ne zgjedhet e vitit 2013 nga koalicioni i majte)
http://www.aafhsite.com/apps/blog/show/42881874-spiunet-e-sigurimit
Bardha Gjon Markagjoni u lind në vitin 1925, në Mirditë, në familjen fisnike dhe te ndëruar, të prijësit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Arsen Kruja
Dyndje nga azilkërkuesit shqiptarë

Azilkërkuesit shqiptarë që refuzohen nga Gjermania, i kanë kthyer sytë drejt Hollandës. Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë ka zënë faqet e para të gazetës më të madhe holandeze “De Telegraaf”. Në reportazhin kushtuar shqiptarëve shkruhet se numri i tyre po rritet, pasi azilkërkuesit që refuzohen në Gjermani mbërrijnë në Holandë. Arsyeja kryesore pse shqiptarët duan të ikin nga vendi i tyre është gjendja e rënduar ekonomike, thekson “De Telegraaf”. Gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” i ka kushtuar reportazhin e saj kryesor çështjes së azilkërkuesve shqiptarë. Në një shkrim të gjatë të publikuar në dy faqet e para, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve. Sipas “De Telegraaf”, në Holandë ka një fluks shqiptarësh shumë herë më të lartë, kjo pasi në këtë vend mbërrijnë një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania. Gazeta rendit arsyet kryesore pse shqiptarët largohen, që kanë të bëjnë me përkëqesimin e gjendjes ekonomike në vend vitet e fundit. Gjithashtu, në ikjen e shqiptarëve nga vendi i tyre, sipas “De Telegraaf”, ka ndikuar edhe mospërkrahja me ndihmë ekonomike nga shteti dhe mosofrimi i vendeve të punës. Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në një mënyrë drastike vitin e kaluar në Holandë. Ekziston frika se numri i azilkërkuesve do të rritet, pasi një pjesë e tyre nuk pranon të rikthehen në Shqipëri dhe pas refuzimit të tyre në Gjermani nisen drejt Holandës. Gazeta thekson se një kërkesë e tillë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, por rregullat e Dublinit përcaktojnë që vetëm një vend vendos për kërkesën e azilit. Nëse kjo kërkesë refuzohet, edhe një kërkesë e dytë në një vend tjetër do të refuzohet automatikisht. Duke llogaritur edhe emigrantët e larguar nga Kosova janë rreth 80 mijë shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë në Gjermani deri tani, duke ia kaluar edhe sirianëve. Propaganda dhe dëbimet e organizuara që kanë bërë autoritetet gjermane për shqiptarët gjatë muajit të fundit, duket se nuk kanë ndikuar fare në vendimin e shqiptarëve për të lënë gjithnjë e më masivisht vendin për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për veten dhe familjet e tyre. Emigrimi është shpresa e fundit që ata kanë për të rregulluar diçka në jetën e tyre.
Finlanda, 670 azilantë shqiptarë më 2015
Finlanda vazhdon të tërheqë një numër të konsiderueshëm të aplikantëve shqiptarë për azil politik. Autoritetet e emigracionit në Helsinki raportuan statistikat e këtij viti, ku shqiptarët mbeten vendi i katërt me numrin më të madh të azilkërkuesve. Nga janari deri në shtator numërohen 670 qytetarë shqiptarë që kanë udhëtuar drejt kornes veriore të Europës, për të kërkuan mbrojtje për veten dhe familjet e tyre. Shtatori ka patur një rënie krahasuar me gushtin, por sërish mbetet një prej muajve me numrin më të madh të aplikantëve për azil politik. Vendet skandinave kanë qenë një destinacion kryesor për shqiptarët gjatë këtij viti. Prania e një komuniteti shqiptar të organizuar në Suedi ka tërhequr edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.
100 mijë azilantë nga Shqipëria në Gjermani
Pas pretendimeve që ngriti Rama se azilantët shqiptarë nuk vijnë nga Shqipëria, por nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Itali, autoritetet gjermane kanë bërë kujdes kësaj radhe të evidentojnë edhe ata shqiptarë që kanë ardhur nga vende të tjera. Në total numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani gjatë vitit 2015 shkon në 66 311 vetë, shumë më tepër se Afganistani dhe Iraku, që janë të përfshira në luftëra prej më shumë se një dekade. Eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë vazhdon pothuajse në të njëjtat ritme prej më shumë se një viti. Ekspertë të emigracionit vlerësojnë se janë mbi 100 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin gjatë dy viteve të qeverisjes së koalicionit të majtë të udhëhequr nga Edi Rama. Një pjesë kanë lënë vendin, pasi kanë përfituar nga proceset e bashkimit me anëtarët e familjeve që kanë emigruar më herët, por më shumë se 90 mijë kanë emigruar për herë të parë. Në Europë, Gjermania ka njohur fluksin më të madh të emigrantëve shqiptarë. Në intervistat që kanë dhënë për autoritetet e huaja të emigracionit, azilkërkuesit shqiptarë janë shprehur se veç situatës së rëndë ekonomike, mungesa e rendit dhe e sigurisë për jetën përbëjnë një prej arsyeve madhore që ata detyrohen të braktisin masivisht vendin. Kriminalizimi i Parlamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit, pas ardhjes së të majtëve në pushtet kanë bërë që policia dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese të vihen nën kontrollin e pushtetarëve të korruptuar dhe partnerë të mafias. Kultivimi masiv dhe trafikimi i drogave gjatë kësaj periudhe kanë fuqizuar ndjeshëm grupet kriminale, por edhe ndezur luftën mes tyre, duke mbjellë terror në shumicën e qyteteve shqiptare. Statistikat e publikuara nga autoritetet gjermane tregojnë se, numri më i madh i azilkërkuesve kanë kombësi shqiptare.
.
“Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”,
Kur gjysma e botës “fliste shqip”
Kohët e fundit kanë dalë shumë studiues, historianë dhe pellazgollogë amatorë që me hipotezat dhe argumentet e tyre, janë kundër tezave të deritanishme të prejardhjes së shqiptarëve dhe grekëve, por që nuk gjejnë mbështetje nga institucionet tona të specializuara shkencore. Madje përqeshen dhe shihen me skepticizëm përpjekjet dhe punimet e tyre. Por këta “pellazgologë” janë këmbëngulës në ato që thonë dhe që bëjnë. Ata vazhdimisht kërkojnë që punimet e tyre të marrin statusin e studimeve të institucionalizuara përsa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe dhe sidomos mitologjisë greke, që nuk është greke, por pellazge; ndërsa kultura e helenëve të lashtë, nuk është gjë tjetër, veçse, një degëzim i kulturës pellazgjike. Gjë që duhet të bëhet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Një nga prurjet më të fundit me prova shkencore se shqipja vjen nga pellazgjishtja është edhe libri i studiuesit Muharrem Abazajt “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, në të cilin, kjo tezë zberthehet në mënyrën më të mirë shkencore. Abazaj, mirëfillti shkencërisht nëpërmjet një çelsi gjuhësor zbërthen gjithçka deri dhe në detaje.
I parë në këtë këndvështrim, libri “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, është një kontribut i çmuar në fushën e historisë së lashtë shqiptare, pse jo dhe asaj mesdhetare e më gjerë, ku kanë jetuar Pellazgët dhe më pas pasardhësit e tyre, Ilirët.
Si të gjithë popujt e qytetëruar edhe ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë të interesuar të njohim identitetin tonë kombëtar, të dimë gjenezën e kombit tonë. Një ndër drejtimet kryesore për të arritur në përcaktimin e gjenezës së kombit tonë ka qenë zbulimi i prejardhjes së gjuhës shqipe, pasi dihet se gjuha është një ndër tiparet themelore të një kombi. Përpjekjet për zbulimin e prejardhjes së gjuhë shqipe kanë filluar që para tre shekujsh. Janë hedhur për diskutim shumë teza: prejardhaj e shqipes nga thrakishtja, nga sanskrishtja, pellazgjishtja, nga balto-sllavishtja, nga keltishtja etj. Nga të gjitha këto teza, dy prej tyre janë trajtuar më gjerë. E para, prejardhja e shqipes nga pellazgjishtja dhe e dyta prejardhja e saj nga ilirishtja, por që ka fituar më tepër terren e besim kjo e dyta. Kjo tezë gjeti një mbështetje të madhe jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj. Gjurmët në trajtën e folur mund të gjenden në emëtimet që janë bërë nga kjo gjuhë. Është fjala këtu për toponimet e ndryshme, emrat e qyteteve, krahinave, shteteve, por edhe emrat e maleve, lumenjve,të fiseve, etj. Kurse në trajtën e shkruar mund të gjenden në mbishkrimet e vjetra.
Për të bërë të mundur këtë synim, studiuesit Muharrem Abazaj i u desh të punojë për një kohë mjaft të gjatë me mbishkrimet e vjetra. Fatmirësisht mbishkrime të vjetra janë gjetur me shumicë në rajone të ndryshme. Edhe alfabeti grek, thotë studiuesi në fjalë, është alfabeti pellazg i përpunuar, edhe pse është thënë se ka dalë nga alfabeti fenikas. Në të vërtetë ekziston vetëm një alfabet i vjetër dhe ky s’ka pse të quhet fenikas, por pellazg, sepse edhe vetë fenikasit janë fis pellazg. Me krijimin e gjuhës greke, e cila me përdorimin e këtyre elementeve gjuhësore, parashtesa, prapashtesa, mbaresa, u bë një gjuhë kulture. Ajo shërbeu për krijimin e artit klasik të antikitetit. Kjo gjuhë e re ndikoi në një diferencim të ndjeshëm shoqëror. Njerëzit e zonave të thella nuk arrinin ta mësonin këtë gjuhë Ata vazhdonin të flisnin gjuhën e tyre të mëparshme, pellazgjishten, sepse pellazgë ishin. Këtë gjë vinte re Herodoti kur thotë se pellazgët janë një popull barbar dhe gjuha e tyre është një gjuhë barbare. Me përdorimin përherë e më shumë të greqishtes, dhe të shkrimit të rregullt të saj, shkrimi pellazgjik, erdhi duke u mënjanuar deri në lënien fare të tij në harresë. Një fenomen i tillë ndodhi edhe me popullsinë pellazge që ka jetuar në territorin e Italisë, me të ashtuquajturit etruskë. Në territorin italian gjuha e shkruar pellazge vazhdoi edhe për disa shekuj më vonë se në Greqi. Kjo provohet me sasinë e madhe të mbishkrimeve etuske, të cilët datohen deri në vitet e fundit të erës së vjetër. Me alfabetin pellazg u formua edhe latinishtja. Latinishtja ndoqi rrugën e greqishtes, Mori rrënjën pellazge dhe i shtoi asaj parashtesa, prapashtesa dhe mbaresa. Pas eleminimit të shkrimit pellazg edhe në Itali, po për ato arsye si në Greqi, e folura pellazge vazhdoi të mbetet gjuhë kryesore edhe për shumë kohë në Itali. Shkrimi pellazg në territorin shqiptar dokumentohet shumë pak, pasi qendrat qytetare që u zhvilluan në Shqipëri, si Durrësi, Apollonia, Bylisi, Butrinti etj, u dominuan nga kutura greko-romake dhe është përdorur shkrimi i tyre.
Pse të ketë ndodhur ky rrënjëzim? Territori i vendit tonë, sidomos veriu i tij ka patur kushte të vështira banimi. A nuk ishin aq të zot dhe trima ata të gjenin dhe të pushtonin troje të tjera më të mira për banim? Gjenin. Po ka qenë diçka që u ka lidhur këmbët, ka qenë diçka që ata nuk mund ta braktisnin, ky ka qenë vatani. E dini cila është përmbajtja e emrit vatan? Va -at -anë. Varret e etërve janë. Dhe ata nuk i braktisnin kurrë varret e të parëve të tyre. Fakti që shqipja u formua nga një evolucion natyral i pellazgjishtes si dhe përdorimi shumë më gjatë i pellazgjishtes në trojet shqiptare se sa në vendet e tjera, bëri që shqipja të mbetet shëmbëlltyra më besnike dhe trashëgimtarja e saj. Këtu është vendi për të thënë dy fjalë edhe për ilirishten. Dëshmitë gjuhësore që po sjellim tregojnë qartë se ilirët nuk kanë folur ndonjë gjuhë të veçantë, të ndryshme nga pellazgjishtja. Si fis pellazg, ata kanë folur po gjuhën pellazge. Kemi kështu një vazhdimësi gjuhësore të filluar nga pellazgët,të vazhduar nga ilirët, nga arbërit dhe së fundi nga ne shqiptarët, përfundon arsyetimin e tij autori i librit.
Ja ç’shkruhet në Gurin e Lemnosit
Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos, i cili datohet si i shek VI. p.e.r. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet. Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”. Dhe ajo është dorëzuar me vet dorëzimin e jetës së tyre. Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.
Ashtu sikurse me sulmet e Charlie Hebdo, edhe pas atyre të së premtes, filluan të dalin teoritë e para online të konspiracionit. Në Youtube, një person me nje theks amerikan, në kanalin “Russianvids: The Matrix Exposed” argumenton se asgjë nuk ka ndodhur në stadiumin e Parisit “Stade de France”.
Ai thotë se mediat, të cilat punojnë për qeverinë, po publikojnë imazhe të rrejshme të turmës që vrapon drejt fushës. “Argumenti” i tij kryesor është se nuk ka asnjë video amatore të ndonjërit prej personave në fushë, përkundër se të gjithë kanë celularë nëpër duar.
Sigurisht, që kjo është një “argument” qesharak, pasi video amatore, nga njerëz që kanë qenë në fushë të premten në mbrëmje, janë publikuar disa orë më vonë.
I njëjti person, ka publikuar një tjetër video dhe në një tjetër kanal ku shpalos një tjetër teori absurde. Kësaj radhe, në video shihen njerëzit e plagosur në rrugët e Parisit, që ai i cilëson të gjithë si “aktorë profesionistë”, pasi sipas tij, të gjithë janë të qetë, ndërsa në situata të tilla normalisht që njerëzit i kap paniku.
Të dyja videot janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, sa që e para tashmë ka rreth 42 mijë shikime, ndërsa e dyta po shkon drejt 18 mijë shikimeve.
Hakmarrje ndaj refugjatëve?
Në rrjetet sociale arabe janë publikuar disa foto ku shihet zjarri që ka rënë në kampin e refugjatëve në Kalais, qytetin port në veri të Francës, që ndodhi po të premten mbrëma. Shumë përdorues të Twitter kanë ripostuar këto imazhe si dhe kanë shkruar se kjo ishte një hakmarrje e francezëve pas sulmeve. Kjo nuk ka të bëjë aspak me hakmarrje, pasi autoritetet në Kalais kanë thënë se zjarri kishte rënë aksidentalisht, kjo për shkak të përdorimit të sobave me gaz dhe zjarrit që refugjatët ndezin me qëllim ngrohjen.
Pas sulmeve, dritat e Kullës “Eiffel” u fikën?
Fotot ku shihet Kulla “Eiffel” me drita të fikura u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Disa që shpërndanë këto foto në llogarinë e tyre, si përshkrim për foton kishin venë se dritat janë fikur për nder të viktimave, ndërsa të tjerë se terroristët kishin sulmuar kullën. Në të vërtetë, as njëra dhe as tjetra nuk është e saktë, pasi dritat e Kullës “Eiffel” fikën çdo natë pas orës 01:00 (me kohën lokale të Parisit) .
Foto nga koncerti në “Bataclan”
Një foto ku shihet duke performuar grupi amerikan “Eagles of Death Metal” pretendohej se ishte shkrepur disa momente para se të ndodhte tragjedia në sallën e koncerteve në “Bataclan”. Kjo nuk është e saktë. Në fakt, aty vërtetë është grupi amerikan duke performuar, por është një koncert në Dubai dhe jo në “Bataclan”.
Një person i plagosur duke tentuar të largohet
Një foto, ku shihet një person që është plagosur rëndë nga mbrapa në kangjella, thuhet se është njëri nga pengjet që po tentonte të largohej nga salla e “Bataclan”. Kjo nuk është e vërtetë, pasi fotoja është bërë në Senegal para tre vitesh dhe aty është një hajdut që ishte plagosur duke tentuar të largohet nga vendi i krimit.
“Cicërima” e Donald Trump
“Nuk ju duket interesante fakti që tragjedia në Paris ndodhi në vendin me kontrollin më të lartë për armët në botë?”. Po, kjo është një “tweet” i Donald Trump që u shpërnda në Twitter e që u kritikua jo pak, por kjo ishte pas sulmeve në Charlie Hedbo, ndërsa pas sulmeve të së premtes ai ka shkruar një tjetër gjë. “Lutjet e mia janë për viktimat dhe pengjet në sulmet e tmerrshme të Parisit. Perëndia qoftë me ju!”, ka shkruar ai.
Autoritetet italiane kanë dhënë alarmin sa i përket “rrugës” së Adriatikut për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe ata që tani ndodhen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Drejtorja e Policisë Kufitare Italiane “Zona IV”, Irene Tittone, gjatë konferencës, “Kufijtë e ri të emigracionit”, ka thënë se trafikantë nga Shqipëria mund të nisin këtë rrugë. “Il Messaggero” shkruan se strategjia e trafikantëve të njerëzve mbështetet në dy fakte. Së pari, afrimi i dimrit në Ballkan, që në mënyrë dramatike ndryshon mundësinë që azilkërkuesit të përballen me periudha të gjata në këmbë. Së dyti, udhëtimi me det shmang pengesat e vëna nga shtetet si Kroacia, Austria dhe Sllovenia, si gardhet me gjemba, barrierat apo kontrollet e rrepta. Megjithatë drejtoresha e Policisë Kufitare, thotë se gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë në Gjermani, Austri dhe Slloveni. Mbyllja, por edhe riorganizimi i kufijve, mund të krijojë një korridor të detyruar drejt kufirit italian që kufizohet me Slloveninë dhe Austrinë. “Të ardhurit e vazhdueshëm të ditëve të fundit janë tashmë një sinjal. 
të ishte një akt i natyrshëm dhe i pakontestueshëm emërimi i socialistëve në vend të militantëve të Partisë Demokratike. Por socialistët në masën 80 për qind vijojnë të enden rrugëve, ndërsa në vend të tyre vegjetojnë në administratë një rreth i gjerë që nuk ka lidhje me PS. Por edhe ata pak persona që janë emëruar, janë shumica njerëz të afërm të ministrave, deputetëve, drejtorëve, apo zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë. Që kur qeveria “Rama” mori pushtetin, ka pasur me dhjetëra debate dhe akuza për emërime nepotike në administratë. Demokratët kanë akuzuar ministra e deputetë se kanë futur familjarë në shumë institucione. Nga ana tjetër, këta të fundit janë kundërpërgjigjur se dhe PD ka bërë batërdinë kur ishte në qeveri.
Klara Caushi
Shqiptar, ma shpifni me hipokrizinë tuaj!
Unë jam muslimane dhe ju nuk e prishni dot fenë time.
Unë jam muslimane dhe nuk kam asnjë faj pse kam të njëjtën fe me ata skizofren që vrasin në emër të islamit.
Unë jam muslimane, por nuk trumbetoj devotshmëri hipokrite. E dua njeriun, paqen, jetën. E dua çdo qenie që Zoti krijoi.
Unë nuk çjerrë fytyrën me thonjtë e as ve statuse solidarizimi në Facebook kur ndodh një tragjedi. Jo se nuk më dhimbsen ata njerëz, por se nuk i ndaj njerezit ca të nënës ca të njerkës.
Kush prej jush ka vend ndonjëherë flamurin e Sirisë në Facebook? Kush prej jush ka vënë flamurin e Burmese? Po të Ukrainës? Kush u solidarizua për ata vogëlushët që u ekzekutuan dhe u bën pirg për ti t’i fotografuar? Kush u solidarizua për masakrat e kolonive franceze? Askush! Nuk ju dhimbsen ata?!
Më duket kaq idiote kjo vënia e flamurit Francez në profil. Kush prej shteteve evropiane a më gjerë është solidarizuar me ne kur na shtypën e na masakruan? Kush u solidarizua për viktimat e komunizmit? Kush u solidarizua për djemtë tanë studentë që dhanë jetën për liri? Kush u solidarizua për djemtë tanë që lanë kockat maleve dhe në emigrim?
Askush!
Ne kemi identitetin tonë, flamurin tonë dhe duhet të solidarizohemi që po na pinë gjakun çdo ditë, që po na rrjepin. Duhet të solidarizohemi me studentët, për të ardhmen tonë, për çmimet, për taksat…Ju duhet të solidarizoheni që vendet e Evropës po e vjelin çdo burim dhe pasuri të vendit tonë.
Mjaft u shqetësuat për francezët, se ata nuk na kanë në refene, as për azil nuk na duan. Mjaft e “hëngrët sapunin për djathë” me sulme të stisura për interesa dhe qëllime politike. Shikoni të siguroni një copë buke për fëmijët tuaj, boll u ngopet duke lëpirës fundshpinen e botës. #MJAFT ME HIPOKRIZI!
-Ja dora e hekurt e Sigurimit të Shtetit që kanë marrë në dorë e pushtuar Shërbimin Informativ Kombëtar, është kjo:
-70 mijë bij nënash shqiptarë, të burgosur politikë që tashmë janë detyruar të jetojnë me xhelatët e tyre të djeshëm, dhe bijtë e tyre në pushtet sot.
-5 mijë shqiptarë të pushkatuar, 5 mijë nëna që ulërijnë çdo mbrëmje dhe mëngjes, që sot tu përulen atyre që u vranë djemtë.
-Mijëra të tjerë të vrarë pa varre, pa nam e nishan.
-720 mijë shqiptarë me statusin e të përndjekurit politik, ose janë 720 mijë denoncime për oficerët e sigurimit të shtetit, që guxuan sot të marrin edhe një herë koburen komuniste, për të vrarë përsëri.
-2 milion e 400 mijë vjet burgje, të tmerrshme ku gjenin vdekjen vetëm nga uria dhe etja: -600 mijë vjet internime, ku fëmija vdiste nga këta oficerët e sotëm për një kafshatë bukë.
-2 milionë e 25 vjet punë të papaguar, ose nga puna e tyre u ushqyen oficerët e sotëm të sigurimit të Shtetit, krokodilët e sotëm e të djeshëm, baballarët e tyre.
Eshtë e vertetë, se në këtë vepër makabër, të pa dëgjuar dhe të pa lexuar në asnjë faqe të historisë botërore, ishin ndihma e 137 mijë bashkëpunëtorëve të cilët me hir ose pahir, kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të vëllezërve të tyre. Me ushtrinë prej 137 vetësh, me Partinë Komuniste, Sigurimi i Shtetit i përgatiti Shqipërisë veprën makabre të pranverës të vitit 1997; 7 miliardë lekë dëme ekonomike, mijëra jetë njerzish të vrarë nga këto bisha, kjo bandë terroristësh,që sot është instaluar në Shërbimin Informativ Kombëtar vuri në ankand sovranitetin e vendit.
Këta shërbëtorë të pacipë të komunizmit, pjellë e urretjes komuniste,që shtypën gjithë ndjenjat njerëzore, simbolet e bukura të Kombit tonë si Atdheu, besnikërinë, atdhetarinë, duke i shfrytëzuar në burgje dhe varje.
Në spiunim, torturën, vrasjen, në qeli, në ç’nderimin e një populli të tërë, në mjerimin e trupit dhe të shpirtit fillonte dhe mbaronte, që kanë marrë përsipër të mbrojnë ish oficerët e djeshëm të Sigurimit të Shtetit.
Këta janë kthyer përsëri në pushtet, kanë marrë në dorë Drejtorinë e Policisë dhe SHIK-u e Vlorës. Vini re se me sa mjeshtëri janë ndarë në dy grupe, për të patur nën kontroll edhe policinë, edhe të ashtuquajturin SHIK, sepse vetëm kështu do të arrijnë në dorë të hekurt dhe gjakatarë të sundojnë Vlorën.
Njihuni me emrat e këtyre:
I. Sigurimi i Shtetit ose siç quhet zyrtarisht SHIK-u i Vlorës
1-Agron Tozaj, Kryetari i SHIK-ut. Nip i Tozajve.
Oficer Sigurimi. Gazetar i Koha Jonë Anëtar i Komitetit Mbrojtjes gjatë pranverës së vitit 1997. Komisari i njësiteve guerile. Kish detyrë direkte të merrej me armiqtë e klasës në polici. Më 28 shkurt 1997 ka udhëhequr dhe organizuar sulmin me armë mbi SHIK-un e Vlorës.
2-Fatos Ismaili, N/Kryetar i SHIK-ut. Djali i Harun Ismailit, 25 vjet shef sigurimi. Fatos (Ismaili) ish oficer sigurimi dhe hetues. Siç thonë, është pushuar nga puna në Fier.
3-Besnik Imeri, Shef i anti Korrupsionit. Vetë ka qenë mbi 10 vjet oficer sigurimi, N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme në Kavajë, përgjegjës për ç’ka ndodhi atje më 1989-1990. Është pushuar nga puna për shpërdorim detyrë.
4-Xhevit Kafazi, oficer dhe shef Sigurimi mbi 15 vjet. Detyra e tij kordinimi i punës së grupeve guerile, gjatë pranverës 1997.
5-Kastriot Hasho, Oficer, familje enveriste. Oficer sigurimi dhe hetues. Është nip i Adil Çarçanit dhe dy oficerëve të Sigurimit Bujar dhe Astrit Aloçit, me akuzë e cila është hapur.
6-Gramoz Velçani, Familja Komuniste. Ka qenë oficer sigurimi në burgje. Në këtë detyrë Partia dhe shoku Enver shpinte njerëz më të besuar dhe që kishte prova. Pranë çdo burgu, kishte një deri në dy punonjës të Sigurimit të Shtetit, që organizonin punën me rrjetin sekret informativ. Pasojat ishin dramatikë për kundërshtarët politikë, të ish sistemit diktatorial që vuanin dënimin në këto burgje. Duke filluar nga viti 1958 si rezultat i këtyre operacioneve sekrete, u dënuan ose ridënuan me vdekje dhe zgjatjes të kohës së dënimit mijëra të burgosur politik. Tani Gramozi kthehet përsëri në SHIK, për të përsëritur tragjedinë e parë.
7-Kushtrim Lefter Shabani, Familja enveriste. Sot oficer në SHIK. Ka qënë komandant natën e 28 shkurtit 1997, kur u sulmuan dhe u vranë oficerët e shtetit shqiptar. Në adresë të tij ka disa foto dhe dokumenta të tjera.
8-Aliosha Broka. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Oficer sigurimi për mbi 15 vjet. Ka qenë ndërlidhës ndërmjet qëndrës dhe bazës gjatë pranverës 1997. Për rezultate të larta gjatë kryengritjes është transferuar në Tiranë.
9-Ylli Meçe. Bir oficeri sigurimi. Vetë oficer sigurimi.
10-Zenel Zeneli. Shef sigurimi mbi 15 vjet. Eshtë emëruar shef seksioni. Detyra e tij të ngrinte në luftë kundër Sali Berishës zonën e Llakatundit.
11-Agron Alimema. Bir i një shefi sigurimi. Vetë shef sigurimi për mbi 15 vjet. Eshtë në ndjekje penale për vrasje, dosja e tij përmban 600 faqe materiale. Sot është në SHIK.
12-Shkëlqim Luçi. Ish oficer sigurimi.
II. Oficerë Sigurimi në Drejtorinë e Policisë Vlorë
1-Gjon Abazi. Ish oficer Sigurimi. Sot drejtor i Policisë Vlorë.
2-Mejtim Meçe. Babai i tij që nga 1945 për 25 vjet Shef Sigurimi.
Vetë Mejtimi mbi 15 vjet Shef Sigurimi, sot Zv/ drejtor i Policisë.
3-Haxhi Demiri. Ish oficer Sigurimi, Ish Drejtor i Policisë, sot është këshilltar në ministri.
4-Xhovalin Noja. Oficer Sigurimi mbi 15 vjet.
5-Zalo Matraku. Shef Sigurimi mbi 20 vjet.
6-Maze Mazaj. Ish shef sigurimi në Ishullin e Sazanit.
7-Baki Gjoliku. Ish shef sigurimi mbi 10 vjet.
8-Albert Nushi. Ish oficer sigurimi
9-Haki Hasanbega. Ish oficer sigurimi
10-Thimi Gocka. Ish oficer sigurimi
11-Sazan Ferati. Ish oficer sigurimi
12-Ali Hajdini. Ish N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme Vlorë. Sot është Shef i Komisaraiatit të Vlorës.
13-Kujtim Pepa. Ish oficer sigurimi.
14-Hetem Skënderi. Ish shef sigurimi për mbi 20 vjet. Sot është marrë si shef i kundërzbulimit të Drejtorisë së Policisë.
Të gjithë oficerët e Sigurimit të Shtetit Diktatorial të Enver Hoxhës, kanë qenë me detyrë të caktuar gjatë kryengritjes të armatosur të parnverës 1997, dhe antarë të Komitetit të Mbrojtjes , një si anti kushtetues për të cilin do të përgjigjen nesër para drejtësisë.
Sigurimi i Shtetit Komunist shkatërron pasurinë kombëtare të rrjetit të fshehtë informativ
Gazeta të persekutuarve politikë Liria A , që më 12 qershor 1997 paralajmëronte se Çfarë po i lenë trashëgim Shqipërisë duke sulmuar policinë ? Nga ky akt i turpshëm, që me mjetet më të ulta dhe me mënyrën më imorale, u sulmua policia nga Partia e Qeverisë Komuniste të sotme, dhe nga shtypi i saj, siç shihet fare qartë, Shqipërisë i mbeti trashëgim ato ishin paralajmëruar: krimi i organizuar, kondrabanda, ose ndryshe shkatërrimi i vendit, mbi të gjitha sovraniteti i vendit tënd është nxjerrë në Ankand.
Komunistët e rinj që kanë sot qeverinë nga urrejtja e lakmia për pushtet nuk menduan se në gropën që po u hapin demokratëve do të binin vetë në të. Pra ata po mbyten prej atyre armëve që pa ndershmërisht ua kishin drejtuar armiqëve të tyre.
Prej kaosit që ata mbollën e rritën në tokën shqiptare po mbytet dhe Shqipëria, po për këtë ata nuk bëhen merak se komunistët nuk kanë Atdhe.
Duke goditur policinë veç të tjerave u shkatërrua policia sekrete ligjore e Shqipërisë, SHIK-u me rrjetin e fshehtë informativ ngritur mbi baza demokratike. Drejtuesit dhe oficerët e saj ishin specializuar në Europë, Itali, Gjermani, dhe në Amerikë dhe të tjerët pothuaj se të gjithë kishin kaluar në kurse 3 dhe 6 mujore në Shqipëri me specialistë te njohur të Europës dhe veç kësaj ata kishin tashmë një përvojë 5 vjeçare larg politikës e partive, të udhëhequr nga ligji dhe interesi kombëtar i Shqipërisë.
Këta djem të përkushtuar kishin ngritur gjatë kësaj kohe dhe bazën e punës së tyre, rrjetin e fshehtë informativ.
Një specialist i kësaj policie i vlerësuar në botën e jashtme me gradë shkencore (Bujar Rama Java 10.12.1997) ju kujtonte dhe kërkonte prej qeverisë se:
-Duke goditur e shpërndarë policinë, jashtë çdo principi kombëtar shkatërrojmë një pasuri të madhe kombëtare e cila minimalisht në shtetet e formuara e me tradita kërkon 5 deri 8 vjet kohë që të ngrihet.
-Në asnjë vend të botës policia sekrete në asnjë rrethanë nuk përbuzet, poshtrohet e flaket në mes të katër udhëve, për të mos thënë pastaj që oficerët e këtij shërbimi u ropën të gjallë ose nga Agron Tozaj edhe pse të vdekur kërkoheshin shishqebabë në Tiranë (Z.P. datë 22.11.1997)
Këta oficerë dinë shumë, dhe për interesat e Atdheut jo të tyre s’duhet të flaken sepse dëmtohent Shqipëria, me dashje ose pa ndërgjegje në rrethana që s’mund t’i parashikojë asnjë. Ata mund t’i sjellin dëm vendit.
Le te kujtojmë pa pasion politik kërkesën që po bëhet sot që SHIK-u të angazhohet në luftë kundër krimit. Por cili SHIK, sepse ai është vetëm t’i përgjojnë kush thotë: s’ka djath e vdiqëm urije që në bazë të nenit 55 ti rrasim 10 vjet burg! Këtë dinë këta të sotmit, ata që kishin përvojën e luftës kundër këtij krimi s’janë më, për arsye politike, fare të pa drejta e që mbi të s’rëndon asnjë faj. Po rikujtojmë gjithashtu se këta që e filluan nga shkatërrimi që vetë e bënë, ju duhet një kohë 5 deri në 8 vjet të specializohen.
Një avokati të vjetër, kur Ramiz Alia rivuri rolin e avokatit në ligj i thanë:
-E shikon avokatia u çel përsëri.
-E more bir tha ai, por këta kanë bërë shkollë vetëm për të dënuar dhe jo për të mbrojtur!
Le të mos harrojmë policia sekrete vjen prej Greqisë dhe Romës së Lashtë, dy vende që i dhanë botës qytetërimin dhe jo vetëm që nuk u hoq në asnjë vend por u perfeksionua dhe vlerësua akoma më shumë, ashtu si në ditët tona. Komunistët shqiptarë me metoda revolucioni teknik shkencor për të dalë mbi botën e për të mësuar atë goditjen e egër në vendin e tyre, nxorrën në ankand sovranitetin e vendit të tyre duke rrënuar policinë e veçanërisht policinë sekrete.
Kujtojmë se 63 presidentë të SHBA, tempulli demokracia botërore, kanë qenë drejtor të CIA-s (idem SHIK) dhe ata kanë mbetur të nderuar e vlersuar shumica edhe në historinë botërore ata nuk janë quajtur nga askush spiunë.
Cilët janë këta që do të sundojnë Vlorën?
Janë të gjithë ata që njohin mirë gjuhën kalla, kallashnikov, specializuar në kurse filozofie në Greqi.
Janë ish-oficerët e djeshëm të Sigurimit të shtetit që organizuan kryengritjen e armatosur të pranverës së përgjakur të vitit 1997 dhe me grykën e pushkës e me gjak morën pushtetin dhe që po e mbajnë me pushkë dhe me gjak. Sapo morën pushtetin ata u derdhën mbi oficerët dhe nën oficerët e SHIK-ut. Nëse lexon artikullin Shqipëria çahet nga lufta e klasave , (RD data (10.12.1997) çdo zemër njerëzore tronditet me të vërtetë se si e fyen, e pushtëruan bijtë e bijat e Labërisë e Kapedanëve të Himarës, nga këta oficerë që kanë marrë në dorë sot SHIK-un.
Gjysma e efektivit të Drejtorisë së Policisë është nxjerrë në lirim vetëm për motive politike, të gjithë ata që janë marrë në punë janë ose bij komunistësh ose komunistë.
Mbesa e heroinës Musine Kokalari, Tatjana, pasi kërkon sqarime se përse duhet të dorëzojë detyrën sepse është njohëse e dy gjuhëve të huaja dhe ka përfunduar kursin e kompjuterit dhe sekretarisë, dhe nga Neshat Agron Tozaj, nxirret nga zyra zvarrë.
Një barbari të tillë nuk e kishte provuar as halla e saj nga Enver Hoxha.
Kapiten i Parë Alfred Ajazi, një ushtar i shkëlqyer një djalë me perspektivë nxirret në lirim si krushku i ish-kryetarit të SHIK-ut, Shkëlqim Agollit, vrarë në Athinë nga Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me Asfalinë Greke.
Oficerit E.T. i shkojnë me maska në shtëpi, nëse nuk largohet nga Vlora do të pushkatohet se ishte i dënuar me vdekje! (RD data 31.10.1997) Një kanosje të tillë nuk e bënte as Enver Hoxha. Kështu vazhdoi djegja e shtëpive bastisja, kanosja për 80% të efektivit të vjetër të SHIK-ut. Nxënësit ja kaluan mësuesit të tyre Enver Hoxha, duke lënë në SHIK provizorisht vetëm, nënoficerëve të vjetër për t’i pushuar ata deri më 31 mars 1998 sipas urdhërit të Partisë.
Pas kësaj detyre d.m.th spastrimeve politike të SHIK-ut vazhduan shpifjet banale për inkriminimin e lakuar; kjo fjalë sa të vjen për të vjellë kur e dëgjon.
Në ZP datë 6.1.1998 në fqe të parë me gërma të mëdha që zënë gjysmën e faqes shkruhet: Spiunët e SHIK-ut por si fakt, jep vetëm një rresht Lista emërore e punonjësve të degës SHIK Vlorë . Ja pra se deri ku arrinë paturpësia e këtij gazetari.
As Enver Hoxha s’arrinte në mashtrime kaq banale. Mirëpo vlonjatët e dinë, pyesin se cili oficer apo N/oficer i SHIK-ut të Vlorë u arrestua ose u kallëzua për ndjekje penale?
Përgjigja është asnjë, thjesht për faktin se asgjë e jashtë ligjshme nuk rëndon mbi këtë efektiv të pastër dhe të ndërgjegjëshëm. Theksojme se të gjithë dokumentat u grabitën nga ana e komunistëve dhe janë në dorë të tyre, dhe me gjithë punimet dhe ripunimet e tyre me specialistë grekë, ata përsëri nuk kanë gjetur asnjë gjurmë faji të SHIK-ut të Vlorës.
Një qytetare vlojnate Z. Afërdita Duçka më e lënduara gjatë pranverës të vitit 1997 ka deklaruar pas vrasjes së djalit të saj se atëherë e kuptuan se vrasjet nuk i bënte SHIK-u! (Albania dt.11.12.1997)
A mund të ketë akoma mendje normale në Vlorë që të mendojë se SHIK-u ka vrarë? Në se po, cili është vrarë prej SHIK-ut, dhe cili është vrasësi me emër? Kush e ndalon të flasë?
1997
Spiunet shqiptare qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n dhe KGB-ne.
Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaja.
Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani.
Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.
Ceno bej Kryeziu
Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet ’20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe “Passage” ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.
“Ciceroni”
Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. “Ciceroni” arrin t’u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. “Ciceroni” vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.
Hekuran Pobrati
Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.
“Dragoi”
Ne librin “Mekatare” te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi “armiqesor” i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, “Dragoi” mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.
Lirim Dema
Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t’i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.
“Martini”
Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit “Mekatare 2″, ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.
Koll Qefalia
Nen pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit te sherbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese “Nishozin” e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.
Mehmet Shehu
Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij “Sherbimi i Fshehte”, e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej “Balcan American Branche” (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si “Mjekra”, “Misha” etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.
Mark Dodani
Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter”, ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashe se une jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: “Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne”. Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane “Xhakoni” e “Studenti”.
Alush Leshanaku
Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t’i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si “Gjenerali i Perdes se Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.
Asim Aliko
Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t’i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t’i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.
Kadri Hazbiu
Pseudonimi i tij ishte “Besniku”. Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet ’80, kur u akuzua si “armik i popullit dhe i partise”, ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet ’50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.
Pal Melyshi
Pal Melyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. “Furtuna” u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.
Pashke Prela
Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, “Keqanaj”, te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per “Tirana Observer”, se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda “Keqanajt” strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t’iu ikur forcave qe i kishin rrethuar”, rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.
Sofokli Mici
Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin “Mekatare 2″ te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.
Ymer Kondo
Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe “Njekovin”, nje poliagjent te njohur.
“Papastrati”
Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet ’70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, “Papastratin”, i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.
“Berlini”
Agjenti “Berlini” eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen “Berlini” nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.
“Gramafoni”
“Gramafoni” eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin “Garmafonin” ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. “Gramafoni” u fut ne Shqiperi ne vitet ’50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.
Adem Rama
Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne “Mekatare 2″ se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.
Agjenti S.Ll.
Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.
Demo Tafani
Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.
Dielli
Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit “Dielli”, me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se “Dielli” ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.
Et’hem Çako
Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.
“Gaveta e Vjeter”
Ndue Zefi, me pseudonimin “Gaveta e vjeter”, mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve ’40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, “Gaveta e vjeter”, me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.
“Gjenerali”
“Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.
Gjon Gjinaj, “Munella”
Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve ’40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. “Grupi Special” i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.
Halit Bajrami
Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.
Hamit Matjani
Drejtori i CIA-s ne vitet ’50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken “Tigri”. I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.
“I penduari”
Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij “I penduari”. Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, “I penduari” fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.
“Hutini”
“Hutini” hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas ’90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, “Hutini” emerohet ne organet qendrore te vendit.
Hysen Lepenica
Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve ’40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.
Idriz Seiti, “Profesori”
Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i “Grupit Special” te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi “Profesori”. Gjate veprimtarise se tij si agjent, “Profesori” luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.
Jonuz Mersini
Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet ’50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.
“Kobra”
Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte “arratisur” ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. “Kobra” njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si “sherbetor i imperialisteve amerikane”, ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. “Kobra” kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.
Koçi Xoxe
Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.
“Koloneli”
“Koloneli” eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet ’30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes “Koloneli” u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.
“Loro”
“Loro”, ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim “per mungese vigjilence”, pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit “Mekatare 3″ te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.
Nikoll Melyshi
Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet ’50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.
Agjenti “Profesori”
“Profesori”, ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.
Panajot Plaku
Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t’i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.
Sabaudin Haznedari
Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.
Shemsi Aliaj
Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall “non grata” dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.
Skender Barçi
Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet ’60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.
Taho Sejko
Taho Sejko eshte cilesuar si koka e krijimit te “Grupit çam” i mbeshtetur dhe financuar nga sherbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, eshte edhe personi qe kreu rekrutimin per llogari te sherbimeve sekrete greke te vellait te tij me te vogel, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga sherbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte nje grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rendesishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vellain e tij. Por ndryshe nga vellai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i sherbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre koheve nuk e pranoi asnjehere akuzen. Por megjithate ata shpallen fajtore, me akuzen e krijimit te grupit armiqesor çam dhe denohet me vdekje.
Teme Sejko
Teme Sejko eshte quajtur nga Sigurimi i Shtetit si nje nga agjentet me te rrezikshem qe kane punuar per agjenturen greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Pas çlirimit ai mori poste shume te rendesishme, madje ishte nje nga gjeneralet e pare shqiptare si dhe kunderadmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar per llogari te sherbimeve greke nga i vellai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vellezerve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat per spiunazh. Ai u denua me vdekje dhe u pushkatua po ate vit.
Xhevdet Mustafa
I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.
Zenel Shehu
Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.
“Vogelushi”
Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t’i kontrollonte figuren. Ne librin “Mekatare” shpjegohet se “vogelushi” u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.
Agjenti Mehilli
Agjenti me pseudonimin “Mehilli” ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve ’80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.
“Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi? Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja kur nuk e ndjekin penalisht dikë”, tha ambasadori amerikan.
Lu përshëndeti angazhimin e opozitës me ekspertët e saj në hartimin e ligjeve të reja si dhe i kthehu përgjigje një gjykatësi që ai nuk preferoi ta identifikonte me emër.
Duke bërë të qartë se SHBA mbështesin të gjitha propozimet për reformën në drejtësi, kjo reformë tha Lu do të largojë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë dhe do të krijojë shansin e parë për krijimin e një sistemi të pavarur nga ryshfeti, njerëzit e fuqishëm dhe krimi i organizuar.
Pjesë nga fjala e Donald Lu:
Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?
Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja kur nuk e ndjekin penalisht dikë.
Për shkak se Shqipëria është një demokraci e mirëfilltë duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë për të diskutuar nëse rekomandimet e ekspertëve janë reformat e duhura.
Jam inkurajuar se javën e kaluar, 7 ekspertë të zgjedhur nga opozita u angazhuan të punojnë për hartimin e ligjeve të reja.
Të dëgjojmë me vëmendje diskutimet dhe sugjerimet konstruktive për këtë reformë.
SHBA mbështesin plotësisht propozimet aktuale.
Kemi marrë pjesë në secilin propozim për ndryshimet kushtetuese.
Kjo është një reformë rrënjësore që do të marrë hapa për largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar.
Një gjykatës tha se vinte në dyshim se ndryshimet kushtetuese do të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit. Asnjë edhe një shqiptari vetëm nuk beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur.
Jo i pavarur nga ryshfeti, telefonimit të drejtësisë, ku persona të rëndësishëm telefonojnë gjyqtarët për udhëzime si dhe jo i pavarur nga krimi i organizuar.
Kjo reformë do t’i japë Shqipërisë shansi e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur.
Vlahutin: BE nuk do heqe dore nga reforma ne drejtesi
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se është e ndërgjegjshme për frikën e shqiptare se reforma në drejtësi mund të dështojë, por ajo shprehu me forcë bindjen se Bashkimi Evropian nuk do të tërhiqet pas për të vijuar me këtë proces kyç për integrimin e vendit ton. Ajo thotë se ka grupe të cilave u intereson një sistem i korruptuar gjyqësor, por theksoi edhe një herë se “të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave të BE”
“Dëgjoj shpesh që na thonë “Mos hiqni dorë”! Është e qartë për ne se ka frikë që kjo reformë mund të dështojë, mos të jetë e thellë, për arsye të grupeve të interesave që kanë interes të vazhdojë ky sistem i dështuar. Të heqësh dorë nuk është pjesë e politikave tona, qytetarët e Shqipërisë kanë thënë me zë të lartë se duan një demokraci me shtet të së drejtës me të drejta si në BE. Është e drejta juaj t’ja bëni atyre të qartë që ju zgjidhni që kërkoni reformë të plotë radikale dhe gjithëpërfshirëse. Pse duhet të ketë ndryshime? Ne këtë e dimë të gjithë “, u shpreh kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Vlahutin tha se reforma do të “filtrojë” gjyqtarët dhe prokurorët e pakorruptuar që meritojnë të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë, dhe të vendosë se kush duhet të largohet.
“Një sistem drejtësie që funksionon e merr të mirëqenë që vetëm gjyqtar të pakorruptuar janë pjesë e këtij sistemi. Sistemi i drejtësisë duhet të kalojë në një proces transparent i të parit se kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që meritojnë të qëndrojnë në këtë sistem. Por duhet vendosur edhe kush duhet të largohet. Duhet të përfitojnë vetëm më të mirët”, theksoi ambasadorja Romana Vlahutin.
A duhet të jetë reforma politike apo vetëm e ekspertëve të nivelit të lartë? Vlahutin argumenton se përsa kohë politika shqiptare ka shprehur vullnetin për ta çuar para këtë proces, BE e merr të mirëqenë se do të ketë besimin e tyre dhe nuk do të devijohet nga marrëveshja e komisionit të Posaçëm për këtë reformë apo rekomandimet e Komisionit të Venezias. Sipas saj, reforma në drejtësi duhet të kalojë përmes një procesi transparent dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve.
“Me kohën kjo reformë do të duhet të votohet në parlament dhe jo nga ekspertët apo ambasada. Në të gjithë takimet politikanët na thonë që i japin mbështetjen kësaj reformë kritike për zhvillimin e Shqipërisë. Megjithëse ka mbështetje politike për këtë reformë ne e marrim të mirëqenë që ata do të respektojnë marrëveshjen e arritur në komisionin e posaçëm dhe rekomandimet e Komisionit të Venezias. Duhet debat i hapur, dhe argumentet duhet të qëndrojnë brenda standardeve evropiane. Përmbajtja e standardeve të BE-së nuk mund të negociohet për këdo që do të bëhet shtet anëtar”, – u shpreh Vlahutin.

