Kategori
Uncategorized

Shtohen ‘dorëheqjet’/ SPJV.it publikon tekstin e dorëheqjes së Edi Ramës.

Shtohen ‘dorëheqjet’/ SPJV.it publikon tekstin e dorëheqjes së Edi Ramës

Portali spjv.it ka arritur të marrë tekstin e fjalës së dorëheqjes të kryeministrit Edi Rama pas protestave të opozitës dhe vendimit të mos futjes në zgjedhje me Ramën si kryeministër.

Në të vërtetë teksti në fjalë është gjendur në një prej emaileve të këshilltarëve të tij më kryesor në Kryeministri, i cili ia dërgon kryeministrit me shënimin: “Siç ma kërkuat e kam shkruar fjalimin e dorëheqjes. Për më shumë dora juaj është perlë për të mahnitur njërëzimin”.

Teksti i dorëheqjes:

Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në Shqipëri apo kudo në botë!

Qëkur kam ardhur në krye të qeverisë me 1 milion vota, pas drurit që populli i dha pushtetit të Saliut në qershor 2013, kam punuar sipas parimit “jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, ndaj këtij parimi i kam qëndruar korrekt dhe në mënyrë stoike. Këtij parimi do i qëndroj edhe sonte në këtë vendim të rëndësishëm timin për ruajtjen e shtetit, pavarësisht se opozita ka dalë dhe bërtet përnatë mu pranë zyrës time, në një çadër, gjoja në emër të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë aspak hallin e zgjedhjeve të lira, pasi i kanë humbur para katër viteve, sikurse do ti humbin edhe në këtë 18 qershor. Bile do pësojnë humbje edhe më drastike. Ata, të dy, kanë marrë zvarrë një shtet, një popull ndër vite. Ata kanë hallin e Vettingut, sistemit të ri të drejtësisë që duam të montojmë, ata ruhen si djalli temjanit që të mos funksionojë Vettingu. Berisha edhe pas këtij vendimit tim të sotëm, që do ta them në fund, prapë do të sajojë “kleçka” për të  mos votuar në parlament Vettingun.

Në këto tre vite e kusur muajsh, qeveria ime dhe mazhoranca kanë bërë reforma drastike në të mirë të vendit, reforma të cilat nuk janë bërë në këto 25 vite. Ne luftuam krimin dhe policia e shtetit, për herë të parë, ishte e shtetit dhe jo e bandave siç ka bërë Saliu kur ishte në pushtet. Reformat janë të dhimbshme, por duan forcë, vendosmëri për ti zbatuar. Ne kemi bërë shumë, por përballë kemi një opozitë të shthurur, që kapet me thonjtë e vdekjes që të mos dalë para drejtësisë së re të pas Vettingut.

Preteksti absurd i oborrit të PD-së dhe parcelave të mafias së tyre se nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka shoqe në botë, ku mund të ketë ndodhur. Askund! E sipas kësaj logjike luliste duhet që para çdo përfundim mandati të një qeverie të ngrihet opozita e radhës dhe të thotë se “nuk futemi në zgjedhje me këtë qeveri!?”.

Ka bindur dhe një tufë kryetarësh partish aty në çadër që të nxjerrin vulat nga xhepat, ku i mbajnë përditë dhe të nisin KQZ një peticion-presion. Në atë çadër, këtu përballë meje, jep mend edhe Fatmiri i Gërdecit, dhe Nardi-specialisti i shendetsisë, edhe Vangjeli që nuk e merr gjumi për minoritetin, edhe Dashi që mban inat se Erion Braçe kërkoi ti heqë gruan nga puna, edhe Agroni, që me shumë habitet se ç’bëj unë me këta që me kanë sharë me fis, edhe Kreshniku që shahej pesë herë në ditë me Saliun, edhe Sazani i shqetsuar për ndotjen e mjedisit nga Saliu. Pra një tufë që kanë dash këmbore Saliun, i cili ka filluar të lutet që Edi Rama të mos jap dorëheqjen dhe ai vetë të shpëtojë me këtë rast prej Vettingut që do ta nxjerrë para drejtësisë për krejt bëmat që ai ka bërë në këto 25 vite e kusur.

Por që mos ta lë Saliun dhe salinjtë e tjerë, duke bërtitur dhe shkatërruar shtetin, pasi kur kam ardhur në pushtet kam thënë se ““ jam në krye të qeverisë, jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, po u deklaroj:

JAP DORËHEQJEN DHE HAJDENI TË KRIJOJMË QEVERINË TEKNIKE APO SI TA DONI QUAJENI. POR KAM NJË KUSHT: LULI I SALIUT TË VIJË ME VULË NË XHEP DHE TË FIRMOS, DORË PËR DORË; UNË FIRMOS DORËHEQJEN, KURSE LULZIM BASHA FIRMOS VOTIMIN NË PARLAMENT TË VETTINGUT.

Ky është kushti dhe me 19 qershor do të shikojmë se sa mijëra vota do jenë me shumë se një milion votat që mori mazhoranca jonë në qershor 2013!

E fundit, votuesve të Partisë Socialiste: Ne jemi të fortë, bile me të fortë, dhe t’i mundim këtë farë të keqe që kemi përballë që të bëjmë shtet, bile supërshtet pas Vettingut.

Kategori
Uncategorized

Shteti “Burg” qe ndertoi kryeministri Rama ne Shqiperi.

Shteti “BURG” që ndërtoi kryeministri Edi Rama në Shqipëri
Jakup B. GJOÇA
Mbrëmë, në emisionet televizive greke, u trajtua problemi i mospagimit të energjisë elektrike nga mijëra famije, që kanë të ardhura nën nivelin Jetik të Jetesës. Gazetarët grekë sollën shembuj që DEI (korporata shtetërore e Shpërndarjes dhe Prodhimit të Energjisë Elektrike në Greqi) u ka prerë energjinë elektrike edhe atyre familjeve, edhe atyre individëve, që nuk kanë aspak të ardhura, ose që kanë shumë pak të ardhura, janë invalidë, janë shtruar për një kohë të gjatë në spitale, etj.
U përmendën rastet që individë kanë rilidhur pa leje sërish energjinë elektrike, POR DEI dhe Shteti grek nuk kanë reaguar, e ca më pak, nuk i kanë burgosur.
Drejtori i DEI u detyrua të pohojë publikisht, që DEI nuk do të ndërpresë energjinë elektrike asnjë familjeje, individi dhe invalidi që kanë të ardhura financiare deri në nivelin e jetesës. Madje, DEI po zbaton programe të atilla ekonomike, që të gjithë familjeve që kanë të ardhura të pakta, u jep energjinë elektrike me çmim më të diferencuar, natyrisht me çmim më të lirë, se konsumatorët e tjerë familjarë, ndërkohë, që ka ngrirë edhe faturat për një vit, ndërkohë për faturat e papaguara, po zbaton pagime me 36 këste pa asnjë kamatë!!!
Dhe, mos harroni!
Greqia është 8 vjet në progamin ekonomik të TROJKËS (FMN, BQE, BE), për shkak të borxheve!
Ndërsa në Shqipërinë, ku qeveris Rilindja Socialistee ashtuquajtur “Qeveri e Majtë”, kryeministri Rama po zbaton politikën e të bërit shtet, që praktikisht është “SHTETI BURG”!
Kryeministri Rama, me pretendimin se do të detyronte shqiptarët që të “mësonin” të zbatonin ligjin në pagimin e konsumit të energjisë elektrike, zbaton praktikisht politikën e esktremitetit: Ose paguaj, ose BURG!
Për këto familjarë, për këdo individ, pa bërë përjashtim as ekonomik, as social.
Jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që i mashtroi shqiptarët, me premtimin elektoral, se DO TË ULTE ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, kur rriti çmimin e energjiosë elektrike që në 2014 me 25 %, nga 77 lekë për kilovator, në 95 lekë për kilovatorë.
Qeveria e Kryeministrit Edi Ram, akoma nuk ka përcaktuar NIVELIN MINIMAL TË JETESËS, për familjet dhe individët.
Kështu, që një familje ( me 4, 5, 6, 7, ose 8 pjesëtarë) mund të mos ketë asnjë lekë të ardhura, ose mund të kenë të ardhura financiare vjetore, psh, 1.000 lekë në muaj për individë, për gjithë familjen, POR qeveria e kryeministrit Edi Rama, u kërkon edhe këtyre familjeve që ta paguajnë energjinë elektrike me të njëjtin çmim, sa e paguan edhe vetë kryeministri Edi Rama!!!
Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste janë me mijëra individë me të ardhura financiare mujore dhe vjetore zero, që janë burgosur nga Shteti i Kryeministrit Edi Rama, vetëm e vetëm, sepse “guxuan” dhe rilidhën energjinë elektrike në shtëpi, për të dhënë energji elektrike fëmijës që të mësojë, që të punojë aparatura e oksigjenit për babain dhe nënën e paralizuar në shtëpi!!!
Qindra shqiptarë, janë vetëvrarë në BURGUN e shtetit që ndërtoi kryeministri Edi Rama në këto 4 vjetët e qeverisjes së kryeminsitrit Edi Rama, ngaqë nuk mund të duronin as torturën fizike dhe as torturën morale dhe psikologjike, që u birgosën me “fajin” që rilidhën energjinë elektrike në dimër, që edhe familja e tij t’i mbijetonte të ftohtit!!!
Nëse politika “ E TË BËRIT SHTETI” e kryeministrit SOCIALIST Edi Rama zbatohet duke futur në BURG edhe kryefamiljarin që rilidh vetë, pa leje energjinë elektrike në shtëpi, ndërkohë që FAMILJA E TIJ nuk ka të ardhura as për bukën e fëmijëve, atëhere, ky SHTET që ndërtohet duke BURGOSUR qytetarin e varfër ËSHTË DIKTATURË!!!

Kategori
Uncategorized

Mjekët italianë: Në Tiranë po ju vrasin me kancer. Nga ju vjen ky rrezatim??

Rrëfimi i gazetarit të Top-Channel/ Mjekët italianë: Në Tiranë po ju vrasin me kancer. Nga ju vjen ky rrezatim??

Duke folur për sëmundjen e kancerit dhe problemet e shëndetësisë në Shqipëri, gazetari i Top-Channel Denis Dyrnjaja ka rrëfyer një histori.

Një 40-vjeçar i cili nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e tmerrshme, kancerin.

Sipas gazetarit mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup.

“Ishte te 40-at. Ndoshta kishte arritur të fitonte betejat më të rëndësishme në jetë, por nuk fitoi dot betejën më të rëndësishme atë për jetën. Jo për fajin dhe shkakun e tij në fakt. Kanceri e mundi. Por ky nuk është më lajm për shqiptarët. Mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup.

Dhe e pyetën: punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim dhe pergjigja që morën i habiti. Punoj në një bankë në qendër të Tiranës. Ata thanë se nga Shqipëria po kurojnë raste me lloje të rrallë kanceri. Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit? Ushqimet, ajri i ndotur, uji i pijshëm, produktet e tjera të konsumit të përditshëm, ilaçet e dyshimta, materialet që përdoren për ndërtimin e banesave ku jetojmë, antenat celulare që na rrethojnë ngado?! Por derisa s’ka kush t’iu japë një përgjigje të bazuar dhe provuar siç duhet këtyre pyetjeve do vazhdojmë të presim e të shohim njëri tjetrin si vdesim”, shkruan gazetari.

Kategori
Uncategorized

Qeveria me Edi Ramën sot janë lepujt e vërtetë. Shqipëria është ngritur.

VIDEO/ Basha: Qeveria me Edi Ramën sot janë lepujt e vërtetë. Shqipëria është ngritur

Sot bëhen 3 javë të plota që opozita ka nisur protestën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa duke folur në bashkëbisedim për lirinë dhe politikanët e rinj, kreu i PD-së, u shpreh se Shqipëria është ngritur dhe njerëzit e kanë vrarë frikës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Mëngjesi i 22-të i lëvizjes më të madhe popullore demokratike qytetare paqësore për zgjedhje te lira e te ndershme.

Një mëngjes me afër fitores tuaj. Përshëndes te gjithë qytetaret e kësaj lëvizje madhështore qe nisi 3 jave me pare. Ne mënyre te veçante dua te përshëndes te rinjtë dhe te rejat shqiptare qe kanë qene balli i kësaj proteste dhe garancia e vendosmërisë se kësaj proteste dhe do jen kurora e fitores.

Dje ne një bisede me një nga gazetaret me te mire te shtypit te shkruar patëm një reflektim. Njeri pas tjetrit te rejat dhe te rinjtë folën për vendosmërinë e tyre per ndryshim. Mbrëmë ky person shume i njohur tha se ne fakt ndryshimi ka ardhur. Shqipëria pas 18 shkurtit është krejt ndryshe.

Para 18 shkurtit këta bënin hesapet me njeri tjetrin dhe opozitën e bënin para njeri tjetrit duke skualifikuar shumicën dërrmuese te shqiptareve dhe kishin nxjerre nga loja ne kokën e tyre opozitën politike. Sot e tash tre jave janë strukur ne birucat e tyre.

Frika sundonte ne Shqipëri. Sot qeveria me Ramën janë lepujt e vërtete sepse Shqipëria është ngritur.

Garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme përmes largimit të Rames dhe një qeverie teknike qe i garanton ato. Vetëm ne këtë mënyre ne do te garantojmë qe mos te kthehemi me ne Shqipërinë e para 18 shkurtit. Sepse ne demokraci jo vetëm për shkak te protestave por prej ditës se pare qe ulet ne karrigen e pushtetit, ne çdo demokraci nuk është populli qe ka frike qeverinë por është dhe duhet te jetë qeveria qe ka frike popullin.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fportali.syri.net%2Fvideos%2F1298966293517990%2F&show_text=0&width=685

Kategori
Uncategorized

Opozita vendos zyrtarisht: Jo regjistrimit në KQZ.

FOTO/ Zbardhet letra e plotë. Opozita vendos zyrtarisht: Jo regjistrimit në KQZ

Partitë e koalicionit opozitar kanë zyrtarizuar sot vendimin se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura nga krimi dhe paratë e drogës.

Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar kanë vënë në dijeni se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ja dhe njoftimi drejtuar sot KQZ e firmosur dhe vulosur nga partitë e koalicionit opozitar.

Kategori
Uncategorized

“Gazetari” qëka deklaruar Honorare 30 milionë lekë/ vit nga një radio në Elbasan, është kandidat për deputet i PS.

“Gazetari” ka deklaruar Honorare 30 milionë lekë/ vit nga një radio në Elbasan, është kandidat për deputet i PS
Jakup B. GJOÇA

Gazetari kritik ndaj korrupsionit të Kryeministrit Rama dhunohet në mes të Ditës,
në Bulevard të Tiranës.
Ndërkohë, që…..
Gazetari puthëdorë i Ramës shpërblehet me honorare 30 milionë lekë në vit nga një radio lokale në Elbasan.
Aty ku kryebashkiak është “Kandidati” Rama-iat Qazim Sejdini,
që nga Shekulli i kaluar!

Një gazetar, ka (vet)deklaruar të ardhura vjetore 30 milionë lekë, si honorare shpërblimi nga një radio në Elbasan, kur, njëkohësisht, punon dhe merr rrogë të rregullt nga RTSH në Tiranë.
Gazetari është i sinqertë me ligjin. Gazetari është i sinqertë edhe me miletin. Është shpërblyer nga radioja në Elbasan me 30 milionë lekë në vit. Natyrisht, për shërbesën mediatike që i ka bërë.
Vetëm institucioni shtetëror i Luftës kundër Pastrimit të Parave të Zeza, i cili drejtohet nga financieri i Partisë Socialiste, flë gjumin e madh dhe nuk shqetësohet hiç!
Ndoshta Institucioni shtetëror i Luftës kundër Pastrimit të Parave të Zeza, është katandisur si WC, që vetpastron jashtëqitjet e KORRUPSIONIT, është mallëngjyer nga sinqeriteti i madh i gazetarit, që i vetdeklaron 30 milionë lekët e shpërblimit honorare nga radioja në Elbasan. Dhe, në Shqipëri, kur tregohesh i sinqertë, as Ligji nuk të prek.
Sepse, është një rast i rrallë, që dikush në Shqipëri, të vetëdeklarojë milionat lekë, që shpërblehet me honorare.
As deputeti socialist Alfred Peza, nuk ishte KAQ i sinqertë me Ligjin, që nuk i kishte deklaruar miliardat lekë të shpërblyera nga honoratet, kur punonte në Televizion, por në qetësi dhe dashuri për pasurinë, bleu aksione bankare!
Prokuroria në Shqipëri është në luftë të hapur me Institucionin shtetëror të Luftës kundër Pastrimit të Parave të Zeza, ndaj nuk mund të hetojë, sesi mundet që një radio në Elbasan paguan honorare 30 milionë lekë në vit, një gazetari, që, njëkohëshisht, punon dhe merr rrogë nga RTSH!!!
Ju shqiptarë, që jeni të papunë, që jeni të pangrënë, që jeni pa shtëpi, që detyroheni të braktisni familjarisht dhe fshatçe edhe Shqipërinë dhe të katandiseni azilantë urie nëpër rrugët e Europës, mund të çuditeni, sesi në Shqipëri, një radio lokale në Elbasan ka kaq qindra miliona lekë për të paguar 30 milionë lëkë honorare vjetore një gazetari!!!
Ju shqiptarë, që vetëvriteni ngaqë nuk paguani dot as qindarkat e dritave, sepse nuk e duroni dot as turpin e Burgut dhe të Padrejtësisë sociale, ju bie zali dhe gjaku ju shkon në tru, kur mendoni se sa qindra milionë euro përfiton fitime vjetore pronari I një radio në Elbasan, derisa ka dhe paguan 30 milionë lekë si honorare vjetore një gazetar!
Ju, rrogëtarë të Administratës Publike, që keni 4 vjet që qeveria e Rilindjes Socialiste nuk u rrit kurrë rrogat, edhe pse shpërbleheni me 40.00 lekë rrogë mujore, mund të çuditeni, sesi në Shqipëri, një radio lokale në Elbasan ka kaq qindra miliona lekë për të paguar 30 milionë lëkë honorare vjetore një gazetari!!!
Por ju shqiptarë të mjerë, ndoshta e keni harruar, që në Elbasan qeveris dekata të tëra kryebashkiaku socialist, që ka edhe karpuzin, edhe thikën!!!
Familjet e varfëra në Elbasan kanë vite që nuk marrin nga Bashkia ASNJË QINDARKË LEKË ndihmë sociale dhe ekonomike, edhe pse drejton dekada të tëra kryebashkiaku socialist, sepse qindra milionat e lekëve të Bashkisë së Elbasanit furnizojnë depozitat e pronarit të Radios në Elbasan, që ky, paskëtaj, të shpërblejë me qindra milionë lekë honorare vjetore shërbëtorët e lajmit!!!
Të gjitha gazetat dhe televizionet e Europës japin Kryelajm të Ditës, që në Elbasan të Shqipërisë (Ndoshta) janë groposur mijëra tonelatat e Mbjetjeve Kimiko – Bërthamore, që janë importuar në Shqipëri nga Mafia Italiane, mirëpo kryebashkiaku socialist, që qeveris Bashkinë e Elbasanit që nga Shekulli I 20 – hesht dhe nuk mund të përgënjeshtrojë DOT TË VËRTETËN, edhe pse radioja në Elbasan shpërblen me 30 milionë lekë honorare në vit gazetarin e RTSH!!!
Jo më kot, kryeministri Socialist propogandoi me bujë të madhe inagurimin e Landfillit në Elbasan, NDOSHTA, për të groposur në fshehtësi të madhe edhe mijërat tonelata të mbejtjeve Kimiko – Bërthamore, që kishin bërë pazarin me Mafian Italiane!!!
Ndoshta edhe gazetari që transmentoi nëpër Media këtë ceremonI festive inagurimi të Landfillit të Elbasanit nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku socialist i Elbasanit u shpërblye me 30 milionë lekë honorare.
Dje Parlamenti shqiptar nuk mundi votojë dot Vettingun, edhe pse Alfred Peza deputeti socialist, gazetar në profesion, ia dha votën me të dy duart mazhorancës. Deputeti Socialist Alfred Peza i sqaroi shqiptarët, që 1. 2 miliardë lekët që bleu aksione bankare, i ka “fituar” nga honoraret që u shpërblye nga puna si gazetar në Televizion, që nga 2011 deri në 2013.
Pra deputeti socialist Alfred Peza sqaroi publikisht shqiptarët që për 2 vjet, 2011-2013 mori nga televizioni ku punonte si gazetar 1.2 miliardë lekë!!
Sepse deri në 2010 shpërblehej vetëm me 600 euro në muaj, sipas deklaratës që ka bërë në gjykatë, por pas 2013-s është zgjedhur deputet dhe nuk është shpërblyer me honorare nga televizioni!
Dhe prokuroria, u bind nga ky sinqeritet i vetëdeklarimit të 1.2 miliardë lekëve pasuri të deputetit socialist Alfred Peza, ndaj edhe çështja e gjykimit (ndoshta) është pushuar, deri në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, në mënyrë të tillë, që të mos i griset imazhi politik Alfred Pezës dhe të mos i prishet karriera politike, pasi do të rikandidojë për deputet me Listat e Partisë Socialiste.
Mirëpo, vota e deputetit socialist Alfred Peza nuk mjaftoi që kryeministri Rama të votonte Vettingun me këtë parlament, pasi edhe deputeti tjetër socialist Armando Prenga dha dorëheqjen.
Ndaj gazetari që u shëprblye me 30 milionë lekë nga radioja e Elbasanit, është kandidat për deputet në Listat e Partisë Socialiste! Që me këto vota të gazetarëve, që do të bëhen deputetë, kryeministri Edi Rama, të votojë në parlamentin e ardhshëm Vettingun. Deri atëhere, është harruar edhe sesi gazetarët, që bëhen deputetë, përfitojnë qindra miliona lekë honorare në vit!!

Kategori
Uncategorized

Vlorë’97:Fjalët e fundit të Lekë Qokut.

Dëshmia e oficerit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Kostandin Koliqi: Ja si u vranë oficerët e SHIK-ut në Vlorë, më 28 shkurt 1997

KRIMET E GJINUSHIT ,BROKAJT DHE LUIZA HOXHES QE PI GJAK SHQIPTARI

Dëshmia e rrallë e oficerit të Shërbimit Sekret të Ushtrisë, njeriut që pa me sytë e tij masakrën ndaj oficerëve të SHIK-ut në Vlorë dhe ishte i fundit që mundi të komunikonte me ta. Kostandin Koliqi, oficer karriere i specializuar në shërbimet sekrete amerikane, turke dhe gjermane, rrëfen ditën e 28 shkurtit, tmerrin e përjetuar para dhe gjatë sulmit në godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar, ekzekutimin pa mëshirë të punonjësve të SHIK-ut dhe mënyrën si rrodhën ngjarjet. Në një rrëfim të rrallë dhe kontrovers, Koliqi tregon me gisht edhe njerëzit që ai thotë se janë përgjegjës për ato që ndodhën. Dëshmitari okular i historisë së errët të ‘97-ës, oficeri i Shërbimit Informativ të Ushtrisë rrëfen komunikimin e fundit me Lekë Qokun, oficer i SHIK-ut i masakruar në Vlorë, tentativën e dështuar për të shpëtuar Besnik Hidrin dhe detaje të tjera rrëqethëse për sulmin mbi godinën e SHIK-ut Kostandin Koliqi Të nesërmen, më 28 shkurt, vjen nga Tirana, shefi im, S.K. për të diskutuar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerët e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shumë të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejt dhe pa pasoja. Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që veç të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër. Më datë 28 shkurt, ora 18:30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “godit”, bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet, «me vranë SHIK-asit». «Tek SHIK». Unë shpejtova për në zyrë, në Kuz Baba. Lidhem me godinën, ku ishin në shërbim 16 veta. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vendoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo? Ai më përgjigjet «Në dhomë shoh vetëm tym e flakë, jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre. Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund t’i ndihmoni dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjetër ishte mbushur me njerëz. Nga porta e akademisë, deri te godina e SHIK-ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundte, hapte zjarr vdekjeprurës, kundër një grupi punonjësish të shtetit të tyre. Leka më thotë: «Kosta, jam plagosur». Zëri i tij vinte duke u shuar. Ai shton: «Këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave. Orët më të tmerrshme të jetës sime. TV kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër SHIK-ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rreth orës 22 të dt. 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori. Tirana kërkonte informacione të hollësishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në çdo sekondë, por isha tepër i pafuqishëm të ndihmoja. Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e SHIK-ut u sulmua me armë! Përse kjo habi?! A mos vallë, ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, të cilën personalisht, ja bëja prezent sipas detyrës që kisha ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direkt ministrit, dhe ai duhej, patjetër t’ia bënte prezente Presidentit. Kjo ishte detyrë për çdo rast dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore? U binda për këtë rreth, orës 2:30 të datës 1 mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej 10-15 mijë vetash në shumicë të armatosur?! Bindja nuk është fakt, lus Zotin që të jem i gabuar. Më vonë më doli se nuk isha shumë i gabuar! (Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime!) Dëgjoja, urdhrat e Presidentit, të cilët ishin për të mbrojtur objektet, por pa vrarë asnjëri, kundër turmave të mos qëllohej në asnjë mënyrë, dhe këto urdhra qenë të tilla nga fillimi deri në fund të detyrës së tij, ndërsa mua më urdhëronte eprori im që të luftoja kundër turmave, duke e ditur fare mirë se detyra e shërbimeve informative është vetëm dhënia e informacionit dhe jo e të luftuarit. Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishte e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktaturë komuniste. Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk është informuar, realisht për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej atje në Vlorë. Ora 12:30, SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati, tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën për dijeninë time 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë një nga një do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, për ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjallë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rebelët. Kolegu im merr Besnikun në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rebelët e armatosur dhe se po t’i shikonin, do t’i kishin vrarë që të dy. Atëherë e porosit që ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermier. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve, afër godinës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka. Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë, të cilët pothuajse më marrin në mbrojtje. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi” në Skelë. Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit të universitetit fare afër shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës prej kufomave me sëpatë, duke e copëtuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët. Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtetë për atë që po shikoja, por edhe në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njeriun, duke ditur se çfarë mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njerëz të armatosur që të vrisnin për qejf.

(Foto Luiza Hoxha)

Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, ish-deputetja e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë «Ikni frikacakë» dhe na la të lirë. Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vendin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pashë që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta: «Besniku je?». Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë diçka për ta shpëtuar nga vdekja. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos t’u pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen: «Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushit dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne!» Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë. Besniku, ky djalë i mrekullueshëm dhe nëpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital. Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të datës 1 mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral S. Isufi, i cili më kërkon që të largohem se «… po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thotë gjenerali». O Zot i madh, çfarë gjenerali kishte ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë. Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për t’u mbrojtur, siç më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për t’u ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja! Nga kush dhe përse trembesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vendin a ku di unë se kë, por ende nuk e kam të qartë. Ç’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë. Mbas një peripecie të gjatë, nga rruga shumë e keqe për në Sarandë, arrijmë atje, rreth orën 9 e 30 dhe takoj z. Alfred Duka. E vë në dijeni për çfarë ndodhi në Vlorë, si dhe për planin që kishin shtabet e kryengritjes për formimin e zonës së parë operative. Vendin kryesor në planet shkatërruese e zinin, bregu i Himarës me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandë, Delvinë dhe repartet ushtarake të tyre. Gjykoj se nuk më besoi, pasi u mor më tepër me qetësimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi të merrej më tepër me mua sesa të më dëgjonte atë që po i tregoja. Arrita të lidhem në telefon me familjen, e t’u tregoj se isha gjallë e se do të mundohesha të kthehesha sa më shpejt në shtëpi. Gruaja, nga ato që kishte dëgjuar nga televizionet, mezi arriti të besonte se isha unë ai që po i telefonoja dhe se isha gjallë. Pastaj, fola në telefon me z. Safet Zhulali, ministrin tim, i cili edhe ai u habit që isha gjallë.

Kategori
Uncategorized

Për miliarda kureshtarë në botë: ja çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto).

1

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës. Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerëzor për atë se çfarë ka brenda.
Në një sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druri të cilat mbajnë tavanin e saj. Druri i përdorur është i një prej llojeve më të forta, vënë nga një prej shoqëruesve të profetit Muhamed, Abdullah bin Zubejri.

 

image-4-1

Shtyllat janë më shumë se 1.350 vjet të vjetra dhe kanë ngjyrë kafe të errët. Perimetri i çdo shtylle është rreth 150 centimetra, ndërsa diametri është 44 centimetra.

Çdo shtyllë ka një bazë katrore druri. Në mes të këtyre tri shtyllave, ka një shtyllë në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë. Kjo shtyllë kalon nëpër të tri shtyllat dhe skajet e saj shtrihen në muret veriore dhe jugore.

Presidenca e dy xhamive të shenjta, thotë se qoshi i Levantit në anën e djathtë të brendshme të Qabesë përfshin shkallë të mbyllura, e cila i ngjan një strukture të mbyllur drejtkëndëshe pa dritare dhe që ka një derë me një dry të veçantë që të çon lart në tavan.

image-2-1

Në derë, ka një perde të bukur mëndafshi me gravura ari dhe argjendi. Presidenca gjithashtu thotë se dyshemeja e Qabesë është punuar nga mermeri. Shumica e mermerit është e bardhë, ndërsa një pjesë e saj është me ngjyrë.

Muret e brendshme të Qabesë janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar. Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe që ka tekst në ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit. Kjo perde mbulon gjithashtu tavanin Qabesë.

image-10

Brenda Qabesë ka tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin Thuluth dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin kufik. Fjalët mbi gurë janë bërë nga copa të çmuara me ngjyra të mermerit. Këto u shkruan në shekullin e 6-të pas hixhretit.

Në murin lindor dhe në mes të derës së Qabesë dhe të Baabut Taubah (Dera e Pendimit), është dokumenti i Mbretit Fahd bin Abdulaziz Al-Saud i gdhendur në një pllakë mermeri për të treguar datën e rinovimeve që mbreti i fundit ka bërë në strukturën Qabesë. Numri i gurëve të shkruara brenda Qabesë pra është 10 në total, të gjithë të punuara me mermer të bardhë. /tesheshi.com/

image-1-1

Kategori
Uncategorized

Naile Hidri: Kërkoj drejtësi për Besnikun derisa të mbyll sytë

Naile Hidri, nëna e dëshmorit të demokracisë, Besnik Hidri i ka kaluar të 70-at, por ende jeton me shpresën se një ditë Besniku do të trokasë në derë dhe do t’i thotë: “Nënë ku të kam lënë”? Ndërsa flet pa reshtur për djalin e saj, Besnikun, lotët i rrjedhin dhimbshëm nga sytë. Janë lotë nëne, lot që nuk shterrin kurrë për djalin e saj që u shua në lule të rinisë në krye të detyrës.
Naile Hidri ka kaluar shumë vuajtje dhe peripeci në jetë, por vrasja e djalit të saj në mënyrë makabre në krye të detyrës i rëndon në zemër për çdo çast, për çdo ditë… Kjo dhimbje rëndon si një gur në zemrën e nënës që qëndron përherë me sytë nga dera…

Internimi

Naile Hidri është vajzë e fisit Shehu nga Dibra, një nga familjet më të nderuarat dhe më të dëgjuarat në të gjithë Dibrën. Gjyshi i Nailes, njihej si burrë i besës dhe trimërisë, i bujarisë dhe mirësisë. Ka qenë Imam i shtatë fshatrave, kohë në të cilën punoi shumë për çeljen e shkollave shqipe dhe pajtimin e dhjetëra familjeve që kishin rënë në hasmëri. Jo më pak burrëror dhe fisnik se i ati, u bë edhe i biri, Nazmiu. Një punonjës autoritar dhe fjalëdëgjuar në të gjitha krahinat e vendit, ku shërbeu si administrator në mbretërinë e Zogut. Më pas u kthye në fshat dhe iu përkushtua pronës private dhe kujdesit familjar. Çeli edhe dyqan në fshatin e lindjes, Vleshë, duke u shërbyer edhe bashkëfshatarëve në plotësimin e nevojave me ato pak artikuj industrialë, ushqimorë dhe veshmbathjeje që tregtonte. Por, më shumë se për këto, ajo derë shquante për fisnikëri dhe besë. Miqësia dhe respekti i Nazmi Shehut nuk kishte kufi në Malësinë e Dibrës.
Menjëherë pas çlirimit komunistët filluan goditjen ndaj familjes Shehu. Jo vetëm që i shtetëzuan pronat dhe i morën të gjithë pasurinë e vënë me djersë dhe mund, por filluan edhe përndjekjen ndaj tyre. Të gjithë familjen e internuan. Naile Hidri ka qenë fëmijë kur regjimi komunist e internoi në Shtyllas të Fierit.

Lindja e Besnikut

Nailja tregon se lindja e Besnikut ka qenë gëzimi më i madh i jetës. Të gjithë ato vuajtje që kishte kaluar, iu dukën si një ëndërr e keqe, pas lindjes së Besnikut. Ajo thotë se, Besniku ka qenë i dashur që në fëmijëri dhe deri në ditën e fundit të jetës. Besniku kreu shkollën fillore në Shënavlash të Durrësit, 8-vjeçaren në Rrashbull. Të gjithë mësuesit e mbajnë në kujtesë nxënësin e tyre, Besnik Hidri jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera në mësime, por edhe për sjelljen e tij shembullore dhe zgjuarsinë e tij. Mësuesi Bajram Gashi i dërgon për çdo përvjetor mesazhe përkujtimi familjes së tij. Edhe në këtë 20-vjetor, ai nuk ka harruar t’i shkruajë dy fjalë familjes së tij. “Me respekt, me nostalgji, me dhimbje e admirim kujtoj ish-nxënësin tim, trimin, heroin, djalin e prindërve model, intelektualin me rrënjë të Kalasë së Dodës, “Heroin e Kombit”, Besnikun besnik”, shkruan mësuesi Gashi në mesazhin dërguar vëllait të Besnik Hidrit në përvjetorin e vrasjes.
Edhe shkollën e mesme Besniku e kreu me rezultate të shkëlqyera. Për shkak të biografisë, ai rrezikohej të mbetj pa vazhduar studimet e larta, por ka qenë drejtori i shkollës dhe disa mësues që kanë trokitur në Komitetin e Partisë, duke kërkuar me këmbëngulje që Besnik Hidrit t’i jepej e drejta e studimit, pasi kishte mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Si përfundim atij i jepet e drejta për të vazhduar shkollën e Lartë në Universitetin Bujqësor, të cilën e përfundoi sërish me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të shkollës së lartë, ai dërgohet në Kukës për të ushtruar profesionin e tij. Ndonëse larg familjes, ai punon dhe lë gjurmë me punën e tij. Ndërsa në vitin ’90 ishte nga të parët që iu bashkua lëvizjes demokratike në Durrës. “Besniku punoi shumë për demokracinë që në krijimin e PD në Durrës, ku dha një kontribut të çmuar”, thotë Nailja. Ajo thotë se bashkëshorti i saj, Haki Hidri, nuk mundi ta përballojë fatkeqësinë e vrasjes së të birit, Besnikut dhe si pasojë ndërroi jetë para kohe.

Apel ndaj shtetit

Nëna e Besnikut, Naile Hidri i bën apel shtetit që të verë para drejtësisë autorët e vrasjes së të birit. “Kaluan 20 vjet nga vrasja e tij dhe ende nuk është vënë asnjë para drejtësisë. Pse nuk vihen para ligjit vrasësit? Qytetarët e Vlorës janë njerëz mikpritës dhe kanë shprehur dhimbje dhe keqardhje për vrasjen e Besnikut. Ka qenë një grup i vogël që sulmuan institucionet e shtetit dhe e vranë Besnikun e Lekë Çokun”, thotë Naile Hidri.
Ajo thotë se, derisa të mbyllë sytë do të kërkoj nga shteti të verë para ligjit vrasësit. “Prej 20 vjetësh, lotët për Besnikun nuk thahen. Vendi i tij është shumë bosh. Derisa të mbyll sytë, unë kërkoj nga shteti të verë para ligjit vrasësit. Mirë nuk patët mundësi për ta shpëtuar Besnikun, po vrasësit pse nuk i çoni përpara drejtësisë? Dihet se Besniku iku e nuk kthehet më, por nëna e pret me sytë nga dera. Kujtoj fjalët e tij, zërin e tij. Më duket sikur një ditë do të vijë dhe do të më thërrasë: Nënë ku të kam lënë?”, thotë nëna e Besnik Hidrit.

20 vjet nga vrasja makabre e Besnik Hidrit dhe Lekë Çokut, autorët ende të lirë

U mbushën 20 vjet nga vrasja makabre e dy punonjësve të SHIK-ut në Vlorë, Besnik Hidri dhe Lekë Çoku, në kryengritjen e armatosur të organizuar nga eksponentë të PS për të marrë pushtetin me gjak. Makabriteti i njerëzve të etur për pushtet nuk mjaftoi me ekzekutimin e dy punonjësve shtetërorë, por do të shkonte edhe më tej. Të eturit për pushtet, pasi e vranë me granatahedhës Lekë Çokun e morën dhe e dërguan në sheshin para universitetit dhe aty, ish-deputetja e PS, Luiza Hoxha si vampire lyente duart e saj me gjakun e punonjësit të SHIK-ut që po jepte shpirt dhe e pinte atë. Për këtë meritë, Hoxha u shpërblye menjëherë nga PS në zgjedhjet parlamentare të atij viti me mandatin e deputetes.
Megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga vrasja makabre e dy punonjësve të SHIK-ut në krye të detyrës, vrasësit ende nuk janë dërguar para drejtësisë. Prokuroria ka patur dhe ka prova mëse të mjaftueshme, si filmime apo edhe dëshmi nga të mbijetuarit për të dërguar prapa hekurave ata që vranë dy punonjësit e shtetit, por nuk ka vullnet për të hetuar kriminelët, pasi pas tyre fshihen elementë që ndodhen në kupolën e PS dhe të qeverisë së sotme.
Dy punonjësit e SHIK-ut në Vlorë, Besnik Hidri dhe Lekë Çoku u vranë barbarisht më 28 shkurt të vitit 1997. Rreth 80 deri 100 veta të armatosur me mitralozë dhe granatahedhës rrethuan godinën e SHIK-ut. Hapën zjarr kundër godinës me mitraloz dhe godina përfshihet nga flakët dhe tymi. Në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Në dhomën ku ndodheshin punonjësit e SHIK-ut kishte vetëm tym e flakë, jashtë kishte gra dhe fëmijë. Ata që qëllonin ishin fshehur pas grave dhe fëmijëve.
SHIK-u u godit me granatahedhës dhe mbetën 2 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë një nga një do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i Shkollës së Marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerrë atje presioni i goditjes nga granatahedhësi. Një kolegu i tij, e merr Besnikun në makinë për ta çuar në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rebelët e armatosur dhe po t’i shikonin, do t’i kishin vrarë që të dy. Atëherë, ai e dërgoi në Pashaliman. Ishte e pamundur për të bërë diçka për ta shpëtuar nga vdekja. Në orën 4 e 15 mbërrin një helikopter për ta dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por për Besnikun ishte shumë vonë. Besniku vdes gjatë rrugës për në spital.

Kush ishin Besnik Hidri dhe Lekë Çoku

Major Besnik Hidri
Lindi më 7 shkurt 1966 në Durrës. Në vitin 1993 futet në shërbimin e fshehtë SHIK të qytetit të Durrësit. Më 1994, transferohet në Tiranë dhe më 1995, emërohet Shefi i Kundërzbulimit për ambasadat e huaja në kryeqytet. Ishte specializuar pranë shërbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s në SHBA. Fliste në italisht dhe anglisht. Ishte i martuar dhe kishte dy vajza. Më 28 shkurt 1997, kur turma sulmoi SHIK-un në Vlorë mbetet i vrarë.
Kapiten Lekë Çoku
Lindi më 13 prill 1961 në Tropojë. Në shtator 1992 futet në shërbimin e fshehtë të SHIK-ut dhe fillon edhe Fakultetin Juridik. Më 1995, emërohet në detyrën e rëndësishme të shefit të Shërbimit të Brendshëm në Rinas. Ishte i martuar dhe kishte një djalë, i cili kur i vranë babanë ishte vetëm 1 muaj. Ai u vra më 28 shkurt 1997. Turma e tërhoqi zvarrë trupin e tij dhe e çuan tek studentët, të cilët ishin në grevë urie.

Rexhep POLISI

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë, Rama ndryshoi strategjinë e tij.

FOTO/ Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë, Rama ndryshoi strategjinë e tij

nga Sergio di Stasio/

Prokuroria e Durrësit ka vepruar me shpejtësi duke hapur hetime pas zbulimeve të gazetës “Roma” për 1300 kontejnerët me mbetje urbane dhe industriale, “të zhdukura” në territorin shqiptar, gjatë rrugës për në Maqedoni.

Siç del nga vendimi i Këshillit të Ministrave i shtatorit 2016, i cili autorizoi importin dhe tranzitin e mbetjeve kimike e industriale, dëshmon pa diskutim interesimin e fortë e sferave të larta të Tiranës për t’i dhënë hapësirë një biznesi që ishte mohuar dhe që askush nuk e mendonte se mund të autorizohej pikërisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ishte ai që gjatë fushatës elektorale kishte dalë kundër importit të mbetjeve. Një ndryshim kursi kaq i madh duhet justifikuar dhe jo thjesht nga ana politike.

Po hetohet edhe nga ana italiane. Janë të paktën 13 hetime të hapura për trafikun e mbetjeve jashtë vendit, e fundit ajo për kontejnerët e humbur në Shqipëri.

Pas zbulimeve të “Romës”, shumë televizione e gazeta, në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Siç u tha edhe më sipër, Prokuroria e Durrësit – qyteti portual nga i cili kontejnerët hynë në Shqipëri, të ardhur me anije nga porti italian i Gioia Tauros – pasi nisi hetimet ka lëvizur me shpejtësi në kërkim të përgjigjeve.

Image

Edhe Ministria e Mjedisit, pas verifikimeve të para, ka siguruar se jo vetëm duhet sqaruar misteri i kontejnerëve, por edhe që as ata dhe as shumë të tjerë nuk kanë kërkuar apo marrë lejen e nevojshme për tranzitin e mbetjeve në territorin e vendit. Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama.

Shefi i opozitës ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme për dhjetëra episode helmimi të territorit në më pak se një dekadë.

Ndërkohë, pranë ambasadave italiane në Shkup e Tiranë ka një prani të shtuar të Guardia di Finanza, e cila heton për kontejnerët e humbur dhe për rrugët e trafikut të helmeve.

Nëse 1300 kontejnerë mbetjesh zhduken në një vend si Shqipëria, me siguri që trafikantët duhet të kenë bashkëpunëtorë. Dhe dyshimin që edhe politika mund të jetë, në një farë mënyre, në çështjen e mbetjeve e konfirmon ligji që një “lob” deputetësh kërkoi ta kalonte në parlament për të legalizuar importin ndërkufitar të mbetjeve. Ligj, ndër të tjera, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili hedh poshtë në këtë mënyrë premtimet dhënë zgjedhësve gjatë fushatës elektorale.

“Kurrë më mbetje nga jashtë në Shqipëri”, tha atëherë. Dhe, në një vend pa impiant përpunimi, ku edhe landfilli i Tiranës duket si një kazan në qiell të hapur, arkaik dhe i rrezikshëm për shëndetin, mbetet për t’u pyetur se si kishin menduar të merrnin edhe mbetjet e të tjerëve.

Vendimi i qeverisë ka tërhequr mbi vete shumë kritika. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, është pjekur një sensibilizim i fortë ambiental: qytetarë, shoqata, parti politike, përpiqen të mbrojnë territorin dhe shëndetin e qytetarëve pikërisht nga “karteli” i interesave.

Rama këta interesa i përdori në fushatën elektorale. Kthimi i pashpjegueshëm prapa trazon ujërat, të turbullt që më parë, të politikës shqiptare.

Marrë nga gazeta më e vjetër në Itali, ‘Roma’ – Përgatiti: SYRI.net

Image

Kategori
Uncategorized

Tragjike: Tmerri i nënës që i vdiq foshnja: S’ma varrosin se s’kam lekë.

https://dailymotion.com/video/x5e9gqf

Rudina Hoxha, një 37 vjeçare po përjeton ditët më të vështira të jetës. Para 5 ditësh ajo ka humbur në rrethana misterioze foshnjën 1 muajshe, e cila ndërroi jetë në kasollen ku ato banonin.Por ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi ajo nuk ka mundësi financiare për të kryer nderimet e fundit të fëmijës.

