Kategori
Uncategorized

Mediat zvicerane: Edi Rama, ky zog me ngjyra që rriti biznesin e drogërave ilegale.

Socialistët e shefit të qeverisë, Edi Rama kanë fituar zgjedhjet parlamentare me pak mbështetje. Pjesëmarrja në zgjedhje ra në një rekord historik prej vetëm 45 për qind. Vetëm një e katërta e popullsisë e mbështet Ramën

Nga Rudolf Gruber
Luzerner Zeitung

Kur ai hyri në politikë, Edi Rama konsiderohej si zogu me ngjyra, që premtonte një të ardhme të begatë për Shqipërinë. Por thuajse njëzet vjet më pas- në poste të ndryshme, piktori dhe aktivisti është mpleksur me sistemin e shtetit mafioz dhe ka gjetur kënaqësi në pushtetin politik.
Gjithsesi, deri më tani nuk është treguar ndonjë reformator i madh. Tani shqiptarët i kanë dhënë 53-vjeçarit Rama një mandat të dytë: Partia e tij Socialiste arriti shumicën absolute të dielën dhe mund të qeverisë e vetme në katër vitet e ardhshme.
Sfidanti i zgjuar, 43-vjeçari Lulzim Basha i Partisë Demokratike, ishte larg pritshmërive të tij. Qëllimi kryesor i Ramës është që të udhëheqë shtetin bregdetar drejt BE në katër vitet e ardhshme. Ai kërkon të nisë negociatat me BE përpara vitit 2020.
Shqipëria, që i ka nisur negociatat që në vitin 2014, konsiderohet prej kohësh një vend i pashpresë në shtetet e reformës. Rama arriti megjithatë të nisë disa reforma në fushën ekonomike dhe financiare.
Por Shqipëria nuk po shpëton nga reputacioni si vendi më i korruptuar në Evropë.
Madje e kundërta. Zor të ketë një vend tjetër ku lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë kaq të ndërthurura sa në Shqipëri.
E tëra kasta politike përfiton nga mafia. Prandaj ishte një komedi kur gjatë fushatës, të gjitha partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me trafikun e drogës dhe kontrabandën.
Reformat në shtet dhe drejtësi janë thuajse iluzion në këto rrethana, prandaj edhe zelli i Ramës ishte i kufizuar. Në vitin 2013 ai u shpalli luftë kultivuesve të kanabisit, por katër vite më vonë, biznesi i drogës ka lulëzuar si kurrë më parë.
Sipas raportit të fundit të OKB për drogën, Shqipëria është furnizuesi kryesor i kanabisit në Europë. Nën qeverisjen e Ramës, biznesi i drogërave ilegale u rrit në 2.6 për qind të prodhimit ekonomik kombëtar.
Megjithatë ka disa aksione policore, të cilat shërbejnë më së shumti për të qetësuar Komisionin Europian. Jo rrallë dështon suksesi ndaj zyrtarëve të korruptuar, të cilët mbulohen nga politikanët e korruptuar.
Nuk është habi që shqiptarët, që jetojnë me një pagë mesatare prej 350 eurosh në muaj, kanë frustrimet e tyre, siç tregohet në zgjedhjet e fundit. Pjesëmarrja në votime ra në një rekord të ulët prej 45 për qind, pavarësisht zgjatjes së kohës së votimit.
Edhe Rama gëzon pak simpati në linja partiake: Duke pasur parasysh ushtrinë e atyre që nuk votuan, ai e bazon shumicën e tij absolute për fat të keq tek vetëm një e katërta e elektoratit.

Kategori
Uncategorized

Crimes of Communism in Albania “VALLJA GJIGANDE E VDEKJES”

 

DY DJEM TE VRARE, USHQIM PER DERRAT—-DHE MANI I LALE NDREUT NE FUSHE-LUMTH.

Prinderit u detyruan te shihnin femijet e vrare kur ja u copetonin trupin derrat e uritur.

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kur u vranë nga forcat e ndjekjes i cuan zvarrë në Shën Palë të Mirditës.

Aty u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.

C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

–MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.
Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton tragjedinë Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!

Me 17 Gusht 1949
Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, e buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine e kur krisën pushkët e mitralozët mbi ta,
Ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E atje nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt.
“Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”.
Dhe si rrufe që bie nga qielli ranë mbi ta plumbat e armëve të rënda, atje në fundin e gropës së zezë.
E prej andej copat e mishit fluturonin e binin në prroskë.
Ndërsa 4 të tjerët i varën në litar në katër lisat rreth gropës së zezë, aty ku jepnin shpirt 10 të pushkatuarit”.

Viktimat e kësaj masakre ishin:

Të varur në litar:
–Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh), Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar), Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë), Pjetër Paloka, (Kaçinar).

Të pushkatuar:
–Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë), Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë), Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar), Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh), Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë), Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht), Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë), Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër), Preng Shkurt Nikolli, (Orosh), Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar).

–U burgosen afro 500 burra dhe u internuan mbi 300 familje.

MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.

Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton tragjedinë Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!
Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenë të thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Mirditës.

Preteksi qe i thjeshtë:
-Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.

Masakrën e Qafës së Valmirit e drejtuan kriminelët. e Mehmet Shehut si:
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Sulejman ku, Zija Kombo, Medin Bilbili, prokurorët Siri Çarçani, Arianit Çela e plot të tjerë si kjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.

DY TE VRARE, USHQIM PER DERRAT:
Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kurë u vranë nga forcat e ndjekjes i quan zvarrë në Shën Palë të Mirditës, u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.

C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

Kështu i vajtoi Mirdita bijt e saj ditën e 17 Gushtit 1949.
N’Qaf t’Valmirit të Mirditës. Fort po vriten krah’t e Shqipes!! Shkallës Madhe kush po zbret? T’lidh me tela vajmedet. Jo ma pak se katërmbdhetë…. …Shtatë ditë burg e jo ma shumë, Ditën e tetë n’litar e n’plumb…

Kategori
Uncategorized

Kontrolli mbi fukarallëkun quhet rimëkëmbje e ekonomisë.

Një nga kritikat që i adresohen qeverisë është se nuk ka bërë asnjë bilanc të politikave ekonomike dhe se i ikën këtij diskutimi me vetëdije të plotë. U desh shpërbërja e koalicionit që në publik të dalin shifra dhe bilance të pjesshme mbi situatën ekonomike të vendit. Shifrat janë dhe këto i di shumë mirë kryeministri, ministri i Financave por edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ndonëse pjesën më të madhe në diskutimet publike e zënë intrigat politike shkarazi përmenden edhe shifra që tregojnë se realiteti nuk është ai që na përcillet për një rimëkëmbje të Ekonomisë. Ilir Meta zbuloi në intervistën për Opinion të dhëna lidhur me borxhin publik dhe investimet e huaja.
“Një fakt do t’ju them, është shtuar borxhi me një miliardë euro në katër vet dhe rritja ekonomike e akumuluar është 900 milionë euro, që do të thotë që për një euro borxh rritja ekonomike është 0.9 euro. Pse? Sepse ka qenë vizioni i munguar i Kryeministrit, por vizioni ende i një kryetari bashkie që merr borxh dhe harxhon energjitë më të mëdha dhe buxhetin më të madh për lulishte pr fasada për palma, për kullën e Korçës”- theksoi Meta duke shtuar se investimet e huaja direkte do të ishin në nivelin më të ulët historik nëse nuk do të llogariteshin projekti Tap dhe Hidropoëer Devolli, që konsiderohen investime të tërhequra nga qeveria e kaluar. Sipas Metës pa këto investime shifra e investimeve të huaja direkte nuk do t’i kalonte të 400 mln eurot. Vetë kryeministri është shprehur se me ekonominë do merret këto katër vjet dhe se nga pikëpamja e tij borxhi publik është ulur në 69%. Por ne nuk dimë sa është informaliteti në ekonomi, sa e gjeti dhe sa e ka qeveria aktuale, ministri i Financave të së cilës nuk bëri asnjë analizë serioze të situatës ekonomike dhe përgjegjësive të qeverisë në këtë drejtim.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër.

Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër

Shqiptarët, të dielën, duhet ta ndalin Edi Ramën, i cili është në kërkim të një pushteti të plotë. Është hera e parë që një politikan e kërkon kaq zëshëm një votë të tillë. Ma jepni timonin vetëm mua, sepse nuk do ta njihni Shqipërinë. Fraza të tilla të forta, në kërkim të pushtetit të pakontrolluar, para Ramës i kanë thënë edhe politikanë të tjerë. Historia botërore është e mbushur me kërkesa të tilla nga diktatorë megalomanë.
Nga Berat Buzhala t- 23/06/2017

Nga distanca duket sikur të gjitha mediat e ‘kazanit’ janë kundër Ramës; se ai si një Don Kishot i vërtetë po lufton kundër plehrave, se ai është uji i bekuar e të tjerët djalli, sepse Edi është i prekur nga dora e Zotit dhe është afër t’ia hedhë pastër edhe kësaj here, e bashkë me të edhe populli shqiptar, e pse jo edhe rajoni e kontinenti. E vërteta është deformuar.

Gjatë 12 muajve të fundit, sikurse gjatë gjithë jetës sime, mora anë të ndryshme politike, për zhvillime kudo në botë. Nga Filipinet – kundër Dutertes, deri në SHBA – kundër Donald Trump.

Bota sot është përplot zhvillime interesante. Duhet të mos jesh fare i interesuar për jetën që të kesh qëndrim neutral, se a zgjidhet Trump a Clinton, Macron a Le Pen, se a do të dilte Britania nga Evropa a do të qëndronte, se kush do të fitonte në Holandë e Austri, etj.

Në të gjitha këto përleshje, që i numërova më sipër, mora anë. Sigurisht ndikimi im në to ishte baras me zero. Kush e dëgjon një zë nga Kosova? As këta në Kosovë. Tekefundit, edhe kush qenkam unë që të më dëgjojnë? Një gazetar që ka qenë në politikë, që kohë pas kohë është komprometuar, por që ka provuar të ringritet – me plot vështirësi.

Mirëpo, le te sqarohemi: unë nuk pozicionohem për një problem, me shpresën që do ta ndryshoj realitetin, ose që ajo çfarë them unë është e vërtetë. Këtë gjë e bëj më shumë për bindje personale, e edhe nga besimi se ajo që them është gjëja e duhur. Pastaj, nëse dikush më beson në ato që them, kjo është një e arritur shumë e madhe, edhe pse kohë pas kohe kam frikë që ndikimi im është negativ. Por, as ky nuk është faji im.

I persekutuari Rama

Le të kthehemi tash te tema për të cilën edhe e nisa këtë shkrim: Zgjedhjet në Shqipëri, që do të mbahen këtë të diel. Edi Rama përballë të tjerëve.

Në shikim të parë, duket një betejë epike. Rama kundër të gjithëve. Nëse nuk thellohesh veç edhe pak më shumë te problemi, nëse atë e sheh nga një distancë pak më e largët, duket sikur i miri është Rama, kurse të tjerët janë forcat e errësirës që po duan ta ndalin Edin në rrugën e tij të shpëtimit kombëtar. Edi është drita në fund të tunelit. Edi po lufton për t’i këputur hekurat ku është lidhur Shqipëria, kurse të tjerët për ta prangosur edhe më shumë.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Është iluzion optik, i orkestruar me dinakëri nga ekipi i Ramës dhe Rama vetë. Është krejtësisht e kundërta.

Në garë, këtë të diel, janë: në njërën anë Edi, i mbështetur prej 90 për qind të fuqisë ekonomike shqiptare, kurse në territorin tjetër janë të tjerët.

Në garë, këtë të diel, janë: në njërën anë Edi, i mbështetur nga 100 për qind e mediave tradicionale, televizionet, si Topi, Klani, Vizioni, Ora etj… dhe në anën tjetër partitë tjera politike që hapësirën mediale e gjejnë me vështirësi të mëdha.

Mos të ngatërrohemi. Edhe në mesin e këtyre mediave, aty-këtu, si ndonjë oazë në shkretëtirë, gjendet ndonjë emision i mirë televiziv, që mban balancën e duhur politike. Këtyre ua heq kapelën, si bie fjala Fevziu, Rakipi, e ndonjë tjetër. Mirëpo, unë po flas për qëndrimet editoriale, për politikat editoriale që orientohen për katër vjet me radhë, për t’i vënë në spikamë të arriturat kulmore të Republikës së Shqipërisë. Për të vënë në spikamë lavdinë e sypatremburit, Kryeministrit Rama.

E them prapë: nga distanca duket sikur të gjitha mediat e ‘kazanit’ janë kundër Ramës; se ai si një Don Kishot i vërtetë po lufton kundër plehrave, se ai është uji i bekuar e të tjerët djalli, sepse Edi është i prekur nga dora e Zotit dhe është afër t’ia hedhë pastër edhe kësaj here, e bashkë me të edhe populli shqiptar, e pse jo edhe rajoni e kontinenti.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Janë vetëm disa gazetarë që po rezistojnë nga margjinat e mediave, duke i pasur kundër tyre personat më të fuqishëm në vend. Duke i pasur kundër tyre ata që i kanë miliarda euro në dispozicion, e që këtë të diel ka mundësi që t’i shkrijnë ndonjë prej miliardave. E si u mundka pastaj që një editorial, një paraqitje në një studio televizive, plot zhurmë e shkumë, të luftojë kundër 1 miliard eurove investime elektorale?

Pra, fotografia se Rama është i vetëm, kundër të gjithëve, është e deformuar. Rama është aktor i mirë, prandaj edhe kjo qasje deri diku mbizotëron në rrjete sociale, te rinia, e cila e sheh te Rama një rebel, një viktimë, një titan.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Të tjerët janë të vetëm. Rama, ose ekipi i Ramës, janë të vetëm në ndarjen e përfitimeve marramendëse. Ose, mund ta themi edhe kështu: në rastin e Shqipërisë, shumica është më e vetmuar sesa pakica. Disa janë më shumë se shumica. Pastaj, atij i bëjnë hije edhe gazetarët, ose pjesëtarët e shoqërisë civile, që në forma të ndryshme janë të lidhur me suksesin e Ramës. Ata që i bënë hije edhe Berishës, por vetëm për sa kohë Berisha ishte Kryeministër. E kur ai humbi, këta e lanë Bashën në një diell përcëllues dhe të pamëshirshëm.

Të arriturat e Ramës: Respektimi i semaforëve prej kalimtarëve

Ndonëse jam shtetas i Shqipërisë, shtetësi e dhënë nga Presidenti Nishani (për ç’gjë e falënderoj edhe tash), ndonëse vij në Shqipëri çdo javë – dorën në zemër pothuajse vetëm në Tiranë – unë edhe më tutje, në vija të holla, nuk e njoh këtu gjendjen në arsim, në shëndetësi, në politika sociale, e në segmente të tjera të rëndësishme, që janë kritike për ta vlerësuar performansën e një qeverie. Por, di ta dalloj se çka është spektakël e çka është përmbajtje, se çka është cirk e çka është qeverisje, se çka është kloun e çka është politikan.

Por, për këto tema, në javën e fundit, e pashë Ramën të djersitet përballë pyetjeve të vërteta. Jo pyetjeve argëtuese te Ermal Mamaqit, që qëllim parësor kanë gajasjen, por pyetje që i bëhen nga Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, ose Ylli Rakipi. E pashë Edi Ramën duke belbëzuar, e pastaj duke ofenduar, kur nuk diti ta numëronte asnjë investim të huaj të jashtëm që është më i madh se 5 milionë euro, e që është bërë gjatë qeverisjes së tij. Në vend të kësaj, filloi ta bënte atë që di më së miri: të ofendojë tjetrin se nuk kupton gjë nga ekonomia, të viktimizohet se askush nuk po e kupton, përveç tij, procesin e komplikuar të kulturimit të Shqipërisë që e paska filluar ai, e që ka kulmuar me respektimin e semaforëve nga kalimtarët, e në raste të caktuara edhe ndalimin e duhanit në baret dhe restorantet e Shqipërisë. Ndonëse komike edhe të përmenden, as këto nuk janë plotësisht të vërteta. E edhe po të ishin të vërteta, a vërtet beson dikush që një person që pret në semaforë në pishë të diellit në Tiranë e bën këtë ngase i ka në mendje këshillat iluminuese të Edit? Një pjekuri e tillë ka arritur gradualisht, pas kontaktit me botën, falë lëvizjes së lirë të shqiptarëve, gjë e cila ka ndodhur në qeverinë e kaluar. Pastaj, është trillim i pastër se cigarja nuk pihet në Tiranë, pse kështu e ka vendosur Rama. Cigarja nuk pihet, ta zëmë në Plaza, sepse kjo është politikë e pronarit të hotelit, nuk pihet në restorantet fantastike të Tiranës, sepse pronarët kanë vendosur t’i respektojnë standardet evropiane.

ama, nëse dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë harkun e meritave të tij për ta kulturuar popullin shqiptar, mund edhe të thotë se tash shqiptarët nuk u bijnë borive, siç i kanë rënë në të kaluarën, se nuk e kruajnë barkun si në të kaluarën, se nuk i rrisin flokët si në të kaluarën, se nuk i pastrojnë as veshët me çelësin e makinës, se nuk po masakrohen brenda familjes si në të kaluarën. Ky edhe mund të thotë se është profeti që e solli ndryshimin, por këto janë, duke e cituar Ramën, që e citoi Fishtën, në debat me panelistët nga Kosova, “dokrra hini”. Shqiptarët janë rritur avash-avash, ndonëse mori shumë më shumë kohë seç do të duhej. Sigurisht që do të rriteshin shumë më shpejt, po të kishin një klasë tjetër politike. Por, klasën politike e nxjerr populli.

Ekonomia e egër kapitaliste, nën majtistin Rama

Rritja ekonomike, në statistika duket në njëfarë mase e pranueshme. Nëse i marrim këto të dhëna e i lexojmë në ndonjë ishull të largët, pa pasur të drejtë të bëjmë pyetje shtesë, gjendja nuk do të ishte shumë e keqe. Por, edhe ky është një mashtrim optik.

Paul Krugman, nobelist i ekonomisë, njeriu që mua më përfaqëson në ekonomi, në librin e tij Ndërgjegjja e Liberalit, e shpërfaq këtë mashtrim, pre e të cilit sot janë edhe shqiptarët. Ai tregon se si Amerika e viteve ’80 dhe ’90 është e fuqishme ekonomikisht vetëm në planin e përgjithshëm. Ja shembulli që e jep Krugman: Në një restorant qëndrojnë 10 amerikanë me të hyra mesatare vjetore prej 200 mijë eurove. Në ndërkohë atyre u bashkohen për një kafe edhe Bill Gates me dy-tre shokë të tjerë që i kanë miliardat. Tash (vazhdon Krugman) në rrafshin teorik, nga përtej derës, të hyrat mesatare të banorëve të atij restoranti janë shumëfishuar, tash teorikisht aty janë të gjithë milionerë, nëse jo edhe miliarderë. Por, kjo merr fund sapo Gates dhe shokët e tij dalin jashtë.

Me fjalë të tjerë, çfarë do të ndodhte me ekonominë e Shqipërisë, nëse i largojmë për në Itali Zaimir Manen, Grigor Jotin, Vilma Nushin, e të tjerë njerëz të pasur, të cilët sigurisht kanë të hyra vjetore sa e gjithë pjesa e banorëve të tjerë të Shqipërisë. E këta njerëz gjatë qeverisjes së Ramës nuk u varfëruan. Këta u pasuruan. Është e vështirë ta imagjinosh një gjë të tillë në një vend tjetër të qeverisur nga një i majtë. Nuk do të ishte e ndershme as t’i fajësonim këta për pasurinë që kanë krijuar. Qeveria do t’i krijonte disa të tjerë, po të mos ishin këta. Këto janë praktika të njohura ballkanike.

Si përfundim

Shqiptarët, të dielën, duhet ta ndalin Edi Ramën, i cili është në kërkim të një pushteti të plotë. Është hera e parë që një politikan e kërkon kaq zëshëm një votë të tillë. Ma jepni timonin vetëm mua, sepse nuk do ta njihni Shqipërinë. Fraza të tilla të forta, në kërkim të pushtetit të pakontrolluar, para Ramës i kanë thënë edhe politikanë të tjerë. Historia botërore është e mbushur me kërkesa të tilla nga diktatorë megalomanë.

Në zgjedhjet e vitit 1936, Hitleri u kishte thënë gjermanëve “nëse më votoni mua, pas 10 vjetësh nuk do ta njihni Gjermaninë”. Sigurisht që në vitin 1945 ka qenë shumë e vështirë ta njihje Gjermaninë. Nuk dëshiroj këtu të bëj kurrfarë krahasimi mes Gjermanisë naziste dhe Shqipërisë. As në mes të Ramës dhe Hitlerit. Janë shumë larg, si krahasime. Mirëpo, mund të krahasohen dëshirat. I dua të gjitha, ose asgjë. Një kërkesë për të realizuar një revolucion kulturor, politik dhe ekonomik. Sepse, ai i di të gjitha. Është i pagabueshëm. Të tjerët janë kazan. Plehra. Nën-qenie. Të paditur. Shpellorë.

Shqiptarët duhet ta fusin egon e Edi Ramës nën kontroll. Atë e bëjnë me votën e tyre. Të dielën ata mund të votojnë edhe majtas, edhe në qendër, e edhe djathtas. Mjafton që Edit të mos i plotësohet dëshira përfundimtare. Politika është kompromis dhe marrëveshje.

Gjermania e madhe që disa mandate qeveriset bashkërisht. Merkel e ndan pushtetin me rivalët, por kjo nuk e pengon ekonominë që të mos zhvillohet. Gjërat e mëdha në një shoqëri ndodhin edhe pa bërë bujë. Edhe pa rritur thonjtë, edhe pa dalë në publik me Air Jordan, edhe pa bluza të zbërthyera, e sidomos edhe pa i ofenduar të gjithë kundërshtarët.

Edi Rama, në fund, nuk e di kur do të jetë ai fund, do ta ketë fatin e Jose Mourinhos. Kur një ditë nuk do të shkëlqejë më, të gjithë do të qeshin me sjelljet e tij. Për arrogancën e Mourinhos, në raport me gjithë botën, pas rezultateve të tij të dobëta, The Guardian shkruante: Duhet të sillesh mirë me njerëz kur ngjitesh lart, sepse kur të zbresësh poshtë, do t’i takosh të gjitha ata në rrugë e sipër.

Rama do të takohet një ditë me të gjithë ata

Kategori
Uncategorized

Boll: PD nuk është Lopë për ta mjelë.

Avatari i @gjata.comAL in Sweden.

PD_është_aset_ideal_është_shpresa_e_vetme_e_shqiptareve!!!

…heshtje totale nga ish drejtoret, drejtoreshat e Bashkise Tiranes, nga ish drejtoret dhe drejtoreshat e ministrive ish keshilltaret ne kryeministri e ministri.
Asnje rrjesht te shkruar as per ligjin e plehrave, as per samitin e diaspores, as per Shqiperine e mbuluar ne droge ,as per vendosjen e rregjimit te vizave, as per ikjen e dritave orar e pa orar , as per papunesine varferine qe ka pllakosur vendin, as per te rinjte qe po largohen nga Shqiperia.
Ku jane po ngrohin vezet ??????!!!!
Ku jane ata qe deri dije mundoheshin kush e kush te rrinte prane kryetarit per te dale foto ???
Ku jane ata qe dije na beheshin me katolik se Papa???
Me te ndershem jane ata qe deklarojne dhe ikin po ju pse fshiheni ne skuta , ndoshta po beni avokatin e djallit ???
Ju jeni frikacake, sahanlepires e per te mos thene b…lepires.
Tash ja u…

Shihni postimin origjinal 17 fjalë më tepër

Kategori
Uncategorized

MOS U TREMB BIJ E BABAJT SE KE MUA PRANE.

”AI ZE PRAP ME THERET”
KUSHTUAR BABAIT TIM (Aferdita Tartari Cipa)

Jasteku ishte lagur plotesisht, ne mengjez kur u cova une prap ate e mora e filloja te ferkoja syte, buzet,e ta shtrengoja fort mbas gjoksit tim, ashtu si dikur ti i shtrenjti Ati im.

Ati im ti qe me merje para duare me puthje fort e me perkeledhje kacurelet e mia, e ne fund gjoja sikur me qortoje me nje shuplake ledhatuse largoje ,syrin e keq.
Megjithese vitet e monizmit ishin teper te veshtira si gjith te tjeret, dimri ishte teper i ashper, ju prap u munduat te dashur prinderit e mi, ti i shtrenjti BABA, te na i largonit sa me shume urine e asaj kohe dhe dimrin e ftohte.

Kur isha e vogel na duhej nje ore me kembe per te ardhur ne shkolle, ne shi ne bore me diell e me suferine, por une nga natyra vija e frikesuar dhe sa here qe gjemonte e vetetinte, por streha e ime ishe ti,  une strehosha prane BABAIT tim, dhe shpesh here mbremje vone prane oxhakut na tregoje trimerite e krahines, te fshatit tone, e sidomos ma permendje shume here kengen e MIRO TERBACES.

Thuhet se Miroja e ka vrare pashane dhe ia ka djegur kullat me teper se njeqind e ca vjet me pare.

E zeza Miro Terbaçe,
moj Miro e qaj moj Mire,*
Moj e rritura bonjake
me lakera burdullake,*
te berberi u ngrite vajte,
the:-Berber a sha * vellane,
preme floket si djale,
te marr hake per vellane!

Nena cohej heret ne mengjez per te bere mengjezin, ndersa BABAI e ngarkonte oxhakun me dru te trasha dhe shpesh here na thosh ,, nje i ngrohte i mire i mengjezit ta largon shume urine,, e keshtu na percillte mengjezeve per ne shkolle,, duke me thene MOS U TREMB BIJ E BABAT SE KE MUA PRANE,, e keshtu ai ze mua me percillte deri sa une largohesha shume prej syrit te tij ,, por une ate ze prap e degjoj.

Mos u tremb bij e babait,,
Ai skaliti ne mendjen dhe zemren tone vyrtitet me te mira si dashurine, drejtesine , ndershmerine e krenarine per venlindjen tone BOLENEN, per atdheun tone.

Karvani i njerezise ate dite s’kishin te mbaruar, une ate dite BABAIN E KEROJA MIDIS LULEVE,,,, ndersa  nje ze me vinte nga larg.

Mos u tremb bije e babajt, me ke mua prane.

Ji  kryelarte qe jini BOLENASE…

Ti me ike o Ati im
more rrugen e moskthimit,
vecse thelle ne zemren time
mbolle lulen e kujtimit

dy muaj prane tu ndodha
te ktheja si cilimi,
por ce do dot ste shpetova
sdi shte beja me per ty

dhe jeten te ma kerkoje
do ta falja o Ati im,
doren fort ti ma shtrengoje
mbahu fort o biri im

djale shpirti me pate thene
mos me ler ne vend te huaj,
te me cosh ne vendin tim
sa me shpejt te lutem luaj

amanetin ne vend ta cova
bashke me Nenen e vellane,
nga Greqia rrugen mora
ishe etur per vatane

syri shume te lotoi
po dhe fryme more thelle,
thash se semundja te shkoi
sikur leve dhe njehere

filloje te me kshilloje
flisje me nje ze te shtruar,
dhe te sertine duroje
ne jete te jesh i duruar

mos largo njeri ne jete
te me kesh zemer bujare,
dhe te kene nga nje mete
mos u mba meri fare

oi dhembshuri per te gjithe
niper mbesa shume i doje,
se ti vete i kishe ritur
dhe me dashuri i koje

ata erdhen nuk pertuan
dashuria i theriti,
lule shume te dhuruan
po dot gjyshi nuk i priti

te putha per te fundit here
jo dot syve su besoja,
lulet mal te ishin mbledhur
midis tire te kerkoja

ndersa Nena thelle renkoi
te qante me ligjrime,
duart mbi ball ti leshoi
dhe filloi me ledhatime

ndersa motrat nuk pushuan
gjithe natene te qane,
permbi koke te qendruan
edhe me lot sec te lane

varg i madh i njerezise
thua skishin te mbaruar,
me respekt prej dashurise
qe te gjithe te nderuan

zemra jone sa te punoje
edhe syri hapur te jete,
jo BABA sdo te harojme
se te kishim lys me dege

ate dite koha qau
deti thelle sec gjemoi,
me ne fund rete i shperndau
ZOTI PARAJS te dhuroi.