Azemi kishte një hotel 3 katësh të veshur me gurë dekorativ dhe restoranti I I tij I famshëm Kukësi buzë liqenit të Ohrit ishte me çertifikatë të rregullt pronësie të rregullt në Hipotekën e Pogradecit. Ai e kishte vënë në kolateral në bankë për kredinë 100 mijë euro që kishte marrë. Lejen e kishte nga KKRRT. Në 6 Janar 2015 INUK I prish pa asnjë vendim apo njoftim zyrtar prishjeje. Atë ditë më arrestoi në mënyrë të paligjshme Policia sepse I filmova në flagrancë shefat e INUK dhe Policisë si avokat në krye të detyrës që ka të drejtë të mbledhë prova dhe video sot ndodhet në të gjithë institucionet ndërkombëtare si provë flagrante e paligjshmërisë së shtetit që mban era kërmë (prej Funeralit të përzgjatur të Rilindjes). Sot Azemi është papunë, 5 familje po ashtu. Zyra e Taksave Vendore po ashtu nuk përfiton më taksa (ai deklaronte para prishjes 15 mijë dollarë xhiro në muaj). 20 familje nga fshati Udenisht furnizonin me peshk, mish, produkte bulmeti, fruta dhe perime Restorantin prej 15 vjetësh. Sot të gjithë ushqehen me surratin e Ramës para televizorit çdo natë.
Ju heshtët atëhere. Sot u dha lajmi që vetëm në 2 muajt e fundit Shtator – Tetor 2015 kanë humbur vendin e punës 72000 vetë…
Ç’duhet të ndodhë tjetër që të mbushim shishet e vjetra të qelqit me benzinë për ti kthyer në BOMBA MOLOTOV dhe të djegim Kryeministrinë e Sorosit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit që ka në plan të falimentojë Shqipërinë me qëllim që të na blejë çdo pasuri kombëtare dhe private me 5 lekë siç bleu Koçodhima në 1998 Ndërmarrjen e Frigoriferit prej mijëra metra katror për vetëm 3000 USD???
A.Goxhaj.
Jam Ajtanga LUBONJA , EDI! Nuk po ju drejtohem me shprehjet standarte ”I NDERUAR Z.KM EDI RAMA! Ju vertet jeni Kryeministri i vendit tim dhe une si qytetare e ketij vendi , duhet te jem e ndergjegjeshme per postin qe mbani…po per mua nuk e justifikoni kete vend, nuk mund t’ju quaj ”BABAI I KOMBIT”! Le te kthehemi shume vite perpara, kurre ju ishtit student, i mbushur me pasione endrash…keshtu ju kam njohur! Une atehere isha e fshikulluar nga kamzhiku i diktatures dhe mbanja epitetin ”ARMIKU I POPULLIT”, po ju nuk me pate me percmin( ishe bir i nje familje komuniste me baza te forta, babai yt Kristaq Rama, rinte ngjitur me Nexhmije Hoxhen ne Kuvend…prandaj kurre te dhashe doren u drodha, atje ne studion -dyqan te mikut tone te perbashket Sali HALLMUCA! Po miku im me qetesoi..”eshte cun garip me tha, mos u nis kush eshte! Dhe une u clirova, biseduam gjate, ju po benit pikturen e dipllomes( te kujtohet) dhe per te plotesuar portretin e saj ”mesueses se moshuar”, pikturuat duart e nenes time ( ti u mahnite nga ajo dore Edi dhe e quajte ”dore fisnike”, po fisnike ishte nena ime…ishte bije e nje familje te madhe PATRIOTE…FAMILJA TOTO! Pastaj te pashe edhe disa here te tjera, ti gjithemone i qeshur dhe me bagazh barcaletash…pastaj nuk ju pashe me! Kurre filloi levizja Demokratike…u ndesha perseri me ju atje ke Stadiumi ”Qemal Stafa”, ju nuk me pate, po une u lumturova kurre ju pashe ne mes te popullit demokrat dhe fjalet tuaja ”une nuk jam antar i Partise Demokratike, po me ta me lidh urrejtja per komunizmin”, u bene si kembane e nje shoqerie anti komuniste qe po zhvillohej e lire me ne fund ne vendin tim! Poooo, ajo ishte nje kembane e rreme, ti nuk mund te dilnje nga mjedisi yt! U zhduke nje kohe, e mora vesh qe ishe ne France, pastaj te solli F.Nano( i ngeli atij, po kush dreqin ne boten e mistereshme urdheroi ardhjen tende ne politike…ti je djalli ne politike) Nuk po zgjatem me me lidhjet e tua me familjen time, po di qe ay Fatos LUBONJA te shpetoi jeten kurre te rrahen e ti perfundove ne spital dhe ti si shperblim e quajte ”ushtari Lubonja” hahaha, Fatosi ushtar, ti gjeneral! Tani je mbi gjeneral, je KRYEMINISTER…a te del gjumi ndonjehere naten, a i ndegjon ULERIMAT e ketij populli, po une e te persekutuarit e tjere qe endemi ne ”shkretetire” te pa shprese, mes vuajtjes e mjerimit! Kujtohu EDI, ky eshte populli yt qe fatkeqesisht te besoi! Kam shume per te te thene, po po ju le ndergjegjen ne ju ka mbetur ndopak …te funksionoje!!!
“ As perënditë, nuk mund të bëjnë gjë kundër marrëzisë. Isaac Asimov
Dhora, halla e mamasë time, u hodh nga dritarja e korridorit të katit të dytë, të ndërtesës së Degës, Durrës. Ishte viti 1946. Ajo kishte 35 vjeç. Të shoqit i thanë se ishte spiune. Kur shkruanim biografinë, as unë , as motra ime nuk e përmendnim emrin e saj. Askush nuk na i përmendi, sikur ajo të mos kishte ekzistuar kurrë. Ndoshta nuk ishte armike ? Ndoshta u vetëvra për shkaqe që nuk duheshin marrë vesh?
Ne i gëzoheshim biografisë të pa cenuar.
Anzio, nëntor 1998.
Heq me kujdes qelqurinat e bufesë e i vendos në një kuti kartoni. Po ndërroj përsëri shtëpi; është hera tretë që kur kam ardhur në Itali.
Im bir, zgjatet për të marrë pjatancën prej porcelani.
-Kujdes! i bërtas -Bëj kujdes!
Është një kujtim i familjes, prej më shumë se 70 vjetësh.
-O ma, si bën dhe ti për një pjatë, na trembe – ankohet ai.
Ime bijë, që e di historinë e Pjatancës, i thotë, ma jep mua. E mbështjell me kujdes dhe e vendos në valixhen me rroba.
Durrës, fillim tetori 1946
Gjendem në katin e dytë të ndërtesës që më jep ankth sa herë i kaloj përpara. Ka pamje të zymtë. Ngjyra e verdhë e gëzueshme, me të cilën ishte bojatisur vite më parë, është irnosur
në çehre meiti. Nëpër mure, kacavirren si hardhuca, degët e thata të një luleje zvarritëse.
Ata që futen e dalin prej aty, vishen me të zeza, si për kob.
Në oborr, nuk rreshtin makinat që nisen e kthehen me shpejtësi; edhe ato të zeza.
Nuk e di pse jam këtu. Sot në mëngjes, dy burra, na behën në shtëpi. Të sjellshëm.
-Niko T.,duhet të vish me ne në degë. Kemi disa pyetje për të bërë.
I heshtur, Niko shkoi me ta. U kthye më të ngrysur.
E shoqëronin po ata të dy që e kishin marrë në mëngjes. Sytë i ishin futur në zgavra; mu duk i rreshkur. Nuk patëm kohë as të shkëmbenim dy fjalë, sepse njëri nga ata, bëri drejt meje.
-Dhora T. duhet të vish me ne në Degë.
-Përse? Përse ajo? Bërtiti Niko, duke i dalë përpara. Por tjetri ndërkaq po më tërhiqte drejt daljes.
-Vetëm disa pyetje, asgjë me rëndësi, vetëm disa pyetje.
Ktheva kokën për të parë Nikon. Kur ka filluar të thinjet ? Nuk e kisha vënë re më parë.
Nuk mbaj mend si i zbrita shkallët, as si hipa në makinën e zezë që u nis me shpejtësi.
Sa kohë ka kaluar? Orë, minuta, shekuj ? Kur më futën këtu, jashtë ishte errësirë e vazhdon të jetë errësirë. Dhoma ka vetëm një dritare si frëngji .
Natën, me yjet shpërndarë ashtu si kot nëpër të, e shikoj të ndarë në kuadrate. Nga tavani, llamba e varur në një tel të shtrembër, arrin të ndriçojë tavanin e muret deri në gjysmën e lartësisë.
Sytë më mësohen ngadalë me dritën e pakët.
Çfarë deshën të dinin nga Niko? Po nga unë?
Dëgjoj derën që hapet ngadalë. Kërcëllitja e saj duket sikur nuk do mbarojë kurrë.
Dalloj një gojë me dhëmbë të verdhë që mbllaçitin një të qeshur. O zot, çfarë qenie është kjo?
Nuhas erën e saj të qelbur, të athët, më merret fryma. E shtyj, bërtas, dua të lirohem prej kthetrave që më shtrëngojnë si me darë, por qenia është shumë gjymtyrësh. Më mposht.
Bën ftohtë, si në varr. Tej një kukuvajkë vajton. Po gdhin. Qielli është i bardhë, i vdekur.
Si unë.
Kukuvajka paralajmëron kob. Por unë tashmë jam e vdekur. Më dhemb i gjithë trupi.
Durrës, qershor, 1991
Dhorka, ishte motra e vogël e gjyshit tim, më e mira, më e bukura, më e gëzueshmja ndër katër motrat. E martuar e pa fëmijë, time ëmë, Elenin, e mbante si çupën e saj. Banonin në Durrës. Unë nuk e kam njohur Dhorkën, por mendoj se mamaja ime, i ngjiste; e njëjta natyrë gazmore, e njëjta dëshirë për të shijuar jetën me të gjithë intensitetin e saj, e njëjta butësi e shpirtit.
Në vitet ‘90, mamaja filloi ta përmendte shpesh hallën. Kishte besim se me ardhjen e demokracisë, mund ta gjenim ku e kishin varrosur.
Babai, nuk desh të dëgjonte nga ai vesh.
– E moj e bekuar, tërë jetën mbete dy ujë e një oriz, shprehje që ai e përdorte kur desh ti thoshte se po fliste kot. E kujt do ti bjerë ndër mend për Dhorkën pas kaq vitesh? Kush do të tregojë se çfarë ka ndodhur, edhe sikur të kujtohet?
Sa më shumë ai e kundërshtonte aq më e vendosur bëhej ajo.
-Nuk dua ta di pse e qysh, nuk do zbuloj sekretet e shtetit, de, mbrohej ime më. Dua vetëm ti ve një lule te varri, në kujtim të viteve që nuk e përmendëm. Mbante mend emrin e njërit prej atyre të dyve që e kishin marrë atë të dielë tetori, për mos ta kthyer më. H.S. Ç’ të keqe ka po ta pyesim?
Një ditë qershori, për mos t’ia prishur, nisem me të për Durrës. Nuk hoqëm shumë për ta gjetur shtëpinë e H.së. Pallati gri në qendër, kati i tretë, djathtas. Kishte vite që banonte aty.
Ngjitemi përpjetë shkallëve. Mbi njërën nga dyert lexoj: Familja S.
Ul dorezën, dera është e hapur. Megjithatë trokas. Dëgjohet një zë – Është e hapur. Trokas përsëri. Del një grua, ndoshta e njëjta që ishte përgjigjur.
-Mirëdita, banon këtu H?
Ajo pohon me kokë, ndërsa fshin duart e lagura me mësallë.
I them se duam vetëm ta pyesim për diçka. Heziton.
-Është i sëmurë, mezi mbushet me frymë.
-Nuk do ta shqetësojmë. Po të mos mundet, ne ikim.
Futemi në kuzhinë.
H, po vdiste. Gjysmë i mbështetur mbi divan, mbi ca jastëkë të vendosur keq njëri sipër tjetrit, i kishte ditët e numëruara.
Ulemi karshi tij. Divanet janë të vjetër, shiteshin aty rreth viteve 70; edhe tavolina, që zë gjithë hapësirën mes tyre është e po atyre viteve.
Dëgjoj mamanë që thotë, jo faleminderit, nuk duam kafe, sapo e kemi pirë.
Me siguri i ishte përgjigjur gruas. Ajo duhet të kishte shumë diference moshe me të shoqin; dukej moshatare me mamanë time.
H.së iu kujtua Dhora T. sapo i përmendëm emrin.
-Ndoshta e dini se ku e kanë varrosur. Kaq.
-Ishte e re korba, nuk dimë ku i treten kockat, shtoi mamaja.
H.në, e zuri një kollë, sikur po i shkuleshin mushkëritë. E shoqja nuk lëvizi vendit.
-E kap shpesh, por pastaj i kalon e për ca kohë merr frymë më lehtë-thotë si për tu justifikuar.
H, pështyu mbi një shami që e nxori nga poshtë jastëkut e u ndreq disi në mbështetësen e divanit. Vura re fytyrën e tij.
Ah, ja çfarë ishte gjëja e çuditshme që nuk e kisha kuptuar në fillim. Ana e djathtë e gojës dhe cepi i syrit të djathtë që vareshin teposhtë, i jepnin fytyrës së tij pamje të pjerrët.
-Nuk keni për ta gjetur, tha pasi e mori disi veten. Nuk do të na i thotë, mendova. Ishte e kotë të ngulnim këmbë. I bëj shenjë mamasë të ikim. Ngrihem ngadalë nga divani për ti lënë ato të dyja të kalonin para meje. Kur u gjenda pothuajse jashtë derës të kuzhinës dëgjoj: Prit ! Ndalem dhe kthej kokën drejt tij.
– Nuk do ta dish pse? shtoi me një fije zëri.
Mbetem mëdyshas. Ato që kish për të më thënë, unë i dija, ja kishin thënë Nikos: U hodh nga dritarja e korridorit, kur po e shoqëronin për ta marrë në pyetje. Kjo vërtetonte se ishte armike e pushtetit popullor. Dhorka kishte vrarë veten për të mos nxjerrë emrat e anëtarëve të grupit me veprimtari antijugosllave.
H, më bëri shenjë të ulem. Nuk ja vura veshin. Qëndrova në këmbë, aty në prag të derës, ndërsa ai fliste me shkëputje, duke kaluar herë pas here dorën mbi ballë si për ti mbledhur kujtimet.
E folura i ndërpritej shpesh nga kolla që ja deformonte më shumë pjerrtësinë e gojës, ndërsa syri i majtë, mbetej i palëvizshëm, i hapur, i çakërritur.
H, zbardhi një të vërtetë, për të cilën nuk kishim guxuar kurrë të pyesnim. Ndoshta, ishte penduar, e në shtratin e vdekjes desh të rrëfehej?
Apo i përmalluar, donte të tregonte deri në frymën e fundit, fuqinë që i kishte dhënë një pushtet që tani nuk e kishte më. Nuk kisha për ta marrë vesh ndonjëherë përsenë.
H, e shihte Dhorën tek kalonte para ndërtesës së Degës, kur shkonte për në punë. Me hap të nxituar, me kokën disi të përkulur anash, e pa vëmendshme ndaj gjithëçkaje që e rrethonte. E shihte përsëri në mesditë kur kthehej, bashkë me të shoqin. Kur i kishte parë për herë të parë, truri i tij ishte çmeritur. Ç’ është kjo e ecur kaq ngjitur e ngjitur, këta e tregojnë sheshit, dëshirën për njëri tjetrin. Ptuh, borgjezë të fëlliqur.
Të nesërmen, fshehur në gjysmë hijen e dritares, priti ti shihte përsëri, pa ditur se çfarë dëshironte më shumë; ti shihte me një të ecur ndryshe, apo ashtu, të ngjitur, të paturpshëm, si një ditë më parë?
H. kishte ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi. Fillimisht gardian burgu, e me pas hetues në Degën e qytetit të tij, pat bërë emër si njeri i rreptë, i paepur. Metodat e tij, të përpunuara deri në art, bënin që i pandehuri të pranonte akuzat, sado gojëkyçur apo kokëfortë, të ish. Aty ku koleget e tij, dështonin, ai ngadhënjente. E transferuan në Degën e Durrësit, me një yll më shumë mbi spaleta.
Durrësi, me ditët euforike të viteve të para të pasluftës, dhe netët e zhurmshme nuk i pëlqeu. Mbrëmjet e vallëzimit në Hotel Vollga, muzika e huaj nëpër lokale, veshja elegante e grave, burrat që flisnin pa teklif me to e çorientuan. Kjo alegri nuk bënte pjesë në parafytyrimin e tij për konsolidimin e pushtetit popullor.
Kalonte mbasditet e lira, e shpesh orët e natës në zyrë, ose në bodrumin ku torturoheshin armiqtë e klasës. Në njërën nga këto mbas dite, kishte parë Dhorën dhe Nikon tek përshkonin mes përmes rrugën për tu hedhur te trotuari përballë. Ajo e varur te krahu i tij, diç i tha afër buzlës së veshit, pastaj u ndal duke e parë Nikon drejt në sy. H. ndjeu të prera diku mbi stomak
Asnjë femër nuk e kish vështruar në atë mënyrë. Femrat që haste në rrugë, ja hiqnin shpejt vështrimin për shkak të pamjes që paraliza e nervit facial i kishte dhënë fytyrës së tij. Ato që e njihnin, e shmangnin për karakterin e vrazhdë. Sytë e femrave që merrte në pyetje në hetuesi, ishin të frikësuar, ishin lutës, përgjërues, ishin të shuar.
Vështrimi i Dhorkës ishte ndryshe. I solli ndër mend dritën që shpërndante hëna atje larg, mbi kullotat e fshatit të tij. Pastaj pa Nikon që qeshte ndërsa i shkoi dorën rreth belit, si për ta nxitur të vazhdonte rrugën. E urreu me gjithë qenien e tij. E urreu për lumturinë që i jepte një femër. Filloi ti priste me ankth çdo mbas dite; desh ti shihte ndryshe, jo aq të lumtur, jo aq të shtrënguar pas njeri tjetrit, desh ti shihte të zemëruar, të menduar, të shqetësuar, qoftë edhe një herë të vetme. Një ditë zbriti para ndërtesës e qëndroi pikërisht në pikën ku ata kalonin në trotuarin tjetër. Desh ti shihte nga afër: ndoshta nuk janë aq të lumtur, ndoshta nga sipër unë i shoh ndryshe, shpresoi. Mbështetur me shpinë tek shtylla e dritës, e ndjeu afrimin e tyre. Perceptoi në ajër një aromë të mirë, të lehtë, si puhiza e pranverës, kur çelin lulet e kumbullës. E nuhati aromën deri sa iu errën sytë. E shijoi deri në palcë lumturinë që i kaloi përbri, pastaj hapi sytë. Ata kishin kaluar përtej, të kapur prej krahu, shtrënguar pas njëri tjetrit.
Ndjeu spermën që iu derdh nëpër të brendshmet.
Nga ajo ditë, në jetën e tij nuk kishte armiq vetëm në bodrumet e Degës, nuk kishte vetëm të pandehur, të cilëve duhet tu rrëmbente deponime. Armiku kryesor, ishte atje në rrugë, midis orës 14 dhe 14,15., Ishte një femër borgjeze, klasë e deklasuar, që ai duhej ta përbuzte, ta urrente. Por natën në papafingon e ftohtë, ajo i sillej ndër mend e bukur, me hire që i ngjallnin epsh, të cilin e konsumonte në orët e vona të pagjumësisë dhe vetmisë.
Por ditën e urrente me të njëjtin intensitet që e dëshironte natën, urrente po aq të shoqin atë mashkull që gëzonte hiret e saj.
Nuk ja kish marrë mendja se edhe dikush tjetër vuante si ai.
Ishte në dritare, po priste të kalonte ajo. Dhe ja e sheh tek kalon, e pakapshme si ajri, e bukur si drita e atij mëngjesi vjeshte.
-Zuska, dëgjon një zë pas tij. Ajo me siguri i ve brirë të shoqit, shih si spërdridhet.
Nuk i duhej më shumë për të kuptuar se edhe ai tjetri vuante. Mendja filloi ti punonte ngutshëm:
-E marrim në pyetje të shoqin, ai e di më mirë se ne, se ku i ka brirët, e ishin gajasur me lot.
Për ditë me radhë, H, e çonte fjalën si pa dashje, te Ajo…Nuk e pati të vështirë ti mbushte mendjen atij tjetrit. T’ia mbajmë të shoqin, një natë në Degë, ta shohë ajo kuçka, se si do spërdridhet pastaj.
Tjetri, kishte shtuar:
-Të paktën të ndërrojnë rrugë e të mos kalojnë më këtej nga ne. Dhëmbët e zverdhur iu dukën edhe më të verdhë në atë kënd dritareje të errësuar nga degët kacavjerrëse.
Një të dielë, fillim tetori, në bodrumet e Degës, larg syve dhe veshëve të kalimtareve,
Nikon, që e kishin marrë vetëm për ti bërë disa pyetje, e torturuan fizikisht dhe psikologjikisht.
– Ne kemi fakte për qëndrimin imoral të kuçkës tënde të bukur. Ne, e dimë që ajo të tradhton, kurse ti e le të lirë të bredhë si pelë e azdisur. Borgjezë të fëlliqur, që degjeneroni shoqërinë. Pranoje që gruaja jote është një bushtër, përsëritën me orë të tëra, deri sa Niko u bë si copë dru. Atë çast, ndjeu gjakun ti nxehej dhe nën veten ti fryhej. Mblodhi dorën grusht, e ndërsa goditi ku mundi, trupin e palëvizshëm të Nikos, imagjinoi që derdhi spermën mes kofshëve të Dhorës.
Po i çahej hunda për një cigare. Hapi derën e qelisë. Doli jashtë. Tjetri e ndoqi nga pas.
Ndërsa po gjerbnin kafene, dhëmbë verdhi duke u skërmitur kish thënë -Pse mos e marrim edhe Atë në pyetje, sa për një natë. H. e kishte kuptuar.
Një krizë e re kolle gulçuese, ja preu H.së fjalën me dysh. Iu luta zotit të mos e merrte pikërisht atë çast. Të lutem zot, lere të mbarojë.
-Ne e përdorëm atë natë. Të dy.
Në fillim nuk e kuptova, pastaj u drodha. Ç’ ishte kjo fjalë?
Nuk e kisha dëgjuar kurrë. Mund të kish thënë e përdhunuam, e violentuam, e shk…
E kishim imagjinuar, pothuajse ditur, prej 50 vjetësh.
E përdorëm…Gjë…
Nuk pata fuqi të fyhem, të zemërohem, të inatosem, të vjell: mbeta në këmbë, aty, para tij, e paralizuar. Nuk di çfarë prisja. Ti kalonte kriza e kollës? Të kërkonte falje? Të më thoshte se ku i gjendet varri?
-Nuk ka varr për Dhorën. Është në një gropë të përbashkët.
I kthej shpinën e drejtohem nga dalja. Te dera e jashtme, ime ëmë, me të shoqen e tij po merreshin me kujtime rinie.
Befas, sikur të kujtohem për diçka, ndalem.
Nxjerr nga çanta dhe le mbi tavolinë dy kartëmonedha me vlerën më të lartë të atyre viteve.
-Paguaj oksigjenin. Ti duhet të jetosh, të paktën edhe për ca kohë.
Durrës, fund tetori 1946
Një kamion i madh frenon para derës së shtëpisë së Nikos. Dy hamej ngarkojnë me shpejtësi mobiliet e konfiskuara. Ciflat e gotave të kristalit, kur po merrnin bufenë, përhapeshin andej këtej të terrorizuara. Si për një mrekulli, Pjatanca e Porcelantë u rrokullis mbi pufkën e pianos.
Mamaja, u kthye në Korçë, te prindërit, duke marrë me vete të vetmen gjë që mbeti pa u thyer, Pjatancën prej Porcelani. Sapo kishte mbushur 17 vjeç.
Niko, u martua përsëri pas shumë vitesh, e u vendos në Tiranë. Për rastësi ishim komshi në lagje.
Anzio gusht 2014
Mamaja e ruante si sytë e ballit pjatancën. Nuk na ka lejuar asnjëherë as mua as motrën time ta përdorim. Sot ajo bën 6 muaj që nuk është më mes nesh. Kam për drekë disa miq që i kam mbledhur për ta përkujtuar. Në mes të tavolinës vendos Pjatancën e Porcelantë.
I ka rezistuar mrekullisht kohës dhe transferimeve.
Ndonëse e kanë mbrojtur veten duke u vetëpërjashtuar nga parashikimet e ligjit tashmë të hyrë në fuqi, deputetët e Parlamentit Shqiptar i druhen hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe mundësisë së rrjedhjes së dokumenteve për të kaluarën e tyre.
Ligjvënësit shqiptarë, pasi ndryshuan dhe deformuan shumë nene në ligjin për hapjen e dosjeve, po demostrojnë mungesë vullneti për konstituimin e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Prej kohësh, në rrethet politike dhe mediatike, është përfolur se shumica e deputetëve shqiptarë kanë qenë të lidhur në forma dhe nivele të ndryshme me ish-Sigurimin e Shtetit. Në këto kushte, deputetët janë treguar shpërfillës për konstituimin e komisionit të posaçëm për hapjen e dosjeve. Aktualisht, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është bllokuar sepse shumica prej tyre nuk janë pajisur me certifikatë sigurie. Ndërsa ky problem, deri diku formal, pritet që të zgjidhet, kandidatët po hasin një pengesë tjetër. Konkretisht, ata nuk po mundet të marrin dot firmat e 28 deputetëve.
Sipas parashikimeve në ligj, por dhe shpalljeve të bëra nga Kuvendi, kandidatët duhet që të mbledhin firmat e rreth 28 deputetëve, në mënyrë që të kalojnë për diskutim në Komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili pesë prej tyre do ia propozojë seancës parlamentare për miratim. Por çfarë është duke ndodhur? Nga kontaktet me disa prej kandidatëve të mbetur në garë, ata janë shprehur se po hasin vështirësi në sigurimin e mbështetjes së 28 deputetëve, duke mos mbledhur as edhe një firmë. Sa i përket periudhës se kur pritet të ngrihet komisioni, vetë kandidatët janë shprehur skeptikë, duke thënë se procesi po zvarritet dhe nuk dihet se kur do të bëhet konstituimi i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Përzgjedhja e kandidatëve
Pas shpalljes së garës nga ana e Kuvendit për anëtarë të komisionit që do të zbulojë spiunët e Sigurimit të Shtetit, shprehën interes 13 persona. Në fillim të muajit tetor, ata zhvilluan një seancë dëgjimore në Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, ku prezantuan të shkuarën dhe karrierën e tyre. Nga verifikimet e bëra nga anëtarët e këtij nënkomisioni, u bë skualifikimi i dy prej kandidatëve. Një prej tyre u zbulua se kishte qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, ndërsa një tjetër nuk u paraqit në seancën dëgjimore. Aktualisht në garë kanë mbetur 11 kandidatë. Vetë Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Sigurimit të Shtetit do të përbëhet nga pesë anëtarë. Dy do jenë përfaqësues të Kuvendit, një i qeverisë, një i të përndjekurve politikë dhe një i shoqatave për të drejtat e njeriut. Aktualisht, Komisioni parlamentar i Ligjeve ka përzgjedhur vetëm zonjën Gentiana Sula, që është propozuar nga ana e qeverisë për të qenë anëtare e autoritetit. Ndërkohë, kandidatët e tjerë duhet që të sigurojnë mbështetjen e të paktën 28 deputetëve, në mënyrë që dhe ata të kalojnë në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve dhe më pas deputetët do të vendosin se kush prej tyre do t’i dërgohen seancës plenare për t’u votuar. Por duket e ky proces do të gjasë shumë, pasi vetë kandidatja e propozuar nga qeveria, edhe pse ka marr miratimin që para një muaji, ende nuk është hedhur për votim në seancë.
Syri.net.