Trupi i pajetë i foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, por ky institucion nuk ia ka dhënë pa paguar më parë 6 mijë lekët e tarifës për mbajtjen e trupit.Për zgjidhjen e këtij problem, Rudina iu drejtua redaksisë së Report TV, pasi nuk ka mundësi as të paguaj taksën prej 25 mijë lekësh për vendin e varrit të fëmijës në varrezat publike.

Më vdiq goca i thash nuk kam lekë ta varros, merre më tha çoj në shtëpi. Kam 5 ditë resht që vij vërdallë dhe nuk po ma varrosin, kërkojnë lekë për tokën.Tani nuk di se cfarë të bëj, ta marr fëmijën dhe të dal të rri në mes të rrugës, sikur është ashtu i vdekur, ashtu ta marr. Ata kërkojnë lekë, unë nuk kam lekë t’u jap, se po të kem për fëmijën tim nuk më dhimbset gjë” tha ajo.

Kushtet e vështira të jetesës, të ardhurat e pakta që merr vetëm nga mbledhja e kanaçeve, e kanë bërë të pamundur për rudinën që të paguaj tarifat që kërkohen për ti bërë nderimet e fundit foshnjës.

Më kërkuan lekë për ta varrosur, u thashë nuk kam lekë, jam njeri hallexhi. Burrin e kam në burg, prindërit nuk i kam, jam njeri pa njeri, u thashë, jetoj rrugëve.Kërkoj ndihmë nga bashkia, nuk kam ku të shkoj, burrin e kam në burg, prindërit nuk i kam. Kam vetëm një njeriun tim, por edhe ai ka 3 fëmijët e tij, nuk ka se cfarë të më japë i shkreti, edhe ai me kanaçe merret” tha Rudina Hoxha.

Kategori
Uncategorized

Mark Marku: PD nxorri Shqipërinë nga stanjacioni, ‘Republika e Re’ ka dhënë efekte pozitive.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Mark Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24 tha se rezultatet fillestare të protestës së opozitës dhe idesë së Republikës së Re janë shumë të mira.

Sipas tij, Partia Demokratike përveç se ka transformuar vetveten, ka nxjerrë edhe shoqërinë shqiptare nga stanjacioni.

“ Partia ka shkuar tek shoqëria. Ky është si një lloj laboratori politik i opozitës. Është interesante nëse ndodh në të gjithë Shqipërinë. Nëse realizohet do jetë e suksesshme. Një Republikë e Re nënkupton edhe transformimin e Partisë Demokratike në vetvete. Deri tani më duket se ka ecur mirë. Rezultatet fillestare janë shumë të mira. E ka nxjerrë situatën nga stanjacioni. Basha po shfaqet si një promovues i një rendi të ri, dhe force politike të re, ka futur në diskutim sistemin politik shqiptar. I ka dhënë rezultatet e para, ka dinamizuar shoqërinë shqiptare. Por është një lëvizje që duhet mbajtur nën vëzhgim, duhet kritikuar kur duhet. Por shoqëria shqiptare ka dalë nga një gjendje stanjacioni shumë të rrezikshëm,” tha Marku.

I pyetur nëse i dukej radikal vendimi i partive opozitare për të mos u futur në zgjedhje, analisti Mark Marku u shpreh se një vendim i tillë është marrë pasi edhe vetë situata aktuale është radikale, dhe sipas tij i bëhet parapritë një konflikti post-zgjedhor.

“Është deklaruar që në fillim por me terma politike. Është veprim disi radikal që të mos hysh në zgjedhje. Ndoshta dhe situata është radikale. Mendoj që është një masë që parandalon konflikte të tjera radikale. Të shkohej në zgjedhje në një infrastrukturë kriminale ku zgjedhjet do ishin të manipuluara. I bëhet parapritë një konflikti post-zgjedhor. E shpëton Shqipërinë nga një konflikt i ardhshëm,” tha ai. /Bw/

Kategori
Uncategorized

Ish-drejtuesi i policisë: Si e korruptoi Bare njeriun e Artur Dajës, luajti futboll me kokën e tij.

Ish-drejtuesi i policisë: Si e korruptoi Bare njeriun e Artur Dajës, luajti futboll me kokën e tij

Ish-oficeri i lartë i policisë, Bujar Hoxha ka treguar “sekretet” e bandës së Lushnjes në një rrëfim të gjatë të botuar nga GSH.al. Kemi të bëjmë me një tregim të veçantë, sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Megjithatë, kujtimet e tij Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale”.

Në këtë libër, Hoxha tregon se si zona ku vepronte Aldo Bare cilësohej si “komisariati nr. 2” i policisë në Lushnje. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës.

Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.

RREFIMI I BUJAR HOXHES

“Në qytetin e Lushnjes gjendja e kriminalitetit paraqitet tepër e rënduar. Që në muajin mars 1997 dhe deri tani krimi jo vetëm nuk ka pushuar, por ka marrë përmasa të mëdha dhe është bërë i organizuar. Banorët e këtij qyteti janë teje të terrorizuar nga skenat makabre që kanë parë dhe dëgjojnë, policia është inferiore ndaj krimit dhe nuk ka inisiativën për ta mposhtur atë. Qytetari lushnjar në asnjë moment nuk ndihet i sigurtë dhe nuk ka besim tek policia. Autoritet të plotë tani kanë organizatat kriminale. Sfida që ata i bëjnë shtetit është e hapur, kryejnë vrasje të hapura, bëjnë demonstrime armësh dhe mjetesh,djegin banesa, hedhin eksploziv në to, gjuajnë me antitank automjetet, presin koka njerëzish dhe ato i ekspozojnë në qytet, u bëjnë presion njerëzve të drejtësisë dhe policisë. Duke kryer këto veprime, të gjitha organet e drejtësisë i janë nënshtruar krimit. Asnjë material në ngarkim të tyre nuk guxon të shkruhet, asnjë person, institucion apo organizëm nuk merret me ta. Pra, gjithçka ata e kanë nënshtruar dhe janë bërë sundues. Punonjësit e policisë janë tepër të terrorizuar dhe nuk guxojnë të flasin dhe me njerëzit më të afërt. Gjithë ky terror dhe krim e ka zanafillën në konfliktin që ka ndodhur ndërmjet dy grupeve rivale: Fredi Idajet Shkurti dhe Artur Ahmet Daja.

Me këtë relacion alarmant, nje punonjës policie (ndoshta dhe shef) i drejtohet aparatit qëndror.dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Frika e tij shkon deri aty sa nuk identifikohet dhe relacioni eshte i pa protokolluar nga Komisariati i policisë Lushnje.

KUSH JANE TUR DAJA DHE FRED SHKURTI

Fredi Idajet Shkurti, i njohur dhe me emrin e ndryshuar Aldo Sotir Bare është banor i qytetit të Lushnje. Banesa e tij ndodhet ngjitur me Komisariatin e policisë Lushnje. Deri në vitin 1992 ka qenë polic në repartin e ndërhyrjes së shpejtë në Durrës. Në vitin 1993 është larguar për në Greqi, për shkak se ka qenë i dyshuar në vrasjen e një shtetasi në këtë qytet, por që nuk u arrit të provohej ligjërisht. Më pas kalon në Itali, deri në vitin 1997, kohë në të cilën kthehet në Lushnje. Momenti i trazirave dhe konflikti me kundërshtarin e tij, Artur Daja, e bën të organizohet dhe banesa e tij me ambientet përreth marrin emrin “Komisariati Nr. 2“.

“Ky njeri është i organizuar dhe ka pushtet te gjithanshëm…Me krimet që ka kryer, ka krijuar mitin e të pamposhturit…” thuhej në relacionin anonim. Arrestimi i tij ishte një prej dhjetëra arrestimeve për krimet e kryera, rast aspak i ekzagjeruar, që kryhen normalisht nga policia që për raste të tilla dhe marrin lavdërime. Duhet theksuar se arrestimi i tij do të bëhej një ngjarje me vlera të pallogaritshme. Ai ishte kreu i bandës, i dinte të gjitha ngjarjet, të vraret, varret e tyre etj. Ky njeri do të shfaqej herë pas here edhe në media.

Deklarimet e tij me përçatjet e një gangsteri maniak krijonin mërzi. Nga ana tjetër, policia arriti të grumbullojë një mal me informacione lidhur me lëvizjet e tij jashtë territorit shqiptar. Artur Ahmet Daja, i regjistruar në gjendjen civile me emrat Altin e Petro është banorë i qytetit Lushnje, i regjistruar nga policia: person me precedent kriminal. Në vitin 1994 ka patur konflikt me MP nga fshati Karbunarë e Madhe dhe në pritën e organizuar nga Arturi, vriten tre djem të rinj. Shpallet në kërkim nga policia, ndërkohë ai kalon kufirin dhe qëndron në Itali dhe kthehet në periudhën e trazirave të marsit ‘97. Edhe ky ishte një rrugaç, një kriminel që kishte vrarë njerëz e thyer koka. Ai përfaqësonte prototipin e një gangsteri të vogël që kërkonte të bënte emër në qytetin e Lushnjes. Do të ishte bërë një bandit profesionist, nëse nuk do të përballej me një kundërshtar si Aldo Bare.

Informacionet e policisë flasin se konflikti mes dy “kapove” kishte lindur herët, para ngjarjeve të ‘97-ës. Dyshohet për pazare të prishura në çështjet e trafiqeve, për të cilën Aldo Bare i kërkonte borxhin Artur Dajës duke e kërkuar në të gjithë Italinë. Pikërisht, në ditët e para të qershorit të vitit 1997, Aldo Bare së bashku me vëllanë e tij, dhe kushërinjtë e tij Ramadanin, Bardhi dhe Enver Rabinë do të sulmonin nga vetura Artur Dajën dhe lidhjet e tij, të cilët po drekonin në një lokal të lagjes “Kadri Qystri”. Nga shkëmbimi i zjarrit, mbetet i plagosur A. Daja dhe vritet shoku i tij Genci Kashari.

Në drejtim të veturës, ka lëshuar breshëri automatiku Arturi, duke vrarë Ramadan Shkurtin dhe plagosur rëndë Bardhi Rabinë. Aldo largohet me shpejtësi në këmbë duke marrë në shpinë Enverin e plagosur në faqe dhe shpatull, ndërkohe që kundërshtari e ndiqte me kallashnikov në dorë. Arturi kthehet tek vetura e përplasur tek një makinë tip “Saurel“ i merr nga dora pistoletën Bardhit dhe e qëllon në kokë.

Njëkohësisht qëllon mbi Ramadanin që ndodhej i shtrirë në sediljen pas shoferit Kjo ngjarje e rëndë do të shërbente si sinjal për beteja të tjera dhe që do të mbante nën terror një qytet të tërë deri në vitin 2005, pikerisht nga grupi kriminal që do të njihej si “Banda e Lushnjes”.

Duke parë rrezikshmërinë e kundërshtarit, Aldo Bare do të planifikonte në detaj planin dhe menjëherë do të niste veprimet hakmarrëse ndaj grupit të Artur Dajës. Goditja e parë do të jepej ndaj Xhevat Demirit, i njohur me nofkën “kosovari”. Ditën e ekzekutimit, i ndjekur gjatë gjithë ditës, do t’i zihej pritë në hyrje të qytetit Lushnje, tek kthesa e lokalit “Blerim” dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve do të qëllohej me breshëri automatiku. Në ikje e sipër, njëri nga autorët e këtij krimi, me pistoletë në dorë e qëllon në kokë. Ngjarja do t’i shkaktonte trauma pjesëtarëve të familjes, veçanërisht, djalit trevjeçar që vazhdon të vuajë pasojat epileptike të sëmundjes.

Ngjarjet do të pasonin njëra-tjetrën. Bilanci do të numëronte rreth njëzetepesë të vrarë apo zhdukur, disa tentativa vrasjeje, dhjetëra raste rrëmbimesh dhe torturash brenda dhe jashtë “Komisariatit Nr.2”, si dhe vendosje me shumicë të lëndëve shpërthyese ndaj banesave apo objekteve ekonomike të lidhjeve të Artur Dajës. Nga ana tjetër, Artur Daja do të qëndronte i fshehur dhe do të sulmonte grupin rival duke vrarë gjashtë pjesëtarë të “Bandës së Lushnjes” si dhe vendosje lëndë shpërthyese në disa shtëpia të kundërshtarëve të tyre.

Artur Daja e kishte kuptuar rrezikun dhe pas vrasjes së shokut të tij, “kosovarit” organizoi planin për goditjen e grupit kundërshtar duke menduar se do t’i lante një herë e mirë hesapet me Aldo Barën. Për të nderuar shokun e vet të vrarë, Tur Daja do të betohej se do t’i merrte hakun, por jo në këtë mënyrë, që do të thoshte se po përgatitej të zgjeronte skenën e hakmarrjes. Atë verë, Artur Daja kërkonte të gjente një mënyrë që t’i bënte kundërshtarët të harronin se me kë kishin të bënin. Mënyra se si do vrisnin Aldon me grupin, do t’ia linte njërit prej pjesëtarëve që mbahej si mjeshtër i armës.

Arturi dhe të tjerët do e paguanin shumë shtrenjtë gabimin e shënjestrës së kundratankut. Pasi siguroi informacionin e duhur, me 22.08.1998, bashkë me pjesëtarët e grupit të tij, në vendin e quajtur kthesa e Shënpremtes të fshatit Sulzotaj, do të qëllojnë me antitank ndaj makinës ku udhëtonin Aldo me njerëzit e tij më të besuar. Pasojat ndaj këtij sulmi ishin të papërfillshme, vetëm dy të plagosur. Fati e deshi që këta persona të udhëtonin me mjetin e blinduar, tip furgon, ngjyrë të bardhë, që në ditët në vazhdim do shoqëronte gati të gjitha krimet e kryera ndaj lidhjeve të Artur Dajës.

Duke ndjerë rrezikun, Aldo Bare krahas kobures, do të hidhte në veprim planin e ideuar me shumë mund dhe kujdes. Arriti të rekrutojë një person të besuar të Artur Dajës duke e joshur, por dhe falur për “mëkatet”. Kështu ndodhi. Artur Daja do të vritej në rrethana misterioze, ndërsa koka do t’i pritej dhe çohej me tepsi shefit të tyre. Më pas koka e tij do të shëtitej në çdo qoshe të qytetit Lushnje duke i dhënë fund rivalitetit banditesk.

Skena makabër do të trondiste banorët e këtij qyteti dhe përfundimisht do të instalonin atë që krimi gjithmonë dëshiron: heshtjen. Një dëshmitar do të tregonte shumë kohë më pas “Unë u ktheva dhe dola jashtë. Disa djem të qytetit po mbanin në dorë një kokë njeriu. Unë kalova matanë rrugës dhe ndalova përballë shatërvanit të qytetit dhe po shikoja se çfarë po bëhej. Pashë që këta djem e hodhën kokën në bulevard dhe filluan të luanin me këmbë me njeri tjetrin, tamam siç luajnë fëmijët futboll me porta të vogla. Të gjithë njerëzit e shokuar nga ngjarja u larguan të tmerruar”.

Në 21.10.1998, në vendin e quajtur “Tre Urat e Tërbufit” gjendet kufoma e Artur Dajës, pa kokë dhe e copëtuar me eksploziv. Duke vepruar në këtë mënyrë, këta kriminelë forconin reputacionin mafioz sepse për ta: “Mafia e ka për zemër të bëjë të qartë se nuk lëshon kurrë pe, dhe se i përndjek kundërshtarët viktima edhe atëherë kur janë në varr”.

Kategori
Uncategorized

Ëngjëll Musai: Çekiçi i ndryshkur i Vettingut të Ramës, ka shkuar për të thyer arrat.

Ëngjëll Musai:

Miratimi i ligjit për Vettingun pret vetëm konstituimin e institucioneve, të cilat do të nisin hetimin mbi të gjitha çështjet e mbetura pezull, të mbyllura nga organet e hetimit apo pushuara nga organet gjyqësore. Rastet më skandaloze dhe të shumëpërfolura tashmë janë të evidentuara dhe të piketuara si çështje që do rihapen, pasi suporti politik që këta drejtues institucionesh kanë pasur në rrethana të caktuara, por edhe pagesat e majme që këta drejtues kanë përdorur në gjyqësor kanë bërë që të mbyllen hetimet. Rasti më skandaloz dhe i më i përfolur në këto vitet e fundit ka të bëjë me koncesionet e naftës dhe gazit si dhe kompanitë Armo dhe Albpetrol. Raporti i fundit i KLSH për Albpetrolin në lidhje me babëzinë e këtyre 4 viteve, është një njollë edhe më e zezë se vetë nafta dhe zifti mijëravjeçar që nxirret nga nëntoka jonë. Është e pafalshme kur mendon se abuzimet me naftën dhe gazin e nëntokës shqiptare, si dhe kontrabandën dhe evazionin fiskal të tregtarëve të naftës me akcizën dhe tatim fitimin i kalon të 750 milionë eurot në vit. Pikërisht këto abuzime janë dhe duhet të jenë objekt i ndjekjes, verifikimit dhe ndëshkimit duke filluar nga funksionarët më të lartë të ekzekutivit, organet shtetërore dhe drejtoritë e tyre përkatëse.
01
Vendimet e gjykatave, Kryeministri dhe shteti i së drejtës
Shqipëria, atdheu ynë i dashur ka nevojë për drejtësi dhe kjo drejtësi fillon me mbrojtjen e Kushtetutës, shtetin e së drejtës, të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve. Drejtësinë e vërtetë e realizojnë gjykatës, prokurorë, avokatë e juristë me mendim të ri bashkëkohor; politik, juridik e filozofik, me aftësi të larta profesionale, objektivë, të pa korruptueshëm, me figurë të pastër morale e profesionale, të pavarur nga politikat partiake dhe interesat personale të pushtetarëve të lartë, të përkushtuar në zbatimin e ligjit me rreptësi e në bazë të bindjes së ndërgjegjshme juridike. Por politika shqiptare dhe Kryeministri Rama ka ditë që ka nisur një sulm ndaj institucioneve të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe, me sa duket, më shumë se sa një preokupim për të vërtetën dhe të drejtën, kreu i shtetit duket se do të justifikojë situatën e rënduar politike në të cilën është zhytur vendi, mungesën e deputetëve opozitarë në Kuvend dhe nxitimin për t’i mbyllur gjërat para zgjedhjeve duke kapur organet e drejtësisë. Me pak fjalë, një sistem drejtësie i lakuar e i përgojuar si mbrojtës i interesave të një krahu politik duhet tashmë të kalojë dhe të vihet në shërbim të krahut tjetër. Në lidhje me këtë, po japim disa argumente, pa pretenduar se janë shteruese, pasi ka edhe të tjera të tilla, pse jo, madje edhe të kundërta si këto.
Së pari: Kryeministri me të drejtë e etiketon gjyqësorin si organi që ka shkelur parimin e barazisë në dhënien e shumë vendimeve. Por do të mendoja dhe gjykoja, se nuk ka vlerë dhe nuk është i besueshëm, nëse vetë z. Rama nuk pranon faktin tjetër se një çështje ka përfunduar në gjykatë, pasi agjencitë e ndryshme; si ajo e kthimit të pronave , hipotekat, sigurimet shëndetësore apo shoqërore, urbanistika etj, kanë kryer me veprimet apo mosveprimet e tyre një shkelje apo padrejtësi, e cila është bërë shkak që palët të përfundojnë në dyert e gjykatave apo prokurorisë. Pikërisht ky argument i kreut të qeverisë do kishte vlerë, nëse do ishte transparent dhe do shigjetonte të dyja palët, si administratën shtetërore ashtu edhe atë gjyqësore.
Së dyti: Mirë vendimet e gjyqësorit dhe prokurorisë kanë problem, njëanshmëri, vonesa etj. Po zbatimi i vendimeve të dhëna, përse nuk ekzekutohet nga institucionet shtetërore?! Kam parasysh, pronën, largimet nga puna, abuzimet e nëpunësve të shërbimeve ujë, drita etj. Po si ka mundësi që Prokuroria e Përgjithshme dërgon materialet me masat përkatëse pranë KQZ dhe kjo fundit hesht për heqjen e imunitetit të deputetëve të inkriminuar, të cilësdo palë qofshin këto?! Po vendimet e KLSH dhe masat për largimet nga puna për abuzimet e ndryshme, përse nuk ekzekutohen nga ministrat e linjës dhe institucionet e tyre nën vartësi?! Këto janë argumente që vlejnë dhe kërkojnë, jo vetëm reflektim, por edhe ndjesë para auditorëve dhe forumeve ku liderët politikë flasin për drejtësinë dhe Vettingun.
Së treti: Flitet për emra gjyqtarësh dhe prokurorësh të lidhur me shtetarë apo politikanë të së djeshmes. Absolutisht që është e vërtetë dhe Kryeministri Rama për të gjithë këta individë, tashmë të bërë publikë me qëndrimet e tyre si dhe me problematikat, vendimmarrjet, pasuritë, integritetin e humbur duhet të kërkojë futjen e tyre në darën e fortë të Vettingut. Por faktet duhen parë dhe analizuar me të njëjtin këndvështrim dhe jo njërin me syrin e nënës dhe tjetrin me të njerkës. Dhe që të ishte i besueshëm deri në fund z.Rama duhej të shpjegonte, se përse Prokurori i përgjithshëm, ai i Kryeqytetit, prokurorë të qarqeve kryesorë, ish- drejtues të gjykatave duke nisur nga ajo e Tiranës dhe në rrethe, zëvendësit e tyre dhe oficerë të organeve të depolitizuar; si garda, burgjet, policia etj, sot zoti Kryeministër i ka në krah dhe jo rastësisht. Ata janë aty, jo për faktin se shquhen si politikanë. Ata janë aty, se i kanë shërbyer atij dhe sot morën shpërblim duke u bërë pjesë e strukturave partiake dhe deputetë. Ja kjo besoj se është e vërteta dhe me e ndershmja për t’u thënë.
02
Vettingu për drejtësinë ! Po për politikën ?
Jam plotësisht dakord që çdo gjyqtar, prokuror, avokat apo përfaqësues të shoqërisë civile që duan të jenë pjesë e organeve të kontrollit të drejtësisë apo të ushtrojnë profesionet përkatëse duhet detyrimisht të tregojnë atë çka përfaqësojnë, si në nivelin profesional, dosjet që kanë shqyrtuar, lidhjet e ndryshme shoqërore, familjare, politike, pasurinë etj. Madje pas vet-deklarimeve është e drejta e këtyre institucioneve, që sapo të konstituohen të fillojnë kontrollin dhe vërtetësinë e atyre çka është deklaruar. Por lind pyetja: Po Vettingun e politikanëve kush do e bëjë ? Kush do e zbatojë dhe a do ketë kurajë ILDKPI, KQZ dhe prokuroria etj, të çojnë deri në fund ekzekutimin e vendimeve të mara? Ja kjo është ajo që kërkojnë shqiptarët, pasi të gjithë e dimë, se të parët janë politikanët dhe, se gjithçka duhet të nisë nga ata. Është e pafalshme, që ne ende kemi deputetë me rekorde kriminale që votojnë për Vettingun. Kjo është edhe hipokrizia më e madhe që ndodh në një vend në mes të Evropës. Kemi Kryebashkiakë të dënuar dhe akuzuar për veprat penale nga më ordineret e deri tek vrasjet.
03
Koncesionet dhe hashashi
Shqipëria dhe shqiptarët humbasin miliarda euro në vit nga koncesionet klienteliste të qeverisë së kaluar dhe asaj të sotme. Koalicioni i Rilindjes deklaroi, se sapo të vijë në pushtet do t’i anulojë koncesionet, qoftë të skanimit, kolaudimit, lotarinë Austriake, spitalin ushtarak, rikthimin e SHQUP-it në identitet, koncesionet e naftës, Bankers, minierat e bakrit, Bulqizën etj. Sot jemi para faktit që asnjë nuk është prekur dhe, se këtyre koncesioneve iu shtua marrëzia në shëndetësi, laboratorët, pajisjet kirurgjikale, hipotekat e shumë e shumë të tjera. Kjo me pak fjalë quhet mashtrim elektoral ose në gjuhën e përditshme, pabesi ndaj atyre që të besuan votën dhe jetën e tyre. Shqipëria u kthye në hambarin e hashashit, sa që Lazarati do të ngjante si një “Lulëkuqe” me atë çka ndodhi në vendin tonë sidomos vitin e fundit.
04
Drejtësia dhe Universitetet Shtetërore
Që të gjithë shqiptarët e duan drejtësinë dhe kjo tashmë përbën një realitet të vonuar, por që të flasësh për drejtësinë, pikërisht në zemër të korrupsionit, kjo, jo vetëm është hipokrizi, por edhe marrëzi e vërtetë. Me të drejtë Kryeministri Rama i konsideronte Universitetet si “Fabrika diplomash”. Por fakti tregoi se ato nga Universitete diplomash janë kthyer na “Fabrika parash” ku çdo student duhet të mendohet mirë përpara se të futet në provim apo mbrojtje diplome. E pra të ankohesh për nxehtësinë e llavës së vullkanit dhe ta kërkosh ftohtësinë në zemër të tij është një paradoks.
05
Grusht shteti apo anashkalim i Presidentit
Shtesat në Kushtetutë kërkojnë që të rinisë nga fillimi dhe organi kushtetues kompetent është Presidenti i Republikës, dhe vetëm kur ai nuk e përmbush brenda afatit, procesi kalon tek Avokati i Popullit. Dhe kjo është shkelja e parë kushtetuese që u krye para dy ditësh dhe që urgjentisht duhet të ndërpritet, pasi shkelja e Kushtetutës e bën “Nul” çdo nismë të marrë nga zyra e Avokatit të Popullit. Kjo shkelje pasohet nga një tjetër shkelje që shumë shpejt do jetë objekt i Gjykatës Kushtetuese dhe që aty në atë ndërkombëtare, pasi edhe mandati i Avokatit të Popullit ka gati 5 muaj që ka mbaruar dhe çdo veprim i tij është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Këtë gjë e di edhe vetë z.Rama, i cili nuk e zëvendëson dot Avokatin e Popullit, pasi zgjedhja e tij bëhet me 94 vota.

Kategori
Uncategorized

Graali i Shenjtë, lista e vendeve ku mund të gjendet.

Graali i Shenjtë, lista e vendeve ku mund të gjendet

Në variantin më popullor të rrëfimit, Graali i Shenjtë është kupa e përdorur nga Jezusi gjatë Darkës së Fundit, dhe që më vonë u përdor si një enë për të mbledhur gjakun e tij. Ai mesa duket u kontrabandua nga Toka e Shenjtë dhe përmes Evropës në Britani. Pavarësisht nga një seri kujdestarësh misterioze, duke përfshirë urdhrin ‘Fisher King’ dhe Kalorësit Templarë, në një farë pike kupa u zhduk,” shkruan “Voyager”, transmeton Bota.al

Objekti i shenjtë prej argjenti u përzje me legjendat e tjera, me fuqi mitologjike, dhe u pronësua nga teoricienët e konspiracionit dhe demagogët. Pat Kinsella ndan disa fakte nga fiksionet e bollshme që vazhdojnë të zhvillohen edhe sot e kësaj dite, rreth këtij relikti të pakapshëm…

Lindja e një legjende: Prej nga vjen Kupa e Shenjtë? Dhe çfarë mund të jetë?

Reliket e shenjta, që pretendohet se e kanë origjinën nga jeta tokësore e Jezusit, janë simbolet e përbashkëta në të gjithë botën katolike – me kisha të ndryshme që mëtojnë se ruajnë çdo gjë nga Lafsha e Shenjtë (nga rrethprerja e Jezusit), deri tek gozhdët e përdorur gjatë kryqëzimit të tij. Suveniri më elmbamatik dhe më i kërkuarm mbetet e pagjetshmja Kupa e Shenjtë.

Fiksimi i vazhdueshëm pas saj, është ushqyer nga fakti se format, vendndodhja dhe ekzistenca e saj mbeten një enigmë e plotë. Besohet gjerësisht, se ajo është përdorur gjatë Darkës së Fundit dhe më pas nga Jozefi i Arimateas për të mbledhur gjakun e Krishtit, kur romakët e shpuan me një shtizë gjatë kryqëzimit.

Megjithatë, disa piktura e përshkruajnë enën si një tas apo një pjatë, ose madje edhe si mitrën e Maria Magdalenës – në një skenar, ku ajo mban pasardhësit e Jezusit. Kupa e Shenjtë e Darkës së Fundit, përmendet në Ungjillin e Mateut, Markut dhe Lukës (të cilat historianët besojnë së janë shkruar në vitet 80-100, por duhej të kalonin 1.000 vjet të tjera që përralla e Graal-it të bëhej popullore, kur romantikët mesjetare filluan të shkruanin poezi, duke i ndërthurur me sagat arturiane.

Referenca e parë e njohur për Graalin, është bërë nga poeti francez Kreien de Trua në “Perseval, historia e Gralit”, një poemë e papërfunduar e shkruar diku midis viteve 1181-190. Nga vepra e tij ka mbetur një libër burimor, ndërsa puna origjinale mbetet një mister.

Ai tregonte se Persivali- një prej kalorësve të mbretit Artur – vizitoi mbretërinë e mbretit Fisher (i fundit në një linjë njerëzish të besuar për ruajtjen e Kupës). Atje, ai sheh disa objekte të çmuara, duke përfshirë një Graal – një enë të përpunuar nga e cila Mbreti hante.

Ndërsa për Graalin flitet më shumë se perzonashin kryesor në këtë poemë, ai frymëzoi shkrimtarë të tjerë për të zhvilluar konceptin. Në librin “Jozefi i Arimateas”, shkruar midis viteve 1191-1202, studiuesi francez Robert De Boro pretentonte se Kupa e Shenjtë është përdorur përdorur në Darkën e Fundit, si dhe Graalin e Shenjtë, një enë që përmbante gjakun e Jezusit. Jozefi nga Arimatea konsiderohet si një mbrojtës i Graalit, i pari i një linje të gjatë kujdestarësh, që do të përfshinte edhe Persivalin.

Në fillim të shekullit XIII-të, poeti gjerman Volfram von Ajsenbah e rrëfeu këtë histori në veprën “Parzival”, një poemë epike në të cilën heroi është në kërkim të Kupës së Shenjtë. Romancieri uellsian Peredur e vazhdoi këtë temë, por historia në fakt mori formën Ciklit të Vulgatave, një seri  legjendash arturiane, të shkruara në mënyrë anonime në shekullin XIII-të, publikon infoelbasani.al.

Dy shekuj më vonë, Sër Tomas Malori, i përktheu këto legjenda në anglisht në “Vdekja e Arturit dhe sagat” – veçanërisht për kërkimin e Graalit – kanë gëzuar shumë popullaritetit që në atë kohë, duke u ritreguar përmes një koleksioni ngjyrash nga tregimtarë si Vagner, Tenison apo dhe Monti Piton, Spilberg dhe Den Braun. Por a ka ndonjë fakt në mesin e të gjitha fantazive?

Gjurmët e Graalit: Për shekuj me radhë, hulumtuesit kanë ndjekur hijen e Graalit në të gjithë planetin

Edhe pse shumica e versioneve më të njohura të historisë, theksojnë në fund se kupa u transportua në Angli, gjuetarët e Graalit e kanë kërkuar reliken e shenjtë në të gjithë botën. Çdo element në tekstet e lashta, që është perceptuar si çelsi për zgjidhjen e misterit, është ndjekur me shumë kujdes, ndërsa teori të sforcuara, kanë çuar pasuesit e tyre në disa prej cepave më të vështira të botës, transmeton Infoelbasani.al.

Mbi 200 kisha dhe vende përreth globit pretendojnë se zotërojnë si Kupën ashtu edhe Graalin Shenjtë – me disa që kanë një besueshmëri më të madhe se të tjerët.

Duke pasur një relike gjysmë-bindëse ose një histori të mirë mrekullish, mund të gjenerohet një bum turistik, në të kundërt je jashtë loje. Teksa fiksimi i publikut me përrallën e Graalit tregon pak shenja rënieje, ai është shndërruar në një biznes të madh në të gjithë botën …

Bazilika e Shën Isidorit në Leon të Spanjës

Shtëpi e Kupës së Dona Urrakas, një kupë inoksi e identifikuar si Graali i Shenjtë nga studiuesit Margarita Torres dhe Hose Ortega Del Rio, në librin e tyre të vitit 2014 “Mbretërit e Graalit”. Kupa ka qenë në këtë bazilikë që nga shekulli i XI-të. Në fillim u çua në Kajro nga udhëtarët myslimanë. Më vonë iu dhurua një emiri në bregdetin spanjoll, që kishte ndihmuar viktimat e urisë në Egjipt, dhe në fund i kaloi mbretit Ferdinand I të Leonit, si një ofertë paqeje nga një sundimtar andaluzian. Të dhënat e karbonit, sugjerojnë se kupa është prodhuar midis viteve 200 P.E.S dhe 100 pas lindjes së Krishtit.

Katedralja e Shën Lorencos, Itali

Shtëpia e Kupës së Xhenoas, që dikur mendohej se ishte bërë prej smeraldi të pastër, ishte një konkurrent kryesor për të qenë Graali i Shenjtë, derisa u transportua në Paris pasi Napoleoni pushtoi Italinë, duke u rrikthyer e thyer, çka zbuloi së në fakt ‘smeraldi’ ishte qelq i gjelbër. Ky lajm do të kishte qenë tepër zhgënjues për ushtarët gjenovezë, të cilët dikur e quajtën objektivin e tyre kryesor, kur mposhtën maorët dhe plaçkitën Almerian në Spanjë pas një beteje të ashpër.

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork

Shtëpia aktuale e Kupës së Antiokisë, një objekt prej argjendi dhe ari i stolisur më një kupë të dyfishtë. Ai u shpall si Kupa e Shenjtë, kur u gjet në Antioki të Turqi, pak para Luftës së Parë Botërore. Muzeu e ka përshkruar gjithnjë këtë pretendim si ‘ambicioz’, dhe relikeja kohët e fundit është cilësuar si një llambë dhe jo një kupë, që është prodhuar në shekullin VI-të  pas Krishtit.

Katedralja e Valencias, Spanjë

Kupa e Valencias, është vendosur në një kishëz të shenjtëruar. Për të është raportuar se u mor nga Shën Pjetri në Romë në shekullin I, dhe pastaj u dërgua në Hueska të Spanjës nga Shën Lorenci në shekullin III-të. Disa arkeologë spanjollë, thonë se kupa u prodhua nga një palestinez apo një egjiptian, ndërmjet shekullit IV P.E.S dhe shekullit I pas Lindjes së Krishtit.

Kupa e Jeruzalemit në Israel

Në shekullin e VII-të pas Krishtit, një murg i quajtur Gaulish Arkulf, tha se kishte parë një objekt, për të cilin ai besonte se ishte Kupa e Shenjtë, që përmbante brenda një qivur në një kishëz pranë Jeruzalemit, ndërmjet bazilikës së Golgotas dhe Martiriumit.

Ky është raporti më i hershëm i dorës së parë i njohur për Graalin pas kryqëzimit të Krishtit, dhe përmendja e vetme për kupën në Tokën e Shenjtë. Fati i kupës që ai e përshkroi,, është i panjohur. Ndërkohë ai pretendoi se Graali është fshehur së bashku me relikte të tjera të shenjta në kompleksin e madh nëntokësor të kanalizimeve të Jeruzalemit, nën Tempullin legjendar të Solomonit.

Mbi Albion: Mitet mbi Graalin janë ndërthurura sa me folklorin britanik por edhe rrëfenjat ndërkombëtare …

Pas kryqëzimit të Jezusit, për arsye që mbeten të paqarta (dhe të cilat mund t’i detyrohen më shumë motiveve politike dhe ekonomike sesa fakteve historike), historia e Graalit të Shenjtë u zhvendos shpejt nga Toka e Shenjtë, në truallin e gjelbër dhe të këndshëm të Anglisë.

Sipas legjendave që kanë qarkulluar për të paktën 800 vitet e fundit, rojtari i kupës, Jozefi nga Arimatea, mbërriti në Angli në shekullin I. Ai kaloi Somerset me varkë për të mbërritur në Glastonbury Tor, një ishull i njohur në mitologjinë arturiane si Avalon.

Nën këmbët e Ëearyall Hill, misionari i lodhur e groposi kupën në tokë, dhe e zuri gjumi. Në mëngjes, thotë historia, ai kishte lëshuar rrënjë dhe u rrit një shkurre orientale me gjemba, e njohur tashmë si Glastonbury Thorn. Jozefi vazhdoi vazhdoi rrugën për të gjetur Glastonbury Abbey, dhe konvertoi vendasit në të krishterë, me një sukses tronditëse.

Duke filluar nga viti 600 e në vijim, Anglia kishte një mbret të krishterë:Etelbertin. Ndërkohë Graali – që sipas disa rrëfimeve u varros në hyrje të botës së nëndheshme në Glastonbury – u ndërthur me mitet rreth Mbetit Artur, dhe kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët.

Të dhënat bashkëkohore nuk përmendin asgjë nga kjo, dhe historia vetëm u bë e famshme pas publikimit të poemës së çuditshme të Robert De Boro “Jozefi i Arimateas” në fund të shekullit XII-të. Zona mund të ketë qenë një vend i rëndësishëm për komunitetet para-kristiane, por Glastonbury Abbey u krijua thuajse me siguri nga britanikët në fillim të shekullit VII-të.

Megjithatë, tregime të tilla ishin pjesë e një marketingu të shkëlqyer për tërheqjen e pelegrinëve. Murgjit lokalë e miratuan me përzemërsisht këtë rrëfim, derisa Abbey u shpërbë në vitin 1539, gjatë Reformacion Anglez. Një shembull i hershëm i kësaj mund të shihet në vitin 1184, kur një zjarr shkatërroi shumicën e ndërtesave të manastirit në Glastonbury.

Disa vjet më vonë, në kohën kur “Jozefi i Arimateas” u botua, varrezat e Mbretit Artur dhe Mbretëreshës Zhinevra u zbuluan paprimtas. Pati një fulks të madh pelegrinësh, dhe për pasojë edhe fondet e nevojshme për të rindërtuar Abbey.

Një histori e mirë:Nga poezitë mesjetare tek filmat moderne aksion, Graali i ka garantuar shekuj argëtimit. Për dy mijëvjeçarë, legjenda e Graalit të Shenjtë, është treguar dhe shtrembëruar nga imagjinata e poetëve, piktorëve, shkrimtarëve, komedianëve dhe rregjizorëve kinemqatografikë- deri në atë masëm saqë numri i vogël i fakteve të njohura, është bërë gjithnjë e më e vështira për t’u analizuar, si pasojë e një mali të madh me spekulime apo ideve thjesht artistike.

Historianët amatorë dhe autorët profesionistë, kanë shkuar jashtë kornizave, duke gjeneruar libra pseudo-historike, të maskuara si studime serioze. Në fakt, një sasi e madhe e dëshmish jobindëse dhe fantastike, janë raportuar si fakte për të mbështetur teoritë e diskutueshme. Për pasojë, historia e Graalit ka patur “jetën” e vet, e cila gjallon vazhdimisht në faqet e librave dhe internetit, dhe në ekranet e  televizioneve dhe kinemave, dhe secili brez konsumon një version të ri të tij.

Rikthim në qendër të vëmendjes: Ringjallja Viktoriane

Gjatë entuziazmit të thellë fetar të epokës viktoriane, mesjetarizmi ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa vepra si “Vdekja e Arturit” e Malori, u ribotuan në mënyrë të vazhdueshme si pasojë e një publiku të uritur për tregimet e kalorësve dhe shpëtimin.

Kërkim për Graalin e Shenjtë, ishte një temë e përsëritur në të gjitha artet e epokës, por gjithçka e bazuar më tepër tek mitet mesjetare, sesa mbi faktet dhe ngjarjet historike të njohura. Piktorët filluan të përshkruajnë skena nga legjendat arturiane, veçanërisht anëtarët gjithnjë të sinqertë të Vëllazërisë Para-Rafaelite.

Kur porositi për të dekoruar ndërtesën e re të Universitetit të Oksfordit, themeluesi i Vëllazërisë Dante Gabriel Rosetti e përdori Kupën e Shenjtë si temën e tij qëndrore – duke i përcjelljë ndërgjegjësimin dhe interesin mbi këtë çështje, mendjeve pjellore të gjeneratave të ardhshme të dijetarëve. Kjo ishte një temë, së cilës Roseti do t‘i rikthehet vazhdimisht në pikturat e tij me bojëra uji.

Përgjatë disa dekadave, poeti i shquar i epokës, Alfred Lord Tenison (poet laureat për 40 vjet, gjatë mbretërimit të Viktorias), publikoi epikën “Idilet e Mbretit”, një cikël prej 12 poezish narrative, që ritregojnë legjendën e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij – duke përfshirë, natyrisht kërkimin për Graalin e Shenjtë.

Këto poezi jashtëzakonisht popullore, i ishin dedikuar princit të ndjerë Albert. Uilliam Morris, një prej figurave më të rëndësishme kulturore të epokës, talenti i të cilit shtrihet në çdo gjë, nga poezia në dizenjimi i të brendshmeve, ishte ndërkaq i interesuar tek sagat. Ai shkroi vargje për Kupën e Shenjtë, dhe bashkëpunoi me artistin para-rafaelit Eduard Byrn Xhons, për të prodhuar sixhade të mëdha që përshkruanin kërkimet për Graalin, dhe që ndereshin në muret e biznesmenëve të pasur të epokës industriale.

Stili i shekullit të XX-të: Kërkimi në ekran

Graali ka qenë subjekt i filmave, qëkur teknologjia e bëri të mundur, por shumica e njerëzve do të kujtojnë historinë e të paktën njërës nga tre interpretimet suksesshme kinematografike… “Excalibur” i vitit 1981, u drejtua nga Xhon Borman me protagonistë kryesorë Najxhëll Terri, Helen Mirren, Patrik Stjuart dhe Liam Nizën.

I zhanrit aksion dhe i mbushur me aventura dhe fantazi, filmi rrëfen historinë e Mbretit Artur, nga momenti që ai e tërheq shpatën nga guri, në kërkim të Graalit (nëpërmjet Zhinevrës dhe lidhjes së saj me Lanselotin). Filmi, në kontrast me pjesën dërrmuese të letërsisë mesjetare, ka Persivalin që e rifitoi Gralin për Arturin e sëmurë. Ky i fundit piu disa gllënjka prej tij dhe u shërua.

“Monty Python dhe Graali i Shenjtë” i vitit (1975), ishte përpjekja e parë Python Posse në filmat me metrazh të gjatë, dhe flet për fitoret dhe lavditë e shpejta dhe qesharake përmes sagave arturiane, me Graham Çapmanin në rolin kryesor. Ndërkohë kalorësit e pafat në kërkimin e Graalit të Shenjtë, përballen me sfida dhe rreziqe të ndryshme, madje edhe një lepur vrasës.

“Indiana Xhons dhe Kryqëzata e Fundit” i vitit 1989, i treti në serinë e suksesshme të filmave të Stiven Spielbergut, me protagonist kryesor Herrison Fordin, në rolin e një arkeologu aventurier, e sheh Indin në përpjekje për të shpëtuar të atin (Shon Konerin). Ai pastaj duhet të gjejë Kupën e Shenjtë, para se nazistët ta shtien në dorë, duke e përdorur për të arritur dominimin e botës. Duket një budallallëk? Ju mund befasoheni, sesa afër të vërtetës janë disa nga elementet e komplotit.

Kategori
Uncategorized

Ambasadori i OSBE në Tiranë, bashkëfajtor, apo bashkëpunëtor me (qeveritarët) trafikantë të Canabis?