Nga biri it POLO CIPA dt 13 , 2 2017

Kategori
Uncategorized

Le Petit Parisien (1921): Deklarata ekskluzive e Imzot Fan Nolit, delegat i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombëve, mbi konfliktin serbo–shqiptar

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  19 Qershor 2017

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të enjten e 22 shtatorit 1921, në faqen n°3, deklaratën ekskluzive të Fan Nolit, në lidhje me konfliktin serbo-shqiptar.

Atdhetari shqiptar, i shqetësuar nga hordhitë serbe, përfaqësonte asokohe Shqipërinë në Lidhjen e Kombëve (Gjenevë) me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Gjenevë, 21 Shtator (Dep. Petit Parisien)

Imzot Fan Noli, delegat i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka paraqitur një protestë (shkresë) kundër veprimeve të ushtrisë serbe, e cila ka pushtuar rajone të reja shqiptare dhe ka bombarduar disa fshatra. Ai na ka shprehur deklaratat në vijim :

Serbët, duke sulmuar, kanë dashur të parandalojnë vendimin e Konferencës së ambasadorëve dhe të Lidhjes së Kombeve. Prandaj, grusht shteti i tyre është një sfidë e hedhur ndaj dy organeve që janë aktualisht të angazhuara për çështjen tonë. Unë mezi besoj se qeveria në Beograd, duke vepruar kështu, është bazuar në premtime të fshehta që ajo mund të ketë marrë. Unë thjesht mendoj se ajo ka dashur të përfitojë nga pavendosmëria e përgjithshme. Megjithatë, shkatërrimi brutal i fshatrave paqësore do t’u kujtojë në mënyrë efektive liderve të politikës evropiane ndjenjën e realitetit.

Tani, është e kuptueshme, se problemi shqiptar është diçka që nuk mund të vonohet. Objektivi ushtarak i kësaj ofensive është pushtimi i malit të Lurës, në perëndim të Dibrës. Ky mal ka një pozitë shumë të fortë strategjike, i cili komandon fushën e Tiranës dhe tregjet jugore të Mirditës. Trupat, që do të instalohen aty, do të mbajnë vendin nën një kërcënim të vazhdueshëm dhe do të mund të pushtojnë kryeqytetin tonë kur të duan. Prandaj, ushtria shqiptare nuk mund të pranojë këtë zotërim pa u përpjekur për ta kundërshtuar atë. Lufta është e pashmangshme nëse nuk do të ketë një ndërhyrje.

Operacionet aktuale të shtabit serb kanë qenë të lehta për shkak se trupat e tyre, në pikënisje, pushtuan linjën e famshme të demarkacionit, e vendosur në mënyrë abritrare gjatë kohës së armëpushimit dhe se tashmë na marrin pjesën e gjashtë të territorit të caktuar Shqipërisë nga ana e Konferencës së Londrës në 1913.

Serbët, që prej tre muajsh, organizonin bandat e armatosura të artilerisë dhe të mitralozëve, të komanduara rregullisht nga oficerë, të cilët vepronin në krye të ushtrisë me qëllim për të përgatitur rrugën për pushtimin. Këto grupe kanë pikën e tyre të mbledhjes në territorin serb, Prizren, ku gjendet pseudo-qeveria mirditore e Marka Gjonit dhe në Dibër. Por ata u zmbrapsën kudo. Kështu, serbëve u ra maska dhe tani ata do të sjellin trupa të rregullta.

Unë nuk dua të hap këtu një debat mbi statusin territorial të Shqipërisë apo mbi kontradiktat e politikës serbe. Pas shpalljes së paqes, Serbia pranoi, zyrtarisht dhe disa herë, vlefshmërinë e kufijve të 1913, por ajo tani refuzon t’i njohë. Gjithsesi, asgjë nuk justifikon masat brutale që ajo ka  ndërmarrë. Serbët pohojnë se ata kanë të drejtë. Në qoftë se ata janë të bindur për drejtësinë e kauzës së tyre, mjaftonte të prisnin thjesht verdiktin e Lidhjes së Kombëve, i cili tashmë nuk do të vonojë. Në vend të kësaj dhe pikërisht në momentin kur popujt aspirojnë me gjithë shpirt paqen, ata përdorin dhunën dhe nuk ngurojnë të përdorin armët.

Rastësi domethënëse : ky agresion i ri përsëritet pothuajse një vit më vonë nga shkatërrimi  i 150 fshatrave shqiptare të luginës së Drinit prej trupave serbe. »

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu: – Fajësohen qytatarët, që nuk mbajtën KondraGaz edhe në Protestën e PD.

 

Ambasadori Lu:
– Fajësohen qytatarët, që nuk mbajtën KondraGaz edhe në Protestën e PD

nga Kakup Gjoca.
Intervista Ekskluzive në EDTV
– Zoti Ambasador Lu, ju pse nuk denoncuat Helmimin nga Gazi, të qytetarëve në Sheshin Skenderbej?
– Së pari, lejomëni t’ju falenderoj, që më dhatë mundësinë të çaj Bllokadën e deritanishme, që më kishte bërë EDTV, ku ma kishte ndaluar kategorikisht të bëja deklarata, se mos KQZ do t’i cilësonte deklaratat e mia në ERTV si propagandë elektorale në favor të Rilindjes. Ah, harrova, përse më pyetët?
– Për gazin helmues, ndaj Protestuesve te sheshi “Skënderbej”?
– Ku ka më tani sheshi “Skënderbej”?
Shqiptarët e riemëruan ” Skënderbeu i Rilindjes Edi Rama”. Ju akoma jeni me Kohën e shkuar.
– Zoti Lu, tribloni që të mos denomconi akoma gazin helmues që u përdor kundër protestuesve?
– Zotëri, unë SHQIP ju flas. Nuk ishte Gaz Luftarak . Ua dha zyrtarisht Prokuroria. Tani ne kemi besim të Madh te Prokuroria e Reformës të Edi Ramës, deriaa atë e financoi I Madhi Xhorxh Soros!
– Zoti Lu, qytetarët u helmuan në Qendër të Tiranës me gaz helmues. Ju nuk u shqetësuat Hiç?
– Fajin e kanë vetë Protestuesit. Nuk përdorën KondraGazin. Ku shkojnë pa KondraGaz? Në Dasëm?

 

 

Where there are now street “Skanderbeg”?
Albanians renamed “Renaissance Skanderbeg Edi Rama”. You’re still

Exclusive Interview on EDTV
– Mr. Ambassador Lu, why do not you report the poisoning by gas, citizens in Skanderbeg Square?
– First, let me thank you, for giving me the opportunity to slash the current blockade, which had made EDTV, which was categorically forbidden me to do statements, the CEC will not qualify my statements as propaganda ERTV election in favor of the Renaissance. Ah, I forgot, why do you ask?
– To poison gas against protesters in the square “Skanderbeg”?
– Where there are now street “Skanderbeg”?
Albanians renamed “Renaissance Skanderbeg Edi Rama”. You’re still the last time.
– Mr. Lu, tribloni not denomconi still poisonous gas was used against the protesters?
– Sir, I speak ENGLISH. There was Gaz Battle. He officially gave the Prosecution. Now we have great faith in the Reform Prosecution Edi Rama, Derian it financed The Great George Soros!
– Mr. Lu, citizens were poisoned in the center of Tirana with poison gas. You were not worried Nothing?
– blame the protesters themselves. There used KondraGazin. Where KondraGaz go free? At the wedding?

Kategori
Uncategorized

Mos shkoni ne Bilisht te gjeni…..

Administrata nepotike
———–

Nga Artan Fuga/
Kater vjet na thane se kishim bere shtet. Dy javet e fundit papritmas po na bindin se ne vend te nje administrate publike ose ne pushtetin lokal paskeshim nje tufe kunetrish, baxhanakesh, cunash daje, krushqish qe familjarisht ndajne poste, punesojne njeri tjetrin, dhe e kane bere administraten shteterore ose bashkiake si obor shtepie ku per nate behet dasem mes krushqish me aheng.

Po ne kemi kater vjet qe u themi dhe ata na vervisin qener e zagare per te lehur : jo,jo,jo.

Po kete e di cdo lypes endacak ne Shqiperi!

E di cdo i ri dhe e re qe ka pasur iluzionin qe te hyje ne ndonje konkurim punesimi.

Nje drame e pafund per ta, sa lote dhe psheretima, mbytur nga te qeshura cinike dhe prapamendime pinjollesh qe gjithcka e gjejne gati!

Se mos sot vetem!

Tani e moren vesh keta???

Nxirrni pra brenda dy ditesh VKM qe shteti nderpret menjehere marredheniet e punes me kedo qe ka lidhje familjarisht brenda ansamblit te ministrive, institucioneve kushtetuese dhe bashkive.

Kaq pra t’ju besojme nje here te vetme.

Mos shkoni ne Bilisht te gjeni nepotizmin. Nuk ka nevoje vec merrni urbanin brenda unazes dhe do te shihni cfare katraure keni!

Perndryshe vazhdoni te beni demagogji, te na genjeni me fjale te medha, te beni gjoja Ce Guevaren me llogje tribunash. Opium.

Meqe jemi ketu, une jam ne gjendje t’u provoj se me perjashtim te nje pakice nepunesish administrate, jo me shume se 11% e tyre, qe jane me merite, nuk do te gjeni nje, po vetem nje, qe te jete i punesuar ne administrate dhe qe te mos jete:
1. Me lidhje familjare me shefat ose njerez prane pushtetin lokal ose qendror.
2. Mos te kete paguar rryshfet.
3. Mos te jete militant partie ose elektorat i partise.
4. Mos te jete nen presion per te ushtruar aktivitet elektoral.
5. Mos jete pjese e trafikut te influencave nepotizmit ose i shkembimeve te sherbimeve midis personave me influence ne pushtet administrativ, mediatik, financiar, etj.

Hapeni thesin dhe do ta shihni se cfare ka brenda.

Ne dollap do te gjeni kadavra!

Kategori
Uncategorized

Eqrem Çabej, një shkrim i panjohur i tij për origjinën e gjuhës shqipe.

MBI TEZËN ILIRE E PELLAZGE

 

Eqrem Çabej.

Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë.

Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm?

Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë.

Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar.

Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit.

Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore.

Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë.

Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve.

Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra.

Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan.

Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta.

Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë.

Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire.Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë.

Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus: Shar, Scodra: Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të shpjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike.

Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër.

Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur.

Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme.

 

Nga Moikom Zeqo

Brikena Çabej, vajza e nderuar dhe e denjë e Eqrem Çabejit më dërgoi me email, që nga Parisi ku jeton, një shkrim të panjohur, ose shumë pak të njohur të babait të saj, të shkruar mesa duket në vitin 1977. Çabeji, i cili ka qenë edhe profesor i gjuhësisë, lektor, në Universitetin e Prishtinës, e ka shkruar këtë tekst për ta botuar në ndonjë nga organet në gjuhën shqipe të Prishtinës.

Mesa di unë, ky shkrim nuk është i përfshirë në veprat në disa vëllime me format të madh, që Prishtina botoi, duke përmbledhur dhe koleksionuar trashëgiminë e paçmuar dhe shumë të rëndësishme të këtij dijetari të madh shqiptar.

 

Moikom Zeqo

Brikena Çabeji më shkruan se padyshim ky shkrim, që merret me origjinën e gjuhës shqipe në rrafshin e dyfishtë historik dhe linguistik, do të përfshihet në libra të tjerë që do të botohen sëbashku me korrespondencën ende të panjohur të Eqrem Çabejit, kryesisht me linguistë dhe albanologë të huaj të botës.

Ajo që të bën përshtypje, gjatë leximit të tekstit të Çabejit është fakti që ai mbështet, pa mëdyshje, origjinën ilire të etnogjenezës së gjuhës shqipe, pa përjashtuar këtu dhe një dimension trak. Çabeji e artikulon këtë subjekt gati të një vështirësie të madhe algjebrike, të ndërlikuar, me pak të njohura brenda të panjohurave të mëdha të shekujve, i bindur se instrumentat mendorë të gjuhës mund të përvijojnë historinë e gjenezës, të formimit, të zhvillimit, të ndryshimit, të identitetit të vijuar dhe të plotësuar deri në ditët tona.

Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj. të gjuhës shqipe.

Por teza e Eqrem Çabejit qe me fat në shkencë dhe për faktin se zbulimet e prehistorisë shqiptare, të ndërmarra nga arkeologu i madh shqiptar siç është Çesk Prendi, vërtetuan se të paktën që nga epoka e bronzit dhe deri në antikitetin e vonë, kur spikat identiteti i arbërorëve, duke përfunduar deri në kohërat moderne, të sotmet, flasin për informim in situs, pra në këtë truall, pa ndërprerje të etnosit ilir, pa dyshim pa mohuar dhe një dimension trak.

Deri më sot shkenca si e arkeologjisë historike ashtu dhe shkenca linguistike në Shqipëri janë komplementare, por dhe tek dijetarët më seriozë në botë, nuk e mohojnë këtë përputhje identitare të gjuhës dhe të etnogjenezës.

Këtë mund ta mohojë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë nga shkenca ose që merren me fantazmagori që nuk i hyjnon ë punë askujt. Është kënaqësi nga ana ime dhe e falënderoj Brikenën, që më dha mundësi ta publikoj këtë shkrim të Eqrem Çabejit, për ta njohur jo vetëm publiku i gjerë, por edhe ata specialistë qëndrimëtarë, të paepur, që e kuptojnë dhe e mbrojnë idenë se shkenca është shkencë dhe s’mund të jetë fantazi.

Kategori
Uncategorized

Klevis Balliu takime intensive me fermerët: Republika e Re, alternativa e vetme për ju.

Klevis Balliu takime intensive me fermerët: Republika e Re, alternativa e vetme për ju

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Pogradec, Klevis Balliu, vijon turin e takimeve intensive me qytetarët dhe banorët e fshatrave të Pogradecit.

Ndalesat e radhës ishin fshatrat Beragozhd, Stropckë dhe Zërvaskë. Banorët ndanë me kandidatin Balliu shqetësimin për investimet e munguara në zonë dhe thanë se ndihen të fyer dhe injoruar nga qeveria Rama. Në të tria këto fshatra, banorët kërkuan që Pogradeci të jetë një prefekturë më vete, sepse për një shërbim të thjeshtë janë të detyruar të shkojnë në Korçë.

Një tjetër shqetësim i tyre janë faturat e larta të energjisë që i kanë detyruar banorët të hyjnë në borxhe dhe që po i presin bukën e gojës.

Papunësia është e lartë sidomos në radhët e të rinjve. Fermerët kërkuan punishte për prodhimet e tyre sepse po shiten me çmime shumë të ulëta ose hidhen në kosh si dhe subvencionime. Kandidati Klevis Balliu theksoi se në fjalimin e tij të parë në Kuvend do të kërkojë që Pogradeci të jetë Prefekturë më vete.

Në vazhdën e bashkëbisedimeve me banorët, Balliu nënvizoi se Republika e Re do të ofrojë zgjidhjen me uljen e çmimit të naftës për fermerët, do t’i mbështesë me subvencione dhe për familjet në nevojë,energjia elektrike deri në 300 kw do të paguhet nga shteti.

Më herët, Klevis Balliu zhvilloi një tur takimesh në fshatrat Rrodokal, Homezh dhe Golik të zonës së Mokrës për të diskutuar mbi problematikat dhe vështirësitë që përballen banorët e zonës. Në takimin me banorët e këtyre fshatrave, Balliu e konsideroi të trishtueshme mungesën e ujit të pijshëm dhe të infrastrukturës rrugore. Balliu theksoi se kjo keq-qeverisje e ka bërë mesjetare jetën e këtyre banorëve. Përgjatë këtyre takimeve, kandidati i djathtë u mirëprit në disa nga shtëpitë e banorëve. Kanatat e vjetruara, muret e rrudhosura nga krisjet dhe çatitë e rrënuara të shtëpive flisnin po aq sa vetë banorët për gjendjen e mjerueshme që ka mbërthyer këtë zonë.

“Qartazi, kjo keqqeverisje socialiste ka future duart tek xhepat dhe shporta ushqimore e pogradecarëve”, theksoi Balliu.Një tjetër ndalesë e Klevis Balliu ishte fshati Vërdovë i njësisë administrative Buçimas, ku u takua me banorët e kësaj zone për t’u njohur me problemet e tyre. Ai i mirëpriti sugjerimet e banorëve për mënyrën sesi mund të punohet së bashku me qytetarët për një Pogradec me ekonomi të fortë e të nesërme të sigurt. “Taksimi progresiv i qeverisë rilindase i ka rritur taksat në 1.5 mld USD në fund të katër viteve; çdo fëmijë sapo lind, të rinjtë, pensionistët dhe çdo shqiptar paguan 500 USD më shumë taksa. Bizneset paguajë 50% më shumë taksa!”, theksoi Balliu./360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Rudina Hajdari: Babai im goditi murin diktatorial të komunizmit, unë dhe brezi im do të nxjerrim Shqipërinë nga tranzicioni.

Im atë pati guximin, karakterin dhe inteligjencën të ngrihet kundër diktaturës. Përplasjet e tij si luftëtar i lirisë, pluralizmit dhe demokracisë i dhanë atij një rol historik. Në qoftë se im atë goditi murin diktatorial të komunizmit dhe pati rolin e tij në ardhjen e lirisë, unë kam synimin dhe vizionin të kontribuoj në mbrojtjen dhe avancimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting, table and indoor

Intervistë me zonjën Rudina Hajdari, e bija e heroit të Demokracisë Azem Hajdari, Kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë dhënë Kryeredaktorit të Gazetës”Dielli” në SHBA, Dalip Greca…

Çfarë do t’i japë Kuvendit, Rudina Hajdari, e bija e themeluesit të PD-së, parlamentarit më aktiv, heroit të demokracisë, Azem Hajdari?

Është kjo një nga pyetjet që i drejtuam Rudina Hajdarit, kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Përgjigja e saj është e sigurtë:”Do të luftojë fort duke nxjerrë në pah të gjithë cilësitë më të mira të babait, por në mënyrën time”.
Rudina synon që të jetë një politikane e ndershme dhe me këtë nënkupton besimin se: të gjithë jemi të lirë, lindim të barabartë dhe se të gjithë duhet të jemi në gjendje të përparojmë bazuar në aftësitë dhe pasionet tona, dhe se do të flasë hapur dhe do mbrojë të vërtetën, edhe nëse ajo bie ndesh me më të fuqishmit e shoqërisë. Moto e saj është: Interesat e Shqipërisë para çdo interesi tjetër!
Rudina i ka të gjitha kualifikimet për të qenë një përfaqësuese e denjë e qytetarëve shqiptarë në Parlament: Ka kryer studimet universitare Bachelor në Shkencat Politike në SHBA, ka vijuar studimet e nivelit Master Shkencor në Gjeopolitikë, Territor dhe Siguri në Londër për të përfunduar me studimet e nivelit Master Shkencor në Të Drejtat e Njeriut po në SHBA. Vec kësaj ajo ka trashëgiminë dhe vizionin për të ardhmen e Shqipërisë Evropiane. Le ta ndjekim intervistën:

Gazeta Dielli:-Si ndihet Rudina në garën elektorale si kandidate për deputete e PD-së?

-Rudina Hajdari:-
Ndjesia e parë nuk është thjesht kënaqësi personale. Ajo është përkatësia ime reale, realizimi i një rruge të gjatë, jo vetëm e imja, por i një rrugëtimi krenar pasi i përket forcës politike së cilës i përkas çdo orë e sekondë të jetës sime.
Nuk ka rëndësi fakti i renditjes time në listën e Tiranës dhe nuk e bën këtë betejë më të lehtë. Ajo që e bën garën e fortë, konkurrimin të vërtetë dhe real, ajo që i jep përmasën e natyrshme kësaj fushate, më të veçantës nga të gjitha të tjerat, është fakti i ndërthurjes së natyrshme të trashëgimisë, forcës, vërtetësisë së Partisë Demokratike dhe vizionit të së ardhmes, vizionit të Republikës së Re. Jam e sigurt që me vullnetin e duhur do hyjmë në një etapë të re për Shqipërinë që i ofron shqiptarëve një politikë frytdhënëse dhe një demokraci të drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirëse.

-Dielli:- A ishte një surprizë për ju përfshirja në listën e kryetarit të Partisë Demokratike,z. Lulzim Basha?

-Rudina Hajdari:-Personalisht, i jam mirënjohëse Kryetarit te Partisë Demokratike z. Lulzim Basha që vlerësoi prezencën time në ekipin e tij. Për mua është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe të garojë si nën siglën e PD-së, të një partie që përfaqëson frymën e parë të demokracisë dhe vlerat euro-atlantike, si një prirje e natyrshme e shqiptarëve.

-Dielli:- Çfarë do t’i japë Kuvendit, Rudina, e bija e themeluesit të PD-së, parlamentarit më aktiv, heroit të demokracisë, Azem Hajdari?

-Rudina Hajdari:-Dua të nxjerr në pah të gjithë cilësitë më të mira të babait tim, por në mënyrën time. Këtu, më lejoni të veçoj disa. Dua të jem një politikane e ndershme dhe me këtë nënkuptoj besimin se të gjithë jemi të lirë, lindim të barabartë dhe se të gjithë duhet të jemi në gjendje të përparojmë bazuar në aftësitë dhe pasionet tona. Unë dua të flas hapur dhe do mbroj të vërtetën, edhe nëse kjo bien ndesh me më të fuqishmit në shoqëri. Gjithashtu, dua të vendos interesat e Shqipërisë para çdo interesi tjetër.

-Dielli:- Besoni që brezi juaj me të vërtetë do të integrojë Shqipërinë në BE, Çfarë nuk është arritur në këtë tranzicion të zgjatur?

-Rudina Hajdari:-Në këto 26 vite tranzicion Shqipëria ka pasur përparime të mëdha. Sot, Shqipëria ka një sistem politik të gjallë, është anëtare e NATO-s dhe është në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët udhëtojnë lirisht në Europë dhe kemi në krah aleatë të fortë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të Europës. Por s’duhet harruar që Shqipëria ka përjetuar një tirani komuniste të pashembullt në Europë dhe se tranzicioni është me i ndërlikuar sesa mund ta kemi perceptuar. Deri tani, ka qenë qeverisja e djathtë ajo që ka dhënë kontributin më të madh në plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian, në kuadër të çeljes së negociatave të anëtarësimit. Kemi akoma shumë punë për të bërë përsa i përket zbatimit të ligjit të dekriminalizimit në Parlament dhe reformës në drejtësi, por jam e lumtur që këto hapa po ndërmerren në mënyrën e duhur, duke përfshirë kontributin e padiskutueshëm të Opozitës. Krizat politike dhe institucionet e dobëta e kanë lodhur procesin e anëtarësimit. Gjithsesi mendoj se përfshirja e të rinjve në politikë është një shenjë pozitive për sa i përket përfundimit të tranzicionit në vend dhe integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.

Image may contain: 2 people, people on stage

-Dielli:- Sipas mendimit tuaj, duke qenë se keni jetuar për një kohë të gjatë në SHBA, çfarë duhet të bëhet ndryshe në Shqipëri?

-Rudina Hajdari:-Eksperienca ime në Amerikë ka qenë e vlefshme për të fituar një kulturë perëndimore, por kjo s’do të thotë që vendi im nuk ka qenë pjesë e kultivimit të karakterit tim. Mendoj se demokracia e drejtpërdrejtë është një nga gjërat që akoma i mungon Shqipërisë si dhe gjithëpërfshirja e te gjithë faktorëve shoqërorë në vendimmarrjet publike. Gjithashtu mendoj se sipërmarrja private duhet të operojë në mënyrë më të pavarur dhe bizneset duhet të jenë më pak të ndikuara nga rrethanat politike në vend.

-Dielli:- Ju keni përfunduar studimet universitare Bachelor në Shkencat Politike në SHBA. Më tej keni vijuar studimet e nivelit Master Shkencor në Gjeopolitikë, Territor dhe Siguri në Londër për të përfunduar me studimet e nivelit Master Shkencor në Të Drejtat e Njeriut po në SHBA? Si e shikoni politikën shqiptare, nga këndvështrimi juaj me këtë background të pasur arsimor?

-Rudina Hajdari:-Partneriteti strategjik i Shqipërisë me aleatët euroatlantikë, veçanërisht me SHBA-në, është shpresa dhe rruga e vetme e së ardhmes, e cila jo vetëm shëron çdo plagë të së shkuarës, por e bën të qartë dhe të vërtetë vizionin e saj për këtë ardhmëri. Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan, pavarësisht rrethanave, sfidave dhe përpjekjeve të të gjithë atyre që nuk e duan të ardhmen e këtij kombi, kanë një aleat të natyrshëm të ngulitur thellë në ndërgjegjen e këtij kombi, vokacionin perëndimor. Të gjitha përpjekjet e politikës shqiptare duhet të jenë në koherencë të plotë me këtë vokacion. Çdo lloj deviacioni është në dëm të kombit shqiptar dhe të ardhmes së tij.

-Dielli:- A mendoni se Shqipëria mund të dalë nga gjendja e rënduar e kultivimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit të nivelit të lartë?

-Rudina Hajdari:-Absolutisht po. E gjithë përpjekja e Partisë Demokratike, jo vetëm në 90 ditët e çadrës, por dhe në më tej ka qenë ndërgjegjësimi i këtij fenomeni të shëmtuar dhe ndalimi sa më parë i trafikut të drogës dhe kultivimit të saj në vend. Lufta e të gjithë institucioneve shqiptare të papërfshira në këtë trafik, përpjekjet e mijëra punonjësve të Policisë, të paimplikuar, të njerëzve të ndershëm, të shërbimeve të inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, sigurisht, që e bëjnë të mundur.
Është e dhimbshme që ne, një shtet me bukuritë e mrekullitë e natyrës, vendi me moshën më të re në Europë, të etiketohemi si Kolombi e Europës dhe qindra mijëra të rinj të braktisin këtë vend për të kërkuar të ardhmen diku tjetër.

-Dielli:-A e shihni përfshirjen tuaj në politikë si vazhdim të punës së atit tuaj, ose më shumë se kaq?

-Rudina Hajdari:-Im atë pati guximin, karakterin dhe inteligjencën të ngrihet kundër diktaturës. Përplasjet e tij si luftëtar i lirisë, pluralizmit dhe demokracisë i dhanë atij një rol historik. Në qoftë se im atë goditi murin diktatorial të komunizmit dhe pati rolin e tij në ardhjen e lirisë, unë kam synimin dhe vizionin të kontribuoj në mbrojtjen dhe avancimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave.