Arben SHAHINI
Krimi i organizuar shqiptar është favorizuar dhe fuqizuar si kurrë më parë në dy vitet e fundit, kur vendi ka rënë nën sundimin e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Edi Rama dhe Ilir Meta.
Një raport i detajuar mbi portofolin e organizatave kriminale në Europë, evidenton mafian shqiptare si nga më të fuqishmet dhe të rrezikshmet.
Transcrime, (Qendra e Hulumtimit mbi Krimin Ndërkombëtar) ka publikuar më 16 Mars të këtij viti , një raport të detajuar mbi veprimtarinë e organizatave kriminale në Europë, ku Shqipëria zë një pjesë të mirë të gjetjeve përsa i përket aktivitetit të lartë kriminal vitet e fundit. Raporti është kryer, bazuar në projektin e financuar nga Komisioni Europian, OCP (Portofoli i Krimit të Organizuar). Raporti i hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe financuar nga KE përqendrohet në natyrën dhe shtrirjen e organizatave kriminale, të ardhurat nga aktivitetet kriminale dhe investimi i tyre në ekonomi, si edhe konfiskimet që kanë bërë autoritetet në Europë.
Prania e vrasësve, trafikantëve të dënuar dhe drogaxhinjve në qeveri, Parlament, çdo nivel të administratës dhe më e rënda në radhët e Policisë së Shtetit ka krijuar një terren tepër të favorshëm për lulëzimin e aktiviteteve të rënda kriminale, si prodhimi dhe trafikimi i drogave, trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore.
Sips raportit, grupet kriminale shqiptare evidentohen me një prani të lartë në Itali, Francë, Greqi, Gjermani, Zvicër, ndërsa në Holandë, Britani të Madhe, Spanjë janë evidentuar si një nga grupet kriminale që po rritin prezencën e tyre në shumë prej aktiviteteve kriminale.
Partneriteti i hapur i Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, qeveritarëve, parlamentarëve, kryebashkiakëve dhe drejtuesve të niveleve të ndryshme të policisë me krimin e organizuar është evidentuar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, si nga media, zyrtarë të policisë dhe raportet zyrtare të qeverisë amerikane, Komisionit Europian dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese europiane dhe ndërkombëtare. Ky partneritet qeveri-krim është provuar përmes situatës në territorin shqiptar, ku mbjellja, prodhimi dhe trafikimi i kanabisit është bërë pothuajse një biznes i ligjshëm, laboratorët e heroinës dhe kokainës konkurrojnë laboratorët e qendrave shëndetësore, pakot dhe ngarkesat me drogë dhe armë janë bërë si dërgesat e kartolinave të vitit të ri dikur. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është kapur në flagarancë duke i ofruar kushërinjve makinën e tij personale për trafikimin e drogave drejt Greqisë, është përgjuar duke dhënë llogari para mafiozëve për veprimet e tij, është evidentuar kryekontrollori i të gjitha trafiqeve kriminale në Shqipëri. Nga ana tjetër Kryeministri Rama është shfaqur publikisht si kapobanda e krimit të organizuar shqiptar, jo vetëm duke mbrojtur Tahirin dhe ushtrimin e lirë të aktiviteteve kriminale dhe kriminelëve nëpër rrugët dhe kufirin shqiptar, por duke vënë veton në ligjin për dekriminalizimin i kërkuar me forcë në Partia Demokratike dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarët kontrollojnë tregun e heroinës
Organizatat kriminale shqiptare dhe turke kanë kontrollin e shitjes dhe të shpërndarjes së heroinës në Europë, nga e cila llogaritet se përfitohet deri në 10 miliardë euro në vit. Heroina e prodhuar në Afganistan kalon nëpër Turqi për të përfunduar në Europë përmes tri rrugëve ballkanike, si më të shkurtrat dhe më të preferuarat për trafikantët. Nëpër Shqipëri kalojnë dy prej tri rrugëve kryesore që trafikantët e heroinës përdorin për të furnizuar tregun europian. Rruga jugore kalon nga Greqia në Shqipëri për të përfunduar në Itali. Ndërsa rruga perëndimore përfshin sërish Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera të rajonit tonë.
Ekspertët vlerësojnë katër arsye kryesore pse organizatat kriminale shqiptare kanë lidershipin në trafikun e heroinës. E para ka të bëjë me pozicionin e tyre shoqëror të mirëfavorizuar nga kriminalizimi i qeverisjes dhe varfëria e madhe. E dyta, prania e lartë e emigrantëve shqiptarë në Europë. E treta, bizneset kriminale që operojnë në bazë të lidhjeve të forta familjare, ku policia e ka vështirë të futet dhe të hetojë. E katërta, pozicioni kyç në rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.
Shqiptarët kontrollojnë shpërndarjen e heroinës në Francë, Gjermani, Itali, Zvicër, Holandë dhe Britani të Madhe, Belgjikë dhe Luksemburg.
Shqiptarët në bashkëpunim me organizatat kriminale kolumbiane dhe italiane janë tepër aktivë në shumë prej vendeve të Europës për tregtimin e kokainës. Laboratorët e shumtë në Shqipëri për përpunimin e kokainës, afërsia me tregjet e Europës, bashkëpunimi me policinë dhe autoritetet e larta qeverisëse i ka favorizuar organizatat kriminale shqiptare, krahasuar me ato rajonale.
Shqipëria është një prej pesë furnizuesve më të mëdhenj të Europës me kanabis. Tregjet italiane, greke, hungareze dhe sllovene janë të mbytura me prodhimin shqiptar, kryesisht vaj hashashi, ku trafikantët shqiptarë bëjnë transportin dhe kontrollojnë shpërndarjen me shumicë dhe pakicë.
Europoli ka evidentuar se grupet kriminale shqiptare vlerësohen si një prej grupeve kriminale më të dhunshme që operojnë në trafikun e qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni dhe shfrytëzim të fëmijëve për të lypur në vendet e Europës, kryesisht në Itali, Belgjikë, Francë, Britaninë e Madhe, Irlandë, Gjermani, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe në trafikun e armëve, organizatat kriminale kanë një prezencë të dukshme. Në Greqi, Itali, Bullgari dhe Rumani, kriminelët i drejtohen shqiptarëve për të plotësuar nevojat e tyre për armë. Grupet kriminale në Itali furnizohen sistematikisht me armë dhe municione kryesisht nga shqiptarët, ndërsa portet italiane përdoren për të shpërndarë sasi të tjera drejt Holandës, vendeve të Amerikës dhe Afrikës së Veriut.
Grupet kriminale shqiptare në Francë, Bullgari, Çeki, Sllovaki, Greqi janë nga më aktivet në krimet e grabitjes, zhvatjes dhe shantazhit me gjoba, kryesisht brenda komunitetit të emigrantëve shqiptarë në këto vende. Ndërkaq në Itali, Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Finlandë, Suedi dhe Holandë ata janë të përfshirë aktivisht në biznesin e paligjshëm të fajdeve, të grabitjes së shtëpive, grabitjes së makinave dhe grabitjes së konteinerëve me mallra, gjatë kohës që janë të ankoruara në porte, si edhe kur janë duke u transportuar nëpër Europë.
Grupet kriminale shqiptare, por edhe ato turke dhe europiane kanë gjetur në Shqipëri një treg miqësor për investimet e tyre. Mbështetja që sigurojnë përmes korrupsionit nga zyrtarët e ulët deri tek Kryeministri ka krijuar një parajsë për investimet e tyre kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë, ndërtimit, minierave, karburanteve, hotelerisë dhe kazinove.
Fitimet, mbi 5 miliardë euro në vit
Studimi ka llogaritur se çdo vit në Europë, organizatat kriminale arrijnë të fitojnë afërisht 110 miliardë euro. Nisur nga portofoli i zgjeruar i aktiviteteve kriminale, ku veç tregtisë së drogave merren në konsideratë përfitimet që sjell trafiku i armëve, prostitucioni, grabitjet, fajdet, fiksimi i rezultateve të ndeshjeve, bixhozi, kjo shifër përbën afërsisht 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm të Bashkimit Europian.
Studimi është rajonal dhe nuk jep detaje të hollësishme për organizatat kriminale dhe portofolin e secilës prej tyre, por shifrat e narkotrafikut janë të frikshme.
Grupet kriminale shqiptare me qendër në Shqipëri dhe ato me të cilat koordinohen në Europë kanë pjesën e luanit në trafikun e heroinës. Bashkë me turqit, shqiptarët kontrollojnë një treg që shkon në 10 miliardë euro në vit. Të ardhurat totale të organizatave kriminale europiane në trafikimin e kokainës shkojnë në 7.5 miliardë euro në vit. Ndërkaq, për trafikun e hashashit kemi të bëjmë me një treg që gjeneron afërsisht 7 miliardë euro në vit përfitime.
Nisur nga prezenca e konsoliduar e organizatave kriminale shqiptare në Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, por edhe prania gjithnjë e më e shtuar e tyre në Spanjë, Holandë dhe Britani të Madhe dhe vende të tjera europiane, mund të deduktojmë se përfitimet e mafias shqiptare shkojnë në mbi 5 miliardë euro në vit. Sigurisht se kjo është një pjesë që duhet ndarë edhe me kontigjentet kriminale shqiptare që operojnë në rajon, por është tepër e lartë për të mos parë ndikimin që ka në realitetin shqiptar. Një vend ku kriminelët bredhin me makinën e ministrit të Brendshëm, ku kriminelët drekojnë me Kryeministrin dhe policët e devotshëm burgosen, ku i vihet flaka laboratorit të kriminalistikës dhe digjen provat që kryqëzojnë partnerët e pushtetarëve të lartë, ku Kryeministri terrorizon prokurorë dhe gjykatës që guxojnë të zbatojnë ligjin, është tashmë një shqetësim europian dhe ndërkombëtar. Oligarkët e krimit bëjnë ligjin në këtë vend dhe miliardat e tyre veçse shtohen nën këtë qeverisje.

Ish-Kryeministri Berisha denoncoi dje në ‘Parlament një tjetër skandal sipas të cilit qeveria ka porositur 3 “Benz”-a të blinduar me vlerë më shumë se 2 mln euro, përkatësisht rreth 700 mijë euro secila. “Përveç “jaguarizimit” të qeverisë, tani na dalin dhe tre “Benz”-a që kushton secili të paktën 700 mijë euro. Gjatë qeverisjes sime, e vetmja veturë e blerë për delegacionet e huaja, ishte një “Benz” i blinduar, bashkë me “Benz”-in e blinduar që kisha trashëguar nga paraardhësi im dhe që na ka lënë mes rrugës ndonjëherë po punë e madhe, përveç atij nuk kishte makinë tjetër të blinduar kryeministri. Atë “Benz” të blinduar nuk e ka përdorur në asnjë rast, në asnjë rrethanë asnjë personalitet shqiptar, as Presidenti, as Kryeministri, as Kryetari i Kuvendit”, u shpreh Berisha. Ish-Kryeministri e cilësoi të paprecedent porositjen e të tillave makinave luksoze, vendimi për të cilat jo vetëm është marrë në mënyrë të fshehtë, por njëkohësisht vjen në një kohë, kur vendi është përfshirë nga kriza e rëndë ekonomike, varfëria dhe papunësia. “Atë “Benz” të blinduar që kushtonte mbi 600 mijë euro, sapo erdhi në pushtet Edi Rama e transferoi për veten e tij. Kjo është e vërteta, e kam denoncuar që në atë kohë. Tani na porositen tre “Benz”-a të tjerë të blinduar. Ky është një akt i shëmtuar. Unë jam shumë dakort që të porositet edhe një, megjithëse besoj se gjatë dy viteve nuk pati asnjë rast, nuk mbeti asnjë i huaj që kishte mbrojtje me makina të tilla, të mbetej pa të, sepse e kishte zënë një tjetër. Por ta zëmë se veprimtaritë mund të vijnë, duke u shtuar, edhe një tjetër them se duhet të merret, por të blesh tre, do të thotë të jesh një makut, të jesh njeri i pashpirt, të jesh një njeri që je verbuar, të ka verbuar luksi, të ka verbuar frika, të kanë verbuar shumë faktorë. Po si mund të marrësh edhe tre makina të tjera të blinduara? A nuk jeni ju që ngritët zërin në qiell pse unë mora një makinë për delegacionet. Nuk e mora për vete, se kam parë me sy një herë. Dhe duhet ajo, dhe po të doni duhet dhe një tjetër, po jo për Edi Ramën. Edi Rama e ka atë që kam trashëguar unë nga paraardhësi im, atë e ka aty. Të ketë tre makina që rrinë aty për t’i shijuar Edi Rama sa herë t’i teket, ky është krim, është mëkat.”, tha Berisha.
Rama shpalli Top Sekret për 10 vjet blerjen e Jaguarëve
Berisha demonstroi dje para deputetëve dokumentin, i cili mban datën 1 tetor 2015 në të cilin Ministria e Brendshme ka porositur blerjen e makinave luksoze tip Jaguar me një afat ruajtjeje për 10 vjet. “Qeveria është verbuar! Këtu kam dokumentat e tenderit të makinave, sekretit të madh. Sekret me afat ruajtjeje 10 vjet . Po cili është sekreti? Veturat qeveritare. A e kuptoni apo jo, vjedhja është sekreti. Këta kanë sekretuar vjedhjen. Qeveria në këtë vendim sekret të datës 01/10/2015, më saktë Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës, porosit ….Termin “sekret” e keni vendosur ju në vendim jo unë. Ju lutem zoti kryesues i seancës fotokopjojeni vendimin dhe jepjuani të gjithë deputetëve. Se ka hackers që i nxjerrin ajo është punë tjetër pastaj, ata janë miqtë e mi. Janë 42 vetura” tha Berisha.
1.2 milionë euro çdo vit do paguajmë për Jaguarët
1.2 milionë euro është kostoja që do të paguajmë çdo vit për qeranë e jaguarëve të porositur nga Rama. “A e dini ju çpo ndodh tjetër? Sa është qeraja në vit e makinave të këtij vendimi sekret? 1 milion e 2 mijë euro në vit është qeraja e tyre” denoncoi dje Berisha në Parlament. Përmes një tenderi të fshehtë, qeveria do të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i cili nuk u publikua asnjëherë në faqen e qeverisë “kryeministria.al” në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve, si dhe ngarkon Gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. Makinat që do të blihen janë të markës “Jaguar” dhe se kushtojnë 95 mijë USD copa. Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për Kryeministrin, 14 për Këshillin e Ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për Presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës. Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie. Përveç tetë makinave që do të blihen për “titullarin e institucionit” të Kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon Gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për “aparatin e institucionit”. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila. I gjithë ky shpenzim luksoz i Ramës do tu kushtojë qytetarëve plot 1.2 milionë euro çdo vit.
Në dy vite Rama mori 2.4 miliardë euro borxh
2.4 miliardë euro është shuma stratosferike që Rama ka marrë borxh në vetëm dy vite të qeverisjes së tij. Gjatë seancës së djeshme plenare, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se asnjë nga këto para të marra borxh nuk është shpenzuar për shërbime ndaj qytetarëve apo investime publike. “A po i bëni ju rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve. KLSH ka gjetur 399 tendera me abuzime, në një total prej 720 milionë euro. Për qytetarin që e ka të vështirë ta imagjinojë, unë i them të shtrojë një pyetje. Këta zotërinj në dy vjet kanë marrë 2.4 miliardë euro borxh. Këta zotërinj në dy vjet në mënyrë absolute s’kanë përfunduar një kilometër rrugë të plotë, nga ato që u kam lënë unë në përfundim e sipër, qeveria e mëparshme. Po çfarë ndodh me paratë? Paratë vidhen. Se po ja u more 30%-shin kompanisë, kompania thotë ku të kam parë pastaj, bën si do vetë dhe s’të bën as punime, i shtyn punimet, i bën të këqija dhe s’të bën asgjë. Unë para shumë shumë vitesh një deputet që është këtu në sallë do vinte të më thonte në zyrë, se kjo po ndodh, këtë po na bëjnë. Dhe kjo po ndodh edhe tani prandaj spo bëhet asnjë punë. Këtu është problem shumë se s’ke me kë të flasësh. Del lista, 80 tatimorë me nga 7 mijë euro në xhep i emëron një deputet, 18 arsimtarë një tjetër. Jeni lëshuar si lukuni për të vjedhur. Pra, po vidhet masivisht dhe produkti është pothuajse zero. Përveç ndonjë shatërvani, përveç pllakave e sheshi të ndonjë qyteti, nuk ka asnjë punim tjetër”, tha ish-Kryeministri Berisha. Ish-Kryeministri theksoi se janë me qindra milionë para që shpenzohen për luksin qeveritar.
Emërimet skandaloze në arsim, 7 mijë euro për emërimin si mësues
Në një replikë me deputetin Erion Braçe në lidhje me listën skandaloze të emërimeve në arsim, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se vendet e punës në arsim janë shndërruar në një pazar ordiner, ku për emërimin e një mësuesi merren deri në 7 mijë euro ryshfet. “Unë nuk jam kundër që çdokush të flasë dhe të replikojë me mua. Sepse edhe kryetari juaj më thotë Kryeministër. Pasi më thotë 3 herë Kryeministër, më drejtohet si ish-Kryeministër. Për mua është vlerësim kjo. Por po rrini në kohën time. Për mua… rrini sa të doni në kohën time. Nga i pari tek i fundit prej jush, jetoni në kohën e Sali Berishës. Ky nuk është faji im. Është dështimi juaj apo suksesi juaj, punë tjetër. Në këtë kontekst parafolësi i akuzave të mia konkrete me dokumente, me fakte iu përgjigj me shpifje dhe trillime pa hedhur poshtë asnjë prej tyre. Unë fola për tendera të shpallura ‘sekret’ për prapanicat e qeveritarëve dhe ministrave. Po çfarë sekreti përbën vetura e ministrit? Kjo është çmenduri, kjo është oruelliane, kjo është fyerje dhe turp për një vend. Unë prisja reagim tjetër jo reagime të tilla. Ju jetoni në kohën time, vazhdoni. Unë fola këtu për ndrikullën Nushi, e cila sot është më e fuqishme se ç’ishte klani saj në kohën e Enver Hoxhës në grabitjen dhe plaçkitjen e pasurive publike. Unë fola këtu për emërime të bëra për 6000-7000 euro në arsim e kudo. Po njeriu ka një kod etik. Po sigurisht kur s’të detyron asgjë, nuk i lejoj vetes të emërojë asnjeri, mbi të gjitha për të mos u përfolur në radhë të parë, kanë një procedurë ligjore emërimet. Por nëse një deputet ka emëruar 80 tatimorë unë ju garantoj se kjo mund të jetë e pashembullt në historinë e këtij vendi. Si mund të emërojë një deputet 80 tatimorë? A ka një procedurë, a ka një konkurs, një rregull, një ligj, një kod për emërimin e tyre”, tha Berisha.
Arben Shahini