Jakup B. GJOÇA/
Pardje u kap në Zvërnec një tjetër gomone me 1 ton canabis, e gatshme të trafikohej jashtë Shqipërisë. Nuk mund të pohoj nëse kjo ngjarje kriminale ishte rastërsi, meqë ndodhi vetëm një ditë pas vizitës të kryeministrit Rama në qytetitn e Vlorës. Apo, tjetra, është rastësi, që zona elektorale, ku është zgjedhur deputet kryeministri aktual, Qarku i Vlorës është pikënisja e trafikimit të tonelatave të Canabis në Europë. Derisa rastërsitë përsëriten kaq dendur dhe nga qeveria ende heshtet dhe nuk ka indentifikim të kokave të trafikimit të tonelatave të canabis, vështirë është që të mendojmë dhe gjykojmë se këto ngjarje janë të rastësishme midis tyre. Për më tepër, nuk është aspakt rastësi, edhe fakti, që në Ballkan vetëm në Shqipëri kultivohen dhe trafikohen me tonelata kanabis, ndërkohë që në asnjë vend tjetër, sikurse Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia, Rumania nuk kultivohen masivisht canabis. Kjo të bën të gjykosh, se përgjegjësia dhe fajësia e canabilizimit të gjithë Shqipërisë bëhet vetëm nën përkujdesin e qeverisë aktuale, me veprimin dhe me mosveprimin e saj kundër këtij trafikimi të tonelatave të Canabis.
Ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë ende i referohet 2013-s për Canabis
Të gjitha mediat ndërkombëtare, ato të Europës dhe të SHBA-së, shpeshherë i referohen trafikimit të tonelatave të Canabis nga Shqipëria, duke e cilësuar tashmë Shqipërinë si “Kolumbia e Canabis”. Interpoli përditë ka publikuar fakte të sekuestrimit të tonelatave cannabis, të cilat janë “eksportuar” nga portet dhe doganat e Shqipërisë, pa u prekur çuditërisht, nga kontrollet policore të Shqipërisë. Ky fakt domethënës, i provuar nga Interpoli, është prova që “eksportimi” i tonelatave të Canabis nga Shqipëri drejt Europës bëhet nën përkudesin e qeverisë aktuale shqiptare, qoftë me përgjegjësinë e saj, qoftë edhe me paaftësinë e saj!!!
Çuditërish, vetëm ambasadorët e akredituar në Tiranë, sikurse ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ambasadorja e BE-së Vllahutin, por edhe ambasadori i OSBE-së Borchardt heshtin dhe nuk flasin për trafikimin e tonelatave të Canabis nga Shqipëria. OSBE-ja në Tiranë, para 3 ditësh dha alarmin se në Shqipëri qarkullojnë 2 miliardë euro nga trafikimi i Canabis, të cilat mund të blejnë edhe votat edhe deputetët në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017. Ishte hera e parë, që OSBE-ja në Tiranë deklaroi publikisht se me miliardat euro të trafikimit të canabis, blihen edhe zgjedhjet në Shqipëri. Edhe OSBE-ja, sikurse edhe shqiptarët e dinë këtë realitet, që u zbatua në zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiakët e Peshkopisë dhe të Ersekës, ku votat e elektoratit u blenë me premtimin se do të liheshin të lirë, jashtë çdo kontrolli policor të gjithë ata që duan të kultivojnë canabis, me kusht që votat e tyre dhe të familjes së tyre t’ia japin kandidatit për kryebashkiak të preferuar nga trafikantët e canabis. Kjo akuzë e OSBE-së në Tiranë, se miliardat euro të trafikimit të canabis mund të blejnë rezultatin zgjedhor në 18 qershor 2017 shkaktoi tërmet politik, pikërisht në ngrehinën qeveritare, sepse, pavarësisht se nuk cilësoi cilët drejtojnë trafikimin e canabis në Shqipëri, fotografoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, për më tepër, që bëri rezonancë edhe me protestën e Opozitës, e cila akuzon, pikërisht qeverinë dhe kryeministrin Rama se me miliardat euro të trafikimit të Canabis, do të blejë rezultatin zgjedhor. Mirëpo, për çudi, kjo deklaratë e OSBE-së në Tiranë, në vend që të shkaktonte fillimin e Katharsit të Politikës nga trafikimi i Canabis në Shqipëri, ndodhi e kundërta. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Borchardt një ditë më vonë përgënjeshtroi jo vetëm vetveten, por u mundua që të lavdërojë Kryeministrin Rama për luftën kundër trafikimit të Canabis dhe fajtorët e trafikimit t’i indentifikojë me kundërshtarët politikë të kryeministrit Rama, duke thënë: “Në vitin 2013-n ka pasur një vlerësim ndërkombëtar të prodhimit të kanabisit këtu në Shqipëri. Ishin rreth 1,000 ton, të cilat kur shiten në rrugët e Berlinit, Romës, apo kudo gjetkë në Evropën Perëndimore, arrijnë në 2 miliardë euro. Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milionë bimësh kanabis.”
Heshtja e ambasadorëve në Tiranë, bashkëfaqësi, apo bashkëpunëtorë me trafikantët e Canabis?
Përse ambasadori i ri i OSBE-së Borchardt në Tiranë, u detyrua të përgënjeshtrojë publikisht vetveten, duke fajësuar për trafikimin e tonelatave Canabis vitin 2013? Mos vallë, Borchardt ambasadori i OSBE në Tiranë ka prova, që ne shqiptarët ende nuk i dimë, që tonelatat e Canabis, që sekuestrohen përditë në Shqipëri dhe në Europë, “ të eksportuara” nga Shqipëria, janë të prodhuara në 2013-n dhe jo në 2017? Nëse sot Borchardt ambasadori i OSBE në Tiranë mburr qeverinë dhe kryeministrin që kanë çkulur 2,5 milionë rrënjë Canabis, a di aritmetikë ky ambasador, se sa miliarda rrënjë Canabis, “kanë shpëtuar” nga çkulja e Qeverisë dhe kanë prodhuar këto tonelata Canabis që sekuestrohen përditë? A di aritmetikë zoti Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, që sa mijëra tonë Canabis arrijnë të shiten në Europë, ndërkohë që sekuestrohen mijëra ton të tjerë? Së fundi, zoti Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë a kishte veshë që të dëgjonte pardje në Tiranë shefin e AntiMafias Italiane, që deklaroi se Shqipëria po mbyt Italinë me Canabis? Përse heshtin ambasadorët e akredituar në Shqipëri për trafikimin e tonelatave të canabis nga Shqipëria në Europë? Ambasadorët në Tiranë, nuk mundin të dëgjojnë dhe të shikojnë, që nuk duan të shikojnë trafikimin e tonalatave Canabis nga Shqipëria? Mos vallë, këta ambasadorë të akredituar në Tiranë e cilësojnë këtë trafikim të canabis të parëndësishëm? A mund të pretendojnë këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që qeveria aktuale, kryeministri aktual nuk ka fare përgjegjësi që Shqipëria prodhon dhe eksporton në Europë mijëra tonelata Canabis? Paskëtaj, a mund të pretendojnë këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që me një qeveri që ka përgjegjësi (mund të jetë edhe koka e trafikimit të tonelatave të Canabis) mund të bëhet reformë në Drejtësi? Mund të kërkohet Vetting për gjyqtarë dhe prokurorë, kur qeveritarët përfitojnë miliarda euro nga trafikimi i tonelatave Canabis? Kur ambasadorët e akredituar në Tiranë heshtin dhe nuk denoncojnë mijëta tonelatat e “eksportit” të Canabis nga Shqipëria, a janë të paaftë? Apo, këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që heshtin dhe nuk denoncojnë mijëra tonelatat e “eksportit” të Canabis nga Shqipëria janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë me (qeveritarët) trafikanë të Canabis? Miliardat euro që përfitohen nga trafikimi i mijëra tonelatave të Canabis, fare lehtë, mund të blejnë edhe ambasadorë, sikurse me kaq lehtësi blejnë edhe rezultatin zgjedhor në Shqipëri!
Somario
1
Nëse sot Borchardt ambasadori i OSBE në Tiranë mburr qeverinë dhe kryeministrin që kanë çkulur 2,5 milionë rrënjë Canabis, a di aritmetikë ky ambasador, se sa miliarda rrënjë Canabis, “kanë shpëtuar” nga çkulja e Qeverisë dhe kanë prodhuar këto tonelata Canabis që sekuestrohen përditë? A di aritmetikë zoti Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, që sa mijëra tonë Canabis arrijnë të shiten në Europë, ndërkohë që sekuestrohen mijëra ton të tjerë?
2
Këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që heshtin dhe nuk denoncojnë mijëra tonelatat e “eksportit” të Canabis nga Shqipëria janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë me (qeveritarët) trafikanë të Canabis? Miliardat euro që përfitohen nga trafikimi i mijëra tonelatave të Canabis, fare lehtë, mund të blejnë edhe ambasadorë, sikurse me kaq lehtësi blejnë edhe rezultatin zgjedhor në Shqipëri!

Kategori
Uncategorized

Qeveri teknike për një Republikë të re.

Prof. dr. Romeo Gurakuqi

Qeveria e koalicionit të PS-LSI ndodhet në katër muajt e fundit të mbylljes së mandatit dhe në këndvështrimin formal konstitucional është një qeveri e ligjshme. Mirëpo, legjitimiteti i qeverisë në parlamentarizëm është i kushtëzuar nga prova e përgjegjësisë së saj para organit sovran, në rrethana krizash e skandalesh (të pasosura në erën e Rilindjes së Qarkut Shoqnor Autoritarist); është e ndërvarur nga ruajtja e paanshmërisë dhe zhvillimi i shpjegueshmërisë transparente para publikut; nga aktiviteti legjitim i Këshillit të Ministrave si organ kolegjial, në aspektin procedural dhe dokumentar; nga plotësimi i standardeve të barazisë në procesin e përgatitjes e financimit të partive për fushatën e zgjedhjeve të lira; nga kontrolli i territorit prej Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme e agjencive të saj; nga vendosja e parasë në qarkullim në vend nën “sovranitetin” ekskluziv bankar; nga garantimi i lirisë së shtypit, shmangia e konfliktit të interesave dhe shkëmbimit të favoreve në ushtrimin e detyrës nga kushdo në rrethin familjar; nga mbyllja e siguria e burgjeve për kriminelët dhe respektimi i lirive të të akuzuarve.

Mirëpo, koha kur unë po i shkruaj këto radhë është një ditë e zezë rekordesh të pangjashme (jo të reja në fakt) për një vend në brigjet e Adriatikut, (që nuk kanë filluar sot, janë sistematike dhe tani të kulmuara), por normal për stepat e Azisë Qendrore, brigjet e Aralit e Kaspikut: Në Tiranë, bashkëshortja e Kryeministrit të qeverisë legjitime, njëlloj si Mehriban Aliyeva e Azerbajxhanit, u vendos në krye të drejtimit të një banke, pronarët e së cilës janë një kompani e regjistruar off shore në Ishujt Cayman; sot është një ditë, kur pas Lalëzave, në Kurorën Rrethuese të Tiranës, nga Dajti drejt Krrabës, qeveritarë, qehajallarë, eunukë ndërmjetësues dhe koketa të ndërtesave qeveritare, kanë porositur dhe prenotuar vilat e tyre në rezervatet e reja me paratë e tenderëve të rregullimit të zyrave (të marra nga taksa progresiste vendosur klasës së mesme: janë 360 milionë euro në tri vitet e para të deklaruara nga ministri aktual i Financave), me paratë e ryshfeteve të lejeve të aktivitetit të klientëve të qeverisë, të cilët ua heqin me dhunë pagave të punonjësve nga përqindjet e shpërblimeve për trafikun e interesave (objekt verifikimesh së paku për organin e hetimit). Fenomeni i përfshirjes së familjarëve, të afërmeve, në afarizmin e madh dhe në ofrimin e shërbimeve lehtësuese duhet të ndalet me ligj për periudhën gjatë dhe pas përfshirjes në detyrë të lartë të drejtuesit politik.

Çdo qytetar i lirë i këtij vendi do të dëshironte që pas katër muajsh të shkonte drejt kutive të votimit, pa tronditje, pa ndryshime qeverish, me një proces të pastër dhe të drejtë të vetingut dhe të ngritjes së institucioneve të drejtësisë së re, me një dekriminalizim të përkryer të politikës, të drejtësisë, të medias, kondicione që do të hapnin vërtet rrugën për çeljen e negociatave me organizmat e institucionet e BE-së.

Mirëpo, qeveria që kishte për detyrë të ruante parametrat e Respublicas, me një diletantizëm reformativ dhe me pikësynime meskine, në fakt bëri të kundërtën: çekuilibroi edhe me tej balancat ndërinstitucionale të vitit 1998: deformoi dhe shkatërroi balancat e drejtimit në një përmasë sa, sipas këndvështrimit tonë, ka humbur arsyen për të qenë në pozicionin e arbitrit e garantit të paanshëm të rendit politik, institucional, social, kulturor dhe krahinor: Kjo qeveri nuk arriti të ndante bazën e pushtetit politik të Republikës së Shqipërisë, që është e të gjithë qytetarëve të regjistruar në Regjistrin Nacional të Gjendjes Civile, nga ushtrimi i qeverisë dhe nga administrimi. Baza e pushtetit u përqendrua në qarkun e tyre të rindërtuar, të mbështetësve të organizuar në brigada politike, ndërsa fati i shtetit u lidh vetëm me mbijetesën e këtij divizioni të dyfishtë politik. Madje, kjo qeveri bëri hapa të sigurt prapa, drejt një modeli që ndërthur ca organe prozhmimi e survejimi të diktaturës së Feçor Shehut me ato të Kolumbisë së kohës së lulëzimit të Escobar-it; njëjtësoi Ministrinë e Brendshme, për të cilën ende nuk ka një ligj organik, me Policinë e Shtetit në Kupolë (të cilën dua ta ndaj nga qindra djem dhe vajza të devotshme, me të cilët qytetarët ndeshen përditë në rrugë); i bashkoi këto dy institucione nën një strukturë politike e krahinore, të cilën e transferoi në Tiranë, duke nxjerrë jashtë këtij shërbimi jetik për Shtetin-Respublica-n, të gjithë të diplomuarit në akademitë policore të vendeve partnere; prishi balancat mes pushteteve dhe ka lejuar të vendosën në qarkullim informal dhe të pakontrollueshëm nga sistemi informatik i financave të shtetit, sipas të dhënave të shpallura nga ambasadori i OSBE-së, rreth 2 miliardë euro para nga droga e klientelës së elementëve privatë. Kësaj shifre iu bashkëngjitën edhe paratë e shpërblimeve për favoret, që gratë e burrat e pushtetarëve marrin përmes përfshirjes gjoja në projekte, në borde, në studime kërkimore budallenjsh, nga fondacioni në fondacion, nga shpk-të drejt “qendrave kërkimore” e organizatave të sajuara rishtazi pas shiut të vjeshtës 2013. Një rrymë e tërë e lëvizjes së parasë kalon nën dhe, jashtë syve të publikut dhe larg vëmendjes së njerëzve të varfër me shumë halle të këtij vendi. E çfarë duhet të bënte më pak ngrehina e Rilindjes që të humbiste legjitimitetin zoti Kryeministër?! Këtu kemi të bëjmë me interes publik të prishur, kemi barazi segmentesh të thyer edhe më tej nga pararëndja që pretendove ta korrigjojë. Dhe kjo u bë nga ju, që institucionalisht dhe në mënyrë programore kishit për detyrë ta respektonit Kushtetutën dhe t’i kthenit në balancë institucionet. Është metamorfoza juaj e shndërrimit nga një liberal i ri guximtar që thyente dikur tabutë, duke rindërtuar estetikisht e thelbësisht polisin, në prijësin antidemokratik të një klike oligarkësh dhe një kopeje të ngushtë kooperativistësh të bindur, që janë në alert permanent për të “retweet” mesazhet tuaja.

Një kuadër institucional i prishur në balanca, një qeveri që nuk i vërteton publikut me mocion besimi se është ende një qeveri legjitime, edhe pas skandaleve të brendshme që nuk kanë të sosur; një maxhorancë e Komisionit Zgjedhor që nuk pranon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit deri në fund, as t’u përgjigjet arsyetimeve procedurale të prokurorisë dhe as të regjistrojë një parti liberale sikurse është LIBRA; institucione të kontrollit të pastrimit të parave në duar të Kryeministrit që nuk veprojnë; një sistem vetingu i drejtë- sisë i porositur dhe i dirigjuar nga binomi Kryeministër-Speaker i Parlamentit, përmes koketave të avokaturës së popullit të lënë pa mbrojtje (1. Sekreti i aplikimit për organet e vetingut, KLGJ, KP, i shpartalluar; 2. Anëtarë militantë të PSSH dhe komisionerë të shtabit elektoral të PS-së si aplikantë të përzgjedhur, gjë që bie në kundërshtim me ligjin, që parashikon kandidatë të depolitizuar; 3. Kontroll i plotë nga drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe dekanatit të jurisprudencës së kandidaturave të shoqërisë civile); një mobilizim pothuajse ushtarak i dy partive qeverisë në qendrat e tyre e tyre organizative; një Shqipëri e ndarë administrativisht, që “rëndon” dhe “anon” artificialisht në peshën politike drejt zonat elektorale të deputetëve të maxhorancës aktuale; një fushatë jakobiniste e drejtuar nga ebertistët e Rilindjes, kundër liderëve të opozitës; asnjë garanci për votimin e sigurt të të gjithë shtetasve shqiptarë të regjistrit civil, përmes votimit elektronik, të koduar, të sigurt dhe kudo ku ndodhen.

Të gjitha këto veprime dhe mosveprime, të cilat në aspektin e respektimit të paanshmërisë së detyrës mund t’i konsideroj si të papërgjegjshme, e kanë vendosur në konditat e anësisë së plotë dhe të ilegjitimitetit me kornizën demokratike parlamentare, vijimin e mëtejshëm të qeverisë aktuale, që nuk siguron dot parametrat funksionalë të Respublica-s. A keni kohë ju të ndryshoni qasje, kur ju nuk e mendoni fare se na keni sjellë ne qytetarëve të thjeshtë një traumë të plotë mosbesimi dhe pasigurie?

Formaliteti i një qeverie legjitime në fund të mandatit nuk mund të justifikojë dhe arsyetojë më, pa fund, sjelljen thelbësore ilegjitime, arrogante ndaj dëgjesës, në kohën kur vendi pret me shpresë një proces zgjedhor të garantuar, të drejtë dhe të ndershëm. Modulet e Dibrës dhe Kolonjës e kanë varrosur këtë shpresë, njëlloj si më 26 maj 1996. Jemi në rrethanat e një krize republikane që duhet të korrigjohet në gjashtë muajt e ardhshëm, paralelisht me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me procesin e Prigjimit (Vetingut), atë të Dekriminalizimit, zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Dhe ky ndryshim thelbësor nuk mbart më marrëveshje përqindjesh mes partive të komprometuara, por veç një skemë të re të Republikës, e ardhur nga konstitucionalistët shkencëtarë dhe jo diletantë të palexuar partiakë. Ky është thelbi i ndryshimit, të cilin pati forcën që në emër të publikut ta sjellë veç lideri i ri i ppozitës së publikut atdhedashës, Lulzim Basha.

Pyetja që bëhet është kjo: a mjaftojnë katër muaj për ta kryer këtë ndryshim? Përgjigjja është: në qoftë se katër muaj janë pak, gjashtë muaj janë mjaftueshëm. Francës së vitit 1958, me 58 milionë banorë, i kanë mjaftuar gjashtë muaj për të realizuar një ndryshim të tillë. Shqipërisë me 2.8 milionë banorë dhe 2 milionë refugjatë në epokën e informatikës, me patjetër do t’i duhet të gjejë mënyrën dhe vullnetin për ta realizuar transformimin rrënjësor institucional drejt një shteti për ligj, liri, të drejtë, nën balancë e kontroll nga sovrani. Partitë politike duhet të lëshojnë pe dhe të merren vesh që Presidenti aktual i Republikës, në marrëveshje me partitë, të ngarkojë një personalitet të paanshëm për të formuar një qeveri të të gjithë talenteve, me mandat të përcaktuar kohor dhe në rrugë të përkohshme. Kësaj qeverie i duhen dhënë pushtete të plota për t’i bërë ballë gjendjes së jashtëzakonshme të zhbalancimit ndërinstitucional dhe mundësia për të proceduar me rishikimin e Kushtetutës së vitit 1998, duke ruajtur thelbin e Reformës së Drejtësisë së re, por duke vendosur në kontroll të dyfishtë nga një organ i zgjedhur prej sovranit (Presidentit të Republikës), përveç Parlamentit, të organeve të reja të drejtësisë dhe hetimit penal. Pra, qeverisë së përkohshme duhet t’i jepet një delegim për të proceduar me rishikimin e Kushtetutës. Qeveria e përkohshme e talenteve mund ta përgatisë vendin njëkohësisht për zgjedhje të reja dhe për referendumin mbi Kushtetutën e Republikës së re, tashmë nën kontroll të sovranit dhe jo të partive politike. Ky proces duhet të përmbyllet brenda shtatorit 2017. Në punën për përgatitjen e ligjit të ri kushtetues, qeverisë së re do të duhet t’i saktësohen disa kritere, nga të cilat ajo duhet të frymëzohet për procesin rindërtues: Kushtetuta e re duhet të parashikojë sërish përgjegjshmërinë e qeverisë përballë Parlamentit, të garantojë ndarjen e pushtetit gjyqësor, të risjellë në mënyrë të shprehur qartë të drejtat dhe liritë e njohura të njeriut. Po ashtu, kreu i shtetit duhet të bëhet konstitucionalisht një figurë qendrore e organizimit të Republikës, mbasi një president me pushtete shumë të kufizuara, sikurse është tani, u jep edhe më tutje mundësinë partive politike të privatizuara të vazhdojnë lojën e tyre të rrjepjes së popullit. Presidenti i Republikës së re duhet të jetë një institucion që do vigjilojë respektimin e Kushtetutës, të sigurojë, përmes pozicionit të tij të arbitrit, funksionimin e rregullt të pushteteve publike, ashtu edhe vazhdimësinë e shtetit. Është koha për të ndjekur shembullin e vendeve më të përparuara dhe më të civilizuara të Europës Lindore postkomuniste, në korrigjimin e njëmendte të sistemit. Është koha për një Republikë të re, jo më të partive politike të korruptuara, por të sovranit. Kjo republikë e re mund të ecë veç në unison me aleatët tanë strategjikë, pa dyshimet e hijeve të së shkuemes.

Kategori
Uncategorized

Vangjel Zhapa, themeluesi i vërtetë i shkollës së parë shqipe.

Nga Albano Zhapaj

 

Emri i filantropit Vangjel Zhapa lidhet ngushtësisht me rilindjen e Lojërave Olimpike të lashtësisë, që nga viti 1859 e vazhdim. Ky shqiptar i madh konsiderohet nga studiuesit e atëhershëm dhe të tanishëm evropianë, si njeriu i lindur në ballkan por me ide dhe mentalitet evropian.  Ka qenë pikërisht falë mbështetjes dhe dhurimeve të Vangjel Zhapës, që i shquari Naum Veqilharxhit solli në dritë dy abetaret e para të gjuhës shqipe, pikërisht “Ëvetari” në vitin 1844 dhe “Fare i ri Ëvetar shqip”, që përveç se u quajtën “abetaret e abetareve” u hodhën hapat e parë të arsimit shqip.

Mësimet e para të gjuhës shqipes, e kanë realisht zanafillën në vitin 1860, në shkollën e Labovës, ku u hapën klasat e para të gjuhës shqipe, e cila njihej edhe si shkolla e Zhapës. Është pikërisht gazeta “Pellazgu”, gazetë shqip e asaj kohe, që në numrin e datës  01.03.1861 bën të ditur se “në shkollën e Labovës nuk mësohet vetëm greqisht por edhe shqip”, dhe kjo sepse gjuha shqipe ndihmonte edhe në mësimin e gjuhës greke. Kjo shkollë përbëhej nga katër cikle, duke filluar nga ajo foshnjore, e duke vazhduar më tej me klasën fillore, tre klasa qytetëse dhe duke përfunduar me dy klasa gjimnaz.

Vangje Zhapa në Shqipëri hapi edhe shumë shkolla të tjera, historianët numërojnë rreth 177, dhe këto sipas modelit të shtetit grek të asaj kohe. Shkollat fillonin nga Labova, në Lekël, në Përmet, në shumë fshatra aty përreth, dhe vazhdonin deri në Delvinë, Filat, Qeparo, .. etj.

Për të gjitha shkollat e ngritura, Vangjel Zhapa, paguante rregullisht çdo vit, shpenzimet për shkollën dhe pagat për mësuesit, ndërkohë që në vitin 1878 , hapi në Labovë edhe shkollën për vajza me konvikt. Mësonjëtorja e Korçës, dhe data 7 mars 1987,  që njihet konvencionalisht si fillimi i shkollës së parë shqipe, janë larg prej 27 vitesh nga shkolla e vërtetë shqipe e vangjel Zhapës. Paradoksi i madh është se Vangjel Zhapa, i cili në veprat e tij të bamirësisë, padyshim mishëron dukshëm vlerat e mëdha shpirtërore që bartin shqiptarët më të mirë, nuk pasqyrohet në asnjë emërtim shkolle apo gjimnazi, edhe pse jo vetëm themelues i vërtetë i shkollës së parë shqipe, por edhe si financues i qindrave milionë dollarë në fushën e arsimit shqip dhe kulturës.  Shkollat shqipe të ndërtuara nga Vangjel Zhapa, akoma 150 vjet të shkuara, dalloheshin aq shumë për nga cilësia dhe akomoditeti që kishin për atë kohë, sa do t`i kishin zili edhe ndërtuesit e shkollave të sotme, që ne të gjithë e dimë se të ç`cilësie janë.

 

Vangjel-Zhape

Po kush është Vangjel  ZHAPA?

Vangjel Zhapa ka lindur më 23 gusht të vitit 1800 në fshatin Labovë e Madhe të Gjirokastrës. Larguar nga Labova aty nga mosha 12-13 vjeçare dhe ka shkuar në Janinë, ku mësoi dhe filloi të ushtronte profesionin e mjekut popullor në Vilajetin e Janinës. Vangjeli shërbeu si ushtar në garnizonin e Ali Pashë Tepelenës, ndërsa viti 1820 e gjen përkrah kryengritësve suliotë të Marko Boçarit. Më tej Vangjel Zhapa u largua drejt Rumanisë ku vazhdoi të ushtronte profesionin e mjekut popullor, të cilin e kishte konsoliduar nga ana e njohurive dhe suksesit qysh I ri, mes banorëve të të Janinës dhe me luftëtarët e plagosur në luftë. Në këtë periudhë u shfaqën prirjet e tij të para të bamirësisë, pasi bënte vizita pa marrë shpërblim nga të sëmurët, dhe kjo gjë bëri që fama e tij të vazhdonte të rritej në një kohë të shkurtër.

Fama e shëronjësit të shquar mori përfundimisht vulën e fatit kur Mbretit të Rumanisë, Maruzi, i ishte paralizuar e bija nga gangrena, dhe gjithë mjekët më të mirë të kohës, nuk i kishin bërë dot derman, dhe u desh vizita e  Vangjel Zhapës, i cili me njohjen e shkëlqyer të vlerave kurative të bimëve mjekësore, arrin që brenda 5 muajve, të shërojë vajzën e mbretit derisa kjo të ngrihet në këmbë përfundimisht. Natyrisht shpërblimi për Vangjelin ishte i majmë, dhe bëri që në vazhdim falë investimeve inteligjente, sidomos në bujqësi, Vangjel Zhapa, të shtonte ndjeshëm pasurinë e tij në të holla dhe në prona të paluajtshme.

Në moshën 35 vjeçare shkoi për studime mjekësore në Paris, të cilat i kurorëzoi mbas tre viteve, ndërkohë që për idetë dhe eksperiencën që gëzonte  në fushën e bujqësisë dhe agrokulturës, shteti rumun i akordon titullin e lartë “Këshilltar i oborrit të Mbretit të Rumanisë”. Në vitin 1856, i kërkon Mbretit të Greqisë që të mbulojë të gjitha shpenzimet financiare për rilindjen në shtetin helen të traditës Olimpike, pikërisht aty ku kishte pasur zanafillën e vet, në Athinë.

Në vitin1859, sipas iniciativës së Vangjel Zhapës dhe miratimit nga ana e Mbretit Othos të reqisë së atyre viteve, u realizua çelja e parë e manifestimeve dhe lojrave olimpike. Përsëri me kërkesë të Vangjel Zhapës qeveria greke në vitin 1869 jep lejen për ndërtimin e një kompleksi modern, i cili ekziston edhe sot, me emrin “Pallati Zappion” dhe që konsiderohet nga grekët, sot e kësaj dite si një stoli e kryeqytetit helen. Kush e ka vizituar “Zappion” me siguri që e ka vënë re se në të majtë të hyrjes së këtij pallati, gjendet një statujë madhështore përjetësimi e Vangjel Zhapës.

 

Vangjel ZHAPA, Nderi i Kombit.

Për t`u vlerësuar dhe falënderuar Presidenti i Republikës Bujar Nishani i cili me dekret të posaçm të datës 9 Shkurt 2015,  i akordoi, pas vdekjes,  Vangjel Zhapës, këtij atdhetari të madh titullin më të lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Si atdhetar dhe bamirës i shquar shqiptar, mbështetës i botimit të dy abetareve shqipe dhe tre abetareve përpiluar nga Naum Veqilharxhi, dha ndihmesë për ngritjen e disa shkollave në jug të Shqipërisë, Greqi, Rumani dhe Turqi”.

Veprat e Vangjel Zhapës, përveç se në vendlindjen e tij dhe Shqipërinë e Jugut, kalojnë ndjeshëm edhe kufijtë jashtë vendit. Në Rumani Vangjel Zhapa ka financuar ndërtimin e Akademisë, Universitetin dhe Teatrin e Bukureshtit, në Broshteni Kishën e Shën Vangjelizmoit dhe disa rrjete të rëndësishëm hekurudhorë, ndihma konkrete për spitalet e këtij vendi etj;

Ndërkohë në Turqi ndërtoi godina publike për bamirësi, në Stamboll, Edrene, Kerkelleri, Firkides, shkollë në truallin e Sulltan Bajazitit etj. Në shtetin helen dihet se ndërtoi Stadiumin Olimpik, duke ringjallur Lojërat Olimpike, pallatin “Zhapion”, rrugë, jetimoren e Amelias (Peloponez) që i jepeshin 100 napolona flori çdo vit, ka financuar ndërtimin e shkollave të shumta (në Kostandinopojë e Adrianopojë).

 

Testamenti  i Vangjel ZHAPËS

Në vitin 1860, Vangjel Zhapa  harton dhe nënshkruan një testament të rëndësishëm, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon të quhet “Testamenti Zhapa”, ku në thelb të ardhurat që siguroheshin nga pasuritë e tij të shumta të shpërndaheshin si në Shqipëri , ashtu edhe në Rumani, Turqi e Greqi, me qëllime të paracaktuara si arsim, shëndetësi dhe zhvillim i krahinës së tij të lindjes, e përreth.

Testamenti i Vangjel Zhapës kategorizohej dhe shpërndahej sipas problemeve dhe veprimtarive njerëzore, gjë që tregon qartë qëllimet e tij për mirësi e filantropi në dobi të njerëzimit. Mirëbërsia e tij në “Testamentin Zhapa” vazhdon në financimin e veprave sociale të vendlindjes e më gjerë deri në vitin 1940, të cilat pastaj u ndërprenë. Testamenti “Zhapa” pas vitit 1940 është bllokuar nga shteti helen, dhe përpjekjet për ta riaktivizuar atë deri tani kanë qenë nul.

Shqiptari Vangjel Zhapa, si njeri me vizion evropian, kishte synime edhe për edukimin e vajzave me virtytet e moralit të shoqërisë moderne, pasi mesjeta i kishte lënë të ndrydhura. Vangjel Zhapa bëri projektet për çeljen e shkollave femërore në Kostandinopojë, Adrianopojë e Labovë të Madhe, sipas modelit të shkollave më të mira të shtetit helen.

Shqipërinë e varfër së asaj kohe nuk i pati munguar kurrë ndihma nga Vangjel Zhapa. Ai do të përkujdesej nëpërmjet testamentit të tij për shkollat e Leklit, Kakozit, Karjanit, Nivanit, Përmetit, Dhrovjanit, Delvinës, Filatit e Qeparoit. Në testament parashikohej që për çdo vit fondi në ndihmë të këtyre shkollave të kapte shifrën e 1200 frangave ari në vit.

Edhe regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1957 bëri përpjekje të mëdha ligjore për të mundësuar përfitime për vendin nga testamenti i Vangjel Zhapës, por nuk ja arriti dot qëllimit. Me kalimin e viteve zbehen shpresat se mund të merret parasysh nga Qeveria Greke zbatimi i Testamentit të Vangjel Zhapës, i cili padyshim do të ishte një burim i rëndësishëm zhvillimi i Jugut të vendit dhe atyre krahinave që janë dominuar në këtë testament.

Është e dyshimtë, aq sa dhe e papranueshme, që të paktën një institucion i rëndësishëm arsimor, të mos mbartë emrin e këtij atdhetari të madh. Kujtoj se studiuesi i madh grek Aleksandër Farmaqi, mbasi kishte përfunduar së studiuari veprën e Vangjel Zhapës, duke i`u referuar këtij të fundit ka shkruar se: “Asnjë copë e tokës greke nuk lindi kaq bamirës sa Epiri”.

Njeriu që nderohet ende, duke filluar nga Universiteti i Bukureshtit, e deri në institucionet e Bosforit dhe atenetë e Athinës, duhet të nderohet më tepër dhe duhet të promovohet shkrimi i historisë së tij, bamirësive, dhe pse jo e vërteta e madhe, se Vangjel Zhapa ka qenë themeluesi i vërtetë i shkollës së parë shqipe.

Kategori
Uncategorized

Ardhja e Gorbacovit në Tiranë, si e pritën vetëm dy veta.

 

Nga Shpëtim Nazarko

A ke dëshirë të ftosh në Tiranë Anatoli Karpovin? Apo vetë Mihail Gorbaçovin?

GorbacoviJemi ulur te « Sofra e ariut », në Tiranë, dhe Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Iluzhminov, që ka fytyrën tipike të mongolit, po mundohet të më bëjë qejfin. I intereson të bëjë kampionatin botëror individual të shahut për femra në Tiranë dhe e di që kam një farë influence në këtë vendim, ngaqë e njoh presidentin e federatës sonë…

Anatoli Karpov, bashkë me Hose Raul Kapablankën, janë për mua idhujt më të mëdhenj në fushën e shahut. Librin e Kapës e kam mbajtur kohë të tëra në shkollë nën jastëk dhe shpesh, kur jam i trishtuar, i drejtohem atij. Librin e Karpovit ma ka sjellë Ed Rama dikur në Lushnjë. E kopjova të gjithin me dorë ngaqë nuk të lejonin ta mbaje për kohë të gjatë…

Dua t’i ftoj të dy,- i thashë Presidentit, i cili, pa e zgjatur, propozon si fillim Karpovin. Gjeniu i madh i shahut, që sot, me sa di, ka një funksion të lartë edhe në Dumën ruse, nuk mundi të vinte dhe më duhej ta takoja tre muaj më vonë në Olimpiadën Botërore të Shahut në Norvegji…

Mbetej Gorbaçovi.

I thashë në telefon duke qeshur se na e kishte borxh të vinte në vendin apo « dominonë e fundit » që ra nga koha e komunizimit.

Gorbaçovi qesh, e, po ashtu, thotë se nuk mund të vijë në një vend që i ka rrëmbyer dikur çupat e bukura ruse… -Nuk kisha lindur akoma dhe nuk mbaj ndonjë përgjegjësi për to, ndërsa tani jam ca si plak për të bërë zarare, – u përgjigja po duke qeshur.

Plaku i vjetër që është dhe presidenti i shahut në shkolla për gjithë botën, duket se e ka këtë ofiq të ri dhuratë nga Iluzhminovi apo ndoshta një kthim nderi prej këtij të fundit. Gorbaçovi e bëri atë deputet të BRSS aty nga fundi i karrierës. Siç më thanë pak më vonë, kthimi i nderit ishte gjë e rëndësishme në një plan tjetër për Gorbaçovin, i cili rron me vështirësi dhe me të ardhura shumë modeste…

Plaku më tha që do të vinte, por ndoshta në fundin e kampionatit botëror. Kishte bërë operacion në sy dhe mjekët ia kishin ndaluar fluturimin për disa ditë.

Ardhja dhe pritja komike

Gorbaçovin nuk e pret njeri në aeroport nga shteti.

Njeriu që theu komunizimin, në fakt, është i padëshirueshëm nga palët, pavarësisht se nuk e thonë zyrtarisht këtë gjë… Në Gjermani, megjithatë, kam vënë re që e trajtojnë me respekt dhe këtë, ndoshta në Shqipëri, do të duhet ta bënin ca më shumë. I thashë Berishës dhe Ramës (që në atë kohë ishte vetëm krytar i PS-së)… Interesimi ishte i vakët, por kishte dhe arsye praktike. Unë isha i padëshirueshëm në këto lloj pritjesh, për të djathtët.

Sponsori kryesor i udhëtimit dhe presidenti i federatës, Rezart Taci, ishte interesant për të djathtët për paratë që u jepte apo ia merrnin. Dhe gjysmë i padëshirueshëm për të majtët… Punë dreqi. Berisha i dha një drekë private, më thanë më vonë, e cila për pak u njoftua në shtyp, por vetëm kaq. Po gjithsesi në aeroportin e Rinasit, Gorbacovin e famshëm, e prisnin vetëm dy njerëz…

Plakut të vjetër, që dikur kishte në dorë dhjetë mijë testata nukleare me të cilat mund të zhdukej planeti në pak sekonda, nuk i bën përshtypje kjo indiferencë. Mendova që e kishte humbur fillin, kur pas disa minutash në tavolinën e Rinasit, tha diçka që nuk kishte lidhje, të paktën me personat që e pritën…

-U thashë amerikanëve që kjo nuk punë nuk zgjidhej kështu… Duheshin bërë gjërat bashkërisht… I bënë vetëm dhe, ja tani le të korrin çfarë kanë mbjellë…

Po llogarisja me mend se duhet të ishte i lodhur. Jo vetëm udhëtimi me çarter nga Moska, por dhe diferencat në kohë me orën tonë, duhej ta kishin bërë të vetën…

Pastaj m’u kujtua plaku Balzak, që thotë se edhe mbretërit nuk i lënë vetëm për vetëm më shumë se pesëmbëdhjetë minuta audiencë me dikë, sepse tregojnë sekretet e shtetit…

Ndoshta Gorbaçovi ishte brenda profesionit të tij dhe nuk po na sqaronte neve. Diku kam lexuar se ish-presidenti i Izraelit, që kishte udhëtuar me Ajnshtajnin në një vapor për ditë të tëra, u ankohej miqve të tij për takimin. -Ai nuk është mirë nga trutë, – tha për Ajnshtajnin. – Më foli pesë orë për Teorinë e Relativitetit , deri sa unë u binda që ai e kishte kuptuar».

Më duket se kjo duhej të ishte e vërteta. Plaku nuk kishte punë me ne, por me veten e tij. Për këtë më bindi fare pak më pas. Ca minuta më vonë, duke pirë ujin « Lajthiza », bëri një vërejtje të hollë për të. -Është ujë mali,- tha. – Duhet të jetë nga lartësi mbi njëmijë metra.

Kur në darkë, po prapë te « Strofa e arirut », pas një interviste që thuajse e la përgjysmë ne televizion, nga lodhja e madhe, e po ankohej për shëndetin, i thashë :

-Kot e ke këtë merak (në fakt, i ka kaluar të 80-tat dhe ka bërë nja katër bypass-e ).

-Pse mendon kështu?- thotë.

-Sepse me vërejtjen mbi ujin që pive në mëngjes, tregon që ende ke shqisa të forta të ndjeri, siç i kanë dhe kafshët, çka do të thotë se do jetosh gjatë.

Në fakt, plaku po jeton akoma dhe herëpashere bën edhe komente politike.

Po ndryshe nga ato që bënte kur e takova kohë më parë, kur dukej qartë se kishte një ndjenjë sa bezdie aq edhe frike nga Putini, i cili e ka izoluar dhe e mban nën vëzhgim, së fundmi është pro qëndrimeve të shefit të Kremlinit. Në aeroport po më ngjante me ata pleqtë e frikësuar që kanë frikë se mos u marrin diçka dhe shohin andej-këtej të frikësuar se mos po i përgjon njeri. Kur ia thashë ketë përshtypje Kadaresë, nja dy ditë më vonë, më tha që kjo duhej shkruar.

Është ende vërtet i fortë. Në darkë, te « Sofra e ariut », vazhdon të pijë një koktejl të tmerrshëm, birrë dhe vodka, për tri orë rresht. Dhe, po për tri orë, këndon thuajse pa pushim dhe solo. – Kështu jemi ne rusët,- thotë- pijmë, bëjmë dashuri dhe këndojmë…

Të nesërmen e kthimit

Megjithëse janë ditët e fundit të nëntorit, është shumë ngrohtë ende. Plaku, që nuk ka ndonjë kohë të saktë kthimi për avionin, pasi ky i fundit është në dispozicion të tij, nuk ka qejf të ngrihet. I duket ngrohtë shumë dhe duke i kthyer kurrizin diellit thotë :

-Njëzet e pesë vjet më parë si sot, mora detyrën në Kremlin. Dhe ishte shumë-shumë gradë nën zero…

-Po njëzet e pesë vjet më parë,- i them dhe unë- po të shihja në një qafë mali andej nga Çika e Vlorës, ku kërkonim naftë. Si me biografi të nxirë, nuk më lejohej të hyja në zyrë, ku televizori po të komentonte nëpërmjet dy analistëve, njëri nga lindja e tjetri nga perëndimi. Të dy kishin idenë se të duheshin nja pesë vjet që të merrje realisht frenat në dorë apo të të bindeshin të tëra sustat e sistemit… Në fakt, pas disa vjetësh kishte mbaruar gjithçka dhe sistemi ra i gjithi, bashkë me ty…

Gorbaçovi nuk komenton gjatë për këtë. M’u duk se mund të fillonte prapë me atë idenë se ia kishin hedhur amerikanët etj., etj.

Nuk i thashë gjë…

Në Gjermani ku isha ca kohë refugjat, pas 90-s, dhe po ndiqja fatin e tij, m’u duk se e kishte improvizuar vetë « grushtin e shtetit ». Nuk më dukej çudi e madhe. Pararardhësit e tij nga Ivani i tmerrshëm e deri te Stalini në luftën e dytë, kishin improvizuar shaka të tilla për rifitim të pozicioneve të humbura…

Kufizohem t’i them se e hodhi në erë administrata e tij komuniste që, po ashtu si te ne në Shqipëri, e ndjente që kishte humbur njëherë e mirë privilegjet e sistemit.

Ajo të lë vetëm kur nuk i hyn më në punë dhe t’i bën pluhur e hi të tëra ëndrrat.

Po ndoshta plaku ka të drejtë … Megjithëse perëndimi po e lëvdonte, si demokrat, në thelb e kishte frikë këtë që ai po bënte. Rusia po i flakte gjithë skllevërit e lindjes komuniste, që dikur i kishte shfrytëzuar e tani duhej t’i mbante me bukë se ata nuk punonin më…

Pa ata, Rusia mund të bëhej vërtet më e fuqishme. Dispononte tërë pasuritë e botës dhe zmadhimi i territoreve ishte pa vlerë… Në realitet, shumë prej ish-republikave që i kërkuan pavarësinë, u rihodhën përsëri në gjunjët e Jelcinit, pak kohë pas shkëputjes nga BRSS. Rusia kishte gazin dhe naftën, grurin dhe pyjet etj. Pasardhësi i tij i sotëm e ndjen këtë lloj epërsie. Por, po aq i paaftë si gjithë soji i vjetër i ish-komunistëve të paaftë në ekonomi dhe brenda zanatit të vjetër të ish-spiunit, ka zënë e mendon prapë për territore…

Nuk mund t’ia shpjegoj apo ta bezdis Gorbaçovin me këtë mendim, me rusishten time që është e pamjaftueshme për t’u futur në lojën konceptuale.

Gorbaçovi fillon të flasë për letërsinë dhe për politikanët e vendit tonë… Nuk e njihte politikën tonë të vjetër ashtu si mendohet këtu. Nuk e njihte as Ramiz Alinë, por diku thotë se e shoqja kishte në kurs shqiptarë dhe përmendi, më duket, njëfarë Enver Halili, në mos gaboj, të cilin e kishte njohur në këto kurse.

Pason njëfarë heshtje dhe Iluzhminovi i thotë :

– Shpëtimi, zoti President, është çmendur përfundimisht. Kërkon ta lidhësh me ca mjeshtra nga të fizikës për ta ndihmuar… A do e ftosh në Moskë që t’i takojë atje ? Gorbaçovi më sheh i menduar kur i shpjegoj se çfarë kërkoj dhe thotë :

– Lagunini, që ishte mik i vjetër dhe rektori i universitetit shtetëror, ka vdekur disa muaj më parë nga zemra… Ai kishte bindje analoge me të tuat… Po, mund të vish e të më takosh.

Po pastaj shton i menduar : – Nëse më kap vërtet në Moskë.

-Përse nuk të kap nëse vij? – i them (dhe vërtet, shkoj pas disa kohësh në Moskë dhe e takoj).

-Po, ja, më shëtisin andej-këndej,- thotë duke qeshur me trishtim… -Si nëpër ekspozita. (Tha edhe ca gjera të tjera që nuk dua t’i shkruaj këtu, sepse, më shumë se të trishtojnë, nuk bëjnë gjë tjetër).