-Dielli:– Ndërkohë, ju jeni larguar nga SHBA! A mendoni se do të pendoheni për këtë vendim që keni marrë?

-Rudina Hajdari:-
S’do pendohem kurrë për këtë vendim që kam marrë. Amerika është aty dhe nuk pret për mua, kurse Shqipëria është vendi im dhe pret të rinj e të reja që gjallërojnë jetën politike, ekonomike dhe kulturore me ide inovative, bazuar në eksperiencën më të mirë Perëndimore. Për mua, largimi nga Shqipëria krahasohet me atë ndjesinë kur nëna të jep lirinë të ikësh në momentin që ti kërkon pak pavarësi, për t’u kthyer sërish tek ajo në momentin që ka nevojë për ty, për mbrojtjen tënde.

-Dielli:-Çfarë mesazhi do t’u jepnit mijëra të rinjve shqiptarë që janë arsimuar në SHBA apo Europë?

-Rudina Hajdari:-
Demokracitë e zhvilluara nuk janë të përsosura. Fakti që Shqipëria është akoma duke ndryshuar, u ofron më shumë hapësirë të gjithëve për t’u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Besoj se kjo do të ishte më e çmuar se sa një gjurmë e vogël në një vend të zhvilluar. Këtu të rinjtë dhe të rejat kanë mundësinë të japin kontributin e tyre dhe të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Shqipërisë. Ne nuk duhet të shohim Shqipërinë si inferiore ndaj shteteve që janë më të zhvilluara, sepse kemi shumë arsye për t’u krenuar me vendin tonë. Sa më shpejt të rinjtë të na bashkohen aq më shpejt do t’i arrijmë objektivat për një Shqipëri me një demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, sikurse e meriton vendi ynë i mrekullueshëm.
-Dielli:-Rudina, faleminderit për Intervistën dhe urime në zgjedhje!
Rudina: Faleminderit Diellit!

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people smilingImage may contain: 9 people, people sitting and people standing

Kategori
Uncategorized

PD si një femër e përdorur nga Rama.

PD si një femër e përdorur nga Rama

Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Nga Armand Shkullaku

 

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distancë mes liderit të një partie dhe elektoratit të partisë tjetër kundërshtare. Një flirtim i kujdesshëm, pa e kaluar masën, që nuk shkon në provokim si herët e tjera, por që mbetet në kufijtë e një shakaje që si fillim synon të mos refuzohet dhe më pas, pse jo, edhe të pranohet.

Edi Rama duket që ka ndjerë në ajër disa sinjale se klima elektorale pas nxjerrjes së opozitës nga çadra, çelektrizimi i votuesve të PD dhe qetësia e papërballueshme e fushatës, mund ta bëjë atë në mos të pranueshëm, të paktën të afrueshëm me votuesit e djathtë. Efekti i çuditshëm i raportit dashuri- urrejtje dhe vis versa, nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili me hap tepër të matur po tenton t’i qaset një zone, deri dje, të ndaluar për të.

Ndryshe nga fushatat e tjera dhe ligjërimet publike, ku Rama i provokonte demokratët, i fyente për besimin e tyre tek Berisha apo Basha, u përqeshte Shqupin dhe i trajtonte si njerëz të humbur, në këto zgjedhje ai po manifeston një lloj dëshire për të qenë më i afërt me ta. Po e bën herë me humor e herë me seriozitet, por po e bën çdo ditë dhe sa herë i jepet rasti. Më shumë flet për ta se sa për socialistët e tij. Bën kujdes të mos i lëndojë në bindjet e tyre dhe të tregojë se dora e zgjatur për Bashën në natën e marrëveshjes, është një dorë e hapur edhe për ata.

Pa asnjë kompleks ai përdori një poster me dy gishtat (simbol i PD) duke u vënë në mes trëndafilin e PS, shenjë e qartë e një ftese për të qenë bashkë. Përshëndet me dy gishta, i pëlqen përhapja e një videoje ku në kufje duket sikur dëgjon zërin e Berishës dhe këngën elektorale të PD në 2013, përshëndet demokratët në mitingjet e PS, zgjedh të flasë për Shqipërinë dhe jo për partinë, duke avancuar kështu shumë kujdesshëm, centimetër pas centimetri, në tokën e “armikut”.

Kjo strategji e matur, ky flirtim i butë, për çudi, nuk po shkakton reagim refuzues në kampin tjetër. Disa e marrin me humor, disave u pëlqen si lojë argëtuese, disa habiten, por komentet përjashtuese apo armiqësore janë tepër të rralla. Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Rama shihet qartë se po punon në këtë drejtim. Dhe ky nuk është një trill për t’u bërë i lezeçem për demokratët dhe për t’i dhënë ngjyra fushatës. Eshtë një strategji e menduar mirë. Për këtë arsye, kryeminstri po synon të bëhet i pranueshëm për demokratët jo vetëm me batuta apo përshëndetje me dy gishta. Përsëri me lëvizje shumë të kujdesshme, jo në mënyrë deklarative, ai po ia heq brirët e djallit Bashës dhe po ia vizaton ato çdo ditë në kokë Ilir Metës. Basha është pak dembel, por nuk është djalë i keq, madje për të ai ngre dolli dhe e përshëndet si mik të ri nëpër tubime. Problemi paska qenë LSI, që nuk i ka lënë të qeverisin siç duhet dy partitë e mëdha, por edhe i ka larguar ato. Rama i mëshon fort LSI duke shpresuar që kështu do jetë edhe më i pëlqyeshëm nga demokratët që u ndjenë të përdorur si në prillin e vitit 2013 ashtu edhe ditën kur panë nga çadra se si Meta u zgjodh president.

Kryeministri nuk ka munguar gjithashtu të shprehë keqardhje edhe për ata përfaqësues të PD që nuk u përfshinë në lista, duke dashur të mos lërë pa iu afruar në distancë asnjë sensibiliteti të votuesve opozitarë.

Pra, sjellja e Ramës në këtë fushatë nuk është thjesht një tundim për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike, por një lëvizje e menduar mirë politike për të marrë vota edhe aty ku deri dje mendohej e pamundur. Shfaqjet atraktive, goditjet ndaj LSI, trajtimi i Bashës si një mik i ri që ai e shpëtoi nga çadra dhe do ta marri në qeveri apo keqardhja për listat e PD, përbëjnë një strategji të mirfilltë për të akaparuar vota edhe nga kampi tjetër.

Kjo strategji mëton të ngjizë idenë se pas marrëveshjes, pas realitetit të ri politik, vota e një demokrati për Edi Ramën nuk është një sakrilegj, nuk është më një tradhëti. Eshtë diçka që mund të ndodhë, madje që nuk do ta mërziste as vetë Bashën se fundi fundit nesër bashkë pritet të jenë në qeveri.

Një PD me busull të ndryshuar në fushatë, me kursin e drejtuar befasisht kundër LSI, me paragjykimin e një marrëveshjeje bashkëqeverisje me Ramën nesër dhe me probleme të brendshme që presin orën të shpërthejnë, është terreni më i mirë për të peshkuar. Dhe Rama nuk e bën me rrjetë për t’i trembur peshqit, por me durim po përdor grepin për të kapur çdo ditë maksimumin në ujërat e turbullta të PD. Me këtë skemë elektorale, do të mjaftonin dhe një grusht votash në një qark për t’i dhënë një mandat më shumë. Diferenca e madhe mund të behët edhe me pak vota dhe Ramës i duhet maksimumi i mandateve që aleatin e ri në qeveri ta pranojë jo si të barabartë, por si të nënshtruar. Nëse e arrin këtë, flirti i tij e ka arritur qëllimin dhe PD mund të ndihet si një grua e përdorur, që vështirë ta rigjejë besimin për ta nisur jetën nga e para.

Kategori
Uncategorized

XHUBLETA, MADHESHTORJA E FINESES DHE ELEGANCES SE GRUAS MALESORE, SIMBOLIKA VIJUESE ILIRO-SHQIPTARE.

Xhubleta, kjo veshje madhështore, ruan përveç bukurisë edhe një linjë trashëgimie të simboleve të moçme ilire, të cilat u konservuan deri ditët e sotme prej shqiptarëve.
Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Dukagjin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. 

18952789_1947889861903951_8576335432796883842_n
Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetare..
Ne xhublete verehen simbole pagane qe demonstrojne lidhjen e popullsise me perendite ilire te kohes, si Mikon gjarpri dhe binjaku I tij Zeau, perendise paqesore Eu si dhe simbole krijesash mitologjike qe mendohet se banojne edhe sot alpet e Malesise se Madhe, ne majat e Shkrelit, Kastratit, Kelmendit, si dhe disa shtepi te vjetra te ndricuara nga zanat ne Gruemire, Malesi e Madhe.

 Albert VATAJ
Kategori
Uncategorized

Tragjedia e Gërdecit ngjarje terroriste. Dalin detajet mjekoligjore, ja si u shmang sulmi ndaj anijes me armatime në Durrës.

Por rasti më i rëndë, me dyshime të mëdha për një akt terrorist, për të dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë për t’u anëtarësuar në NATO, ngjarje kjo që është shoqëruar me një debat të fuqishëm politik dhe mediatik, që prej shumë vitesh, padyshim është shpërthimi më datën 15.03.2008, rreth orës 12.05, në fshatin Gërdec (bashkia Vorë), në një fabrikë që shërbente për çmontimin e municioneve luftarake. Nga ky shpërthim i fuqishëm, që krijoi një krater gjigant shumë të thellë, i ngjashëm me atë një bombe atomike në miniaturë, humbën jetën 26 persona, u plagosën rëndë 11 të tjerë, 31 të tjerë me plagosje të lehta dhe 260 të tjerë – dëmtime më të lehta si dhe lëndime të shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë; u dëmtuan 5413 banesa dhe objekte private dhe 32 biznese private.

Nga hetimet e kryera, si shkak i tij ka mundësi të kenë qenë shkëndijat e krijuara gjatë saldimit brenda ambientit të çmontimit të një karroce metalike të dëmtuar që shërbente për transportin e barutit që i kanë dhënë flakë grumbullit me barut dhe shpërthimit në tre kohë.

Trupat e 19 viktimave të para (ndërsa 7 viktima të tjera vdiqën më vonë në spitale) u ekzaminuan menjëherë në morgun e IML Tiranë, ku u konstatua se dëmtimet e tyre ishin shkaktuar kryesisht me mekanizmin e shpërthimit dhe djegies së drejtpërdrejtë nga ky shpërthim, të shoqëruara këto me copëtim dhe karbonizim të disa prej viktimave të kësaj ngjarjeje.

Nga këto viktima, 12 rezultuan të seksit mashkull dhe 7 të seksit femër.

Për 10 kufoma me dëmtime më të pakta, identifikimi u krye me lehtësi, kryesisht nëpërmjet njohjes nga të afërmit e tyre. Ndërsa për 4 viktima, identifikimi i tyre u arrit duke përdorur metodat e antropologjisë dhe odontologjisë mjekoligjore. Më në fund, për 5 viktimat e fundit të vdekura menjëherë pas kësaj ngjarjeje, të karbonizuara plotësisht dhe të ndara secila në disa pjesë, u përdor me sukses metoda gjenetike krahasuese e ADN-së.
Dyshimet që kjo tragjedi e rëndë në vendin tonë të ketë qenë një akt terrorist janë shumë të mëdha. Në radhë të parë, fuqia shumë e madhe e këtij shpërthimi me viktima të shumta dhe shkatërrime të panumërta, e bëjnë atë të ngjashëm me aktet e rënda terroriste që ndodhin sot në vende të tjera të botës.

Nga ana tjetër, vetë prokuroria që ka hetuar këtë ngjarje nuk e ka përcaktuar me saktësi shkencore shkakun e shpërthimit. Sipas saj, eksplozioni mund të ketë ndodhur për shkak të shkëndijave të saldimit të karrocës së dëmtuar, por sipas ekspertëve të kësaj ngjarjeje kjo është vetëm një dyshim, duke lënë kështu të hapur mundësinë e një shkaku tjetër të paparashikuar, pra lihet i nënkuptuar që ky shpërthim mund të ketë qenë kriminal.

Përveç kësaj, në hetimin e kësaj çështjeje janë paraqitur edhe disa informacione të tjera që i shtojnë këto dyshime: sasia tepër e madhe e barutit që mbahej në fabrikë, një sasi e afërt kjo me gjysmën e asaj të përdorur për bombën atomike të Hiroshimës, pra me shkelje flagrante të sigurimit teknik; pushimi i drekës ditën e ngjarjes ishte bërë një orë përpara në krahasim me ditët e tjera; fabrika ndodhej pranë një vendi të banuar dhe jo në një zonë periferike etj.

Por këto dyshime bëhen edhe më të mëdha prej disa të dhënave që kanë dalë në atë kohë nga specialistë të sigurisë kombëtare, sipas të cilave në atë periudhë po përgatitej një sulm terrorist në vendin tonë, epiqendra e të cilit ishte porti i Durrësit. Ky sulm do të realizohej nëpërmjet shpërthimit të një anieje në këtë port që shërbente për transportimin e barutit dhe municioneve që demontoheshin në fabrikën e Gërdecit. Anija e sinjalizuar për rrezikun e sulmit ndaj saj, e ngarkuar pjesërisht me materialet luftarake të Gërdecit, u largua menjëherë nga porti, duke u vendosur jashtë tij në një distancë sigurie. Kjo ngjarje ka ndodhur më datat 7 – 10 Mars 2008, d.m.th. disa ditë para tragjedisë së Gërdecit. Gjithashtu, në atë kohë ka pasur edhe disa sinjale që disa shërbime sekrete të vendeve të Lindjes mund të kryenin një akt terrorist me qëllim që të cënohej besueshmëria e vendit tonë për t’u pranuar si vend anëtar i NATO.

Të gjitha këto argumente e forcojnë dyshimin që ngjarja e rëndë e Gërdecit, e cila e dëmtoi me të vërtetë imazhin e vendit tonë, të ketë qenë një akt terrorist me qëllim për të cënuar besueshmërinë dhe penguar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në vendin tonë, ky përdorim i tyre, ku përfshihen edhe aktet terroriste, është favorizuar nga hapja e depove ushtarake në vitin 1997, shpërbërja e ushtrisë ish-jugosllave, kalimi i rrugëve të trafikut të lëndëve apo pajisjeve eksplozive nëpër Ballkan.

Kështu në Shqipëri, në kohën e sotme janë zbuluar dhe dënuar disa grupe kriminale, të cilat merreshin me prodhimin apo trafikimin e pajisjeve eksplozive, si ngarkesa eksplozive të komanduara me anë të telefonave celularë, përdorimi i predhave reaktive (raketa) etj.

Në ngjarjet me shpërthime të karakterit terrorist me shumë viktima, ka rëndësi në fillim këqyrja e vendit të ngjarjes, nga e cila mund të përcaktohet nëse viktima ka qenë ose jo autori i krimit. P.sh. në literaturën mjekoligjore përshkruhet rasti i një shpërthimi të ndodhur në një automjet, ku shoferi e kishte pjesën e djathtë të trupit të shkatërruar plotësisht, ndërsa pasagjeri në sediljen e parë – kishte të destruktuar anën e majtë të trupit. Nga ky konstatim u mendua se bomba ishte vendosur midis tyre në sediljen e parë dhe se ata ishin duke e çuar atë në destinacionin e caktuar. Pra kjo e dhënë përforcoi dyshimin se të dy ata ishin terroristë dhe jo viktima të pafajshme, në automjetin e të cilëve ishte fshehur një bombë.

Përveç kësaj, në këqyrjen e vendit të ngjarjes së këtyre rasteve ka rëndësi të përcaktohet lloji i lëndës eksplozive të përdorur, ka qenë shpërthim kriminal apo aksidental, kush janë të dyshuarit për përgatitjen e kësaj lënde etj.

Në vendin tonë ka pasur edhe mjaft raste të terrorizmit individual, apo të organizuar me vendosje bombash në shtyllat e tensionit të lartë në rrethe të ndryshme të vendit, apo vrasje me anën e shpërthimeve të armëve plasëse në banesa dhe automjete etj.

Një rast tipik i shpërthimeve ka qenë ai i bombës në supermarketin VEFA në qendër të Tiranës, më 26 shkurt 1996, akt terrorist për kryerjen e të cilit janë akuzuar ish agjentë të shërbimeve sekrete komuniste shqiptare. Nga ky shpërthim u vranë katër persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Shpërthimi ndodhi në orën 9.15, disa metra larg hyrjes në supermarket, disa minuta pas hapjes së tij. Në këtë rast u përdor një automjet brenda të cilit ishte vendosur lënda shpërthyese, i parkuar nga autorët e këtij akti terrorist ngjitur me murin e supermarketit. Lënda eksplozive e vendosur në automjet ishte në sasi të madhe pasi kishte si synim të dëmtonte objektin që ndodhej jashtë automjetit, siç ishte edhe supermarketi. Momenti i shpërthimit mund të ketë qenë i komanduar saktësisht, p.sh. me telefon celular, biper etj.), por mund të ketë qenë dhe i paracaktuar (koha e djegies së fitilit sipas gjatësisë, mekanizëm i djegies me orë).

Njëra prej viktimave, e seksit femër, me moshë 38 vjeçe, e punësuar si shitëse në supermarket, paraqitej në një gjendje krejtësisht të karbonizuar. Në vendin e ngjarjes, trupi i saj u gjet në një largësi rreth 15 metra nga muri që i korrespondonte vatrës së shpërthimit ku ishte mbështetur automjeti bombë, e mbuluar nga pjesët e rrëzuara të rafteve ku ishin ekspozuar mallrat, midis të cilave produkte kozmetike me lëndë detergjente.

Pra në këtë rast djegia deri në një karbonizim të thellë të trupit të saj, që përbën një prej dëmtimeve nga shpërthimet, ka qenë më shumë një djegie indirekte. Kjo, jo aq nga energjia termike që ka shoqëruar shpërthimin, sepse vatra e tij gjendej mjaft larg prej viktimës, sesa nga djegia e lëndëve detergjente të produkteve kozmetike prej shpërthimit, që ndodheshin në raftet që ishin rrëzuar dhe kishin qëndruar një farë kohe sipër viktimës.

Një rast tjetër i një krimi terrorist ka qenë ai i vrasjes të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, me anën e lëndës eksplozive të vendosur brenda automjetit, më datë 9.09.2011 rreth orës 9.30, në kohën që po udhëtonte në bulevardin e qytetit të Vlorës, për të vajtur në zyrën e tij në gjykatë. Lënda plasëse ishte vendosur brenda në makinë dhe momenti i shpërthimit duhet të ketë qenë i komanduar me telekomandë. Pas shpërthimit, automjeti mori zjarr dhe viktima që u nxor prej tij ende i gjallë, me dëmtime të rënda nga shpërthimi dhe djegia e automjetit ku kishte qëndruar një farë kohe pas shpërthimit, dha shpirt në spital. Automjeti që shpërtheu, ishte i tipit Benz, por mjaft i vjetër dhe i përkiste gruas së viktimës. Autorët e këtij krimi të rëndë terrorist, që nuk janë zbuluar ende, siç duket e kanë zgjedhur atë, sepse hapej më kollaj. Por më parë ata kanë dëmtuar gomat e makinës dhe pastaj kanë vendosur bombën brenda saj. Ky krim i rëndë terrorist kundër këtij gjyqtari është konsideruar si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në vendin tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Kategori
Uncategorized

Gjithkush ka faj, vetëm kryeministri në detyrë, Rama, s’paska faj!

Nga Dr. Mine BALLIU*

U deshën katër vjet që Edi Rama të kuptojë se fajin nuk e paska pasur z. Berisha, por dikush tjetër! Në fillimet e mandatit të tij për dy vjet me radhë ngeli duke akuzuar në çdo fjalim ish liderin demokrat, e më pas vitin e tretë të mandatit fajin do t’ia atashonte z. Basha kreut të ri të selisë blu. Vetëm së fundmi ndërsa ka startuar fushata elektorale dhe ka mbaruar mandati i tij katër vjeçar në krye të qeverisë, Rama jo vetëm që nuk e merr mundimin ta drejtojë gishtin e përgjegjësisë nga vetja, por shumë lehtësisht e drejton atë nga aleati i tij kryesor në këtë qeverisje. Sikur ta kishte kuptuar pak më herët Rama këtë gjë ndoshta do kishte dhënë dorëheqjen nga qeverisja, e t’u tregonte shqiptarëve që një qeverisje e tillë me LSI-në aleate nuk mund të funksionojë. Sa kurajo e përgjegjshmëri do duhej për ta bërë këtë gjë, e sigurisht që Rama nuk karakterizohet nga kjo gjë. Ai zgjedh rrugën më të lehtë, qëndron në karrigen e kryeministrit për një mandat të tërë dhe në fund thotë që nuk paska pasur nën kontroll qeverinë, se dikush tjetër paska drejtuar vendin e se Rama paska qënë një pasagjer në taksi (që mesa duket ato shëtitjet me taksi natën nuk paskan qënë edhe aq të rralla, madje paska shëtitur për katër vjet pa pasur mundësi të zbresë).

Aleanca e PD-së dhe LSI-së në vitin 2009 nënkuptonte ndoshta të njëjtën vështirësi në bashkëqeverisje e megjithatë në zgjedhjet e 2013, z. Berisha ish kryeministri i vendit, mori gjithë përgjegjësinë mbi vete para shqiptarëve e nuk hodhi baltë mbi forcat e tjera të aleancës e as u përpoq të justifikonte veten apo qeverinë e tij. Përgjegjshmëria është virtyt dhe këtë gjë nuk mund ta gëzojë gjithkush!

Politika e Ramës duket se është tjetër gjë, arroganca shëmbëllen shumë qartë në çdo dalje publike. Le të lëmë mënjanë arrogancën e pakursyer që përdor ndaj medias, por mjafton të ndjekësh qoftë edhe një takim me qytetarët dhe kupton që ai dëshiron të ketë pranë vetes njerëz që vetëm e duartrokasin e buzëqeshin me pseudobatutat e tij. Në përballjen e parë që mund të hasë me ndonjë qytetar që është pjesë e këtyre takimeve, e duhet kuptuar fakti që më tepër sesa kritika ato vijnë në formë sugjerimesh e lutjesh për ndonjë hall ekonomik e ligjor që mund të kenë, me shpresën se do marrin një përgjigje pozitive e shpresëdhënëse nga kryeminsitri, por të shkretët qytetarë thjesht bëhen objekt batutash e talljeje nga Rama. Sa e trshtë! Kush do donte të ishte në vendin e atyre qytetarëve në ato çaste e të përjetonte ato poshtërime?! Ska asnjë mëdyshje që këto batuta marrin aprovim dhe buzëqeshje nga pjesa e ngushtë që rrethon Ramën sepse ata janë pjesë e administratës, kanë një buxhet që lehtësisht përballojnë nevojat ekonomike të familjeve të tyre, por ata persona që qajnë hallet para kryeministrit e që thumbohen prej tij me tallje nuk kanë mundësi t’a mirëkuptojnë e të buzëqeshin me sarkazmat e tij. I vetmi ngushëllim e shpresë për ata është ndihma konkrete që mund t’u ofrohet familjeve të tyre në këtë varfëri ekstreme dhe jo tallja e menefregizmi kryeministror, sado i rafinuar të jetë ai.

Përballja me të vërtetën, me realitetin duket se e tremb Ramën, ai krijon një realitet trillues dhe kërkon me imponim që gjithkush ta besojë atë, fenomen ky që ndodh vetëm në regjimet totalitare dhe jo në një shtet demokratik. Fjalimet e tij politike të stërgjatura, nuk kanë gjë tjetër veçse tone imponuese, batuta ironizuese kundrejt më të pambrojturve, fajësime kundrejt forcave të tjera politike, e së fundmi një agresivitet kundrejt elektoratit të 25 qershorit. Rama kërkon një mandat, por nga mënyra se si ai shprehet duket se kërkon një mandat të parë dhe jo një tjetër katër vjeçar të dytë. Fjalimet e tij para elektoratit nuk kanë asnjë lidhje me programin e 2013 me të cilin Rama fitoi, duke premtuar shëndetësi falas, pasi çdo njeri që ka provuar gjatë këtyre katër viteve të shkelë njëherë në spital e ka kuptuar që ishte një nga gënjeshtrat më të pastra të këtij programi me të cilin mashtroi qytetarët.

Sot Rama tund pishtarin për disa reforma siç i quan ai, ndaj le të ndalemi tek njëra prej tyre ajo e arsimit. Mjafton të pyesësh një mësues që ka provuar portalin “Mësues për Shqipërinë”, me shpresën se do mund të zinte një vend pune në arsimin shqiptar, por që shpejt ka dëgjuar e kuptuar se listat e punësimit si mësues vijnë të gatshme prej partisë dhe nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit i renditur sipas pikëzimit në këtë portal. Mjafton të pyesësh një student që u orvat gjithë vjeshtën për t’u regjistruar në një nga degët në universitete dhe ajo sipas “shorteut të telebingos” që hodhi Lindita Nikolla. Mjafton të pyesësh një prind që derisa i pajisi fëmijët me tekste iu desh një muaj, e kështu me radhë ti kupton që reforma ka qënë një dështim, por Rama këtë gjë nuk ka se si ta dijë pasi e parë nga lart, me syrin e një piktori realiteti i tij është kaq perfekt. Programi i 2013 i partisë socialiste sot nuk vihet në qëndër të fjalimeve të Ramës sepse ai e di që asgjë prej tyre nuk është arritur, e qeverisja e tij nuk ka sjellë gjë tjetër veçse ka thelluar varfërinë dhe ka thyer çdo shpresë të shqiptarëve për të jetuar në këtë vend.

Ai shkon në çdo cep të Shqipërisë me parrullat e tij se vetëm partia socialiste mund të bëjë shtet, sikur shqiptarët të kenë qënë në gjumë këto katër vite dhe mos të kenë parë lulëzimin e kanabisit në çdo skaj të Shqipërisë si asnjëherë më parë. Ndoshta syri i piktorit nuk e sheh me aq negativitet këtë fakt, mbase për të mund të ketë qënë diçka pozitive, pasi Shqipëria u gjelbërua si asnjëherë më parë!

* Autorja është pedagoge në Universitetin e Tiranës

Kategori
Uncategorized

Ish-ministri i Bujqësisë: Shqiptarëve po ju vjen vdekja nga ushqimi.

Nga Anxhela Ferra

Shqipëria është një prej vendeve më të bekuara, me 218 ditë me diell dhe me burime të bollshme uji që rrjedhin nga malet.

Toka ideale për rritjen e shumë produkteve të ndryshme ushqimore. Por, përsëri çdo ditë e më tepër flitet për ushqime të modifikuara gjenetikisht, përdorimi i pesticideve apo plehrave me bazë nafte.

Ndërkohë që çdo stinë ka produktet e veta, që nuk gjenden në 365 ditë të vitit. Në tregjet e frutave dhe perimeve, tregtarët të ofrojnë  domaten apo luleshtrydhen në mes të dimrit. Kjo pasi, shpesh përdoren antibiotikë dhe hormone që stimulojnë rritjen. Qofshin këto produkte të prodhuara në Shqipëri e ato të importuara nga jashtë.