Një mesoburrë me shall rrotull qafës dhe hundë të madhe sa një kalli misri;
-Di gjë ti për gjyshin tim ?
-Për gjyshin tënd, seriozitetin, autoritetin, lavdinë, qejfet e tij, në luginën e Vjosës dinë gjithçka edhe zajet e lumit, edhe retë e qiellit, edhe dëbora mbi male. Ka marrë tre gra njëpasnjë. Të tereja fisnike. Kur mori të tretën e thirri Babai i Teqesë së Alipostivanit, i tha; “Bej, nuk është mirë”. Dhe Beu j’u bind, e largoi.
-Sa mirë e mbajtke ment Beun e Pacomitit. Po kryetarin e kooperativës, sekretarin e partisë, operativin e zonës, i mban ment ti ata qënër ?
-Mos m’i kujto ata mutër. Çfarë tu mbaj ment unë atyre haleve ? Unë jam kopil i beut, gjyshit tënd, dhe e kam për nder.
Tjetër kalimtar, me kosore në sup.
-Kam qënë kryetar këshilli. Tani më kanë harruar fare. Mirë kanë bërë që më kanë harruar. Çfarë të mbajnë ment prej meje. Një cop kopil që gjyshi yt, ndjesë pastë dhe shpirti i ndrittë, më solli në jetë me një hyzmeqare.
Një i moshuar me njërin sy prej qelqi.
-Jam 84 vjeç. E mbaj ment mirë beun, sa tokë, sa bagëti ka pasur, dhe gjithçka tjetër. Ishte shkolluar në Stamboll. Fliste dhe shkruante Shqip dhe turqisht, por vishej sipas modës europiane me frak dhe kapele republikë. Kostumet i qepte në Gjirokastër dhe Selanik. Nderonte Rilindasit. Posaçërisht Naimin. Kishte respekt të madh për gjërat e shkruara, dokumentat e ndryshme, sidomos ato të pronësisë. Ishte sevdalli’, qefli femrash. Kur erdhi Italia, vuri duart në kokë, ra mbi mangall duke shqiptuar sentencën madhështore që këtyre anëve e kujtojnë edhe sot; “Bo-bo, ramë në dorë të fukarajt”. Në do ta dish, unë jam kopil i gjyshit tënd.
Në Zonjë.
-Jam mësuese. Beun këtej e kujtojnë sikur të ishte ende gjallë, sikur ka vajtur diku dhe pritet të vijë. Ishte Don Zhuani i Luginës së Vjosës. Komunistat pengoheshin nga parimet e ngurta të marksizëm-leninizmit në bërjen e seksit. Beu nuk i linte fshatarkat të vuanin. Ua plotsonte dëshirat. Kopilet e gjyshit tënd, njëra prej të cilave jam unë, për kontributin që kanë dhënë, janë prezente nëpër këngë. Ja dy vargje të një kënge të famshme,
Çup’ e Veli Beut me nishan në ballë,
Ç’e gënjeu kopilja, e nxorri në shkallë.
Një djalë i ri me biçikletë.
-Hë mo përmetar, di gjë ti për gjyshin tim ?
-Të kam zili që je nip beu. Nëna dhe babai im janë kopile dhe kopil beu. Vetë jam një stërkopil i gjyshit tënd. Unë stërkopili i beut kam mbaruar në Amerikë për Etnopsikologji. Doktoraturën në Kembrixh po e bëj për Bejlerllëkun dhe kopil’llëkun. Po hulumtoj thellë për jetën e gjyshit tënd si Bej dhe veprimtarinë time si stërkopil. Një kapitull do jetë “Pse nuk e harron kopili Beun”. Më mahnit gjyshi yt i lavdishëm. Komunizmi dhe komunistat ishin mish i huaj për këtë vend. Gjyshi yt ishte produkt autentik i mjedisit. Beu ishte si fshati, fshati ishte si Beu. Kujtimi i gjyshit tënd madhështor i ka bërë hi e pluhur mijëra librat dhe filmat që komunistat bënë kundër tij. Komunistat nuk e kuptuan kurrë se sa më tepër e luftonin, aq më të pavdekshëm e bënin Beun. Të qënët stërkopil më ka ndihmuar goxha për Doktoraturën. Unë e di, për shembull, se që kur ti nipi i Beut nuk ishe as 10 vjeç shtëpia jote dukej si OKB-ja në seancë plenare. Bejlereshat, me në krye më të fismen dhe më të kënduarën e tyre, nënën tënde, të bijën e beut, rrufisnin kafe dhe tymosnin duke folur për Amerikën, Rusinë, Kinën, Kanalin e Suezit, luftën e klasave, arrestime, internime, burgime, pushkatime, frikëra, emra, data, ndodhira, ilakara, Bejlerë, Teqe, Baba Teqeje, Dervishë, Myhypë, Qatipë, Poetë, Bejtexhinj, tregëtarë, hyzmeqarë, kopila, kopile. Bejlereshat flisnin edhe për Beun. Tthoshin ishte “sevdalli'”. Babai yt nuk merrte pjesë në këto seanca. Edhe ai Bej ishte. Por si Bej kolonjar e hidhte më lart. Babai yt fliste për Aristotelin, Arkimedin, Neronin, Monarkët e shquar, Shekspirin, Gëten, Tolstoin, Kolombin, Magelanin, Kromuellin, Henri Fordin. Ti në një qoshe dëgjoje i përhumbur Bejlereshat. Një herë e pyete nënën; “Ç’domethënë “Bejlerllëk”, “Sërë”, “Sevdalli”, “Diktaturë” ? Ajo tu përgjigj me ca fjalë që ti i mbajte vëth në vesh për tërë jetën; “Nuk ke turp që sapo mbarove së lexuari Makbethin dhe këto terma nuk i di ?! Bejlerët dhe Bejlereshat janë si Dhëmbeli dhe Nëmërçka. Kopilat dhe kopileshat janë si ujët e Vjosës. Mos u habit se në këtë vizitë tek “Rrapi i Pacomitit” takove vetëm kopila, kopile, dhe mua stërkopilin. Bota është e Bejlerëve. Por ndodh ndonjëherë që frerët i marrin në dorë pjellat e tyre bastarde, kopilat. Ne kopilat dhe kopilet bënim ligjin në kohën e diktaturës. Prandaj s’gjen karar Shqipëria. Nuk bëhet Shqipëria me kopila, bëhet me Bejlerë. Me gjithë çka ndodhur vitet e fundit, s’besoj se ka mbetur budalla pa e kuptuar. Tani dëgjo të them kryesoren. Kur të pyesin kush ta tha, thuaju ma tha një stërkopil nga Përmeti; Përderisa koha nuk ka as fillim e as mbarim, për Bejlerët nuk është kurrë as herët as vonë.
Edison Ypi.
Bektashizmi është një tarikat islamik Sufi dhe bashkësi e madhe fetare në Shqipëri. Tarikati Bektashi mendohet të jetë themeluar në Anadoll nga Haxhi Bektash Veliu (turq. Haci Bektas Veli), i cili ka jetuar në shekullin XIII. Me zgjerimin e Perandorisë Osmane, ai u përhap nga Anadolli qendror në Ballkan, në Greqi, në Kretë dhe gjetiu, ku bektashinjtë shërbyen si misionarë të fesë islame dhe kapelanë të jeniçerëve.
Për historinë e hershme të bektashinjve në Shqipëri dihet pak, ndo-nëse mund të hamendësohet se ata janë themeluar mirë këtu nga fundi i shekullit XVI deri në mesin e shekullit XVII. Bektashinjtë vetë hyrjen e tyre në Shqipëri e zbresin deri në figurën e dëgjuar legjendare të Sari Salltëkut. Udhëtari turk Evlija Çelebiu, i cili kreu një udhëtim nëpër Shqipërinë jugore në verën e vitit 1670, gjeti një teqe bektashinjsh në Kaninë, afër Vlorës, dhe atë vend e përshkruan si më poshtë:
“Këtu gjendet edhe një teqe e Haxhi Bektash Veliut, gjithashtu e themeluar nga Sinan Pasha. Kjo teqe është e dëgjuar në mbarë Turqinë, Arabinë dhe Persinë. Aty gjenden edhe shumë njerëz të dhënë pas dijeve mistike dhe pasjetës së përkorë prej dervishi. Ndër ta ka disa djelmosha të hijshëm. Udhëtarëve që u bie rruga dhe atyre që vijnë për t’ufalur u nxirren nga kuzhina e qilari i teqes të ngrëna të mira, sepse të gjitha malet, vreshtat e kopshtet rreth e qark janë vakëfe të teqes. Pranë teqes, në një tyrbe madhështore, prehen themeluesi i saj, Gazi Sinan Pasha, bashkë me njerëzit e familjes e idhtarët e tij, që’ Perëndia i ndjeftë aty ku janë. Shkurt, ajo është nje’ teqe e pasur dhe e dëgjuar dhe unë nuk gjej fjalë për ta përshkruar” (Seyahatname, VIII, 361a).
Tyrbja që përmend Evlija Çelebiu, e cila tashmë është zhdukur, ishte ende objekt adhurimi në kohën e vizitës së konsullit austriak Johann Georg von Hahn (1811–1869) në mesin e shekullit XIX Hahn-i shkraan: “[Pronarët e kalasë] janë pasardhës të pushtuesit të parë turk të kësaj zone, Sinan Pashait të dëgjuar të Konias, varri i të cilit mund të shihet në një teqe të vogël poshtë kalasë. Këtu vijnë për pelegrinazh nga anë e anës, sepse turqit e konsiderojnë Sinanin shenjtor (1854).” Kur Porta urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve të bektashinjve më 1826, teqeja bektashie e Kaninës i kaloi tarikatit Halveti. Tyrbja ku ndodhej teqeja u rrënua më 1971, por në “vendin e mirë” ka ende një gur të bardhë.
Ndër objektet e tjera të hershme bektashie ishte teqeja e Tetovës në Maqedoni, e themeluar në fundin e shekullit XVI. Sipas gojëdhënës, Sersem Ali Dede, vezir në kohën e Sulltan Sulejmanit (sund. më 1520–1566), pa në ëndërr Balim Sulltanin, pirin (nismëtarin, themeluesin) e dytë të tarikatit Bektashi, dhe e la detyrën e vezirit për të bërë jetën e një dervishi të thjeshtë në fshatin e Haxhi Bektashit, ku kishte lindur lëvizja e bektashinjve. Para se të vdiste më 1569, ai e la amanet që gjithë pasuria e gjëja e tij të shiteshin dhe paratë të përdoreshin për të blerë tokë për një teqe në Tetovë. Teqeja u ndërtua ashtu si tha një Baba Harabati (Harabti), dhe ajo mori emrin e tij. Kjo teqe u zgjerua në fundin e shekullit XVIII e në fillimin e shekullit XIX me një numër ndërtesash dhe një kopsht të bukur, çka ekziston edhe sot si kompleks hotelesh. Që nga fillimi i shekullit XVIII e këndej, teqeja e Tetovës ka shërbyer si seli mëmë (ashitanë) për shumë teqe të tjera në Kosovë e në Maqedoni. Më 1780 pasoi ndërtimi i një teqeje bektashinjsh në Gjirokastër në kohën e Baba Asimit. Kjo teqe hodhi themelet e lëvizjes bektashie në vetë Shqipërinë dhe mori rëndësi të veçantë në fund të shekullit XIX.
Shqiptarët qenë veçanërisht të prirur për të pranuar disa tipare të Bektashizmit, konkretisht tolerancën tradicionale dhe vlerësimin për fe të ndryshme, si dhe qëndrimin pa paragjykime ndaj bindjeve dhe praktikave të lidhura me to. Madje disa venë re një vazhdimësi të disa praktikave të krishtera e para-të krishtera nën çadrën liberale të Bektashizmit. Për më tepër, bektashinjtë qenë të gatshëm të pranonin interesat dhe gjuhën vendëse, ndryshe nga myslimanët sunitë, të cilët e njëjtësonin veten kryesisht me kryeqytetin Osman dhe me gjuhën arabe. Një pjesë e mirë e Shqipërisë jugore dhe e Epirit u kthye në bektashi në fillim nën ndikimin e Ali Pashë Tepelenës (1759–1822), i madhi e i tmerrshmi ‘Luan i Janinës,’ i cili edhe vetë ishte idhtar i këtij tarikati. Më 1826, katër vjet pas vdekjes së Ali Pashës, ky tarikat pati një rënie në Shqipëri, kur Sulltan Mahmudi II (sund. 1808-1839) i dha fund ekzistencës së trupës së jeniçerëve dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve bektashie në Perandorinë Osmane. Megjithatë, bektashinjtë e morën veten përsëri gjatë periudhës së lëvizjes kombëtare shqiptare, Rilindjes, në fundin e shekullit XIX dhe, pa dyshim, është kjo lidhje me lëvizjen që solli popullaritetin e shpejtë të tyre. Shkalla e përqafimit të bektashizmit qe e tillë” sa që bektashinjtë erdhën e u formuan si një bashkësi fetare më vete dhe u bënë feja e katërt në Shqipëri.
Llogaritet se, në fillim të shekullit XX, 15 për qind e popullsisë së Shqipërisë ishin bektashi, baras me një të katërtën e myslimanëve të vendit. Teqetë e tyre shërbyen si qendra të lëvizjes kombëtare, sidomos për përhapjen e fshehtë të librave dhe të arsimit në gjuhën shqipe. Megjithatë, ky sekt nuk ia doli të bëhet fe kombëtare e shqiptarëve, sikundër kishin shpresuar shumë intelektualë bektashi. Njëra nga arsyet për këtë qe përqëndrimi i shpërpjestuar në jug të vendit. 70 për qind e të gjitha teqeve bektashie gjendeshin në krahinat në jug të Beratit dhe vetëm 3 për qind në veri.
Bektashizmi, gjithashtu, pësoi një zmbrapsje të madhe, gjatë viteve të pavarësisë, me rebelimin e shumë myslimanëve që kërkuan kthimin e vendit në gjirin e Perandorisë Osmane dhe, sidomos, me djegjen dhe plaçkitjen e shumë teqeve shqiptare nga ekstremistët grekë gjatë Luftërave Ballkanike dhe gjatë Luftës I Botërore. Në atë kohë, rreth 80 për qind e teqeve ose u dëmtuan, ose u rrënuan krejtësisht, çka qe një humbje e pallogaritshme, nga e cila kjo kulturë islamike nuk e mori veten kurrë.

Në kongresin e tyre të parë kombëtar, të mbajtur në Prishtë të Skraparit në janar 1922, bektashinjtë e shpallën veten të pavarur nga bektashinjtë e Turqisë dhe, pas ndalimit të të gjitha tarikateve të dervishëve në Turqi në vjeshtën e vitit 1925, bektashinjtë turq e shpërngulën selinë e tyre botërore dhe e prunë në Tiranë. Në Shqipëri ata ngritën një bashkësi të pavarur e të njohur nga të tjerët, e cila ekzistoi deri më 1967. Bashkësia e bektashinjve u sistemua e u nda në gjashtë rrethe të vendit:
Më 1928, publicisti Teki Selenica regjistroi praninë në Shqipëri të gjashtëdhjetë e pesë baballarëve, që teorikisht do të thotë se në atë kohë kishte të paktën gjashtëdhjetë e pesë teqe në gjithë vendin. Gjithashtu, kishte rreth 10-12 teqe bektashinjsh në Kosovë. Deri në mesin e viteve 1940, në Shqipëri numëroheshin 280 baballarë e dervishë, kurse në vitet 1960 dihet se në vend ende kishte rreth pesëdhjetë teqe bektashinjsh dhe rreth tetëdhjetë dervishë, pesëmbëdhjetë nga të cilët vetëm në Krujë. Mirëpo, më 1993, pas shembjes së diktaturës, kishin mbetur gjallë vetëm pesë baballarë dhe një dervish, kurse teqe të mbetura më këmbë e që mund të njiheshin si teqe kishin mbetur vetëm gjashtë.
Bashkësia Bektashie, sikundër bashkësitë e tjera fetare në Shqipëri, u përndoq nga regjimi komunist që nga fillimi dhe shumë nga krerët e saj pas pak kohe gjetën vdekjen. Baba Murtezai i Krujës vdiq më 1946, pasi ishte torturuar dhe hedhur nga dritarja e burgut. Baba Qamil Gllava i Tepelenës u ekzekutua më 1946 në Gjirokastër. Shkrimtari Baba Ali Tomori (1900–1947) dhe Baba Shefqet Koshtani nga Tepelena u ekzekutuan një vit më pas. Antropologu amerikan Frances Trix ka botuar një listë pak a shumë të plotë të baballarëve bektashinj që kanë vuajtur gjatë viteve të para të regjimit komunist (kr. F. Trix 1995b, ff. 546-547).
Më 1967, bashkësia e bektashinjve u shkri tërësisht kur qeveria komuniste nxori një vendim për ndalimin e të gjitha veprimtarive fetare në Shqipëri. Gjatë periudhës së diktaturës ishin vetëm dy teqe shqiptare që u përpoqën të vazhdonin traditën: njëra në Gjakovë, nën drejtimin e Baba Qazim Bakallit (1895-1981), dhe tjetra në Taylor, afër Detroitit (Michigan, SHBA), e themeluar më 1954 dhe, për shumë kohë, nën dre-jtimin e të shquarit Baba Rexhebi. Më pas ajo u drejtua nga Baba Flamur Shkalla. Teqeja e bukur e Gjakovës u shkatërrua me themel nga ekstremistët serbë në pranverën e vitit 1999 bashkë me pjesën tjetër të qytetit të vjetër.

Pas pothuajse një çerek shekulli heshtjeje në Shqipëri, më 27 janar 1991, në Tiranë u ngrit një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë së bektashinjve. Që prej atij viti e këndej, bashkësia e re, nën drejtimin e Baba Reshat Bardhit (1. 1935), ka punuar mjaft për të ringjallur traditat e Bektashizmit në Shqipëri. Teqeja dhe, njëkohësisht, selia botërore në Tiranë u rihapën më 22 mars 1991 me rastin e Nevruzit, kurse kongresi VI kombëtar i bektashinjve u mbajt në korrik 1993. Në fund të viteve ’90 u vepruan në Shqipëri gjashtë teqe bektash-injsh: në Turan KO, e drejtuar nga Baba Edmond Ibrahimi (1. rreth vitit 1957); në Gjirokastër, e drejtuar nga Baba Haxhiu (1. 1936); në Elbasan, e drejtuar nga Baba Sadik Ibro (1. 1972); në Fushë Krujë, e drejruar nga Baba Selim Kaliçani (1922-2001); në Tomoricë, e drejtuar nga Baba Shabani; dhe në Martanesh MT, e drejtuar nga Baba Halil Curri. Të tjera teqe janë në ngritje e sipër: në Berat, në Shëmbërdhenj LB, në Bllacë e në Vlorë, ku tyrbja e Kusum Babait u rihap në prill 1998 në një pikë të bukur që ngrihet mbi qytet. Jashtë kufijve të Shqipërisë, teqe bektashinjsh ka në Tetovë, e drejtuar nga Baba Tahiri dhe para se të shkatërrohej nga forcat serbe në pranverë të vitit 1999 – në Gjakovë, e drejtuar nga Baba Mumin Lamaj.
Tarikati fetar i bektashinjve ka një strukturë hierarkike, si dhe zakone, rite e praktika të veçanta. Kategoritë kryesore në hierarkinë e këtij besimi fetar janë si më poshtë.
Sikundër ndodh me Sufizmin përgjithësisht, Bektashizmi theksin e vë në thelbin a kuptimin e brendshëm e jo në respektimin e konvencioneve të jashtme. Kështu që praktikat dhe ritet bektashiane karakterizohen, sikundër është përmendur më parë, nga një shkallë e mirë liberalizmi. Krerët fetarë sunitë jo rrallë janë skandalizuar nga mospërfillja që bektashinjtë shpesh shfaqin ndaj disa rregullave të fesë islame tradi-cionale. Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka, ndryshe nga myslimanët sunitë, që falen pesë herë në ditë. Bektashinjtë, kur falen, nuk përkulen detyri-misht në gjunjë. Sikundër myslimanët e tjerë, shumica e bektashinjve nuk e hanë mishin e derrit, as nuk i prekin me dorë breshkat, qentë e gjarpërinjtë dhe, mbi të gjitha, nuk u afrohen lepujve. Disa bektashinj e pijnë alkoolin e madje, në disa teqe, rakinë e bëjnë vetë. Gratë e tyre marrin pjesë si të barabarta në ceremonitë e kuvendimet, diçka tjetër kjo që i skandalizon myslimanët tradicionalë e që në të kaluarën ka dhënë shkas për hamendje të forta e thashetheme për jetën dhe sjelljet brenda teqeve. Bektashinjtë nuk e kanë detyrim të mbajnë ramazan (shih), por ata agjërojnë, ose të paktën nuk pijnë lëngje, gjatë periudhës së matemit (shih), pra në dhjetë ditët e para të muajit Muharrem, gjatë të cilave përkujtohen vuajtjet dhe vdekja e imamit Husein. Pas matemit vjen festa e hashures (shih), gjatë së cilës hahet një ëmbëlsirë e bërë me grurë të rrahur, fruta të thata, arra dhe kanellë. Nga bektashinjtë shqiptarë kremtohet edhe Nevruzi, viti i ri persian dhe ditëlindja e imam Aliut.
Bektashizmi ka një histori të gjatë dhe ka pësuar ndikime nga burime të ndryshme. Ndër elementet më të hershme të bindjeve e të doktrinave bektashie në Lindjen e Mesme janë heterodoksia turkmene, lëvizja e Kalenderit (Qalandarit) asketik e shekujve XVIII-XIV, e frymëzuar nga misticizmi persian e indian, Melametizmi Sufik (Malamatija) e botës së përtejme, tarikati Futuwwa në Lindjen e Mesme, si dhe doktrina gnostike e kabalistike e Hurufizmit Persian. Më pas ai erdh e u zhvillua në lidhje të ngushtë me Islamin Shiit e Alevit dhe, të paktën në Ballkan, mori shumë elemente të krishtera.
Përkundrejt bindjeve të tyre themelore panteiste, për të cilat bektashinjtë mund të jenë mjaft të fshehtë. Ata besojnë tek Allahu, te Muhamedi dhe tek imam Aliu, dhe këtij të fundit ata i japin një vend të veçantë. Madje, Aliu, e shoqja Fatime dhe dy djemt e tyre Hasan e Husein janë figura qendrore në doktrinat bektashie e shiite. Shumë familje bektashie mbajnë në shtëpi figura të Aliut, sepse e quajnë si shfaqje të Zotit mbi tokë. Besimtarët i falen në raste nga më të ndryshmet duke thirrur “Ja, Ali!” ose “Muhamed-Alil” Figurat e Allahut, Muhamedit dhe Aliut janë bërë kështu elemente të një lloji trinie bektashie. Bektashinjtë, sikundër shiitët e tjerë, adhurojnë të dymbëdhjetë imamët, natyrisht Aliun në mënyrë të veçantë, dhe e quajnë veten pasardhës të imamit të gjashtë, Xhafer Sadik. Vetkuptohet, ata adhurojnë edhe Haxhi Bektashin si themelues të tarikatit. Sa i përket moralit, bektashinjtë i përmbahen formulës turqishte eline, diline, beline sahip ol (Zotëro e mbaj duart, gjuhën dhe këllqet e tua), e cila përdoret gjatë ceremonisë së shugurimit. Në thelb, kuptimi i kësaj formule është: të mos vjedhësh, të mos gënjesh e të mos flasësh kot, dhe të mos bësh tradhti bashkëshortore.