Mund të them vetëm se ajo që shtoi për këtë temë më kujtoi një letër që Ajnshtajni ia dërgonte mikut të tij të rinisë, Sollovinit, që e kish përkthyesin e tij deri në vdekje.

“Këtu në Amerikë,- thoshte- jeta është si në Evropë. Duhet të punosh shumë që mos të të arrijë varfëria… Mua ende më respektojnë, po vetëm si një eksponat të vjetër muzeu që ua tregojnë të tjerëve. Ende mund të mendoj, por aftësia për punë më ka rënë… Dhe, tek e fundit, nuk është kaq keq të vdesësh.

Është fati i individëve të mëdhenj a të vegjël. Dikur pas 90-tës, çova në kopshtin e shtëpisë, te dy prindërit e mi të moshuar, një ish-koleg të Gorbaçovit, Ramiz Alinë. -Ky njeri ju ka marrë më qafë për shkollën e djemve tuaj, – u thashë. -Ju i shkruanit letra pa pushim, por ky nuk përgjigjej . Ja ku e keni, vriteni… – dhe qesha.

Pleqtë e shihnin me çudi. Por pas nja dhjetë minutash gjithçka ishte zgjidhur; ime më i mbështolli gjysmë kile raki Skrapari, që ta pinte meqë ishte sëmurë nga zemra.

Punë fatesh njerëzore !

E përcjell përsëri në vetmi Gorbaçovin, duke kujtuar edhe njëherë atë grykën e Malit të Çikës, ku nga dera gjysmë e hapur dëgjoj komentatorët që flasin për sunduesin e ri të gjysmës së botës.

Konica.al

Kategori
Uncategorized

FOTO-GALERI/ DITA 18 – Qëndresa në “Çadrën e Lirisë” vazhdon….

Foto; Hamza Hatika

Sot është dita e 18-të e protestës së opozitës në “Çadrën e Lirisë” përballë kryeministrisë. Gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur ngjarje nga më të ndryshmet.

Sot kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur një takim me arsim dashës dhe profesorë ku ka theksuar se me Republikën e Re do të dyfishohen pagat për mësuesit.

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Ministri i jashtëm Grek përgënjeshtron Mogherinin: BE e shqetësuar për funksionimin e demokracisë atje.

Kotzias përgënjeshtron Mogherinin: BE e shqetësuar për funksionimin e demokracisë atje

Federicha Mogherini dhe Niko Kotzias kanë qenë të ulur një ditë më parë në të njëjtën tryezë ku ishin mbledhur shefat e diplomacive të Këshilllit Europian, ku pas këtij takimi duke folur për Shqipërinë, Mogherini deklaroi se “informova ministrant për takimet dhe vizitat në Ballkan.

Pati mbështetje unanime për mesazhet që kam dërguar në rajon. Pati angazhim për datën e hapjes së negociatave me Shqipërinë. BE është i gatshëm të hapë negociatat me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi dhe procedura e vettingut. Të gjithë ministrat mbështetën mesazhët që dërguam në Shqipëri”.

Por në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror grek, shefi i diplomacisë së Athinës, Niko Kotzias flet për të tjetër atmosferë që nuk pasqyrohet në deklaratat e bëra nga Federica Mogherini nënvizoi se në Këshilli Europian e trajtoi me shumë shqetësim situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe në Shqipëri. Sipas tij, problemi kryesor është se Maqedonia dhe Shqipëria e shikojnë BE-në si një sponsor financiar dhe si një mundësi për të qenë pjesë e një qendre të fuqishme, por ata harrojnë se Bashkimi Europian është një sistem vlerash të demokracisë, që i kërkon anëtarëve të vet të sillen sipas tyre dhe ndjekin kulturën e kompromisit.

Dhe në fakt gjatë kohës kur Mogherini ishte në Shqipëri, ajo thjeshtë harroi në dy daljet e saj publike të përmendte fjalën “kompromis” në artikulimet e saj, si nevojë për kryerjen e reformës në drejtësi në kohën kur opozita ka gati 20 ditë që është në protestë dhe kërkon qeveri teknike.

Për të mëshuar më tej tezës së kompromisit Kotzias ka deklarurar më tej se “Nuk është e lejueshme që shtet që ndodhen në veriun tonë, demokracia të mos funksionojë”.

Madje shefi i diplomacisë greke deklaroi se disa nga anëtarët e BE-së kërkojë nga nga Greqia e cila është gjithashtu e shqetësuar për të dy shtetet, të tentojë lehtësimin e këtyre problemeve dhe tensioneve duke u tërhequr nga disa prej qëndrimeve të veta.

Kategori
Uncategorized

“II Giornale”:Policia e paralizuar korrupsioni, Shqipëria si Kolu

“Il Giornale”

“Shqipëria po kthehet në Kolumbinë e Europës”: Deklarata është bërë në nëntor të vitit 2016 nga ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, që ka qenë President nga viti 1992 deri më 1997 dhe Kryeministër nga 2005-a deri më 2013-ën.
Edhe nëse Shqipëria nuk është e përfshirë në një trafik kokaine të krahasueshëm me atë të vendit amerikanojugor, është e vërtetë se kanabisi ka arritur përmasa të pashoqa në Europë.
Ambasadori i OSBE-së në vend, Berndt Borchardt, së fundmi ka llogaritur se të paktën 2 miliardë euro janë gjeneruar nga prodhimi e eksporti i kësaj lënde narkotike, në një vend që në vitin 2015 kishte një GDP prej nën 11 miliardë.
Dhe bëhet fjalë për një biznes që po rritet shpejt, nëse llogaritet se, nxitur nga rritja e kërkesës, prodhimi i kanabisit është trefishuar gjatë vitit të shkuar, siç shpjegon ekspertja shqiptare e krimit dhe terrorizmit, Aleksandra Bodgani.
Një shifër që gjen konfirmim indirekt në fjalët e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili e vë theksin te rritja e sasisë së kanabisit të sekuestruar në një vit, që në fakt është trefishuar (edhe pse kryeministri harron ta përmendë).

“Kanabisi për vënien e fëmijëve në gjumë”

Por, historia e kësaj droge në Shqipëri është shumë më e vjetër, e daton në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në gjysmën e dytë të viteve ‘70, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, vendi e gjeti veten të izoluar në të njëjtin bllok komunist dhe me nevojën për të gjetur shpejt burime të reja.
Kështu lindën plantacionet e para të shtetit, të përqendruara kryesisht në rajonet jugore afër kufirit me Greqinë. Kanabisi u bë një produkt i konsumit të rregullt dhe disa banorë të Tiranës ende kujtojnë se si është përdorur në familje për të vënë në gjumë fëmijët më të shqetësuar.
Kultivimet mbijetuan të padëmtuara nga rënia e regjimit dhe për më tepër, jepnin më shumë prodhim pas krizës së viteve ‘90-të.
Malli, për më tepër, dërgohej në Itali dhe nga atje, me ndihmën e organizatave mafioze italiane, trafikohej në gjithë Europën. Me kalimin e kohës, në Shqipëri u krijuan disa zona të lira, ku kultivimi i kanabisit bëhej publikisht dhe forcat e rendit nuk guxonin të ndërhynin.

Bumerangu i Lazaratit

Një situatë për të ardhur keq, të cilën u përpoq t’i jepte fund kryeministri Rama, me një aksion në qendrën më të madhe: fshatin e Lazaratit, i pastruar tërësisht gjatë një operacioni të madh në vitin 2013.
Çuditërisht, kjo lëvizje e diktuar ndoshta edhe nga logjika zgjedhore rezultoi një bumerang i madh. Pasi u shkatërrua qendra e prodhimit në Lazarat, në katër vitet e fundit, plantacionet e kanabisit mbinë si kërpudha në gjithë vendin, fenomen që u zgjerua edhe në rajone deri më tani pak të përfshira, të tilla si disa zona pranë Malit të Zi.
Në rritjen marramendëse të qarkullimit, shpjegon gazetari investigativ Lavdrim Lita, ka kontribuar edhe futja në treg e një fare vietnameze kanabisi, që do shumë më pak kohë për të dhënë prodhim dhe me shpejtësi ka zëvendësuar varietetin vendas.
Kanabisi i prodhuar në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve nga “BBC”, po tregtohet me dyqind euro në Shqipëri dhe pastaj rishitet në Itali me një çmim dysheme 7 herë më të lartë.
Një fitim i madh që i jep jetë një xhiroje që në të vërtetë është një copë e madhe e GDP-së, duke llogaritur se së bashku me drogën në gomone që lundron për në Puglia, ngarkohen megjithëse në masë më të vogël se në të shkuarën edhe armë, femra për prostitucion e në disa raste edhe emigrantë.
Në të njëjtën rrugë, në sens të kundërt, vjen kokaina e importuar në Europë përmes Italisë dhe Spanjës dhe më pas transportohet në pjesën lindore të kontinentit. Nuk është e rrallë që trafikantët italianë dhe shqiptarë – ku është e përfshirë kryesisht Ndrageta – shkëmbejnë drogë me njëri-tjetrin.

Policia e paralizuar nga korrupsioni

Në një vend ku tërheqja e shtetit social bën që të ndihen efektet e ashpra, kultivimi i kanabisit është kthyer në një instrument mbijetese edhe për shumë fermerë të vegjël, të cilët u japin me qira tokat e tyre oligarkëve lokalë.
Korrupsioni pengon efektivitetin e thuajse çdo aksioni të policisë: Nuk është e rrallë, shpjegon Lita, që në këmbim të një ryshfeti prej 20% dhënë zyrtarëve lokalë të forcave të rendit, lajmërojnë në kohë fermerët për ardhjen e një kontrolli, duke iu lejuar në këtë mënyrë të fshehin pjesën më të madhe të drogës, ndërsa një pjesë e vogël shkatërrohet nga policia, dhe për të rifreskuar statistikat triumfuese të qeverisë.
Kryeministri Rama, duke folur me “Sytë e Luftës”, ka kërkuar dy vite për zhdukjen e shumë zonave të lira, në të cilat kultivuesit e kanabisit arrijnë t’i shpëtojnë dorës së ligjit, por zgjedhjet e përgjithshme janë te porta (në qershor) dhe rreziku është që grupet kriminale të drogës mund të financojë parti politike. Dhe të ndikojnë në politikat e qeverisë së ardhshme.

Kategori
Uncategorized

FAKSIMILE/ E frikshme! Zbulohet vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e tranzitin e lëndëve kimike.

FAKSIMILE/ E frikshme! Zbulohet vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e tranzitin e lëndëve kimike

Thellohet edhe më tej skandali ende i pazbardhur plotësisht, i zbuluar nga mediat italiane për groposjen në vendin tonë të mijëra tonelatave mbetje të rrezikshme kimike.

Ndërkohë që opinioni publik “flinte” i qetë pas bllokimit në Kuvend të ligjit të mbetjeve të miratuar por të kthyer nga presidenti, Rama ka bërë në fshehtësi të plotë atë që ka pasur vetë në dorë.

Ai ka firmosur një vendim qeverie, pikërisht për “Lëndët e rrezikshme kimike”, duke dhënë kështu visto dhe ligjshmëri për importin dhe kalimin e tyre transit në vendin tonë. Sipas burimeve të SYRI.net si shumë VKM të tjera, edhe kjo që është firmosur në fund të muajit Shtator të vitit 2016 (periudhë që përkon me dyshimet e zhdukjes së kotenierëve shumë të përfolur) është marrë pa diskutime dhe pa praninë e gjithë ministrave në mbledhje.

Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për gazetën “Shekulli”, ambientalisti Sazan Guri ka deklaruar se gjatë muajit Shtator, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me firmën e kryeministrit Edi Rama, për tranzitin e mbetjeve radioaktive. Syri.net pas kësaj indicie ka mundur të sigurojë vendimin e plotë qeverisë, i mbajtur i fshehtë për publikun dhe shoqatat e ambientalistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për VKM e datës 21 Shtator të vitit 2016 (shih foton), “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Materiali i firmosur nga kryeministri Rama është tejet i gjatë dhe mjaft i koklavitur, mes kapitujsh e pikash, konventash ndërkombëtare etj. Por ajo që mund të lexohet qartë është, se vendi ynë për herë të parë lejon importin dhe eksportin e  lëndëve dhe  mbetjeve të rrezikshme të të gjitha llojeve.

Gjithashtu në këtë vendim qeverie, i hapet rrugë edhe kthimit të vendit tonë si vend transit, për këto lëndë të rrezikshme. Pikërisht me “lojën e transitit”, mediat italiane kanë ngritur ditët e fundit dyshime dhe akuza, se Ekomafia italiane ka groposur në vendin tonë gjatë fundvitit të shkuar më shumë se 1300 kontenierë të mbushur me lëndë të rrezikshme kimike.

Në këtë vendim, hartuesit janë kujdesur që për një pjesë të mirë të operacioneve import-eksport të dhjetëra lëndëve të rrezikshme kimike dhe radioaktive të rruhet fshehtësia e plotë nga publiku, media dhe shoqatat ambientaliste të interesuara. Kështu në kreun X të kësaj VKM-je, pika 2, shkruhet; “Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar mbron informacionin konfidencial, që merr nga një palë apo shtet tjetër, siç është rënë, reciprocikisht, dakord”.

Pyetja e parë që bëhet është; Përse kryeministri është kujdesur më anë të një VKM-je që për një biznes të rrezikshëm si ai me lëndët e rrezikshme kimike, me ndjeshmëri të lartë për publikun, të vendosen barriera informimi dhe transparence?

Por ajo më e rëndësishmja është; A ka lidhje kjo VKM me skandalin e sapo shpërthyer përtej detit për zhdukjen e 1300 kontenierëve, pikërisht me mbetje të rrezikshme kimike?

Në ditët në vazhdim, Syri. net do japë informacion më të detajuar për këtë Vendim të qeverisë Rama dhe çfarë fshihet në teknikalitetet e tij, në funksion të “ligjërimit” të veprimtarisë miliardëshe në euro, të Ekomafies.

SYRI.net

Kategori
Uncategorized

SHBA: Shqipëria qendra e krimit të organizuar në rajon.

FILE – In this Friday, March 27, 2015 file photo, ExxonMobil CEO Rex Tillerson delivers remarks on the release of a report by the National Petroleum Council on oil drilling in the Arctic, in Washington. On Saturday, Dec. 10, 2016, President-elect Donald Trump moved closer to nominating Tillerson as his secretary of state, meeting privately with the business leader for the second time in a week. (AP Photo/Evan Vucci, File)

Departamenti amerikan i Shtetit ka hartuar një nga raportet më të ashpra ndaj qeverisë Rama, duke evidentuar të gjithë fenomenet kriminale që e shoqërojnë atë. Raporti është i prerë dhe e konsideron Shqipërinë si qendrën rajonale të krimit të organizuar. Kurrë më parë Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte arritur në një përfundim të tillë gjatë këtyre 26 viteve. “Shqipëria shërben si qendër rajonale nga organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme pastrohen shumë lehtë”, thuhet në raportin e Deparamentit amerikan të Shtetit. Konsiderimi si qendër rajonale e krimit të organizuar nënkupton instalimin e mafies në pushtet. Deklaratat e Departamentit të Shtetit nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas konstatimeve dhe deklaratave publike të Shteteve të Bashkuara drejtuar Ramës dhe qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe rasti më kuptimplotë është mos arrestimi i baronit të drogës, Klement Balili për të cilin agjensia DEA amerikane dhe ambasadori i saj në Tiranë në mënyrë të përsëritur kërkuan arrestimin nga policia.
Raporti është një paralajmërim i qartë i një ndarje të thellë dhe të plotë të Shteteve të Bashkuara me bandën e krimit në pushtet. “Të ardhura të konsiderueshme përfitohen edhe nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marijuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend tranzit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën”, thuhet në raport.
Në raportin që hartohet për të gjitha shtetet, Shqipëria paraqitet si një vend me probleme të theksuara të korrupsionit dhe kultivimit e trafikimit të drogës. Sipas DASH, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Shqipëri përfitohen në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave dhe nga droga. Kjo e fundit zë një vend të rëndësishëm në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke rënduar akoma më tej pozitën e qeverisë që thotë se lufta ndaj trafikut të drogës është rritur. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe për drogëra më të forta siç janë kokaina dhe heroina. Vendi ynë është shndërruar në një pikë kyçe për grumbullimin e këtyre drogërave, për t’u trafikuar më pas në Evropën Perëndimore. “Vendi vazhdon të jetë në rrezik të lartë për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit të shfrenuar. Pjesa më e madhe e ekonomisë së Shqipërisë është informale, me prurje të mëdha të parave nga reminitancat”, thekson raporti i DASH, duke i kushtuar rëndësi trafikut të heroinës dhe kokainës, përveç kanabisit. Po kështu, DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. Edhe pse janë miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, mbetet i ulët numri i procedimeve penale ndaj zyrtarëve, si dhe referimet për rastet e pastrimit të parave. Në raport janë bërë kritika edhe ndaj sistemit të drejtësisë, duke u bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë Reformën në Drejtësi në mënyrë që të luftojnë korrupsionin, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Kategori
Uncategorized

Kontenierë me helme në tunelet e Pukës, Librazhdit e Përrenjasit?

Kontenierë me helme në tunelet e Pukës, Librazhdit e Përrenjasit? Ja ç'thotë Sazan Guri

Një nga ambientalistët e njohur Sazan Guri, në një intervistë thekson se ka informacione për depozitimin e mbetjeve kimike në disa zona. Madje ai nënvizon se dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin transit të mbetjeve, është miratuar qëllimisht në këtë kohë. Janë hedhur dyshime të forta se në territorin shqiptar janë zhdukur disa kontejnerë me lëndë të rrezikshme që vinin nga Italia dhe destinacionin e kishin në Maqedoni, citon Shekulli.

Sa të vërteta mund të jenë këto dyshime sipas jush?

Tani mund të flitet vetëm për dyshime. Ka gjasa por nuk është vërtetuar akoma, edhe pse për mua është e vërtetë, ato lëndë janë groposur në Shqipëri. Është një Vendim i shtatorit 2016 që kujdeset, një VKM që bën fjalë se si bëhet i mundshëm transiti i mbetjeve radioaktive. Fakti është që aktivizohet ky lloj vendimi tani, ndërsa ka qenë i fjetur për 10 apo 15 vjet. Problemi është se ne, në Shqipëri nuk prodhojmë lëndë radioaktive, nuk kemi fabrika, uzina që prodhojnë lëndë radioaktive.

Ky lloj kujdesi që të kalojë një vendim i tillë për mbetjet radioaktive me shpejtësi dhe fshehtësi, do të thotë që ti bëhesh objekt i një prurje të mundshme të lëndëve radioaktive, e cila do të shkojë nga një vend Perëndimor në një vend Lindor ose e kundërta. Mirëpo, duke qenë një vend me demokraci të ulët, me politika jo stabël, me ekonomi të dobët, me ligje mjedisore të dobëta, ne nuk jemi garant për transit mbetjesh radioaktive. Pra, lë dyshim shumë të madh sepse një transit i mbetjeve radioaktive është baras me një fabrikë radioaktive.

Në shtete të tjera kur ka kalime të tilla, ata bëjnë protesta, demonstrata sikur të ishte një fabrikë, sepse një aksident i një transiti në një vend si i joni, që nuk kemi rrugë dytësore, nuk kemi infrastrukturë, atëherë si mund të ndodh një gjë e tillë?! Për çfarë mund të nevojiteshin vendime të tilla?

Ne nuk duhet të kemi fare një ligj për transit për mbetje radioaktive sepse nuk jemi shtet i gatitur për të pritur dhe përcjellë armë. Kjo është e para. Dyshimi tjetër është insistimi i pakuptimit për sjelljen e mbetjeve të importit.

Ky insistim kur ne thoshim se ti ke 10-fishin e mbetjeve dhe nuk ke pse kërkon me kaq ngulm që të importojmë lëndë nga jashtë, nuk ke pse kërkon të bësh ligj, insistimi i tyre i pakuptimtë lë pak vend për dyshime kur dëgjon këto fakte. E treta është që, gazetat italiane, mediat italiane kanë muaj që ziejnë që kanë nisur 2400 kontejnerë të futur në Portin e Durrësit dhe kanë dalë 1100 dhe 1300 kanë humbur. Ky është një dyshim shumë i rëndë. Edhe sikur të ishin me ushqime, sërish do të ishte e rrezikshme se mund të jetë prishur. E katërta është se të gjithë zërat e oficerëve, që nuk e tregojnë identitetin e tyre, mua më kanë thënë me dhjetëra prej tyre, se në tunelet e Pukës, tunelet e minierave të Librazhdit dhe të Prrenjasit janë mbushur plotë me mbetje. Në Pukë ata kanë thënë që janë parë maune me simbolin e vdekjes që është shenja se janë lëndë të rrezikshme.

Këtë informacion ju e ke marrë nga oficerët e policisë së Pukës?

Po, nga oficerët e policisë dhe unë e besoj këtë dhe u kam kërkuar fakte, një fotografi, një të dhënë, por ata refuzojnë për shkak të betimit si ushtarak.

Dyshimet tuaja janë që ka një lidhje mes miratimit të VKM-ve që lejojnë kalimin transit të mbetjeve të rrezikshme me zhdukjen e kontejnerëve?

Asnjë institucion nuk jep sqarim, dogana e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave apo qeveria nuk qartëson lidhur me të dhënat që kanë dalë deri më tani. Kjo më jep të drejtën mua të dyshoj. Unë e konsideroj të vërtetë këtë skandal. Faktet flasin për vërtetësinë e asaj që ende është dyshim. Ne kemi një ligj që nuk kishim arsye ta bënim sepse ne nuk kemi mundësi të presim lëndë nga jashtë, nuk kemi kapacitete.

Pse kaq insistim për të importuar mbetje? Çfarë janë mbetjet e importit? 

Kjo do të thotë që të sjellim mbetje normale dhe të fusim edhe dy ton lëndë të rrezikshme ose radioaktive. Kjo është frika se nuk e kontrollojmë dot. Janë zërat e oficerëve dhe fakti tjetër janë raportimet e Italisë. E pesta është se ne si popull nuk dimë asnjë për atë çfarë raportohet dhe asnjë institucion nuk e sqaron. Pra, bëhen disa fakte së bashku. Ka edhe një fakt tjetër. VKM që lejon kalimin transit të mbetjeve radioaktive duhet të ishte diskutuar, të bëhej edhe një referendum për të aprovuar një vendim i tillë. Insistimi i kompanive të riciklimit për të sjell mbetje nga jashtë në një kohë që këtu ka 10-fishin e tyre, do të thotë se diçka fshihet.

Ju mendoni se ka një marrëveshje mes qeverisë dhe kompanive që kanë kërkuar import mbetjesh për riciklim në vend? 

Ka shumë lidhje sepse është një biznes shumë i madh. Unë nuk mund them shumë për lidhjet e tyre por nga interpretimi i fakteve del një rezultat. Qeveria kërkon të sjellë mbetje riciklimi në një kohë që nuk ka nevojë për ato.

LAVDOSH FERRUNI: PROKURORIA TA ZBARDHE SHPEJT TE VERTETEN

Lavdosh Ferruni, kërkon nga prokuroria zgjidhjen e çështjes së mbetjeve të nisura nga Italia drejt Maqedonisë, por që kanë mbetur në territorin shqiptar. Sipas tij, rasti është i ndryshëm më importin e plehrave me qëllim riciklimi në vend.

Në mediat italiane janë publikuar disa dokumente që ngrenë dys hime se në territorin shqiptar ja në zhdukur ose groposur mbetje të rrezikshme. Ndërkohë, po në të njëjtën kohë qeveria ka miratuar dy VKM që lejojnë kalimin transit të mbetjeve të radioaktive. A i shihni të lidhura këto dy fakte?

Për këtë shqetësim ne i jemi drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Minis trisë së Financave. Ministria e Mjedisit na ka kthyer një përgjigje dhe thotë se nuk bëhet fjalë për kamion me mbetje të rrezikshme. Ministria e Financave nuk ka kthyer ende një përg jigje. Megjithatë, mund të kenë hyrë edhe mbetje të rrezikshme, nuk përjashtohet mundësia, por sipas ligjit janë mbetje jo të rrezikshme dhe shkresa e Ministrisë së Mjedisit thotë se janë mbetje jo të rrezik shme, që transitimi i tyre lejohet me ligj. Qeveria ka nxjerr dy VKM që thotë se lejohet kalimi transit i mbetjeve të rrezikshme. Edhe në ligjin e 2012 është lejuar transitimi i mbetjeve jo të rrezikshme. VKM-ja, sipas interpretimit tim, nuk thotë për mbetje të rrezikshme. VKM për mbetje të rrezik shme nuk thotë për transit, thotë për lëvizje të mbetjeve të rrezikshme. Me sa informacione kam unë, e kam lexuar këtë VKM, nuk thotë për transitim mbetjesh të rrezikshme, është VKM për lëvizje, transport të mbetjeve të rrezikshme, që transporti është brenda për brenda vendit. Në Shqipëri nuk ka fabrika që prodhojnë mbetje të rrezikshme… Jo, nuk ka. Sipas interpretimit tim, lëndë të rrezikshme në territorin e vendit ka nëpërmjet disa proceseve që këto lëndë janë prezente, për shembull në shëndetësi. Dihet që aparaturat punojnë me lëndë radio aktive. Ndërkohë që ne kemi një Institut të Kërkimeve Bërthamore ku duhen depozituar, ka një vendim të posaçëm dhe ka një vend ku depozitohen lëndë të rrezikshme, radioaktive.

Çfarë komenti keni për dyshimet që janë ngritur kohët e fundit nga mediat italiane për zhdukjen e disa kontejnerëve me lëndë të rrezikshme, ndërkohë që ka nisur një hetim nga organet e vendit lidhur me dyshimet për futjen e lëndëve të rrezikshme në vend?

Nuk bëhet fjalë për mbetje të rrezik shme por edhe kjo është kriminale, edhe vendosja e mbetjeve jo të rrezik shme, vendosja e tyre në territorin sh qiptar është kriminale, kjo nuk diskutohet. Komenti ynë është që, fakti që Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin dhe sa kemi parë është publikuar ed he një deklarim i tyre që po vazhdojnë hetimet, kjo tregon që ka të dhëna të mjaftueshme që këto kontejnerë, që nuk dihet saktësisht sa janë dhe ku kanë kaluar, sipas Prokurorisë së Durrësit kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është një indicie që Prokuroria duhet të vazhdojë hetimin për të zbardhur çështjen dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar lidhur me dyshimet e ngritura nga mediat italiane.

Kategori
Uncategorized

Si të punësohen dhe të merrni lejë qëndrimi në Suedi.

Në Suedi duhen 4 vite punë për të marrë vizën e përhershme, por duke mos pasur asnjë shkelje ligjore ( as edhe një kapje pa biletë në metro).

Nëse doni që të punoni në Suedi dhe vini nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, duhet të keni një leje pune. Nëse keni ndërmend të punoni në Suedi për më shumë se 3 muaj ju gjithashtu duhet të keni një leje qëndrimi. Kjo faqe përfshinë rregulloret që zbatohen në qoftë se ju dëshironi të punoni, ose të filloni një biznes në Suedi. Kushtet për Shqipërinë Kushtet themelore për ta marrë një leje pune janë:

Ju keni një pasaportë të vlefshme; ju mund ta siguroni jetesën tuaj nga të ardhurat e punës që ju kanë ofruar; të ardhurat minimale për një person në muaj duhen të jenë 13 000 korona (rreth 1500 €).

Përveç kësaj punëdhënësi juaj duhet të: ketë lajmëruar vendin e punës në Suedi dhe vendet e BEsë për së paku 10 ditë (për rekrutimin e ri); ofrojnë kushtet e punësimit që janë të barabarta me ato të një marrëveshjeve kolektive në Suedi apo çfarë është e zakonshme në kuadër të profesionit ose sektorit; japin sindikatave mundësinë për të shprehur një opinion mbi kushtet e punësimit në ofertën e punës. Ata që marrin lejen e qëndrimit do tu jepet një kartelë si dëshmi e lejes së qëndrimit.

Kur ju hyni në Suedi, ju duhet të tregoni kartelën tuaj së bashku me një  pasaportë të vlefshme. aplikimi për leje pune Nëse doni që të punoni në Suedi ju duhet, në shumicën e rasteve, të aplikoni për leje pune në vendin tuaj të lindjes apo një vend tjetër jashtë Suedisë ku jeni banues. Megjithatë, në disa raste ju mund të aplikoni për një leje pune në Suedi përmes faqes zyrtare të emigrimit. aplikimi Dokumenetet që nevojiten për aplikimin janë: oferta e punës (ka një formë të veçantë për oferta pune të cilat punëdhënësi në Suedi mund t’i shkarkojë nëpërmjet faqes së internetit http://www.migrationsverket.se); kopja e pasaportës, afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe nëse keni leje qëndrimi në një vend tjetër, kopjen e saj; dëshmia që keni paguar tarifën e aplikimit. Duhet të keni parasysh se aplikimin për një leje pune mund të bëni edhe përmes internetit te faqja zyrtare e migrimit dhe nëse ju përdorni këtë metodë, atëherë vendimin do e merreni më shpejt duke siguruar se zyra e migracionit nuk ka nevojë të kërkojë më shumë informacione.

Në Suedi Ju duhet të vizitoni njërën prej zyrave të migrimit, seksionin e lejeve për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohuni. Këtë zakonisht mund ta bëni edhe kur ta paraqitni kërkesën personalisht por gjithashtu zyra e migrimit mund t’ju thirri edhe në një datë të mëvonshme. Keni parasysh se këto procedura duhet t’i bëni edhe nëse aplikoni online përmes internetit apo përmes postës. Nëse ju jepet një leje qëndrimi, kartela e lejes së qëndrimit do të dërgohet te adresa juaj e regjistruar. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit Ju do të merrni një leje qëndrimi dhe pune që mbulon periudhën përkatëse, periudha maksimale e vlefshmërisë për lejen tuaj është 2 vjet. Kjo do të thotë që ju do të merrni një leje për dy vjet, edhe nëse punësimi zgjat deri në një periudhë të mëtejshme. Ju do të merrni një leje të shkurtër në qoftë se është e vështirë të vendosë për sa kohë zgjat koha e punësimit, për shembull nëse puna juaj është dhënë në një ndërmarrje të re. Kur leja juaj e vjetër skadon ju mund të aplikoni për një zgjatje.

Pas 4 viteve ju mund të merreni një leje qëndrimi të përhershme. Ndryshimi i punëdhënësit Për dy vitet e para të qëndrimit, leja e punës është e
kufizuar vetëm të një punëdhënës dhe një profesion të caktuar.

Kategori
Uncategorized

Kur fjala e mjekes vret më shumë se plumbi i hasmit. Nga Ditari i Dhimbjes Jakup B. GJOÇA

Kur fjala e mjekes vret më shumë se plumbi i hasmit
Ngjarje e jetuar me mamanë dhe vëllain tim, Petron
Nga Ditari i Dhimbjes
Jakup B. GJOÇA
7 maj 2004
Edhe pse tërë natën e kalova në spital me mamanë pranë vëllait Petros, në punë mbërrita herët, sepse kisha shumë material, të cilat duhet t’i dorëzoja deri në drekë, ngaqë ishin porositur nga klienti.
Petrua kishte disa ditë, që nuk i ulej temperature, mirëpo dje mbasdite gjëndja u rëndua edhe më shumë, ndaj nuk u largova fare nga klinika private ku e kishin shtruar. Mjeku më tha se i kishin dhënë antibiotikë shumë të fuqishëm, mirëpo organizmi i dobësuar edhe nga qëndrimi gjatë në gjendje kome i vëllait, e kishte të pamundur të përballonte edhe mikrobin më të dobët.
Mamaja ishte ngurtësuar dhe në sytë e saj nuk i ndahej loti, sado që unë mundohesha të shprehja në çerdhen time shpresë se gjëndja shëndetësore e Petros nuk është edhe kaq shqetësuese. Mjeku grek i kinikës greke në Pire, i turnit të natës vinte shpesh në dhomën e Petros, më shumë të qetesonte mamanë, që sëmundjen e kishim në mbikqyrje.
Në mëngjez unë shkova drejt e në punë dhe nuk u ktheva fare në shtëpi.
Në fakt, fillova punën, por lodhje nuk ndjeva nga pagjumësia. Mirëpo mendimi më kishte ngecë te imazhi i Petros dhe, edhe pse ndiqja me sy makinerinë që punonte, nuk pashë një gjëlpërë që nuk qepte fare, edhe pse kishin kaluar shumë metra. Ndalova makinën, u mundova të riparoja gabimin, më shumë ta fshihja, ngaqë e dija që nga çasti në çast mund të vinte pronari dhe, sigurisht dhe me të drejtë, do të më kërkonte llogari.
Rivura sërish makinën të punonte, duke u munduar të përqëndrohesha te makineria, të mos më ikte sërish asnjë rresht pa qepur, nga 100 gjëlpërat që kishte makineria.
Zhurma e makinerisë ishte kaq e madhe, saqë nuk ndjeja asgjë tjetër. Një çast pashë telefonin. Kisha një thirrje të humbur. Shikoj numrin. Ishte mamaja.
U drodha. Mamaja më telefononte vetëm kur kishte shumë nevojë, ose kur gjendja e Petros ishte shumë shqetësuese.
Gjeta telefonin e mjekut të klinikës dhe bëra thirrjen.
Nuk doja të pyesja drejpërdrejt mamanë.
Mjeku ma hapi telefonin menjëherë. Akoma nuk kishte ikur nga shërbimi. E pyeta nëse ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore e Petros. Mjeku më tha, që asgjë nuk ka ndryshuar.
U qetësova disi dhe i bëra thirrje mamasë, që të mësoja për çfarë halli më mori telefon, derisa unë nuk kisha më shumë se 2 orë që isha me mamanë tërë natën në dhomën e Petros.
-Mama, ke ndonjë hall? – e pyeta, sa dëgjova “Alo” të mamasë.
– Po ty, more Jakup, përse më gënjen mua? – më pyeti mamaja, por zëri i ishte i mbytur nga gulçima e të qarëve.
– Si është Petrua? Sapo pyeta doktorin dhe më tha që iu ul pak temperature. – I thashë mamasë, si për ta mohuar për fjalët që më tha.
– Po Petrua nuk shërohet më! Mua pse më gënjen ty përditë, kur më thua që Petrua do shërohet? – mamaja e ngriti zërin, edhe pse fjalët I mbartën të qarët me zë.
– Çfarë thua, mama? Kush të tha që Petrua nuk shërohet? Nuk e shikon ty përditë si e përkujdesojnë mjekët?
– Ty më gënjen mua. Ty. Petrua nuk shërohet më. Ty më gënjen… Mamaja e kishte ngritur zërin, edhe pse qante.
Ngriva. Mornica të ftohta më çpuan gjithë trupin. Sytë m’u errën.
Mezi fika makinerinë.
-Mama, dëgjo! Unë nuk të gënjej kurrë. A nuk i hap sytë tani Petrua? A nuk reagon tani, kur dëgjon zhurmë. Petrua na dëgjon, nuk është më në komë.
– Akoma më gënjen? Akoma?- mamaja më kundërshtoi fort, edhe pse në zërin e saj dëgjoja më shumë nguçimën e të qarëve, sesa tingujt e fjalëve.
– Mama, të lutem, mos më torturo. Kush të ka thënë, që Petrua nuk shërohet? – iu luta mamasë, sepse e kuptova që dikush i kishte folur. Nuk mund të ndryshonte mamaja kaq shumë, për 2 orë, që u largova unë andej.
– Sapo ma tha doktoresha shqiptare. – më tha mamaja.
– Cila?
– Ajo doktoresha shqiptare, që punon këtu te klinika.
– Si ta tha?
– Erdhi në katin tonë, por nuk erdhi te dhoma e Petros. Unë iu luta të vinte edhe te Petrua dhe të shikonte temperaturën. Por ajo më tha, që nuk ka pse vjen, derisa Petrua nuk shërohet më. Kaq më tha, dhe iku!
– Kaq të tha? Si guxoi! – munda të belbëzoja, ngaqë një ngulç m’u ngjit nga trupi drejt grykës.
Gishtërinjtë i mblodha fort grusht, saqë ndjeva dhimbje. I rashë fort edhe tavolinës, duke përplasur edhe telefonin!
Pastaj ia dhashë të qarët. Nga inati. Nga zemërimi.
Nuk kontrolloja dot vetveten.
Mora telefonin dhe me duart që më dridheshin nga zemërimi gjeta numrin e mjekes shqiptare, që punonte në klinikën private, ku ishte Petrua shtruar.
Sa dëgjova zërin e saj, i thirra, jashtë kontrollit të vetvetes.
-Cila jeni ju, madam, që i thoni mamasë time, që djali i saj nuk shërohet më?
– Të vërtetën i thashë, dëgjova zërin e saj të ftohtë, sajo krisma e xhamit, kur qëllohet me gurë.
– Cilën të vërtetë? – ftohtësia e zërit të saj, më shtoi edhe më shumë zemërimin, por tashmë u mundova unë të mblidhja vetveten, që të kontrolloja fjalët.
– Unë jam mjeke.
– Cili mjek i thotë nënës, që djali i saj nuk ka më shpresë që do jetojë, edhe pse është në koma?
– Nuk keni pse bërtitni.- më erdhi nga telefoni në zë shpërfillës.
– Ju jeni nënë?
– Po, por çdoni të më thoni me këtë?
– Po, si nënë, sikur unë t’ju them që djali juaj 26 vjeç nuk do jetojë më, ju do të ma falni?
– Nuk dua më të flasë me ju.- ma preu mjekja fjalën dhe më mbylli telefonin.
Unë përplasa sërish grushtin mbi tavolinën e punës, aq sa sendet që ishin përmbi tavolinë, ranë të gjitha në shesh.
Kur hodha sytë në dysheme, të shikoja sendet e rëna, pashë, që përballë meje të qëndronte pronari.
Nuk e kisha ndjerë praninë e tij.
-Me kë fole në telefon? – më pyeti i habitur pronari.
– Me mjeken e klinikës ku është Petrua, – them, por sërish unë isha i ngrirë.
– Folët shqip. Është shqiptare?
– Po, është mjeke shqiptare, e punësuar në klinikën në Pire.
– Çfarë thatë, nuk të kuptova, sepse folët shqip. – më pyeti sërish pronari, por me një ton miqësor.
Pronari tërë muajt që Petrua ishte në gjendje kome, pas aksidentit automobilistik në Artë, më kishte ndihmuar. Petrua kishte punuar 2 vjet këtu, te fabrika në Metamorfosi të Athinës dhe kjo ndikoi që pronari të më ndihmonte për Petron, me gjithë mënyrat.
-Ajo mjekja shqiptare, i kishte thënë mamasë sot në mëngjez, që Petrua nuk shërohet më. – sa mbarova fjalinë, u mbyta në të qarë.
– Si mundet? Si mundet mjekja t’i thotë nënës të Petros, që djali nuk shërohet më, edhe pse është në koma? Aq më tepër, që edhe mjekja është shqiptare? – më tha me habi edhe pronari grek.
Unë ktheva shpinën, dhe qaja. Nuk mundesha të përgjigjesha.
Qëndruam në heshje një kohë të gjatë. Unë shpinëkthyer nga pronari, ngaqë nuk doja të më shikonte lotë në sy.
-Jani, qetësohu,- dëgjova dikur zërin e pronarit. Më kapi nga supet.
U ktheva nga ai.
-Ka shumë pacientë, që kanë qëndruar në koma për vite të tëra. Ti vetë më thua, që tani Petrua ka hapur sytë, që reagon ndaj zhurmave. Ju mos e humbni besimin te Zoti.
– Këtë frikë kisha. Që mamaja të mos mësonte të vërtetën. Përditë unë mundohem ta qetësojë mamanë, që Petrua do shërohet. Ia thonë aty edhe mjekët grekë, që vijnë përditë dhe e vizitojnë, edhe pse gjëndja shëndetësore e Petros është e qëndrueshme, pa kthim.
– Qetësohu edhe ty. Dhe beso edhe ty, që Petrua mund të shërohet.
– Ajo mjekja vrau shpresën e mamasë se Petrua do të shërohet. Si mundet tani mamaja ta përballojë këtë, derisa qëndron 24 orë mbi kokë Petros dhe e përkujdeson, duke shrpesuar se një ditë Petrua do t’i flasë, se Petrua do ta përqafojë.
– Hajde, të rrimë në zyrë. Qetësohu edhe ty. Hajde.
– Jo, unë do vazhdoj punën. – kundërshtova unë. Asnjë ditë nuk e kisha ndërprerë punën, sa kthehesha nga Petrua. Më shumë kohën e kaloja në punë dhe në spital te Petrua, sesa në shtëpi, në këto 9 muaj, që kishim Petron në komë.
Doja të qëndroja në vetminë time. Dhimbjen ta përjetoja në vetminë timë.
Në fakt, kur isha i vetëm në punë, veç të tjerave, edhe qaja në vetmi, sepse në sytë e mi lundronin imazhet e përkujtimeve me Petron, si për të mohuar realitetin e hidhur të aksidentit!!!
Nuk mund të pranoja kurrë, që Petron mund ta humbisja!!!
Në praninë e të tjerëve, asnjëherë nuk qaja, ose mundohesha që dhimbjen ta përmbaja, të mos e shfaqja kurrë, si për të mos pranuar …fatalitetin!
-Hajde, qetësohu. Punën e lëmë për nesër. Nuk prish ndonjë punë. Pastaj ty, asnjëherë nuk e ke braktisur punën. Sot, ik shko pranë mamasë. Të ka nevojën tënde. – këmëbnguli pronari.
Mbylla makinën dhe kokëulur pranova të shkoja me të te zyra e tij, që është në katin e parë.
U ula në një kënd të zyrës.
Pronari më bëri një shenjë të afrohesha pranë tavolinës së punës së tij.
-Merre telefon pronarin e klinikës. Thuaja atij. Kërkoi të ndjekë nga puna mjeken. Ka shkelur betimin e Hipokratit! E meriton të flaket nga puna! Me sjelljen e saj, ajo nuk e meriton të jetë mjeke, derisa braktisi të sëmurin. Mjekja nuk ia pret shpresat kurrë pacientit, deri në frymën e fundit! – më ftoi pronari te telefoni.
U afrova. Gjeta në telefonin tim numrin e pronarit të klinikës greke.
Kur dëgjova përtej receptorit, zërin e tij, i fola.
-Zoti Jango, mirëmëngjez.
-Mirëmëngjez, Jani. – Pronari i klinikës më njihte tashmë.
– Para ca ditësh, kur zëvendësministri grek i Punës, ( i përmenda edhe emrin, që mbulonte sigurimin shoqëror të Petros në klinikën private), urdhëroi IKA-n (institucioni shtetëror i Sigurimit shtetëror Shëndetësor i Greqisë) që të mbulonte shërbimin shëndetëesor të Petros në klinikën tuaj private, edhe pse ka mbaruar marrëveshja, besoj këtë e bëri ngaqë të sëmurit i duhet dhënë ndihma shëndetësore, apo jo?
– Po, po dhe shumë mirë bëri.
– Domethënë, Petrua, edhe pse është në gjendje kome, ka nevojë për shërbim të specializuar shëndetësor?
– Po, po, ndaj edhe ne në klinikë përpiqemi që t’i shërbejmë sa më mirë.
– Po, a ka të drejtë ndonjë mjek i klinikës t’i mohojë Petros të drejtën e shërbimit, ngaqë i sëmuri është në gjendje kome?
– Jani, nuk të kuptoj! Thuama drejt.- më thotë me ton shqetësimi pronari i klinikës, ku është shtruar Petrua.
– Po ju flas hapur. Sot mjekja shqiptare, që ju keni punësuar në klinikën tuaj nuk pranoi të vizitonte Petron, edhe pse e luti mamaja.
– Si ka mundësi kjo që më thoni?
– Po, po. Ju jemi ankuar ne, ndonjëherë, këto 5 muaj, që ju i shërbeni Petron?
– Jo, por edhe ne, siç e shikoni edhe ju, i shërbejmë të gjithë Petros, që ta shërojmë.
– Por, mjekja juaja, jo vetëm që nuk pranoi ta vizitonte Petron, por i tha mamasë, që Petrua nuk shërohet më, prandaj, nuk humbet kohën e saj ta vizitojë.
– Si? Çfarë? E tha këtë? Është e mundur, që mjekja t’i thotë mamasë tuaj këtë për Petron? – pronari i klinikës më pyeste , ndoshta i habitur ngaqë nuk mund ta besonte…
Unë nuk mundesha më të përgjigjesha, ngaqë e qara më mbyste edhe zërin.
Pronari më mori receptorin nga dora dhe e uli mbi telefon.
Në afroi një gotë me ujë. Mbylli edhe derën një klienti, që i erdhi në zyrë. Pas pak, doli edhe vetë nga zyra e tij, duke më lënë vetëm mua.
Dikur dola nga zyra. Ika edhe nga fabrika. Nuk mundesha më të punoja.
Mora makinën. U drejtova nga rruga që të shkoja në klinikë, të takoja mamanë. Por, nuk e di pse në mes të rrugës, ndalova. Qëndrova gjatë, në heshtje. Vetvetiu, dikur ktheva makinën nga rruga dhe, pa ditur pse, u drejtova nga shtëpia. Mua më dukej sikur tani në timonin e makinës time ishte Petrua që drejtonte, jo unë. Ose unë drejtova makinën instiktivisht.
Kur, po futesha te rrugica e shtëpisë, sërish qëndrova.
Nuk doja të shkoja në shtëpi, në këtë orë.
Gruaja do të më bombadonte në pyetje, përse kisha lënë punën. Do ta shqetësoja më shumë, për më tepër, që kishte të përkujdeste edhe vajzën tonë të dytë 13 muajshe.
Ktheva sërish makinën nga rruga. Shkova në rrugën që të çonte te shkolla e Anxhit, vajzës së Petros.
Anxhi është në klasën e dytë fillore. Asnjëherë nuk e kisha marrë nga shkolla. Nora, vajza ime e madhe, e merrte ato ditë,që mamaja e Anxhit punonte.
Qëndrova në një stol dhe prisja të mbaronte Anxhi shkollën, edhe pse donte akoma 3 orë.
Dje, meqë ishte e dielë, kishim shkuar te Petrua familjarisht.
Kisha marrë për herë të parë edhe vajzën e vogël. Rafa, që i gëzohej hapave të parë që hidhte, si 13 muajshe, vite nëpër dhomën ku ishte shtuar Petrua, dhe herë herë qeshte dhe afrohej me interesim te koka e Petron. Ne e shikonim, me lotët që na mjegullonin të parët.
Petrua, nuk e di, nëse dëgjonte, që të mësonte që në Jetë, në ndërkohën e 21 muajve që ishte në koma, kishte ardhur edhe vajza ime e dytë dhe tani, për herë të parë, ka ardhur vajza me këmbët e saj pranë tij?
Unë qaja më shumë, sepse shikoja që një jetë më fikej në zemrën time dhe një jetë tjetër kishte ardhur në zemrën time.
Anxhi 7 vjeçare, e ndiqte Rafën çdo hap në dhomën ku ishte shtruar Petrua.
Një moment, që Rafa iu afrua Petros dhe zgjati dorën në kokën e tij dhe mundohen ta prekte në fytyrë, Anxhi iu afrua, duke e tërhequr. Rafa kundërshtoi dhe filloi të qante.
Mamaja i shikonte, dhe filloi të qante, pa thënë asnjë fjalë.
-Mos e hiq Rafën nga krevati i Petros, Anxhi, – I them unë me të mirë Anxhit.
-Jo, nuk dua ta prekë babin. Është babi im. Nuk dua ta lëndojë! –më kundërshton Anxhi me një ton qortues, ndërsa sytë I ishin ndezur nga vendosmëria e saj.
– Nuk i lëndon Rafa, babin tënd. Edhe Rafa e do, se e ka xhaxhin e saj, – I them Anxhit, sërish me të mirë, duke u munduar të mbaj të qarët.
– Jo, nuk dua ta prekë babin tim. Është babi im!!!
“Është babi im. Është babi Im”, – akoma më buçonin në veshët e mi klithma e Anxhit. Hodha sytë nga shkolla.
Oborri u mbush me fëmijë. Kishte mbaruar mësimi për atë ditë.
Nxitova të shkoja e të marr unë Anxhin.
Anxhi sa më pa në oborr, erdhi me vrap drejt meje.
U hodh në krahët e mi.
E putha dhe e shtrëngova, ndërkohë në veshët e mi, akoma buçitnin fjalët e saj: “Është babi im, është babi im”.
-Xhaxhi përse ty qan? – më pyeti Anxhi dhe më vuri dorën në sy, duke më fshirë lotët.
-Jo, zemra ime, nuk qaj, por u gëzova që të pashë ty.
– Po pse erdhe tit ë më marrësh nga shkolla?
– Po nuk do ti?
– Ja erdhi dhe Nora, – më tha Anxhi dhe u shkëput nga unë dhe u drejtua me vrap nga Nora. Iu hodh edhe asaj në krahë!!!