Profesori i mirënjohur shkodran, Ahmet Osja, thotë për dritare.net se rreziku që na vjen nga ushqimet që konsumojnë, është shumë i madh.  Ekspert për më shumë se 30 vjet dhe më pas drejtuesi i Institucionit të Misrit dhe Orizit, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, gjatë kohës së Fatos Nano, bën thirrje për një kujdes më të madh të institucioneve, për produktet që hyjnë në Shqipëri, veçanërisht njohja dhe vënia në punë e resurseve që kemi.

“Ne kemi dy gjëra shumë interesante, një janë kushtet natyrore dhe e dyta tradita. Kushtet natyrore na ofrojnë ushqime të veçanta dhe tradita është e tillë që për mijëra vjet nuk e ka ndot ushqimin.

Ushqimi është numri një që kontrollon biologjinë, pra nuk është vetëm ajo që ti shuan urinë. Më e rëndësishmja është se nga mënyra se si ne ushqehemi, përcaktohet vazhdimësia jonë. Vazhdimësia është më e rëndësishme se uria.

Ne i japim rëndësi të madhe urisë, edhe nuk mendojmë se për çfarë na shërben. Njerëzit shohin më tepër interesin financiar të tyre e rrjedhimisht ushqimet që ofrojnë nuk janë të kontrolluara. Në këtë mënyrë kemi vrarë shijen e ushqimit.

Tani njerëzit nuk hanë më ushqime, ne kemi harruar si është shija e domates, specit, apo luleshtrydhes.

Ne marrim rrezatime nga buka që hamë çdo ditë!

“Kafja që vjen nga Brazili, kushton 900 lek, 900 lek bëjnë tre kile qumësht në fshatin Trush.

Për tre kile qumësht duhen gjashtë dele, një çoban e një qen, 24 orë. Bëjeni vetë llogarinë, çfarë del nga kjo.

Ai që shet, tani, nuk mendon a të bën mirë apo të bën keq, e rëndësishme është sa fiton. Produktet nuk janë me interes për konsumatorin, por për shitësin.

Ndërkohë, unë kam 17 vjet që nuk pi kafe pasi vjen nga Brazili. Prandaj, e unë i bëj thirrje të gjithë njerëzve, që mos të presin të vijë ndryshimi nga qeveria. Duhet të jenë ata të parët të cilët ndërgjegjësohen dhe të marrin masat te vetja.

Ne na vjen 1,123,000 kuintalë miell nga Ukraina, ku ka ndodhur Katastrofa e Çernobilit. Ne e marrim miellin me gjysmë çmimi. Prandaj buka jonë është kaq e lirë, mielli është i ruajtur në magazina e nuk e ka marrë askush. Ne që kemi nevojë e blejmë atë që vjen nëpërmes Beogradit. Nëse nuk do ta marrim nga Beogradi, atëherë buka që ne blejmë do të jetë 260 lekë të reja dhe jo sa e blejmë ne në furrat e bukës.  Rrezatimi që marrim ne nga konsumi i këtij mielli, është një prej shkaktarëve të sëmundjes së kancerit.”

Ligji ynë çalon, sepse shihen interesat!

“Prandaj është e nevojshme përgjegjësia që ka secili dhe e dyta ligji i shtetit. Ligji duhet të kontrollojë me përgjegjësi dhe me kompetenca  të jashtëzakonshme. Mund ta kesh përgjegjësinë, por nuk ke kompetencën. Dhe ligji ynë çalon, pasi shihen interesat.

Dy janë shinat për një vend, arsimi dhe bujqësia. Nëse një popull nuk ka shinat, kot që e bën lokomotivën.

Bujqësia është shkatërruar, arsimi merret me lek. Pra, është shumë e nevojshme të merren masat për këto dy fusha.

Duhet që shteti të ketë personel specialistë e jo administratë burokrate. Administrata nuk di si ta kryejë këtë punë, pasi nuk ka kompetencat. Kurse, specialisti di ta bëjë diferencat dhe të evidentojë risqet.

Në Ministrinë e Bujqësisë nuk ka profesionistë, nuk i paguan askush, ata paguajnë administratën.

Unë isha ministër që prej datës 22 shkurt 1991 deri në datën 15 maj 1991. Vendosja të ikja vetë, pasi që në atë kohë kuptova që nuk kërkohej më punonjësi shkencor, por punonjës i administratës.

Ne kemi në Alpet tona rreth 137 bimë endemike, ose siç njihen ndryshe të veçanta. Mbreti Genti, është i vetmi mbret në globin tokësor, ku një bimë mjekësore ka emrin e tij, ajo është Gentiana lutea, e cila gjendet në Bogë. Po këtë administrata nuk e di, janë specialistët që e dinë.

was

Ne jemi shumë të pasur edhe pse jemi vend i vogël, prandaj duhet të kujdesemi për tokën tonë, në këtë mënyrë rritet dhe ekonomia e shtetit.”

I njohur për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evoluimin e teknologjisë së tij, profesor Ahmeti, ka gjetur një mënyrë për të shpëtuar disa prej bimëve endemike që kemi në Shqipëri.

Në vitin 2000 krijoi një kopsht botanik në Shkodër, përballë Kështjellës. Në një hapësirë ku gjenden 7 qind e 38 lloje bimësh, nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e tyre, janë edhe disa bimë të veçanta, pasi vendi ynë njihet për bimë endemike.

Ashtu të sistemuara dhe të etiketuar, ato shërbejnë për nxënësit e shkollave dhe të huajt. Kjo pasi siç edhe Osja tregon për dritare.net, shqiptarët nuk kanë shumë interes për ta vizituar.

Ndoshta është pikërisht kjo, papërgjegjshmëria jonë për të njohur dhe vlerësuar pasurinë që kemi, për të ardhur në ditët e sotme, ku shkojmë me frikë të blejmë ushqimet.

Por ajo çka dihet me siguri është nevoja imediate për të marrë masa, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Pasi ashtu si profesor Ahmeti, i cili prej 17 vitesh refuzon të pijë kafen, pasi vjen nga Brazili, njëjtë duhet të kuptojmë dhe ne rreziqet që na rrethojnë./ dritare.net

Kategori
Uncategorized

Kohë depresive burojnë nga qeverira depresive…

Mos më çani kokën, e më thoni se po bëj politikë. Po ju flas për fqinjët e mi, që nuk i shoh më këtejpari dhe nuk e di se si e mbyllin ditën e tyre pikëllimtare, pasi vetëm ndriçimi i diellit nuk u mjafton të jenë të gëzuar. Ndonjëri prej tyre mbase do të jetë i ulur në ndonjë minimiting që kësaj fushate janë imitime pleqësish, nën diell e në pisk të vapës duke dëgjuar broçkullat të fushatës elektorale.

Flutura Açka

Këto nuk janë fjalët e mia, por m’u kujtuan tek u ktheva në Atdhe shumë muaj më pas. Në rrugicën time, në qendër të Tiranës, nuk i gjeta më fqinjët e mi, që ma bënin familjare vendin:

Bukëpjesësi nuk ishte më, kishte falimentuar
Floktorja nuk ishte më, kishte falimentuar
Shitoja e fruta-perimeve nuk ishte më, kishte falimentuar
Minimarketi im nuk ishte më, kishte falimentuar
Këmbimorja ime nuk ishte më, kishte falimentuar
Shitoja e bojerave nuk ishte më, kishte falimentuar

Ishte shtuar një avokat për çështje administrative (natyrisht më shumë gjyqe ka për shkelje të drejtash se për kriminelë), një tjetër avokat penal, një tjetër avokat që bënte njëherësh zyrë turistike dhe përkthime.
Përballë, megjithëse rrugica është shumë e ngushtë, ishte ngritur thuajse një pallat i ri (i është dhënë leja këtë vit) që ia kishte zënë sytë të gjitha shtëpive të ulëta rrotull. Në krah të ngrehinës sime, pa kurrfarë largësia ishte ngritur (i është dhënë leja para tre vitesh) një tjetër që ka tre vite me themele të hapura e me napat e varura nëpër skela. Pas shpine shumë shpejt do të na e zërë frymën një tjetër pallat, por përkohësisht hekurat e dala të themeleve të tij janë kthyer në landfill i hapur ku kush nuk gjuan plehëra, madje edhe drejt nga katet lart. Fqinjët e mi të afërm po mblidhnin fonde që të suvatojnë faqen e murit që na u zu, sepse për shkak të atij ndërtimi të ngritur pa kurrfarë respekti largësie, kërcënohemi nga lagështia dhe fëmijëve na u rrezikohet jeta.
Kuturisa të bëj një xhiro nga Pazari i Ri, ku veç pastërtisë së lëvdueshme (faleminderit dhe për kaq!), zona m’u duk sikur e kishin zënë menstruacionet prej ngjyrave, siç e gjthë Tirana jonë në përgjithësi, që dizenjohet pa i pyetur njeri banorët e saj. Aty ndesha vetëm kafene kafene kafene kafene dhe njerëz që dergjeshin në tryezat e tyre.

Ngrënësa e pirësa.

Asnjë librari, apo shitore bojërash për piktura, apo kënd të vogël lojërash për fëmijë, apo shitore veglash muzikore, arturinash e sendurinash që nuk të kujtojnë vetëm gojën. Pyes, a ka kush ndonjë lloj tjetër hobi këtu, veç të këqyrë ekranet e mëdhenj nga derdheshin gënjeshtrat që shoqërojnë fushatat zgjedhore?

Dielli jodepresiv më shtyu të vesh fustan e t’i gëzohesha asaj që i ka dhuruar natyra këtij vendi. Por tek mirosesha, m’u kujtua rrugica dhe u përpoqa të përfytyroj fatin e atyre që atë çast ishin pa bukë, sepse kishin ulur qepenët e tregtoreve nga i jepnin kuptim përditës së tyre. Dhe si njeri me një ndjeshmëri minimale, ndërrova mendje. Mos më çani kokën, e më thoni se po bëj politikë. Po ju flas për fqinjët e mi, që nuk i shoh më këtejpari dhe nuk e di se si e mbyllin ditën e tyre pikëllimtare, pasi vetëm ndriçimi i diellit nuk u mjafton të jenë të gëzuar. Ndonjëri prej tyre mbase do të jetë i ulur në ndonjë minimiting që kësaj fushate janë imitime pleqësish, nën diell e në pisk të vapës duke dëgjuar broçkullat të fushatës elektorale.
Ashtu, e trazuar për fatin e fqinjëve të mi, ndërrova pamje, vesha tuta dhe atlete, vura kasketë dhe dola jashtë për fushatë… paramentale.

Kategori
Uncategorized

Si vdiq Hatija, shoqja e Nexhmie Hoxhës, nën torturat e Sigurimit të Shtetit.

Si vdiq pa faj nën tortura një prej viktimave të Sigurimit

Detajet e dhunës ndaj Hatlije Tafajt në raportin e një efektivi të Sigurimit “I nënshkruari N/Toger Anastas Dushku, anëtar Partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministris Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë: …nga muaj prill-maj 1945, në ish-Batalionin e IV të Brigadës i M.P. (ish-kuestura e vjetër, në rrugën e Barikatave), silleshin të burgosun prej Drejt. Sigurimit dhe mbaheshin në birucat të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi.

Atëherë kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficerë dhe e merrnin në pyetje duke e torturuargjithë natën.
Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.

Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. Atëherë më ishte dhënë rasti t’a shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër.

Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj ngaqë nuk ishte në ment, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte.

Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare. Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a merrnin në pyetje edhe në këtë gjendje, por me sa mësova ajo nuk kish treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin, kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pa-fajshme.

Por në gjendjen që ajo ishte nuk mundeshe që t’a lironin, prandaj e hoqnë nga biruca ku e kishin dhe e vunë në një dhomë të mirë me ajër dhe diell në katin e sipërm, e ushqenin tashi mirë, me qëllim që ajo të përmirësoheshe dhe pastaj t’a lironin.

Por ajo vazhdonte të mos ishte në vehte. Dhe një ditë në atë gjendje anormaliteti që ishte u hodh nga dritarja e dhomës së saj 8-10 metra lart, theu këmbën dhe dorën, dhe në këtë gjendje u çua në spital….

Mbas disa javësh mësova që i kishin prerë në spital një dorë dhe një këmbë dhe së fundi vdiq e çmendur. Emnin e kësaj shoqeje, e kësaj antareje Partie që kaq tmerrsisht u torturua, nuk munda t’a mësoj, por për këtë dhe për hollësira të tjera reth këtij krimi të pyetyet kapiten i Irë Sh.

Skënderi, tash efektiv pranë Komandës Divizjonit Mbrojtjes Popullit, i cili n’atë kohë ish-Zv. Komisar i Batalionit IV të Brigadës I M.P. dhe ka marrë pjesë në torturimin e saj”.

Kategori
Uncategorized

Pluhuri kimik,preket edhe Endri Fuga. Po përgjonte pas perdes në zyrën e Ramës në Kryeministri.

 

Tirana zien nga lajmet se PD-ja po zhbëhet, se të hequrve nga lista e Bashës u kanë ardhur mentruacionet e pakënaqësisë, kurse në Kryeministri ka një tjetër krizë. Më minore kuptohet, por shumë irrituese për nga budallallëku. Burime nga rojet e koshit të baskebollit në Kryeministri bëjnë me dije se Edi Rama nuk ka folur për atë që po ndodh me PD-në, ose sepse është në Pazar për të marrë votat e PD-së, ose sepse është në Pazar me Berishën për të mbajtur hapur një derë të sigurtë për 71-in, ose…Ose sepse siç edhe është e vërteta, atij nuk ka se kush t’i përgatisë lajmet, përmbledhjen e shtypit. Dihet se Rama është një përgjues kureshtar i Facebook-ut të Berishës; ai madje hyn dhe komenton vetë me profile të rreme, por Berisha ka 16 orë që nuk poston gjë. Qytetari dixhital po ashtu nuk po ka çfarë të thotë dhe ajo që ndodhi me Endri Fugën e ka tërbuar Ramën.

Ky I fundit është prekur nga pluhuri kimik që preku protestuesit e PD-së; i janë skuqur sytë, i kanë dalë ca flluga në faqe dhe krruhet pa ndalim në çdo vend. Arsyeja është sepse Fuga u prek ngaqë përgjonte nga dritarja e xhamit të zyrës së Ramës që e kishte lënë hapur. Më saktë ishte fshehur pas perdes, duke bërë edhe regjistrimin e protestës. Thonë se në simptomat nisën me një krruarje në dorën e majtë. Nuk ndalonte. Fuga pyeti dhe i thanë se “do marrësh lekë”. Pastaj nisi t’i hante edhe e djathta. “Do japësh lekë”, i thanë.

“Po kujt se listat u mbyllën”, ia ktheu i inatosur Endri i Komunikimit. Me të dyja duart që i hanin fort, drejtori nisi t’i fërkonte pas pantallonave, me ndjesinë e zmerilit që i bën derman kësaj çudije. Qesharake dhe dramatike kur mendon se në kryeministri ka kamera.

Irritimit që nxori në invaliditet opozitën iu shtua edhe Fuga, i cili urdhëroi që kjo të mbetej e fshehtë sepse asnjë nuk duhet të merrte vesh që ai ishte thjesht pas perdes. Po bënte punën për të cilën është kualifikuar: vuajerizëm dhe analizë politike. Do nisnin nga e para me teoritë e konspiracionit, ndërkohë që drejtorit i vinte të plaste kur mendonte se edhe në 21 janar, policët e Berishës hidhnin gaz lotsjellës dhe u prekën edhe vetë duke hequr kaskat e duke “qarë” dhe fërkuar sytë. Po kush të beson se?

Ky ishte minimumi i problemit. Problemi kryesor është si t’ia thoshte kryeministrit të cilit i duhej shumë këto kohë. Aq më keq kur me krruarjen erdhi edhe irritimi i syve. Rrotullohu nëpër zyrë dhe asnjë ide për të dalë nga kjo situatë muti. Kur doli lajmi se edhe ata të PD-së ishin prekur Fuga u çlirua. Nga gëzimi niste të krruante me dhëmbë pëllëmbët e duarve duke iu gëzuar faktit se Berisha merret akoma me politikë.

“E hodhi Berisha dhe më kapi edhe mua”, ja e vërteta. Disa komentues në Facebook u vërsulën në profilin e Berishës dhe nisën të shkruajnë këtë gjë: Doktor e hodhe vetë që të akuzosh. Je Doktor i Zi. I çliruar Endri u lëshua në divanin e shtëpisë duke paarë me lotë kimikë në sy Report Tv. Disa ditë në shtëpi dhe i shkoi në mendje si pa dashur mendmi që: “Ja pse duhet një prift apo një dervish a hoxhë në parti. Kujt t’i qahet njeriu i shkretë?”

Ose një psikolog. Për këtë të fundit nisi të shfletonte por për momentin thuhet se e ka lënë mënjanë si ide, ose do bëjë të munduar që atë taa propozojë dikush tjetër, pasi në lexim e sipër, drejtori i supershqetësuar se çfarë do të thoshte shefi i tij dhe jo nga ndonjë sëmundje, e gjeti veten si “pacient” të Sindromës: Pseudobulbar affect, ndryshe Papërmbajtja Emocionale.

endri fugapluhuri kimikprotestë.

Kategori
Uncategorized

Shitblerja.

Përmes një statusi në Facebook, Lefter Maliqi pjesë e listës së PD në Berat ka njoftuar dje se nuk do të pranojë të kandidojë për PD. Vendimi i Maliqit vjen një ditë, pasi ai kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin në PD që të ishte pjesë e listës së PD në vendin e tretë.
Jo më larg se dy ditën më parë, Maliqi ka dorëzuar pranë PD formularin e dekriminalizimit dhe sot, një ditë pas dorëzimit të atij formulari në mënyrë të pabesë, Maliqi deklaroi edhe se do të bëhej me PS në fushatë. Pra, nga njëra anë është regjistruar në listën për deputet dhe menjëherë më pas ka deklaruar se do të mbështesë PS. Kjo është e padëgjuar në historinë e fundërrinave të politikës shqiptare. Eshtë një rekord më vete.
Po çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 24 orëve, që Maliqi ka hartuar me kujdes planin si për t’u regjistruar në listën e PD ashtu edhe për t’u shitur tek Rama. Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë pazari në mes të kësaj historie të pistë. Burimet konfirmojnë se Kryetarja e PS të Urës Vajgurore, Memaj, është bërë sekserja e një takimi mes Maliqit dhe Klosit. Klosi është kryesuesi i grupit të deputetëve në Beratit. Duke qenë se PS e ka të vështirë që të mund të fitojë në këtë qark, gjë që u provua dhe në zgjedhjet lokale, ku kandidati i majtë me vështirësi dhe manipulime mundi të sigurojë mandatin me 150 vota më tepër në fund të garës, atëherë ata kanë menduar se mund të funksionojë skema e blerjes së deputetëve që kanë pakënaqësi nga lista e PD. Duhet kuptuar se niveli i blerjes së votës në këto zgjedhje po kalon çdo parashikim, pasi nuk po blihen më vetëm votues, por tani po blihen edhe kandidatë për deputetë pa karakter.
Pazari për shitjen e Maliqit ka nisur prej ditësh, por ai ka mundur të konkretizohet gjatë orëve të fundit. Maliqi i konsideron votat e zonës ku kandidon sikur të jenë të tijat. Njerëzit për të konsiderohen si skllevër, të cilët i komandon ai vetë.
Disa pyetje përpara disa fakteve të reja për Maliqin. A përfitoi ai 300 mijë dollarët që të shesë votuesit në treg sikur të ishin skllevër?
A është kjo mënyra e reagimit të Maliqit si ajo e një tregtari skllevërish dhe jo njerëzve të lirë?
Maliqi duhet të dorëhiqet nga lista e PD dhe më pas, ai të mbajë qëndrimin që dëshiron në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo, Maliqi nuk e bëri një gjë të tillë, pasi nëse do ta bënte atëherë do t’i iknin 300 mijë dollarët dhe kjo është pjesë e pazarit me Klosin.

Kategori
Uncategorized

“Skandal me taksat tatimore të administratës së Obamës për operacionet Soros në Evropë”

Hije dyshimi mbi bashkëpunimin Soros – Ambasadë e SHBA në Shqipëri
Grupi konservator amerikan, “Judicial Watch” padit Departamentin Amerikan të Shtetit dhe USAID për të dhënat e gjetura rreth financimit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, të George Soros në Shqipëri

Judician Watch njoftoi se ka ngritur padi kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat lidhur me financimin e aktiviteteve politike të Fondacionit Soros në Shqipëri. Padia u dorëzua më 26 maj 2017.

Padia u bë në Gjykatën e Distriktit të Kolumbias, pasi edhe Departamenti i Shtetit dhe USAID dështuan t’i përgjigjen kërkesës për të Drejën e Informimit të 31 marsit 2017.

Judicial Watch kërkoi:
1. Të gjitha të dhënat kanë të bëjnë me kontrata, grante ose alokime / disbursime të fondeve nga Departamenti i Shtetit (USAID) tek Fondacioni Soros në Shqipëri dhe / ose personelin e tij dhe / ose në çdo degë të Fondacionit Soros.

2. Të dhënat e tilla përfshijnë kontrata, kërkesa për financim, autorizime pagesash, fatura dhe të dhëna të ngjashme të buxhetit, si dhe të gjitha të dhënat lidhur me komunikimin midis zyrtarëve, punonjësve apo përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, zyrtarë, punonjës ose përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

3. Të gjitha të dhënat e komunikimit ndërmjet ndonjë zyrtari, punonjës ose përfaqësues të Departamentit të Shtetit (USAID), duke përfshirë Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe çdo zyrtar, punonjës ose përfaqësues të Fondacionit Soros në Shqipëri, filialeve të saj dhe / ose organizatave të lidhura me të.

4. Të gjitha vlerësimet, vlerësimet, raportet ose të dhënat e ngjashme në lidhje me punën e Fondacionit Soros në Shqipëri dhe / ose filialeve të saj ose organizatave të lidhura me të.

5. Të gjitha të dhënat e komunikimeve të transmetuara përmes sistemit SMART të Departamentit të Shtetit dërguar tek / ose nga çdo punonjës i qeverisë së SHBA që vepron nën autoritetin e Shefit të Misionit në Tiranë që kanë të bëjnë me Fondacionin Soros në Shqipëri, filialet e saj dhe / ose organizatat e tjera.

Në një letër të 14 marsit 2017, drejtuar Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, gjashtë senatorë amerikanë (Sens Lee (R-UT), Inhofe (R-OK), Tillis (R-NC), Cruz (R- , Perdue (R-GA) dhe Cassidy (R-LA) i bënë thirrje atij për të hetuar marrëdhëniet midis USAID-it dhe Fondacionit Soros dhe se si dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren nga Departamenti i Shtetit dhe USAID për të mbështetur grupe politike të majta që kërkojnë të imponojnë politika të majta në vende të tilla si Maqedonia dhe Shqipëria.

Në letër, senatorët u referohen fondeve të USAID-it për aktivitetet e Soros në Maqedoni dhe më pas citojnë aktivitete të ngjashme në Shqipëri:

Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni është përjetësuar nëpërmjet fondeve të USAID-it që u është dhënë për të zbatuar në entitete të tilla si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur George Soros.

Si marrës i granteve të shumëfishta dhe duke shërbyer si kontraktues i USAID-it që zbaton projekte në këtë vend të vogël prej 2.1 milion njerëz, tatimpaguesi ynë ka financuar ndihmën e huaj, duke lejuar Fondacionin Hapur Shoqëria-Maqedoni (FOSM) të shtyjë një axhendë progresive dhe të nxisë politika të majta.

Ky problem nuk është i kufizuar në Maqedoni, por duket se ndjek një model të një aktiviteti alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Udhëheqës të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros, se nxisin rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

Fondacioni për Shoqëria të Hapur në Shqipëri (Soros) dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar Dokumentin e diskutueshëm Strategjik për Reformën Gjyqësore Shqiptare. Disa liderë besojnë se këto “reforma” në fund të fundit kanë për qëllim t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor.

Lidhja e Sorosit me Departamentin e Shtetit në Shqipëri shkon së paku në vitin 2011 kur Soros i kërkoi Hillary Clintonit të ndërmarrë veprime në Shqipëri gjatë demonstratave të fundit në Tiranë.

Fox News raportoi më 17 gusht 2016 se: E-mailet e sapozbuluara dhe skedarë të tjerë nga organizata e miliarderit George Soros-it po hedhin dritë mbi ndikimin e gjerë të SOros në çështjet politike dhe diplomatike.

Një zinxhir email-esh tregon se si gjiganti i Wall Street (Soros) në vitin 2011 i kishte shkruar personalish Hillary Clinton-it, atëherë sekretare e shtetit, duke kërkuar ndërhyrjen në trazirat politike të Shqipërisë. Brenda disa ditësh, një i dërguar që ai rekomandoi u dërgua në rajon.

Në maj të vitit 2016, USAID njoftoi se po ofronte 9 milionë dollarë për projektin “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri “për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare duke prezantuar standarde gjithëpërfshirëse gjyqësore për efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie.” Sipas njoftimit , Projekti “do të zbatohet nga USAID-i Kontraktor i Menaxhimit Lindje-Perëndim” (EWMI). Sipas raportit financiar 2011 të EWMI, rezulton se Kontraktori ka marrë fonde nga Fondi i Zhvillimit Ekonomik Soros: “kredi … deri në 1,000,000 dollarë.”

“Kjo është padia jonë e dytë e FOIA për të zbuluar të vërtetën në lidhje me skandalin e taksave tatimore të administratës së Obamës për operacionet Soros në Evropë”, tha Tom Fitton. “Ne shpresojmë dhe presim që administrata Trump të lejojë më në fund që të hidhet dritë mbi këtë polemikë në rritje”.

Më 19 prill 2017, Judicial Watch ngriti padi kundër Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat dhe komunikimet lidhur me financimin dhe aktivitetet politike të Fondacionit Soros në Maqedoni.

Në shkurt, Watch Gjyqësor raportoi:

Qeveria e SH.B.A.-së ka shpenzuar miliona dollarë të tatimpaguesve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, në qendrën e djathtë në Maqedoni, duke bashkëpunuar me filantropin e majtë, miliarderin George Soros. Ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess L. Baily, ka punuar në prapaskenë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Soros për të kanalizuar shuma të mëdha në dollarë amerikanë, çka përbën një ndërhyrje të ambasadorit amerikan në punët e brendshme politike në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

*

Ja se si funksionon operacioni klandestin, sipas burimeve të nivelit të lartë në Maqedoni dhe SHBA, të cilat kanë furnizuar Gjyqësor ëatch me të dhëna, si pjesë e një hetimi në vazhdim. Fondacioni Shoqëria e Hapur ka themeluar dhe financuar dhjetëra organizata joqeveritare (OJQ) në Maqedoni për të përmbysur qeverinë konservatore. Një zyrtar i qeverisë maqedonase i intervistuar nga Judicial ëatch në Uashington DC kohët e fundit e quan atë “këmbësoria Soros”. Grupet organizojnë lëvizjet e të rinjve, krijojnë media të influencuara dhe organizojnë protesta të dhunshme për të minuar institucionet dhe politikat e zbatuara nga qeveria. Një nga grupet e Soros financoi përkthimin dhe botimin e “Rregullat për radikalët” në gjuhën maqedonase të Saul Alinskit. Libri është një manual taktik i subversionit, jep këshilla të drejtpërdrejta për protesta radikale në rrugë dhe shpall Luciferin si radikalin e parë. Falë ambasadorit të Obamës, i cili nuk është zëvendësuar nga Presidenti Trump, “Xhaxha Sem-i” mban paratë që rrjedhin në mënyrë që grupet të vazhdojnë të veprojnë dhe të rekrutojnë, konfirmojnë burimet në Maqedoni dhe SHBA. /Judicial Watch -Përgatiti Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Cili ishte fashisti nga Korca që u bë ministër i jashtëm i Enver Hoxhës.