Burim i rëndësishëm informacioni për besimin e bektashinjve shqiptarë është Fletore e Bektashinjet, e shkruar nga njëri prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, Naim bej Frashërit (1846–1900). Frashëri, i cili ishte autor veprash fetare, kombëtare e didaktike, që luajtën rol të jashtëzakonshëm për Rilindjen kombëtare shqiptare në periudhën e fundit të shekullit XIX, kishte shpresuar se besimi liberal bektashi, me të cilin ai ishte lidhur që në moshë të njomë në fshatin Frashër, një ditë do të përqafohej si fe e re e të gjithë shqiptarëve. Me që rrënjët i kishin si në Kuranin mysliman ashtu edhe në Biblën e krishterë, bektashinjtë kishin mundësi ta shpinin përpara çështjen e forcimit të bashkimit rreth tyre të njerëzve të ndarë nga fetë e ndryshme. Naim Frashëri ishte idhtar i pavarësisë konfesionale të lëvizjes së bektashinjve shqiptarë nga selia qendrore, pir evi, në fshatin Haxhi Bektash Qoj (Haci Bektas Koy) të Anadollit dhe propozoi që në krye të lëvizjes të ishte një baba ose dede shqiptar. Ai, gjithashtu, solli në përdorim terma shqip në vend të termave turqisht që përdoreshin më parë nga bektashinjtë shqiptarë: shq. atë në vend të turq. baba, dhe shq. gjysh në vend të turq. dede, për t’i dhënë fesë bektashiane karakter kombëtar e për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët. Fletorja përmban një hyrje për besimin bektashi dhe dhjetë vjersha fetare, të cilat japin një tablo të rrallë të besimeve të këtij tarikati. Ajo fillon kështu:
Bektashinjtë besojnëZot’n e math e të vërtetë, Muhamet-Alinë, Hadixhen’e Fatimenë edhe Hasan e Hysenë. Të dymbëdhjet’ imamëtë qëjanë: Ali, Hasan, Hysen, Zejnel-Abidin, Muhamet-Bakir, Xhafer-Sadik, Musa-Qazim, Ali-Riza, Muhamet-Teki, Ali-Neki, Hasan-Asqeri, Muhamet-Mehdi. Kanë gjithë at’Alinë dhe mëmë Fatimenë. Besojnë dhe gjithë të Mirëtë, qëjane’ tëpar’e të pastajmë. Se besojnë mirësinë dhe asaj i falenë. Pa si besonj’ e duanë këta ashtu dhe Musan’ e Merjemenë dhe Isan’ e shërbëtorët’ e tija. Të parë kanë Xhafer-Sa-diknë’ edhe plak Haxhi-Bektash- Velinë, q ‘ështe’ ng ‘ajo derë. Këta të gjithë kane’ thënë: “Bëj mir’ e mos bëj keq. ” Kësaj fjale i kanë prurë bese’ bektashinjtë. E vë’rteta dh ‘e drejta, edhe mëndja e urtësija dhe gjithë mirësitë mbretërojnë në kët’ udhë. Bes’ e bektashinjve është udh’ e gjerë, që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Më nj’anë ka lulet’ e diturisë, m ‘anët tjatër të’ së vërtetësë. Pa dituri e pa të vërtetë’ dhe pa vëllazëri s ‘munt të bënetë njeriu bektashi i vërtetë. Ndaj bektashinjet gjithësija është’ vetë Perëndia.
Pavarësisht nga një panteizëm dhe universalitet i tillë, besimi bektashian i Naim Frashërit ka një frymë kombëtare të theksuar: Nukë vetëm në mest te’ tyre bektashinjtë, po dhe me gjithë njerëzine’ janë’ vëllezër ‘e shpirt. Duanë si shpirtin ‘e tyre dhe të tjerëtë, mysliman ‘e të krishterë, dhe shkojnë mir’e bukure’ me gjithë njerëzinë. Po më shumë duane’ Mëmëdhenç edhe mëmëdhetarëtë, që kjo ështe’ m ‘e mire’ nga gjithë të miratë… Të’përpiqenë dit’e natëpër atëkomp q’i quan Ate’ epërgjërohetëpër ata, te’punojnë’ bashke’ me parësin’ e me pleqësinë për shpëtim të Shqipëris’ e të’ shqipëtarit për diturit epër qytetërit të’ Kombit e te’ Mëmëdheut të tyre; për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit’ e mbarësitë.
TIRANE- Një ngjarje e gushtit 1948, zbulon deri në imtësi se çfarë torturash fizike e mendore bënin shefat e sigurimit në qelitë e hetuesisë. Rasti është i një nëntogeri, efektiv ushtarak, i cili ishte arrestuar befas në Pogradec, me akuzën për vepra armiqësore kundër pushtetit popullor. Pasi akuzat nuk ishin vërtetuar, ai ishte liruar nga burgu dhe pas kwsaj shkruan një relacion me gjithë detajet e torturave që kishin ushtruar mbi të dy punonjësit e Sigurimit Kapiten T. B. dhe N/Toger Sh. K., ku ai veçon si kulmin më të padurueshëm momentin kur torturuesi i thotë se do t’i sjellë në mbrëmje gruan dhe do ta përdhunojë në sytë e tij.
E njëjta ngjarje raportohet edhe nga majori SH.P.,duke kërkuar që të hetohet ngjarja. Në të dy dokumentet, fraza që lidhet me kërcënimin për përdhunimin e bashkëshortes së të akuzuarit, nënvizohet me vijë të dukshme, duke lënë të nënkuptohet se ai ishte një akt i patolerueshëm, madje më shumw se torturat çnjerëzore si mbajtja varur për ditë të tëra pa ushqim e pa ujë. Për shkak të çështjes thellësisht intime, të gjithë emrat e përmendurve në këto dy dokumente, i sjellim me iniciale, duke besuar se ky veprim nuk ia ul tonin çnjerëzor rrëfimit mbi torturat që kryenin drejtuesit e Sigurimit.
Pjesë nga dokumentet ku rrëfehet dhuna në dhomat e hetuesisë
RELACJONE
LANDA: Mbi vëmendjen në dijeni reth arrestimit dhe vuajtjeve të mija.
Me rastin e daljes nga burgu Unë i nënshkruari N/Toger K. Z. efektiv i Zyrës Ushtarake Pukë ju paraqes këtë Relacjon.
Më 10 gusht 1948 unë u arrestova nga Sigurimi i Shtetit Pogradec dhe mbranda 24 orëve më nisën për Tiranë, i lidhur me hekura dhe me uniformën si oficer i shoqruar nga dy policë me nji kamjon që ishte mbushur plotë me civila, para se të nisesha propozoj N/Toger L.Rr ish-oficer i Sigurimit Pogradec që të heq uniformën si oficer ose të paktën spaletat, por aj m’u përgjegj (Jo). Kur mbrita në Tiranë ju propozoj të di, se pse jam arestuar mbasi në të vërtetën arestimi i jem asht bërë krejt i pa drejtë dhe pa asnji fakt, por nuk prauan në asnji mënyrë shokët e Sigurimit.
Mbrenda 5 ditve i shoqruar më nisën për në Shkodër dhe me shpunë në nji birucë ngushtë, ku prej asaj dite filluan të më bëshin torturat çnjerëzore.
Me datën 15 gusht 1948 më marrin në pytje kapiten T.B. dhe N/Toger Sh. K. të cilët më thanë: Trego aktivitetin tënd kundër pushtetit dhe me çë njerëz njifesh mbasi neve kemi fakte të gjalla për ti si anti pushtet, për nji herë mbasi unë nuk kisha se çë farë t’u thonja pse nuk kisha bër ndonji vepër për kundra pushtetit u a dhash përgjegjen: Nuk kam bërë asgjë kundra pushtetit dhe as që kam pas ndërmend të bëj dhe ju lutemi më hidhni në gjygj mbasi atje pozita e ime do të skjarohet ku pastaj dhe ju do të bindeni me fakte se unë jam i pa fajshëm.
Pa pritur dhe të zemruar u dhanë urdhër rojeve: çojeni në burg dhe e lini në këmbë dhe lidhur për deri sa t’i vij mendja e të tregoj. Në këtë gjendje tortura më bënë 7 ditë e 7 netë ku ma në fund nga lodhja e tepërt filloj tue rrjedhë gjaku nga kambët e mija. Gjatë kësaj perjudhe më merrnin në pytje në mes të natës dhe gjithmon po nji fjalë më flisnin: Trego aktivitetin tënd kundra pushtetit, mbasi nuk kishin fakte të sigurta për se të më akuzonin për të tjera.
Gjatë këtyre shtat ditve me tortura e kërcnime dhe sharje u munduan që unë të mbush perçezin ashtu si e donin ata, por kjo u doli bosh krejtësisht dhe mbasi u dulën bosh akuzat pregatitën nji organizim me inisjativën e N/Toger Sh. K. që të më vrasin, se gjoja unë kam tentuar të hiki nga burgu. Me datën 22/8/1949 në orën 2 pas dreke i trullosun nga torturat dhe isha nde për çimente, po ndëgjoj nji za (Kush ti bije, unë apo ti).
Me të ndigjuar këtë za çohem dhe i ve nji rogoz derës dhe po qëndroj në nji qoshe të murit tue shikuar me vrejtje ngjarjen që do të zhvillohej, nuk vonoj shumë polici që ishte roje fut revolen për birucë e drejton mirë drejt meje për fat të mirë revolveri nuk shkrepi, mbasi nuk i ndezi fisheku i revolverit rëmbijen me nji herë automatikun, atëher tue parë vehten me nji rezik thirra me nji za të tmeruar, ku në atë kohë ndigjoj kapiten L. Z. Shefi i Seksjonit të Qytetit Shkodrës, i cili erdhi dhe më tërhoqi nga ai burg dhe më dërgoj në nji birucë pranë Seksjonit Punve të Mbrendshme të qytetit Shkodër….
Po në mbramje të kësaj darke në mes të natës më mori në dhomën e proçedimit N/Toger Sh. K. dhe më rrifte tue më thanë pse bërtite dhe pse i the Kapiten L. Z., i thash pse donin të më vrisnin, po duhet të jesh i sigurtë se shpëtove nga plumbi po do vdesësh në litar dhe në atë orë më shpuri në podrume dhe më lidhi duart mbrapa nga ana tjetër më lidhi me nji litar nën sjetullat dhe më varën tue ngritur nga toka dy pllëmbë jo për të vdekur po për të më torturuar rëndë. Kjo torturë e këtillë ka vazhduar për 19 dit me radhë varem në trarin e podrumit pa bukë e pa ujë dhe pa asgjë cderi sa më në fund e kisha humbur gjukimin tem dhe nuk merrja vesh gja mbasi po rrithte gjaku vijë nga goja dhe në momentin e prisja vdekjen teme.
Mbasi kisha qëndruar nji kohë të gjatë kështu më kishin zgjidh nga ku isha varur dhe më kishin ul për tokë por unë nuk kuptojsha asgjë se çfarë po bahej, vetëm mbas dy tri ditësh fillova të bije ndër mendë ma në fund akuzonin se unë kam patur lidhje me Nako Spiron dhe Mehmet Shehun se gjoja i kam favorizuar në qëndrimin e tyre në lidhje me këto akuza bazoshin se gruaja e ime ka miqësi me familjen e Nako Spiros dhe për Mehmet Shehun me pytshin se si i ka punët dhe si e mendon ti qëndrimin e tij. Unë ju thashë se nuk më mbushet mendja se Mehmeti të ketë qenë i atillë gjithashtu dhe për Nako Spiron u thash nuk e njoh….
Nuk mund të qëndroj pa ju vënë në dijeni për torturat dhe e ndjej për detyrë si një komunist i vërtetë që këtë vepër të disa personave të poshtë shënuar me ja thanë Partis dhe që Partija mendoj që këta shokë t’i kontrolloj. Emrat e personave për veprat e tyre shnjerzore Kapiten T.B., N/Toger Sh. K. dhe për këtë detyrohem të tregoj nji vepër e cila më ka revoltuar shumë pse më datën 3 shtator N/Toger Sh. K. më merr në dhomën e proçedimeve dhe më thotë: çfarë gjëra ushtarake ke në shpi. Unë i thashë: shko në shpinë time kontrollo dhe pyt gruan time e cila do t’ju tregoj të vërtetën pse dhe ajo asht antare Partije.
Mirë po N/Toger Sh. K. më përgjigjet: pse dhe gruan antare Partije e ke, prite se nesër mbrama do ta sjell këtu dhe ju do t’i mbani kokën dhe un do t’i mbledh kambët. Gjatë gjithë vuajtjeve e torturave kjo ka qenë vepra më shnjerzore për nji komunist dhe me gjithë se unë më vjen turp me shkruajt por nuk mundem të qëndroj pa e thënë mbasi më duket nji barrë e madhe në kurriz….
ME NDERIME ANTARI I PARTIS PUNËS SHQIPTARE
N/Toger (K. Z.)
(firma)
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË V.F.L.P.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
TIRANË
Nr. 3375 Prot.
Lënda: Mbi sjelljet e këqija të N/Toger Sha.K.
SHEFIT TË SEKSIONIT TË PUNËVE TË BRENDSHME
LUSHNJE
Informohemi se në datën 10 gusht 1948, në Kampin e Pushimit të Oficerëve në Pogradec, është arrestuar N/Toger K. Z., i cili u përcoll për në Seksionin e Sigurimit – Shkodër, dhe atje u mor në procedim prej Kapiten T. B. dhe N/Toger Sh. K. të cilët e akuzonin për veprimtari grupazhi dhe antipushtet.
N/Togeri në fjalë është torturuar për 40 ditë rresht prej Sh. K. 9 ditë pa bukë, 20 ditë i varur në trarët e burgut dhe më në fund Sh. u jep urdhër dy policëve dhe një tetari për ta pushkatuar me pretekstin se tentoi të arratisej, por policëve nuk u ndezi revolveri dhe mandej marrin automatikët, kështu që i akuzuari në këto momente ulërin nga frika dhe vjen Kapiten H. Z., i cili e shpëton nga ekzekutimi.
Në datën 2 shtator shkon N/Toger Sh. dhe mbasi e rimerr në procedim N/Toger K. Z. e pyet se çfarë sendesh ushtarake ka në shtëpi, dhe i arrestuari i përgjigjet se juve shkoni dhe kontrolloni shtëpinë time, mbasi atje është gruaja e cila është dhe anëtare partie, mirëpo Sh. i thotë se e paske dhe anëtare partie gruan, të cilën në mbrëmje do ta sjell unë këtu dhe ti t’i mbash kokën e unë t’i ngre këmbët.
Përveç këtyre i përmenduri në shtëpinë e të arrestuarit ka marrë dhe këto plaçka: 1 palë spaleta, i kapele 1 rrip oficeri, 1 revole parabel, 1 nagant, 1 pushkë gjerman dhe gjithë librat që kishte në shtëpi.
Prandaj, për sa më sipër të pyetet N/Toger Sh. K. dhe me anën e një relacioni shkoqitës të përgjigjet për të gjitha akuzat që përmban kjo shkresë duke ia përshtatur realitetit.
Përfundimi pritet i shpejtë. KRYETARI I DEGËS SË KUADRIT
MAJOR (SH. P.) d.v.
Penjet e Kirurgut, mund te genjejne dhenderrin e ri, por kurre nuk mund ti ktheje Kurves…Virgjërinë.
Plasi kontrabanda!
Dhe ku ne Shqiperi ku cudia me e madhe nuk zgjat shume shume 2 dite.
Kur unë denoncova.
Ju qe ishit shteti im, partia ime, bashkudhetarët e mij ne rrugen e veshtire te demokracisë.
Heshtet.
Kur mua me perndoqen, ose me mire me perndoqet.
Ju benit sikur asgjë nuk kish ndodhur, megjithese unë isha pjese e pjesës tuaj ndoshta me te mire ne Partine Demokratike.
Dikush me quajti te shitur, dikush nga ardhcaket e interesit i ardhur dije ne partine demokratike Pogradec me quajti, edhe tradhetar.
Natyrisht.
Duheshin mbrojtur interesat. Shefi, drejtori, deputeti, ministri, ato ishin shume here me te medha se sa nje Urim Gjata.
Dhe përfundimi apo fundi me 23 Qershor dihet.
Ardhcaket dhe interesaxhinjte, kurvat dhe dashnoret, sic erdhën iken nga partia demokratike sapo kjo la pushtetin.
Une isha dhe jam aty.
Sot nje ish doganier i juaji, nga ata te vendosur po nga ju para ikjes turravrap nga pushteti eshte larguar nga puna.
Inspektori i antikonrabandes I.C, mbasi e largojne nga puna, denoncon kontrabandën ne dogana.
Ai fillon te tregon se si kalojnë kontrabande maunet me cigare dhe mallrat e tjera me aksize, ( kafe, alkool bruto,pijet alkoolike, karburantet.fishekzjarret)
Ai tregon se persekutimi i tij deri ne largimin nga puna, ka ardhur mbasi eshte ankuar apo ka raportuar ne krye shefi i antikonrabandes ( shefi i hajduteve) gjithë skemen e kontrabandës.
Opozita, gazetaret, analistet, politikanet, te gjithe te (virgjërit) mundohen kush e kush te shkruaje, botoje, apo komentoje per kete fenomen te rralle te kesaj qeverie.
A thua.
Ky doganieri po te mos e kishin larguar nga puna do jepte sot kete interviste ne Opinion.Al, gazetat shqiptare, apo do vazhdonte te mbushte xhepin si koleget e tjere.
A thua.
Ky doganieri tha dicka te re, te tmerrshme, te frikshme, te pa thene deri dije, dhe nesër do ndihet i kërcënuar per te mos jetuar dot me ne Shqiperi, pse jo per te ikur nga ai vend i (mallkuar) dhe per te ardhur me kërkesën shume te forte dhe te besueshme per azil, te me beje mua shoqeri si ish kolege, por dhe si azilant tashme i vjeter ketu ne Suedi.
A thua.
Qeveria dhe ish qeveria, nuk e di se cfare behet, si behet dhe kush e ben kete kontrabande.
A thua.
Opozita e sotme ka zbritur nga qielli dhe nuk e provoi, apo e beri vete dhe ne mos me keq kete lloj (pune) me te zgjedhurit e saj, ( jo te gjithe) beniaminët e ministrit te financave, drejtorëve, shefave te antikonrabandes, spiuneve apo bashkpuntoreve te tyre.
A thua.
Ish drejtuesit e qeverise Berisha nuk kane akoma neper dogana, doganiere te tyret, nga ata qe ju mbrojne bizneset apo dhe ju cojne cdo fund muaji zarfin me lek.
Doganieret qe nuk kishin mbështetje, nuk ishin pjese e zarfit, apo qe nuk i përkisnin politikes se re te Rilindjes disa javë mbas shtatorit 2013 e gjeten veten ne rruge te madhe.
Doganieri i antikonrabandes I.C, ne se donte te ishe i ndershëm, apo i rregullt me ligjin, duhet te fliste pa e larguar nga puna, jo sot kur ju pre uji i burimit.
PD_ja, apo me mire Sheiku Ridvan Bode.
Disa nga beniaminët e tij, bostanxhij, opingare, zagare, qe i kish ne keto institucione doganore, i ka perseri atje,askush nuk guxon tja preki, vetem se ju kane nderruar pikat doganore, disa te tjere nga drejtues dogane ai i beri kryetare partie, deri dhe ne kandidate per deputetë.
Por
Penjet e Kirurgut, mund te genjejne dhenderrin e ri, por kurre nuk mund ti sjellin Kurves.. Virgjërinë.
http://opinion.al/skandal-ne-dogana-kontrabanda-nga-drejtu…/
http://opinion.al/skandal-ne-dogana-kontrabanda-nga-drejtu…/





Nga Lek Mirakaj/
Thirje e fortë dhe e guximshme.
Kur themi e guximshme, kemi parasyshë reagimet që do vinin pas kësaj thirje të fortë.Dhe reagimet nuk vonuan.«Marionet» u quajt nga ai ,që të paktën ne të persekutuarit ,prisnim ti bashkohesh nismës.Që dosjet duhet të hapen ,nuk ka asnjë dyshim.Njerzit duhet ta dinë çfar ka ndodhur në birucat e errta të sigurimit dhe si organizohesh proçesi i përndjekes dhe dhunës.Shoqërija shqiptare duhet të dij kush qenë kriminelët ,urdhëruesit dhe zbatuesit e krimeve ,që me të drejtë theksohet se ishin më të tmershmet e tërë lindjes komuniste.Shoqërija shqiptare duhet të dijë se kush nga politikanët ,gjygjtarët,zyrtarët tanë ishin në eskortën e krimit dhe kush nga ata qenë spijun bashkëpuntor në krime.Pranohet nga të gjithë ,se një nga shkaqet që tranzicioni po zvarritet prej vitesh,është mungesa e trasparences dhe përfshirja e njerzve të inkriminuar në administratë e politikë.Aresyeja është e thjeshtë.Demokracija është vullnet i shprehur nga njerëz të lirë.Dhe njerëz të lirë nuk mund të jenë ata që kanë skelete në sirtarë.Njerëz të lirë nuk janë ata që shantazhohen nga kryetar partish,që në kundershtim me ligjin, i kanë dosjet e njerzve të zgjedhur prej tyre.Sa e vërtetë është kjo,do mjaftonte fakti që sa herë që kanë dashur, dosjet janë përdorur në mënyren më të.turpshme.Le të kujtojmë të pakten dy raste të jashtëzakonshme ,kur dosjet janë tundur për kandidatët për president.Cinike dhe e turpshme.E përmenda këte për të treguar se sa kurajo mund të kenë ata individ që kanë hije në të kaluaren e tyre për të ngritur zërin kundër atyre që zotërojnë dosjet e tyre.Hapja e dosjeve jo vetëm që do pastronte administraten nga të inkriminuarit,(po egzistoj vullneti,për mue shum e dyshimtë,)po do i bënte njerëz të lirë edhe ata që e vuajnë të kaluaren e tyre.Dhe më e rëndësishmja ,do shmangte shantazhin e dosjeve.Diskutohet për “modele”kur zgjidhja është shum e thjeshtë.Mjafton të pranohet e vërteta absolute,”KRIMET KUNDER NJERZIMIT”nuk parashkruhen dhe at-herë ,le të themi se preferojmë modelin gjerman.Po mos të harojmë se Gjermanija demokratike akoma sot i denon krimet e ndodhura para 70 vjetësh.Mos të fshihen mbas gishtit, jo shkelje të drejtave kushtetuese e justifikimesh bajate që përdorin gjoja konstitucianalistët tanë, njerëz që në shumicen e tyre janë pjesë e krimit komunist.Gjatë një emisioni televiziv,moderatori demostroj një dosje ku operativi tregonte se e ka rekrutuar individin duke e shantazhuar me gruan a famljen.Shantazhi dhe dhuna formalisht denoheshin edhe me ligjet e satrapit Enver.Le të gjykohen me ligjet e asaj kohe ata që kanë shkelur ligjet e asaj kohe , i kanë lënë të shkruara vetë se çfar kanë bërë.Dhe at-herë ,ashtu si thotë ajo grua trime dhe jo”marionetë» do i shporim sovjetët ,spijunët dhe komunistët nga politika ,drejtësija dhe administrata.Le të shpresojmë se reagimi i kryetarit të grupit demokrat ,qe një lapsus dhe ajo forcë politike që shumica e ish të persekutuarve i ka dhënë besimin deri tani ,do i bashkangjitet nismës se deputetes Doda.Për ne të persekutuarit e diktatures qëndrimi ndaj këtij problemi është treguesi se kë në të vërtetë opozita përfaqëson.Ne nuk harrojmë krimet dhe konsiderojmë se është koha për çdo individ, për cilëndo forcë politike, të tregojë me ke eshtë.Është me dëkomunistizimin e pa kompromis që do na afroj më shpejt me evropën ,apo bashkëjetesen me të keqen dhe turpin.Është koha për veprim,llafet dhe demagogjija nuk pijnë më ujë.Ne ish të persekutuarit dhe shumica e shqiptarve që duan nj demokraci të vërtetë, do gjykojmë veprat dhe jo fjalët as lojrat e Veliajt me projekte për hapje dosjesh pa lustracion.Boll.Le ti shporim……
/gazetadielli.com/

Nga Astrit Patozi*
Për cdo shtet me nivel të lartë korrupsioni, si Shqipëria, cdo përmirësim në cilësinë e auditimit do të ishte i rëndësishëm dhe i mirëpritur. Por unë nuk mendoj aspak se ligji, që po shqyrtojmë sot, do t’i shërbente këtij qëllimi, sepse ne nuk po vuajmë nga korrupsioni për shkak të ndonjë vakumi legjislativ, por nga mungesa e qartë e vullnetit politik për ta goditur atë. Po përpiqem ta aktualizoj pak këtë problem me gjendjen dëshpëruese, që po kalon vendi.
Sic po e shohim të gjithë ka një nervozizëm dhe sensibilitet të fortë në arenën e politikës, sa herë që përmendet CEZ-I, dhe kjo nuk po ndodh rrallë. Dhe megjithë qetësimin e përkohshëm të Spartak Brahos, duket se kjo histori do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Partia Demokratike është në të drejtën e saj kur thotë se do t’i shkojë të vërtetës deri në fund, pasi bëhet fjalë për një aferë gjigande, nga e cila janë grabitur qindra milion euro. Por unë kam një ide tjetër, jo thjesht i nxitur nga skepticizmi, që buron nga fakti se Republika jonë nuk para e ka qejf zbardhjen e të vërtetave përvëluese. Por se, cilido qoftë fati i mëtejshëm i hetimit, gjithmonë nëse do të ketë një të tillë, cështja e CEZ-it i ka prodhuar tashmë efektet e veta politike. Qoftë edhe me paqartësitë, që krijohen nga lëvizjet dhe deklaratat kaotike të atyre, që u djeg më shumë, të cilët mendoj se janë tërësisht të ekspozuar para publikut.
Unë, natyrisht, që nuk mund ta di ekzaktësisht sot se cili është përfituesi më i madh i kësaj afere dhe sa është shuma, që ka përlarë ai me një dorë, por di me siguri se prej kohësh kjo qeveri nuk ekziston më, jo thjesht në kuptimin që ka një ekip ministrash në një vend normal. Sigurisht, që ajo po zvarritet dhe mund ta vazhdojë ta bëjë këtë edhe për një farë kohe, por kurrësesi për shumë gjatë. Por problemi është se kjo krijon një kosto aq të rëndë sa mund t’ia kalojë disafish gropës së frikshme të CEZ-it, megjithë respektin që kam për shumën, që pretendohet se është zhvatur në këtë rast. Ndaj edhe mendoj se fokusi ynë kryesor nuk duhet të jetë thjesht hetimi dhe zbardhja e skandalit, por humnera ku kemi rënë, pasi u hap kutia e Pandorës. Sepse cdo ditë që kalon me një qeverië rrëzuar është një faturë e stërmadhe për një vend si i yni, i cili e ka të vështirë ta mbajë drejt timonin edhe kur nuk është në krizë, jo më në këto kushte.
Për sa kohë që ne vetë kemi kërkuar një ekip ndërkombëtar për të hetuar, unë e kam të vështirë të akuzoj që sot përgjegjësit e supervjedhjes, ndonëse e kam shumë të qartë se cilët janë ata. Por jam tërësisht i përligjur t’u drejtohem dy bashkëkryetarëve të një mazhorance, që nuk ekziston më, se, nëse e kanë të pamundur të heqin thonjtë nga gryka e njëri-tjetrit, vendin nuk mund ta mbajnë më peng. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë mandat për të rrokullisur Shqipërinë, sepse ata janë votuar për të qeverisur. Gjë që në fakt nuk e bënë për asnjë ditë të vetme, edhe kur ishin në paqe, e jo më tani që janë në luftë të hapur dhe gati publike.
Dy vjet më parë ata u mburrën se morën 1 milion vota, të cilat i konvertuan në shuplaka kundër nesh! Sot askush nuk i përmend më ato, jo thjesht se nuk dihet sa kanë mbetur, por më shumë për faktin se ato janë duke qëlluar me të gjithë fuqinë njëra-tjetrën. Deputeti i deklasuar socialist Ben Blushi fliste para ca muajsh për funeralin e ‘Rilindjes”, por unë nuk jam fare dakord me të. Sepse nuk mund të vdesë dicka, që nuk ka lindur kurrë. Sepse “Rilindja” nuk ka ekzistuar asnjë sekondë, bile as në ditët e para të krushqisë famëkeqe të 1 prillit. Sepse, jo “Rilindje” që nuk mund të ketë, por as stanjacion, inerci dhe normalitet nuk mund të presësh po të përpiqesh ta qeverisësh vendin me mentalitetin dhe me rregullat mafias. Kështu na ka ndodhur ne në këto dy vjet, ndaj edhe kemi mbërritur në këtë pikë sot.
Ka shumë njerëz që sot, jo pa logjikë, janë të bindur se cështja e CEZ-it, duke përfshirë shuma marramendëse, ka pasur efektin e tërmetit dhe i ka tronditur në mënyrë të pariparueshme themelet e kësaj maxhorance. Unë nuk mendoj kështu. Por them se CEZ-i ishte thjesht derdhja e kupës në një rivalitet të egër, që nuk ka asgjë të përbashkët me rregullat e një loje normale politike.
Sepse këta e shqyen në mes Shqipërinë që ditën e parë të pushtetit të tyre, duke tërhequr secili nga vetja për të rrëmbyer pjesën më të madhe. Sepse, përgjatë dy vjetëve grabitën pa mëshirë gjithcka në këtë tokë, duke përgjuar dhe u xhelozuar për njëri-tjetrin dhe sot ngjajnë me dy banda mafioze, që nuk mund të bashkëjetojnë më në të njëjtin territor, sepse ose njëra duhet ta vrasë tjetrën, ose e dyta duhet të pranojë pushtetin e të parës. Mënyrë tjetër nuk ka dhe kjo është ligjësi e kësaj bote të errët në gjithë globin.
Sepse e mbushën parlamentin, por jo vetëm atë, me persona me precedentë të rëndë penalë, brenda dhe jashtë vendit, dhe u thonë shqiptarëve që të presin pikërisht prej kësaj salle reformën e shumëkëkruar në drejtësi dhe punë të tjera të mira për vendin.
Kjo qeveri ka rënë dhe po zvarritet në agoni të thellë, jo për shkak të opozitës, pavarësisht se gishti po tregohet edhe nga ne, që kjo mazhorancë fiktive t’i japë më shumë oksigjen vetes për të mbijetuar. Do të më pëlqente shumë që të ishte e kundërta, por dua të jem realist. Ne mund të kemi merita, për të cilat nuk na është dhënë ende haku, apo mëkate, për të cilat nuk e kemi marrë ende atë që meritojmë, por këtë nuk e kemi bërë.
Kjo qeveri nuk ka rënë prej nesh, por për shkak se është e pamundur të mbash gjatë dy lukuni të ndryshme, që vërsulen pa mëshirë mbi trupin e vobekët të një vendi të varfër. Kjo qeveri ka rënë se nuk mund të jesh kurrësesi njëkohësisht edhe shteti, edhe mafia, edhe qeveria, edhe krimi apo korrupsioni.
Kjo qeveri ka rënë sepse nuk ngjalli asnjë ditë shpresë dhe frymëzim, që kur rilindasit gjasme u ulën për herë të parë të zyrat e shtetit, e deri më sot, që po flasim. Eshtë e vetmja ndoshta, që nga 1912-a që nuk e ka bërë këtë, sepse për vetë natyrën e politikës, ditët e para të pushtetit ta japin si bonus prishtshmërinë pozitive tek publiku. Madje kështu ka ndodhur edhe me qeverinë e pas 1997-ës, ndonëse vendi sapo kishte dalë nga një konflikt i armatosur, që gati përfundoi në luftë civile.
Kjo qeveri ka rënë, sepse e ktheu Shqipërinë me një shpejtësi marramendëse në një vend qesharak, ku mungojnë edhe skrupujt më minimalë për një shtet serioz. Pak ditë më parë kryetari i Komisionit të Sigurisë të parlamentit shpalli shqetësimin e një konspiracioni të madh dhe ogurzi, qe synonte destabilizimin e vendit. Në qendër të përbetimit, sipas tij, ishin një deputet i defaktorizuarpolitikisht dhe një person aktualisht i papunë? Si deputet i këtij Kuvendi më takon që të jem mbrojtës i paepur i stabilitetit të vendit, pavarësisht në jam në pushtet apo opozitë. Por më ndjeni që po e them, që ato ditë kam menduar se, nëse kjo do të ishte e vërtetë, në djall të shkonte stabiliteti, dhe le të pëmbysej Republika, po qe se ajo varej realisht në dorë të Tom Doshit dhe Dritan Priftit. Dhe vetëm pasi ky alarm u kombëtarizua dhe u mor seriozisht, të shqetësuarit morën frymë lirisht dhe thanë se “destabilizimi po qetësohej”, një shprehje kjo edhe më qesharake se vetë cështja, a thua se bëhej fjalë për një kafshë që ishte tërbuar papritmas dhe pastaj e kishin vaksinuar.
Kjo qeveri ka rënë dhe cdo ditë që kalon e bën më të rëndë situatën, sepse hordhitë e të dy palëve sulen që sa zbardh dita mbi financat e brishta të shtetit, sikur të ishin në ditën e fundit të pushtetit të tyre. Dhe s’kanë faj, sepse askush se di se c’do të sjellë e nesërmja, me një qeveri, gjysma e së cilës, kërkon të likuidojë gjysmën tjetër. Kjo qeveri ka rënë, sepse asaj po i ikën populli i vet, gati me të njëjtat ritme me sirianët, që janë prej vitesh në luftë të përgjakshme.
Unë nuk jam aq naiv sa të mendoj se kjo qeveri ka rënë për shkak se Edi Rama nuk shkon mirë me Ilir Metën. Sepse pretendoj të bëj pjesë tek njerëzit që e pranojnë debatin edhe brenda një partie, e jo më mes forcave të ndryshme politike. Po ata të dy dhe cetat që kanë nga pas, nuk kanë debat midis tyre, por një llogari të hapur me njëri-tjetrin për interesa okulte dhe korruptive, në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të atdheut tonë të përbashkët, sic thotë shpesh Gramoz Ruci.
Cdo ditë që kalon nën cadrën e kësaj qeverie e zbeh vlerën që mund të ketë edhe në rast se zbardhet e gjithë afera e CEZ-it, madje dhe sikur paratë e vjedhura të kthehen tek i zoti (përrallë shumë e bukur për t’u besuar kjo). Sepse kjo kllapi qeverisëse vecse e shumëfishon rrënimin e ekonomisë kombëtare dhe e bën shumë më të vështirë ringritjen e saj. Ne nuk mund t’i lemë fatet e mbi tre milion shqiptarëve në mëshirën e llogarive të forcave dhe të humorit të sekserëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës, që paguhen cach apo në natyrë, për cdo ditë më shumë të kësaj bashkëjetese të sforcuar, tipike për familjet mafoze.
Ndaj edhe dhe pse kjo qeveri është vetërrëzuar, kjo nuk e zbeh aspak rolin aktiv të opozitës. Në këtë Shqipëri depresive, që tkurret dita-ditës nga mungesa e perspektivës, i takon Partisë Demokratike që të marrë flamurin e kthimit të besimit të publikut tek politika. E cila nuk mund të ketë asnjë shans, nëse nuk mbështetet tek disa vlera dhe parime, apo tek një minimum humanizmi, i cili sot mungon gati plotësisht. Nuk them se është mision i lehtë, por është e vetmja rrugë.
Ne nuk duhet të mendojmë për asnjë cast se do të marrim një ditë pushtetin, sepse nuk ka kush të vijë tjetër. Po qe se do të presim që të na vijë radha, kurrë mos ardhshim edhe ne, se nuk do të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Do të iki një palë, e do të vijë një palë tjetër.
Por ne duhet ti bindim që sot shqiptarët se nuk do të qeverisim asnjë ditë si këta, që realisht do ta ndryshojmë këtë kënetë, që sa vjen e bëhet më e ndotur, ndoshta edhe me kontributin tonë, për aq sa na takon, me veprimet dhe mosveprimet tona. Dhe për këtë nuk ka nevojë të tundim historinë tonë të lavdishme, sepse ajo nuk mjafton. Ajo nuk sjell asgjë të re, edhe për faktin se për të i kemi marrë një herë, si spaletat, ashtu edhe ndëshkimin. Madje ne duhet t’u krijojmë që tani bindje njerëzve se nuk do të përsërisim kurrësesi edhe gabimet tona të qeverisjes, se është jashtë cdo dyshimi që të tilla kemi pasur plot.
Por që të shkundësh shqiptarin e neveritur nga përkeqësimi i cdo standarti në këtë vend, natyrisht, që nuk mjaftojnë fjalët e bukura, sepse po të ishte për to, ky kryeministër, që ende kemi, do të qëndronte gjithë jetën në atë karrige, sepse atij, për hir të së vërtetës, nuk i calon gomari nga gjuha. Mendoj se prej nesh pritet akte dhe gjeste të forta dhe jam shumë i sigurt se suksesi do të jetë i shpejtë dhe se kjo betejë ia vlen.
Qeveritë nuk mund të jenë për këtë vend si fatkeqësi natyrore, para të cilave njeriu është i pafuqishëm. Shikoni Malin e Zi sot! Për shkak të bindjeve politike, por edhe të formimit tim, e fundmja gjë që më shkon ndër mend për të ndërruar pushtetin është dhuna dhe revolucioni. Por nuk mund të mos e them se shqiptarët kanë sot shumë më tepër arsye se malazezët për të qenë të revoltuar dhe se cfarëdo skenarësh konspirativë dhe gjeolitikë të fshihen pas trazirave në Podgoricë, asgjë nuk do të ishte e mundur në rast se atje nuk do të kishte një majisje të pakënaqësisë popullore për korrupsionn e qeverisë.
Të nderuar kolegë të të gjithë flamurëve,
Për gjitha sa thashë më lart, kjo është një qeveri e vdekur dhe dihet prej mijëra vjetësh që kufomat zakonisht varrosen të nesërmen. Kjo është në të mirën e të gjithëve, duke përfshirë edhe atë që ka ndërruar jetë.
Kryetari i PD-së Basha ka bërë një denoncim shokues në “Opinion”. Basha i deklaroi gazetarit Fevziu se shërbimet e huaja kanë regjistruar ministrin Tahiri komunikuar me njerin nga trafikanët.
Sipas Bashës, ministri Tahiri i thotë se unë nuk dua por janë institucionet e tjera që do të arrestojnë. Gjithmonë sipas kreut të opozitës kjo gjë tashmë është e provuar dhe se vetë kreu demokrat e posedon këtë bisedë. Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas Lulzim Bashës operacioni ku merrnin pjesë struktura të Prokurorisë, të Shërbimit Shtetëror Informativ nuk ka gjetur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit.
###############
A qëndron mbrapa këtyre dy firmave kineze vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, dhe a është ai përfaqësuesi de-facto i këtyre firmave dhe fituesi real i Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës?
Rezulton se në 29 Korrik, një delegacion i dërguar nga Kryeministri Edi Rama dhe që kryesohej nga i vëllai i tij Olsi Rama ka udhëtuar drejt Kinës për të negociuar mbi përfshirjen e dy kompanive kineze në këtë tender. Nëse klikojmë në faqen e web të një kompanie kineze të ndërlidhur AIWAN Grup, aty thuhet se Olsi Rama është i dërguari zyrtar i Qeverisë Shqiptare në këto negociata, sëbashku me Këshilltarin Tregtare të Ambasadës Krivis Meçi dhe Gëzim Mançe, përfaqësues për investimet në Shqipëri.
(kliko këtu http://www.awjt.cn/P1.asp?id=19522
Dhe pikërisht Gëzim Mançe, sëbashku Xiaohe Zhou, pronarin e firmës kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd”, dhe që shfaqet edhe në fotot e takimeve që Olsi Rama ka patur në Kinë, dje janë paraqitur në tenderin e Ministrisë së Ekonomisë, dhe me shumë gjasë fituese e tenderit pritet të jetë pikërisht konsorciumi kinez me të cilin ka negociuar personalisht i vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.
Po çfarë fshihet pas gjithë kësa skeme?
Në këtë pikë është e domosdoshme që organet kompetente dhe mediat duhet të nisin sa më parë verifikimet përkatëse. Sipas skemës së zbardhur më lart rezulton që në këtë pikë përfituesi real i Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës prej 500 hektarë dhe për 99 vjet, janë Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama. Duket qartë se firmat e vogla kineze janë paraqitur në tender thjeshtë sa për të mbuluar këtë mega-aferë korruptive.
Realisht plan-biznesi real i nuk është zhvillimi i një Zone Industriale në Spitallë, pasi ajo zonë nuk ka një port të mirëfilltë dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europën.
Sipas burimeve konfidenciale të SYRI.net i vetmi avantazh që konsorciumi kinez do të ketë në këtë aferës është, shitja e vizave dhe rezidencave të përhershme për shtetas kineze, i cili është një nga bizneset më fitimprurëse në Kinë.
Për këtë kemi informacione të sigurta, qe qeveria shqiptare do të bëjë një paketë ligjore, ku çdo shtetas i huaj që investon mbi 200 mije euro ne Shqipëri merr automatikisht leje qëndrimi në Shqipëri.
####################
“Enigma”, policia italiane: 5 të kërkuarit janë në Shqipëri, policia ti arresojë
Gjatë operacionit “Enigma”, policia shqiptare nuk mundi të vejë në pranga dy krerët e organizatës kriminale, vëllezërit Hajri dhe 3 persona të tjerë.
Gjatë një konference për median, gjatë ditës së djeshme policia dhe prokuroria e Venecias thanë se, 16 persona janë vënë në pranga 14 prej të cilëve në Itali dhe 2 në Shqipëri. Por në vendin tonë, duhej që të arrestoheshin edhe 5 të tjerë.
Këtu ka dështuar policia shqiptare, të cilës mësohet se i kanë shpëtuar njerëzit më të rëndësishëm të organizatës kriminale. Prokuroria italiane ka kërkuar që këto persona që ndodhen në Shqipëri duhet të arrestohen.
“Sipas burimeve të Guardia di Financas, 5 të kërkuarit ndodhen të gjithë në Shqipëri dhe mesa dimë ne, policia është në ndjekje të tyre. Mes tyre janë edhe vëllezërit, Altin dhe Emiljan Hairi, 31 dhe 28 vjeç, që ishin kthyer prej disa vitesh në Durrës. Në kërkojmë që policia shqiptare ti arrestojë personat e kërkuar”, kanë bërë të ditur gjatë konferencës prokurorët italianë.