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Basha: Edi Rama erdhi në pushtet me krimin. Ja 15 ‘kriminelët’ e qeverisë

VIDEO/ Basha: Edi Rama erdhi në pushtet me krimin. Ja 15 'kriminelët' e qeverisë

Lulzim Basha, kreu i opozitës, ka publikuar një video sot në rrjetet sociale, e cila shfaq listën e deputetëve të inkriminuar të mazhorancës, listën problematike që rezultoi pas hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit.

“Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin,” është diçitura që Basha i ka vendosur kësaj videoje.  Dhe, pas një prezantimi me emër dhe figurë të deputetëve dhe pushtetarëve të kapur nga ligji i dekriminalizimit, videoja jep konkluzionin:”Edi Rama i futi me vetëdije në listat e PD-së. Edi Rama do pushtet dhe para. Vetëm krimi ia siguron votat dhe paratë. Duam zgjedhje pa kriminelë!”

NDIQ VIDEON E MEPOSHTME:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F1430858343632009%2F&show_text=1&width=560

Kategori
Uncategorized

FOTO LAJM/ Ja fshati i Zonjës Liri Berisha dhe historia shqiptare e tij.

Nga ky fshat etno-historik-turistik shqiptar, Martinaj, në mes dy qyteteve Plavë dhe Guci, e ka origjinën e saj Liri Berisha (Liri rexhep Rama Balidemaj), ish-Zonja e Parë e Shqipërisë.
“Ky fshat flet shqip, ka luftue shqiptarisht, jeton shqiptarisht…”, shkruan studiuesi Ramiz Lushaj, ndërsa publikon edhe foto nga ky fshat.
liri berisha autizmi Sipas tij, në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare: Vuthaj në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë; Martinaj me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501 shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish-shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish-shqiptarë), etj.,; Dacaj në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas regjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011).
martinaj1“Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, ‘shumë e bukur, e re, e gjatë, e guximshme’ (‘Nju Jork Times’, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze ‘Le Petit Journal’ e 28 majit 1911 e ka quajt atë ‘Zhan D’Arka shqiptare’ (e krahason me këtë heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…”, sjell më tej pjesë nga historia e fshatit Martinaj, studiuesi Ramiz Lushaj.
Marrë nga DRONI.AL
Kategori
Uncategorized

Walker: Rama, një mashtrues, do te shkoj në Tiranë, por nuk e takoj.

Dr. Fatmir Terziu

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William G. Walker, i cili njihet për qëndrimet e tij shumë kritike ndaj ecurive politike të pasluftës në Kosovë, drejtoi kritika të ashpra nga Londra në drejtim të Kryeministrit Rama, duke theksuar se “Rama e keqpërdori diasporën në interes të politikave të tij”. Ambasadori Walker, i njohur si miku i shqiptarëve, ishte për të promovuar një projekt të quajtur “Unifikimi i diasporës shqiptare”. Gjatë promovimit të projektit të tij theksoi se “Diaspora mbetet faktor ndryshimi në të gjitha mjediset shqiptare”. “Unë kam këtë mision të bashkoj diasporën dhe jo ta parcelizoj atë sikurse bëri Kryeministri i Shqipërisë, Rama”, theksoi ambasadori Walker, ndërsa zhvilloi një bisedë të përzemërt me një grup të ftuarish në mjediset e restorantit “Poem” të pronarit nga Peja, Ilir Beqiri.
Ish-ambasadori amerikan, William Walker është një figurë e respektuar dhe tepër popullore ndër shqiptarët, në përgjithësi. Reagimi i tij ishte i guximshëm dhe parimor pas masakrës së Reçakut, më 15 janar 1999, të cilën ai e quajti “krim kundër njerëzimit”. Nga bartësi i postit të shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ai u shndërrua në njeri me merita të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për shqiptarët. Kështu, Walker, jo vetëm që fitoi besimin e dashurinë e shqiptarëve. Ai u bë edhe personi që ndikoi në mënyrë të qartë në përcaktimin e rrjedhave që do të merrte historia më e re e Kosovës. Ai u bë para së gjithash dhe një zëdhënës i ndryshimit që bashkësia ndërkombëtare do të bënte në qasjen ndaj Kosovës. Sulmet e NATO-s mbi caqet militaro-ushtarake serbe do të bëheshin kërcënime mëse të besueshme, duke pasur si mbështetje edhe denoncimin që Walker i bëri makinerisë së dhunës së Millosheviçit. Për këto merita ai, më 15 janar 2009, në 10-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka marrë nga kryeministri i Kosovës “Medaljen e Artë të Lirisë”, ndërsa është nderuar edhe nga shteti shqiptar: më 24 tetor 2008 është shpallur “Qytetar Nderi i Shqipërisë”. Edhe pas çlirimit të Kosovës, William Walker ka vazhduar lidhjet me Kosovën dhe me shqiptarët. Në vazhdimësi të fjalës e tij, të paanshme, dashamirëse, të ashpër, por edhe të drejtë, ai ka qenë thuajse zë i qartë për realitetin që pas luftës në Kosovë nuk mori rrjedhën e dëshiruar.
Të gjitha këto ishin në mesin e bisedës dhe po kështu në pyetjet e shumta që iu drejtuan atij nga pjesëmarrësit. Duke folur për situatën dhe trajtimin e diasporës, ambasadori ishte mjaft kritik me Samitin e organizuar kohë më parë në Tiranë. Ai tha se, “Samiti ishte organizuar nga z. Rama për benefite politike, sidomos në prag të zgjedhjeve. Unë e kundërshtova Ramën dhe Samitin dhe e refuzova, madje, se e ndjeva që kishte qëllim të tillë, ndarës dhe jo bashkues”. Ambasadori Walker tha se do të udhëtonte në Maqedoni, pastaj dhe në Tiranë, por nuk do të kishte dëshirë të takonte Kryeministrin Rama. Gjithnjë ambasadori Walker dhe në vazhdimësi ka thënë fjalën e tij, të paanshme, dashamirëse, të ashpër, por edhe të drejtë, për realitetin shqiptar. Duhet shtuar se William Graham Walker është një veteran i shërbimit të jashtëm të Amerikës, diplomat, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në El Salvador dhe si kreu i Misionit Verifikues në Kosovë.

Kush është William Walker

Walker është ambasadori amerikan i OSBE që hyri i pari në Kosovë në vitin 1998 dhe zbuloi genocidin serb kundër popullsisë civile shqiptare si dhe ndërkombëtarizoi kauzën e drejt të Kosovës në botë. William Walker bën pjesë në ata diplomatë botëror që është misionar i përjetshëm. Walker dëshmon se diplomacia nuk është biznes sezonal. Diplomacia nuk është një punë kalimtare. Diplomacia nuk është profesion interesash konjukturale. Diplomacia nuk është pjesë e grupeve të motivuara politikisht. Diplomacia nuk është e lidhur me grupet e interesit. Diplomacia është mision. Eshtë një mision i dedikuar për paqen dhe sigurinë në botë. Eshtë mision i përkushtuar për demokracinë. Eshtë misioni i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Eshtë misioni i përpjekjeve për prosperitetin dhe zhvillimin social-ekonomik të popujve. Eshtë misioni i mirëqeverisjes kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit. William Walker është një nga diplomatët me ndikimin më të madh edhe në SHBA. Walker është një lobues i pashoq. Ndikimi i tij në Qeverinë e SHBA, në korpusin diplomatik të Departamentit të Shtetit, në Kongres dhe Senat, në qarqe publike, mediatike, akademike është shumë i fuqishëm. William Walker bën pjesë në ato që quhen diplomatë universal dhe të përjetshëm. Kosova dhe populli shqiptar dhe liderët e tyre lypet t’i dëgjojnë dhe konsiderojnë shumë seriozisht mesazhet e ambasadorit William Walker. William Walker është ambasador i përjetshëm. Ai mbetet mik i madh i kombit shqiptar. Ai do të ngelet modeli i diplomatit të përkryer. Profesionist, i motivuar, i dedikuar, i vullnetshëm, principal dhe trim deri në sakrificë për arritjen e misionit të tij

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Zbulohet dokumenti, ja si trafikohej kokainë në komunizëm.

FOTO/ Zbulohet dokumenti, ja si trafikohej kokainë në komunizëm

Ish-drejtori i arkivave Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument në profilin e tij ne rrjetet sociale ku tregon një raportim të një gazete belge që i është komunikuar ministrit të Brendshëm të kohës se komunizmit, Simon Stefani.

Sipas këtij shkrimi të botuar në “Journal de Geneve” është zbuluar një anije me cigare kontrabandë në Bruksel. Sipas gazetës nga Shqipëria mund të bëhet edhe kontrabandë cigare, kokainë ose pije.

Por në reagimin e ministrit të Brendshëm shihet një shënim me shkrim dore ku thuhet vetëm: “Shokët e Durrësit të bëjnë kujdes”, çka nënkupton se kontrabanda kishte edhe dijeninë e autoriteteve komuniste të kohës.

Shkrimi i Dervishit

1989/Shkrimi i gazetës “Journal de Geneve” për drogë nga Shqipëria

Kontrabanda e Sigurimit nuk kishte si të mos binte në sy të shteteve europiane. Për vetë dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe të përfshirjes në këtë aktivitet të shumë firmave dhe individëve, rënia në sy ishte më se normale, pavarësisht nga përpjekjet e shumta për ta fshehur sa më shumë atë.

Në lidhje me çështjen gjendet edhe ky shënim:

Sipas gazetës “Journal de Geneve” të datë 29 qershor 1989, ditët e fundit është zbuluar një kontrabandë e rëndësishme e cigareve në Bazel. “Sipas brigadës së luftës kundër drogës, cigaret vinin nga përtej Adriatikut. Në Anversë ose në Shqipëri, ato ngarkoheshin nëpër anije që i çonin drejt brigjeve spanjolle. Malli, cigare, për ndoshta dhe kokainë transferohej në anije të shpejta dhe shitej në Spanjë. I gjithë ky trafik organizohej nga firma të rajonit të Bazelit”.

Shënimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Simon Stefani, më 3.7.1989 për vartësin e tij:

“Porosit edhe njëherë shokët që të bëjnë tepër kujdes. Nuk duhet në asnjë çast të ekspozohet vendi ynë. Tepër kujdes do bërë në Durrës, etj”.

Siç edhe shihet, ministri nuk shënon asgjë tjetër veç kujdesit që duhej pasur. Ministri nuk pyet në kemi të bëjmë me trafik droge apo jo, por porosit shokët të kenë kujdes. Duke rritur vigjilencën komunistët e kaluan në heshtje edhe këtë problem që po i dilte me perëndimin.Faksimilja e praktikës së asaj kohe.

Image

Kategori
Uncategorized

Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon Ramën/ Ja çfarë thotë për drogën, krimin dhe korrupsionin.

Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon Ramën/ Ja çfarë thotë për drogën, krimin dhe korrupsionin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër drogës, korrupsionit e evazionit fiskal.

Në raportin që hartohet për të gjitha shtetet, Shqipëria paraqitet si një vend me probleme të theksuara të korrupsionit dhe kultivimit e trafikimit të drogës.

Sipas DASH, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Shqipëri përfitohen në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave dhe nga droga. Kjo e fundit zë një vend të rëndësishëm në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke rënduar akoma më tej pozitën e Qeverisë që thotë se lufta ndaj trafikut të drogës është rritur.

Ky pretendim i Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri bie poshtë nga konkluzionet e DASH. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe për drogëra më të forta siç janë kokaina dhe heroina. Vendi ynë është shndërruar në një pikë kyçe për grumbullimin e këtyre drogërave, për t’u trafikuar më pas në Evropën Perëndimore.

“Vendi vazhdon të jetë në rrezik të lartë për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit të shfrenuar. Pjesa më e madhe e ekonomisë së Shqipërisë është informale, me prurje të mëdha të parave nga reminitancat. Të ardhura të konsiderueshme përfitohen edhe nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marijuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend tranzit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën. Shqipëria shërben si qendër rajonale nga organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme pastrohen shumë lehtë”, thekson raporti i DASH, duke i kushtuar rëndësi trafikut të heroinës dhe kokainës, përveç kanabisit.

Po kështu, DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. Edhe pse janë miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, mbetet i ulët numri i procedimeve penale ndaj zyrtarëve si dhe referimet për rastet e pastrimit të parave. /SYRI.net/

Kategori
Uncategorized

Karvani apo kopeja e ujqërve?! Engjëll Musai.

Karvani apo kopeja e ujqërve?!

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Diktatura dhe diktatorët nuk kanë brirë, por ata bëhen të tillë kur populli hesht dhe kur parimet e demokracisë shkelen, përbuzen, dhunohen, përdhunohen dhe se liria e tyre bëhet e pakufishme duke zëvendësuar jo vetëm lirinë e individit që ke përballë apo anash, por të mbarë shoqërisë. Këta diktatorë në tërësi janë mediokër, me probleme të theksuara nga e kaluara, të prapambetur në arsim, të dështuar në kulturë, sport dhe evenimentet e tjera të jetës dhe shoqërisë. Këto personazhe tentojnë të marrin rolin e liderit, sepse ata që e rrethojnë e quajnë të magjishëm, e quajnë udhëheqës, pavarësisht se mund të jenë udhëhumbës të sigurtë. Dhe këta njerëz për të realizuar qëllimet e tyre mundohen të bëjnë të zezën të bardhë, megjithëse ajo të nxinë më shumë se qymyri, të thonë se do hash me “Lugë Floriri” po tasi prej balte që të vënë përpara është bosh. Këta njerëz deklarojnë se do bëjnë shtet dhe kjo për të mirën e qytetarëve duke ua shtrënguar çdo ditë litarin në fyt për pushtetin e tyre, se që të bësh shtet fjala bie është normale, por nëse shteti i çon qytetarët deri në vetëflijim, atëherë përse më duhet mua ky shtet, kur qëllimi i tij është të zbusë varfërinë dhe të sigurojë jetën dhe jo ta marri atë. Përse duhet shteti për të bërë disa milioner dhe për të çuar në skamje dhe mjerim shumicën e popullsisë. Ja pra, po fole për këto quhesh “qen që leh”, sepse i prishë punë karvanit që po mbushë thasët dhe magazinën me para. Dhe njerëzit duhet të heshtin, kundërshtarët politikë të mbyllin gojën (ndoshta këtu kanë të drejtë se ja dinë mirë zullumet njëri-tjetrit), ekspertët të mos u mbushin mendjen mediokërve të administratës, media jo e jo nuk duhet të denoncojë. Dhe nëse ndodh e kundërta i prishet punë “Karvanit”, që nuk paska të ngopur. Të gjithë e donin reformën në OSSHE, në lidhje me pagesat dhe se duhej thënë stop vjedhjes së saj, të ujit, të taksave etj. Por kjo nuk e justifikon faktin se ti duhet të kalosh në ekstremin tjetër dhe i burgosë, sepse qytetarët nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë, se janë pa punë, se po ikin të punojnë jashtë shtetit dhe ti si “Lid-err” i thua ndërkombëtarëve se këtu ka punë, por mungojnë specialistët. Dhe Europa t’i kthen mbrapsht, megjithëse ata kanë shitur shtëpi e katandi dhe nuk kanë ku të mbyten me ardhjen në Shqipëri. Nga ana tjetër, ti i falë 600 milionë euro kompanisë më të poshtër koncesionarë që ishte CEZ, të cilën na e solli peshqesh PD-ja para fushatës elektorale dhe e largojë ‘Rilindja’ me thasët e mbushur si mos më mirë. E po fole, ti etiketohesh si qen që leh, sepse po na tremb karvanin që nuk ka të ndalur në skandalet dhe marrëzitë e veta. Po faturat afrofe, pse i harrove? Apo këto i hanë fakir-fukarenjtë. Shqiptarët duhet të mos flasin as për bankat që vidhen, as për të vetmin aeroport që kemi kur shpartallohet dhe grabiten paratë, madje nuk duhet të flasim as bankierët dhe rojet e Bankës së Shtetit vjedhin bankën që e kanë për detyrë ta ruajnë. Dhe po fole, bën gabim se “Kar-vani” na trembet dhe na prishet imazhi i vendit. Bankat e nivelit dytë marrin para të vjetruara që janë në duart e qytetarëve, të cilat siç flitet nën zë janë nga ato që janë vjedhur në kohën e Fullanit, por me 20% të vlerës më pakë, a thua se paratë i prodhuan shqiptarët dhe jo Banka. Dhe përsëri nuk duhet të flasësh se konsiderohesh si prishës i rendit dhe qetësisë së Karvanit. Kemi plot 25 vjet që prona vidhet, grabitet, legalizohet, hipotekat janë kthyer një vend që konsumojnë vetëm letra fallco dhe korrektorë të bardhë për prishje emrash, por ne prapë nuk duhet të flasim se i prishim drejtimin karvanit. Por këta zaptues të pronave po i japin tokat e zaptuara para dhe pas legalizimit me përqindje tek ndërtuesit e pallateve dhe kanë siguruar shtëpi, lokale dhe shesin edhe apartamentet që i dalin tepër. Me lekët e shitjes blejnë vendet e punës në Dogana, Tatime, Polici, Ambasada dhe kudo. Dhe ne përsëri nuk duhet të flasim sepse konsiderohesh nga udhëhumbësi si qen që leh dhe nuk lejon karvanin të ecë përpara. Bilanci drithërues i këtij çerekshekulli, edhe më optimistët i ka kthyer në shpresë thyer, duke marrë arratinë! Gjuha e politikës shigjeton ata që i kanë mashtruar dhe jo ata që e kanë e shkaktuar! Me gjithë deformimin e dallaveret, trafikun e votës së zgjedhësit, rezulton bilanci më drithërues: Me vdekjen, të vrarët, me dhe pa kallash, por shumica me Kollare-Kolltuk-Karriget e gati, 11 mijë viktimave shqiptarëve, e cila përbën një dramë! E përsëri karvani nuk duhet shqetësuar. Liderin aktualë të “Rilindjes” shqiptarët nëpërmjet votës plebishitare e sollën në krye që të udhëheqë më mirë dhe në mënyrë të barabartë. Udhëhumbësit ju dha besimi që të ndërtonim atë që nuk kishim dhe jo të na prishte edhe atë të mirë që kishim. U shkatërrua bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku në vend të pllakave si vlerë historike u shtrua nga bashkia e majtë e Ramës asfalti elektoral. Sikur të mos mjaftonte kjo qeveria e djathtë e Partisë Demokratike vajti dhe vendosi bustin e tradhtarit të kombit Ahmet Zogu për të treguar se tradhtarët serbë janë të pavdekshëm, ndërkohë që Heroi Kombëtar i pavarësisë së vendit, Ismail Qemali vazhdon të jetë i fshehur diku në një nga skutat e këtij bulevardi. Dhe në vend të vendosnin emrin e Ismail Qemalit vendosën atë të tradhtarit, që iku me florinjtë me vete. Por edhe për bulevardin nuk duhet të flasim, pavarësisht se po zaptohet i tëri sikurse sheshi “Nënë Tereza”. Se po folëm, karvanit nuk i del bulevardi dhe na prishet drejtimi. Lideri na tregon botën në perëndim, të cilën ai dikur nuk kishte shanse ta shikonte sepse ato ishin mbi tokë dhe jo poshtë urave të qyteteve. Në perëndim gjithçka tradicionale ruhet me fanatizëm, madje edhe modernia kur bëhet imiton në fragmente të veçanta traditën dhe Harku i Triumfit në pjesën moderne të Parisit është një imitim i tillë. Ndërsa këtu prishen kinematë, sheshet, kishat, xhamitë, tregjet, varret, stadiumet, fushat e sportit, lulishtet e kryeqytetit, spitali ushtarak, ndërtesat e kulturës dhe trashëgimisë së artit ushtarak kthehen në seli partie, në vend të mbjelljes së ullinjve tradicionalë harxhohen miliona euro për të blerë palma në Kinë. Kjo marrëzi, ku më shumë e ku më pak ka ndodhur dje nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe vazhdon edhe sot me “Rilindasit”. Kam parasysh Klubin “Partzani”, Kompleksin Dinamo, Liqenin, shtëpitë muze, lapidarët e heronjve të LANÇ, kinema 17 Nëntori, Republika, etj., etj. Dhe përsëri nuk duhet të flasësh, sepse i prishet terezia, por edhe gjumi atyre që po ecin dhe formojnë karvanin. Si mund t’i thuhet të huajve që ejani dhe investoni, kur ke 6 muaj që nën pretekstin e ndeshjeve të kombëtares bllokove sheshin “Nënë Tereza” dhe e ke kthyer në mejhane dhe qoftexhinj vendin elitë të këtij kombi? Aty janë 3 universitetet me të rëndësishme të vendit, Politekniku i Tiranës dhe ai i Arteve të Bukura. Po për Sheratonin që e keni bllokuar, kush do e mbajë përgjegjësinë. Apo edhe për këto nuk duhet shqetësuar karvani dhe kryekarvanisti. Ja pra, që të jesh “Lider’ apo “Udhëheqës” nuk është kollaj. Udhëheqës bëhesh duke udhëhequr njerëzit drejtë arritjeve, jo duke i hedhur ata greminave! Njeriu i sotëm “me çallmën” e shtetit ka lakmi, deri dhe në grykësi, për t’u bërë dikush edhe pse e di që nuk është askush! Ai mundet të bëhet duke grabitur i pasur në xhep, por në kokë dhe në shpirt do të mbetet i varfër! I madhi Prof. Skënder Luarasi mes shumë e shumë vlerave në studimet e tij ka lënë thënie, të cilat vështirë se mund të harrohen: Bota nuk ka heronj dhe i formon prej balte. Ne, i kemi heronjtë dhe i baltosim ose i prishim që të harrohen. E megjithatë “koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve, “do të thoshte poeti i madh Ali Asllani”. Por Shqipëria është si një rrap madhështor, që nuk do të tronditet nga disa gjethe rrapi që ia shtien ata që janë sezonalë, sepse ata nuk janë udhëheqës, por udhëhumbës, të cilët po lehin së bashku me tufën e kopesë së ujqërve, por që u pëlqen ta quajnë “Karvan”. Ata po lehin çdo ditë dhe zërat e tyre po i dëgjon një botë e tërë. Ata po ulërasin dhe më mirë se kushdo e dëgjon populli që po varfërohet çdo ditë. Familjarët po përdhunohen nga modeli “Shukri” për një vend pune dhe minimalisht nuk kërkohet falje që ju sollëm në krye një batakçi. Krime makabër, ku një i sëmurë psikik që nxirret nga spitali psikiatrik dhe i pret kokën fëmijës apo një i burgosur lirohet e vret turistë dhe ne përsëri nuk duhet t’i prishim qetësinë “Karvanit” të kopesë së ujqërve, që ka filluar të lehë pa pushim. Dhe kryekarvanisti ndryshon shumë nga udhëheqësi. Udhëheqësi ka “karakter” dhe karakteri për njeriun që përfaqëson shtetin dhe qytetarët është primare. Ata duhet ta konsiderojnë veten njerëz në shërbim të qytetarëve dhe jo të kapardisur nëpër zyrat e shtetit, si kalvar mbi taksapaguesin! Karakteri nuk është dhunti, e as dhuratë. Karakteri sjell suksesin e qëndrueshëm për individin dhe bashkësinë. Udhëheqësit duhet t’u japin shpresë të tjerëve, edhe të pashpresëve dhe jo t’i detyrojë të shkojnë drejt flijimit. E rëndësishme është të mendojnë për të tjerët, të ndihen si ata, të dalin dhe të shohin radhët e gjata përpara zyrave, nëpër gjyqe duke paguar për të marrë pronën e tyre tek nëpunësit maskarenj të administratës shtetërore. Udhëheqës është ai që ndihet, shihet dhe “shitet” si qytetar! Napoleon Bonaparti i quante udhëheqësit, “Tregtarë të shpresës”! Po udhëheqësi ynë, a i ndan gëzimet dhe hidhërimet me të tjerët? A është i pranishëm pranë gëzimit dhe lëndimit të tyre, sepse udhëheqës është ai që nuk mund të jetë i qetë dhe të ndihet i lumtur në salltanetet e tij, mes varfërisë dhe shkretëtirës, i rrethuar nga klithmat e fëmijëve, që s’kanë mese t’i ushqejnë nënat e tyre, të mbytura në lot! E pra ne e kemi këtë udhëheqës? Sigurisht që jo. Ne kemi udhëhumbësa, që bashkë me bandat e tyre po e rrjepin çdo ditë këtë vend. Ndërsa ata që ulërasin dhe thonë të mos lehni, nuk janë gjë tjetër vetëm një “karvan me kope ujqërish”, që lehin natë e ditë pa u thënë kush puna e mbarë, por vazhdojnë të ecin të ngarkuar me pasurinë e shqiptarëve.

Kategori
Uncategorized

A janë socialistët Soro-istë?

Nga Jakup B. GJOÇA gazetar/
-A janë socialistët Soro-istë?
Sot Soro – istët e Rilindjes Socialiste janë katandisur si morrat, që ushqehen në trupin e PS-së nga votat e socialistëve të vërtetë, por që gëzojnë të gjitha privilegjet e pushtetit që u dha VOTBESIMI i socialistëve, ndërkohë që socialistët injorohen, diskriminohen pikërisht nga Soro-istët që kanë zaptuar Partinë Socialiste!!!
Kjo është pyetja e sotme ndaj çdo socialisti, ndaj çdo simpatizanti të Partisë Socialiste!
Ndoshta pyetja më e drejtë, që mund të bëjmë është:
-Sa socialistë ka sot në strukturat drejtuese të Partisë Socialistë?
– Sa socialistë sot janë deputetë të Partisë Socialiste?
– Sa socialistë janë sot ministra të qeverisë së Rilindjes Socialiste?
Nëse shikon listën emërore të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, vështirë se mund të gjesh 2 ose 3 socialistë, që janë anëtarë të PS-së që nga 2004-ra!
Nëse shikon listën emërore të deputetëve të Partisë Socialiste, vetëm 4 deputetë janë që kanë qënë anëtarë të PS-së që nga 2004-ra!
Midis tyre, Pandeli Majko është deputeti që është katandisur xhaketë e vjetëruar socialiste ne garderobën politike të kryetarit të sotëm të PS.
Taulant Balla, dikur kone e kryeministrit Nano, sot i emëruari i kryeministrit Rama si shefi i kuadrit të Rilindjes Socialiste, ngaqë është masha e kryeministrit Rama, është ky që injoron socialistët, duke mos i emëruar asgjëkundi në Administratën Publike, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët.
Erion Braçe, është gramafoni i kujdo kryetari të PS-së, që kurrë nuk u bë zëri dhe përfaqësuesi i interesave të socialistëve!
Gramoz Ruçi, është “ministri i Brendshëm i kryetarit të PS-së ndaj çdo rebeli socialist”.
Nëse shikon listën emërore të ministrave socialistë të Rilindjes Socialiste, nuk ka asnjë ministër që ka qënë anëtar I PS-së në 2004-n. Edhe Blendi Klosi u emërua ministër më vonë, por që tashmë është masha e kryeministrit Rama.
Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj është bërë ministri i Parave të kryeministrit, aq sa pati edhe kurajo politike të deklaronte pardje se Qeveria i paguan koncensionet me fondet e Buxhetit të Shtetit dhe jo me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në të kundërt!
Sot anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së janë të gjithë aktivistët e MJAFT-it, ata që gjuanin me domate ministrat e qeverisë Socialiste të Fatos Nanos, ata që bënë slogan: “Nano Ik”!!!
Sot deputetë socialistë janë të gjithë aktivistët e MJAFT -it dhe ata që në zgjedhjet parlammentare të 2009-s ishin kandidatë për deputetë me G – 99!!!
Sot ministra socialistë të Rilindjes Socialiste janë të gjithë drejtuesit partiakë të G – 99 dhe drejtuesit e MJAFT-it!!!
Sot kryetari i Partisë Socialiste, si piktor me diplomë, i ka ndryshuar edhe ngjyrat emblemës dhe Logos së Partisë Socialiste, nga e kuqe në Rozë, për të dëftuar transformimin rrënjësor politik të Partisë Socialiste në parti të Rilindjes Socialiste!
Edi Rama i keqpërdor socialistët në Partinë Socialiste, vetëm si turmë për t’u marrë votat dhe pastaj i shpërfill, si limon i shtrydhur!
Sot, në Administratën Publike, socialistët e vërtetë nuk u punësuan në punë, edhe pse në 8 vjetët e qeverisë së Djathtë u trajtuan si militantë socialistë dhe mbi shpatullat e tyre ranë të gjitha pasojat politike!
Socialistët e vërtetë në zgjedhjet elektorale të 23 qershorit 2013 i dhanë PS-së së kryetarit Edi Rama votbesimin sepse shpresuan te Partia Socialiste!!!
Mirëpo, pas 4 vjet qeverisje të Kryeministrit Rama, socialistët e vërtetë janë më të diskriminuar se kurrë nga vetë PS-ja e tyre!
Socialistët diskriminohen nga PS-ja e Edi Ramës, pikërisht sepse JANË SOCIALISTË dhe nuk u bënë Soro – istë!!!
Edi Rama, sapo hodhi në dorë Partinë Socialiste – TË GJITHË E DINË MIRË, QË EDI RAMA E MORI KARRIKEN E KRYETARIT TË PS ME MANIPULIME NË PRAPASKENË – filloi spastrimin e PS-së nga të gjitë personalitetet socialistë, nga të gjithë intelektualët e ndershëm, nga të gjithë socialistët e devotshëm!
Edi Rama, sa hodhi në dorë PS-në, afroi në PS, në strukturat drejtuese të PS-së, pikërisht ata aktivistë të MJAFT-it, që qëllonin me domate në rrugët e sheshet e Tiranës qeverinë Socialiste të Nanos, edhe pse ata nuk kishin kontribute në PS, edhe pse ata nuk kishin personalitet në Politikë, edhe pse ata ende nuk kishin mbaruar as 8 – vjeçaren në shkollë!!!
Emërimet në Administratën Publike në qeverisjen e Rilindjes Socialiste nuk u bënë as me Meritokraci dhe as me teserën e Partisë!
Përkundrazi!
Në Administratën Publike të Rilindjes Socialiste u emëruan të gjithë ata që u bënë Soro-istë, aktivistët e MJAFT-it, anëtarët e G – 99!
Kryetari I PS-së Edi Rama ka kaq urrjetje për çdo gjë që është socialiste, që është trashëgimi e Partisë Socialiste, saqë edhe mbylli edhe gazetën “Zëri i opullit”, ngaqë nuk mund të lejonte që socialistët të kishin një Zë mediatik të tyre! Ndërkohë që partitë e tjera parlamentare, sikurse PD dhe LSI kanë gazetat e tyre të përditshme!
Edi Ramës si kryeministër nuk i duhej më “Zëri I Popullit”, gazeta e socialistëve, gazeta e Partisë Socialiste, sepse korruptoi pronarët e Medias, i bëri ata shërbëtorë të interesave të tij politike!
Edi Rama e injoroi kaq shumë Partinë Socialiste, saqë jo vetëm nuk zbaton Statutin e PS-së, por edhe injoroi edhe zgjedhjet e brendshme të PS-së për 6 vjet!
Jo vetëm kaq!
Edi Rama nuk lejoi në Partinë Socialiste që socialistët të votojnë për kryetarin e PS-së, sepse e di, që socialistët, ata që janë anëtarë dhe simpatizantë të PS, janë më të shumë të numër në Parti Socialiste, sesa Soro-istët, që janë militantët e tij!
Qeveria e Rilindjes Socialiste, në 4 vjetët e qeverisjes, kurrë nuk u bë shprehësja e interesave të të Majtëve, të elektoratit të saj të varfër, sepse asnjëherë nuk u dha të varfërve Ndihmë Sociale, përkundrazi, paguan qindra miliona euro çdo vit koncensionet që u ka dhënë klientëve të vet bizmenmenë.
Në 4 vjetët e Rilindjes Socialiste 200.000 shqiptarë të papunë dhe të varfër u shpërngulën nga Shqipëria dhe u bënë azilantë ekonomikë të Europës, ngaqë Rilindja Socialiste vrau çdo shpresë të mbijetesës ekonomike!
Rilindja Socialiste ëshët bërë shprehëse e Interesave Ekonomike të Biznesit të madh, me qindra koncensionet e dhëna!!!
Rilindja Socialiste zhgënjeu socialistët edhe në premtimin elektoral të 2013-s, kur premtoi Shërbim Shëndetësor Publik Falas, ndërkohë, që ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është tashmë Ministri i Koncensioneve, ngaqë Fondi Publik për Shëndetësinë është shumëfishuar, ngaqë Buxheti i Shtetit paguan milionat e koncensioneve shëndetësore, ndërkohë që në Spitale Publike nuk ka as …aspirinë!
Dilema politike që shtrohet për socialistë e vërtetë, tani në 18 qershor 2017 është:
-Do t’i lejojnë vetvetes që, me votën e tyre, të bëhen kufoma politike e morrave Soro –istë në Partinë Socialiste?
– Socialistët e vërtetë, në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, A DO TË DISTANCOHEN njëherë e përgjithmonë nga Rilindja, e cila ka ZAPTUA

Kategori
Uncategorized

JETA NË TIRANË.

JETA NË TIRANË, kujtimet e  gazetarit Suedes, Sven Auren.

Përktheu Adil Biçaku.

Hoteli më i mirë i Tiranës dhe Shqipërisë quhet Dajti sipas emrit të njërit mal më të lartë nga ata që rrethojnë kryeqytetin. Ndërtesa nga jashtë është diçka madhështore, që ndahet prej bulevardit të gjere nga një perde pishash. Por nuk qenë shqiptarët, që e ndërtuan, por italianët. Këta të fundit bënë çuditërisht shumë, gjatë kohës së shkurtër si zotërinj të vendit. Salla e hyrjes është shumë e madhe, veshur me mermer dhe shumë formale, dhoma të këndshme, higjiena le për të dëshiruar. Ashensori – hoteli i vetëm i Shqipërisë me ashensor – është jashtë përdorimi, por pastruese me fustane të zeza, përparëse të bardha dhe flokët topuz, bajnë valixhet e mysafirëve nëpër shkallët ndërsa meshkujt e personelit bëjnë sehir. Okupacioni turk që vazhdoi 500 vjet, ka lënë gjurma ende deri më sot.
Hotel Dajti është i rezervuar për të huaj, ndërsa banorët e vendit e kanë të ndaluar. Shqiptarët, që janë ulur në sallë ose që mbështeten në barin e trishtuar, janë policë me veshje civile dhe në fytyrat e tyre nuk mund te lexosh diçka. Atmosfera përgjithësisht është e rëndë dhe karakterizon republikën popullore tërësisht. Portieri përshëndet mysafirët e ri pa asnjë orvatje për një buzëqeshje, nuk dallon as shkëlqim në sytë e shërbyesit. Kamerieri i barit, një burrë në moshën mesatare duket sikur ka varrosur dikë të afërt sot paradite, dhe në raft një rradhë shishesh si urna në një kolumbarium*1. Ato shërbejnë vetëm si dekor. Nuk mund të porosisësh pije përkatësisht (visky, konjak, sherry etj.), veç se klientët detyrohen të zgjedhin raki ose lëng limoni. Dhe me një gotë raki përpara – rakia më e mirë shqiptare, që thuhet kalimthi, bërë prej manaferre –nëse shfleton në ca broshura, që shoqërojnë me çelësin e dhomës. Reklamë për hotelin? Propagandë turistike për Shqipërinë? As gjë. Njëra flet mbi “ tradhtinë e Rusisë ndaj komunizmit” dhe tjetra i bën thirrje, për vigjilencë, botës socialiste: “Kuçedra kapitaliste ngrenë kryet në Çekosllovaki”.
I kthen shpinën këtij barit të gëzuar….dhe nisem për në qytetin me emrin e bukur. Se çfarë konstaton një rrugëtar në Tiranë, i cili para lufte, kur dilte nga hoteli, ishte zhurma e rrugës.
Taksitë dhe veturat private i binin burisë pa ndalur, por kishte edhe tjetër lloj zhurme trafiku: një shumicë e madhe karroca kuajsh, shkatarraqe, që i kishin pajisur me buri veturash dhe karrocierët u binin me zellshëm sikurse

automobilistët, një mori gomarësh që përdoreshin për transporte dhe kontribonin në ulërimën e madhe të koncertit, qerre dhe karro, të ndryshme, katër rrotëshe, tregtarë ambulantë, që u binin zileve, muzikantë rrugësh… . Përveç asaj rrugët e këqija automobilistike bënin të veten që kakofonia të arrinte maksimumin. Zhurma ndoshta bënte një përshtypje irrituese, por njëkohësisht pasqyronte një jetë të gëzuar në një kryeqytet, që ishte një katund Ballkanik shumë i madh.

Çfarë ndesh njeriu tashti, heshtjen. Është e çuditshme dhe e pa imagjinueshme. Hotel Dajti ndodhet në rrugën kryesore, i cili gjatë okupacionit italian u ri-pagëzua nga Bulevardi Zog në Bulevardi Mussolini dhe tani quhet Bulevardi Stalin. Ai është i gjerë si Chams-Elysées*1 dhe mjaft i mirëmbajtur: asnjë mbeturinë, asfalti shkëlqen si një pasqyrë. Në njërën anë qëndron një monument që paraqet Stalinin, në anën e kundër duket Lenini, ndryshe bulevardi rrethohet nga shtëpi të reja dhe mjaft pompoze, të kombinuara me parqe. Atje larg një hapësirë e madhe, shesh i rrumbullakët ku heroi kombëtar i Shqipërisë Skënderbeu me përkrenaren e tij të famshme kontrollon situatën prej një kali bronzi me këmbët e para në ajër. Nuk mund ta mohosh që Tirana është zbukuruar. Por nëse në barin e Hotel Dajtit sundon një atmosferë si në një dhomë varri, në Bulevardin Stalin mbizotëron qetësia e vërtetë e varrezave. Unë nuk e ekzagjeroj. Heshtja lidhet me situatën e trafikut ose drejt me thënë mungesen e trafikut. Bulevardi është bosh: as automobila, karroca kuajsh, qerre apo gomar dhe pothuaj se as dhe njerëz. Qe një ditë jave nga ora katër pas dite që unë e konstatova për herë të parë. Një grua shtynte një karrocë fëmije në midis të xhadesë ku disa fëmijë loznin pafkash, dhe një burrë i vetëm qëndronte pa lëvizur dhe lexonte Zëri i Popullit e cila është Pravda e Shqipërisë. Si një turist në Sahara, prita gjatë që të dukej ndonjë automobil, dhe më në fund munda të shoh një kamion dhe një Mercedez elegant me perde të bardha të mbyllura, pas tyre fshihej ndonjë funksionar i lartë komunist. Asnjë motoçikletë, nja dy- tri biçikleta.
Në sheshin Skënderbeu pret një tjetër përjetim. Në shesh shërbente një polic me një shkop të bardhë gome. Ai është i vetmi polic trafiku në Shqipëri, dhe ky i shkreti s´ka asgjë për të dirigjuar. E ndjej nevojën për t´a ndihmuar ashtu sikurse Çestertoni *2 (Chesterton) tregon se si një turist anglez ndihmoi një faturino hekurudhe gjermane, që dukej se ishte shumë melankolik. Duke blerë një biletë për në lagjen më të afërt dhe t´ia japë që ta presë, e bëri nëpunësin dëshpëruar të gëzohet.
Një shpallje në hotel thotë se ka biçikleta me qira. Nëse unë do t´a kisha zbatuar lajmin e shpalljes, dhe të kisha kaluar përmes sheshit Skënderbeu me biçikletë, edhe unë do të kisha kryer një vepër të mirë njerëzore. Është kollaj të ironizosh, por mungesa e trafikut ka vetvetiu një shpjegim të natyrshëm.
1-.*Bulevard i madh në qendër të Parisit. (shën. përk).
2-.*Gilbert K. Chesterton 1874-1936 shkrimtar dhe poet britanik. (shën. përk).