Një foto e rinisë fashiste e vitit 1940

Në të njëjtën dosje ku gjendjen praktika e anëtarësimit të Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste, gjendet edhe një praktikë për një vizitë të një delegacioni të gjerë shqiptar në Itali.

Në mars 1940, 50 profesorë dhe 200 gjimnazistë nga Shqipëria bënë një vizitë në Itali, e cila është pasqyruar edhe në shtypin shqiptar. Ata u takuan nga konti Ciano, bënë vizita të ndryshme, etj.

Mes nxënësve gjenden edhe dy figura nga Korça që bënë karrierë në komunizëm, njëri në vitet 1953-1966 ishte ministër i Punëve të Jashtme. Nga ky funksion ai demaskoi shumë herë politikat “fashiste” të shteteve perëndimore për vite me radhe.
Personi tjetër rezulton në vitet 1954-1962 drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Edhe ai u tregua i bindur dhe i përkushtuar i partisë për të goditur “armiqtë e klasës”, të cilët shumë herë i akuzonte si “fashistë”.
Këtë foto dhe të tjerat pas saj, Partia e Punës i ruante në dokumentet me të dhëna nga e kaluara për drejtuesit e lartë të saj.

Nga Kastriot Dervishi.

Kategori
Uncategorized

Kapitulli i mbyllur i PD-së .

Nga Desada METAJ-

Për ata që e njohin sadopak Partinë Demokratike është më shumë se e qartë që asnjëherë listat e kandidatëve për deputetë nuk janë diskutuar qoftë dhe formalisht në forumet e partisë,sikundër në zyrën e Berishës për t’i dhënë “dorën e fundit” emrave kanë qenë gjithmonë Topalli, Bode, Imami apo dhe Patozi. Katërshja që së bashku me Majlinda Bregun ishin sot të pakënaqurit e mëdhenj jo vetëm me listat e kandidatëve por edhe me mënyrën sesi Lulzim Basha po drejton PD. Dhe disa nga pretendimet e tyre qëndrojnë,siç mund të jetë shmangia e kryesisë për të paktën leximin e emrave të kandidatëve (të paktën Berisha i lexonte emrat në mbledhjen e kryesisë) ose edhe përfshirja në lista e emrave që nuk kanë kontribut apo profil për të përfaqësuar vlerat e demokratëve. Madje po të mundoheshin dhe pak mund të gjenin dhe shumë arsye të tjera për të kritikuar drejtimin e Bashës gjatë këtyre viteve.

Por a ishte ky momenti i duhur dhe a mund të kërkojnë ata që janë konsideruar figurat kryesore të PD largimin e kryetarit në fushatë elektorale që është akti final për fundosjen e një partie? Nëse ky drejtim paska qenë kaq i gabuar pse duhet të prisnin nisjen e fushatës për të dalë kundër publikisht dhe për më tepër në grup? Edhe më naivi në politikë e kupton se ky mllef, që ka bashkuar në një tryezë kafeneje 6 figura të larta të PD është më i madh edhe se inatet që ata kanë patur me njëri tjerin.

Topalli dhe Bregu, të konsideruara “shemrat” e PD dhe në përpjekje të vazhdueshme për ti fituar vëmendjen ish kryetarit Berisha, Imami dhe Bode apo dhe Patozi ,i vetmi në që përkrahu në garën për kryetar partie Olldashin dhe që u la i vetëm në këtë betejë nga shokët që kishte sot ne tavolinë. Të gjithë bashkë, me poste të larta në 8 vitet e Berishës dhe që sigurisht nuk i la të varfër sa ishin kur e nisën qeverisjen në 2005, sot janë rebeluar kundër Lulzim Bashës duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë. Dhe ndoshta kanë të drejtë, sepse për herë të parë që kur Berisha i zgjodhi për bashkëpunëtorë të afërt pa e kaluar kandidimin e tyre në garë apo forume partiake e ndjenë veten të përjashtuar nga partia për të cilën mendonin se ishte vendi ku mund të kalonin gjithë karrierën politike.

Por duket se diku llogaritë i kanë bërë gabim, dikush ndoshta i ka gënjyer deri minutën e fundit për ti lenë të besojnë se do jenë pjesë e listave e më pas zhgënjimi i bëri që të reagonin kaq ashpër. Ndoshta inati më i madh i tyre është se nuk e pritën që Lulzim Basha nuk do bënte as më shumë e as më pak sa ç’bente Sali Berisha kur hartonte listat e tij të deputetëve, mbushur me miq e preference personale. Askush prej të “mërziturve” nga Basha nuk do e kishte imagjinuar që në listat ku Berisha përfshinte të preferuarit e familjes së tij do të gjendej dhe ai që do t’i linte jashtë partisë. Sepse në fund të ditës, ajo ishte partia e Sali Berishës dhe sado kolegjiale të dukej vendimarrja e saj, më mirë se ne të gjithë, ata që ishin bashkë sot e dinin që çdo vendim ishte ekskluziv i kryetarit të partisë. E nëse kryetari ka ndryshuar, e pakuptueshme është pse ka kaq shumë mërzitje me ndryshimin e rregullave të lojës.

Nëse i janë bindur rregullave të Berishës, me heqje dhe vënie emrash pa miratim kolegjial, shkarkime apo largime thjesht nga bisedat në zyrën e tij “të mërziturit” nga Basha duhet ta kishin parashikuar që një fund të tillë do kishin dhe ata që kurrë nuk e ngirtën zërin kur njerëz me vlera u larguan me ceremoni nga PD, kur listat e deputetëve hartoheshin me të njëjtat standarte si sot, kur ministra e drejtorë të rëndësishëm ishin teka dhe kapriço të familjes kryeministrore.

Për të gjitha sa më lart, këta të gjashtë ose heshtën ose në rastin më të keq gëzoheshin që kishin nga një rival më pak në parti. Pa e përgatitur veten që një ditë gjithçka mund të kthehej kundër tyre, kjo ndoshta edhe padrejtësisht. Por pa e patur dot moralin për ti kërkuar Lulzim Bashës luajalitet kur rregullat e lojës i ke shkelur vetë kohë më parë. E megjithatë është i mirëkuptueshëm inati dhe rebelimi i tyre në këto moment, sikundër heshtja e Berishës është më ulëritëse se çdo mllef i artikuluar kundër Lulzim Bashës. Sepse në fund të fundit, largimi i njerëzve me të cilët ai drejtoi Shqipërinë për 8 vjet është ndoshta goditja më e madhe për kryetarin historik të PD.

I ndodhur për herë të parë si i huaj në një parti që e ndërtoi dhe e mbajti fort për më shumë se 20 vjet, ai sot duhet të jetë i mërzituri më i madh për listat e Bashës. E ndoshta për këtë, ndryshe nga sa bën zakonisht ai vetëm hesht. Duke dyshuar ndoshta se prezenca e tij në parlamentin e ardhshëm në krahë të njerëzve të Bashës do të jetë e denjë si skenë e spektakleve të humorit. /Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Taulantizmi i Partive Politike në Republikën Parlamentare.

Jakup B. GJOÇA
Fillimisht, kam një pyetje për shqiptarët, për ata që De Jure janë SOVRANI, por që De Facto në fushatat zgjedhore, parlamentare dhe vendore përdoren si lolot e kryetarëve të partive, ( nga Sistemi Zgjedhor, që kanë imponuar kryetarët e partive), dhe përherë votojnë “UNI”-n e kryetarëve të partive, por aspak Vullnetin e vet.
-Kë nga kandidatët për deputetë, që janë në Listat e Kryetarëve të Partive, do të votonit me dëshirë, më bindje, që t’ju përfaqësonte në Parlament?
Te përgjigja e kësaj pyetjeve, DUHET TË FILLOJË debati, diskutimi: Sa Demokraci ka në Shqipëri?
Vetëm Taulant Balla është “senator” i përhershëm në Parti (Socialiste). Cilido kryetar partie të shkojë dhe të vijë në Parti, Taulant Balla, nëpërmjet “artit” të zotësisë së tij personale, ka arritur të jetë i përkëdheluri i çdo kryetari partie. Pavarësisht, sa e ka, apo nuk e ka personalitetin, sa reputacion gëzon, apo jo në elektorat dhe në opinionin publik. Taulant Balla, deputet me kryeministër Fatos Nano. Taulant Balla, deputet edhe me kryetar Edi Ramën, edhe pse PS dështon 2 herë në zgjedhjet parlamentare. Taulant Balla, deputet edhe me kryeministër Edi Rama. Taulant Balla do jetë sërish edhe deputet me Rilindjen Socialiste, edhe pse Rilindja Socialiste dështoi tërësisht si qeverisje!
Nëse Taulant Balla do të ishte kandidat për deputet, në Librazhd, në vendlindjen e vet, dhe Sistemi Elektoral do të jetë i atillë, që elektorati voton drejtpërdrejt kandidatin për deputet dhe jo Listën e Partisë, A DO TË VOTOHEJ NGA BASHKËFSHATARËT DHE BASHKËQYTETARËT E VET TAULANT BALLA PËR DEPUTET?
Ky fenomen i “senatorizmit” të përjetshëm të Taulant Ballës në Parti (Socialiste) përbën në Tranzicionin Politik të Shqipërisë fenomenin politik “Taulantizmi i Partive Politike” është përjashtim për vendet demokratike normale, por është veçori vetëm për republika të prapambetura në këndvështrimin e emacipimit demokratik.
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode janë mbledhur në një restorant të Tiranës dhe “qajnë” hallin e tyre të përbashkët, dhe ky hall i tyre i vetëm dhe i përbashkët është mosqënia e tyre në Listat e PD për kandidatët për deputetë.
Ndërkohë, që në spitalet e Tiranës dergjen dhjetëra qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PD-së, ngaqë u helmuan në mitingun elektoral të PD-së.
Ishministrat dhe ishdeputetët e PD-së, arritën deri aty, sa kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të PD-së, si hakmarrje personale, ngaqë nuk i bëri më ata deputetë.
Ndërkohë, ishministrat dhe ishdeputetët e PD-së nuk u merakosën, nuk u shqetësuan, nuk ua nxorri goja, qoftë edhe një fjalë inkurajimi, një fjalë humane: “ Të shkuara!” për simpatizantët dhe anëtarët e PD-së, që u helmuan, ngaqë morrën pjesë në mitingun elektoral të PD-së.
PD-ja, (partia edhe e Jozefinës, edhe e Majlindës, edhe e Ridvanit, edhe e Arbenit) është në fushatën elektorale, dhe kundërshtari i vetëm politik për çdo simpatizant dhe anëtar i PD-së është Kryeministri Rama, janë ata që në 4 vjet keqqeverisën Shqipërinë. Kundërshtarë politikë në fushatën zgjedhore parlamentare të PD-së janë ata, që edhe Topalli, edhe Bregu, edhe Bode, edhe Imami, si deputetë të PD në Opozitë, i kanë akuzuar për korrupsion, për keqqeverisje, për arrogancë pushtetore.
Mirëpo, në kundërshtim me këtë logjikë politike, Topalli, Bregu, Bode, Imami e shikojnë kundërshtarin politik të tyre te Kryetari i PD-së dhe madje, para fushatës elektorale. Jo, se këta ISH-ët ministra për 12 vjet dhe ISH-ët deputetë për 12 vjet ndjejnë përgjegjësi për PD-në, jo sepse kanë merak dhe shqetësim për elektoratin e PD-së…
Kryetari i PD-së Sali Berisha në 24 qershor 2013 mori përgjegjësinë politike për humbjen elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Mirëpo, përgjegjës politik i humbjes elektorale të PD-së në 2013, ishin edhe ministrat e PD-së, Bregu, Bode, Imami, që qeverisën 8 vjet! Përgjegjëse politike e humbjes politike të PD-së në 2013 ishte edhe Topalli, kryetarja e Parlamentit, që kryesoi 8 vjet! Përgjegjës politikë të humbjes elektorale të 2013-s ishin edhe deputetët e PD-së!
Përgjegjësia e humbjes elektorale të Partisë është kolektive!
Dhe përgjegjësia politike për Humbjen elektorale merret duke u vetpërjashtuar tashmë nga të qënit deputetë! Mirëpo, ISH-ministrat nuk ndjenë aspak përgjegjësi politike personale, sepse meraku i tyre është të garantojnë privilegjet personale, me ofiqet politike, sikurse është mandati i përjetshëm i deputetllëkut!!!
Mirëpo, gjithë bashkëpërgjegjësit politikë të humbjes elektorale të PD-së në 2013, jo vetëm që nuk kërkuan ndjesë publike ndaj PD-së, as në 2013, por në 2017-n, këta, bashkëpërgjegjës të humbjeve elektorale të PD-së, bëhen edhe parakohe varrmihës të shpresës të fitores elektorale të PD-së!
Po, po! Këta, ishministra dhe ishdeputetë të PD-së, SABOTOJNË sot fushatën elektorale të PD-së, ngaqë mbetën jashtë listës së PD-së, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të PD-së, ngaqë i përjashtoi nga privilegji i …senatorizmit të përjetshëm partiak!!!
Edhe sikur PD-ja të shkojë në (tjetër) disfatë elektorale, edhe sikur PD-ja të “digjet” elektoralisht, këta ISH-ët e PD-së as që u dridhet qerpiku nga shqetësimi për PD, për elektoratin e tyre, për anëtarët e PD-së, për simpatizantët e PD-së.
ISH-ët janë mbledhur kokë më kokë nëpër restorante, për të sosur Egoizmin e tyre, qoftë edhe sikur të sakrifikohet vetë PD-ja. Motoja e tyre tashmë është: PD-ja jemi ne! Pa ne, nuk ka më PD!!!
Edhe sikur kryetari i PD-së, të ketë gabuar në mospërfshirjen e ISH-ëve në Listën për Deputet, prapëseprapë, ISH-ët nuk aknë asnjë Moral, asnjë të drejtë politike të kërkojnë, në hapjen e fushatës elektorale, dorëheqjen e Kryetarit të PD-së!
Kryetari i PD-së, nuk humbi zgjedhjet elektorale, që ISH-ët të kërkojnë që tani, në fushatën zgjedhore dorëheqjen e tij!
ISH-ët kritikojnë se: “Kjo nuk është PD-ja”, ngaqë ata vetë nuk janë deputetë.
Po, pse cila është PD-ja? Cila duhet të jetë PD-ja? Personalizimi i tyre?
Përse duhet të ekzistojë politikisht PD-ja?
Vetëm për të siguruar “senatorizmin” e përjetshëm të Topallit, Bregut, Bodes dhe Imamit?
Çdo të thotë kjo?
Që pa Jozefina Topallin, pa Majlinda Bregun, pa Ridvan Boden, pa Arben Imamin nuk ka PD?
Atëhere, përse humbi PD-ja në 2013, kur këta ishin ministra dhe kryetare e Parlamentit?
Dhe përse shpresa e fitores elektorale të PD-së, duhet të jetë riciklimi i ISH-ëve, si një supë e ftohtë, e ngrohur në furnelë vajguri?
Apo, këta ISH-ët e PD-së tani kanë zili Taulantizimin e Partisë Socialiste, domethënë “senatorizmin parlamentar të përjetshëm” dhe duan ta njehësojnë “Taulantizimi” si fenomen politik edhe në PD?
Nuk gjykoj dot sot, kur sapo ka filluar Fushata Zgjedhore Parlamentare, sa të drejtë ka Kryetari i PD-së, që rinovoi Listën e PD-së, si një ogur i ri për rinovimin edhe të shpresës për fitoren elektorale të PD-së.
Paraprakisht, duhet theksuar, se Kryetari i PD-së dallon nga kryetari i PS-së, pikërisht, nga strategjia politike elektorale. Që PD-ja të jetë e bashkuar me aleatët e saj në fushatën elektorale, duke qënë se nuk do të ketë koalicione elektorale, përfshiu në Listën e PD-së si kandidatë për deputetë edhe kryetarët e partive politike, për të bërë gjithëpërfshirës elektoratin e Djathtë.
Ndërsa kryetari i PS-së, nuk i përfshiu aleatët e vetë politikë, as në koalicion elektoral, por as një Listat e PS-së!
Është elektorati ai, që me votëbesim në zgjedhjet parlamentare, do të tregojë dhe do të kërkojnë nëse duhet të udhëheqë, apo të dorëhiqet kryetari i Partisë!

 

Jakup B. Goce
Originally, I have a question for the Albanians, for those who have sovereign de jure, but de facto electoral, parliamentary and local campaigns used as stooges of party chairmen, (the Electoral System, which imposed the party leaders ), and always vote “UNI” -we party presidents, but none of his own will.
KE candidates for deputies, who are in the charts Party Chairmen, will willingly vote, on conviction, to represent you in Parliament?
To answer this question, you must begin the debate, discussion: How Democracy in Albania?
Only Balla’s “senator” in permanent party (Socialist). Any party leader to go and come to the party, Balla, through “art” in his personal capacity, has come to be the protégé of any party chairman. Nevertheless, as has, or has not personality, enjoys the reputation, right in the electorate and in public opinion. Balla, a lawmaker with Prime Minister Fatos Nano. Balla, the deputy mayor Edi Rama, although the SP fails second time in parliamentary elections. Balla, a lawmaker with Prime Minister Edi Rama. Balla will again be the deputy of the Socialist Renaissance, although Socialist Renaissance totally failed as a government!
If Balla would be a candidate for deputy, shines, his hometown, and the electoral system will be such that the electorate votes directly candidate for deputy and not the party list, WILL BE VOTING BY fellow and your fellow ITS Balla MP?
This phenomenon of “senatorizmit” eternal Taulant Balla in the Party (Socialist) constitutes Albania’s political transition political phenomenon “Taulantizmi Political Party” is an exception to the normal democratic countries, but it only features backward republic in view of democratic emacipimit .
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode are gathered in a restaurant in Tirana and “weeping” their common plight, and the distress of their single and common is their non-existence in the PD lists of candidates for deputies .
Meanwhile, hospitals in Tirana lie dozens of citizens, sympathizers and members of the Democratic Party, was poisoned because the campaign rally of the Democratic Party.
Ishministrat and PD ishdeputetët’s, went so far as even demanded the resignation of the chairman of the Democratic Party, as a personal vendetta, because they did not make more deputies.
Meanwhile, ishministrat and PD ishdeputetët’s did not care, did not worry, mouth not found them, not even a word of encouragement, a human words: “Long gone!” To supporters and Democratic Party members who were poisoned, because we took part in the election rally of the Democratic Party.
DP (party also Josephine, even the mattresses, even Ridvan, and Arben) is in the electoral campaign, and the only political opponent to every supporter and member of the Democratic Party’s Prime Minister Rama, are those 4 keqqeverisën years Albania. Political opponents in the Democratic Party’s parliamentary election campaign they are, even Topalli, the Coast, the Bode, the Imam as DP MPs in Opposition, have been accused of corruption, misrule for, for pushtetore arrogance.
However, contrary to this political logic, Topalli, Coast, Bode, Imam watch their political opponent of the President of the Democratic Party and even before the election campaign. No, these FORMER s ministers for 12 years and former s deputies for 12 years feel responsible for the DP, not because they worry and concern for the electorate of the Democratic Party …
President of DP Sali Berisha on June 24, 2013 took political responsibility for the DP electoral defeat in the parliamentary elections, resigned from the leadership of the Democratic Party. However, the political chief of the PD-election defeat in 2013, were the PD ministers, Coast, Bode, Imam, who ruled eight years! Responsible political DP-political defeat in 2013 was Topalli, Speaker of Parliament, who presided over 8 years! 2013’s were the Democratic Party MPs in charge of electoral politics loss!
Responsibility electoral defeat of the party’s collective!
And political responsibility for the election defeat was already taken by herself from being members! However, former ministers felt no personal political responsibility, because their concern is to guarantee personal rights, political duty and, as is eternal mandate deputetllëkut !!!
However, all political co-responsible of the DP electoral defeat of 2013, not only did not seek public apology to the DP, as in 2013, but in 2017 in these, jointly to the Democratic electoral losses’s become even Gravedigger premature to hope the Democratic Party’s electoral victory!
Yes Yes! These, ishministra and ishdeputetë DP, sabotage today the Democratic campaign’s because they remained outside the list of the Democratic Party, demanding the resignation of the Democratic Party Chairman, because excluded from the privilege of … the eternal party senatorizmit! !!
Even if DP go to (other) electoral defeat, even if the DP of “burning” electorally, they FORMER s DP nor was trembling eyelid by concern for the PD to their electorate for members DP to DP supporters.
FORMER s are assembled head to head in restaurants, to end their selfishness, even if it sacrificed himself DP. Their motto is now: DP we are! Without us, there is no PD !!!
Even if the chairman of the Democratic Party, have erred in the exclusion of the former s on the list for MP, nevertheless, FORMER s not acne no moral, no political right to require, at the opening of the electoral campaign, the resignation of the Democratic Party Chairman -That!
Chairman of the Democratic Party, lost no elections, the former s request that now, in the election campaign for his resignation!
FORMER s criticize it: “This is not the DP” because they themselves are not members.
Yes, which is why DP? What should be the DP? Their Personalization?
Why should there be politically DP?
Just to make sure “senatorizmin” eternal Topalli, Coast, Bodes and Imam?
What does this mean?
Without Jozefina Topalli, without Bregu without Ridvan Bode, without Arben Imami no PD?
So why DP lost in 2013, when they were ministers and Parliament Speaker?
And why hope the PD’s electoral victory, it should be recycled HI-ordinator, as a cold soup, warmed in kerosene cooker?
Or, they FORMER s DP far have envy Taulantizimin the Socialist Party, that “eternal parliamentary senatorizmin” and want to njehësojnë “Taulantizimi” as a political phenomenon in PD?
There can judge today, when just started the parliamentary election campaign, the right is the Chairman of the Democratic Party, which renewed the list of the Democratic Party as a young prodigy for renewal and hope for the Democratic electoral victory of.
Preliminarily, it should be noted that the Chairman of the Democratic Party differs from the president of the SP, namely, the electoral political strategy. Since DP to be united with its allies in the campaign, given that there will be no electoral coalitions, included in the list of the Democratic Party as candidates for deputies and heads of political parties, to make comprehensive electorate Right .
The chairman of the Socialist Party, did not include political allies itself or in electoral coalition, nor a PS charts of!
It is the electorate that the vote of confidence in parliamentary elections, will show and will ask whether to lead or to resign Chairman of the Party!

Kategori
Uncategorized

Shitja që Rama ju bëri mbasi i përdori “miqve” të tij në PD.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/aXZdWFwyDWe

Kategori
Uncategorized

Jo ekstremizmit me ekstremizëm. Pavarësisht Manchester-it.

“Moderniteti, për shumë arsye të kuptueshme ka vënë në diskutim të gjitha siguritë e vjetra; pasiguria është një gjendje që shumë njerëz e kanë të vështirë ta durojnë; prandaj çdo lëvizje (dhe jo vetëm religjioze) që premton se do të kriojë apo do të ripërtërijë siguri e ka tregun e gatshëm”.

Ky është një pohim i sociologut amerikan të feve, Peter Berger bërë në vitet ’90, ende pa ndodhur 11 shtatori dhe ende pa u krijuar i ashtëquajturi shteti i Daesh-it. Këtu autori e ka fjalën për ato siguri që nuk janë vetëm çështje armatimesh apo organizmash të inteligjencës, por për ato siguri ideologjike që japin përgjigje të gatshme e të parafabrikuara për çdokënd dhe për çdo gjë e situatë, që kinse “dinë” menjëherë të dallojnë armikun e në mënyrë dogmatike të imponohen në mendjet e njerëzve. Ky është shkaku i ekstremizmit të dhunshëm sot, sepse i shemb themelet sigurive ideologjike dhe nuk pranon që bota ka ndryshuar.

Ngjarjet e fundit në Manchester dhe sot në Egjipt me koptët, por edhe shumë ngjarje të tjera nxisin brenda shumëkujt një lloj instinkti force, që nuk ka të bëjë aq shumë me vetëmbrojtjen e ligjshme, por me një lloj ndjenje hakmarrjeje. Këto ngjarje kanë si efekt të tyrin të menjëhershëm në shumë njerëz dhe shoqëri, mbylljen dhe pozicionimin në qëndrime kategorike dhe absolute që kthehen në përjashtuese. Është deri diku e kuptueshme një gjë e tillë, por është një rrugë e shkurtër, madje është një rrugë pa krye. Ky treg i gatshëm që gjejnë personat e hutuar apo të pështjelluar nga mungesa e sigurive ideologjike ka shpesh emrin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të atij ideologjik të cilat janë faqet e së njëjtës monedhë.



Ekstremizmi i dhunshëm në emër të fesë është akoma edhe një herë një instrumentalizim i saj për qëllime të tjera hegjemonie dhe sundimi. Ai sigurisht që kërkon përgjigje, madje të menjëhershme nga ana e shteteve dhe organeve të sigurisë që kanë për detyrë të mbrojnë sigurinë e popujve në bazë të marrveshjeve që janë bërë. Kërkon po ashtu një përgjigje nga vetë religjionet, me një distancim të menjëhershëm dhe dënues e duke mbledhur besimtarët e tyre rreth faljes apo lutjes.

Nga ana tjetër, ekstremizmit të dhunshëm nuk mund t’i kundërvihemi me një ekstremizëm ideologjik po aq të dhunshëm, duke ndërtuar mure moskomunikimi midis popujve e sidomos midis religjioneve, të cilat kanë për detyrë të dialogojnë për të gjetur rrugë, se si së bashku t’i kundërvihen të keqes së ekstremizmit. Nuk ka një rrugë tjetër përpos dialogut, njohjes dhe pranimit reciprok. Kjo është një rrugë e gjatë që nuk sjell siguri të menjëhershme, nuk sjell zgjidhje të thjeshta, por është një rrugë e sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë. Ekstremizmat, religjiozë apo edhe laikë qofshin, janë një e keqe për t’u shkulur, sepse dëmtojnë rëndë bashkëjetesën shoqërore.

Ndërtimi i urave na lejon të jetojmë në brigje të ndryshme (religjione te ndryshme, ide apo mendime, etni apo orientime të ndryshme), por të aftë e të mundshëm që të përqafojmë njëri-tjetrin e kështu të kremtojmë së bashku jetën, në paqe.

Kategori
Uncategorized

1990/Si nisi asgjesimi i dosjeve të sigurimit te shtetit.

Takimi i Ramiz Alisë me Hekuran Isain më 22.9.1990

Në vitet 1990-1992 janë asgjësuar në degët e punëve të brendshme dhe në Degën e 4-t të Drejtorisë së Parë, të gjitha dosjet në ngarkim të personave që ndiqeshin prej organeve të Sigurimit për arsye politike.
Faktet që do citohen në vijim, tregojnë se sa i kotë dhe i panevoshëm është roli i Autoritetit “të hapjes së dosjeve”, kur praktikisht shumica e popullsisë së mundshme për t’u interesuar, nuk ka dosje dhe sa pa kuptim është thënë në gjithë këto vite shprehja “kur të hapen dosjet”.
Procesi i zhdukjes së provave nisi në korrik të vitit 1990, pikërisht në kohën kur regjimi e kuptoi se nuk do ta shtynte shumë gjatë. Fakti i asgjësimit të këtyre dosjeve është tashmë shumë i njohur dhe sigurisht nuk jam unë personi parë i përmendjes së kësaj të vërtete.