Intervista e Ilir Metës dhënë në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington mund të thuhet me pak fjalë që ka qenë një kryqëzim mediatik live i Kryetarit të Kuvendit. Moderatorja e Zërit të Amerikës ka përdorur një version Hard Talk (bisedë të ashpër) me Kryetarin e Kuvendit për pasurinë e tij marramendase dhe përfshirjen e tij në aferën korruptive CEZ-DIA. Biseda ka qenë aq e tensionuar saqë pyetjeve të gazetares së Zërit të Amerikës, Meta e sulmoi atë duke i thënë: “Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para”.
Kështu kur moderatorja e pyeti Ilir Metëën se ç’farë note do ti vendoste qeverisë për mënyrën sesi po e trajtonte ekonominë e vendit, Ilir Meta tentoi të vendoste pikat mbi ‘I’ kur i tha “Nuk jam mësues që të vendos nota, jam edhe pjesë e kësaj qeverisje, por nuk duhet të harrojmë që kjo qeveri e mori vendin në situatë mjaft të vështirë”. Menjëherë Meta e kuptoi se kishte shkuar shumë larg me përgjigjen e tij të thatë dhe tentoi të bënte një hap prapa për të qetësuar situatën kur shtoi: “Duhet të bëjmë shumë më tepër në këtë drejtim ky është shqetësimi ynë kryesor, që të përmirësohet jeta e qytetarëve tanë dhe të rritet ekonomia e vendit”.
Por situata mes moderatores dhe Metës nuk u qetësua aspak kur ajo e pyeti Kryetarin e Kuvendit nëse ndjente ndonjë presion nga opinion publik kur ai përflitej për pasurinë e tij marramendase, si automjetet apo shtëpitë e pushimit. “A nuk iu duket i tepër gjithë këtë luks Zoti Meta”- ishte pyetja e moderatores. Në këtë pikë Meta u hodh në kundërsulm ndërsa deklaroi: “Nuk e di për ç’farë luksi e keni fjalën. Nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale. Jam politikan që jeton në Shqipëri dhe vlerësohem nga ata që jetojnë në Shqipëri. Unë s’kam asnjë makinë personale.
Kulmi i tensionit në transmetim direkt për Ilir Metën arriti kur moderatorja e pyeti për përfshirjen e tij në aferën korruptive të CEZ: “Kjo është e keqja juaj që unë nuk flas dot në emër të gjithë shqiptarëve. Do t’ju jap dokumentin e firmës ku nuk përmendet emri i Metës. Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para. Shqipëria mund t’ju marrë ju Prokurore të Përgjigthshme dhe e ka zgjidhur problemin e korrupsionit. Ish-kryeministri e ka emrin në dokument, por nuk përmendet emri i z.Meta. Mua më vjen për të qesh se jetoni në Amerikë, kur Meta mos jetë më në politike patjetër emri im s’do dalë më”.

Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministrash, tenderash në CEZ, në shëndetësi, në blerje veturash qeveritare, në rrëmbime trojesh dhe dhënie lejesh ndërtimi, një ngjarje ka kaluar pa tërë vëmendjen e duhur. Në parlamentin shqiptar po hyn një personazh grotesk drejt e nga listat e Partisë Socialiste. Ky njeri të cilit i pëlqen të afishohet me një kapele kaubojsi, i cili nuk lë rast pa treguar faturat e verave të shtrenjta më të cilat ka dehur Edi Ramën dhe menutë e pasura me të cilat e ka nginjur atë në restorantet përtej Adriatikut, është simboli më perfekt për të shenjuar atë çka po ndodh.
Ky personazh, të cilin mediat po e emërojnë njëzëri si kaubojsi, është emblema më e mirë për të kuptuar progresin cinik që ka bërë Shqipëria: nga një qeverisje hajdutësh arrogantë dhe vrasës deri në 2013, tek një qeverisje hajdutësh qesharakë pas kësaj date.
Po, nëse ka një togfjalësh që i shkon për shtat kësaj qeverisjeje është ajo e hajdutëve qesharakë. Dhe natyrisht Edi Rama është prijësi i tyre i lavdishëm.
Këtë konkluzion mund të nxjerrë kushdo që i ka dëgjuar me vëmendje akuzat dhe kundërakuzat e ditëve të fundit. Por ky përfundim mund të bëhet edhe më i fortë po të vështrosh me vëmendje mënyrën se si i është përgjigjur vetë kryeministri dhe portal i tij shvejkian, Trancparenca.al, akuzave që i janë bërë.
Le t’i marrim me radhë.
Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet se me anë të kompanisë ku ka qenë aksioner më parë, ka fituar afro 10 milionë USD tendera. Akuzohet gjithashtu se kjo kompani, me përmasa shumë më të vogla, është fryrë e bymyer mbi dhjetëfish që kur socialistët kanë ardhur në pushtet. Për çdo shqiptar është e qartë që këtu ka një anomali. Vetëm Edi Rama përgjigjet si personazhi i Jarosllav Hashekut, se Beqja nuk është më aksioner me letra dhe ai e ka shitur pjesën e tij në kompani. A ka shqiptar ta besojë?
Garda e Republikës akuzohet se ka porositur vetura tejet luksoze për shtetarët, me një garë jo transparente dhe me çmime po ashtu të tilla. Qeveria përgjigjet se po merr me qira Jaguarë pasi kështu i del më lirë. A ka shqiptar ta besojë ?
OSSHE akuzohet se i ka dhënë në një garë me çmim më të lartë rikonstuksionin e godinës së re, një miku të Edi Ramës, që ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel. Kryeministri përgjigjet se nuk mund ta përbaltin ata që e lanë në gjendje të mjeruar dhe në ndërtesa me qera këtë ndërmarrje të madhe publike. A ka shqiptar që bindet?
Ministria e shëndetësisë akuzohet se i ka dhënë një kompanie fantazëm që agjensia BIRN e zbuloi ta kishte selinë në një gjelltore në Berat koncesionin e hemodializës, ndërsa Transparenca.al përgjigjet me krenari se pas saj qëndron Spitali Amerikan. A ka shqiptar që e ha?
Po kështu ndodhi së fundi edhe me akuzën se Edi Rama po e lejonte Aleksandër Frangajn të ndërtonte në bregdet, ndërkohë që kish prishur të gjitha ndërtimet e tjera përpos atij të Kokëdhimës. Ai u akuzua se po kërkonte të riblente TV Klanin dhe po tentone ta përdorte atë në luftën që mendon të fillojë kundër Ilir Metës. Por, fillimisht qeveria hapi fjalë se kjo qe një leje e Berishës. Vetëm kur më pas dolën faktet se atë e kish dhënë një kryekomunar i PS-së, madje me presion të kryeministrit, askush nuk u përgjigj. Nuk u përgjigjën as kur një deputet i kësaj partie që nuk nguron ta thotë mendimin e tij, Vladimir Kosta, postoi në rrjetet sociale, një dokumet që tregonte se leja kriminale qe dhënë nga vetë socialistët. Madje nuk u përgjigjën as kur Erion Braçe denoncoi mënyrën se si qe hipotekuar kjo tokë duke aluduar se kjo qeveri që i kish vënë tritolin ndërtimeve me leje, nuk kish si mos ndërhynte për ndalimin e lejeve abuzive. Tani pyetja është: a ka shqiptar që e beson se Edi Rama nuk po kërkon të blejë mediat duke grabitur pasuri publike ashtu sikurse ka bërë që në gjenezën e karrierës së tij?
Të gjitha këto akuza dhe mbrojtje të mjera të qeverisë, qoftë përmes gojës së prijësit në parlament, qoftë përmes belbëzimit të tij në emisionin Opinion, apo qoftë përmes këndit të emulacionit elektronik, Transparenca.al, tregojnë një gjë.
Jo vetëm se këta janë vërsulur të vjedhin, por kanë pasur aq nxitim, sa nuk kanë gjetur as kohë që të shpikin alibitë. Deri tani na kanë servirur vetëm një mbrojtje të pështirë që nuk ka bindur askënd. Në argumentat e tyre kanë qenë thjeshtë qesharakë, pikërisht si ai deputeti i fundit, që po i dhurojnë shqiptarëve në parlament. Sepse edhe ky personazh grotesk, me veshje të çuditshme dhe fjalor edhe më marramendës, pretendon se është një nga klientët e Edi Ramës. Një nga ata që pohon se ka dashur që duke paguar me krudo dhe me Gaya, të hyjë në kuvend. Në mënyrën e tij (si të tjerët që hiqen shumë më seriozë) edhe ai ia arriti. Por me një çmim të ndryshëm. Duke i shtuar grabitjes të papërmbajtshme që po ndodh, një përmasë tjetër. Atë të atyre që do të largohen nga pushteti si hajdutë qesharakë, ndërkohë që paraardhësit e tyre u larguan si hajdutë arrogantë./laspsi.al/
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Pogradec prej disa kohësh nën kujdesin e Deputetit të Librazhdit Taulant Balla është duke u bërë ristrukturimi i PS.Pyetja është se cili prej këtyre humbësve të zgjedhjeve të 21 qershorit në foto do të vendoset në krye të PS së pogradecit e cila për hir të së vërtetës aktualisht është bërë si cobani pa dele,pasi të shumtë kanë qenë ata të cilët janë larguar nga radhët e saj,pasi kjo e fundit pranoi të hynte në zgjedhje me një kandidate të LSI-së.Dhe nuk ishte cudi që këta të larguar shkuan drejt kandidatit të djathtë asokohe, sot kreu I bashkisë Eduart Kapri.Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme se përse socialistët e braktisën partinë, një tjetër arsye ishin edhe punësimet,socilaistët shpreheshin se ata që ishin me LSI-në po hanin me lugë floriri dhe po futeshin kudo dhe për më tepër këtë gjë e bënin edhe demokratët.Dhe në fakt kishin të drejtë pasi socialistët, sot, pas kaq kohësh në pushtet të partisë së tyre janë ende të papunë.Përpara disa javësh Koordinatori Tulant Balla zhvilloi disa takime me strukturat në Korcë dhe Pogradec dhe ajo që u vu re qartë, ishte se mbizotëronte arroganca,anëtarët nxirreshin si pa të keq jashtë, duke i thënë se nuk ke punë në këtë mbledhje,kishte edhe fjalë të tilla, kush do le të rrijë kush nuk do “gishtat nga thembrat dhe hëëë” Një situatë e tillë u vu re edhe në mbledhjen e Pogradecit, asokohe ku merrnin pjesë edhe deputetët Bashkim Fino dhe Ilir Xhakolli.Në fakt mbledhja po dilte nga kontrolli pasi socialistët filluan të ankoheshin për papunësinë ,zhgënjimet ,mënyrën si po qeverisej,por në këtë rast ndërhyn Tulanti dhe thotë se nuk i duhej cfarë problemesh kishin, sepse mbledhja ishte thirrur për ristrukturim, dhe kujt nuk i pëlqen le të mos rrijë,kjo gjë u vu re qartë edhe kur këta socialistë dolën nga mbledhja, pasi të gjithë rrinin “turivarur”,dikush thoshte që mbledhja kishte pasur debate të forta dhe se faji për këtë, nuk na paskërka qenë i deputetëve të paangazhuar por i bazës e cila ishte cilësuar si tradhëtare.Në fakt se cfarë ndodhi realisht dhe cfarë u tha, nuk u mor vesh, se Taulanti u tregua i prerë duke u thënë mediave që në fillim bëni disa pamje dhe dilni jashtë.Por sot socialistët të thonë se u fol edhe për arrogancën e drejtorëve që ka punësuar qeveria,por mbi të gjitha të deputetëve që jovetëm nuk kanë as zyra në Pogradec,por duken vetëm kur kanë interes për ndonjë koran, dhe popullin nuk e takojnë asnjëherë,edhe socialistët e Mokrës ishin ankuar për deputetin Xhakolli,ndaj edhe nuk e votuan në zgjedhjet lokale të majtën, ishte thënë në mbledhje. Deputetët e Partisë Socialiste dhe krerët e partisë në rrethe, në raportet për humbjen, kanë identifikuar kandidatin e dobët dhe të pakonsultuar si një ndër arsyet e humbjes. Arsye të tjera kanë renditur braktisjen e bazës, mbajtjen e njerëzve të PD në punë, arrogancën e ministrave etj.Githësesi një gjë është e sigurt që PS-ja e Pogradecit nuk është më e sigurt,themelet e saj u shkundën me zgjedhjet e fundit,kur kandidati i djathtë i rrëzoi pas shumë e shumë vitesh,ndërsa ekziston ende frika se ata që e votuan Edi Kaprin do votojnë sërish ashtu si do u’a kërkojë ai në zgjedhjet parlamentare dhe rrezikon Ps-ja të dobësohet edhe më tej.Por një gjë është e sigurt ,njëri prej humbësve në foto do bëhet kryetar i Ps-së në Pogradec dhe falë tij këtë parti do ta marrë lumi pasi asnjëri prej tyre nuk e duan njëri –tjetrin.
Te kerkosh doreheqjen e Renato Prezes, kryetarit te ri te deges se Partise Demokratike Pogradec, ne nje kohe kur Partia Demokratike e drejtuar nga ky kryetar dege, arriti te fitoje ne bashkine e Pogradecit mbas 15 vitesh, eshte jo vetem nje loje e ndyre shtrigash dhe hijenash nate, por dhe nje perpjekje per ta ri-care dhe shkaterruar perseri kete dege.
Humbesit apo perfituesit, cakejte brenda dhe jashte deges se PD_se Pogradec duhet ta dine apo ta marrin vesh se partia demokratike, nuk eshte as prone private, as dhe nje lope qe duan ta mjelin dhe kur ajo eshte e ngordhur.
Matrapaslleqet dhe shitja e votes duhet te marrin fund, te pakten brenda kesaj dege, shefat e Tiranes, Korces, apo dikush tjeter duhet ti largojne duart dhe matrapaslleqet per fitimet e tyre personale nga kjo dege
Klaneve te vjetra drejtuese, abuzuese dhe perfituese nga pushteti i kaluar, ju ka ikur koha. Ne qofte se nuk kane fuqi, apo nuk munden ta ndimojne me Partine Demokratike, te mos mundohen ti vene gure nen rrota.
Jo gjithmone lumi sjell uje te paster.
Here here ai sjell dru te perzier me balte dhe gure.
¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤

Debate të forta e deri tek ofendimet dhe sharjet personale,kjo atmosferë ka shoqëruar analizën e Partisë Demokratike në degën e Pogradecit.Në këtë analize merrnin pjesë edhe Sekretari i PD Arben Ristani,deputeti Gjergji Papa ,tē deleguar të Pd-së si edhe Fari Balliu.Sipas burimeve të Pogradeci news,analiza jovetëm që u shoqëruam me debate rreth zgjedhjeve por u arrit deri edhe tek fyerje dhe sharje personale mes te pranishmëve.Duket se të gjithë kanë qenë kundër kreut aktual të Pd-së në Pogradec Renato Preza në lidhje me raportin që ai kishte përgatitur për zgjedhjet lokale të 21 qershorit për bashkinë e Pogradecit,ku PD doli fituese ndaj maxhorancës së majtë.Sipas burimeve raporti i Prezës është hedhur poshtë nga sekreretari i Pd në Pogradec Luan Lipo i cili kishte përgatitur tjetër raport nga ai i kryetarit të partisë dhe ku kishte vënë në dukje sipas burimeve problemet dhe mosangazhimin e Prezës në fushatë dhe në fund kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe ristrukturim të plotë të Pd-së në Pogradec ,gjë që është kundërshtuar edhe nga vetë Preza.Të tjera cështje që u diksutuan në këtë mbledhje dhe që gishti sërish u drejtua nga Preza ishte lista emërore e këshilltarëve të bashkisë që u fut në zgjedhje dhe për të cilën kryesia pretendoi se nuk ishte diksutuar me të kjo listë pasi ajo është hartuar nga vetë kreu i partisë,i cili sipas tyre asnjëherë nuk ka marrë mendimin e tyre por thjesh ka vendosur pa i pyetur ata,ndaj edhe ne kërkojmë dorëheqjen e kryetarit është thënë në këtë mbledhje dhe kërkojmë ristrukturim.Burimet thanë gjitjashtu se ka një emër që është propozuar për të qenë në krye të PD në Pogradec dhe ai është kryebashkiaku Eduart Kapri.Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë ,pasi kreu aktual nuk mund të shkarkohet pasi është zgjedhur me votat e bazës së Pd-së e vetmja rrugë për zëvendësimin e tij është dorëheqja,por që kjo e fundit as nuk bën vaki ka deklaruar Renato Preza,është e vërtetë se ka një klan kundër meje tha ai ,që për përfitime personale e dëshirojnë dorëhqjen time,por nuk janë ata Pd-ja në Pogradec,unë jam zgjedhur me vota të demokratëve dhe do përmbush zotimet që kam marrë ka deklaruar Preza,edhe pse situata është e vështirë unë jam duke e menaxhuar me gjakftohtësi përfundoi Kreu i Pd Pogradec Renato Preza.
http://www.pogradecinews.com/pogradecpercahet-pd-jakerkohet-dore/

Nga: IV KALOÇI*
Publikohet dokumenti tepër sekret i Sigurimit të Shtetit, ku mes të tjerash, shkruhet: “Lidhur me kursin për zbulim në Bari, nga burimet tona informohemi se: Pjesëtarët e kursit mbasi mbaruan lëndët, janë tërhequr për në SHBA dhe atje tani janë në pritje për t’i çuar edhe njëherë në kurs dymujor parashutizmi në bazën Monterni të Kalifornisë.
Pjesëtarët e kursit i kanë ndarë në katër grupe që kur të krijohen konditat për t’u dërguar në Shqipëri, të veprojnë në këto zona: Në Mirditë, përgjegjës Nikoll Shkoza në Pukë, përgjegjës Pal Biba në Dukagjin, përgjegjës Marash Marku dhe në Malësinë e Shkodrës, përgjegjës Mark Deçka. Anëtarët e tjerë të grupeve, sipas tyre, janë duke u përgatitur në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në ndjekje për verifikimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe lëvizjes së tyre”.
DOKUMENTI “TEPËR SEKRET
Një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret”, që bën fjalë mbi një relacion të Drejtorisë së Zbulimit me Jashtë të Sigurimit të Shtetit, (e cila vepronte e kamufluar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë), e firmosur nga drejtori i saj, Jonuz Mersini, në adresë të ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, Behar Shtylla. Dokumenti në fjalë që shikon dritën e botimit për herë të parë, tregon qartë veprimtarinë dhe aktivitetin e Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë komuniste, në procesin e survejimit dhe kontrollit të plotë që ai shërbim me strukturat përkatëse të tij do të vendoste mbi krerët kryesorë të emigracionit politik antikomunist shqiptar në SHBA, Australi dhe Europën Perëndimore.
“”””””””””””
Hamit Matjani ne foto.
Taktika e survejimit të vazhdueshëm, përdorimit të shantazhit, presionit, intrigave si dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, lidhur me përçarjen dhe më pas uzurpimit e plotë të kësaj mërgate politike do të rezultonte tejet efikase dhe më se e suksesshme për Drejtorinë e Zbulimit, e cila ishte një nga “tentakulat” e Sigurimin e Shtetit, të cilës i kushtohej një vëmendje e veçantë. I njohur tashmë për publikun shqiptar është fakti i dërgimit të shumë agjentëve të Sigurimit dhe manovrimit të tyre në radhët e emigracionit politik antikomunist shqiptar siç është p.sh. rasti i Isuf Mullait (alias Cufe Mullai, me pseudonimin Dushku), i cili do të infiltrohej deri në radhët e Oborrit Mbretëror të Ahmet Zogut në Francë dhe Belgjikë. Apo të Halit Bajramit, i cili ishte rezident i Sigurimit të Shtetit në Zelandën e Re, që zbarkoi dhe përgatiti në një farë mënyre grackën për likuidimin e të ashtuquajturës, bandës së Xhevdet Mustafës. Përçarja dhe grindjet e vazhdueshme politike ndërmjet krerëve “Ballit Kombëtar”, “Legalitetit”, “Bllokut Indipendent”, si dhe të organizatave të tjera të emigracionit politik shqiptar, të nxitura dhe shfrytëzuara mjeshtërisht nga Sigurimi i Shtetit, do të ndikonte jashtëzakonisht në dobësimin dhe pothuajse në zhdukjen e çdo lloj forme konkrete dhe serioze të një opozite reale, qoftë kjo edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ndaj sistemit komunist të Enver Hoxhës. Aktiviteti më i madh ishte i mërgatës politike shqiptare në SHBA, e cila kishte mbështetjen dhe financimin e CIA-s amerikane.
Ndër më kryesorët e kësaj mërgate në aktivitetin politik, ishin: Leka Zogu, Abaz Kupi, Abaz Ermeni, Luan Gashi, Selim Damani, Eduard Liçaj, Asim Jakova, Shefki Miraka, Agim Karagjozi. Ndërsa si krahu i armatosur i saj që CIA amerikane po përgatiste në kurse speciale desantimi për të zbarkuar në Shqipëri, ishin katër grupe (emrat e tyre nuk janë në raportin e Drejtorisë së Zbulimit), që kishin si komandantë të tyre: Pal Bibën, Marash Markun, Mark Deçkën dhe Nikoll Shkozën. Dokumentin që po botojmë në këtë shkrim, e kemi dhënë me shkurtime, pasi ai bën pjesë në një raport mjaft të gjatë të Drejtorisë së Zbulimit, ku jepen të dhënë për disa nga shtetet e Evropës, prej të cilave regjimi komunist i Tiranës druhej se komplotonte në dëm të tij. Raporti i Drejtorisë së Zbulimit për Behar Shtyllën REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE TEPER SEKRET DREJTORIA E ZBULIMIT Ekzemplar Nr. 4 Nr. 19 Tiranë, më 19/7/1968 Shokut Behar INFROMACION
III. MBI VEPRIMTARINË SUBVERSIVE TË ZBULIMEVE ARMIKE Një burim i joni në SHBA në një bisedë që ka pasur me një shqiptar që ka marrë pjesë në kursin e zbulimit që ka çelur CIA në Bari të Italisë dhe për të cilin kemi informuar në informacionin tonë të 5 marsit të këtij viti, ky i fundit, në mes të tjerash i ka thënë burimit tonë se në bisedat që kanë organizuar në kurs me instruktorët amerikanë, duke folur për situatën në vendin tonë, u kanë thënë si më poshtë: -Situata e brendshme në Shqipëri, aktualisht në zonat e Veriut, paraqitet jo e favorshme për qeverinë dhe me leverdi veprimi, bile dhe për organizim kryengritje nga ana e amerikanëve. Këtë ata e shpjeguan se masat e popullit në Veri janë të pakënaqura dhe në heshtje nuk i pranojnë masat e marra nga qeveria shqiptare lidhur me kolektivizimin e zonave malore si dhe me luftën kundër fesë.
Mirëpo, kanë shtuar ata, neve nuk mund të veprojmë tash për tash, për arsye se çdo hap në këtë drejtim mund të krijojë një gjendje shumë të acaruar në Evropë dhe kjo mund të ketë konseguenca të pandreqshme për Amerikën dhe aleatët e saj. -Neve, shpjegon instruktori amerikan, i marrim të gjitha masat qysh tani (megjithëse tani për tani nuk veprojmë) në mënyrë që të jemi të gatshëm për të vepruar menjëherë sapo edhe situata në Evropë të na e lejojë, për arsye se të njëjtën gjë kundrejt Shqipërisë do të bëjnë dhe sovjetikët porsa t’i lejojë situata, sepse ata duan me çdo kusht të dalin në bregdetin Adriatik dhe vendi më i preferuar i tyre është Shqipëria. Lidhur me kursin për zbulim në Bari, nga burimet tona informohemi se: a).Pjesëtarët e kursit mbasi mbaruan lëndët, janë tërhequr për në SHBA dhe atje tani janë në pritje për t’i çuar edhe njëherë në kurs dymujor parashutizmi në bazën Monterni të Kalifornisë. b) Se pjesëtarët e kursit i kanë ndarë në katër grupe që kur të krijohen konditat për t’u dërguar në Shqipëri, të veprojnë në këto zona: Në Mirditë përgjegjës Nikoll Shkoza, në Pukë përgjegjës Pal Biba, në Dukagjin përgjegjës, Marash Marku dhe në Malësinë e Shkodrës përgjegjës, Mark Deçka. Anëtarët e tjerë të grupeve, sipas tyre janë duke u përgatitur në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në ndjekje për verifikimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe lëvizjes së tyre.
IV. PËR BASHKIMIN SOVJETIK
Nga një burim i joni në kontakt me rrethet ushtarake të RAB-it na informon se Flota ushtarake sovjetike në Mesdhe i ka bazat e saj në portet egjiptiane të Port-Said-it dhe Aleksandrisë. Sovjetikët në fillim patën caktuar si bazë të tyre edhe Sidi Baran, por kohët e fundit e lanë këtë dhe gjetën më të përshtatshme gjiun natyral SALUM, disa km larg kufirit me Libinë. Në këtë të fundit, megjithëse deri tani nuk ka shenja që të jenë bërë adoptime, janë ankoruar disa njësi të kësaj flote dhe për kamuflim aty qëndrojnë edhe disa anije ushtarake të RAB-it. Në bazën e Port- Said-it dhe të Aleksandrisë, sovjetikët kanë ndërtuar edhe baza për lëshimin e raketave tokë-ajër dhe tokë-tokë, për mbrojtjen e flotës së tyre. Për të mos zbuluar fuqinë e Flotës Detare të çdo baze, anijet e ndryshme janë gjithmonë në qarkullim nga një bazë në tjetrën, në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas burimit, kjo flotë përbëhet prej rreth 50 anijesh të mbiujshme të tipave të ndryshme, ndërsa ato të nënujshme nuk dihen. Kohët e fundit nga ana e RABit edhe në armën e aviacionit ndiqet po e njëjta taktikë e qarkullimit të vazhdueshëm të avionëve nga një bazë në tjetrën për të mos u zbuluar sasia e tyre dhe për të mos u gjetur në befasi. Në muajin mars e prill 1968, komanda e aviacionit të RAB-it ka dërguar me qëndrim të pacaktuar në aeroportet e Irakut dhe të Jordanisë, disa njësi aeroplanësh për t’i shpëtuar ndonjë goditjeje të befasishme, që mund t’u bëhet bazave ajrore të RAB-it nga ana e Izraelit. 2) Simbas të njëjtit burim, para dy javësh u nxorën në lirim rreth 150 oficerë të lartë të ushtrisë së RAB-it. Këtyre u foli ministri i Mbrojtjes, Fauzi, dhe u tha se kjo masë merret në kuadrin e planit dyvjeçar naserjan të ripërtëritjes së ushtrisë (për të cilin plan kemi pas të dhëna në janar të këtij viti), prandaj ata duhen të ngelen miq dhe përkrahës të Presidentit Naser.
Por qitja e tyre në lirim – thekson burimi – bëhet më tepër për shkak se kohët e fundit në mes këshilltarëve të RAB-it dhe ushtarakëve sovjetikë (që janë të shumtë) kanë plasë grindje të mëdha dhe këta oficerë që u nxorën në pension janë akuzuar si inspironjës të këtyre grindjeve. Grindjet, – thekson burimi – janë bërë aq të mëdha sa që kanë preokupuar vetë Naserin, i cili kohët e fundit ka lëshuar një qarkore të brendshme për oficerët, ku thotë se këshilltarët sovjetikë janë thirrur nga vetë ai në ndihmë për të forcuar mbrojtjen e atdheut.
“”””””””””””
Xhevdet Mustafa
V. PËR GREQINË.
Nga një burim diplomat grek, i cili para tri javësh ishte në Greqi ku pati kontakte me personalitete civile dhe ushtarake, informohemi: 1.Gjendja e brendshme në Greqi megjithëse ngadalë po vjen duke u stabilizuar, pavarësisht nga ndonjë rezistencë e dobët nga ana e kundërshtarëve, të cilët po shkojnë drejt dekompozimit. Qeveria e sotme, nëpërmjet disa masave administrative dhe ekonomike të marra brenda, gradualisht po ia arrin qëllimit duke fituar simpatinë dhe përkrahjen e popullit, sidomos të shtresave të mesme dhe varfra, duke hapur punë ndërtimi, duke lehtësuar masat fshatare nga taksat etj. dhe duke detyruar kapitalistët e mëdhenj e të mesëm, që të mos bien në konflikt me klasën punëtore. Në këtë mënyrë, udhëheqësit e sotëm grekë duan që me vepra të paraqiten si mbrojtësit “më të denjë” dhe “konseguentë” të interesave të masave. Ata proklamjonë me forcë se duan të realizojnë në Greqi, “drejtësinë shoqërore” dhe “shpërndarjen e të ardhurave kombëtare më të drejtë se në çdo vend tjetër të sistemit kapitalist”, pa cenuar iniciativën private, por vetëm duke e kontrolluar atë rigorozisht, me qëllim që “t’i mbyllet njëherë e përgjithmonë rruga komunizmit në Greqi”.
Në këtë drejtim qeveria është e vendosur që të mos tolerojë e bile do të kundërshtojë me të gjitha mjetet çdo ndërhyrje eventuale të jashtme nga do që të vijë. Sipas burimeve qeveritare, këto masa janë një pjesë e një plani të gjerë dhe me afat shumë të gjatë, “për ringjalljen e Greqisë”, plan i cili nuk mund të realizohet, përveçse nga ideatorët e tij, d.m.th. nga ata që bënë grushtin e shtetit Faksimile e dokumentit të Jonuz Mersinit lidhur me aktivitetin e emigracionit antikomunist shqiptar në mergim vitin e kaluar, ose nga “udhëheqësit e revolucionit grek”, siç e quajnë ata veten. Për këto arsye ata janë të vendosur që ta mbajnë përgjithmonë pushtetin……?! Përsa i përket qëndrimit në drejtim të vendit tonë, udhëheqësit grekë, në planin e përgjithshëm të politikës së jashtme nuk duan të bëjnë diferencime, do të sillen të matur, nuk do të nxisin thirrje dhe kërkesa shoviniste që do të acaronin më tej gjendjen, por nga ana tjetër, nuk duhet pritur as faktin se ajo hapur do të ndërmarri, të paktën në të ardhmen e afërt, hapa drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike duke injoruar problemin e “Vorio-Epirit”.
Udhëheqësit grekë pranojnë se ky problem nuk mund të zgjidhet me Shqipërinë, as me të mirë dhe as me të keq. Qeveria greke nuk ka aspak ndërmend që të krijojë incidente dhe tension, por çështjen do ta lërë në heshtje, në mënyrë të atillë që të mos krijojë dhe pakënaqësi në popull, ndonëse edhe populli nuk tërhiqet më si më parë nga ndjenja të theksuara shoviniste. Qeveria greke ka sjellë bindjen se në të ardhmen problemet etnike do të lozin rolin e tyre në marrëdhëniet midis shteteve: ata po ndikojnë tepër në marrëdhëniet midis shteteve të Lindjes, si Hungaria me Rumaninë, Bullgaria me Rumaninë e Bashkimin Sovjetik, Bullgaria me Jugosllavinë etj., për të mos përmendur – thonë grekët – marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, megjithëse këto shtete frymëzohen nga “ideologjia komuniste”, e cila në mënyrë artificiale injoronte deri tani problemin etnik. Prandaj, – thonë ata – megjithëse bota është plot me këto lloj problemesh, Greqia nuk do të jetë e para që të kërkojë ta zgjidhë këtë problem të saj me anë të forcës.
“#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#
Abaz Kupi
Abaz Ermeni
Agim Karagjozi