Shqipëria e kuqe është një komb në skamje, që i mungon pothuaj çdo gjë dhe veçanërisht valutat e huaja. Automobila, motoçikleta dhe biçikleta nuk prodhohen në vend dhe duhet të blihen nga jashtë dhe të paguhen më para tjera dhe jo lekë, që është monedha shqiptare. Në këtë situatë kënaqen, të blejnë makineri të domosdoshme, d.m.th. autobusë dhe kamionë (plus një pjesë vetura për zotërinjtë e vendit) dhe kufizimin e importimit të biçikletave deri në minimum. Ndërkaq, karrocat, qerret dhe gomarët, konsiderohen se bëjnë një përshtypje prapambetjeje dhe janë të ndaluara në qendër të kryeqytetit për arsye prestigji. Rezultati: bosh dhe heshtje.
Fshesa komuniste ka fshirë shumë gjëra të tjera. Janë bërë mjaft ndërtime në Tiranë gjatë këtyre 20 viteve të fundit, dhe janë ngritur zona të reja moderne banimi. Rrëmuja e rrugicave dhe shtigjeve në periferi të sheshit Skënderbeu është pothuaj njësoj si përpara. Por çdo gjë që i jepte qytetit ato ngjyra dhe atë joshje është zhdukur: dyqanet e vegjël të panumërta dhe të zotët që rrinin përjashta tyre dhe pinin duhan me çibuk të gjatë të punuar bukur, gratë e mbuluara, që rrinin galiç prane mureve, katundarët, me veshjet e tyre të rralla, që vinin nga malet e larta, rreckamanët e shkretë, dhe bajraktarët krenar me kuajt e bukur, mizëri fëmijësh lypës, aroma e ëmbël e kafes turke, që përhapej prej qindra kafenesh të vogla…. . Gjithë Tirana mbante aromë kafeje në atë kohë. Tashti qyteti nuk ka asnjë aromë. Të gjithë njerëzit duket njëlloj: burrat janë veshur me pantallona të errët dhe këmisha të bardha dhe gratë mbajnë fustane pambuku, por duhet thënë se sipas rrobave nuk të duket se ka varfëri të theksuar. Njeriu nuk ndiqet më as nga turma fëmijësh lypës. Jo pse mungojnë fëmijë. Përkundrazi. Në Shqipërinë e sotme nxitet lindshmëria në të gjitha mënyrat, dhe falë kësaj politike është shtuar popullsia nga një milion në një e gjysmë që pas lufte. Kryeqyteti ka 135 000 banorë në krahasim me 35 000 në vitin 1945. Sheh fëmijë kudo po ashtu edhe gra shtatzëna. Me shami të kuqe për qafe, dhe me flamur të kuq përpara rreshtit në formë repartesh ushtarake marshojnë të rinjtë, duke kënduar këngë antiimperialiste, dhe quhen “Pionierët e Kuq”.
Nga numri i shumtë i dyqaneve të vegjël t´atëhershëm kanë mbetur tani vetëm pak por edhe ata nuk kanë shumë gjëra për të ofruar. Më kujtohet një sahatçi në rrugën kryesore, i cili shiste rripa sahatesh por jo sahatë. Jeta tregtare, është e përqendruar në magazina shtetërore, që quhen MAPO që do të thotë “Magazinë Popullore” lokale të mëdha trishtuese me pajisje të errëta, që të kujton po të njëjtat magazina në Pekin, dhe atje ka mungesë mallrash nëpër raftet. Çmimet të bëjnë të shtangësh. Rroga mesatare e punëtorit është midis 250 dhe 500 kruna (kronor)*1 në muaj dhe kjo e fundit në raste të veçanta.
Këpucët kushtojnë 50—60 kr., këmisha 50 kr., një çantë grashë 70—100 kr. Dhe të gjitha të thjeshta ose të thuash te drejten primitive. Cilët janë ata shqiptare që kanë mundësi me ble në këto MAPO ?
1*- Monedha suedeze kronor (korona) kr. (shën. përk.).
Përsa u përket njerëzve, janë pyetje tjera që nuk mund të hesht edhe pse ndoshta mund të cilësohet si tragjike. Para lufte shikoje arixhinj kudo. Unë nuk kam pa as edhe një magjyp gjatë këtij udhëtimi. Kur mbaroi lufta statistika zyrtare e dëmtimeve të Shqipërisë, përmbante dhjetëra mijëra invalidë. Nëpër muzetë e luftës, që ndodhen në të gjithë qytetet e mëdhenj të vendit përsëriten gjithnjë këto të dhëna. Ku ndodhen ata tani? Gjatë dy javëve udhëtimi këtu nuk kam parë asnjë invalid. Çfarë i ka gjetur pleqtë? Pleqtë mund të numërohen në gishtat e njërës dorë. Kam përshtypjen se vendi përbëhet vetëm nga popullsia e moshës së punës dhe fëmijë. Ka të ngjarë, që nënshtetasit jo produktivë të jenë ne kampe përqendrimi ose të izoluar në fshatra të izoluara, por çdo pyetjeje për të vizituar një azil invalidësh—ose azil pleqsh; përgjigja e menjëhershme është negative. Në një shtet komunist, që ndodhet në epokën e hekurit dhe që si e tillë çdo gjë vlerësohet pas shkallës së dobishmërisë, këto vëzhgime duke shqetësuese.
Kjo Tirana, e shpëlarë dhe vetëm me një alternativë, ku të pasurit nuk ekzistojnë më dhe fukarenjtë duken më pak fukarenj, është një qytet i ri. Jo më pak, ka diçka, që është fare e njëjtë dhe që tregon se veçoritë orientale tek shqiptarët janë të gjalla; nepotizmi. Nëse dikur shëtisje në rrugë pasi të errësohej duhet të kishe kujdes mos shkoje afër një zone të madhe, të rrethuar me mur betoni. Ajo ruhej rreptë: post rojet vëzhgonin me dyshim të gjithë kalimtarët, tek-tuk shihje ndonjë grykë automatiku në frëngji. Brenda mureve banonte Zogu bashkë me nënën e tij dhe gjashtë motrat, të gjithë aktivë në politikë. Pozitat e larta zakonisht ishin të zëna me fare fis të familjes mbretërore, që për arsye të rrezikut të ndonjë atentati nuk dëshironin të dukeshin jashtë rezervatit të tyre të mirëmbrojtur. Shteti drejtohej si ndërmarrje familjare me monarkun si drejtor ekzekutiv, anëtarët e familjes si kryesi dhe fisi si aksionarë.

Sistemi nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të thellë. Shqipëria e sotme është një ndërmarrje familjare komuniste. Zotërinjtë e rinj kanë ngritur një lagje me vila për veten e tyre, që siç duket janë inspiruar nga qyteti i ndaluar i kohëve të kaluara, Pekini. Kjo është e izoluar si një shtatmadhori ushtarake në kohë lufte. Nëse i afrohesh të përzënë rojet e armatosura mirë, që duken se janë edhe më shumë se në kohën e Zogut dhe përveç kësaj kanë edhe qenë kufiri (schefer). Në këtë qytetin e ndaluar jetojnë tri familjet që bashkë-qeverisin Hoxha, Shehu dhe Kapo. Figura më dominuese është natyrisht sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste, ish mësuesi i një shkolle në Korçë Enver Hoxha, pastaj vijnë dy veteranët e partisë Shehu që është kryeministër dhe Kapo, që është numër 2 i partisë. Që të tre janë martuar me motrat ose fisin e njëri tjetrit. Zonjat Hoxha,
Shehu dhe Kapo janë super aktive komuniste dhe anëtare të shquara të komitetit qendrorë të partisë, që në Shqipëri dhe në demokracitë e tjera popullore përbëjnë bazën e pushtetit. Në postet tjera kyçe gjenden sërish vëllezër, kunetër dhe kushërinj. Vetëm Hoxha është kujdesuar pra të ketë vënë në detyra të rëndësishme një vëlla, një dhëndër dhe gjashtë kushërinj. Kjo botë, që është si një fis, jeton për veten e vet. Herë- herë del, Enver Hoxha, së bashku më bashkëpunëtorë dhe i rrethuar nga polic, për të përuruar apo të mbaj fjalim dhe pastaj kthehet në lagjen e tij si një zot fortese në kështjellën e vet.

Se si shkon jeta mbas murit rrethues me post roje nuk e di askush i jashtëm. Jetojnë zotërinjtë e vendit po aq thjeshtë si shqiptarët përgjithësisht detyrohen të bëjnë, apo është standardi i atij lloji sa që duhet të mbahet sekret? Thashethemet pëshpëriten brenda trupin diplomatik në Tiranë ku çdo shef ambasade e konsideron postin që ka si një formë dënimi dhe përfaqësitë e huaja perëndimore kufizohen në dy: ambasadorët e Italisë dhe Francës. Por për shqiptarin e zakonshëm, që ende është një copë orientalisti, çështja nuk përbënte ndonjë interes të madh. Komunist ose jo—ç´është më e natyrshmja se ai që i a arrin të marrë pushtetin rregullon fisin e vet, ai vendos pjesëtarët e familjes në poste kyçe nga të cilat poste varet pozita e tij, dhe shijon më të mirën e jetës…? Që Enver Hoxha, para njëzet vjetësh dukej si një qejfli shtathedhur (playboy), tani duket si një bej i majmur asnjeri nuk çuditet për këtë. Nisur nga këndvështrimi shqiptar e kundërta nuk do të ishte e natyrshme.
Kur bëhet natë Tirana duket si qytet i vdekur. Llamba të forta ndrisin rrugët e braktisura. Por llamba e vajgurit, që ndriste aq qetë më parë, nga arkivoli i Sulejman Pashës në xhami dhe thuhej se kurrë nuk është shuar sikurse flaka e përjetshme nën Harkun e Triumfit *1, nuk ekziston po ashtu as edhe arkivoli.
Sulejman Pasha qe një çifligar, që themeloi qytetin dikur në vitet 1500, dhe Enver Hoxha siç duket mendon se varret kapitaliste të kohës së kaluar, s`kemi pse t´i ruajmë. Opera fatkeqësisht nuk jep asnjë shfaqje, dhe nëse duhet të kaloj mbrëmjen, mbetet veç klubi i natës në hotel Dajti. Në fakt ka një klub nate, bile është i pajisur edhe me një tabelë ndriçuese. Banorët e Tiranës s´mund t´a vizitojnë këtë klub. Lokali është veç për të huaj dhe shpresat janë, se ata do të këmbejnë ndonjë kartëmonedhë të shtetit tyre. Të gjitha tavolinat janë bosh përveç njërës, e cila shërben si post—observacioni për dy policë. Të pesë muzikantët me gjysmë zemre, fillojnë me tonet e një valsi vjenez, dhe kamerieri ve një mbulesë mbi tavolinë dhe do të dijë nëse do të porosis raki apo lëng limoni.

1*- Harku i Triumfit (180-1836) ndodhet në qendër të Parisit: Napoloni vendosi ta ndërtohej si kujtim për fitoret e mëdha ushtarake, aty është edhe varri i ushtarit të panjohur. Harku është 51 m. i lartë dhe 45 m. i gjërë (shën. përk.).
Foto nr 2 Polici i vetëm i trafikut të Tiranës në sheshin Skënderbeu ku sheh ca biçikleta dhe rrallë ndonjë veturë. Sipër një kartëmonedhë shqiptare lek.

Kategori
Uncategorized

Karriera e papritur e gruas së kryeministrit.

Karriera e papritur e gruas së kryeministrit

Viti 2016 ka qenë i mbarë për një pjesë të “Rilindjes”, e cila ka nisur të investojë në një sektor strategjik, siç është sektori bankar. Pas Alfred Pezës dhe bashkëshortes së tij që blen 1 përqind të aksioneve të Bankës Credins, tashmë është bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama e cila ka vendosur të bëhet pjesë e sistemit bankar. Lindita Rama apo siç njihet ndryshe si Linda Rama, është emëruar në Këshillin Drejtues të ABI Bank (Banka Amerikane e Investimeve). Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, znj.Rama është emëruar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit të shkuar dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 7 janar të vitit 2020. Por edhe pse zyrtarisht rezulton në detyrë që prej janarit të vitit 2016, zyrtarizimi i znj.Rama është bërë në shtator të këtij viti, sipas dokumenteve të publikuara nga vetë banka. “Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitim i Rezolutës Nr.64, datë 07.01.2016, ku është vendosur emërimi i z.Richard Lukaj dhe zj.Lindita Rama si anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues”, thuhet në Regjistrin e Binzeseve, referuar emërimit të Linda Ramës në Këshillin Drejtues të “ABI Bank”.

Ky emërim është miratuar edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila në përgjigjen drejtuar administratorit të “ABI Bank” jep miratimin paraprak për këto emërime. Në shkresën e datës 19 janar 2016, Departamenti i Mbikëqyrjes me drejtor z. Denis Dëralla i kthen përgjigje “ABI Bank”, duke konfirmuar procedurat dhe dokumentet e paraqitur prej tyre. “Banka e Shqipërisë vlerësoi kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur nga ju për dhënien e miratimit paraprak për emërimin e administratorëve të rinj në pozicionin e Anëtarit të Këshillit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve. Mbështetur në dispozitat e ligjit të Bankat, Banka e Shqipërisë vendosi miratimin paraprak për emërimin e znj. Linda Rama, Richard Lukaj në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues”, thuhet në shkresën e drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Përfshirja e Linda Ramës në sistemin bankar vjen pak kohë pasi deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij u bënë aksionerë në Bankën Credins. Znj. Rama prej kohësh është larguar nga jeta publike dhe shfaqet herë pas herë në darka me gazetaret e preferuara. Por siç duket, largimi nga jeta publike i ka dhënë asaj mundësi të përfshihet në botën e biznesit, krahas projekteve dhe jetës akademike që ajo ka kryer. Nuk dihet nëse ishte banka që zgjodhi znj. Rama për shkak të postit të bashkëshortit të saj, apo znj.Rama që zgjodhi ABI Bank, e cila është riaktivizuar kohët e fundit, pasi më parë ka patur të tjerë pronarë dhe emër tjetër. Kjo bankë rezulton në pronësi të një kompanie financiare të quajtur “Tranzit”, e cila është themeluar më 30 mars të vitit 2009 si investim i dy kompanive të huaja dhe një shtetasi shqiptar. Pronarët e kompanisë “Tranzit”, e cila ka në pronësi “Abi Bank” janë: NCH Balkan Fund, L.P dhe New Century Holdings XI, L.P.

Dokumentet që disponon Boldnews.al tregojnë se pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore. Kështu NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë Tranzit dhe administrator në ABI Bank, në vitin 2009, vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë “Tranzit”. Kjo kompani ka si objektiv të aktivitetit të saj të ofrojë kredi personave fizike dhe juridike, faktoringu, qiraja financiare (leasingu), këshillimi dhe shërbime ndërmjetësimi. Veç kësaj, në përputhje me legjislacionin shqiptar, Tranzit mund të kryejë çdo veprimtari të lidhur drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, që vjen si pasojë ose që është e lidhur me veprimtaritë e mësipërme.

Pas konsolidimit të saj në Shqipëri, ku operoi kryesisht me blerje pasurish të paluajshtme dhe dhënie kredie, kompania “Tranzit” vendosi të blejë një bankë të nivelit të dytë. Kështu më 12 tetor të vitit 2015, kompania “Iub Holding” me një kapital prej 112 milion euro bëri një marrëveshje për transferimin e kuotave të bankës “Credit Agricole” me kompaninë “Tranzit”. Kjo bankë e cila funksionoi për disa kohë me këtë emër ka një histori të gjatë në tregun financiar shqiptar, duke ndërruar disa herë emër dhe pronarë. Ajo është themeluar më 2 shkurt të vitit 1999 me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi me një kapital prej 3 milion dollarë. Më 10 maj të po atij viti, asambleja e aksionerëve e cila ishte Banka Tregtare e Greqisë vendosi t’i ndryshojë emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare (Shqipëri). Pak kohë më pas, aksionieri vendos të shtojë kapitalin e bankës dhe t’i ndryshojë asaj sërish emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare e Greqisë (Shqipëri). Më 10 nëntor të vitit 2003, aksioneri merr sërish vendim për ndryshimin e emrit të bankës duke e quajtur tashmë Banka Emporiki-Shqipëri, emër të cilin e ka mbajtur deri më shtator të vitit 2012, kur është shitur te grupi “Credit Agricole” me seli në Francë. Pas këtij transaksioni, banka u quajt Credit Agricole, emër të cilin e mbajti deri më 22 tetor të vitit 2015. Në këtë datë, kjo bankë u shit tek kompania “Tranzit”.

Me ndryshimin e pronarëve dhe administratorit, banka tashmë me emrin Banka Amerikane e Investimeve SHA ndryshoi menjëherë politikat duke u futur agresivisht në treg. Bëri shumë reklama televizive e publicitet, ofroi norma të larta interesi për depozita kryesisht në lekë dhe ofroi kredi me interesa favorizuese për klientët. Një vit më pas, kur drejtimi i ri i bankës ndryshoi tërësisht kursin e saj në treg, u mendua që pjesë të Këshillit Drejtues të ishte edhe bashkëshortja e Kryeministrit. Ky emërim erdhi pikërisht pak kohë pasi Banka e Shqipërisë ishte përfshirë në një skandal me vjedhjen e mbi 7 milion dollarëve dhe në krye të saj u emërua pasardhësi ish-Guvernatorit Fullani. Gent Sejko erdhi në detyrë më 5 shkurt të vitit 2015 si propozim i Presidentit të Republikës, por që u mbështet kryesisht nga LSI, pasi njihet si shok kursi në fakultetin e Ekonomisë me kryetarin aktual të Kuvendit, Ilir Meta. Tashmë ai certifikoi edhe bashkëshorten e kryeministrit në Këshillin Drejtues të ABI Bank. E kush nuk do ta donte gruan e kryeministrit në drejtimin e biznesit të tij? Refuzimi do të vinte vetëm nëse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me të shoqin.

Kategori
Uncategorized

Marksizem dhe Minaret. Nga Sven Aurén.

Kategori
Uncategorized

DREJT SHQIPËRISË.Kujtimet e një gazetari Suedez.

Gazetari suedez Sven Aurén në gazetën Svenska Dagbladet shkruan nga vizita e katërt në Shqipëri në shtator te vitit 1968.

Nga Adil Bicaku/

DREJT SHQIPËRISË

 

Motorrët ushtojnë, rrezet e diellit vallëzojnë mbi fletët e aeroplanit, dhe poshtë në Adriatik shkëlqejnë patat e bardha. Pas nesh është zhdukur bregdeti italian. Por në lindje, lart mbi horizont ngrihen vargmalet blu. Kjo që kemi përpara është Shqipëria: sateliti i Kinës në Europë, republika popullore staliniste e fundit në pjesën e botës sonë. Cilën ditë jave? Qartë një të martë, sepse vetëm të martat mundesh të udhëtosh për në Shqipëri. Ende në vitin 1968, ka një shtet në Europë – sa Belgjika me sipërfaqe –  që është shumë larg posedimit të një agjencie të veten fluturimi dhe që nuk disponon as edhe një aeroplan pasagjerësh. Janë italianët, që vendosin mbi frekuencën e trafikut. Një herë në javë fluturon një firmë italiane në linjën Romë-Tiranë dhe gjithmonë me një aeroplan gjysmë të mbushur. Çdo të martë ndodh e njëjta gjë në aeroportin e Tiranës, sapo ulet prej fluturimit, me njëherë duhet të shpejtoj për tu kthyer sërish, kështu që qëndrimi në aeroport nuk shkon as gjysmë ore. Ky aeroplan, pra një herë në shtatë ditë drejtohet për rrugë drejt Shqipërisë sikur të ishte në shërbim transporti për furnizim me ushqim të ndonjë  ekspedite të izoluar në polin e veriut, përbën të vetmen lidhje me Europën Perëndimore. Por që është edhe shumë e largët. Edhe pse distanca midis bregdetit italian dhe atij shqiptar përbën veç disa njëzet milje. Ta matësh me nje matëse tjetër është pa mbarim. Qartë Shqipëria e sotme është një nga shtetet më të largëta të rruzullit.

Jam në aeroplanin e Tiranës, kur shkruaj, si parathënie, këto shënime udhëtimi. Stjuardesat, të kënaqura se e dinë se së shpejti do të kthehen sërish në Romë, janë bujare si me buzëqeshjen ashtu dhe pijen. Ndërkaq ato nuk kanë nevojë të stërmundohen. Pasagjerët janë pak: një palë diplomatë italian, njëri nga të cilët shtrëngon një thes poste në gjoks sikurse një prind përqafon fëmijën e vet, një zotëri mjekrosh nga Sorbona, për të cilin thuhet se ka shkruar një artikull të veçantë entuziast mbi heroin kombëtar Skënderbeun dhe për këtë arsye është ftuar zyrtarisht nga shteti shqiptar si dhe disa shqiptarë që është vështirë të përcaktosh statusin e tyre. Së fundi lista e pasagjerëve përmban një udhëtim kolektiv në të cilin bëj pjesë edhe unë si turist midis tjerësh.

 

Po ç’ka të bëj një gazetar me një grup udhëtimi? Nuk është kollaj të hysh në kufijtë shqiptar. Ata janë më të mbyllurit në Europë, ndoshta në të gjithë botën. Ka shumë vite që shefa dashamirës të ambasadës janë përpjekur të më nxjerrin një vizë individuale. Aplikime, telefonata dhe në biseda private, pa përjashtim, të gjitha kanë rezultuar në përgjigjen e zakonshme të Shqipërisë, kur bëhet fjalë për viza për gazetarë të uritur perëndimor: kërkesa është nën shqyrtim. Muaj dhe vite kalojnë, dhe nuk ndodh asgjë, dhe me kalimin e kohës dhe kjo mungesë reagimi merr një karakter pothuaj normal. Vetëm në  Ambasadën e Parisit tashmë janë stivë kërkesat pa përgjigje të qindra gazetarëve. Por kur të kujtohen këto ngjarje, s’është zor të kuptosh që unë u habita, kur, rastësisht, pashë në një vitrinë të një agjencie të thjeshtë udhëtimesh, në Bulevardin Opera (Avenue de L’Opera), që ishte për shtetet e lindjes. Në një qosh të fshehtë, sikur nuk ishte qëllimi që të shihej, ndodhej një afishe, që lajmëronte mbi një udhëtim për në Shqipëri. Udhëtimi ishte dy javë me autobus, vizitë në të gjithë qytetet dhe komunitet e mëdha….Një pyetje me vend, me të vërtetë veçse të regjistrohesh, por nuk bëhej fjalë për nisje para se lista e pjesëmarrësve të miratohej nga ambasada shqiptare. Që ky institucion, që tashmë ishte bërë objekt i aq përpjekjeve pa rezultat, do të pranonte emrin tim në këtë rastin e ri duket natyrisht e pamundur. Por ndoshta një pasaportë të re me të dhëna të një profesioni tjetër, se sa këtë xhyben e kuqe të theksuar “gazetar”, p.sh. “shkrimtar”, nuk do të binte aq në sy?

Kjo ndodhi. Dhe, megjithatë, ky është shpjegimi që unë jam në rrugë për në një shtet komunist, i cili aq gjatë ka refuzuar të më pranoje. Unë shkoj me etiketën si grup turistik  dhe kjo tingëllon ca vulgare. Por bashkudhëtuesit e mi nuk mund të konsiderohen si turistë të rëndomtë. Njerëz, që kërkojnë atë normalen, pothuajse nuk shkojnë në Shqipëri. Përveç kësaj grupi është i jashtëzakonshëm edhe në një tjetër këndvështrim. Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që kanë mbi komodinë libërthin e kuq të Maos. Do të kishte qenë më e arsyeshme që studentët revolucionar të Sorbonës të shfrytëzonin këtë shans dhe të merrnin kontakt me një komb të inspiruar nga Kina. Mjaft e çuditshme që nuk ka asnjë të ri të atij tipi në grupin tonë. Mos vallë kanë frikë se mos u shuhen iluzionet? Nuk ka as komunistë dhe as nga ata me prirje simpatizuese komuniste, që apriori kanë vendosur të gjejnë atë më të mrekullueshmen. Këta janë mësues dhe mësuese shkollash, një çift i ri jurist që është specializuar për kërkesë patentash në shtetet e lindjes, një 78 vjeçar inxhinier më bashkëshorten, që bëjnë  udhëtime të çuditshme gjatë jetës që u ka mbetur dhe një ish gjykatës nga Orleans i cili, është krejt i verbër dhe udhëhiqet nga bashkëshortja e kujdesshme e tij, e cila sheh për të dy dhe i tregon për çdo gjë. Është gjithashtu një burrë në moshën mesatare, postier me interesa të përgjithshme nga lagja e trembëdhjetë e Parisit, i cili ka një kohë të gjatë që është i inatosur sepse kurrë nuk gjente diçka për të lexuar për Shqipërinë në buletinin e mëngjesit. Ai vendosi ta marrë çështjen vetë në dorë. Kryesisht është një grup simpatik francez kur janë për së mbari.

Por edhe pse ende edhe në të ardhmen dukej e pamundur që një gazetar të kryente një vizitë individuale, dhe një grup udhëtarësh, ofron shansin e vetëm të hedhësh një sy përbrenda kufijve, natyrisht mund të këmbëngulësh se gazetari dhe udhëtim kolektiv s’kanë gjë të përbashkët. Në një diktaturë komuniste te këtij modeli ekstrem duket që një rrugëtim i tillë do të thotë se autoritetet dëftejnë atë që duan të dëftejnë dhe fshehin të tjerat. Që të shfrytëzoj plotësisht të paktën atë që lejohet të shoh, ndërkaq, kam ndërmarrë një numër masash përgatitore. Ka diplomatë të shteteve të ndryshëm, që kohët e fundit kanë qenë të stacionuar në Tiranë po ashtu edhe specialistë, të cilët kanë pasur shërbime të ndryshme në Shqipëri. Falë informatorëve të këtij tipi që jam armatosur me dijeni paraprake mbi situatën aktuale. Me këtë mes ka disa mundësi të krahasohet midis të tanishmes dhe të dikurshmes. Ky është udhëtimi im i katërt në Shqipëri. …..   On  revienz  toujours*1….. Në moshën e rinisë u njoha me një student shqiptar në Paris dhe më pas kalova një javë në shtëpinë e tij në Tiranë. Vizita më la aq përshtypje të forta, sa që unë disa vjet më vonë shkova prapë për të shkruar një libër mbi vendin. Vizitën e tretë e bëra pak para luftës kur unë udhëtova me veturë prej Stokholmi për të marrë pjesë në dasmën piktoreske të mbretit Zog me princeshën Hungareze Apony (Apponyi). Kjo qe në prill 1938. Menjëherë pas një viti u zhduk shteti shqiptar prej valëve të luftës, u shkretua, u copëtua dhe më në fund u kthye në formën e tanishme.

Kësaj Shqipërisë së djeshme që unë i kushtova aq shumë interes, qe një komb ballkanik i panjohur dhe primitiv me një milion banorë, që gjithnjë e quan veten Shqiptar: bijtë e shqiponjave. Me mbi dy të tretat male jo pjellorë dhe gati një të tretën pjesë kultivuese në lugina dhe rripa bregdetare, qe gjithashtu një vend shumë i varfër. Gjatë gjithë historisë së tij ndodhej në rrugën e  konflikteve të mëdha të interesave të fuqive të mëdha. Që shqiptarët, të cilët janë pasardhësit e ilirëve, mundën të ruajnë si gjuhën e vet ashtu edhe veçoritë kombëtare-p.sh. zakonet e jetesës bile edhe fizionominë-është një mrekulli! Direkt apo indirekt ata kanë qene gjithnjë të kolonizuar. Ata janë sunduar nga grekët, romakët dhe Bizanti. Në pesë shekuj me radhë deri më 1912 vendi ishte pronësi turke. Gjatë luftës parë botërore shërbeu si fushë beteje e ushtrive të superfuqive. Në vitet 1920 për të parën herë fitoi, të paktën dukej, një si formë pavarësie politike. Struktura sociale ishte feudale me një numër prijësish të pasur malësore si figura dominuese. Më 1928 prijësi malësor Ahmed Zogu mundi t’i bindë prijësit tjerë të fortë të pranonin formimin e një monarkie ku ai shpallet mbret me emrin Zogu I.

Tragjedia e përhershme e vendit është se kurrë nuk ka mundur të mbijetojë pa një financier të huaj. Zogu qeveriste por Mussolini paguante, që e shndërroi mbretin e parë të vendit në vasal italian. Më 1939 vasali nuk u tregua aq i bindur prandaj e dëbuan, dhe vendi u kthye në një koloni italiane. Por gjatë vizitë sime në vitet tridhjetë pati ende fronin të pa prekur të vendosur në një sallon në pallatin mbretëror në Tiranë, që dukej si një vilë mesatare e Djurs’holmit (Djursholm)*2

Kur je ulur kështu në një kolltuk të aeroplanit në rrugë drejt një Shqipërie të re që njohuritë për te janë veç të karakterit teorik, është e natyrshme, që të kaluarat të dalin parasysh si shfaqje. A ka mbetur më diçka nga shteti magjepsës Ballkanik? Por peizazhi madhështor i vendit duhet të ketë mbetur po ashtu:

 

1-.*Edhe një udhëtim tjetër (frëngjisht).

2-.*Lagje me vila në periferi të Stokholmit. Banon klasa e pasur. (shën. përk.)

Malet aventuriere, rrugët me serpentina, ata liqenet blu të thellë në Shkodër dhe Pogradec, urat e gurit të përkulura si mace zemërake në rrëpirën e grykave, shqiponjat, që fluturojnë rreth kreshtave të maleve masive, ato luginat e gjelbëruara me fushat e tyre me lule dielli, duhan dhe misër….. Por njerëzit, atmosfera? Para lufte, udhëtarët që shkonin në Shqipëri përbënin një numër mjaft të vogël dhe në vendet e tyre ata konsideroheshin si ekstravagantë, romantikë ose aventurier. Në Shqipëri ata ishin mbretër. Ata priteshin si miq të nderuar. Të pasur dhe të varfër konkurronin për t´u hapur dyert, shkëlqenin nga kënaqësia, gatishmëria ishte totale. Bujaria qe ngritur në dogmë fetare. Nga njëherë, bile, ndodhte që edhe gjakmarrja lihej me një anë, e cila ishte e dhimbshme, dhe që e shkretonte vendin si kolere dhe çonte në zhdukje si familje ashtu edhe fise. Nëse viktima, që duhej të vritej, arrinte të hynte brenda në shtëpinë e hasmit para se ai të arrinte ta qëllonte, përfitonte nga zakoni i mikpritjes sa kohë që të qëndronte aty.

 

Shqiptarëve u pëlqente t´i fotografosh dhe dëshironin të jepnin dhurata. Na jepnin peshqeshe kudo që shkonim. Njerëz fukarenj -shumica ishin pothuaj aq fukarenj sa s´ta merrte mendja-silleshin me një krenari të denjë madhështore. Zhelamanët shëtisnin në rrugën e katundit si princa. Përsa i përket ngjyrave të dukej  se tabloja ishte sublime. Mua më kujtohet tregu i Shkodrës një mëngjes të prillit: Malësorët me tesha të bardha leshi deleje, xhamadanë të zi pa mëngë dhe qeleshe vezake në kokë, gra me balluke të drejta katran të zeza dhe rrobe të mundimshme, që të çonte mendjen tek eskimezët e Greonlandës. Gra nga Malësia me flokët të lyer me vaj dhe me thekë në ballë dhe një brez të çuditshëm me pafte, çapraze, nizamçe serme dhe thumba kallaje ….Ky karnavali shqiptar, që s´ishte ndonjë karnaval përveç se një ditë e zakonshme shumëngjyrëshe, do të magjepste një historian të veshjeve. Kësi pamjesh sheh edhe në vende tjera në Ballkan por në asnjë vend ishin aq intensive dhe fantastike si në Shkodër. Kjo varej nga izolimi i një shteti të vogël, që Evropa e kishte harruar fare.

 

Edhe mbreti Zog, i cili kurrë nuk deshi të quhej ” mbreti i Shqipërisë”, insistonte të quhej “Mbreti i Shqiptarëve” duke menduar për minoritetet shqiptare në Greqi dhe Jugosllavi. Unë e shoh atë, natën e dasmës në pallat në Tiranë: një Buster Keaton*1 shqiptar me një fytyrë të ngurtë pa emocione, dhe i mbuluar me dekorata sa që ylli shkëlqyes varet deri poshtë cepit të kapotës së uniformës. Pranë këtij kalorësi me pamje serioze një vajzë e gjatë, bukuroshe shtathedhur që duket jashtëzakonisht e ngazëlluar se është bërë mbretëreshë edhe pse në një monarki operete. Mbrapa çiftit një italian i fryrë me uniformë fashiste me gjoks përpara dhe me një buzëqeshje vetëkënaqësie në fytyrën e tij të shëndoshë: dhëndëri i Mussolinit, konti Ciano. Konti ishte kumbarë i martesës. Asnjë nuk mund t´a imagjinonte ç´farë fati i priste. Ky kumbara do të rikthehej së bashku me një ushtri pushtuese dhe do t´a detyronte çiftin mbretëror në mërgim, dhe ai vetë pas disa vitesh do të ulej në karrige në një vend ekzekutimi në Italinë e Veriut dhe të pushkatohej pas shpine si tradhtar.    Atmosfera qe madhështore, edhe pse pati ndonjë kukuvajkë si p.sh. ministri francez, i cili nuk mundi t´a përmbante veten dhe u gajas  me zë të lartë kur pa dhuratat e dasmës: gjashtë kuaj shale nga shteti Hungarez, një anije më motor nga Duçja (Il Duçe) dhe një Mercedez nga Hitleri. “Dhuruesit duket se kanë pasur të njëjtin mendim në kokë: Më mirë t´u japim diçka, që t´u shërbej në rast se detyrohen të lënë vendin”. Vallëzimi filloi me tonet e orkestrës së Oborrit Mbretëror dhe një orkestre arixhinjsh, të cilët i kishte sjellë nusja nga Budapesti. Përfaqësuesit diplomatik nga njëzet kombe, kërcenin vals me zonjat e aristokracisë shqiptare ndërsa muret rrethoheshin nga prijës malësorë të veshur me kostume kombëtare të qëndisura më flori dhe me pistoleta brez. Disa nga ata kompletonin pistoletat me një stilograf floriri që në atë kohë do të thoshte se personi në fjalë dinte të shkruante. Maja e minareve ishin dekoruar me prozhektorë dhe vargje zbukurues. Balona të mëdha me portretin e çiftit mbretëror silleshin mbi çatitë e shtëpive dhe në aeroportin e Tiranës hodhën fishekëzjarre të shkëlqyer të markës më të mirë italiane.

Aeroporti i Tiranës…… Ne jemi tashmë aty. Lidhni rripin e sigurisë, fikni cigaret, signores et signorinas . Kryeqyteti i Shqipërisë shtrihen brenda një kazan malesh. Aeroplani zhytet poshtë deri në fund dhe prek tokën. Ka qenë në mbrëmjen e dasmës së Zogut kur unë pashë këtë aeroport herën e kaluar. Atëherë ishin një mori njerëzish të gëzuar që admironin raketa e fishekzjarre në qiell. Atëherë nuk shihej ndonjë aeroport përveç se vetëm njerëz. Po tani ?

Unë shikoj përreth nga dera e hapur. Tani është i shkretë si një shesh i braktisur për zbritje emergjente. Asnjë aeroplan tjetër përveç tonit. Asnjë njeri përveç se një ushtar melankolik, që është mbështetur në pushkën e tij. Asnjë   ndërtesë me përjashtim të një shtëpie si kioskë të kurorëzuar me një yll të kuq.

Kategori
Uncategorized

Drejt Shqipërisë. Kujtime të një gazetari Suedez

Gazetari suedez Sven Aurén në gazetën Svenska Dagbladet shkruan nga vizita e katërt në Shqipëri në shtator te vitit 1968.

nga Adil Bicaku/

DREJT SHQIPËRISË

Motorrët ushtojnë, rrezet e diellit vallëzojnë mbi fletët e aeroplanit, dhe poshtë në Adriatik shkëlqejnë patat e bardha. Pas nesh është zhdukur bregdeti italian. Por në lindje, lart mbi horizont ngrihen vargmalet blu. Kjo që kemi përpara është Shqipëria: sateliti i Kinës në Europë, republika popullore staliniste e fundit në pjesën e botës sonë. Cilën ditë jave? Qartë një të martë, sepse vetëm të martat mundesh të udhëtosh për në Shqipëri. Ende në vitin 1968, ka një shtet në Europë – sa Belgjika me sipërfaqe – që është shumë larg posedimit të një agjencie të veten fluturimi dhe që nuk disponon as edhe një aeroplan pasagjerësh. Janë italianët, që vendosin mbi frekuencën e trafikut. Një herë në javë fluturon një firmë italiane në linjën Romë-Tiranë dhe gjithmonë me një aeroplan gjysmë të mbushur. Çdo të martë ndodh e njëjta gjë në aeroportin e Tiranës, sapo ulet prej fluturimit, me njëherë duhet të shpejtoj për tu kthyer sërish, kështu që qëndrimi në aeroport nuk shkon as gjysmë ore. Ky aeroplan, pra një herë në shtatë ditë drejtohet për rrugë drejt Shqipërisë sikur të ishte në shërbim transporti për furnizim me ushqim të ndonjë ekspedite të izoluar në polin e veriut, përbën të vetmen lidhje me Europën Perëndimore. Por që është edhe shumë e largët. Edhe pse distanca midis bregdetit italian dhe atij shqiptar përbën veç disa njëzet milje. Ta matësh me nje matëse tjetër është pa mbarim. Qartë Shqipëria e sotme është një nga shtetet më të largëta të rruzullit.
Jam në aeroplanin e Tiranës, kur shkruaj, si parathënie, këto shënime udhëtimi. Stjuardesat, të kënaqura se e dinë se së shpejti do të kthehen sërish në Romë, janë bujare si me buzëqeshjen ashtu dhe pijen. Ndërkaq ato nuk kanë nevojë të stërmundohen. Pasagjerët janë pak: një palë diplomatë italian, njëri nga të cilët shtrëngon një thes poste në gjoks sikurse një prind përqafon fëmijën e vet, një zotëri mjekrosh nga Sorbona, për të cilin thuhet se ka shkruar një artikull të veçantë entuziast mbi heroin kombëtar Skënderbeun dhe për këtë arsye është ftuar zyrtarisht nga shteti shqiptar si dhe disa shqiptarë që është vështirë të përcaktosh statusin e tyre. Së fundi lista e pasagjerëve përmban një udhëtim kolektiv në të cilin bëj pjesë edhe unë si turist midis tjerësh.

Po ç’ka të bëj një gazetar me një grup udhëtimi? Nuk është kollaj të hysh në kufijtë shqiptar. Ata janë më të mbyllurit në Europë, ndoshta në të gjithë botën. Ka shumë vite që shefa dashamirës të ambasadës janë përpjekur të më nxjerrin një vizë individuale. Aplikime, telefonata dhe në biseda private, pa përjashtim, të gjitha kanë rezultuar në përgjigjen e zakonshme të Shqipërisë, kur bëhet fjalë për viza për gazetarë të uritur perëndimor: kërkesa është nën shqyrtim. Muaj dhe vite kalojnë, dhe nuk ndodh asgjë, dhe me kalimin e kohës dhe kjo mungesë reagimi merr një karakter pothuaj normal. Vetëm në Ambasadën e Parisit tashmë janë stivë kërkesat pa përgjigje të qindra gazetarëve. Por kur të kujtohen këto ngjarje, s’është zor të kuptosh që unë u habita, kur, rastësisht, pashë në një vitrinë të një agjencie të thjeshtë udhëtimesh, në Bulevardin Opera (Avenue de L’Opera), që ishte për shtetet e lindjes. Në një qosh të fshehtë, sikur nuk ishte qëllimi që të shihej, ndodhej një afishe, që lajmëronte mbi një udhëtim për në Shqipëri. Udhëtimi ishte dy javë me autobus, vizitë në të gjithë qytetet dhe komunitet e mëdha….Një pyetje me vend, me të vërtetë veçse të regjistrohesh, por nuk bëhej fjalë për nisje para se lista e pjesëmarrësve të miratohej nga ambasada shqiptare. Që ky institucion, që tashmë ishte bërë objekt i aq përpjekjeve pa rezultat, do të pranonte emrin tim në këtë rastin e ri duket natyrisht e pamundur. Por ndoshta një pasaportë të re me të dhëna të një profesioni tjetër, se sa këtë xhyben e kuqe të theksuar ”gazetar”, p.sh. “shkrimtar”, nuk do të binte aq në sy?
Kjo ndodhi. Dhe, megjithatë, ky është shpjegimi që unë jam në rrugë për në një shtet komunist, i cili aq gjatë ka refuzuar të më pranoje. Unë shkoj me etiketën si grup turistik dhe kjo tingëllon ca vulgare. Por bashkudhëtuesit e mi nuk mund të konsiderohen si turistë të rëndomtë. Njerëz, që kërkojnë atë normalen, pothuajse nuk shkojnë në Shqipëri. Përveç kësaj grupi është i jashtëzakonshëm edhe në një tjetër këndvështrim. Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që kanë mbi komodinë libërthin e kuq të Maos. Do të kishte qenë më e arsyeshme që studentët revolucionar të Sorbonës të shfrytëzonin këtë shans dhe të merrnin kontakt me një komb të inspiruar nga Kina. Mjaft e çuditshme që nuk ka asnjë të ri të atij tipi në grupin tonë. Mos vallë kanë frikë se mos u shuhen iluzionet? Nuk ka as komunistë dhe as nga ata me prirje simpatizuese komuniste, që apriori kanë vendosur të gjejnë atë më të mrekullueshmen. Këta janë mësues dhe mësuese shkollash, një çift i ri jurist që është specializuar për kërkesë patentash në shtetet e lindjes, një 78 vjeçar inxhinier më bashkëshorten, që bëjnë udhëtime të çuditshme gjatë jetës që u ka mbetur dhe një ish gjykatës nga Orleans i cili, është krejt i verbër dhe udhëhiqet nga bashkëshortja e kujdesshme e tij, e cila sheh për të dy dhe i tregon për çdo gjë. Është gjithashtu një burrë në moshën mesatare, postier me interesa të përgjithshme nga lagja e trembëdhjetë e Parisit, i cili ka një kohë të gjatë që është i inatosur sepse kurrë nuk gjente diçka për të lexuar për Shqipërinë në buletinin e mëngjesit. Ai vendosi ta marrë çështjen vetë në dorë. Kryesisht është një grup simpatik francez kur janë për së mbari.
Por edhe pse ende edhe në të ardhmen dukej e pamundur që një gazetar të kryente një vizitë individuale, dhe një grup udhëtarësh, ofron shansin e vetëm të hedhësh një sy përbrenda kufijve, natyrisht mund të këmbëngulësh se gazetari dhe udhëtim kolektiv s’kanë gjë të përbashkët. Në një diktaturë komuniste te këtij modeli ekstrem duket që një rrugëtim i tillë do të thotë se autoritetet dëftejnë atë që duan të dëftejnë dhe fshehin të tjerat. Që të shfrytëzoj plotësisht të paktën atë që lejohet të shoh, ndërkaq, kam ndërmarrë një numër masash përgatitore. Ka diplomatë të shteteve të ndryshëm, që kohët e fundit kanë qenë të stacionuar në Tiranë po ashtu edhe specialistë, të cilët kanë pasur shërbime të ndryshme në Shqipëri. Falë informatorëve të këtij tipi që jam armatosur me dijeni paraprake mbi situatën aktuale. Me këtë mes ka disa mundësi të krahasohet midis të tanishmes dhe të dikurshmes. Ky është udhëtimi im i katërt në Shqipëri. ….. On revienz toujours*1….. Në moshën e rinisë u njoha me një student shqiptar në Paris dhe më pas kalova një javë në shtëpinë e tij në Tiranë. Vizita më la aq përshtypje të forta, sa që unë disa vjet më vonë shkova prapë për të shkruar një libër mbi vendin. Vizitën e tretë e bëra pak para luftës kur unë udhëtova me veturë prej Stokholmi për të marrë pjesë në dasmën piktoreske të mbretit Zog me princeshën Hungareze Apony (Apponyi). Kjo qe në prill 1938. Menjëherë pas një viti u zhduk shteti shqiptar prej valëve të luftës, u shkretua, u copëtua dhe më në fund u kthye në formën e tanishme.
Kësaj Shqipërisë së djeshme që unë i kushtova aq shumë interes, qe një komb ballkanik i panjohur dhe primitiv me një milion banorë, që gjithnjë e quan veten Shqiptar: bijtë e shqiponjave. Me mbi dy të tretat male jo pjellorë dhe gati një të tretën pjesë kultivuese në lugina dhe rripa bregdetare, qe gjithashtu një vend shumë i varfër. Gjatë gjithë historisë së tij ndodhej në rrugën e konflikteve të mëdha të interesave të fuqive të mëdha. Që shqiptarët, të cilët janë pasardhësit e ilirëve, mundën të ruajnë si gjuhën e vet ashtu edhe veçoritë kombëtare—p.sh. zakonet e jetesës bile edhe fizionominë—është një mrekulli! Direkt apo indirekt ata kanë qene gjithnjë të kolonizuar. Ata janë sunduar nga grekët, romakët dhe Bizanti. Në pesë shekuj me radhë deri më 1912 vendi ishte pronësi turke. Gjatë luftës parë botërore shërbeu si fushë beteje e ushtrive të superfuqive. Në vitet 1920 për të parën herë fitoi, të paktën dukej, një si formë pavarësie politike. Struktura sociale ishte feudale me një numër prijësish të pasur malësore si figura dominuese. Më 1928 prijësi malësor Ahmed Zogu mundi t’i bindë prijësit tjerë të fortë të pranonin formimin e një monarkie ku ai shpallet mbret me emrin Zogu I.
Tragjedia e përhershme e vendit është se kurrë nuk ka mundur të mbijetojë pa një financier të huaj. Zogu qeveriste por Mussolini paguante, që e shndërroi mbretin e parë të vendit në vasal italian. Më 1939 vasali nuk u tregua aq i bindur prandaj e dëbuan, dhe vendi u kthye në një koloni italiane. Por gjatë vizitë sime në vitet tridhjetë pati ende fronin të pa prekur të vendosur në një sallon në pallatin mbretëror në Tiranë, që dukej si një vilë mesatare e Djurs’holmit (Djursholm)*2
Kur je ulur kështu në një kolltuk të aeroplanit në rrugë drejt një Shqipërie të re që njohuritë për te janë veç të karakterit teorik, është e natyrshme, që të kaluarat të dalin parasysh si shfaqje. A ka mbetur më diçka nga shteti magjepsës Ballkanik? Por peizazhi madhështor i vendit duhet të ketë mbetur po ashtu:

1-.*Edhe një udhëtim tjetër (frëngjisht).
2-.*Lagje me vila në periferi të Stokholmit. Banon klasa e pasur. (shën. përk.)
Malet aventuriere, rrugët me serpentina, ata liqenet blu të thellë në Shkodër dhe Pogradec, urat e gurit të përkulura si mace zemërake në rrëpirën e grykave, shqiponjat, që fluturojnë rreth kreshtave të maleve masive, ato luginat e gjelbëruara me fushat e tyre me lule dielli, duhan dhe misër….. Por njerëzit, atmosfera? Para lufte, udhëtarët që shkonin në Shqipëri përbënin një numër mjaft të vogël dhe në vendet e tyre ata konsideroheshin si ekstravagantë, romantikë ose aventurier. Në Shqipëri ata ishin mbretër. Ata priteshin si miq të nderuar. Të pasur dhe të varfër konkurronin për t´u hapur dyert, shkëlqenin nga kënaqësia, gatishmëria ishte totale. Bujaria qe ngritur në dogmë fetare. Nga njëherë, bile, ndodhte që edhe gjakmarrja lihej me një anë, e cila ishte e dhimbshme, dhe që e shkretonte vendin si kolere dhe çonte në zhdukje si familje ashtu edhe fise. Nëse viktima, që duhej të vritej, arrinte të hynte brenda në shtëpinë e hasmit para se ai të arrinte ta qëllonte, përfitonte nga zakoni i mikpritjes sa kohë që të qëndronte aty.