Fillimisht ka bërë disa shkrime në shtypin e kohës në vitet 1991-1992, ish kryetari i Degës së Arkivit të MPB-së dhe ish kryetar i Degës së 4-t, z.Enver Goxhaj.
Denoncimin e dytë, me një renditje kronologjike të urdhrave të asaj kohe e ka bërë prej kohësh publike ish-kryeministri z.Aleksandër Meksi dhe çdokush mund ta gjejë në internet këtë material. Referimet janë të sakta.
Me këto veprime, regjimi mbrojti praktikisht trupën e persekutorëve, pra ruajti oficerët e Sigurimit të Shtetit nga implikimet e tyre.
Në fillim janë pastruar dosjet e ndjekjes së anëtarëve e kandidatëve të Partisë së Punës, sepse këtë pjesë, kjo parti e konsideronte të vetën. Në masë jo të vogël, shumë prej tyre, sidomos në ushtri, ndiqeshin për veprimtar armiqësore. Asgjësimi i dokumenteve në favor të tyre, ruante këtë kontingjent në pozita besnikërie ndaj Partisë së Punës. Për këtë arsye, e para kategori e përzgjedhur për t’i hequr dokumentet, ishte brenda radhëve të partisë.

Me urdhrin nr.277 dhe 278, datë 2.7.1990, MPB njoftonte organet e varësisë, si vijon:
“Lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie dhe materialet në ruajtje të tyre, nga ana juaj të veprohet në këtë mënyrë: Hapni udhëzimet që ju kemi dërguar dhe në bazë të tyre të trajtohen përpunimet anëtar e kandidat partie si dhe materialet në ruajtje nga ana juaj. Ndryshimi qëndron vetëm në atë që për këto raste do të gjykohen nga sekretari i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe në ushtri nga sekretari i komitetit të partisë së njësisë, barabartë me të.
Materialet në ruajtje do të jenë kryesisht që bëhet fjalë për spiunazh dhe organizim kudo ato që janë ruajtur, thjeshtë për agjitacion e propagandë që në ligjin e ri nuk konsiderohen më si krim, të asgjësohen menjëherë. Asgjësimi të bëhet në bazë të rregulloreve. Kjo punë të përfundojë brenda 15 korrikut”.

Pak kohë pas nisjes së aksionit të madh të asgjësimit, më 22.9.1990, Ramiz Alia priti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Në këtë bisedë u fol për zhvillimet e përditshme, ndërsa nuk kishte një plan të përcaktuar për rendin e ditës, sepse është vënë një titull i përgjithshëm në këtë mënyrë: “Organet shtetërore në fushën e tyre duhet t’i plotësojnë me akte ligjore vendimet e partisë”. Ndër të tjera, Hekuran Isai thotë:
“Unë i kuptova të gjitha idetë që shtruat në takimin me kuadrot e Ministrisë së Brendshme. Ç’është e vërteta, kuadrot tanë kishin një çoroditje të plotë, por porositë tuaja, që përbëjnë një ndihmë kolosale për ne, i sqaruan. Në atë kohë kishte ndër ta që mendonin se më mirë të mos kishte Ministri të Brendshme se sa ta kishim në atë gjendje që u krijua, duke i asgjësuar të gjitha dosjet, duket sikur ajo qe hequr mënjanë. Ishte kuptuar keq demokratizimi”.

Nga Kastriot Dervishi.
(tematika vijon)

Kategori
Uncategorized

Llojet e dosjeve të bashkëpunëtorëve (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues):

Llojet e dosjeve dhe mjeteve të informimit që përdoreshin në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë diktaturës komuniste

Nisur nga fakti i përmendjes shpeshherë i fjalisë “të hapen dosjen” pa e pasur të qartë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, po shpjegoj në mënyrë të përmbledhur llojet e dosjeve që përdoreshin dikur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nga dendësia e informacionit që kanë, po shpjegoj shkurt vetëm ato më kryesorët si dhe po përmend llojet e tjera të dosjeve.
Dokumentet mbi aktivitetin e përditshëm të drejtorive dhe reparteve të MPB-së i gjejmë në dosjet që kanë dalë nga sekretari-arkivat e kësaj ministrie. Ndërsa dosjet që i takojnë rrjetit sekret dhe personave të ndjekje kanë rrjedhur nga kartoteka qendrore (Dega e 4-t e Drejtorisë së Parë) dhe kartotekat e degëve të punëve të brendshme në rrethe. Dosjet e mëposhtme janë qenë subjekt i Degës së 4-t dhe kartotekave. Ndërsa mjete informimi janë regjistrat dhe kartelat.

Llojet e dosjeve të bashkëpunëtorëve (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues):
-Dosje personale, në të cilën shënoheshin gjeneralitetet, plani i rekrutimit, biografia, betimi, pseudonimi, etj.
-Dosje pune, në të cilën vendoseshin të gjitha raportet informative të bashkëpunëtorit.

Dosjet që hapeshin për personat që ndiqeshin:
-Dosje e përpunimit aktiv 2A, për gjithë personat mbi 14 vjeç, shqiptarë ose të huaj për të cilët kishte të dhëna për veprimtari “armiqësore” (agjitacion e propagandë, orvatje për arratisje, diversion, spiunazh, etj) ose keqbërëse (vjedhje, vrasje, etj).
-Dosje e kontrollit operativ 2B, për gjithë personat mbi 14 vjeç, shqiptarë ose të huaj, me të kaluar “armiqësore”, por që nuk e ushtronin më këtë veprimtari.
-Dosje e përpunimit paraprak (PP), për gjithë personat mbi 14 vjeç, shqiptarë ose të huaj, për të cilët kishte të dhëna për veprimtari “armiqësore” ose keqbërëse.
-Dosja agjenturore, për një grup personash që zhvillonin veprimtari “armiqësore” e keqbërëse, me kushtin që dy prej tyre të ishin në përpunim 2A. Këto lloj dosjesh njiheshin me pseudonim (p.sh. “Bloza”, “Bataku”, etj).
-Dosje e problemit të centralizuar, krijohej për ngjarje ose objekte me rëndësi të veçantë operative.

Llojet e dosjeve për krimet pa autor:
-Dosja e kërkimit
-Dosja e zbulimit të autorit
-Dosja e informatave

Llojet e dosjeve për evidencimin dhe kontrollin e shtetasve shqiptarë ose të huaj me interes operativ:
-Dosja e të arratisurit
-Dosja për të arratisurin me aktivitet
-Dosja e shoferëve të huaj me aktivitet
-Fashikulli i të internuarit
-Fashikulli i të huajve me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri
-Fashikulli i shkelësve të kufirit
-Fashikulli i emigrantit
-Fashikulli i personit që arrestohet e dënohet pa qenë në përpunim

Dosjet e objekteve:
-Dosje e objektit të rëndësisë së veçantë (ORV)
-Dosje e objektit të përfaqësisë diplomatike e tregtare

Dosjet e zbulimit dhe parandalimit:
-Dosja e drejtimit të kundërzbulimit
-Dosja e drejtimit për ruajtjen e reparteve të MPB-së
-Dosja e drejtimit të ekonomisë
-Dosje e drejtimit për ruajtjen e forcave të armatosura
-Dosje e drejtimit grupimeve kundërrevolucionare
-Dosje e drejtimit për ndjekjen e krimeve (vetëm nga Policia).
-Dosje e drejtimit për mbrojtjen e ekonomisë socialiste (vetëm nga Policia)

Regjistrat:
-Regjistri i përpunimeve “Model 1”, në të cilin evidencoheshin të gjithë personat në përpunim 2A dhe 2B nga degët e punëve të brendshme dhe Sigurimi i Ushtrisë. Në Degën e 4-t hidheshin të gjitha të dhënat e përpunimeve. Përpunimet PP nuk shënoheshin, veçse në rastet kur personi ngrihej në përpunim 2A ose arrestohej.
-Regjistri i bashkëpunëtorëve, “Model 2”, në të cilin evidencoheshin bashkëpunëtorët nga Sigurimi e Policia.
-Regjistri i kontingjenteve, “Model 3”.
-Regjistri i evidencimit të regjistrave, “Model 4”.
-Regjistri i dosjeve dhe fashikujve, “Model 9”, në të cilin evidencohen dosjet e drejtimit ORV, ambasadave, zbulimit të autorit, etj.
-Regjistri i dosjeve dhe fashikujve të arkivuar, “Model 10”.
-Regjistri i dosjeve të centralizuara e agjenturore, “Model 11”.
-Regjistri i personave të riatdhesuar, “Model 13”.
-Regjistri i dosjeve penale, “Model 15”, për dosjet hetimore-gjyqësore.
-Regjistri i shkelësve të kufirit, “Model 16” (nga jashtë-brenda).
-Regjistri i personave të internuar apo dëbuar, “Model 17”.
-Indeksi i informatave, “Model 5”, në të cilin evidentoheshin personat që kishin dhënë informacione për Sigurimin dhe Policinë.
-Indeksi i personave të këshilluar apo demaskuar, “Model 7” (përjashto anëtarët dhe kandidatët e PPSH-së).
-Indeksi i të arratisurve “Model 14”, (në shkallë rrethi).
-Indeksi i të bashkëpunëtorëve nga të dënuarit “Model 25”.
-Lista e personave me tendencë arratisjeje “Model 16” (alfabetike).
-Lista e lidhjeve familjare të të arratisurve “Model 12”.

Kartelat:
-Kartela “Model 1”, për personat që ndiqeshin
-Kartela “Model 2”, për bashkëpunëtorët
-Kartela “Model 3”, për kontingjentet
-Kartela “Model 4”, për të arratisurit
-Kartela “Model 5”, për shtetasit e huaj me qëndrim në Shqipëri
-Kartela “Model 6”, për shqiptarët që takohen me shtetas të huaj
-Kartela “Model 6A”, për shqiptarët që mbajnë korrespondencë me të huajt apo me të arratisurit
-Kartela “Model 7M”, për shqiptarët që mbanin lidhje me të arratisurit

Ky shpjegim vlen për të kuptuar më mirë një informacion interesant që do ta postoj nesër.

Nga Kastriot Dervishi.

Kategori
Uncategorized

Sot ditëlindja e Naim Frashërit, poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare.

Naim Frashëri u lind më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Ai ishte poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture. Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas vitit 1945 u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Falja

Zot i math e i vërtetë

Që kreve ç’shohëm në jetë,

Edhe të tjerë që janë

Pa funt pa krye pa anë,

Edhe kudo je ti vetë,

Syri yn tekdo shikon,

Që nga lint e gjer tek përndon,

Më çdo vënt të sheh fuqinë,

Urtësin’ e madhërinë,

Falna gjithë mirësitë,

Epna dituri e dritë,

Tregona udhën’ e mirë,

Mos na lerë n’errësirë,

Dhurona gjithë të mirat,

Mërgona nga të pështirat.

Zot! falna vëllazërinë,

Dashurin’ e miqësinë,

Epna dëshirë të msojmë,

E të mirat të punojmë,

Bëna të but’ e të qetë,

E të urt’ e të vërtetë,

Jetënë ta trashëgojmë

 

Naim Frashëri

Naim Frashëri

Bagëti E Bujqësi

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.

Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
– Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.

Shterpari s’i qaset stanit, po nër pyje bij’e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S’i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit’ e natë,
Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatë,
As nga shkëmbënjt’ e nga pylli, as gogolëtë s’e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm’ e motërë xhuranë;
Miqt’ e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s’flenë, po rrin’ e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S’e hanë njerin’ e mirë edhe mikun’ e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t’errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint’ dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç’lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret’ e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z’eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun’ e zë edh’e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir’ e mjergull kërkon,
Papo bariu shum’ ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht’ e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij’e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis’ ësht’ e plokshtë, fle në vath’ e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht’ e butëz’ edh’e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk’ është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin’ e delen, i mjel plakëz’ e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht’ e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok’ e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s’rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën’ e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s’e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën’ u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë.
Të mos t’i mundojmë kurrë, po si fëmijë t’i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun’ e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir’ e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m’ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht’ e më ndih pakë, o motra im’e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball’ e gush’ e faq’e llërë dhe këmb’ e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat’ e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz’ e dheut, q’i fale dheut aq’ uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s’mbetetë thatë,
I dhe lul’e bar e gjethe, bim’ e drith’ e pem’ e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet’ e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç’vent’i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t’u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir’i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër’ e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen’ e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t’i than lulet, ti me një frym’ i ngjall prapë,
Napënë q’u heth përsiprë, ua heq me ver’ e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë…
Shërbëtor’i mëmës’ së dheut, q’e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari ‘shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t’vërtetë dhe zihet nga pun’ e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit’ e natë e të bësh ç’duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t’apë bukëz’ e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver’ o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot’i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san’ i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç’ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S’është çudi pse na dëfren ver’ e bukur zemrën tënë;
Ç’ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q’i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën’ e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn’ e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin’ e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn’ e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith’ e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e njerëzisë.

Qysh rroit mblet’ e uruar dhe ven’ e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç’punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn’ e mirë!
N’apin dyllëtë, q’ep dritë, dhe mjaltë fjesht’ ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët’ e mirë m’atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t’atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t’harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar’ e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht’ udh’ e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh’ ajo miza përdhese, ç’i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz’ e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q’është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot’i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n’avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh’ e goj, e këmb’ e dorë;
Ngrihet i zot’i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh’e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën’ e të pirë.

Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq’e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest’ e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet’ e bukura m’erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë — puna mbarë —
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t’ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët’ e bardha dhe të majm’e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët’ e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer’ e përkëdhelur vjen në lumë të pij’ ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum’ i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh’e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz’ e mjerë qan të motrënë, q’e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez’ e saj, e përzieshmez’ e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt’i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s’humbetë kurrë e gjë s’vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith’ edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç’janë e gjithë ç’gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot’i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s’ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin’ e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin’ e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët’ e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç’pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’ e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell’ e më thellë,
C’do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj’ e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls’ e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

Kategori
Uncategorized

Ustallarët nisin pazaret.

 Bosët e hashashit, filluan leksionet apo pazarin, që ka të bëjnë me ndershmërinë dhe dobishmërinë e votës.

Në fushatë gënjeshtra në premtime është e madhe.

Moral tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë  nga ata që e tejmbushën Shqipërinë me krim, trafik, dhe hashash.

Dhe ky moral në këto zgjedhje vjen nga po ky pushtet që keq qeverisi në plot katër vite.

 

“Bëj cfarë them unë, por mos bëj sic bëj unë”.

Këto  po ju thotë ish-ministri i hashashit, qytetarëve në Kasharit:

“Në qoftë se në të kaluarën dini që keni komshinj apo të afërm që kanë bërë pazar me votën për cfardo arsye, shpjegojani që pazari në datën 25 është një pazar më shumë për 4 vitet e ardhshme.                                                       Kjo është e gjitha në kurrizin tuaj dhe familjeve tuaja.                                               Kështu që bindini të gjithë ata që njihni, që nuk ka pazar në datën 25. Në qoftë se ju ka lodhur jeta, hallet, politika e madhe në 25 vite, sepse është shpërndarë vota, është bërë pazar vota, ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne duam që pas 25 qershorit të qeverisim bashkë me qytetarët, të marrim më shumë se 71 deputetë”.

Gjithshka mbas katër vitesh në qeveri, mbas katër vitesh dështimesh dhe mashtrimesh, mbas katër vitesh ku Shqipëria po etiketohet si delja e zezë, jo më në Ballkan, as në Evropë, por më gjerë, gjithshka mbas katër vitesh ku shqiptarët kanë marrë rrugët dhe azilet e Evropës, për ti shpëtuar krimit, urisë, dhe pa barazisë.

Bilanci i rilindjes merr formën e autokritikës dhe nga ish gënjeshtrat e 2013  premtimet e “rilindjes” shkojnë deri te luga e floririt.
—-“Ne e dimë që kjo zonë ka nevojë për ujë.

—–Ne e dimë që këtu familjet vuajnë për ujë.

—–Ne e dimë shumë mirë që këtu ka nevojë për legalizime akoma më shumë.

——Këtu ka nevojë për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje çështjes së pronave.

—–Këtu ka nevojë për të punuar për t’i dhënë dinjitet jetës së secilit prej jush dhe çdo familjeje që banon këtu.  Por një gjë duhet ta dini të gjithë bashkë për t’i dhënë fund halleve që iu kanë shoqëruar në 25 vite dhe për të pasur më në fund Kasharin që duam, Tiranën që duam dhe Shqipërinë që duam”– deklaroi ish ministri që do mbahet mend për implikimin e forcave të rendit në hashashizimin e vendit.

Kategori
Uncategorized

Letra e një ish- prostitute: Si iu shita deputetit dhe ai më shiti tek Ministri

BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE Illustration sur la prostitution

Më thërrasin Ela. Jam 1.77 e gjatë dhe kam vithe të bëshme por të forta dhe gjoks të madh. Sytë i kam larushe dhe buzët janë gjëja që meshkujt më pëlqejnë më shumë. Sot që shkruaj kam dalë më në fund nga xhiroja, sepse e bleva lirinë time 5000 euro, të cilat ja shleva bandës së Gonit. Sot jetoj në Kanada prej 2 muajsh, por kam vendosur të denoncoj shfrytëzuesit e mijë dhe do ta çoj betejën time deri në fund… Unë kam ardhur në qytet nga një fshat i Jugut, ku gjyshi im pinte çibuk dhe nëna ime punonte 15 orë në ditë, sa te lopa, te gatimi, te domatet dhe te hashashi që e rrisnim në haur. Fillimisht për pak më përdhunoi një shofer autobusi, por e godita kaq fort derëziun aty poshtë saqë hoqi dorë. Erdha në Tiranë te vajza e tezes, që studionte te Bujqësori. Ajo ja dilte vetë shpenzimeve. Dy herë në jave, të premte dhe të shtunë shkonte te një kafe luksoze në qendër dhe aty, mbyllte një pazar për 50 euro një herë. Punonte 4 herë dhe fitonte 200 euro të premten dhe 200 euro të shtunën. Por merrte edhe peshqeshe. Ajo më mësoi shpejt si ta përballoja jetën e Tiranës. Unë merrja shumë shpejt 100 euro për një herë dhe me kërkonin shumë se isha e ngushtë nga poshtë dhe se punoja mirë me gojë më thoshin. Një natë erdhi aty një njeri i rëndësishëm. Më dha 500 euro dhe më donte për gjithë natën, në një hotel luksoz në qendër. Më mbajti dashnore dhe s’ më la më që të shkoja me tjerë, se ishte xheloz. Më jepte 500 euro në javë dhe blinte rroba të shtrenjta. Një ditë më kërkoi një nder. Donte me kap një tender dhe duhet të shkoja me një ministër që e kishte këtë gjë në dorë. Pranova. Isha edhe mirënjohëse. Më dha 1000 euro që ta kënaqja. Por ministri kishte problem dhe donte vetëm nga pas. Unë s’pranova dhe ai më rrahu keq dhe më gjakosi. Pastaj thirri deputetin tim. E pashë më gëzim por u zhgënjeva, më rrahu dhë ai dhe më përdhunuan të dy. Pastaj erdhi Goni. Më shitën nga inati te Goni që më rrihte në mëngjes dhe më nxirrte në punë për 20 mijë lekë për një herë. Thashë se po vdisja në punë dhe takova deputetin. I kërkova falje për sjelljen time të keqe. Ai më mbajti disa net dhe unë shkova pastaj rregullisht edhe me ministrin dhe ai më bleu nga Goni, për 5000 euro nga Goni, që s’donte të më lëshonte. Mblodha ca lekë dhe ika nga. Nxora një vizë për në Kanada dhe jam në të zezë… “ /360 gradë
Kategori
Uncategorized

Nuk kemi më kë denigrojmë.

Nga Edmond Arizaj

Në fillim denigruam ushtarakët. Ata burra e gra, të mësuar me rregullin, me seriozitetin, me urdhëra, me komandë. I përqeshëm. I pushuam. I keqtrajtuam. I detyruam të punojnë roje, të shesin gazeta, të bëhen hidraulikë e elektriçistë. Ua hoqëm atë hijen e rëndë që përmbledh brenda shtet-rregull-ligj. I hodhëm ushtarakët tanë tutje, si plaçka të pavlera, megjithëse na e përplasën turinjve në 1997 gabimin tonë.
Pastaj denigruam arsimin. Mësuesit, dinjitarët e vërtetë të një vendi, i trajtuam si plaçkë. Hoqëm plaçkat e komunizmit, e vumë plaçkat e demokracisë (a nuk vepruan po kështu komunistët në kohën e tyre?!). Pastaj hoqëm plaçkat e demokracisë, e vumë të socialdemokracisë. Hiq njëri plaçkën e tjetrit e bëj tjetri po të njëjtën gjë, i katandisëm mësuesit e varfër në ca figura frikacake që bëjnë “urra” për këdo të pamend që do ta kishin ngelur dy-tre herë në vjeshtë, por që u ka në dorë vendin e punës. Mësuesit i frikësuam, i zëvendësuam, i filmuam, ua dhamë në dorë huliganëve të rinj, e ata e lanë punën e mësuesit. Thjesht marrin rrogën duke treguar libra.
Pastaj denigruam shoqërinë. I shtymë tutje të shkolluarit. U qeshëm në surrat. Fshimë prapanicën me librat e tyre. Maskarai u bë shef. Injoranti servil u bë drejtor. Partiaku që mezi merrte klasën, të ndan punët. I shtymë intelektualët në buzë të tavolinës, madje në prag të derës, e aty ulëm, vrasësin, kontrabandistin, mashtruesin, lakeun, bythëlëpirësin, të fortin, gangsterin, kodoshin. I përzumë të shkolluarit. I degdisëm jashtë kufijvë. Dhe rritëm të rinjtë me shembujt e injorantit që është i pasur, të trimit që të merr gjak në vetull, të mashkullit që gratë e vajzat i ka si çorapet.
Pastaj denigruam familjen. Gjithë marazin, mllefin, frustrimin, pamundësitë, mundësitë e pista, ofertat e turpshme i shfrymë mbi fëmijët, mbi gratë. I rrahëm, dhunuam e përdhunuam. Brenda përbrenda mureve, duhet të ketë shumë dhimbje, lot e krime të përditshme, sepse për të dalë jashtë, pritet me vite. E sikur të mos mjaftonte kjo, familjen nisën ta shqepin edhe si themel; burrë-grua-fëmijë. Nuk ka gjë thonë të jetë edhe burrë-burrë-fëmijë, apo grua-grua-fëmijë.
Në fund s’kishte mbetur më gjë për të denigruar përveç mjekut. Kështjella e fundit e intelektualizmit. Mbrojtësi i jetës. Luftëtari i vdekjes. E bëmë grabitës. E bëmë manjak. E bëmë të pashpirt. E bëmë vrasës. E bëmë të padinjitet. E bëmë të padin. E bëmë të paiman. E qëlluam. E plagosëm. E shamë. E pështymë mjekun.
Ia grisëm rrobën e bardhë e ia lyem me të zezë. E detyruam të fshihet, të mblidhet, të friket, të turpërohet, të ikë. E nuk do të jetë e largët dita kur të kemi xherahë në vend të mjekëve.
E tani?! Tani shohim njëri-tjetrin në tv. Nuk kemi më kë të denigrojmë. Ata që mbajmë mbi kurriz na tallin, por ne u puthim këmbët.

Kategori
Uncategorized

Lufta ka nisur, sa deputetë marrin LSI dhe PDIU pas goditjes nga Rama.

 

Armand MAHO

LSI do të rrudhet në këto zgjedhje nga disa faktorë. Së pari, formula e llogaritjes së mandateve nga sasia e votave të grumbulluara e defavorizon LSI. Konkretisht, me të njëjtën sasi votash LSI duke qenë e vetme do të marrë gjysmën e mandateve që do të merrte po të ishte në koalicion me PS. Për shembull, po t’i referohemi zgjedhjeve të vitit 2013, LSI e cila mori në koalicion me PS 18 mandate po të kishte dalë më vete do të merrte me të njëjtën sasi votash vetëm 9-10 mandate. Së dyti, votuesit e LSI që janë larguar nga PS apo PD vetëm për një vend pune, kur të kuptojnë se LSI nuk do të jetë më në pushtet, nuk do të votojnë më për LSI dhe do të kthehen në “shtëpitë e tyre”, përkatësisht lësëistët me origjinë socialiste do të shkojnë te PS kurse lësëistët me origjinë demokratike do të shkojnë në PD. Ky numër votuesish mund të jetë rreth 30 për qind e numrit të atyre që votojnë për LSI, për rrjedhojë numri i deputetëve do të ulej me 30 për qind, duke arritur në 6-7 mandate. Së treti, shumë nga drejtorët e LSI të punësuar në shtet për shkak se LSI nuk do të jetë më në pushtet ose s’do të punojnë më për fitoren e LSI se ajo do të jetë në opozitë ose do të bëjnë marrëveshje me PS apo PD për të ruajtur postet e drejtorit meqë qoftë PS, qoftë PD apo të dyja bashkë mund të jenë në pushtet pas 25 qershorit. Kjo do të ndikonte edhe në zvogëlimin e LSI me 2-3 mandate të tjerë, duke e çuar LSI në një parti me 4-6 mandate. Nëse LSI do të angazhohet shumë për të rezistuar përballë kësaj skeme të Ramës dhe do të hedhë shumë financime në fushatë, ajo nuk do të arrinte në asnjë rast më shumë se 5-8 mandate. Ky do të ishte vetëm ndikimi në zgjedhje, për më tepër që Rama do të bëjë edhe thirrje publike, por do të japë edhe udhëzime që duhet të merret çdo votë nga LSI, duke përdorur të gjithë joshjet e marifetet.

Goditja ndaj LSI-së

Goditjen më të madhe LSI pritet ta marrë në Tiranë. Marrëveshja e kryer së fundmi nga Edi Rama rrit pragun elektoral, nga 8 deri në 15 apo 17 për qind sipas qarkut, nga 4-10% që ishte shifra në rast se merrje pjesë në koalicion për një mandat deputeti. Skënder Gjinushi, një nga aleatët e Ramës, në inat e sipër do të deklaronte se marrëveshja e Ramës e rrit pragun padrejtësisht për aleatët e tij të regjistruar në zgjedhje në 8%. Në rast se i ecim kësaj llogarie vëmë re se në vitin 2013 LSI ka marrë në Tiranë 7.8% të votave ose 35 mijë në total dhe epërsia brenda koalicionit bëri që kjo të përkthehej në jo pak, por 3 mandate deputetësh. Duke qenë partia e dytë me numrin më të madh të votave, asaj i kalonin dhe votat e partive të tjera më të vogla, pasi sistemi De Hondt ia siguron këtë. Kjo vlen për të gjitha qytetet, sidomos ato të mëdhatë, në bazë të numrit të votuesve. Por hyrja e opozitës në zgjedhje dhe dalja jashtë koalicionit e aleatit më të madh të Ramës, bën që kjo shifër të përkthehet në 2 deputetë. Kjo sepse, në rast se i referohemi pragut 8%, atëherë të gjitha votat që ka marrë LSI në koalicion i kalojnë një mandat të vetëm. Pra, mundësia që LSI të nxjerrë vetëm një deputet në Tiranë është e lartë. Por kjo gjë mund të përsëritet dhe në Qarkun e Fierit, ku rezultati 9.7 për qind shkon për mandatin e një deputeti, nga dy që mori në zgjedhjet e katër viteve më parë, ose rezultati i Elbasanit ku në vitin 2013 i siguroi dy mandate deputetësh, ndërsa në këto zgjedhje mund të hyjë vetëm me një. Për shembull, nëse përsërit rezultatin e 2013-ës, mund t’i rrezikohet dhe mandati në Durrës. Po t’i shtojmë këtu se i janë hequr dhe drejtori si fjala vjen Hipotekat, Zhvillimi Bujqësor, ku ajo ka përqendruar forcën e saj kryesore dhe punësimet e përkohshme, atëherë e ardhmja nuk duket shumë optimiste.