Këngëtarja Alida Hisku ka bërë një rrëfim rrënqethës të asaj që ndodhte pas hekurave të burgut në kohën e komunizmit. Duke folur për ‘Shqiptarja.com’ Hisku ka rrëfyr ngjarjet tragjike të viteve 70 që pasuan Festivalin e 11.
“Gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.” Ka treguar dramën e saj Alida Hisku.
Për publikun shqiptar, Alida Hisku ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena.
Jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg.
INTERVISTA
Po çfarë sjellë tjetër Alida Hisku nga skëterra e qelive të diktaturës… Sa kohë zgjatën hetimet në qelitë e Brakës dhe çfarë u provua nga akuza si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut?
Akuza fund e krye ishte një marrëzi, por hetuesit e kishin të pamundur të tërhiqeshin. Çfarë nuk përdorën për të zyrtarizuar legjendën e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netë vazhduan me këtë avaz, sepse gjatë përballjes me ta, në një moment humba arsyen, logjikën dhe nuk e di si rrodhën gjërat më tej. Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur…
E gjithë kjo për ditarin e famshëm?
Në fakt, gjatë hetimeve në birucat e Brakës nuk e zunë në gojë historinë e ditarit. E gjithë alibia aty përmblidhej tek përfshirja në rrjetin agjenturor të Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar për ta shqyrtuar në linjë partie. Më thirrën e penalizuan për të në komitetin e Partisë së Rajonit Numër Tre. Nga deshifrimi i shënimeve të hedhura aty, konkludohej për demonstrim të hapur të frymës antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo më kushtoi flakjen nga radhët e partisë, çka nënkuptonte pushkatim politik, që niste me dorëzimin e teserës së anëtarësisë dhe persekutimin pambarim në punë, lagje, shoqëri etj.
Në hetuesi nuk u morën me historinë e ditarit që u kishin rrëmbyer fshehurazi në Konispol?
Çështja për të cilën ngulmonin aty ishte shumë më e rëndësishme nga përmbajtja e shënimeve të ditarit. Që në seancën e parë, në qelitë e Brakës, hetuesit me akuzuan për përfshirje të drejtpërdrejt në veprimtari armiqësore. Ata vinin si përbindësha, përsërisnin të njëjtin refren dhe iknin duke marrë në nënsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herë gjatë ditës, por edhe natën. I kam në sy fytyrat e tyre dhe më shfaqen si atëherë, të egër, brutalë, të poshtër. Të poshtër te Zoti…
Çfarë kujtoni nga ballafaqimi me ta në qelitë e Brakës?
Në fakt, hetuesit me të cilët u përballa në seancat e hetimeve në qelitë e Brakës ishin dy. Njëri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku më kishin izoluar dhe në një farë kuptimi e shtynte procesin si me përtesë. Me të nuk isha takuar kurrë. Tjetri, që shfaqej si i tërbuar, ishte i Policisë Sekrete dhe vinte aty vetëm për çështjen time. Kisha pasur me të dikur një histori të pakëndshme. Më kishte ndaluar disa herë në rrugë e më kishte ftuar për kafe. Pas çdo refuzimi, provoja reagimin e tij në formë presioni, duke më kujtuar faktin që ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, që kur ia kisha harruar fytyrën prej kohësh, m’u shfaq papritur në qelitë e Brakës. Mu errën sytë kur e pashë. Më uroi fillimisht me cinizëm “mirëseardhjen” me një “Hë zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat për tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqësor etj. Unë e di ç’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, në një qeli të errët…
Pra, me njërin nga hetuesit kishit pasur më herët një lloj marrëdhënie
Një farë njohje në kushte të padëshiruara, desha të them. Një tip i tillë ishte i njohur pak a shumë edhe nga shoqet e tjera. Ishte një kategori manjakësh nga radhët e sigurimit asokohe që gjurmonin këngëtaret e bukura, duke bërë të pamundurën për t’i shtirë në dorë. Në fakt, me mënyrën si paraqiteshin duke nxjerrë në pah misterin e detyrës, prodhonin jo pak tundim tek to. Të paktën unë, nga aq sa më kanë treguar koleget, di jo pak marrëzira të kësaj natyre. Në mjaft raste, këto soj mostrash merrnin përgjigjen e merituar flakë për flakë, por jo gjithmonë gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterët me kobure e kollare, siç i quanim atëherë, ishin mjeshtër të artit të shantazhit dhe nëpërmjet tij gjunjëzonin viktimat e tyre, duke u vënë në dukje pikat e dobëta dhe kleçkat në biografi. Pastaj, nëna ime…
Kaq e fshehtë ishte një dramë e tillë
Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga më të ndryshmet. Fillimisht me një ftesë për kafe, për të sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Më kujtohet mirë sidomos prania e tyre në ditët e festivaleve në TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore më të rëndësishme dhe njëherazi shërbenin edhe si sfilata bukurie. Për skifterët me kobure, që nuk i lidhte gjë me muzikën, kjo ishte pjesa më e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi të garantuara nga regjimi, u jepte guximin e çmendur për të pretenduar një lloj pronësie mbi çdo qenie të bukur. Një histori perverse kjo e asaj kohe të zymtë, që njihet pak në mjedisin shqiptar…
Sidoqoftë, ju keni një histori personale me njërin prej tyre?
Ata nuk të shqiteshin kur të vinin në shënjestër. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu të shpifur në birucat e Brakës, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, më la të kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Në fakt, asnjëherë nuk e mora vesh në ishte rastësi apo pjesë e një operacioni të organizuar prej tij. Përballja me të këtë radhë nuk bënte fjalë për oferta kafesh, apo për biseda intime…
Me një fjalë ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendës, protagonisti i kurthit?
Për mua kjo ka qenë e padiskutueshme qysh atëherë. Ca më tepër që ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjë moment qëllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh që kjo çështje të zbardhet në rrugë zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndërmend të merret me të. Ca më tepër që historia ime nuk është e vetme e këtij lloji…
Pra, në rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin të mirëfillta politike?
Mua më penalizuan fill pas arrestimit të Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje që kisha me drejtoreshën e shkollës së Partisë, “gjahtarët” e pashpirt i shfrytëzuan si një oportuniteti fatlum për të më futur në kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin të lira për gjithçka…
Që do të thotë?
Drama që kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare në qelitë e burgjeve ka qenë nga më të tmerrshmet. Mjaft syresh, për të marrë një leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar për të shkuar në qytet te mjeku, duhej ti nënshtroheshin epsheve të të plotfuqishmit të zonës. Një shëmti e tillë ndodhte po kështu në burgun e grave, ku gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.
Si në rastin e birucave të Brakës?
Diçka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushte për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen si ujku mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë…
Ç’ndodhte më tej me viktimat e tyre?
Për ato që rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpëra për gjumë, por për të errësuar edhe memorien. Më tej kishte dhe psikiatri…
Me sa dimë, disa kohë keni qenë edhe ju paciente në psikiatri?
E shpjegova pak më lart se ende nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend gjilpërat e shumta që kam bërë te birucat e Brakës. Emërtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcë për të harruar ato çka duhej të harroja. Me vetëdijen time me vonë kam përdorur shumë kokrra qetësuese të llojeve të ndryshme, deri tek morfinat, të cilat i siguroja nëpërmjet miqve të mi besnikë, që punonin në spital. Qysh atëherë kam marrë shume medikamente qetësuese dhe jam shtuar në spitalin nervologjik disa herë. Kështu ma shkatërruan jetën, rininë, familjen, shpirtin…
Tashmë flitet shumë për hapjen e dosjeve, por megjithë shfryrjen e pritshme të mërive, shumë persona do të mbeten të befasuar se nga kush janë spiunuar në atë periudhë. Deri vëllai vëllanë, i fejuari të fejuarën dhe familjen e saj, gruaja burrin… Madje në një familje durrsake, sipas oficerëve të shërbimeve, tre vëllezër raportonin njëri-tjetrin, dhe po të njëjtën gjë kishin bërë edhe gratë e tyre. Një informacion i kryqëzuar dhe i kontrolluar deri në qelizë të jetës së objekteve…
Po krahas tyre, në periudhën e fundit të regjimit, prag viteve ‘90, është vënë re një degradim i sistemit të denoncimeve të tyre. Madje duke iu referuar një shkrese të shërbimeve sekrete, në atë periudhë ka pasur edhe bashkëpunëtorë sigurimi që kishin shkelur vetë ligjet. Janë rreth 26 të tillë që janë marrë në analizë dhe ndëshkuar vetëm në portin e Durrësit.
Gjatë leximit të këtij dokumenti, shihet se Sigurimi ka vërejtur për faktin që në atë periudhë kishte shumë bashkëpunëtorë të paaftë që nuk gëzonin besimin e objekteve dhe kontingjenteve. Për këtë veçohet Porti, si qendër e rëndësishme e kontakteve me Perëndimin nëpërmjet mjeteve detare dhe kontakteve me detarët e huaj. Për këtë në shkresën e Sigurimit foton e së cilës po e botojmë, veçohen rastet e konstatuara në sektorin e I-rë dhe të II-të të Portit. Vetëm në zonën e një punëtori operativ gjatë vitit 1988, janë tërhequr 5 bashkëpunëtorë. Si shembull përmendet “Tulipani”, pasi në ngarkim të tij ka pasur të dhëna për propagandë dhe vese. “Mbrojtësi” u tërhoq më 17.11.1988, pasi ishte me 2 xhaxhallarë të arratisur, me të dhëna të dyshimta e të pavërtetuara, vëren dokumenti. Për bashkëpunëtorin “Bora”, kishte një të dhënë për arratisje etj.
E veçanta e këtij dokumenti është se ai tregon se si Sigurimi kishte të dhëna që në rrjetin sekret të bashkëpunëtorëve mbaheshin persona në ngarkim të të cilëve kishin dalë të dhëna për veprimtari armiqësore, tendencë arratisje, agjitacion dhe propagandë, takim me të huaj (16 të tillë), si dhe veprimtari keqbërëse 10 të tjerë, si rastet e bashkëpunëtorit “Ndershmëria”, “Çakmaku”, “Delfini”, “Peshkatari”, “Çiçavica”, “Gjoksi”, “Fortesa”, “Guximtari”. Duke u nisur nga ky degradim në sistem, kërkohet që rrjeti sekret informativ të spastrohej menjëherë nga bashkëpunëtorët e paaftë , të papërshtatshëm, gënjeshtarë si dhe ata që kishin rënë në pozita armiqësore e keqbërës…
SPIUNI GËNJESHTAR
Lidhur me degradimin dhe tendencën e agjentëve për të gënjyer e dezinformuar shërbimet në dëm të objekteve që kishin në përpunim, një ish oficer i shërbimeve sekrete në periudhën e regjimit socialist, Ilir Malindi, tregon një ngjarje interesante. Ngjarja ka 2 protagonistë nga fshati Potom i Skraparit, ku njëri prej tyre ishte bashkëpunëtor i Sigurimit prej 16 viteve. Si rezultat i të dhënave që ai u kishte dhënë organeve të Sigurimit, 5 persona kishin përfunduar në burg për krime kundër shtetit. Nga këta, vetëm njëri e kishte pranuar pjesërisht akuzën. Lidhur me rastin e fundit, agjenti kishte raportuar për një bashkëfshatar, se objekti “B”, kishte tendenca për t’u arratisur. Në fakt objekti “B”, ishte një fshatar i varfër që kishte 6 fëmijë dhe që të gjithë vuanin nga uria kronike. Sipas Malindit, pas 6 muajsh periudhë në përpunim paraprak “A”, në bazë të të dhënave që jepte agjenti, filloi përpunimi aktiv “2A” për të saktësuar të vërtetën. Për këtë u organizua një kombinacion për ta kapur në flagrancë në tentativën e dyshuar për arratisje, personin me 6 fëmijë. Për këtë arsye, pasi ishin mbushur rreth 90 faqe raporte agjenturore të bashkëpunëtorit që e kishte në përpunim, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Rrapi Mino, u la detyrë që kjo tentativë të verifikohej nëpërmjet teknikës operative të përgjimit (TOP). Në zbatim të këtij urdhri iu dha si detyrë që nëpërmjet një kombinimi agjenturor të Sigurimit, të shkonin objekti dhe bashkëpunëtori në Ersekë, në Ndërmarrjen e Grumbullimit, për tërheqjen e një sasie produktesh agroushqimore për Ndermarrjen Ushqimore të Skraparit. Bashkëpunëtorit iu dhanë me vete edhe 5000 lekë (shumë kjo mjaft e konsiderueshme për atë periudhë). Të nesërmen arritën në Ersekë. U akomoduan në hotel ku iu dhanë një dhomë mjaft komode me pamje nga qyteti. Po në të ishin instaluar ndërkohë mikrofona përgjimi statikë. Ishte pasdite. Të
nesërmen do të shkonin, sipas kombinacionit, në Ndërmarrjen e Grumbullimit. Gjatë natës, deri në orën 01.00 ata po bisedonin. Në dhomën tjetër oficerët e Sigurimit të TOP po ndiqnin bisedën me kufje në vesh dhe po e inçizonin. Bashkëpunëtori, i porositur nga Sigurimi filloi bisedën kundër regjimit komunist dhe i kërkoi që të arratiseshin. Arratisja ishte lehtësisht e realizueshme sipas tij në zonën e Leskovikut, në rajonin kufitar të njohur si “Sarandopor”. Atje në afërsi të llixhave termale, mund të kalohej kufiri pa problem. Propozimin objekti “B”, jo vetëm që nuk e pranoi, por e këshilloi agjentin që të hiqte dorë nga këto tendenca e të ndërronte mend, se ndryshe do të përfundonte në burg. Madje në një moment ai revoltohet dhe i thotë provokatorit që të heshtte se ndryshe do të shkonte që ta denonconte vetë në Degën e Punëve të Brendshme. Pas kësaj bashkëpunëtori i Sigurimit e mbyll bisedën në pritje të ditës së nesërme.
Fisnikëria e të dëmtuarit
Fundi i ngjarjes. I dëmtuari nuk bie në pozitën e agjentit. Ai me shumë fisnikëri nuk pranon ta denoncojë atë, pas analizës që bëjnë organet e Sigurimit për arratisjen që sajoi agjenti i tyre në dëm të tij. Malindi tregon se si ditën e nesërme. Në orën 10.00 siç ishte lënë nga oficerët që monitoronin situatën e këtij kombinacioni, agjenti si rastësisht u takua me “Shefin e Furnizimit të Grumbullimit”, i cili ishte realisht oficer. Ata e lanë objektin “B” që të priste në një lokal sa të bisedonin së bashku për materialin që do të tërhiqej. Ndërkohë që objekti u fut në një kafene, agjenti u tërhoq në një takim mbi rezultatet e bisedës që bënë në hotel. Ai bëri edhe raport me shkrim mbi tendencën e objektit për t’u arratisur. Oficeri i Sigurimit vërejti se bashkëpunëtori gënjeu si në bisedë, ashtu edhe në raport duke u thënë se “B”, ai ishte i gatshëm që të arratisej. Kjo bëri që Sigurimi i Shtetit dhe personalisht, ish kryetari i Degës së Punëve të Brendshme , të skandalizohet nga dezinformimi i informatorit që po merrte në qafë njerëz të pafajshëm. Për këtë pas analizës paraprake në Degë u bë dhe një analizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën drejtimin e Feçorr Shehut. Ky dënoi faktin e ndodhur dhe kërkoi që objekti, që nuk pranoi të arratisej, të bëhej bashkëpunëtor, ndërsa bashkëpunëtori të merrej në përpunim. Ndërkohë u la detyrë që për të 5 personat e dënuar nga denoncimet e bëra nga dezinformuesi, të rishikoheshin raportet agjenturore të bashkëpunëtorit, të cilat shkruheshin në vetën e tretë, që edhe në rast se binin në dorë të dikujt, të mos kuptohej se kush e kishte shkruar.
… Prokurori Rrapi Mino, sipas Malindit, u skandalizua për këtë fakt dhe la si detyrë që në rastin e krimeve kundër shtetit, të ketë jo më pak se dy burime informacioni. Duke përfshirë krimet politike të asaj periudhe, terrorizmin etj. Në përfundim të kësaj historie, fshatari i denoncuar, objekti “B”, nuk pranoi që të bëhej bashkëpunëtor dhe kjo ndikoi që të ndërpritet arresti ndaj agjentit “mashtrues” të Sigurimit. Një rast i rrallë fisnikërie që arriti ta tregojë pa u hakmarrë edhe kur kishte shkelur si të thuash, në teh të thikës prej mashtrimeve të spiunit rrenacak…
Mark Brunga.
“Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
tjere te Shoqates së Shqiptareve “Marko Boçari”, te
cilet vdiqen, edhe keta, nga “leuçemia”.
Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij”…
Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.
Ilir Malindi, ekspert i marrëdhënieve greko-shqiptare, zbardh incidentet e pathëna nga politika zyrtare e dy vendeve në vitet 1992-1994
Lëvizjet e qarqeve nacionaliste greke dhe investimet e tyre për gjetjen e realizuesve të politikës së” Vorio-Epirit” në Shqipëri
Ilir Malindi
Nuk kisha për ta dorëzuar para kohe librin tim “Ne dhe Greqia”, i cili do të jetë së shpejti në dorë të lexuesit, për vetë momentet që po kalon Shqipëria në marrëdhëniet me Greqinë.
Megjithatë, kam mendimin se këto marrëdhënie, dita-ditës po okupojnë jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë, duke varfëruar e shkatërruar gjithçka shqiptare. Duke lexuar në një gazetë të përditshme kujtimet e një gjenerali grek, këshilltar i ish-kryeministit Kostandin Micotaqis, që ndërtoi platformën e re kundër vendit tonë, edhe pse gruaja e tij, Marika, është bijë e arvanitasve mjaft të pasur të Lamisë, më lindi idea për të publikuar pjesë të kujtimeve të mia dhe jetën në Athinë në vitet 1991-1994.
Si fillim, dua të them se gjeneralin Niko Grilaqis e kam njohur personalisht dhe më ka bërë përshtypje fakti që ai ka shprehur në një libër të tij, të gjitha detajet e politikës greke, pavarësisht se këto kamufloheshin në atë kohë nga politika zyrtare.
Në librin “Ne dhe Greqia” kam përdorur mjaft materiale që m´i ka servirur një miku im patriot, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, pasi atij dhe familjes iu bë atentat, por mundën të shpëtojnë për mrekulli. E falenderoj mikun tim për gjithë këtë punë të lavdërueshme kombëtare. Ky botim është edhe njëherë kujtesë për të gjithë ata politikanë të ndershëm, që të jenë të kujdesshëm ndaj strategjisë greko-serbe, që kanë marrë përsipër shkatërrimin e gjithçkaje shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. Këto shkrime janë edhe kujtesë për disa politikanë që kanë shitur jo vetëm veten dhe familjen e tyre, por edhe çdo gjë shqiptare për dy pare të qelbura.
Po radhis në vazhdim disa ngjarje të rëndësishme dhe takime me “miq” në Athinë, ku vendin kryesor, më të rëndësishmin, e zë vdekja e personalitetit të padiskutueshëm kombëtar, të madhit arvanitas Aristidh Kola.
Humbje e madhe; na e vranë Aristidh Kolën
Më 11 tetor të vitit 2000, në një spital të Athinës, në moshën 55-vjeçare mbylli sytë një nga kolosët e letrave shqipe të shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi në Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.
Aristidh Kola studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën tashmë të njohur, “Besa”, si dhe revistën tjetër periodike, “Arvanon”. Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.
Kontributi i tij kombëtar
Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri “Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit”, i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.
Kopla, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij.
Miku i madh i të gjithë shqiptarëve
I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë.
Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse. Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”.
Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke.
Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jam i sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.
Idea e madhe
Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë.
Unë pata rastin që ta vizitoja Aristidh Kolën në ditët e fundit të jetës në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe e pashë gjendjen e pashpresë të tij. Aristidhi më tha se ishte i gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij. I dhashë kurajo, duke i thënë se do të shërohej shpejt. Së bashku me ambasadorin shqiptar në Greqi, mikun tim të vjetër, Kastriot Robo, e kishim shprehur dyshimin për “sëmundjen” e Kolës dhe mundësinë e eliminimit të tij nga shërbimet sekrete greke. Dy ditë para vdekjes së Kolës, më 09.11.2000, së bashku me zotin Robo, e vizituam atë përsëri. Pak para se të ndaheshim, Aristidh Kola na tha: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.
Më erdhi shumë keq për vdekjen e tij më 11 tetor 2000, atë natë kur ekipi ynë kombëtar mundi me rezultatin 2 me 0 ekipin grek në Tiranë.
Ne kishim humbur një nga njerëzit më të medhenj të kombit tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej.
Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë.
Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.
Si e njoha këshilltarin e Kostandin Micotaqis
Ishte pranvera e vitit 1991 kur u drejtova për të kërkuar azil politik në një zyrë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Athinë, që ndodhej pikërisht në rrugën “Arakovis 39”. Rastësisht, takova një të njohur nga Himara, që kishte punuar si mësues në Skrapar. Me këtë njeri isha njohur në rrethana të vështira, atëhere kur im atë, Teki Malindi, e shpëtoi nga burgu për veprimtari antiqeveri. Më vonë, mësova se ai ishte në lidhje me shërbimet sekrete greke dhe ishte në përpunim nga Sigurimi i Shtetit.
Himarioti më këshilloi që të mos kërkoja azil politik, pasi sipas tij, të gjithë zyrtarët e këtij institucioni ndërkombëtar, ishin agjentë të shërbimeve greke. Po ashtu, sipas tij, “kundër” meje ishte edhe fakti se në kërkesën e paraqitur për azil, përmendej edhe veprimtaria ime për pavarësinë e Kosovës. Miku im, nisur nga këto, mendonte se nuk isha i përshtatshëm as për agjent dhe as për azil politik, madje, do të përndiqesha deri në largimin tim nga Greqia, një vend që nën peshën e ortodoksizmit ekstrem të kishës greke, do të poshtëronte shqiptarët, do të tallej me ta, për mëse 14 vjet me radhë.
Një ditë maji të vitit 1991, miku nga Himara më ftoi në një kafene, pasi do të takohesha me njerëz tepër të fuqishëm, që kishin në dorë fatet e Shqipërisë së Jugut, të ashtuquajturin nga ultranacionalistët grekë, “Vorio-Epir”. Në atë bisedë ishte edhe Nikos Grilaqis, këshilltar i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis, Niko Benetis, avokat dhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Nikolas Gejxh, si dhe disa drejtues të shoqatave “vorioepirote” të Athinës.
Ish-mësuesi nga Himara më prezantoi si një mikun e tij, jurist me përvojë në Shqipëri. Ai kishte dalë garant për mua dhe dihej që gjithçka që do të bisedohej, do të mbahej sekret.
Të them të drejtën, u befasova kur në bisedë e sipër, Benetis, përfaqësues i Nikolas Gejxh dhe Kris Qirkos, kryetar i Federatës Panepiriote në Amerikë, Kanada dhe Australi, diskutonin për copëtimin e Shqipërisë, si dhe drejtimet që do të merrte politika greke në lidhje me këtë.
Ishte muaji i pestë i vitit 1991 dhe ne shqiptarët që kishim ardhur në Athinë nuk e kishim aspak të qartë atë që do të bëhej me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Më tej, Niko Grilaqis tha se qeveria greke ka njerëz në Shqipëri, të cilët po punonin për këtë qëllim. Ai tha se Nikolas Gejxh kishte marrë kontakte me opozitën shqiptare, shumë kohë para ardhjes së demokracisë dhe se po punonin shumë për të imponuar politikën greke kundër Shqipërisë.
Faktikisht, unë nuk dija greqisht dhe përkthimin nga kjo gjuhë e bënte mësuesi nga Himara. Biseda nisi “të merrte flakë”, sepse në këtë kohë, Antonis Benetis tha: “Ne jua kemi dhuruar çekun e bardhë.
Tani dhe priftin tonë grek e kemi gati t’ia dhurojmë Shqipërisë.
Helenizimi i Shqipërisë është çështje muajsh dhe ditësh”.
Menjëherë pas deklarimeve të tij, ai qeshte me të madhe. Isha tepër i tronditur nga ato që dëgjoja dhe pas disa ditësh, shkova në ambasadën tonë në Athinë. Atje takova një diplomat dhe i thashë ato që kisha dëgjuar. Ai më tha: “Shiko të gjesh ndonjë punë dhe mos u merr me këto gjëra, se do të hash kokën”. Më vonë mësova se ai ishte larguar për në Amerikë dhe se përfaqësuesi i shërbimit sekret shqiptar në ambasadë, pas vitit 1992, ishte rekrutuar nga EIP-ja, Shërbimi Informativ i Greqisë. Ky shërbim kishte investuar në Shqipëri me qindra milionë dhrahmi, duke vënë në shërbim të tij biznesmenë, njerëz të veçantë e madje, edhe politikanë, të cilët do të bënin “mësymjen totale”, shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare deri në shkatërrimin e shtetit në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 1997, por faktori ndërkombëtar dhe miqtë tanë, bënë që të dështojnë pjesërisht planet e shovinistëve grekë.
Takimi me agjentin sekret, Takis Themelis
Nuk do ta harroj kurrë takimin në Kakavijë me punonjësin e Shërbimit Informativ të Greqisë, Taqis Themelis. Takimi ishte personal dhe lidhej me dyshimin që punonjësit grekë në pikën e kalimit kufitar, kishin për rregullsinë e vizës sime.
Taqis ishte nga zona e Çamërisë dhe e zotëronte gjuhën shqipe, pavarësisht se ai bënte sikur nuk e kuptonte atë. Faktikisht, pas disa provokimeve, ai përmendi fjalë në gjuhën tonë. Megjithatë, biseduam greqisht dhe në bisedë e sipër, kur ra fjala për Jugosllavinë, i thashë se e kisha vizituar Beogradin dhe më kishte pëlqyer. Ai e miratoi atë që përmenda. Atëhere, nuk m’u durua dhe i thashë: “Ju shkoni në Beograd për të blerë dosjet e agjentëve serbë në Shqipëri, të cilët më parë i kishte në lidhje UDB-ja”. Pas kësaj, zoti Taqis më pa rreptë, më tha se duhet ta linim këtë bisedë dhe kërkoi që të sqaroja vetëm problemin që kisha me vizën.
E thashë atë që përmenda më sipër, sepse kur kisha qenë në Zvicër, këtë gjë po bënin edhe zviceranët me agjentët e tyre serbo-kosovarë, të cilët i merrnin në lidhje, në shumë drejtime.
Vizita e kryeministrit shqiptar në Athinë
Më 17 maj të vitit 1993, kur po shoqëroja në kafen e mëngjesit kryeministrin Aleksandër Meksi, ndjeva se optimizmi i tij “si grip”, më ishte ngjitur edhe mua. Ndërsa zoti Meksi po dilte nga hotel “Grand Britania”, për të shkuar 500 metër më tutje në rezidencën e kryeministrit grek, besova me gjithë shpirt se do të bëheshin gjëra mjaft të dobishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, e sidomos, për emigrantët shqiptarë, që tashmë e ndjenin deri në palcë peshën e robërimit e të poshtërimit.
Mbaj mend se të dy kryetarët e shteteve, i cilësuan bisedimet tepër konstruktive e rezultative dhe, madje, nuk harruan të citojnë formulën e zakonshme se “një etapë e re u çel në marrëdhëniet dypalëshe”. Ndërkaq, Athina e kishte lënë pa përgjigje ftesën e Tiranës për nënshkrimin e një traktati miqësie e bashkëpunimi. Të dy burrat e shtetit, Micotaqis dhe Meksi, nuk dhanë hollësira për këtë. Po atë natë, unë do të pyesja ministrin e Jashtëm, Papakostandinu, nëse pati ndonjë problem në bisedime që nuk e mundësoi nënshkrimin e këtij traktati, por ai më tha se nuk kishte ekzistuar ndonjë problem në to.
Në të vërtetë, sinjali i parë se diçka nuk kishte shkuar mirë në bisedime, u dha të nesërmen në gazetën “Elefthero Tipos”, e cila është një nga gazetat më të mëdha të Partisë Demokracia e Re, që ishte në pushtet.
Me një titull, që zinte gjysmën e faqes së parë, gazeta jepte alarmin: “Po ligjërohen shqiptarët”. Vetëm disa orë më pas, zëdhënësi i qeverisë, Vasilis Manginas, do të deklaronte para gazetarëve se mes Micotaqis dhe Meksit nuk ishte diskutuar fare çështja e emigrantëve klandestinë shqiptarë. Ishte ndoshta hera e parë që zëdhënësi e përgënjeshtronte shefin e vet. Nëse, Micotaqis, në konferencën për shtyp kishte thënë se po shqyrtohej mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të ligjëronte praninë në Greqi të shqiptarëve si punonjës sezonalë, zëdhënësi thoshte se nuk ligjërohet asnjë shqiptar në Greqi dhe se ato që shkruheshin, nuk i përgjigjeshin realitetit. Nga ana tjetër, në deklarimin e saj presidentja e Institutit Shtetëror të Fuqisë Punëtore thonte se do të jepeshin 30 mijë leje pune për të papunët e Shqipërisë fqinje e se këta punëtorë do të aktivizoheshin në punët e stinës në bujqësi. Më 18 maj gazeta “Ta Nea” e paralajmëronte me tone më të buta ligjërimin e emigrantëve kur shkruante: “Me një tjetër tërheqje të palës greke në çështjen e emigrantëve klandestinë, u realizua në Athinë takimi Micotaqis-Meksi”. Natyrisht, mes këtyre deklaratave, nuk ishte i vështirë qëndrimi kontradiktor i Micotaqis, i cili bënte lojë me dy porta…
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Ilir Malindi.
VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLES
“Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
tjere te Shoqates së Shqiptareve “Marko Boçari”, te
cilet vdiqen, edhe keta, nga “leuçemia”.
Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij”…
Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.

Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh arvanitas, ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta mendonte se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri, e kjo per dy shkaqe, se pari, se ai, tere jeten germoi neper shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta te historise, ku mpleksej trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken, ç’ka percaktoi fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere emer ne historine e Greqise.
Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te megaloidhese qe kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me gojen e ish presidenteve si Saratzetaqis, apo te kapsalioteve qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit ne kryeqytet te Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se Aristidh P.Kola dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin e tij fizik.
Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kola cilesohej si armiku i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje mallekim, duke hedhur mbi te te gjitha te zeza qe mund te thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer shkrimtarin arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje njeri zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i durueshem, qe kishte per nder qe ishte qytetar grek, por te njejten kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe i vlonte ne zemer.
E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper fantazmat e megaloidhese,çka shprehej dhe nga nje sportist renegat shqiptar Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak shqiptar ne damare do ti priste damaret qe te mos i ngelte as dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit.
Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola . Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin dhe kercenime sa te fshehta aq dhe publike per jeten e tij, kercenime per te cilat i kishte folur dhe mikut te tij shqiptar, piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy kopertina te librave te tij.
Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne çdo hap, madje kur zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e antishqiptare qe jetonte shoqeria greke, guximi i ekstremisteve grek u be akoma me i madh dhe arriten deri atje qe te mbushnin muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi me vdekjev i autorit te librit “Greqia ne kurtin e serbeve te Millosheviqit”.
Aristidh Kola , pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb siç ishte Greqia,te mbronte luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së, në dhjetëre emisione televizive,si dhe kudo në massmediat greke, duke iu kundërvu asaj propagande histerike kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarive serbe në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi mbeturinat e të së ashtuquajturës Jugosllavi.
Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste orthodokse greke, vazhdimisht, për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës,( “Edhe une jam kosovar- shkruhej ne revisten e tij “Arvanon”), si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, të cilët edhe i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij – të njohur nga ligjet greke. Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga komentatorja e televizionit grek, “Skaj”, Liana Kaneli, ne nje sulm te pacipe edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi shkrimtarin e ftuar Aristidh Kola , sikur ky ti armik i Greqise.
Sulmeve te pacipa publike deri ne masmedia, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte pershtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. “Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten qe hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjate emisionit televiziv ne “Skaj” 5 Maj 1999, dhe me pyeten perse e perballova me qetesi , kur duhej te kundersulmoja…
Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse ” e drejta del vjen kur ti vije ora”. …E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk eshte me fjale por me veprat e mija te cilat do te kujtohen kur balta e z.Kaneli te kaloje ne harresen e shekullit.
Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes e jo te shkoj nga shkon rryma dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur kurre kembet e permjera dhe per kete e paguaj shtrenjte dhe ne menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin dhe lirine time…”
Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.
Aristidh Kola gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje per t’ja bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra mijra arvanitas ane e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe nocionin e asaj popullsie te perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari.
Ishte Aristidh Kola i pari shkrimtar arvanitas qe ne librat e fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te ishin krenar sepse 90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se Greqise ishin arvanitas nga gjaku dhe gjuha.
Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi dhe profesionin e juristit, ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve ishin herojt kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti arvanitas tashme ishte bere pjese e tradites kombetare greke duke perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri atje sa te spjegoje nepermjet gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke, emrat e perendive te Olimpit, çka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet gjuhes greke.
Libri i tij “Arvanitet dhe prejardhja e grekeve”, botuar se pari ne 1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime ne Greqi, dhe u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin mbajtur mbyllur kaq vjet ndjenjat e veta te krenarise per origjinen e gjakun shqiptar.
Bashke me librin “Gjuha e Perendive”,botimi i pare 1989, te cilin A.Kolia e konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh “Arvanitet”,ato perbejne dy monumente qe Artistidh Kola ngriti per popullin e vet, e me kete monument emri i tij mbetet i pavdekshem.
Ai, së bashku me të madhin Antonio Bellushi, në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare, bëjnë të njohur zyrtarisht se në Greqi jetonin mbi 2 milion shqiptarë, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra banimi shqipfolëse. Kjo u be publike në shumë mjete të informimit, duke filluar nga revista e Kozencës “Lidhja”, që e nxirrte Papas Bellushi.
Ishin pikerisht shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe perpjekjet e ekstremisteve nacionaliste greke, te cilet enderronin djegiet e tyre publike si ne gjyqet e inkuzicionit, bashke me autorin e tyre si heretik.
Duke mos pasur fuqi ligjore ( legjislacioni grek eshte demokratik), ata perdoren metodat me te sterholluara per t’ja bere jeten e padurueshme me shprese se ai do te hiqte dore nga vepra e vet.
Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres duke e shuar jehonen e saj, duke çpifur se autori eshte nje tradhetar i Greqise, per te arguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive, nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kola si drejtues i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin “Besa” e me pas “Arvanon”. Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila ishte dhe platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit, njollosja publike e emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe hajdute. Arriten deri atje keto lloj propogandash saqe ne nje fshat ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me arvanitas, te ngrihej i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur armet e zjarrit dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per ti çfarosur emigrantet.
Aristidh Kola e ndjente se ç’po ndodhte, e nuhaste qellimin e mbrapsht te propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj, njolloste emigrantet shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare per leshime ne jug te Shqiperise, dhe e dyta te neveritej popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku shqiptaret e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizinte keto perpjekje dinake te masmedias greke qe binte mrekullisht ne sinkrone me ultranacionalistet e shovenistet e Greqise.
E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e dinjitetit te te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e arvanitasve qe ta konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e perbuzur qe benin pune skllavi per pak dhrahmi pa vlere, e rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej, do te lihej ne nje ane si perçartjet e nje njeriu qe nuk di se ç’thote.Mirepo nuk ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu nje perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per traditat e kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia vazhdonte te nxirrte vepra te reja.
Kishte shume libra neper duar.Kishte shume pune per te bere.
Së fundi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë per ta afruar sa me afer me gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine,kulturen e artin shqiptar.
Aristidh Kola bashkëpunonte me të gjitha rrethet e Diasporës Shqiptare në botë. Ai mbante lidhje dhe gjithnjë bashkëpunonte me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë e me bashkëstudiuesin Papas Antonio Belushi-n në Kozencë të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë. Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbëreshët e Korsikës Sikur ta ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper, ne pronovimin e te ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte, nga Greqia, Shqiperia dhe Italia. Kishte ardhur dhe miku i tij i ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio Bellusci si dhe ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo.
Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari 55 vjecar Aristidh Kola ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk i kishte ndjere me pare. Diçka po ndodhte me organizmin e tij. Parandjente diçka ogurzeze.
I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per vdekjen e tij jo me shume se nje vit muaj me pare. Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e veprave te veta qe i kishte neper duar. Shtatori e vuri ne shtrat. Tetori po e dermonte trupin e tij. I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim. Si nje vizion i tmerrshem i kalonte neper mend fati i personazheve historike arvanitase per te cilet kishte shkruar ne vepren e vet madhore “Arvanitet”.
Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurr me fjale nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, paçka se mbiemri i tij i vertete brez pas brezi ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte ne gjuhen arvanitase.
Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase Laskarina Bubulina.
E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te zhdukur arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin nga Salamina, Anastas Kullurioti?
Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre dhe jeten e dy presidenteve te shoqates arvanitase “Marko Boçari”.
Keto te fundi i fiksoheshin ne kujtese sepse ishin shume me afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai, president i arvanitasve te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e papritura kishte qene e njejte: Leuçemi. E njejta siptome vdekjeprurese per tre presidente te arvanitaseve te Greqise. Dy jeteve te rrembyera mizorisht, nga duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe nje e trete. Ish jeta e tij.
Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin shkuar ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar I.M. cili me pas deshmon:
“Unë pata rastin që ta vizitoja të madhin Aristidh Kola, në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe pash gjendjen e tij të pashpresë. Më tha se ishte gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij…
I dhash kurajo, duke i thënë se do të shërohej shumë shpejt dhe se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirëpo… Ahhh! Ai, me trishtim dhe krenari të njëkohësishme na tha edhe këto fjalë:
“Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve «Marko Boçari», të cilët vdiqën, edhe këta, nga “leucemia”. Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mij”… ” Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -, me thote ambasadori shqiptar ne nje bisede telefonike nga Athina- por kur e mora ne telefon nga kati i pare i spitalit “Evangjelizmo”, qe eshte prane ambasades, me tha se ate dite ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga dite e ardheshme.
Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje lajm tmerresisht i pikellueshem”. Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e shkrimtarit dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete vdekje me nje enigme tjeter greke ne histori.
Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje platforme po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit.
Behen tere perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij. Ne Athine per vdekjen e Aristidh Kola, shkroi vetem nje gazete greke. Revista “Klan” ne Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e vdekjes me shkakun se ” kete teme e ka trajtuar gazeta “Albania”.” Shoket e miqt e tij te afert arvanitas kane rene si te shushatur prej gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera presidentit te sotem te arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni ndonje nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit te madh me tha se nuk kemi ndonje plan.
Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze.
Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan zhdukjes fizike te arvanitasit te madh qe ringjalli “gjuhen e perendive”, tani pergatiten te hidhen ne sulme po aq vdekjeprurese ndaj vepres se tij. Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision te zi te megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe as helmin, per qellime makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe mbare popullit shqiptar, atehere gjitheseicili prej nesh, ka marre pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te Aristidh Kola.
Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kola, qe meriton nje vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe indiferenca dhe kopracia jone.
Le te mendojme sot qe te mos na vrase ndergjegja neser!
KOLEC TRABOINI, Boston, 24 nentor 2000
###############################################################
» Arben LLALLA: Gjuha shqipe e ruajtur në shekuj nga arvanitasit
Elementi kryesor që dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar. Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare.
Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë barbare. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e ruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:
Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.
Një tjetër këngë është:
Arvanitasit këndojnë,
gjuhën e tyre mos harrojnë
shiko atë plakun si këndon
edhe gjaku si i qarkullon.
Gojë më gojë ruhet jeta
me këngët e vërteta.
Arvanitasi nuk di të shkruajë,
por me këngë di ti ruajë.
Në një tjetër thonë:
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha.
Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës.
Në vitet e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Rajnhold, u mor me studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në flotën detare greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai e mësoi gjuhën shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.
Athina, u bë kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë, kryeqytet i Greqisë të pas kryengritjes së vitit 1821 ishte qyteti i Nafplios, që banohej nga arvanitasit. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në vitin 1833, kur mbreti Oton vjen në Greqi, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin. Me rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të hutuar me fjalët: Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd. Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë.
Në veprën e tij Pellazgjishtja, që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe si gjuha e flotës dhe këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij. Në veprën e sipërpërmendur përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë gjuhëtarët evropianë që u morën me gjuhën shqipe. Gjuha shqipe nuk kishte alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruanin, duhej të përdornin alfabetin e greqishtes, ashtu siç bënë Kundurioti dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine, siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të Italisë.
Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij, Çajld Harold.
Në periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë leksikografinë e gjuhës shqipe, si më e rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit, i cili me nxitjen ndoshta të Pukëvilit, Konsullit francez në Janinë, hartoi Fjalorin e romeishtes (greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së thjeshtë. Para këtij fjalori, gjatë shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhësh; greqisht-arumanisht -shqip i Teodor Kavaliotit në vitin 1770. Fjalori i Teodor Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u quajt Protopirina, i cili u botua në fillim në Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik. Teodor Kavalioti (1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur, Akademia e Re
Disa vite më vonë kemi dhe fjalorin katërgjuhësh të Daniel Mihal Voskopojarit në fillim të shekullit XIX me gjuhë të katërt bullgarishten. Fjalori i Danil Voskopojarit, kishte mbi 1000 fjalë dhe u botua për herë të parë më 1802 në Venedik, më vonë u ribotua tre herë brenda 8 viteve. Në studimin tim për librin në katër gjuhë të Dhanil Mihal Adham Haxhiut, më 2010, kam shkruar se nuk është fjalor, por pjesë nga Ungjilli në formë fjalori. Në këtë libër gjuha greke quhet Romaiki ndërsa gjuha shqipe Alvanitika. Këta fjalorë mund të kenë shërbyer për kuvendimet ndërmjet popujve të Ballkanit që bashkëjetonin në shumë krahina të Greqisë së Veriut, kurse në Greqinë e Jugut nuk ishte e nevojshme përderisa këtu greqishtja quhej nga shumica e popullit si gjuhë e aristokracisë , ndërsa shqipja si gjuhë e popullit, e përdorimit të përditshëm. Pas kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një tjetër arsye, negative.
Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
Vlerësimet e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej krejtësisht nga greqishtja. Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në ditët tona brenda Greqisë, me gjithë përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të shtetit grek për zhdukjen e saj. Rreth viteve 1860-1890 vërehet fenomeni i revolucionit të zhvillimit për gjuhën shqipe. Atë kohë u shkruan dhe veprat më të rëndësishme rreth gjuhës shqipe dhe kulturës që pasqyrohej nëpërmjet saj. Nismëtarë janë intelektualët: Thimi Mitko, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, etj. Por, edhe shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitasit si: Kupitori, Kullurioti, Birbili, Dhriva, Botasi dhe grupi i shoqatës, Helenismos, me në krye Neokli Kazazin. (Një vepër së cilës i referoheshin shpesh ishte punimi trivëllimësh i gjermanit Georg Hahn, Albanezishe Shtudien që është botuar më 1854 në Vjenë). Në atë periudhë themelohet edhe Lidhja e Arvanitasve dhe shkruhet THIRRJA e vitit 1899, për krijimin e një mbretërie të përbashkët greko-shqiptare, të ndarë nga feja.
Në shekullin XIX, shkencëtari Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878) kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë, ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi Abetare të gjuhës shqipe. dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip, të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë August. Dozan. Në vitin 1926 fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë.
Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë, që ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, Gustav Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet, Albanezishe Shtudien, faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht.
Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën I foni tis Arvanitas (Zëri i Shqipërisë). Ai botoi më 1882, dy libra në gjuhën greke, “Ankimet shqiptare dhe Klumësht për foshnjat. Më 1882, botoi abetaren për mësimin e gjuhës arbërore (shqipen) ABAVATAR ARBËROR, si flitet dhe shkruhet gjuha arbërore në Greqi. Një libër në gjuhën shqipe dhe greke.
Nga kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime më të vjetra të gjuhës shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si gjuhë popullore, rrjedhimisht, barbare, përdornin qoftë greqishten, qoftë latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë jashtëzakonisht të pakta.
Në vitin 1998, Bashkia e Livadhjasë në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga data 6-7 nëntor 1998, me temë”: Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumë-kulturore.
Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë dhe të huaj, ndër ta: Francesko Altimari, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian Jozef, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A. Friedman, pedagog në Universitetin e Çikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin e Çikagos, Erik Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe tha: Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të
pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të qytetërimit humanitar në tërësinë e Euro-Azisë.
Pedagogu Viktor A.Friedman22 bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia në Greqi, pastaj në Ukrainë, Madrica në Bullgari që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.
Siç shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes. Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit: Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë dhe tha për gjuhën arvanitase:
“ Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafil, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologjia dhe na thonë: Ju flisni shqipen e vjetër”.
Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten, dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund ta shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje,
pra, por vetë ata e gëlltitën të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi Zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është mëkat që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur.
Siç del edhe nga deklarata e ish-ministrit të jashtëm, ish-ministër i kulturës në Greqi, dhe sot zëvendës-kryeministër z.Teodoros Pangallos, vërehet qartë dhe saktë që arvanitasit janë bij të mëmës Shqipëri dhe flasin të njëjtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm. (kuptohet nuk e kemi fjalën për Shqipërinë Londineze). Ndërsa, studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, në veprën e tij, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase, mbi bazën e idiomës së Atiko-Beotisë shkruan:
Gjuha arbërishte në Greqi kishte 50 vitet e fundit një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe gjuhësore të saj. Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.
Nga kërkimet e mia shumë vjeçare në Greqi nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike të shkruara në gjuhën shqipe, me shkronja greke. Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 1571, nga poeti arvanitas luftëtar Manoli Blesi. Në vargjet e poemës përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara nga Kostandini i Biri dhe Aristidh Kola.
Një tjetër poemë e panjohur ka qenë e shkruar në mars të vitit 1889 nga një arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesës së Princeshës së Greqisë Aleksandra me Dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç , djali i perandorit Aleksandri i dytë. Ky krijim i madh vjershëtor ka 430 rreshta dhe është botuar për herë të parë në revistën APOLLO, 26, Maj të 1889 që dilte në Athinë. Në këtë revistë poema është botuar në gjuhën greke dhe shqipe. Po ashtu në faqen e parë të gazetës greke E ARDHMJA E ATDHEUT, 27, e 29 dhjetorit 1860, është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas. Në shekullin e XIX arvanitasit kishin një ndikim të madh në zhvillimin e jetën politike dhe shoqërore në Greqi. Deri më sot këto materiale
letrare me vlera të larta nuk ishin bërë të njohura për opinionin shqiptar.
Mendoj që ekzistojnë më shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja greke se sa me shkronja latine në shek. XIX, e më përpara. Të paktën unë kam në bibliotekën time fotokopje të librave origjinalë nga viti 1802 e deri 1890, 15 të tillë nga autorë të ndryshëm, midis tyre katër botimet e Ungjillit, 1824, 1827, 1858, 1872, në gjuhën shqipe me shkronja greke.
Kjo tregon se shqipja e folur dhe e shkruar kishte një shtrirje të gjerë në Greqinë e shek. XIX deri në fillim të shek. XX, kur edhe fillon propaganda ekstremiste frontale për të sulmuar çdo gjë shqiptare në Greqi. Kështu, strukturat e shtetit grek filluan konservimin e librave që flitnin për krenarinë shqiptare. Këto libra mbetën me vite të tëra pa u publikuar, pa u studiuar duke krijuar një boshllëk të madh për letërsinë dhe shkrimin shqip në Greqi.
Dua të bëj edhe një sqarim për emërtimin e shqiptarëve të Greqisë me emrin arvanitas. Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grekë. Kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.
Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe, shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar.
Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh29. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas. Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar31.
Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët, duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe. Edhe unë, në këtë studim, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe. Sot, arvanitasit i gjejmë në majat më të larta të jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Kryetari i sotëm i Republikës së Greqisë, Karolos Papuliasi është nga një fshat i Çamërisë me emrin Voshtina, sipas Aristidh Kolës, ai është me origjinë shqiptare dhe para shumë vitesh familja e tij i përkiste besimit islam. Dhe kryeministri Lukas Papadhimas është arvanitas. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të tu bërë kërkime, për të sjellë fakte të reja për shkrimin shqip, të shkruar nga arvanitasit e Greqisë dhe historitë e tyre.
Një aplikacion i rrjetit social Twitter mund të tregojë sesa profile të rremë ekzistojnë në çdo profil. Sipas këtij aplikacioni (Fake Follower Check application), 55 për qind e 32 874 “ndjekësve” të profilit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Twiter janë false.
Nga rreth 32 mijë ndjekës, 34 për qind e tyre janë inaktivë dhe shumë pak të angazhuar në Twitter dhe vetëm 11 për qind bëjnë pjesë në ata ndjekës ose mbështetës që mund të quhen përdorues të mirë.
Që prej shtatorit të vitit 2011, Rama ka nisur gjithnjë e më shumë të përdor rrjetet sociale dhe blogjet për të transmetuar idetë politike, axhendën e aktiviteteve dhe qëndrimet kritike ndaj mazhorancës, si dhe reagime të shkurtra ndaj zhvillimeve që ndodhin në moment.
Përdorimi i Twitterit nga ana e tij është një prej arsyeve që rriti popullaritetin e këtij rrejti social në Shqipëri, i cili ishte i lënë në hije nga rivali i tij, Facebook.
Me një gjuhë më të thjeshtë, llogarit false ose të rreme, janë ato që krijohen për të dërguar viruse ose spame dhe nuk korrespondojnë me persona realë. Ndërsa llogaritëinaktive janë ato, përdoruesit e të cilëve janë realë, por nuk e frekuentojnë shpesh këtë rrjet social, ose e përdorurin shumë rrallë atë.
“Mbështetësit” falsë mund të blihen në internet dhe janë shumë faqe që ofrojnë këtë shërbim me një kosto prej 0.1 dollarë. Por ndryshe nga rrjeti sociale Facebook, Twitter është më i përshtatshëm për ndjekës të rremë. Për shembull 35 për qind e 19 milionë “ndjekësve” të profilit të Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama janë të rremë, 36% janë inaktivë dhe vetëm 29 për qind e tyre cilësohen si “të mirë”.
Drejtori për Komunikimi në Partinë Socialiste Endri Fuga tha për “Balkan Insight” se drejtuesi i PS-së nuk ka blerë asnjë herë përdorues të rremë për faqen e tij në Twitter, ndërsa ka vënë në dyshim dhe të dhënat që ka nxjerrë aplikacioni për përdoruesit e rremë.
“Në Shqipëri Twitter nuk është rrjeti social më i përdorur, shumë (persona) kanë profile që nuk i përdorin, kjo mund të shpjegojë dhe numrin e lartë të profileve të rremë, nëse të dhënat për profilet e rremë që kini bërë janë të sakta”, shprehet Fuga.
Më tej, Fuga shton se edhe themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe kryeministri britanik David Cameron, gjithashtu kanë një numër të madh “ndjekësish” të rremë dhe inaktivë.
“Unë nuk besoj se Bill Gates dhe David Cameron kanë blerë përdorues të rremë në Twitter dhe jam i sigurt se metoda të tilla nuk janë pjesë e punës”, shtoi Fuga.
Nga mazhoranca, i vetmi politikan që ka një prani të konsiderueshme mbështetësish në rrjetin social Twitter është Lulëzim Basha.
Megjithatë, Erald Kapri, mohoi që Basha ose stafi i tij të kenë hapur ndonjë llogari në Twitter. Ndërsa atë që ka më shumë mbështetës e ka cilësuar si të “hapur nga ndonjë prej fansave të tij”.
Përdorimi i internetit është një trend që po njeh gjithnjë e më shumë rritje në Shqipëri, ku përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale ka njohur rritje masive gjatë dy viteve të fundit.
Sipas statistikave të faqes Social Bakers, ka më shumë se 1 milion përdorues të rrjeteve sociale Facebook në Shqipëri, afërsisht 30 për qind e popullsisë. E thënë ndryshe, dy të tretat e shqiptarëve kanë akses në internet.
Rreth 67 për qind e përdoruesve të internetit në Shqipëri janë mes 18 dhe 34 vjeç, moshë e cila nuk është shumë aktiv, sipas studimeve, kur vjen fjala për të marrë pjesë në studime.
Sondazhet tregojnë se gati një e treta e të rinjve në Shqipëri preferojnë të marrin informacionet në internet, duke përdorur faqet on-line, rrjetet sociale Facebook. Twitter dhe i Youtube.
Sipas një studimi të Institutit Eunaca me seli në Tiranë, rreth 30.4 për qind e të rinjve në Shqipëri, mosha 15 deri në 39, i referohen medies sociale për të marrë informacione në lidhje me politikën.

Autoritetet shqiptare po përgatisin terrenin për pritje të një vale të mundshme refugjatësh nga zonat e luftës, pak orë pasi kryeministri Edi Rama tha nga Brukseli se “besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë”.
Dhe menjëherë pas kësaj deklarate që lëshoi Rama në samitin e Brukselit për emergjencën humanitare të refugjatëve, kanë nisur masat e qeverisë, konkretisht të ministrisë së Mbrojtjes.
Mësohet se ish reparti ushtarak i Kapshticës në zonën e Bilishtit, fare afër vendkalimit kufitar me Greqinë, do të shndërrohet në bazë pritjeje për refugjatët.
Burime të ndryshme thonë se pritet një valë të ardhurish nga Siria dhe kjo mund të shkaktojë krizë humanitare, ndaj edhe po përgatitet terreni për një pritje të mundshme të tyre, pasi zona e Kapshticës është më e mundshmja për kalimin e tyre përmes Greqisë.
Kjo godinë e braktisur prej vitesh që shihni në foto pritet që të kthehet në kamp refugjatësh dhe tu ofrohet atyre si strehë. Kapaciteti maksimal në këtë ish repart ushtarak është 500 njerëz.
Kjo lëvizje vjen edhe pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përcaktimin e hartës për ndërtimin e kampeve për këta refugjatë, ndaj autoritetet vendore kanë marrë masat e para, ndërsa më tej do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e rezervave ushqimore dhe akomoduese për refugjatët.
Corriere della Sera, gazeta prestigjioze dhe ndër më të rendësishmet në Europe i ka bërë të ditur miliona lexuesve të saj se ministri ynë i Brendshëm gjendet nën akuzë për lidhje me bandat më të rrezikshme të drogës në vend. Shtypi më serioz në Itali dhe në Europë ekspozon të vërtetën tronditëse: se në Shqipëri sundon Mafia e lidhur me Qeverinë. Se narkobandat drejtojnë bashkë me Saimir Tahirin. Se mafia e lidhur me ministrin e brendshem eliminon oficerët që guxojnë të flasin, që guxojnë të luftojnë trafikun e drogës.
Shqipëria është në gjendjen më të rëndë kriminale në 25 vite, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse interesat e krimit sundojnë vendin. Akuzat, provat dhe dëshmitë e pakontestueshme, të gjitha të çojnë tek Tahiri i habilajve dhe shullazeve me shokë. Tek Tahiri me kushërinjtë Habilaj që vëzhgoheshin nga policia dhe oficeri i lartë Zagani, i cili gjendet sot i kërcënuar me jetë. Tek Tahiri që i ka dorëzuar pikat kyçe si shefin e kufirit të Dhërmiut aty ku paketohet droga e bëhet gati për Itali, në shërbim të bandave. Tek Tahiri që makinën personale e të paprekshme e ka vënë si narkotaksi në shërbit të bandës së Habiljave.
Kurrë më parë nuk ka qënë një ministër i brendshëm shqiptar nën akuza kaq të rënda dhe me fakte të pakundërshtueshme si kumbar dhe mbrojtës i trafikut të drogës.
Por e gjithë kjo e bën krenar Edi Ramën. Kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i hershëm i bandave të drogës të cilave u dha tregun e ndërtimeve të Tiranës si kryebashkiak e për të cilin raporti i punës së OSBE thotë se ka një pasuri prej 200 milion eurosh. Trupa e policisë që lufton krimin, oficerët, burrat dhe gratë në uniformë janë të tradhtuar e kokëulur. Qytetarët janë të pasigurtë, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar.
Gazeta italiane, Corriere della Sera ka bërë një shkrim për ish-shefin e Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pas akuzoi se persona të afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri janë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Gazeta e quan Zaganin një super polic, por që tashmë ndodhet në arrati sepse akuzohet se ka ndihmuar shtetin italian në luftën ndaj trafikut të drogës. Ja se si e nis shkrimin e përditshmja Corriere della Sera:
Prej pak orësh i arratisuri më i kërkuar nga qeveria shqiptare, i pari në listën e bashkëkombësve të tij të arratisur e të përfshirë në trafikun e drogës, është një polici i famshëm shqiptar me një karrierë kurajoze në luftën kundër drogës dhe i vlerësuar nga forcat tona të rendit (italiane), në sajë të një bashkëpunimi të gjatë ne operacionet e kërkuara. Pas një mandat ndërkombëtar arresti, Dritan Zagani, 43 vjeç, i martuar, babai i tri vajzave, është zyrtarisht në ndjekje nga agjentët e disa shteteve. Corriere e kontaktoi. Është në Zvicër, ku që prej gushtit është arratisur për t’iu shmangur arrestit të shtëpisë. Jeton në një lokalitet sekret, ku ka bërë një kërkesë për azil politik dhe është i vendosur “për të luftuar deri në fund betejën”.
Përfshirja e njerëzve të afërt me qeverinë në trafikun e drogës
Në 2014 kur me Guardia Di Finanza, ai ndiqte gjurmët e trafikantëve nga Shqipëria në Lombardi, Zagani arriti të supozojë se persona të afërt me qeverinë (mund ta vërtetoj), gjithçka kishte precipituar. E kanë arrestuar “padrejtësisht”, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe se kishte nxjerrë informacione sekrete, duke ua dhënë italianëve, :-“gjë që e kam bërë në kuadrin e objektivave të përbashkëta dhe që askush nuk është ankuar kurrë”.
Ka qëndruar 6 muaj në burg në Tiranë dhe nëntë të tjerë në arrest shtëpie. “U arratisa sepse donin të më hiqnin qafe. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: tek ju mafia shqiptare është shumë e fuqishme dhe mund të gjejë këdo. Kjo gjë kishte ndodhur edhe një vit me parë, ku eliminuan një ish-agjent policie sepse ishte bërë i bezdisshëm për një boss. Më ka mbetur ndonjë koleg besnik, ndonjë informator i mirë: që edhe në Zvicër vrasësit janë duke më kërkuar.
Nga një polici i shkëlqyer në një “tradhtar”
Qeveria shqiptare është e bindur që Zagani është fajtor, madje edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë e kanë përsëritur në publik, të vendosur për të mos fshehur asgjë dhe për të vepruar në transparencë dhe të bindur që kanë prova të pastra. Fitoret brilante të policit kundër kriminalitetit janë një llogari dhe për sjelljen e tij si një “tradhtar”, i cili preferoi t’iu referohej autoriteteve italiane dhe jo atyre të vendit të tij në lidhje me të rejat nga hetimi. Kjo është një tjetër histori.
Zagani nuk ka frikë për motivin e thjeshtë se nuk ka asgjë për të humbur përveç se shpëtimit të familjes së tij. “Iu luta zviceranëve që të më strehonin gruan dhe vajzat. Nëse është e nevojshme, jam i gatshëm që të kthehem në Shqipëri, për të qenë në gjendje që të mbrohem. Deri më tani nuk ma kanë lejuar. Kur më rrasën në burg, në qeli kishte tre kosovarë, që sapo i kisha arrestuar për drogë… dhe falë zemrës së mirë të gardianëve, më s’postuan në një repart me të dënuar që kishin shumë probleme psikike…. dhe aty ishte një tjetër lloji ferri. … Më dhanë arrestin e shtëpisë pas gjashtë muajsh sepse skadoi afati i procedimit….. “, tregon ai.
Policja tjetër
Në këtë çështje diplomatike ka një tjetër person, e njëjtë me policin, por me nënshtetësi italiane, që ndoshta ka një rol të rëndësishëm. Është një funksionare që kishte punuar gjatë Samitit të G8 në Genova, që ishte dënuar për dhunë, e cila në vend që të zhdukej, ishte ngritur në detyrë, duke u bërë përfaqësuese e hetimit në Shqipëri dhe se kishte marrëdhënie të mira me Tiranën. Si për çudi sapo Zagani u gjykua me një akuzë të çuditshme, së bashku me disa të tjerë, funksionarja italiane u largua nga Shqipëria, për të shkuar në një detyrë tjetër. Për çfarë motivi? Nuk është e vetmja pyetje. Për shembull, si do të sillen zviceranët më policin e kërkuar, ndaj të cilit i kanë vënë nofkën Serpico? Serpico, sot është një pensionist dhe ka qenë një agjent i Nju Jorkut, që buloi sistemin e korruptuar të të gjithë policisë. Në epokën e viteve ’70, Serpico kontaktoi me “New York Times”, për te zbuluar prapaskenat dhe emrat e të përfshirëve. Gazetarët shqiptarë janë duke punuar me Zaganin.