Shqiptarëve u pëlqente t´i fotografosh dhe dëshironin të jepnin dhurata. Na jepnin peshqeshe kudo që shkonim. Njerëz fukarenj –shumica ishin pothuaj aq fukarenj sa s´ta merrte mendja—silleshin me një krenari të denjë madhështore. Zhelamanët shëtisnin në rrugën e katundit si princa. Përsa i përket ngjyrave të dukej se tabloja ishte sublime. Mua më kujtohet tregu i Shkodrës një mëngjes të prillit: Malësorët me tesha të bardha leshi deleje, xhamadanë të zi pa mëngë dhe qeleshe vezake në kokë, gra me balluke të drejta katran të zeza dhe rrobe të mundimshme, që të çonte mendjen tek eskimezët e Greonlandës. Gra nga Malësia me flokët të lyer me vaj dhe me thekë në ballë dhe një brez të çuditshëm me pafte, çapraze, nizamçe serme dhe thumba kallaje ….Ky karnavali shqiptar, që s´ishte ndonjë karnaval përveç se një ditë e zakonshme shumëngjyrëshe, do të magjepste një historian të veshjeve. Kësi pamjesh sheh edhe në vende tjera në Ballkan por në asnjë vend ishin aq intensive dhe fantastike si në Shkodër. Kjo varej nga izolimi i një shteti të vogël, që Evropa e kishte harruar fare.

Edhe mbreti Zog, i cili kurrë nuk deshi të quhej “ mbreti i Shqipërisë”, insistonte të quhej “Mbreti i Shqiptarëve” duke menduar për minoritetet shqiptare në Greqi dhe Jugosllavi. Unë e shoh atë, natën e dasmës në pallat në Tiranë: një Buster Keaton*1 shqiptar me një fytyrë të ngurtë pa emocione, dhe i mbuluar me dekorata sa që ylli shkëlqyes varet deri poshtë cepit të kapotës së uniformës. Pranë këtij kalorësi me pamje serioze një vajzë e gjatë, bukuroshe shtathedhur që duket jashtëzakonisht e ngazëlluar se është bërë mbretëreshë edhe pse në një monarki operete. Mbrapa çiftit një italian i fryrë me uniformë fashiste me gjoks përpara dhe me një buzëqeshje vetëkënaqësie në fytyrën e tij të shëndoshë: dhëndëri i Mussolinit, konti Ciano. Konti ishte kumbarë i martesës. Asnjë nuk mund t´a imagjinonte ç´farë fati i priste. Ky kumbara do të rikthehej së bashku me një ushtri pushtuese dhe do t´a detyronte çiftin mbretëror në mërgim, dhe ai vetë pas disa vitesh do të ulej në karrige në një vend ekzekutimi në Italinë e Veriut dhe të pushkatohej pas shpine si tradhtar. Atmosfera qe madhështore, edhe pse pati ndonjë kukuvajkë si p.sh. ministri francez, i cili nuk mundi t´a përmbante veten dhe u gajas me zë të lartë kur pa dhuratat e dasmës: gjashtë kuaj shale nga shteti Hungarez, një anije më motor nga Duçja (Il Duçe) dhe një Mercedez nga Hitleri. “Dhuruesit duket se kanë pasur të njëjtin mendim në kokë: Më mirë t´u japim diçka, që t´u shërbej në rast se detyrohen të lënë vendin”. Vallëzimi filloi me tonet e orkestrës së Oborrit Mbretëror dhe një orkestre arixhinjsh, të cilët i kishte sjellë nusja nga Budapesti. Përfaqësuesit diplomatik nga njëzet kombe, kërcenin vals me zonjat e aristokracisë shqiptare ndërsa muret rrethoheshin nga prijës malësorë të veshur me kostume kombëtare të qëndisura më flori dhe me pistoleta brez. Disa nga ata kompletonin pistoletat me një stilograf floriri që në atë kohë do të thoshte se personi në fjalë dinte të shkruante. Maja e minareve ishin dekoruar me prozhektorë dhe vargje zbukurues. Balona të mëdha me portretin e çiftit mbretëror silleshin mbi çatitë e shtëpive dhe në aeroportin e Tiranës hodhën fishekëzjarre të shkëlqyer të markës më të mirë italiane.
Aeroporti i Tiranës…… Ne jemi tashmë aty. Lidhni rripin e sigurisë, fikni cigaret, signores et signorinas . Kryeqyteti i Shqipërisë shtrihen brenda një kazan malesh. Aeroplani zhytet poshtë deri në fund dhe prek tokën. Ka qenë në mbrëmjen e dasmës së Zogut kur unë pashë këtë aeroport herën e kaluar. Atëherë ishin një mori njerëzish të gëzuar që admironin raketa e fishekzjarre në qiell. Atëherë nuk shihej ndonjë aeroport përveç se vetëm njerëz. Po tani ?
Unë shikoj përreth nga dera e hapur. Tani është i shkretë si një shesh i braktisur për zbritje emergjente. Asnjë aeroplan tjetër përveç tonit. Asnjë njeri përveç se një ushtar melankolik, që është mbështetur në pushkën e tij. Asnjë ndërtesë me përjashtim të një shtëpie si kioskë të kurorëzuar me një yll të kuq.

Kategori
Uncategorized

Ku fjeti ministrja e Jashtme e BE, Mogherini në Tiranë? Në Vilën e Vllahutin? Apo në Vilën e kryeministrit Rama në Surrel?

 

Jakup B. GJOÇA/

Ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë e Bashkimit Europian Federika Mogherini erdhi në Tiranë dhe në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, nga selia e Kryeministrisë deklaroi: “Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokimi i krijimit të komisioneve të vettingut dhe de facto, kjo ndal procesin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Kaq i mjaftonte edhe kryeministrit Edi Rama, që të shfaqësohej përpara shqiptarëve, për të gjitha akuzat që i rëndojnë në qafë. Kryeministri Edi Rama, me gjuhën që foli Mogherini në Tiranë, jo vetëm doli “i virgjër”  politikisht dhe penalisht, nga të gjitha akuzat për bashkëpunim me krimin e organizuar, për korrupsion, por kërkon tashmë që Reformën në Drejtësi dhe Vettingun ta përdorë edhe si alibi ligjore dhe imunizim për të shpëtuar ndaj korrupsionit të qeverisë së tij, për të shpëtuar ndaj çdo përgjegjësie politike që ka ai vetë për kriminalizimin e Parlamentit, etj. Jo vetëm kaq.

Këto akuza POLITIKE DHE PENALE ndaj kryeministit Rama, i tha edhe vetë ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë e BE, Mogherini, po në konferencën e shtypit me Kryeministrin Rama, por i tha të sheqerosura me hipokrizinë politike, që të mos e shqetësonte fare kryeministrin Rama: “…çeljen e negociatat me Shqipërinë, natyrisht në varësi të ecurisë dhe zbatimit të reformës në drejtësi dhe në veçanti vettingut dhe 5 prioriteteve kyçe. Këtu përfshihet lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve.”

Mogherini, këtu kundërshton vetveten.

Së pari, Bashkimi Europian i kushtëzon Shqipërisë çeljen e negociatave për anëtarësim me luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve”.

-Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që në Shqipëri ka korrupsion?

– Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që në Shqipëri krimi i Organizuar jo vetëm nuk luftohet, por bashkëqeveris? Dhe kur themi që krimi i Organizuar bashkëqeveris në Shqipëri, është fakt i pakundërshtueshëm kriminalizimi i Parlamentit dhe i Pushtetit Vendor?

– Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që në Shqipëri perzonat me rekorde kriminale u bënë deputetë dhe kryebashkiakë?

– Po, kush është përgjegjës politikë dhe penalë, që VETËM në Shqipëri ka klutivim të të gjithë sipërfaqes së Shqipërisë dhe trafikohen përditë nga Shqipëria nëpër Europë tonelata me Canabis?

A mund të pohojë Ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë Mogherini, se  bashkëpërgjegjës për të gjitha këto pyetje, të cilat pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE është  edhe qeveria, edhe Opozita? Apo  është vetëm qeveria, meqë ajo ka pushtetin ekzekutiv, ka shumicën absolute edhe në Parlament?

Apo është vetëm Opozita, që nuk bëhet urë, nuk kthehet në vagonë zhavori për mazhorancën dhe qeverinë, që të votojë VETËM dhe PA KUNDËRSHTI, ato LIGJE, REFORMA që dëshiron dhe SIÇ I DËSHIRON kryeministri Rama?

A mund ta pranojë publikisht  zonja Mogherini se kryeministri Rama ka përgjegjësinë e plotë politike, që i bëri personat me rekorde kriminale edhe deputetë, edhe kryebashkiakë?

Apo, të pohojë të kundërtën, që kryetari i PS-së Edi Rama nuk ka asnjë përgjegjësi, që kandidatët socialistë që ai vetë përzgjodhi në listat e Partisë Socialiste dhe që u bënë deputetë dhe kryebashkiakë, dolën persona me rekorde kriminale?

Atëhere, nëse Mogherini nuk guxon ta thotë në konferencën e shtypit me kryeministrin Rama këtë faktor të kriminalizimit të Parlamentit në Shqipëri, mos vallë, duke heshtur, Mogherini kërkon të bëjë bashkëpërgjegjës politikë dhe penale të kriminalizimit të Parlamentit dhe Pushtetit Vendor edhe Opozitën, kur vetëm deputetë dhe kryebashkiakë socialistë detyrohen të lenë mandatitn për shkak të dekriminalizimit?

A mund të pohojë publikisht Mogherini në Tiranë, përpara kryeministrit Edi Rama, se korrupsioni në Shqipëri bëhet nga Qeveria, apo edhe nga Opozita?

A mund të pohojë publikisht Mogherini në Tiranë, përpara kryeministrit Edi Rama, se korrupsioni në Shqipëri duhet të luftohet vetëm kundër “ish” qeveritarëve dhe se ministrat dhe kryeministri aktual i kësaj qeveria kanë imunitet politik dhe JANË TË PAPREKSHËM nga Ligji edhe nëse korruptojnë!!!

A mund të pohojë publikisht Mogherini në Tiranë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, se kultivimi masivisht i Shqipërisë me Canabis dhe trafikimi i mijëra ton Canabis nga Shqipëria në Europë bëhet nga Opozita dhe jo në saj të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të Qeverisë me Krimin e Organizuar?

Nëse Mogherini ka bindjen dhe prova që Qeveria nuk bashkëpunon me Krimin e Organizuar për trafikimin e Canabis, atëhere, të paktën,  a mund të pranojë që është PAAFTËSIA e qeverisë së kryeministrit Rama të luftojë kultivimin dhe trafikimin e Canbis në Shqipëri? Dhe, me një qeveri krejt e paaftë që të luftojë kultivimin dhe trafikimin e Canabis, a mund të bashkëpunohet për integrim në BE?

Cili është shqetësimi politik i Ministres së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian Mogherini, për moszbatimin e reformave të integrimit në Shqipëri?

Korrupsioni, Bashkëpunimi i Politikës me Krimin e Organizuar (nënkuptohet Qeveria, sepse Opozita edhe po të dojë të bashkëpunojë me krimin e organizuar të qeverisë, nuk ka pushtet), kultivimi dhe trafikimi i Canabis VETËM nga Shqipëria?

Apo Protesta e Opozitës pengon reformat në Drejtësi dhe Vettingun?

A mundet ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini t’u pohojë shqiptarëve që:

-Një qeveri që korrupton, një qeveri që është përgjegjëse për kultivimin dhe trafikimin e mijëra ton Canabis nëpër Europë (qoftë me bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me Krimin e Organizuar, qoftë për paaftësi për ta luftuar), një kryeministër që kriminalizon Parlamentin dhe Pushtetin Vendor, a mund të ketë vullnet politik të bëjë reformë në drejtësi?

– A ka vlerë një Vetting i votuar nga kryeministri Rama, kur, ndërkohë ai akuzohet se ku i gjeti miliona euro që ndërtoi Vilën e tij në Surrel?

– A ka vlerë një Vetting për gjyqtarë dhe prokurorë, i votuar edhe nga Alfred Peza, deputeti socialist, i cili me rrogë 600 euro në muaj (të deklaruar në gjykatë deri në 2010) të blejë në 2015 1,2 miliardë lekë aksione bankare?

A mundet ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini t’u pohojë shqiptarëve që:

-Duhet votuar paraprakisht  Vettingu i prokurorit dhe i gjyqtarit,  nga deputetë socialistë me rekorde kriminale dhe nga kryeministri i akuzuar për korrupsion, që të luftojë, paskëtaj, korrupsionin e Kryeministrit dhe të ministrave dhe deputetëve të tij?

Kryeministri Edi Rama, me gjuhën që foli Mogherini në Tiranë, tashmë kujton se mund të akuzojë Opozitën si pengesën politike për moszbatimin e reformës në Drejtësi, për mosvotimin e Vettingut dhe moszbatimin e reformave të integrimit të Shqipërisë në BE.

A mundet ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini t’u pohojë shqiptarëve që:

-Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është pengesë Protesta e Opozitës, edhe kur kërkohet PARAPRAKISHT të luftohet korrupsioni i qeverisë, të Dekriminalizohet Parlamenti dhe paskëtaj të votohet Reforma në Drejtësi dhe Vettingu?

Në Rumani, e cila është anëtare e BE-së, edhe pse aty është kryer reforma në Drejtësi, edhe pse aty Gjyqësori nuk është i korruptuar, edhe pse aty Vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve zbatohet, SËRISH qeveria Socialiste KORRUPTON!

Qytetarët rumunë, me protesta të vazhdueshme kërkojnë DORËHEQJEN E QEVERISË SË KORRUPTUAR!

Deri tani, as ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini, as BE-ja nuk u ka bërë thirrje protestuesve rumunë që të ndërpresin protestat ndaj qeverisë, sepse rrezikojnë Sigurinë dhe Integrimin Euripian në Rumani!!!

Përse, ministrja e Jashtme dhe e Sigurisë të BE Mogherini vepron dhe sillet me dy standarte politike në Shqipëri?

1.Që, nuk kritikon qeverinë dhe Kryeministrin si përgjegjës politikë për mosdekriminalizimin e Parlamentit, për mosluftimin e krimit të organizuar, për mosluftimin e korrupsionit, për mosluftimin e trafikimit të Canabis?

2. Në cilën demokraci,  sipas zonjës Mogherini, thuhet dhe shkruhet se Protestat e qytetarëve dhe të Opozitës ndaj qeverisë së korruptuar, DËMTOJNË DEMOKRACINË dhe INTEGRIMIN EUROPIAN???

Do të shkruaja edhe ca pyetje të tjera, për ministren e Jashteme dhe të Sigurisë të BE zonjën Mogherini, meqë na begenisi dhe erdhi nga Brukseli në Tiranë:

-Së pari, përse nuk e detyroi kryeministrin Edi Rama, që të negociojë me Opozitën për kërkesat kryesore politike të Protestës?

– Përse nuk i kërkoi publikisht kryeministrit Rama, në konferencëen e përbashkët të shtypit, që të zbatohet numërimi elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, si një garanci për mosmanipulimin e votave nga KQZ dhe Administrata Zgjedhore e politizuar nga Partia Socialiste?

– Meqë erdhi në Tiranë, meqë është edhe italiane, zonja Mogherini a e pyeti kryeministrin Rama, sa e vërtetë është shqetësimi i opinionit dhe medias italiane për importimin në Shqipëri të 140.000 tonë Mbjetje kimiko-bërthamore?

Por, e di, që këto pyetje zonjës Mogherini, i shkaktojnë alergji politike, sidomos, pasi zonja Mogherini hëngri edhe ëmblësirën që iu servis në selinë e kryeministrisë në Tiranë, e pyes zonjën Mogherini:

-Ku fjeti në Tiranë, para se të bënte konferencën e shtypit me kryeminsitrin Rama? Në vilën e kryeministrit Rama në Surrel? Apo në vilën e re të zonjës Vllahutin,  ambasadores të BE në Tiranë? Sepse, siç thotë edhe populli ynë: “Siç e shtron, edhe do flesh” dhe “Qeni leh, aty ku ha”!!!

Kategori
Uncategorized

Jemi vetëm 20 metra larg.

Jemi vetëm 20 metra larg

Jemi vetëm 20 metra larg.

Nga Bledi Kasmi 03/03/2017

“Zoti Basha si e komentoni që zonja Mogerini nuk ka në axhendë një takim me ju?” ishte pyetja këmbëngulëse e gazetarit Fevziu për kryetarin e opozitës në mbrëmjen e së enjtes, vetëm pak orë pasi përfaqësuesja e lartë e BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë të mbërrinte në Tiranë.

Ndërsa Basha mundohej ta evitonte me diplomaci përgjigjen, pyetja përsëritej. Media të tjera afër qeverisë më herët kishin bërë publike axhendën e Mogerinit në Tiranë. Nuk dilte askund një takim me Bashën. Ishin lajmëruar takime me Nënkryetarin e Parlamentit, Spaho dhe kryetarin e Grupit parlamentar të PD, Paloka, po askund nuk jepej takimi i kryetarit të opozitës me Mogerinin. Lajmi i qeverisë në media ishte përcaktuar si kryetitull; Mogerini nuk do ta takojë Bashën”.

E ngjashme skena mediatike me atë që ndodhte muaj më parë, kur zyrtarë të lartë të administratës amerikane vinin në Tiranë dhe nuk lejoheshin nga i njëjti person të takonin Metën, dhe lajmi që pasonte ditën tjetër ishte; SHBA nuk e do Metën. Kësaj here Rama dështoi. Në fund të ditës së djeshme Mogerini ndaloi për më shUmë se 50 minuta të dëgjojë opozitën dhe Bashën, vetëm pak metra larg çadrës së qëndresës ku dëgjoheshin më shumë se ditët e tjera thirrjet; Rama ik! Çfarë ka ndodhur? Rama nuk e donte atë takim. Nuk donte që zëri i opozitës të dëgjohej. Kishte shumë në fakt që nuk e donin këtë takim dhe megjithatë ndodhi. Kamerat e fiksuan në konferencën e shtypit në Kryeministri të nxirë. Goja i merrej dhe fjalitë ishin pa kuptim. Në fakt duhet ta ketë kuptuar se Europa nuk po i bën më llogaritë me interesat e Bankës së Lindës ku shumë ngjyejnë gishtat me mjaltin e parave të grabitura shqiptarëve në ishujt Cayman.

Ajo që ndodhi dje është simbolika politike e asaj çfarë duhet kuptuar. Rama ka ngritur një paltformë politike për ta nxjerrë opozitën jashtë sistemit. Jashtë sistemit të zgjedhjeve dhe jashtë sistemit të drejtësisë. Dhe ja ka arritur, sot opozita është nxjerrë me përdhunë nga sistemi. Reforma në Drejtësi që u miratua me konsensus më 22 korrik, u shkel me këmbë. Në vend të saj u ngrit një përbindësh ku filtrin e kontrollit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të jenë në sistem e ka kreu i organizatës kriminale. E nxorën jashtë nga sistemi i Reformës në Drejtësi dhe tani kërkojnë ta marrin me qira për vetëm një ditë të vetme, duke i thënë voto se na duhet numri i votave dhe ik prap jashtë. Ku është parë kjo? Vetëm në Republikën e një të Çmenduri. Opozitën e kanë nxjerrë jashtë nga sistemi i zgjedhjeve të lira. Këtu nuk bëhen më zgjedhje.

Votat blihen një javë përpara ditës së zgjedhjeve, por opozitës po i thuhet, hajde dhe legjitimo regjimin tonë, duke u paraqitur formalisht në zgjedhje. Ku është parë kjo? Vetëm në kohën e Frontit Demokratik që “konkurronte” me partinë–shtet që i fitonte me 99.99% të votave zgjedhjet. Meqë nuk e duan opozitën në zgjedhje, meqë nuk e duan tek Reforma në Drejtësi, atëhere opozita po gjen vetveten. Ajo është në shesh. E nxorrën jashtë sistemit dhe ajo po qëndron jashtë tij me të vetmin qëllim dhe detyrim ndaj këtij vendi; për ta përmbysur këtë sistem kriminal. Jemi tek çadra, vetëm 20 metra larg zyrë së tij.

Kategori
Uncategorized

Zbulohet dokumenti i CIA-s/ Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë në 1994-ën.

Viti 1994 do të sillte një shtrëngatë të vërtetë në marrëdhëniet shqiptaro-greke në kontekstin e pasrrëzimit të komunizmit. Ndonëse qielli i këtyre marrëdhënieve nuk kishte qenë asnjëherë bunacë, viti 1994 do të sillte më ashpër se kurrë antagonizmin që kishte metastazuar brenda pak vitesh. Rivendikimi grek mbi jugun e vendit tonë, shoqëruar edhe me diplomacinë e papajtueshme të Athinës, po e kthente projektorin tek çështja e pakicës greke, duke i dhënë një përmasë ndërkombëtare kontestit që po shkiste drejt një krize të pashmangshme.

Ishte i vërtetë mëtimi i Athinës për keqtrajtim të minoritarëve? A po detyroheshin ata të shpërnguleshin si pasojë e një plani të mirëmenduar panshqiptar? Si do të priteshin këto zhvillime nga Bashkimi Evropian? Përgjigja e këtyre pyetjeve, si dhe një analizë që tejkalon nivelin e një raportimi rutinor shërbimesh sekrete, gjendet në një dokument tetëfaqesh të CIA-s amerikane, i klasifikuar për dy dhjetëvjeçarë si konfidencial.

Në kohën kur ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në vizitë dyditore në Athinë, portali Konica.al sjell një raport interesant të CIA-s amerikane mbi disa probleme shqiptaro-greke që aktualizohen edhe sot nga fqinji ynë jugor. Ky dokument konfidencial është në mesin e 13 milion sosh që janë shpluhurosur kohët e fundit.

Memorandum i Inteligjencës
Zyra për Analiza Evropiane
30 qershor 1994

Image

Pakica greke në Shqipëri – një mundësi për trazira

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar dukshëm, duke pasuar sulmin kufitar në prill, incidenti i fundit gjatë tri viteve të lidhjeve të tendosura. Greqia ka ngritur akuza për “shtypjen” që shqiptarët po bëjnë ndaj pakicës etnike greke, ndërkaq Tirana druan se Athina ka mëtime në viset minoritare greke në jug të Shqipërisë.

Mëtimet greke se Tirana është duke i dhunuar sistematikisht të drejtat e pakicës së saj greke me qëllim të zbimit të tyre nga Shqipëria, duket se nuk kanë mbështetje. Zyrtarët e OSBE raportojnë se të drejtat që Shqipëria i ka dhënë pakicës greke përkojnë me udhëzimet e OSBE.

Disa ankesa për trajtimin që Tirana po i bën pakicës greke janë legjitime.

Kryetari i Shqipërisë, Berisha, ka dhënë shenja se, megjithatë, ai do të përqëndrohet në legjislacion për të siguruar të drejtat etnike dhe për të përmirësuar komunikimin e Qeverisë së tij me pakicën.

Frika e Shqipërisë nga irredentizmi grek është ushqyer kryesisht nga dështimi i Athinës për të kontrolluar nacionalistët që orvaten të nxisin pakicën greke. Kjo ka kreshpëruar dyshimet e shqiptarëve se organizimi kryesor politik i grekëve etnikë në Shqipëri manipulohet nga Greqia.

Një krizë e ndërsjelltë për çështjen e pakicës që përftuan represaljet greke mund të lëkundë qeverinë pro-amerikane të Tiranës në dobi të ish-komunistëve dhe mund të ketë pasoja rajonale.

Qeveria greke e Papandreut e shikon çështjen e pakicës greke në Shqipëri si çështjen potencialisht më shpërthyese në politikën greke. Pajtimi duket i pashpresë pa mbështetjen e Perëndimit, për të kapërcyer keqinformimin dhe dyshimet e rrënjosura tek të dyja palët.

Tensionet po rriten

Tensioni ka qenë një veçori e zakontë e marrëdhënieve shqiptaro-greke në vitet e fundit. Verën e kaluar, bie fjala, Athina ka përzënë 25 mijë deri në 30 mijë punëtorë shqiptarë pa leje, pasi Tirana kishte dëbuar një klerik grek për arsye të shpërndarjes së literaturës irredentiste.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë së fundmi kanë marrë një kthesë për të keq, pas incidentit kufitar me 10 prill, gjatë të cilit dy oficerë ushtarakë shqiptarë u vranë. Sulmi – i cili pasoi një zbutje të shkurtër në marrëdhëniet prej se kryeministri grek, Papandreu, u kthye në pushtet – cyti akuza të reja të shqiptarëve për irredentizmin grek dhe ankesat greke për keqtrajtimin e pakicës etnike greke.

Autoritetet shqiptare thonë se sulmuesit kapërcyen kufirin grek. Një organizim jo fort i njohur, Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut, mori përgjegjësinë për sulmin, sipas njoftimeve të shtypit grek. Kryetari shqiptar, Berisha, fajësoi hapur Qeverinë greke për ndihmë ndaj dorasve, por Athina i ka rënë mohit për ndonjë përfshirje. Veprimi i mëpastajmë i Tiranës ku arrestoi gjashtë drejtues grekë me akuzat për promovimin e ndarjes greke dhe lidhjet e tyre me shërbimin inteligjent grek, ka ashpërsuar edhe më tensionet.

Berisha ka siguruar se gjykimet ndaj gjashtë grekëve, katër prej të cilëve mbanin poste të larta në Omonia, organizimi më i madh politik i grekëve në Shqipëri – do të jetë publik dhe dëshmitë do të jenë të qasshme edhe për hetime ndërkombëtare. Qeveria greke – që shprehet e befasuar me akuzat e para të Berishës për përfshirjen zyrtare greke – ka akuzuar Tiranën për persekutimin e pakicës greke. Athina, për të dytën herën, ka hequr dorë nga takimet dypalëshe të parapara për ngrohjen e marrëdhënieve, ka bllokuar ndihmën e BE-së për Shqipërinë dhe nismoi protesta para organizatave ndërkombëtare.

Nën kriticizmin e brendshëm për veprime të qullta, Qeveria greke ka shtuar gjithashtu trysninë diplomatike ndaj Shqipërisë dhe ka diskutuar haptas mbylljen e kufirit ose depërtimin e shqiptarëve pa leje. Hetimi policor i incidentit kufitar nguci një luftë të mëtejshme fjalësh pas marrjes në pyetje të rreth tridhjetë dëshmitarëve grekë në fund të majit. Athina e fajësoi Tiranën për dallgëzimin e një vale të re arrestimesh me qëllim të shpërnguljes së grekëve nga Shqipëria. Berisha u ka thënë gazetarëve se ai ishte i përgatitur të vizitonte Athinën për bisedime me kryeministrin Panandreu, nëse do të ftohej.

Statusi i pakicës greke

Ne nuk kemi asnjë dëshmi se Tirana po ndjek një politikë të frikësimit sistematik të pakicës së saj greke ose se po bën përpjekje për të përzënë grekët nga vendi. Në të vërtetë, sikundër shihet nga të dhënat që kemi ne, akuzat e Athinës për cënimin e të drejtave të njeriut nga Tirana, janë më të skajshme sesa ankesat e bëra nga pakica greke në Shqipëri. Komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat, Maks Van der Stoel, vizitoi Shqipërinë dy herë gjatë vitit të kaluar dhe erdhi në përfundim se trajtimi i pakicës etnike greke është në përputhje me udhëzimet e OSBE.

Van der Stoel ka hetuar personalisht shumë akuza greke dhe më vonë i ka thënë Athinës se ato janë të pathemelta. Mundësitë më të mira ekonomike në Shqipërinë jugore po e trimërojnë migrimin nga veriu në jug, por nuk ka kurrfarë shenje të ndonjë programi qeveritar për të vendosur shqiptarë në vendbanimet greke. Tirana po i vendos disa familje nga veriu i varfër i vendit në disa pjesë të tokës ose në ferma të shtetit. Këto toka janë kryesisht në Shqipërinë Qendrore dhe viset minoritare do të jenë krejt të paprekura. Shumica e grekëve udhëtojnë në Greqi për të ndjekur mundësitë ekonomike më shumë sesa të ikin nga diskriminimi. Zënkat e tashme mes Tiranës dhe Athinës, sidoqoftë, po krijojnë frikë tek grekët se Qeveria shqiptare mund të fillojë trysninë ndaj tyre.

Omonia: një kolonë e pestë greke?

Thyerja në marrëdhëniet me Greqinë ka shtuar dyshimet e Tiranës për lidhjet mes Omonia-s dhe Athinës. E themeluar në vitin 1991, me përkrahjen dhe paratë e organizatave të ndryshme greke, Omonia mban lidhje me organizata të ndryshme greke që kërkojnë faqe botës bashkimin e ‘Epirit të Veriut’ me Greqinë. Drejtuesit e Omonia-s udhëtojnë shpesh në Greqi dhe janë pritur zyrtarisht në Athinë.

Anipse shumica e drejtuesve të Omonia-s janë të përmbajtur dhe dëshirojnë të punojnë brenda sistemit shqiptar, disa – përfshirë edhe gjashtë grekët e arrestuar në prill – bëjnë thirrje të hapura për bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë. Shumë të tjerë të arrestuar duken se kanë kryer veprime irredentiste. Drejtuesit e Omonia-s po orvaten që të fshehin lidhjet e tyre me Greqinë, dhe në një konferencë së fundmi ata thanë se janë të pavarur nga forcat e ‘jashtme’ dhe besnike ndaj Qeverisë shqiptare.

Disa ankesa të grekëve etnikë ndaj Tiranës janë legjitime, veçanërisht ato që ndërlidhen me arsimin dhe nënpërfaqësimin e grekëve në polici dhe ushtri. Grekët kanë pasur ankesa edhe për kundërshtimin e Qeverisë për t’u kthyer pjesë të mëdha të pronave të cilat kanë qenë të Kishës Ortodokse. Disa ankesa – të tilla si mungesa e kontrollit mbi vendimet e arsimit dhe politikën lokale – vijnë prej qendërzimit të fuqisë administrative që pasoi humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e korrikut të vitit 1992.

Niveli i Punësimit Publik. Edhe pse nuk ka të dhëna të besueshme, mbështetur në regjistrimin e votuesve në mars të vitit 1992, grekët etnikë janë pakica më e madhe në Shqipëri dhe me gjasë përbëjnë rreth 3 deri në 5 përqind të popullatës, ose 100 mijë deri në 150 mijë vetë. Thuajse gjysma e këtij komuniteti tani punon në Greqi. Numri i pakicës greke në Shqipëri është një burim ngatërresash mes Tiranës dhe Athinës. Autoritetet shqiptare thonë se janë afërsisht rreth 60 – 80 mijë grekë në Shqipëri, kurse Athina mëton se janë diku mes 300 mijë deri në 500 mijë grekë. Vlerësimet greke zakonisht përfshijnë të gjithë besimtarët ortodoksë, paçka se grekët përbëjnë vetëm 15 përqind të popullatës ortodokse në Shqipëri.

Edhe pse grekët mbajnë dy poste në kabinet dhe drejtimin e Sarandës dhe Gjirokastrës, është vetëm një prani sa për të thënë në polici dhe ushtri dhe praktikisht asnjë grek në pozitë autoriteti.

Përderisa nënpërfaqësimi grek është deri diku për shkak të hakmarrjeve të gjëra ndaj ish-komunistëve në vitin 1992, kjo mbase pasqyron një mosbesim të përgjithshëm të grekëve nga shërbimet e fshehta.

Qasja në shkollimin në gjuhën greke.

Grekëve etnik jashtë ‘zonave minoritare’ u mohohet financimi qeveritar për shkollimin në gjuhën greke. Përveç kësaj, klasat në gjuhën greke ofrohen vetëm për një përqindje në ditën e shkollës, varësisht nga shkalla. Një ligj i shumëvonuar mbi arsimin pritet të heqë zonat minoritare dhe zëvendësojë me një sistem që lejon financimin e klasave në gjuhën greke kur ka numër të mjaftë të studentëve. Ky legjislacion, sidoqoftë, nuk pritet të jetë i gatshëm për të gjitha klasat.

Autoritetet shqiptare po planifikojnë të lëshojnë rregullime të brendshme me përqindje më të lëvizshme dhe të heqin ‘zonat minoritare’ gjatë vitit të ri shkollor.

Janë rreth 73 shkolla fillore që ofrojnë shkollim në gjuhën greke në Shqipëri. Krahas kësaj, janë dy shkolla të larta në gjuhën greke dhe një program universitar për trajnimin e instruktorëve të gjuhës greke.

Kthimi i pronave të Kishës.

Shumë prej ngrehinave të Kishës Ortodokse Shqiptare i janë kthyer Kishës dhe veprojnë çlirshëm. Toka përqark, sidoqoftë, është subjekt i ligjit për tokën, që lejon kthimin e sall 5 hektarëve për një individ të vetëm ose entitet. Pronarët e dikurshëm pranojnë dëmshpërblime monetare për tokën në të njëjtën vlerë. Po ashtu, disa prona të mëparshme të tokave të Kishës janë të banuara dendësisht.

Ligji i Kthimit vlen po ashtu edhe për pronat që i përkasin bashkësive fetare katolike apo myslimane.

Kalimi i një legjislacioni të veçantë për pronat kishtare do të çonte me siguri drejt një vërsulje politike ndaj Qeverisë shqiptare nga pronarët e mëdhenj të dikurshëm.

Mëtimet për ‘Epirin verior’

Viset në jug të Shqipërisë – të quajtura Epiri i Veriut nga grekët – kanë qenë për dhjetëvjeçarë të tërë burim tendosjesh midis dy vendeve. Pjesë e Perandorisë Osmane prej shekullit të 15-të deri në shekullin e 20-të, Shqipëria u njoh si vend i pavarur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1912. Kufiri verior qe vendosur nga Konferenca në mars të vitit 1913, duke ia dhënë Kosovën Serbisë, por Greqia ia hodhi sytë pjesës jugore të vendit.

Kufiri jugor mbeti pezull deri sa u ravijëzua nga Protokolli i Firencës, i shestuar nga fuqitë perëndimore europiane. Megjithatë, protokolli në fjalë nuk kaloi në Kuvendin e Greqisë. Mëvetësia e Shqipërisë u përball me një rrezik të mortshëm gjatë Luftës së Parë Botërore, kur u zaptua nga ushtritë aleate – kryesisht ato franceze dhe italiane. Traktati i Fshehtë i Londrës, i arritur me 1915 dhe i shpërfaqur nga bolshevikët rusë pas Revolucionit të Tetorit, parashihte copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Greqisë, Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në Konferencën e Paqes në Paris në vitet 1919-20, Greqia nisi prapë mëtimin për jugun e Shqipërisë, kurse Serbia dhe Mali i Zi kërkonin pjesët veriore, ndërkaq Italia limanin e Vlorës.

Pavarësisht kësaj, kryetari amerikan Wilson ngulmoi që të kthehet pavarësia e Shqipërisë sipas parimit të vetëvendosjes. Greqia pushtoi sërish jugun e Shqipërisë në vitin 1940 pas mposhtjes së forcave italiane që kishin sulmuar territorin grek përmes Shqipërisë dhe bëri thirrje për bashkimin e tij me ‘mëmëdheun’. Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1946 hodhi poshtë pretendimin grek siguroi sovranitetin shqiptar. Në vitin 1971, Athina vuri lidhjet diplomatike me Tiranën, që nënkuptoi edhe njohjen e kufirit ekzistues.

Burimet e mosbesimit

Tendosjet greko-shqiptare duken të jenë shtyrë kryesisht nga frika e Tiranës se Greqia fsheh pretendime irredentiste ndaj vendbanimeve të pakicës greke në jug të Shqipërisë, dhe nga shqetësimi i Athinës se të drejtat e vëllezërve të tyre janë cënuar. Kundërshtimi i Athinës gjatë dy viteve të fundit për të lidhur një marrëveshje dypalëshe mbi kufirin greko-shqiptar – edhe pse Greqia e ka njohur atë tërthorazi përmes nënshkrimit të Marrëveshjes OSBE dhe duke shprehur përkushtimin e saj për pacënueshmërinë e kufijve në rajon – ka ushqyer dyshimet e Tiranës për plane greke në Shqipërinë jugore.

Drejtuesit shqiptarë besojnë se pretendimet provokative të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Greke mbi keqtrajtimin e pakicës greke miratohen në njëfarë mënyre nga Athina. Një radiostacion i drejtuar nga një prift i Kishës Ortodokse Greke shpërndan programe irredentiste në Shqipëri, dhe disa zyrtarë të Kishës pretendojnë se ata u kanë dhënë grekëve etnikë stërvitje paraushtarake dhe i kanë kthyer në Shqipëri për të ‘luftuar për helenizmin’, sipas njoftimeve të shtypit francez. Athina beson se ka përgjegjësi të veçantë për të mbrojtur të drejtat e bashkatdhetarëve të saj jashtë vendit, dhe kjo çështje është një pikë e fortë në politikën e brendshme greke.

Shqetësimet greke janë ashpërsuar edhe nga alarmi i Qeverisë së Papandreut mbi rritjen e lidhjeve të Shqipërisë me Turqinë. Athina frikësohet se Ankaraja e sheh Shqipërinë si një kanal për shtrirjen e ndikimit mysliman në rajon.

Athina po përballet më një trysni në rritje nga elementët e Kishës Ortodokse Greke dhe grupet nacionaliste të cilat po e promovojnë çështjen e pakicës greke. Gjatë muajve të fundit, ato duken të jenë bërë më aktive.

Vërshimi i afër 150-200 mijë migrantëve ekonomikë shqiptarë – kryesisht ilegalisht – në Greqi ka përforcuar qëndrimet negative ndaj Shqipërisë.

Një mundësi për paqëndrueshmëri

Nëse Athina dhe Tirana nuk arrijnë të vendosin marrëdhëniet në lartësinë e duhur, popullata etnike greke në Shqipëri mund të bëhet pikë kyçe e një krize serioze dhe destabilizuese mes dy vendeve.

Kryetari Berisha ka bërë të ditur se ai do të bëjë përpjekje për të siguruar pakicën se Tirana është e përkushtuar për të drejtat etnike, duke u përqëndruar në legjislacionin për pakicën dhe duke rritur numrin e vizitave në nivel të lartë zyrtar në vendbanimet minoritare. Këto masa do të mirëpriteshin si nga grekët ashtu edhe nga shqiptarët, të cilët janë të shqetësuar se tensionet mes Tiranës dhe Athinës do të shkëndijojnë probleme etnike në Shqipëri.

Trembja e Tiranës nga ajo që shihet si irredentizëm grek, mund t’i shtyjë autoritetet shqiptare që të kufizojnë veprimtaritë politike të grekëve, gjë që do të nxiste reagimin e Athinës, përfshirë edhe dëbimin e një numri të madh të punëtorëve shqiptarë në Greqi.

Tensioni i vazhdueshëm me Greqinë do të kishte një ndikim të brendshëm negativ në Shqipëri.

Dhjetë përqind e fuqisë punëtore shqiptare po kërkon punë në Greqi, dhe ekonomia shqiptare mbështetet jo pak në fitimet e tyre. Humbja e këtyre remitancave dhe dëbimi i puntorëve do të zvogëlonte ndjeshëm të ardhurat e familjeve dhe kështu do të lulëzonte papunësia – e cila tashmë vlerësohet të jetë 18 përqind.

Pengimi i vazhdueshëm i ndihmave të BE-së dhe vendeve tjera evropiane do të ndërlikonte programin e Tiranës për stabilizim. Shqipëria dështoi në borxhin e saj tregtar me 1990 dhe varet nga ndihmat ndërkombëtare – të cilat jepen nga BE më shumë se 50 përqind.

Një kthesë e rëndësishme në ekonominë shqiptare do të prodhonte një vërsulje kundër Partisë Demokratike nga shqiptarët e lodhur me programin qeveritar për reformën në ekonomi.

Athina dëshiron t’i shmangë tensionet e tanishme nga fërkimet në një përballje të fortë dhe është e gatshme më shumë të bëjë trysni ekonomike dhe diplomatike ndaj Shqipërisë sesa të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak. Greqia e sheh veten në një afat më të gjatë si partneri më i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë dhe konsideron se izolimi i Tiranës do të dëmtonte ndikimin e Athinës në emër të pakicës greke.

Në maj, Papandreu përjashtoi mundësinë e hapave ushtarakë. Greqia do të përgatitej për ndërhyrje ushtarake vetëm nëse do të besonte se pakica greke ishte e kërcënuar nga ndonjë vërshim i shqiptarëve që po ikin nga dhuna në Kosovë.

Nëse tensionet vazhdojnë dhe grekët në Shqipëri shihen si caqe të ‘spastrimit etnik’, Athina do të vihet përballë një trysnie të furishme publike për të ndërmarrë ndonjë veprim më të skajshëm, përfshirë edhe veprimin ushtarak.

Keqinformimi ka gjasë që të vazhdojë të ushqejë mosbesimin në të dyja anët nëse nuk do të ketë ndonjë ndihmë nga demokracitë e fuqishme në Perëndim.

Në terma më afatgjatë, armiqësia e dyanshme – pavarësisht përpjekjeve të të dyja palëve për t’i fashitur diferencat – do të rrëgjojë ambiciet greke për të qenë prijetare ekonomike në rajon. Në të njëjtën kohë, papajtueshmëria greke në Ballkan do t’i distancojë edhe më tej grekët nga partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë. / Konica.al

Kategori
Uncategorized

Po vjen armata e Trump: “Shporrini këta banditë”.