Zhduket PDIU?

Akoma më e zymtë shfaqet situata për PDIU në këto zgjedhje. Në vitin 2013 kjo forcë politike aderonte në krahun e djathtë dhe mori deputetë në Fier, Elbasan dhe Vlorë. Në këto zgjedhje rrezikon të mbetet pa asnjë deputet ose në rastin më të mirë të nxjerrë një deputet në Elbasan, pasi vetëm aty ka arritur të marrë 7.8% të votave (natyrisht u shfrytëzua dhe situata duke marrë shumicën nga elektorati i djathtë). Kjo sepse në të gjitha rastet në çdo qark kjo forcë politike nuk e kalon pragun e 4.4-5 për qind të votave. Në një rast të tillë, rrezikohet që PDIU të dalë nga skena e politikës për katër vitet e ardhshme dhe të kthehet në parti pa zë, siç janë fjala vjen ajo e Paskal Milos apo e Skënder Gjinushit. Shto këtu, që shumë nga ministritë që i janë dhënë PD-së, kanë në varësi pikërisht institucionet që ka marrë Shpëtim Idrizi nga marrëveshja me Ramën, ku tek dy prej tyre ka përqendruar forcën kryesore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor, njëra në varësi të Ministrisë së Financave dhe tjetra në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, të dyja të kaluara tashmë në varësi të PD-së, e cila s’do të lejojë përdorimin e administratës dhe resurseve të saj në zgjedhje. Nuk duhet harruar se këto drejtori ishin dhe furnizuesit kryesorë me fonde për këtë parti.

LSI pa pushtet, rrudhja akoma më e madhe pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve, kur LSI do të gjendet në opozitë do të fillojë rrudhja e madhe. Së pari, të gjithë të punësuarit për të ruajtur vendin e punës do të largohen nga LSI sepse nuk kanë asnjë arsye të sakrifikojnë vendin e tyre të punës për të bërë opozitë me LSI dhe për më tepër që nuk shikojnë asnjë shans se do të mund të rriten një ditë. Së dyti, të gjithë drejtorët po ashtu do të bëjnë “kontrata” të reja me qeveritarët e rinj, të PS ose PD, sepse të njëjtën gjë kanë bërë kur janë futur në punë me LSI dhe sepse realisht nuk i lidh asgjë tjetër me LSI përveç vendit të punës si drejtor dhe “zarfit” që duhet të paguanin çdo muaj. Edhe kjo ide e Ramës do të aplikohet me shumë agresivitet, përndryshe ndaj atyre që do të rezistonin do të vepronte drejtësia e reformuar. Por ajo që është më e rrezikshmja për Metën është ideja e vjetër që Rama nuk heq dorë për ta çuar atë para drejtësisë. Dosjet e përgatitura nga Rama prej disa vitesh për Metën dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë gjenden në disa kancelari të rëndësishme perëndimore. Rama do t’i aktivizojë përsëri pas zgjedhjeve për të fituar imazhin e liderit që lufton korrupsionin elitar. Madje ëndrra e tij është që një ditë në Bruksel të mburret që ndryshe nga Kroacia apo Rumania që kanë prangosur ish-kryeministrat apo kryeministrat, Shqipëria e “gjeneratës tjetër” arriti të çonte para drejtësisë edhe Presidentin e vendit. Kjo duket si një teori konspiracioni apo fantashkencë, por ajo qarkullon çdo ditë në mendjen e Ramës dhe me këtë ide ka shkuar mesa duket edhe në takimin për marrëveshjen e 18 majit 2017.

Inati i Ramës me Metën, nis që 20 vjet më parë

Rama prej kohësh mendon se si të heqë qafe Metën, si pengesën e fundit drejt një pushteti absolut. Në realitet kjo është një betejë rreth 20-vjeçare mes tyre. Rama do ta nxirrte Metën jashtë PS. Rama do ta përdorte Metën për të shkaktuar humbjen e PS më 2005 dhe nxjerrë jashtë loje Nanon. Rama do të tentonte të rrudhte apo eliminonte Metën më 2009 duke e rrezikuar deri në 4 mandate me MJAFT dhe G99. Rama do ta përdorte Metën më 2007 për të forcuar pozitat e tij duke u zgjedhur kryetar Bashkie dhe do ta tradhtonte të nesërmen. Rama do t’i kërkonte Berishës më 2008 një sistem për të eliminuar Metën, Rama do të përdorte Metën më 2013 për t’u bërë Kryeministër. Dhe çdo ditë nga ai moment do të mendonte si ta hiqte qafe. Në fakt në këtë betejë 20-vjeçare mes tyre, kulmi arriti më 21 janar kur Rama me “videon e Metës me bllok” do të nxiste “kokëpalarët” për të eliminuar politikisht Metën. Madje për ta futur edhe në burg. Rama me dosjen e Metës do të shëtiste në të gjithë kancelaritë e Europës. Ndonëse më 2013 Ramës për t’u bërë kryeministër do t’i duhej të puthte dorën e Metës, asnjëherë nuk do të harronte mikun e tij armik dhe herë pas here do të nxirrte nga sirtari planin e vjetër. Lëvizjet e fundit të Metës me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi dhe veçanërisht afrimi i qëndrimeve të tij kundër kanabisit dhe veçanërisht për përfshirjen e opozitës në zgjedhje do ta acaronin Ramën në ekstrem. Acarim që do ta shtynte të programonte planin e eliminimit të tij. Plan që nis me detyrimin për të pranuar para zgjedhjeve postin e Presidentit, që për një parti, e cila ka një simbiozë pandashmërie mes LSI e Metës do të thotë fillim i rrudhjes. Dhe vazhdoi me hilen që as Meta dhe as aleatët e tjerë s’e kuptuan me regjistrimin e të gjithë partive të mazhorancës më vete në zgjedhjet e 25 qershorit; kjo duket si një gjë e paramenduar që do të bëhej kërkesë kryesore e marrëveshjes. Po ashtu, Rama do të ngulte këmbë në datën sa më të afërt për të mos i lënë kohë as LSI dhe aleatëve të saj të organizoheshin. Pra, plani i eliminimit të LSI nisi para marrëveshjes për të marrë formë në marrëveshjen e 18 majit 2017. Në natën e 18 majit 2017 Rama do të vinte në takimin kokë më kokë me vetëm një synim, të eliminonte në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme Metën. Dhe në realitet marrëveshja ia mundëson arritjen e këtij objektivi. LSI do të jetë në çdo rast opozitë; kjo do të fillojë të artikulohet fuqimisht nga Rama që në fushatë duke i kërkuar të gjithë drejtorëve të LSI dhe votuesve të saj që të votojnë për PS nëse duan të ruajnë vendet e punës. Rama do t’ju bëjë thirrje hapur socialistëve të bashkohen me fituesin se, LSI do të jetë në opozitë, se ai është gati të bashkohet me PD vetëm e vetëm që LSI të shkojë në opozitë sepse kështu mund të shkatërrohet përfundimisht. Dhe kjo do të çojë në rrudhjen e LSI në kufijtë maksimalë, ndoshta LSI nuk do të arrijë të marrë më shumë se 6-8 deputetë.

Tabela sipas zgjedhjeve të 2013 në rast se LSI do shkonte vetëm

Berat 23%- 2 deputetë koalicion, vetëm 1
Dibër 13%- 1 deputet koalicion, vetëm 0
Durrës 7.8%- 1 deputet, vetëm 0
Elbasan 10.57%- 2 deputetë koalicion, vetëm 1
Fier 9.7% -2 deputetë koalicion, vetëm 0-1
Gjirokastër 19.3%- 1 deputet koalicion, vetëm 1
Korçë 9.86%- 1 deputet koalicion, vetëm 0-1
Kukës 12.6%- 0 deputet koalicion, vetëm 0
Lezhë 10.9%- 1 deputet koalicion, vetëm 0-1
Shkodër 10.46- 1 deputet koalicion, vetëm 0-1
Tiranë 7.84%- 3 mandate koalicion, vetëm 2
Vlorë 8.7%- 1 mandat koalicion, vetëm 0-1
LSI mund të merrte nga 7-10 deputetë.

Tabela sipas zgjedhjeve të 2013 në rast se PDIU do shkonte vetëm

Berat 0.86%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Dibër 0.33%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Durrës 2.44%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Elbasan 6.98%- 1 deputet koalicion, vetëm 0
Fier 4.46% – 1 deputet koalicion, vetëm 0
Gjirokastër 0.33%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Korçë 0.99%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Kukës 1.16%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Lezhë 0.74%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Shkodër 0.20%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Tiranë 2.03%- 1 mandat koalicion, vetëm 0
Vlorë 5.6%- 1 mandat koalicion, vetëm 0
E vetme në zgjedhje PDIU nuk merr asnjë mandat.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama në hall: 18 Qershorin e 2017-s, ta hajë, apo ta pijë?

Jakup B. GJOÇA
Kryeministri Rama del lakuriq në Opinionin vendas dhe ndërkombëtar, derisa nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, si kusht e parë e zbatimit të platformës “Mcallister” dhe të japë zgjidhjen e Krizës Politike.
Reagimi i parë i Kryeministrit Rama, pasi Opozita pranoi platformën “Mcallister”, është se zgjedhjet nuk mund të shtyhen, pasi 18 Qershori është … “kushtetuese…” dhe për këtë arësye, nuk mund të shtyhen zgjedhjet parlamentare.
Po kush e besoj këtë naivitet politik?
Të gjitha afatet kushtetuese të procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, së pari janë shkelur dhe nëpërkëmbur nga vetë Kryetari I PS, Edi Rama, derisa PS-ja u rregjistrua në KQZ një ditë më vonë, nga data që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë!
Së dyti, kur bëhet fjalë për konsesus politik, midis Mazhorancës dhe Opozitës, për zgjidhjen e Krizës Politike të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, koncepti “… kushtetues” për datën e zgjedhjeve parlamentare nuk mund të ketë më asnjë vlerë ligjore, sepse vetë domethënia dhe qëllimi i ZGJIDHJES SË KRIZËS POLITIKE e çvlerëson!!!
Së treti, paraprakisht, kryeministri Rama, ka pranuar fillimisht dhe është zotuar për dakordësinë e platformës “Mcallister:, domethënë, edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 qershorit 2917.
Atëhere, …
Cila është frika e kryeministrit Rama, i cili tani nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve?
-Kryeministri Rama nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, sepse (ndoshta) humb Monopolin e Manipulimit të Votës?
Çdo përgjigje, sado logjikë mund të ketë, prapëseprapë, nuk përbën thelbin e frikës të kryeministrit Rama. Së pari, kryeministri Rama është përkujdesur, që edhe në paketën “Mcallister”, të ketë nën kontroll të plotë mekanizmin e administratës zgjedhore. Së dyti, kryeministri Rama ka potencial shuma të mëdha financiare, që do t’i përdorë në fushatën zgjedhore, dhe Kodi Zgjedhor aktual e ka të pamundur ta ndalojë, ta hetojë, ta gjykojë, nëse përdor në kundërshtim me Ligjin financime të pajustifikueshme.
Frika e kryeministrit Ramës, që të pranojë shtyrjen e datës të zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 Qershorit 2018 është sepse, Partia Socialiste, tashmë si subjekt politik zgjedhor më vete, pa asnjë koalicion zgjedhor, nuk ka asnjë mundësi zgjedhor të fitojë zgjedhjet parlamentare.
Kryeministri Rama, duke qënë fillimisht I bindur se Opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, ndaj QËLLIMISHT, PS-ja u rregjistrua në datën 30 prill në KQZ, një ditë më pas, pasi ishte afati i fundit kushtetues i subjekteve politike të rregjistrohen në zgjedhjet parlamentare. Por, kryeministri Rama, QËLLIMISHT, u rregjistrua edhe si subjekt politik më vete, pa koalicion zgjedhor, sepse, në dukje, donte të ruante ngjyrat e “pluralizmit” politik, meqë Opozita mungonte në zgjedhjet parlamentare. Së dyti, kryeministri Rama ka bindjen, se PS-ja, do t’I fitonte zgjedhjet parlamentare, ndaj partive të tjera, të cilat, përveç LSI-në, e ka satelitë dhe vasalë politikë të saj.
Mendjemadhësia politike e kryeministrit Rama u demonstrua edhe në renditjen që bëri në Listën e Kandidatëve për Deputetë të PS-së, ku vetveten e renditi të 6-in në Qarkun e Vlorës, pasi mendon se PS-ja mund të fitojë të gjitha mandatet e mundshme. Apo, sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçin e renditi të 11-in në Qarkun e Fierit.
Ndaj, kryeministri Rama, tashmë ndodhet përpara situatave të padëshirueshme politike, të cilat mund t’I shkaktojnë edhe matematikisht HUMBJEN ELEKTORALE PS-së!!!
Ja, disa arësye, të cilat ushqejnë frikën e kryeministrit Rama, që të mos pranojë shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 Qershorit 2017:
– Partia Socialiste ka dorrëzuar në KQZ Listën e Kandidatëve për Deputetë.
Pra, edhe nëse pranohet platforma “Mcallster”, PS-ja nuk ka më asnjë mundësi që të çregjistrohet nga KQZ, për t’u rregjistruar qoftë me Lista të reja për Kandidatë për Deputetë.
– Kodi Zgjedhor nuk e lejon më Kryeministrin Rama, që Partia (Socialiste) të rishikojë Listën e Kandidatëve për Deputetë, edhe nëse zgjedhjet parlamentare shtyhen.
– Do bëjë zgjedhje parlamentare pa aleancë elektorale!
– Partia Socialiste nuk ka bërë Koalicion Parazgjedhor. PS-ja humbet të drejtën, që të rikërkojë nga KQZ-ja, që të bëjë koalicione zgjedhore me parti të tjera politike.
– Kodi Zgjedhor nuk lejon që të rishikohen, të ribëhen Koalicione Parazgjedhore, pasi është dorrëzuar në KQZ nga subjektet politike elektorale Lista e Kandidatëve për Deputetë dhe janë rregjistruar edhe Kualicionet Elektorale! As paketa “Mcallister” nuk e ka parashikuar, si mundësi.
– Partia Socialiste humbet mundësinë të dalë Parti e parë në zgjedhjet Parlamentare!
-Kodi aktual Zgjedhor, i jep mundësi subjekteve zgjedhore që janë në Koalicion zgjedhor mundësinë që të fitojnë mandate të deputetëve me numër më të vogël të votuesve, ndërkohë, që një subjekt politik jashtë koalicionit zgjedhor, për një mandat deputeti, do t’i duhet një numër më i madh votash. Përshembull. Në koalicion zgjedhor, PS-ja në 2013 i fitoi mandatet e deputetëve në Qarkun e Tiranës, edhe me 3-4.000 vota, ndërkohë, që partitë që nuk janë në koalicion zgjedhor, do të duhen të kenë 11-12.000 vota për çdo mandat deputeti.
– Partia Socialiste, si parti e parë e Koalicionit Zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, përfitoi të gjitha votat që kishin fituar partitë e tjera të koalicionit, kur ato nuk mundën të fitonin asnjë mandat për deputet, pra shumë mandate për deputetë PS-ja i përfitoni nga votat e partive aleate në koalicionin zgjedhor, jo nga votat e votuesve që votuan drejtpërdrejt PS-në.
Ndërkohë, nëse PS shkon në zgjedhjet parlamentare të 2017 pa koalicion zgjedhor, në këtë rast, nuk do të përfitojë më asnjë votë nga partitë e tjera, derisa nuk është në koalicion zgjedhor me asnjë subjekt politik.
– Ai vetë, Edi Rama, si kryetari i PS-së, nuk zgjidhet për deputetë, është i 6 në Listë në Qarkun e Vlorës! Me Kodin Zgjedhor aktual, PS-ja në Qarkun e Vlorës, nuk mund të përfitojë dot as 3 mandate për deputetë, derisa është subjekt politik më vete, jo në koalicion zgjedhor me parti tjetër.
– Opozita është me Koalicion Elektoral, dhe me Kodin aktual Zgjedhor, përparësi ka kualicioni zgjedhor që të fitojë zgjedhjet parlamentare, kundrejt çdo subjekti politik zgjedhor, që është pa aleancë.
Partia Socialiste, meqë i ka dorrëzuar Listat e Kandidatëve për Deputetë në KQZ, është rregjistruar edhe si subjekt politik më vete, jo në kualicion zgjedhor.

Kategori
Uncategorized

Si iu vunë prangat regjisorit të parë të filmit shqiptar, Viktor Stratobërdha.

Më 15 prill është ditëlindja e regjisorit të parë të filmit shqiptar, Viktor Stratobërdha. Po në 31 prill është edhe ditëvdekja e tij. Në një letër që i shkruante regjisori operatorit dhe mikut të tij, Agim Fortuzi, thoshte: “Kur isha i vogël, mendoja se të jetoj deri në vitin 2000, pa le të vdes…”. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Sapo ai mbushi 75-vjeç, më 15 maj 2000, dy javë më pas, u nda nga jeta. U shua në Kanada, larg atdheut që i shkaktoi aq shumë dhimbje e plagë…

***

Regjisori Viktor Stratobërdha ishte nga të fundit regjisorë e artistë që u arrestua në fund të viteve 70-të.  Stuhia dhe gjuetia ndaj shkrimtarëve dhe artistëve që kishte nisur që në vitet e para të pasLuftës, e u intensifikua në 1973 e më pas, po ulej pak nga pak, sepse, u pa që ishin arrestuar një numër i madh shkrimtarësh dhe artistësh. Në gjithë historinë 45-vjeçare ishin mbi 160 vetë, afro 10% e gjithë anëtarëve të LSHA.  Arrestimi regjisorit Viktor Stratobërdha u bë pas dënimit, të tij në 1956, internimit në Berat dhe akuza ishte, si gjithmonë, “agjitacion e propagandë”. Viktori u lind më 15 maj 1925 në Korçë. Studimet e larta i kreu në Moskë për regji filmi, më vitin 1953, ku mbrojti diplomën si as/regjisor i filmit “Skënderbeu”. Në vitin 1945 u emërua në kinostudio, ku realizoi dy filma dokumentarë “Pushime të gëzuara” dhe “Urime shokë studentë”. Bëri tentativën e parë për të xhiruar një film me metrazh të shkurtër, “Qeshim se nuk qajmë dot”, por që filmi u censurua dhe nga ai film kanë mbetur vetëm katër syzhetë të shkurtër nën titullin “Pse kështu?”. Në vitin 1956 u dënua pas konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat. Për disa vite punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim, si në bonifikim etj. Ja një pjesë nga aktakuza: “Viktori është pranuar në parti në vitin 1944. Në konferencën e partisë të rrethit të Tiranës, të vitit 1956, Viktori bashkë me element të tjerë antiparti, dolën hapur kundër partisë sonë, me qëllim që të goditnin udhëheqjen e saj, të reviziononin vijën politike dhe organizative të saj, për të ndjekur kursin revizionist, për këto arsye, Viktori përjashtohet nga partia, duke u cilësuar element antiparti dhe dërgohet me internim në qytetin e Beratit. Që nga koha e ardhjes në Berat e deri më sot, qëndrimi i tij ka qenë dhe është armiqësor, ka zhvilluar agjitacion e propagandë, të cilën ua ka përshtatur konjukturave politike e ngjarjeve që ka kaluar vendi ynë, duke synuar t’i kundërvihet vijës politike të partisë dhe masave të saj sidomos për zhvillimin e luftës së klasave dhe forcimin e diktaturës së proletariatit. I përmenduri në Berat, ka pasur shoqëri e kontakt me element armiq e të deklasuar, sidomos me intelektualë me prejardhje e qëndrim armiqësor si Luan Myftiu e Irfan Virjoni, sot të dënuar për veprimtari armiqësore. Edhe gjatë kohës që Viktori ka punuar si regjisor i estradës së qytetit, është munduar të fut në programet e saj, frymën e degjenerimit borgjezo-revizionist, gjë për të cilën edhe është kritikuar e pushuar dhe nga estrada.” Në vitin 1979 u arrestua dhe më pas u dënua me 8 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku edhe u shua në moshën 75-vjeçare, më 31 maj 2000.

Ja një fragment nga dosja e tij voluminioze, deponimet e tij në gjyq, para hetuesit Jake Tefiku, në maj 1979:

Viktor Stratobërdha: Pas 6 vjet e gjysmë studimesh në B. Sovjetik, në marsin e vitit 1955 kthehem në atdhe. Gjatë gjithë këtyre viteve vetëm një herë isha kthyer në Shqipëri. Pushimet e verës i kaloja në atë vend, nëpër kampet e pushimit të studentëve që na i jepnin falas. Gjatë gjithë kësaj kohe isha shkëputur nga jeta e organizata e partisë (jashtë shtetit nuk bëhej jetë partie) isha shkëputur nga disiplina e Partisë duke bërë një jetë krejt të pavarur dhe në ambiente artistike (me qenë se studioja për kinematografi).

Kur u ktheva u emërova me punë pranë Kinostudios si kino-regjisor. Fillova të bëja jetën e partisë e cila më dukej si e bezdisshme. Situata e politikës së jashtme në B. Sovjetik dhe në të gjithë Europën lindore ishte me plot të papritura. Stalini s’kishte dy vjet që kishte vdekur dhe brenda kësaj kohe të shkurtër u ndëruan dy sekretarë të parë të K. Qendror. Në fuqi hipi Hrushovi. Në maj t’atij viti (1955) Hrushovi vjen për vizitë në Jugosllavi, rehabilitoi Titon. Për ne, në atë kohë Partia Komuniste e B. Sovjetik ishte mëmë, ishte Partia Bolshevike që i bie në gjunjë Titos. Në të gjithë Europën lindore filluan kthesa rrënjësore në udhëheqje. Gazeta jonë “Zëri i popullit” botonte çdo ditë lajme të kësaj gjendje. Në Poloni, Gomulka del nga burgu e vihet sekretar i parë i KQ. Në Hungari zbret Rakoshi e hyp Imre Nagy e kështu edhe në vende të tjera të demokracisë popullore. Unë në atë kohë kisha si shok të përhershëm Nesti Zoton dhe mbrëmjeve takohesha bulevardit në xhiro dhe bisedonim për këto gjëra. Pak më vonë zhvillon në Moskë punimet Kongresi i 20 i B. Sovjetik. Raportin e Hrushovit e botoi “Zëri i Popullit”. Në çdo mbrëmje kur dilnim në xhiro e takoheshim ktheheshim, lexonim buletinin e lajmeve të mbas ditës së ATSH që kishte lajme të freskëta të asaj dite. Në këtë situatë, në prill të vitit 1956 do të zhvillonte punimet Konferenca e Tiranës. Nëpër organizata e Partisë u zgjodhën delegatë për në Konferencë. Në organizatën e Partisë ku bëja pjesë unë në Kinostudio u zgjodh Nesti Zotoja. Kishte orientim nga Komiteti i Partisë rrethit Tiranës që në Konferencë çdo i deleguar të merrte pyetje ose mendimet e anëtarëve të partisë për t’ju çuar Konferencës që atje të sqaroheshin. Mblidhet organizata jonë dhe bëhen pyetje. Nesti Zotoja mbante shënime. Pyetjet afërsisht ishin këto: Çështja e Sejfulla Malëshovës mos duhet parë (rishikuar). Pse nuk po përmirësohen marrëdhëniet me Jugosllavinë. Pse shtypi jonë lustron gjendjen e nivelit të jetesës? Pse shtypi jonë kritikon nga drejtorë poshtë. Sa shpenzime kanë dyqanet e bllokut të udhëheqësve? Pse sigurimi jonë kontrollon dhe pasaportat e anëtarëve të partisë. Mos ka nevojë të shikohet çështja e Bedri Spahiut dhe e Tuk Jakovës etj. që nuk më kujtohen. Unë bëra pyetjen për Jugosllavinë. Në Konferencën e Tiranës ishte i deleguar Beqir Balluku. Salla ku zhvillonte punimet konferenca ka qenë pallati “Ali Kelmendi”. Ne që s’ishim delegatë, unë e shokët që përmenda më sipër prisnim në xhiro për qark pallatit që kur të bëhej pushimi i seancës të konferencës të merrnim vesh se çfarë po bëhej. Kish grumbuj me shokë partie që takonin të deleguarit e tyre për t’u informuar rreth punimeve të çdo seance. Përgjigjet e pyetjeve nga ana e Beqir Ballukut nuk i kënaqnin të deleguarit? Në seancën e ditës së tretë erdhi udhëheqësi kryesor E. H. i  cili ishte vënë në dijeni të kësaj gjendje të elektrizuar. Ai u prit me duartrokitje. Ne përsëri prisnim seancat e pushimit. Gjendja filloj të merrte tjetër drejtim. Disa shokë kishin filluar të dilnin më autokritikë. Të nesërmen e asaj dite konferenca u dha fund punimeve. Ishin kritikuar rëndë diskutimet e ditës së parë si dhe pyetjet e disa dikastereve dhe ato të Kinostudios.

Pas disa ditësh bëhet mbledhja e organizatave të partisë të gjithë dikastereve të Tiranës. Tek ne në Kinostudio erdhi M. Myftiu. Ai mori një për një pyetjet që ishin bërë, pyeste emrin se kush e kishte bërë dhe i jepte përgjigje. Organizata me njoftimin që jepte Manush Myftiu propozoj për përjashtim nga radhët e saj Nesti Zoton dhe mua.

Unë u përjashtova se kisha arsim më shumë nga të tjerët dhe duhet të isha treguar më i pjekur nga të tjerët. Ndërsa gjithë të tjerët morën vërejtje me shënim në biografi me qënë se ishin më pak të arsimuar. Pas disa ditësh unë caktohem përgjegjës kinemaje në Berat. Konferenca vërtetë përfundoi, por ne kishim bindjen që Kongresi i Tretë që do të fillonte punimet pas 2-3 javësh do të rishikonte këtë çështje sidomos i deleguari i KQ të B. Sovjetik që do të vinte në Kongres. Në të vërtetë erdhi Pospjellovi. Si kongresi ashtu dhe Pospjellovi i vlerësuan të drejta vendimet e Konferencës së Tiranës si dhe masat që ai mori.

Lidhur me pyetjen që më bëhet unë deklaroj se nga konferenca e Tiranës ne kërkonim që vija e Partisë të shikohej siç po e shikonin edhe partitë e tjera në atë kohë “motrat” siç po bënte në atë kohë edhe Partia mëmë e B. Sovjetik. Pra interesimi im nëpër seancat e pushimeve që bënte konferenca ishte që a do të bëjë Partia e jonë ndryshime në vijën e saj.