Partia Demokratike ka marrë dje mbështetjen e Republikanëve, fitues të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në SHBA, Jason Emert, iu bashkua dje çadrës së lirisë, ku shpalli mbështetjen e partisë që ai përfaqëson për kërkesat e opozitës dhe për kreun Basha, duke u shprehur se ai do të jetë kryeministri i vendit.
Jason Emert në mes të entuziazmit të të pranishmëve, u bëri një thirrje të fortë shqiptarëve për të shporruar bandën në pushtet. “Sot jemi në natën e 13-të dhe mbase mund të duhen edhe 300 të tjera, por duhet të qëndroni me këtë Lëvizje, sepse nuk do të ketë kënaqësi më të madhe se sa t’i shporrni këta të inkriminuar dhe banditë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike. Nga një qasje ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm një qeveri teknike”, tha Emert.
Deklarata e kreut të të rinjve republikanë vijnë pas një sensibilizimi gjithnjë dhe më të madh në Shtetet e Bashkuara për duart e një qeverie krimi tek zgjedhjet në Shqipëri. Më shumë se 10 senatorë dhe kongresmenë janë tashmë të angazhuar fuqishëm për të bërë të mundur që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe me qeveri teknike.
Drejtuesi i të rinjve republikanë, Emert u shpreh se ka udhëtuar nga mijëra kilometra larg vetëm për t’ju bashkuar protestës së opozitës, por dhe për të lajmëruar të gjithë shqiptarët se, Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i këtij vendi. Qasja ndërkombëtare sipas zotit Emert është e qartë, se nuk ka zgjidhje tjetër veç qeverisë teknike. Eshtë vërtet një nder që jam këtu me ju, duke parë se si gjërat ecin në këtë protestë. E di që kjo është një Lëvizje. Kam shumë miq në Shqipëri dhe pasi i kontaktova u thashë që do të vij e të jap mbështetje. Jam i lumtur që solla me vete edhe mot të mirë. Siç e dini, në Washington ka patur ndryshim: Partia Republikane, Presidenti Trump, dhe unë jam i gëzuar për ta thënë këtë; Ne premtuam për ta bërë Amerikën madhështore sërish dhe do të mbështesim miqtë tanë kudo në botë që duan të bëjnë vendin e tyre madhështor. Dua t’u them që ju nuk i meritoni këta, të inkriminuarit. Asnjë vend nuk dëshiron dhe meriton të drejtohet nga krimi i organizuar apo nga banditë”, tha Emert.
Kreu i të rinjve republikanë amerikanë paralajmëroi shqiptarët se ndryshimi dhe beteja me një bandë krimi nuk do të jetë e lehtë dhe se ajo do të kërkojë kohën e vet, por përfundimi do të jetë ai i fitores së një shoqërie të lirë mbi një bandë krimi. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo vend demokratik ne mbështesim shtetin ligjor, ne mbështesim zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne mbështesim të drejtën tuaj për të zgjedhur. A do t’i siguroni këto standarde nga këta?! (të inkriminuarit). Kush do ua sigurojë këto standarde?! Nuk jam këtu vetëm për të mbështetur lëvizjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por jam këtu edhe për të siguruar që zoti Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Por nuk do t’u gënjej, kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Sot jemi në natën e 13-të dhe mbase mund të duhen edhe 300 të tjera, por duhet të qëndroni me këtë Lëvizje, sepse nuk do të ketë kënaqësi më të madhe se sa t’i shporrni këta të inkriminuar dhe banditë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike”, tha Emert.
Kreu i të rinjve republikanë është shprehur se qasja ndërkombëtare është ajo për një qeveri teknike dhe se zgjidhje tjetër nuk do të ketë.  “Nga një qasje ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm një qeveri teknike. Sepse çdokush në këtë sallë dhe kudo në Shqipëri e di se sa e rëndësishme është që të mos grabitet vota e tij. Prandaj vazhdoni këtë punë të mirë. Vazhdoni të bëni presion. Duhet ta dini që komuniteti ndërkombëtar është me ju! Ju keni miq kudo anembanë botës, por edhe një mik të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkon të shohë një Shqipëri të begatë, të suksesshme, një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Faleminderit që më pritët këtu”, u shpreh Emert.
Emert nuk është i pari nga administrata Trump që jep mbështetje për protestën e opozitës në Shqipëri. Protestës së saj i janë bashkuar dhe senatorë apo kongresmenë të këtij vendi. Vetëm para disa ditësh kreu i PD, Basha, shpalli lëvizjen MAGA (Make Albania Great Again), një lëvizje që do të mbështetet nga senatorë dhe kongresmenë republikanë të përtej Adriatikut. Senatorët Roger Wicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump. Jason Emert ishte një tjetër personalitet i lartë i republikanëve atje, por nuk është dhe nuk do të jetë i fundit.

Basha: Republika e krimit po vdes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në mbrëmjen e 13 të protestës qytetare, se Republika e krimit po vdes dhe se fitorja do të jetë e opozitës dhe shqiptarëve të bashkuar në protestë. Ai deklaroi se protesta ndërkombëtare nuk ka qenë kurrë më e madhe për një kauzë si ajo e zgjedhjeve të lira dhe luftës ndaj krimit të ngritur në institucion.
“Arsyeja është ajo që këto ditë e kemi quajtur demokracia fasadë, Parlamenti, qeveria, drejtësia fasadë dhe sot kemi rastin t’i shohim, këtu, prej kartoni, se çfarë ka prapa kësaj fasade. Prapa fasadës së republikës së vjetër që po vdes janë kokat e krimit dhe drogës që bashkëqeverisin me Edi Ramën dhe me këtë qeveri të inkriminuar. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria u mbulua si asnjëherë me drogë, pse ekonomia shqiptare sot nuk prodhon më përveç drogës dhe shërbimeve të lidhura me të, pse shteti në shërbim të qytetarit ka pushuar së ekzistuari dhe kemi një shtet në shërbim të krimit dhe bandave të pushtetit. Kjo është arsyeja dhe kërcënimi real dhe i vërtetë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politikanët e korruptuar dhe kriminelët po bëhen gati të vjedhin zgjedhjet e shqiptarëve, siç paralajmëroi para disa javësh një diplomat i rëndësishëm në Tiranë”, u shpreh Basha. Një thirrje zoti Basha ia drejtoi kryeministrit Rama, referuar incidentit të paradites në tendën e protestuesve. “Edi Rama hiq dorë nga përçarja, distancohu nga thirrja e provokatores tënde në këtë çadër, distancohu ose mbaj përgjegjësi para shqiptarëve si përçarës i kombit! Shqiptarët nuk ta falin! Streha e fundit e krimit, streha e fundit e maskarallëkut është patriotizmi i rremë, por po kështu paska edhe një strehë tjetër kur i fryn përçarjes kombëtare sepse nuk ke kurajon të ballafaqohesh me qytetarët e bashkuar shqiptarë që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pëmes largimit të kësaj qeverie, sepse kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës”, tha ai.

Kategori
Uncategorized

Komunistët e Enverit futën vëllavrasjen edhe në diasporë

Mbreti punonte për bashkimin mbarëkombëtar

Nga Azil Biçaku.

Replikë e detyruar për intervistën e Hasan Luçit.

Si emigrant politik në Suedi, ndjek me vëmendje shtypin shqiptar dhe, në këto kohët e fundit, vihet re një botim i shtuar i historive me “kaubojsa” komunistë, që bënin krime dhe kërkojnë tashmë të bëhen edhe heronj të krimeve të tyre. Në “Gazetën Shqiptare” ka pasur disa ditë një intervistë me Hasan Luçin. Me sa kuptoj unë, ky hero i krimeve të regjimit më gjakatar që njeh historia deri tani, kundër popullit të vet, kërkon ndoshta edhe një dekoratë apo të shpallet hero për atë punë aq “frutdhënëse” që aludon, për spiunimin dhe sabotimin e diasporës.

Ai, gjoja paska ruajtur jetën e idhullit të popullit (sipas tij) të kryekriminelit Enver Hoxha. Pa pikë skrupulli, del tani pas 27-vjetësh dhe krekoset për bëmat e tij. Ai, si duket, e kaloi lumin, sepse në Shqipëri, fatkeqësisht, nuk u bë asnjë Nuremberg, për gjenocidin më të madh në histori, në një popull aq të vogël dhe të pafajshëm. Kjo ka qenë shumë e nevojshme që vendi të binte në qetësi, pra kriminelët t’i dorëzoheshin gjyqit sikundër ka ndodh dhe ende vazhdon p.sh. në Kamboxhia. Enveri nuk qe larg nga Pol Poti i Kamboxhias për krimet monstruoze kundër bashkëkombësve të vet.

Por unë mendoj edhe këtë; se vazhda e komunistëve kriminelë dhe mullvadët e tyre të gjirizëve kanë një angazhim. Ajo asht porosia e pasuesit të xhelatit, dishepullit të tij, Ramiz Alioviçit që tha: “Vetëm mos lejoni që ta marrin legalistët, të tjerët le ta marrin se janë tanët”. Kjo paska qenë porosia e atij delikuenti famëkeq.

Në vazhdim, kuptohet se e gjithë makineria e persekutorëve ka qenë e drejtuar kundër të ndierit Mbretit Zog, oborrit mbretëror dhe partisë historike të Legalitetit. Atij, dhe asaj i trembeshin dhe vazhdojnë t’i tremben sepse kanë pasur frikë nga drejtësia, rregulli dhe ligji. Një shtet ligjor, një drejtësi dhe një Kushtetutë moderne nuk do të lejonte që ata të mos jepnin llogari për krimet makabre dhe që e mbushën vendin me burgje e kampe përqendrimi gjatë 45 vjetësh.

Por lluci i gjirizeve të mos krekoset se paska bërë kërdinë në diasporë se paska shkuar natën tek shqiptarë për informata. Enver Hoxha dhe regjimi i tij e kishin popullin në një burg të madh dhe ai ishte me disa rrathë, sikurse Ferri i Dantes dhe në të kishte çengelat, kasaphanat dhe llogoret e varreve masive. Pra, Hoxhës nuk i duheshin aq shumë mijtë e hendeqeve që kishte nëpër botë për të spiunuar, sepse i kishte mbushur burgjet dhe kampet e përqendrimit plot në gjithë vendin. Ai e dinte se askush nuk e sulmonte, por donte të vriste e priste sa të donte si paranoid që ishte dhe të mbillte panik, frikë dhe tmerr në popull me pretekstin e grupeve armiqësore, sa deri edhe në vetë aparatin e vet. Ai ishte i traumatizuar psiqikisht nga mynxyra e gjaku i derdhur që kur ishte i fshehur nëpër katundet ku gjoja luftonte okupatorin. Vendet fqinje që ishin çelësi i një ndërhyrjeje për rrëzimin e diktaturës komuniste, nuk lejonin në asnjë mënyrë këtë. Përveç pengesave të tjera, shtet fqinj doni që Shqipëria të mbetej një shkretëtirë tmerruese për qytetarët e atyre vendeve. Një shembull konkret: shqiptarët e Kosovës që arratiseshin e vinin në vendin amë vuanin kalvarin 20-25 vjeçar ose ia kthenin Titos, sipas marrëveshjes Enver-Tito. Lexo librin: “25 vjet në burgjet e Enverit”, nga Nazmi Berisha. Prandaj, them se xhahili e dinte se askush nuk e pushtonte, por si kanibal që ishte, nuk ngopej me gjak shqiptari dhe donte të eliminonte edhe ata që i kishin ikur.

Të vijmë tek Hasan Luçi. Paska rrjedhur nëpër shtëpi natën në Paris. Po nuk di ndonjë shqiptar që nuk e hap derën, kur dikush i troket në derë. Zakonet tona janë që edhe hasmit i themi mirë se vjen, derën e ke të hapur. Këtu është poshtërsia e gjiriz-jetuesve, që shpërdorojnë bujarinë dhe zakonet.

Luçi përmend Zenel Çamin, se i paska marrë informata.

I ndjeri Zenel nuk paska helmuar Mbretin dhe gjithë njerëzit e oborrit. Justifikimi se gjoja lugati Enver nuk donte të kryente krime jashtë, se kishte frikë nga bota. Po a ka ndonjë njeri që e përtyp këtë gënjeshtër me bisht. Regjimi i xhelatëve të Tiranës dhe Beogradit do të festonin dhe do jepnin kushedi se çfarë për të zhdukur jo vetëm Mbretin Zog, me gjithë familjen, por edhe gjithë pasuesit e tij, po të mundeshin. Pra, kjo asht zero. Pallavrat se si sigurimi shqiptar me Luçin si zbulues ia hodhi UDB-s, KGB-s dheCIA-s, është një ëndërr me sy hapur. Për sa i përket Muharrem Gjokës (e kam pas njohur në vitin 1970), ka qenë me oficerët e Mbretit Zog por kur u shpërndanë dhe ai u largua sikurse të tjerët. Mbreti Zog ka pasur adjutant si në Shqipëri, Turqi, Egjipt, Angli, Francë (në Spanjë, prej 1962 dhe i ndieri Mbreti Leka I), kolonel Hysen Selmanin.

Luçi thotë se M. Gj. nuk ishte i kënaqur nga Mbreti Leka dhe se gjoja ai, Leka, nuk ishte si i ati. Asgjë nuk qëndron. M. Gj. i ka hapur derën një shqiptari, pa marrë parasysh se ky ishte një palaço, që nuk i shkonte ndërmend Gjokës me e keqinterpretu bujarinë e një shqiptari nacionalist.

Mbreti Leka ishte i një kohe tjetër dhe zotësinë dhe zgjuarsinë ta kushtëzon dhe përshtat koha që njeriu jeton. Unë e kam takuar për herë të parë më 22 maj 1968, në Altea të Spanjës. Prej atëherë e kemi vizituar si familje disa herë në vit, në Madrid. Për këtë ndihem i privilegjuar dhe krenar se e kam njohur dhe ruaj kujtimet më të mira dhe shumë mësime nga ai, një nacionalist, patriot dhe trim i orës së parë. Ashtu sikurse ishte proklamuar “Ushtar i atdheut deri në vdekje.”

Mbreti Leka ia kushtoi jetën dhe mundin kombit dhe Shqipërisë Etnike. Me përgatitjen e tij në çdo disiplinë, i kishte të gjitha kushtet të bëhej çfarëdo në botën e lirë. Por jo! Ai mori barrën e rëndë të punonte për komb dhe atdhe. Ai ëndërronte dhe punonte që ta shihte Shqipërinë një komb, me një gjuhë dhe me një flamur, që rilindësit, donin, luftonin dhe vdiqën. Ai thoshte se: “Sikur të bashkohej Kosova me Shqipërinë, do të ngrihesha edhe nga varri”.

Thembra e Akilit, për çdo patriot shqiptar, gjatë Luftës II Botërore ka qenë: Shqipnia Etnike. Asnjë nga partitë nacionaliste nuk pranuan që Kosova të ngelte jashtë diskutimeve për shtetin e ardhshëm shqiptar pas humbjes së nazifashizmit, pra, asnjë lëshim për Kosovën. Kjo u kushtoi nacionalistëve, kjo i kushtoi Zogut fronin, por kjo i kushtoi edhe Mbretit Leka i gjatë gjithë jetës. Komunistët nuk pranuan marrëveshjen e Mukjes se vinte si kusht edhe Kosovën të ishte brenda kufijve të shtetit të ardhshëm. Meqë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha kishin marionetën Enver në dorë, dënuan marrëveshjen e Mukjes, madje i dënuan delegatët e saj me vdekje. Vrau pas shpine edhe kryetarin e saj patriotin nacionalist Mustafa Gjinishin dhe hapën vëllavrasjen. Është për t’u çuditur se si komunistëve dhe injorantëve si Luçit u ka ngel akrepi i orës po në një vend se, “Zogu mori floririn”!. Çdo gjë është shkruar pas 1990, dokumentuar bile edhe me shifra sa flori qe, ku u çua për ta mbrojt nga fashizmi e nazizmi u transportua në vendin e sigurt në Londër dhe si përfundoi ajo histori. Por në Shqipëri kanë ndodhur çudira. Çudia ma e madhe qe historia se gjoja një fshatar i Kërrabës vodhi floririn që ruhej atje dhe e transportoi me gomar?! Pra, gjithë ai flori u vodh me gomar!. U dënua një fukara, pse iu gjetën dy-tri monedha flori. Zhurma e shtypit u shua sikur kripa në ujë. Por ama, ajo e Zogut vazhdon, sepse e ka thanë merhumi dhe ajo është një plagë në trurin e atrofizuar të njeriut të ri që krijoi kalvari i xhelatëve për gati gjysmë shekulli.

Te zotësia e Lekës I? Intuita, zotësia dhe inteligjenca e tij është vlerësuar nga shumë qeveri të botës. Ai konsultohej me politikanë, pyeste dhe informohej. Ai, madje, qe edhe këshilltar i Presidentit Thiu në luftën e tmerrshme në Vietnam, po ashtu edhe në luftërat guerile në Rodezi (së bashku me bërthamën e ushtrisë kombëtare që përgatiti në periferi të Madridit, në Pozuelo) si dhe informohej vazhdimisht mbi gjithë teknologjinë e armatimeve të reja të fabrikave botërore.

Është e vërtete se Luçi kishte lidhje me Çufe Mullain, pseudonim i Manush Kelmendit, që u fut në Lëvizjen e Legalitetit në Belgjikë. Të gjitha partitë në diasporë kanë qenë të hapura dhe për pranime. Pra, nuk kërkohej që dikush të kishte vra, spiunuar apo burgos njerëz, si meritë, për tu ba anëtar si në PP e llucit të kuq. Bëmat e Cufes u thurën në romanin e fantazive të komunistit Nasho Jorgaqi dhe me porosi të sigurimit famëkeq, me titullin “Mërgata e qyqeve”. Mbreti Leka nuk përzihej në punët e asnjë partie. Ai ishte pa parti dhe i konsideronte të gjithë njësoj dhe ishte mbi partitë. Është e natyrshme që Mbreti Leka ishte në dijeni të të gjitha ngjarjeve si jashtë, ashtu edhe brenda në Shqipëri.

Kur Mbreti në 2-3 korrik 1972 thirri gjithë kryetarët e partive për një bashkim mbarëkombëtar të diasporës, (një Prizren i dytë) Ai, nuk bëri asnjë dallim. Mbledhja u mbajt në Madrid në Hotel Cisco. Kam qenë edhe unë i pranishëm dhe kam filmuar dhe fotografuar atë eveniment patriotik.

Lluçi paska gjet mjaft spiunë në mërgim, që nuk donin të jetonin vetë nën diktaturën enveriste dhe i ka përdorur për të komprometuar dhe të luaj me ndjenjat e njerëzve të larguar për disa dekada dhe të përmalluar. Aty është përzierë atdhedashuria, mallëngjimi, malli për familje në internim apo në burg. Dora e zgjatur e këtij zagari ka luajtur me ndjenjat e mjaft njerëzve si dhe janë përdorur edhe hakmarrjet kundrejt farë e fisit nëpër kampe përqendrimi. Me veglat e tyre të fëlliqura kanë shkaktuar tragjedi me pasoja fatale ndërmjet individëve në diasporë. Po e konkretizoj me një telegram kërcënimi që operativi xhelat i zonës Fierës në Dumre (vend kampi përqendrimit),Gani Garunja i jep vëllait për t’ma postuar me përmbajtjen: ”Hiqni dorë nga veprimet armiqësore kundër shtetasve tanë atje veprimet tuaj po rëndojnë mbi ne”. 28 gusht 1976. Një pjesë kanë pas karakter të dobët, janë mashtruar dhe janë kthyer në Shqipëri. Kështu, ky kriminel ka dënuar dyfish. Ka mashtruar dhe pastaj ka dënuar. Ata zagarët e Luçit të hendeqeve ishin në gjithë shtetet dhe neve i dinim, por nuk mund të vrisnim kënd, pse është me ide tjetër apo punon për të tjerët. Ne nuk ishim si xhelatët e regjimit Hoxha-Shehu.

Këtu në Stokholm dinim një person të arratisur nga fundi i viteve 50, që mundohej me nda edhe gratë nga burrat që të kthehej gruaja se burri ishte kokëfortë antikomunist. Ai çoi në Shqipëri tre prej Stokholmi, me sa njoh unë. Ata ishin qyqarë si Ethem Hoxhallari nga Korça, nuk di gjë për fatin e tij. Galip Colin një ish-Sigurims i Enverit që nga dajaku në Jugosllavi pas 9-vitesh burg erdhi në Suedi. Ai na thoshte në kafe se: “Unë u zbërtheva nga UDB-ja dhe dënohem me vdekje po të kthehem në Shqipni”. Atij ia mbushi mendjen këlyshi i Luçit dhe e çoi në Shqipëri. Ai u prit me lule me që në aeroplan kishte edhe suedez, por sapo të huajt ikën atij iu vunë prangat. Ai u dënua me sa di 25 vjet burg. Kurse Dulaver Hasën (prej Peshkopie) pasi e ndanë nga gruaja e fëmijët, shiti vilën mori parët për të jetuar luks në Shqipëri, e dënuan 25 vjet burg. Me që ishte shtetas suedez erdhi prapë në vitin 1990 dhe ndërroi emrin e quhej Alfons. Ai deklaroi që “unë nuk jam ma shqiptar”, nga kalvari që përjetoi, pra mohoi veten. Pas një viti, këtu, vdiq dhe nuk ishte as 50 vjeç. Këto janë heroizmat e Luçit me mijtë e tij. Si këto kanë ndodhur kudo në Perëndim. Pra, ai i ka ndihmuar Enverit të mbushë burgjet edhe me neve që jetonim jashtë, kurse nga ana tjetër nuk donte të eliminonte Mbretin. A hahen këto dëngla! Unë nuk dua të përmend se cilat familje janë provokuar nga ata, sepse nuk dua që t’i vrasë ndërgjegjja se pse kanë mbajtur kontakte me atë miun e Suedisë. Vetëm dua të dëftej pak se si erdhi ai këtu, pa i përmendur emrin, vetëm inicialet (N. SH. me të shoqen SH.), për të mos i turpëruar ata familjarë që vuajtën nga arratisja e tij. Arratiset për Greqi, nga fundi i viteve ‘50 dhe nga kampi i Llavrios në Greqi shkon, në Turqi aty u pagëzua në spiun batoqesh, pasi u martua me një shqiptare nga Kosova që kishte kontakte me ambasadën shqiptare në Turqi dhe me dy shqiptarë (Z.K. dhe L.T), që vepronin si spiunë atje. Çifti ndërmori disa udhëtime nëpër Europë dhe në prill të vitit 1964 na vjen në kampin e Llavrios në Greqi. U paraqit si legalist dhe filloi duke na këshilluar. Pas pak u zhduk se e pa që neve e kuptuam misionin provokues të ndytë të tyre. Ai i shpërbleu të ndierët që përmenda më lart me nga 25 vjet burg në “parajsën” e Luçit. Këto janë bëmat e mëdha të Hasan Luçit dhe veglave të tij.

Hasan Luçi qenka një mikrob komunist që ende sipas angazhimit persekuton familjet e shumëvuajtura të naciaonalistëve (legaliste-mbretnore veçanërisht), duke u thënë se ata baballarët tuaj kanë punuar për regjimin “gjakatar” komunist. Hallall e keni pas burgun dhe internimin, sepse M. Gjoka më hapi derën dhe më priti. Unë nuk mbroj asnjë spiun kushdo qoftë ai. Edhe po të ketë qenë Zenel Çami, Andon Konomi apo Muharrem Gjoka, por ç’faj kanë familjet e tyre që kanë vuajtur të zezat e ullirit në ferrin komunist. Me këtë dua të them se ata tani e ndjejnë veten të turpëruar që prindërit e tyre paskan punuar (nëse), me kriminelët e Enverit pa pas asnjë detyrim apo kërcënim për burg në botën e lirë kur ne dergjeshim në kalvarin e xhelatëve komunistë.

Neve i kemi dit këto manovra të tmerrshme komuniste, por nuk mund të vrisnim njerëzit pse gënjehen nga premtimet, provokimet apo edhe kërcënimet. Njeriu zgjedh vetë si të veprojë. Nuk ka pas diktat.

Mbreti dhe Nana Mbretëreshë e lejuan përfaqësinë e Ambasadës Shqiptare në Paris të merrte pjesë në dasmën e Mbretit (në të cilën qesh emëruar filmuesi i saj dhe e kreva shkëlqyeshëm), më 10 tetor 1975, në çifligun Iljeska në Madrid. Mbreti dhe Nana Mbretëreshë (ndjesë paçin) i lejuan pa asnjë bujë. Mbreti i konsideronte të gjithë shqiptarët si bashkëkombës, pa dallim të ngjyrës. Ata që kanë lyer duart me gjak duhet t;i dënoj gjyqi dhe jo të vëllavritemi në tokë të huaj. Ky ka qenë një rregull i pashkruar, ky ishte shqiptarizmi jashtë atdheut. Njerëzit nuk vriteshin për ide politike, politika dhe feja është personale për një person që e kupton fjalën demokraci dhe që do të jetojë si demokrat.

Tani po çuditemi se si ish-persekutorët e djeshëm po flasin në emër të demokracisë, madje po japin leksione për demokraci. E filloi Ramizoviçi, pasi e mbrojtën ca kohë gjoja në burg, që të mos e vriste kush, vazhdoi me vejushën e zezë dhe tani Hasan Luçi, që paska mbrojt regjimin “famëkeq” dhe lavdërohet që ka ruajt jetën e Enver Hoxhës.

Këta që masakruan popullin afro gjysmë shekulli, kur u siguruan që nuk i gjen gjë, filluan të lulëzojnë dhe të na mësojnë se kjo tani nuk është demokraci e vërtetë.

Unë u jap plotësisht të drejtë si Ramizit, Naxhmijes dhe Hasanit. Ja pse u jap të drejtë: Në asnjë vend të botës që njihet si demokraci nuk ka shpëtuar një kriminel që ka bërë gjenocid kundër njerëzimit pa iu dorëzue gjyqit të vendit apo Hagës. Akoma ndiqen dhe arrestohen kriminelët e nazimit, edhe pse janë në moshë mbi 90 vjeçare. Kurse në Shqipërinë tonë kriminelët kritikojnë sepse nuk kemi një demokraci të vërtetë. Hajt e merre vesh këtë super paradoks. Por kjo ndodh veç tek ne se njeriu i ri i Enverit ndodhet në çdo vend kyç. Por po harrove të kaluarën, nuk e ndërton kurrë të ardhmen dhe kjo po ndodh tek ne pas mbi 20 viteve tranzicioni jemi dhe po mbetemi në tranzicion vendnumëro. Ajo e kaluar aq fatale e zymtë na ka paralizuar dhe nuk po dalim dot sepse luçat, ramisat, nexhmijet dhe plot të tjerë si këta nuk dhanë kurrë llogari, por po kërkojnë edhe llogari se kjo s’është demokraci e vërtetë.

Nga Adil N. Biçaku, Suedi

Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=19334

Posted by redaksia on Jun 2 2012. Filed under Komente. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Kategori
Uncategorized

Deputetja e Vlorës, mesazh te ashper Ramës për incidentin te cadra.

Deputetja e Vlorës, Liljana Elmazi i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Ramasot pas një incidenti që një militante e PS po nga Vlora shkaktoi sot tek Cadra e opozitës ndërkohë që po fliste ish-Kryeministri Berisha.

“Edvin Kristaq Rama ! Larg duart percarese nga Cadra e Lirise ! As ati yt shpirteror s’mundi te ndante e mbillte urrejtje veri – jug !

Pergjigjen per provokimet e tua percarese ta ka dhene Mjeda me vargjet:

Gege e toske , malsi jallia/Jane nji komb, mu nda s’duron/ fund e krye nji a Shqipnia/ e nji gjuhe t’ gjithe na bashkon!/

Kjoft mallkue kush qet ngaterrime,/ nder keta vllazen shoq me shoq,/ kush e ndan me fjal’ e shkrime,/ c’ ka natyra vet’ përpoq”

Kategori
Uncategorized

SKANDALI/ A janë armët kimike siriane kontenierët e zhdukur në Shqipëri?

Në nëntor 2013 pak muaj pas marrjes së qeverisë, Rama u përball me protesta masive. Pa pyetur kënd u kish premtuar amerikanëve që demontimin e armëve kimike siriane ta bënte në Shqipëri. Material radioaktiv, gaz sarin dhe “mustardë”. Kjo ishte ngarkesa që pasi ishte sekuestruar nga Nato në Siri endej nëpër Mesdhe pa gjetur një port ku të ankorohej. Asnjë vend i BE nuk i kish pranuar. Transporti mbi Atlantik i pamundur. Protestat e detyruan Ramën të tërhiqte premtimin. Por disa fakte kanë dalë në dritë këto ditë nga mediat italiane. Rreth 1400 kontenierë me mbeturina të dyshimta kanë mbërritur në portin e Durrësit. Destinacioni i tyre, Maqedonia. Ngarkesa misterioze nga pala italiane quhet mbeturina të demontuara radioaktive, ndërsa dogana shqiptare bëri deklaratën qesharake se ishin “kryesisht ushqime” por pa dhënë kurrë fletën e shoqërimit që duhej të kish lëshuar Qafë Thana. Këtu hyn në skenë ky artikull i prestigjozes italiane “Corriere della Sera” në këtë artikull të korrik 2014 gazeta raporton për rrugëtimin e armëve kimike siriane pikërisht në portin jo shumë të famshëm të Gioia Tauro. Ky është linku i artikullit origjinal në italisht: http://www.corriere.it/cronache/14_luglio_02/armi-chimiche-siriane-gioia-tauro-iniziato-trasbordo-container-15d6d4ec-01b1-11e4-b194-79c20406c0ad.shtml

Kategori
Uncategorized

Vettingu në dorën e kryeministrit Rama do të (Keq)përdoret si Shpata e Demokleut

Jakup B. GJOÇA/
Kryeministri Edi Rama po shton dozat e propagandës dhe të akuzave politike ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe institucioneve të Drejtësisë, të cilët i akuzon se janë të korruptuar, – pa dhënë as emra konkretë dhe as raste korrupsioni konkretë. Kohë më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi KLD-së, si “kënetë”!
Kryeministri Rama është politikani më i “imunizuari” nga Gjyqësori
Është e paprecedent, është shkelje flagrante e Kushtetutës, është jashtë çdo standarti demokratik, që cilido kryeministër, të akuzojë në përgjithësi gjyqtarë, prokurorë dhe institucione të Pavarura të Drejtësisë! Për më tepër, Edi Rama, si politikan, por edhe si kryeministër, duhet të jetë i fundit, edhe si politikan, edhe si qytetar në Republikën e Shqipërisë, që mund të ketë të drejtën ligjore, të drejtën morale, të drejtën politike, që të akuzojë me frazeologji politike, pa fakte dhe emra konkretë, publikisht gjyqtarë, prokurorë dhe institucionet e Gjyqësorit dhe të Drejtësisë! Edi Rama, është qeveritari më jetëgjatë, që qeveris në Shqipëri, më shumë se çdo tjetër politikan postkomunist! Edi Rama ka qeverisur Tiranën 11 vjet si kryebashkiak, ka qënë ministër në qeverinë “Nano”, dhe ka 4 vjet si kryeministër! Haptas dhe publikisht, Edi Rama është akuzuar për korrupsion, që kur ishte kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se ky Gjyqësor që është në Shqipëri, as e hetoi dhe as e gjykoi asnjëherë! Nëse pyeten bizmenmenët në Tiranë, akuzat e biznesit ndaj kryebashkiakut Edi Rama të çojnë te tarifat e 20 %, që mbipaguanin për çdo shërbim bashkiak dhe leje ndërtimi në Tiranë! Qeveria e kryeministrit Edi Rama është akuzuar publikisht dhe nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për korrupsion, sa ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu denoncoi publikisht në nëntor 2015 se ministrat e korruptuar pengojnë Reformën në Drejtësi, por deri tani kryeministri Rama nuk ka shkarkuar asnjë ministër të korruptuar, ndoshta sepse kryeminsitri Edi Rama është, ose Peng i ministrave të korruptuar, ose është koka e korrupsionit në Qeveri! Kryeministri Rama, është i vetmi kryeministër në Shqipëri, që nga 1912-ta, që me një vit qeverisje të tij, arriti të ndërtojë në Surrel vilë 10 milionë euro, por që asnjëherë Gjyqësori shqiptar nuk mori mundimin që ta hetonte dhe ta gjykonte kryeministrin Edi Rama për korrupsion, pasi ku i gjeti 10 milionë euro që ndërtoi vilën e tij private, ndërkohë, që deklaron vetëm 3.000 euro depozitë bankare dhe është paguar me rrogë modeste, si edhe për pastrim parash, ndoshta të fituara nga abuzimi i detyrës shtetërore. OSBE-ja në Tiranë, në raportin paszgjedhor të 21 qershorit 2015 që iu dërgua OSBE-së në Bruksel, shkruajti se pasuria personale e kryeministrit Edi Rama është mbi 200 milionë euro! Gjyqësori në Shqipëri, jo vetëm që nuk mori mundimin që të hetojë këtë akuzë të OSBE-së, por, përkundrazi, deputetët socialistë publikisht e kërcënuan misionin e OSBE-së në Shqipëri me zbimin nga Shqipëria, me pretekstin politik se i ka mbaruar misioni i OSBE-së në Shqipëri!
Kriminalizimi i Parlamentit dhe i Pushtetit Vendor është produkt politik I Edi Ramës
Edi Rama, si kryetari i PS-së që nga 2005-sa, është faktori kryesor politik i kriminalizimit të Parlamentit dhe i Pushtetit Vendor. Edi Rama, si kryetar i PS-së, futi në parlament me Listat e Kandidatëve për deputet të PS-së, persona me rekorde kriminale. Qëllimisht dhe me bindje, sepse Edi Rama, si kryetari i PS-së, u mbështet në fitoren elektorale të PS-së në 2013-n, pikërisht në financimin dhe bashkëpunimin e personave me rekorde kriminale. Parlamenti aktual, u detyrua që të bëjë Katharsin nga deputetët me rekorde kriminale, votoi Ligjin e Dekriminalizimit. Armando Prenga është deputeti socialist, që u detyrua pardje të japë dorëheqjen, pikërisht nga Ligji i Dekriminalizimit. Edi Rama, si kryetar i PS-së akoma nuk ka bërë jo vetëm autokritikë morale, si përgjegjësi politik i kriminalizimit të Parlamentit, por duhej që të dorëhiqej edhe si kryeministër, pasi maxhoranca e tij mbështetet, pikërisht në deputetë me rekorde kriminale! Edi Rama, gjithashtu, me bindje dhe qëllimisht bëri kryebashkiakë në 2015-s, sërish persona me rekorde kriminale, saqë KQZ-ja, mbështetur në Ligjin e Dekriminalizimit, u detyrua t’u heqë mandatin kryebashkiakëve socialistë! Edi Rama, si kryetar i PS-së, duke bërë deputetë dhe kryebashkiakë persona me rekorde kriminale, u mbështet në fitoren elektorale, duke u financuar dhe duke bashkëpunuar me Botën e Krimit!
Kryeministri Rama është politikani që duhet të flasë i fundit kundër Drejtësisë
Po, të gjithë e dimë, të gjithë e kemi vuajtur duke e provuar që drejtësia gjyqësore, në çdo vendim gjyqësor, në Shqipëri shitet dhe blihet! Po, të gjithë e dimë se ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar! Por, që kemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, në gjithë piramidën e Gjyqësorit, të Drejtësisë, kjo ndodh, sepse të tillë e duan Gjyqësorin dhe Drejtësinë vetë qeveritarët! Gjyqtari dhe prokurori i korruptuar, duke e shitur drejtësinë gjyqësore, së pari i shërben interesave personale të (çdo) kryeministrit, ministrit, deputetit! Edi Rama, si kryeministër nuk akuzoi prokurorinë, që zvarrit hetimin për 1.2 miliardë lekët e deputetit socialist Alfred Peza! Edi Rama si kryeministër nuk akuzoi gjyqtarin përse vendosi që deputeti socialist të lirohet nga burgu, edhe pse akuzohet se qëlloi me armë qytetarin! Edi Rama nuk akuzon prokurorinë përse nuk padit penalisht kryebashkiakun socialist që ka fshehur rekordet e tij kriminale, në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit! Edi Rama nuk akuzon prokurorinë, përse nuk heton paditë që bën KLSH-ja për shpërdorimin e 2 miliardë lekëve nga qeveria dhe të miliardave lekëve nga kryebashkiakët socialistë! Edi Rama nuk akuzon prokurorinë, përse nuk hetoi ministrat e korruptuar, të cilët i denoncoi ambasadori i SHBA në Tiranë! Edi Rama nuk akuzon Prokurorinë, përse nuk hetoi shitblerjen e votave në zgjedhjet vendore në 2015-n, kur OSBE-ja deklaroi dhe raportoi se fushata elektorale u financua me paratë e krimit dhe vota u ble! Edi Rama nuk akuzon as gjyqësorin dhe as prokurorinë, që ende nuk kanë hetuar fhe gjykuar kokat e mbjelljes dhe të trafikimit të Canabis në Shqipëri, por mburret me deklarat e shtypit të Policisë, me propagandimin e çkuljes dhe disa rrënjëve Canabis? Edi Rama si kryeministër përse nuk padit shërbimet informative dhe policore të shtetit shqiptar, që nuk mundin të zbulojnë hangarët e përpunimit të tonelatave Canabis në Shqipëri? Edi Rama, si kryeministër përse nuk padit Doganat shqiptare, të cilat lejojnë “eksportin” e tonelatave Canabis nga Shqipëria drejt Europës, por tallet me shqiptarët, kur avionët e trafikimit të Canabis i cilëson”mushkonja”?
Vettingu përdoret nga kryeministri Rama për të marrë peng Vendimmarrjen e Gjyqësorin
Shqiptarët e kanë bindjen se kryeministri Edi Rama nuk e kërkon Vettingun për të bërë Katharsin e Gjyqësorit nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar! Kurrsesi, kjo! Qëllimi politik i kryeministrit Rama, nëpërmjet reformës në Drejtësi dhe Vettingut, është të bëjë spastrimin e atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve ai, si kryeministër nuk u imponon vullnetin e tij në vendimmarrjen gjyqësore! Nuk mund të ketë Vetting në Gjyqësor pa u kryer më parë Vettingu i qeveritarëve dhe i deputetëve! Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë morale, ligjore politike, të flasë për asnjë gjyqtar dhe prokuror të korruptuar, pa u shpjeguar më parë shqiptarëve, se ku i gjeti milionat euro që ndërtoi vilën e tij personale në Surrel! Nëse kryeministri Rama, Vettingun nuk e fillon nga vetvetja, atëhere çdo qëndrim i tij për Vettingun është hipokrizi, çdo akuzë e tij për gjyqtarët e prokurorët e korruptuar është propagandë! Kur BE i kushtëzoi Shqipërisë kryerjen e reformave kundër krimit dhe korrupsionit, fokusi, objektivi politik është qeveria e Kryeministrit Rama, sepse qeveria korrupton dhe bashkëpunon me krimin, ngaqë kriminalizoi edhe Parlamentin. Ndaj kryeministri Rama tani e përdor Vettingun, jo si reformë, por si shpata e Demokleut, për t’u prerë kokën të gjithë atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilëve nuk u imponon politikën e tij në vendimmmarjen gjyqësore, por edhe ndaj kundërshtarëve të vet politikë.

Kategori
Uncategorized

Rama dështon të mbajë të izoluar skandalin/ Plas në të gjitha mediat italiane. Ja çfarë po ndodh me to.

Rama dështon të mbajë të izoluar skandalin/ Plas në të gjitha mediat italiane. Ja çfarë po ndodh me to...

Sipas tij, “superskandali i mbi 1300 konteinerëve me helme të rrezikshme të nisur për Maqedoni, por që u “zhduken”në Shqipëri, ka mbushur dje dhe sot faqet dhe ekranet televizive të Italisë”.

“Kështu Rai News 24; SkyTg 24; emisionet e lajmeve te Mediasetit; gazeta më e vjetër e Italisë “Roma”, jepnin alarmin për zhdukjen në Shqipëri të mijëra konteinerëve me helme të rrezikshme në Shqipëri.

Në parlamentin italian ka nisur hetimi për këtë superskandal.

Burime të sigurta njoftojnë se Rama drejtoi vetë direkt operacionin e futjes së tyre sekret nga doganat e Shqipërisë! I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për këtë superskandal që mund të ketë pasoja katastrofike për shqiptaret!”.

Image

Kategori
Uncategorized

Ky është misteri më i madh i njerëzimit, do të habiteni.

Ky është misteri më i madh i njerëzimit, do të habiteni

Shumë gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën janë mbuluar nga misteret, duke krijuar kështu një terren të përshtatshëm për zhvillimin e legjendave të ndryshme urbane, që janë shumë të frikshme.

DB Cooper Më 24 nëntor të vitit 1971, DB Cooper kishte rrëmbyer një aeroplan ‘Boeing 727’ në hapësirën ajrore në mes të Portlandit dhe Sietëllit, duke kërkuar një kundërshpërblim për dorëzimin e aeroplanit dhe një parashutë për të ikur, duke pretenduar se kishte një bombë në çantën e tij. ai kishte marrë haraçin prej 200.000 eurosh dhe kishte kërcyer nga aeroplani me parashutë, për të mos u parë kurrë më. Përkundër faktit që pas tij ishin vënë disa dhjetëra njësi të FBI-së, askush nuk kishte dëgjuar më nga DB Cooper-i, që përbën kështu rastin e vetëm të pazgjidhur të rrëmbimit të aeroplanëve në historinë e SHBA-së.

Vrasësi Zodiak Për dhjetë muaj të tërë, në fund të viteve të 1960-a, Kalifornia veriore dhe e gjithë pjesa e Gjirit të San-Franciskos, ishin terrorizuar nga një vrasësi serik, të cilin autoritetet e kishin pagëzuar me emrin Vrasësi Zodiak. Dhe, sot e kësaj dite, ende askush nuk e di identitetin e vërtetë të këtij vrasësi. Autoritetet kishin pranuar katër letra të koduara, në fund të të cilave shkruante se ato vinin nga ky vrasës, megjithatë vetëm njëra prej tyre ishte deshifruar, letër në të cilin flitej për etjen që ky vrasës kishte për gjakun e njerëzve. Tri letrat e tjera kanë mbetur mister.

Disku misterioz Në vitin 1908, arkeologu italian, Luigi Pernier, kishte zbuluar një disk misterioz në Pallatin Minoan, në Faistos të ishullit grek, Krete. Disku në fjalë, që është i punuar nga llaçi i nxehur, përmban një sërë hieroglifësh të panjohur dhe vazhdon të jetë njëra nga enigmat më të mëdha në fushën e arkeologjisë. Shkencëtarët besojnë që disku në fjalë daton nga mileniumi i dytë para lindjes së Krishtit dhe thonë që mund të përmbajë të dhëna në lidhje me një civilizim të përparuar, pasi që civilizimi i Minoanit njihet si civilizimi i parë i organizuar në histori.

Anija ‘Mary Celeste’ ‘Mary Celeste’ ka qenë një anije amerikano-britanike, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë njëri nga misteret më të mëdha në botë. Më 4 dhjetor të vitit 1872, ‘Mary Celeste’, në mënyrë misterioze, ishte shfaqur në brigjet e Gjibraltarit. Anijes i mungonte vetëm një varkë shpëtimi dhe i gjithë ekuipazhi – dhjetë persona. Misteri këtu është se në anije kishte ushqim dhe pije për edhe të paktën gjashtë muaj, të gjitha gjërat e ekuipazhit ishin në vend dhe anija nuk kishte as edhe një dëmtim të vetëm, pasi që në atë periudhë nuk kishte pasur as stuhi. Asnjëri prej anëtarëve të ekuipazhit nuk është gjetur deri më sot.

Kategori
Uncategorized

Ja çfarë thuhet në Kuran për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do tu dërgojë njerëzve.

Ja çfarë thuhet në Kuran për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do tu dërgojë njerëzve

Prej shumë vitesh janë bërë parashikime nga personazhe të ndryshëm, se kur dhe i do të vijë fundi i botës, por sot shumë prej këtyre parashikimeve kanë rezultuar false.

Ndërkohë që edhe në librin e shnjtë të Kuranit ëhstë parashikuar se kur do të vijë fundi i botës. Ndëryshe nga parashikuesit si Nostradamusi, Fiset maja, po baba vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tegohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës.

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

4- Të shtohen tërmetet.

5- Koha të ikë shumë shpejt.

6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

7- Të shtohen vrasjet.

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”