Sikundër kam thënë edhe në procesin e mëparshëm kur u muar vendimi për t’u larguar nga Tirana e për të ardhur në Berat ashtu siç isha i dëshpëruar u nisa për në Berat, i përjashtuar nga Partia, i ulur nga përgjegjësia, i vrarë shpirtërisht, i trembur. Detyrë kryesore që i vura vetes ishte që të punoja mirë në detyrën e caktuar (përgjegjës kinemaje), të evitojë në maksimum shoqërinë me njerëzit dhe sidomos bisedat me karakter politik. Kisha gjithmonë bindjen se Kongresi i 3-të i Partisë që do të fillonte punimet mbas disa javësh do të shikonte çështjen e konferencës së Tiranës dhe unë do të shkoja përsëri në Kinostudio. Kjo nuk u bë. Më vonë kur në Hungari plasi kundërrevolucioni dhe u bënë të gjithë ato masakra ndaj elementit Stalinian, kurse Partia jonë filloj të zbuloj agjentët dhe agjenturën jugosllave për Konferencën e Tiranës …

Në fillim të vitit 1962 kur situata ishte shumë e nderë ku kishin plasur divergjencat parimore me Bashkimin Sovjetik, hiqem nga estrada dhe kaloj në prodhim. Edhe për mua kjo gjendje ishte shumë delikate e shumë e rëndë. Ishte e rëndë dhe delikate sepse: isha një njeri që kisha studiuar në BS dhe duhej të tregohesha shumë i matur në qëndrimin tim ndaj këtij vendi se çdo gjë mund të interpretohej si agjitacion pro atij vendi. Duke kaluar në prodhim punë kjo që për mua si fillim ishte shumë i rëndë nuk duhej të shkisja në asnjë moment dhe për asnjë çast në ndonjë pakënaqësi se një gjë e tillë ishte me pasoja. Kalimi në punën prodhuese më izoloj plotësisht nga shoqëria e mëparshme. Isha beqar, mbeta fill i vetëm. Mbas une absolutisht nuk kisha asnjë shok… Në fund të vitit 1971 merrem përsëri në Estradë. Puna ime në estradë gjatë këtyre viteve të fundit u vlerësua e mirë. Në karakteristikat e fundit që formuloj kolektivi dhe organizata e partisë midis fjalëve të mira që kish thuhej “… Gjatë katër vjetëve të punës të sh. Viktor drejtoria dhe organizata e Partisë s’ka patur asnjë shqetësim ideologjik”. Megjithatë nga estrada ika në janar të vitit 1976. Heqja ishte rezultat i situatave të komplikuara ndërkombëtare, të cilat detyrimisht nxirrnin ashpërsimin e luftës së klasave…

Mendoj se këto koncepte e kanë burimin tek liberalizmi, tek të shikuarit e gjërave me syrin thjesht humanitar, sentimental jo klasor…”

“Përfundimisht Viktori u arrestua dhe dënua me 8 vjet heqje lirie, regjisori i parë, i shkolluar për 6 vjet për regjisor në BS, në një nga shkollat më të mira të kinematografisë, por që, para arrestimit, kishte përfunduar punëtor, me punë në ndërmarrjen pyjore, me profesion murator…”

Kategori
Uncategorized

Si zyrtarët në komunizëm bënin orgjira me prostituta të martuara.

 

Kastriot Dervishi, ish drejtori i Arkivues së Ministrisë së Brendshme sjell një dëshmi për prostitucionin në vitet e diktaturës komuniste.

Ai ka publikuar në “Facebook” një dokument i vitit 1969 i prokurorisë së rrethit Tiranë, që flet për një çështje që po hetohej në vitin 1969 për një grup ushtarakësh që kishin shkuar me prostituta.

“1969/ Prostitucioni në Tiranë dhe implikimi i disa zyrtarëve. Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan Dervishi.

Image

Në dokumentin e prokurorisë thuhet se 6 ushtarakë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me prostituta.

Një prej tyre ishte Ibrahi…, i cili ka shkuar me Ja…. në vitin 1961 me pretendimin se do ta transferonte në Tiranë me burrin që kishte ushtar.

Kategori
Uncategorized

Nuk dihet nëse Berisha do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë .

Deputetët/ PD ka gati propozimet.     Gjashtë aleatët do jenë në listat e demokratëve?

“Por pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse ai do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë”.

Bisedimet për më se tetë orë midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha përgjatë dy ditëve përfunduan dje me një marrëveshje të gjerë politike.

 

Përmes kësaj marrëveshjeje, opozita përfiton gjysmën e qeverisë dhe për votimin e saj pritet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të thërrasë ditën e hënë seancën e jashtëzakonshme.

PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, mësohet se do të jetë jashtë politikës. Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

Aleatët

Një nga pikat e marrëveshjes mes Ramës e Bashës që partitë të hyjnë secila në zgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël. Pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës.

Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017”.

Nga kjo pikë del që nuk ka koalicione parazgjedhore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU, pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë.

Në rastet kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara me siglën e saj, çka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor. Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh, ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla.

Por, ajo që pohohet nga burimet brenda PD-së për GSH.al është se në listën e saj pritet të jenë dhe tre aleatët e parë, konkretisht kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Gjithshtu   te njejten marreveshje me PD-ne do te kene dhe Nard Ndoka i PDK-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Kreshnik Spahiu i AK-së.

Listat

Prej kohësh PD-ja ka gati propozimet e bazës për garën zgjedhore në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Pavarësisht ngritjes së çadrës në Tiranë, degët e PD-së në rrethe sollën propozimet e bazës drejt qendrës në pritje të miratimit të listës përfundimtare nga kryesia e PD-së. Por, ky proces u ndërpre përkohësisht për shkak të protestës. Ndaj brenda katër ditëve, PD-ja do të ketë gati listën me emrat e demokratëve që do të garojnë më 25 qershor, duke marrë edhe miratimin e kryesisë së partisë.

Por, secili emër do të kalojë në filtrin e komisionit të posaçëm për verifikimin e figurave në kuadrin e dekriminalizimit dhe që drejtohet nga doktor Kosova. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se Kosova do ta ketë më të lehtë këtë proces, pasi mësohet se emrat e përzgjedhur nga baza kryesisht janë të rinj dhe nuk ka preken nga dekriminalizimi.

Por, përveç shumë emrave të rinj që janë propozuar nga baza, si ish- zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi ka edhe emra të njohur të PD-së si Topalli, Bylykbashi, Boçi, Patozi, Bode etj., ndërkohë që pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë .

 

Kategori
Uncategorized

Shtëpia e lirisë( Cadra) e zbythi krim qeverinë. Zbardhet marrëveshja mes PS e PD. Ja dokumenti i plotë.

MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017

 

 

 

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

 

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

 

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

 

 

 

ZGJEDHJET

 

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
Listat e zgjedhësve

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.

Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

 

 

 

QEVERIA

 

Zv.Kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

 

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.
Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

 

 

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

 

 

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

 

 

 

 

MASA TE TJERA

Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Kategori
Uncategorized

U zgjidh problemi por jo kriza.

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për marrëveshjen mes kreut të PS-së Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke e përshëndetur atë si një mënyrë për të zgjidhur krizën e rëndë politike.

Por sipas tij, pas kësaj deri në këtë moment është zgjidhur vetëm kriza dhe jo problemi. Për këtë ai nëpërmjet 11 pikave, sugjeron se si mund të ecet përpara për ti dhënë fund përgjithmonë situatave të tilla.

Ja çfarë shkruan ai në një postim në faqen e tij në Facebook:

U zgjidh problemi por jo kriza.

Marrëveshja e minutës së fundit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve ishte gjëja e duhur!

Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëheshin- e kemi stërthënë e stërshkruar! Ndaj shumë mirë që u arrit kjo gjë!

Por vendi ka nevojë për tranformim rrënjësor të mënyrës se si bëhet politikë! Arroganca, mos dhënia llogari, sundimi në vend të qeverisjes e të tjera si këto kufizohen dhe reduktohen vetëm me reformën politike.

Po rendis më poshtë disa ide se cfarë mund të bëhet për t? ndryshuar situatën. Qëllimi është të mos përsëritet më kjo lloj krize, që më së shumti vjen si reagim ndaj arrogancës.

1. Parlamenti duhet të vendoset mbi qeverinë, domosdoshmërisht!

2. Duhet të kemi një President ballacues pushteti, të zgjedhur nga populli ose duhet të krijojmë dhomën e Senatit, si filtër krizash.

3. Kryeministri nuk mund të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet. Pra jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

4. Deputetet të zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, njëkohësisht partitë përfaqësohen proporcionalisht.( sistemi zgjedhor gjerman e realizon këtë gje).

5. Votimi dhe numërimi elektronik, por në qendrën e votimit, është mjeti që depolitizon menaxhimin e zgjedhjeve.

6. Duhet të ndalohen koalicionet para zgjedhore.

7. Koalicionet qeverisëse post zgjedhore, që bëhen për ndarje postesh në administratë, të jenë të dënueshme penalisht!

8. Duhet të hiqet trajtimi “preferencial” procedural kur hetohen zyrtarët e lartë të shtetit!

9. Duhet të mbrojmë me ligj statusin e opozitës dhe të karrierës së politikanit.

10. Asnjë vendim që prek buxhetin, borxhin publik apo pasurinë publike qe ka efekt jashtë mandatit të qeverisë nuk mund të merret pa u ratifikuar ne Parlament.

11. Asnje qindarke nga paratë publike nuk mund ti jepen medias.

Pa dyshim që kjo listë nuk mbaron këtu. Ka të tjera gjëra që duhen bërë, veçanërisht për rivendosjen e vlerës së fjalës në politikë.

Por vlerësoj si më të rëndësishme këto pika që parashtrova.

Insistoj, duhet të reformojmë politikën që të kenë efekt reformat e tjera!
Lexo edhe:

Ai që donte t’i mbyllte në një dhomë Ramën e Bashën, Eduard Kukan: Sot jam shumë i lumturFOTO/ Marrëveshja Rama-Basha, reagon SHBA: Bravo të gjithëveBE reagon për marrëveshjen Basha – Rama: PërgëzimeKomentet
Shto koment

Kategori
Uncategorized

Zyrtari i DASH: Rusia ka rritur ‘ndikimin malinj’ kundër integrimit të Shqipërisë

Zyrtari  i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik. Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina. /REL/

Kategori
Uncategorized

Njeriu që na premton opozitë!!!’

‘Njeriu që na premton opozitë!!!’

Njeriu që premtoi luftë kundër trafiqeve dhe kanabisit, erdhi në pushtet dhe mbushi gjithë vendin me trafiqe dhe kanabis.

Njeriu që premtoi njerëz me vlera në politikë, e kriminalizoi atë kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi se do të jetë një kryeministër ndryshe nga të mëparshmit, pas katër vitesh në pushtet, rezultoi më i keqi i 25 viteve të marra së bashku.

Njeriu që premtoi një politikë ndryshe duke nënkuptuar apo edhe etiketuar drejtpërdrejt si autokrat Berishën, pasi erdhi në pushtet mbyti çdo zë kundër tij në parti dhe qeveri.

Nga Hysni Gurra 

Njeriu që premtoi drejtësi për Gërdecin, erdhi në pushtet i dha leje ndërtimi të akuzuarve për këtë ngjarje.

Njeriu që premtoi drejtësi për 21 janarin, erdhi në pushtet, mbylli hetimet, dhe një nga qitësit e gardës e kandidon për deputet sot.

Njeriu që premtoi çlirimin e drejtësisë nga kapja dhe ka dy vite që bërtet vetting, vetting, nuk pranon sot të votojë vettingu-n.

Njeriu që premtoi shëndetësi falas, e privatizoi gjithë sistemin shëndetësor.

Njeriu që premtoi arsim të aksesueshëm për të gjithë, erdhi në pushtet e shtrenjtoi dhe e bëri akses për të pasurit.

Njeriu që premtoi se do t’i kthente qytetarëve pasuritë nën dhe mbi tokësore, i shiti të gjitha kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi 300-mijë vende pune, erdhi në pushtet u bë shkak i eksodeve të papara të shqiptarëve për në Europë.

Njeriu që premtoi nxjerrjen e bujqësisë nga kushtet mesjetare, erdhi në pushtet e zhyti më keq akoma.

Njeriu që premtoi të mbarojë rrugët e lëna rrugëve sipas tij, nuk shtroi dot një metër rrugë.

Njeriu që premtoi luftë kundër trafiqeve dhe kanabisit, erdhi në pushtet dhe mbushi gjithë vendin me trafiqe dhe kanabis.

Njeriu që premtoi njerëz me vlera në politikë, e kriminalizoi atë kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi se do të jetë një kryeministër ndryshe nga të mëparshmit, pas katër vitesh në pushtet, rezultoi më i keqi i 25 viteve të marra së bashku.

Njeriu që premtoi një politikë ndryshe duke nënkuptuar apo edhe etiketuar drejtpërdrejt si autokrat Berishën, pasi erdhi në pushtet mbyti çdo zë kundër tij në parti dhe qeveri.

Njeriu që premtoi se nuk do dilte në TV si Berisha, erdhi në pushtet jo vetëm që rri gjithë ditën në TV aq sa ka zënë hapsirat edhe të emisioneve të femijëve, por ka hap kanal të personalizuar televiziv (ER-TV).

Premtoi gjithçka, nuk bëri asgjë.

Berisha ka qeverisur dhe është aktor kryesorë në politikën shqiptare pas viteve 90-të dhe sigurisht ka bërë edhe gabime.

Por, në fund të dokumentit për anëtarësimin e vendit në NATO, në fund të dokumentit që liberalizoi vizat për shqiptarët, qëndron firma e Sali Berishës. Edi Rama nuk mundi dot të vendosë firmën e tij në fund të një dokumenti që do të hapte negociatat me Bashkimin Europian.

Berisha e mori mandatin e dytë qeverisës nëpërmjet një akti politik, koalicioni me një parti të majtë (LSI), u quajt akt jo normal, jo i natyrshëm…etj, por ishte akt i pastër politik.

Ky po kërkon të marrë një mandat të dytë jo me një akt politik, por me një akt “kriminal”, duke shkuar në zgjedhje i vetëm, pa opozitë reale, duke premtuar në fushtatë se do ju japim këtë e atë, dhe do t’u japim edhe një opozitë!

Rast unik në botë ku një parti në pushtet premton në fushatë elektorale se do të krijojë edhe një opozitë.

Njeriu që në vitin 2013-të premtoi, vende pune, ulje taksash dhe ngritje rroge në vitin 2017-të premton, era shtet, vetting dhe opozitë!

Kjo, as ishte parë as dëgjuar ndonjëherë dhe ta mendosh që ky akoma thotë- s’keni parë gjë akoma!

Kategori
Uncategorized

Sa të merr malli për Kanunin, kur sheh Ramën si po mundohet të manipulojë me katolikët.

Nga Nga Ilir Nikolla

Dje përgjatë gjithë ditës, publiku u bombardua nga shkrimet e piskamat e porositura kundër deklarimeve të Lulzim Bashës, i cili u tha se paskësh thënë në një gazetë austriake se 95 përqind e deputetëve të inkriminuar janë nga komuniteti katolik i veriut. Folën deputetë që s’e kanë parë kurrë derën e kishës, pinjoj të atyre që me kazma iu turrën kishave në 1967, por para së gjithash, vlen të thuhet se agresioni politik u dirigjua direkt nga zyra e kryetarit të partisë, e cila është vazhduese e drejtpërdrejtë e asaj partie që e shpalli Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë dhe sulmoi shtetërisht objektet e kultit, kishat katolike (të Vatikanit) mbi të gjitha, por edhe xhamitë, teqetë e kishat ortodokse.

Në fakt, e vërteta është krejt e thjeshtë. Me deklaratën e Bashës, edhe njëherë ka dalë gafil taktika e Edi Ramës për të vënë nën zap veriun e kryesisht zonat katolike, me dhunë e me të inkriminuar, si dikur në 45, si në 67-n, edhe tani në 2013 e 2017-n. Është fakt se lista e deputetëve socialistë që fituan në zonat e veriut është e mbushur me persona me precedentë penalë dhe sadopak që u zbatua ligji i dekriminalizimit, “sopata” ra pikërisht mbi ta.

Por tani në terren, të njëjtët njerëz e nga e njëjta listë, po synojnë të kryejnë të njëjtën punë, por tani jo krejt në publik, por si qehajallarë të një liste-mushkë të Edi Ramës. Dy protestat e fundit kanë treguar se deputetët-mushka të komunitetit katolik (pra një martesë shterpë mes dhunës së 2013-s dhe dirigjimit në prapaskenë prej të inkriminuarve në 2017-n) s’po ngjisin, po shpallen si të padëshirueshëm, prandaj nevoja urgjente është të shpallet Lulzim Basha si armiku i katolikëve dhe i veriut në përgjithësi. Për këtë, ai duhet sulmuar pse u tha ndërkombëtarëve se 95 përqind e deputetëve me rekorde kriminale janë me prejardhje katolike nga veriu.

Ashtu janë. Çka për t’u turpëruar kjo deklaratë?

Këtë fakt, Partia Demokratike duhet ta përmendë ditë për ditë në çdo ditë të fushatës së ardhshme zgjedhore. Edi Rama e grabiti përfaqësimin politik në veri të vendit me kriminelë e tani po kërkon që kjo përdhosje të mos i kujtohet, të mos i përmendet e të mos i merret për të keq. Bile, po synon të nxjerrë përfitim nga kjo sjellje, duke tentuar të përdorë sedrën e opinionit publik, jo aq të emancipuar, i cili s’ka dëshirë t’i kujtohet as turpi, as vakia që i ka ndodhur. Megjithëse s’çalon shumë krahasimi, është disi si rasti i viktimave të përdhunimit, të cilat kanë turp të denoncojnë dhe heshtin për të ruajtur fytyrën. Fatkeqësisht, kjo strategji pati impakt ditën e djeshme dhe në rrjetet sociale pamë një lumë deklarimesh anti-Basha, që u shpall apriori fajtor se e paskësh deklaruar komunitetin katolik si të inkriminuar. Pamë edhe një demokristian, në aleancë me Ramën, që iu bashkua korit, ndoshta me urdhër të vetë atij. Gjithçka për të mos e zbuluar krimin që i biri i Kristaq Ramës ka konsumuar në 2013-n dhe që po tenton ta ripërsërisë në 2017-n.

Llurba e rrjeteve sociale kundër Lulzim Bashës të krijonte ndjenjën e pafuqisë për të reaguar, për shkak se peshorja e analizës është prishur, fajtorët nuk ndëshkohen, sepse Edi Rama qeveris në pandëshkueshmëri; pranë tij kriminelët s’japin llogari, përkundrazi, marrin përgjegjësi në kundërshtim me ligjin e me kushtetutën. Edi Rama e do prapë zaptimin e përfaqësimit politik të katolikëve e të veriut në përgjithësi, e do njësoj të përçudnuar, bile mundësisht me dirigjimin e kriminele të 2013-s në prapaskenë dhe me deputetë-mushka në skenë që përfaqësojnë Shkodrën, Rrëshenin apo Lezhën, por që flasin me dialektin e “zonës së parë operative”. Disa përfaqësues spikatës të betejës për demaskimin e krimit që ka kryer Edi Rama mbi komunitetin katolik më zhgënjyen dje me heshtjen e tyre ndaj përsëritjes së sakrilegjit, thjesht për interesa politike vetjake.

Në këtë reflektim mbi pafuqinë për të reaguar ndaj krimit të politikës, edhe kur ai godet bash ashtin e shoqërisë, mendja më shkon tek Kanuni, i cili për njerëz që bënin shkanduj, e kishte dënimin e paapelueshëm e konsensual: lëçitjen. Bash ky zakon na mungon e për të na merr malli, kur shohim një shkandull të shekullit XXI të përdorë komunitetin katolik të veriut si eksperiment social për mendjen e tij të sëmurë.

 

 

 

By Nicholas By Ilir

Yesterday during the day, the public was bombarded by the writings of the ordered howl against Basha’s statements, who said he had held on an Austrian newspaper that 95 percent of the incriminated members are from the northern Catholic community. They spoke to deputies who do not have never seen the door of the church, pinjoj those with pickaxe began attacking churches in 1967, but above all, it should be said that the political aggression was directed directly by the party leader’s office, which is continuing direct that party that declared Albania the only atheist in the world and attacked the statutory objects of worship, Catholic church (Vatican) above all, but also mosques, tekkes Orthodox churches.

In fact, the truth is quite simple. With Basha’s statement has once again come unawares tactics Edi Rama to put under zap northern predominantly Catholic areas, the violence of the incriminated as formerly 45, as in 67-n, and now in 2013 2017- n. The fact is that the list of Socialist deputies who won in northern areas is filled with people with criminal records and somehow that was implemented decriminalization law, “ax” fell exactly on them.

But now on the ground, the same people from the same list, is intended to perform the same job, but now not quite public, but qehajallarë a list-mule Edi Rama. Two recent protests have shown that MPs mules Catholic community (ie a barren marriage between the 2013 violence and Conducting at the background of the incriminated 2017-n) s’po climb, being declared as undesirable, therefore, an urgent need Lulzim Basha is revealed as the enemy of the Catholics and the north in general. For this, he must attack though told internationals that 95 percent of MPs with criminal records are Catholic originally from the north.

They are well. What to be ashamed of this statement?

This fact, the Democratic Party must mention day to day every day of the next election campaign. Edi Rama kidnapped political representation in the north of the country with criminals now seeking this sacrilege not to remember, not to mention the not considered as bad. Moreover, it is intended to draw benefit from this behavior, trying to use your own self-public opinion, not so emancipated, who has no desire to remember nor shame, nor vakia has happened. Although many s’çalon comparison is somewhat like the case of rape victims, which are ashamed to denounce and silence to save face. Unfortunately, this strategy had an impact yesterday and social networks saw a stream of statements anti-Basha, who was found guilty a priori that Pask said Catholic communities as incriminating. We saw also a Democrat, in alliance with Rama, who joined the choir, perhaps to himself commanded him. Everything for not discovering crime Kristaq son of Rama consumed in 2013 and is trying to reiterate in 2017 n.

Llurba social networking against Lulzim Basha to create a sense of helplessness to react, because the scales of analysis is broken, the culprits are not punished, because Edi Rama governs impunity; they give no criminals at his account, by contrast, take responsibility contrary to the law of the constitution. Edi Rama will still conquest of political representation of Catholics from the north in general, will equally monstrous, even preferably conducted by criminals 2013’s backstage and MPs mules on stage representing Shkodra, Rreshen or Lezha, but speak the dialect of “first operational zone”. Some representatives distinguishing the battle to expose the crime he has committed Edi Rama on the Catholic community disappointed yesterday with their silence against the sacrilege repetition, simply for its own political interests.

In this reflection on powerlessness to respond to crime policy, even when it hits bone bash society, my mind goes to the Kanun, which for people who do shkanduj, had irrefutable condemnation of the consensus: lëçitjen. Bash this habit misses us for we miss when we see a stumbling block to XXI century use northern Catholic community as a social experiment for his sick mind.

Kategori
Uncategorized

Një letër për Edi Ramëm.

nga Ndue Kalthi.

Unë jam një student. Një i ri si shumë të tjerë të këtij vendi, që me shpresën për një të ardhme më të mirë, jam investuar për vite me radhë jam përkushtuar për t’u shkolluar. Për t’u bërë sa i aftë në profesionin tim, e për të marrë vlerat me të mira, etike e profesionale.
Por në fakt shoh gjithnjë e më shumë pamundësi, pengesa, e dyer të mbyllura.
Ndaj ju shkruaj Zoti Kryeministër, për veten, për bashkëmoshatarët e mi, e për shumë të tjerë që ulen në auditorë, me shpresën e përbashkët për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
E kur flas për një vend më të mirë, nuk iu referohem aspak atyre që premtoni e harroni ju Z.Kryeministër. Nuk po flas për ato pritshmëritë tuaja, larg realitetit, për arsimim me standarde, për reforma, e për cilësi.
E kam fjalën për ëndrrat e çdo të riu për t’u shkolluar, për të patur mundësinë të ulet në auditorë pa qenë nevoja t’ua marrë prindërve edhe lekët e fundit, nga paga nën atë minimumin që qeveria juaj ka vendosur.
E mos të flas për ata qindra e mijëra të rinj që i kanë prindërit e papunë, që jo vetëm nuk mund të përballojnë tarifat e shkollimit, por as nuk mund të shtyjnë as ditën.
E ja këtu dalim tek ato 300 mijë vendet e punës, por që nuk u plotësuan, se “punë ka, por s’ka profesionistë”. E pastaj vijmë te 220 mijë të premtuarat së fundmi, që s’dihet si do jetë edhe fati i tyre. Se fati ynë dihet.
Ne prapë do të ndeshemi me njerëz arrogantë, prapë do të hasim pengesa, do të gjejmë dyer të mbyllura, do të vrapojmë lart e poshtë në kërkim të një pune të denjë, deri sa të na dhëmbin gjunjët.
Nuk është kjo Shqipëria që duam Z.kryeministër, por është Shqipëria siç na e bëtë ju. Ndryshe në letër e foto “Facebook-u”, e ndryshe në realitet. Se fundja ju aty në “Facebook” i jepni përgjigjet ashtu, si veç ju dini, plot ironi për këdo që merr guximin t’jua paraqesë sadopak këtë realitet.
Largoni për një çast kompleksitetin e madhështisë që ju ofron karrigia e kryeministrit dhe zbrisni në terren të shikoni situatën e vështirë ku është katandisur ky vend.
Shihni sesi njerëzit kalojnë duke kthyer sytë nga tezgat e frutave e perimeve, por pa mundur t’i blejnë. Xhepat e tyre s’mund të përballojnë. Mjerimi është shumë më i madh z.kryeministër, nga ajo pak që duket, pas fasadave që lyeni çdo ditë, e na i shisni për Rilindje.
Ne kemi nevojë për arsimimin, shëndetësi, punësim, mirëqenie. Por ju këto i keni veç premtime fasadë, pas një propagande të bërë bajate, teksa i ofroni këtij populli sapunin për djathë.
Epo vota e qytetarit është e shtrenjtë. Po aq sa ëndrrat, dëshirat, buka e gojës, rritja e fëmijëve, e kështu me radhë. Mos i kërkoni votë një populli që çdo ditë e më shumë u shtrëngohet laku në fyt, aq fort sa nuk po munden më as të besojnë në këtë vend ka qeverisje.
Dhe e vërteta është kjo, një realitet që ne këtu nëpër rrugët e Shqipërisë e jetojmë çdo ditë. Shumë ndryshe nga sa shihet nga karrigia e kryeministrit…

Kategori
Uncategorized

Dy motrat shqiptare dhe një histori prekës

Publicisti Ilir Ikonomi ka publikuar një fotografi të hershme nga viti 1920, të dy motrave shqiptare dhe të varfra që kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

Ikonomi shkruan se vajza në të majtë të fotos, vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan.

Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

“Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin”, shkruan Ikonomi krahas fotografisë së publikuar.

Postimi i plotë i publicistit Ilir Ikonomi:

Dy motrat shqiptare dhe një histori prekëse

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington)./a.k/noa.al/

Fotogaleri
Kategori
Uncategorized

600,000 PËR 1 – KOMENT NGA FRROK ÇUPI

600,000 PËR 1 – KOMENT NGA FRROK ÇUPI
Nga FRROK ÇUPIKy artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Ishin 600,00 apo nuk ishin 600,000? Protesta e fuqishme e Opozitës la pas dy filozofi:

E para: filozofinë e numrave, dhe

E dyta: filozofinë e qenies.

Ne të gjithë, në këtë rast, ndodhemi mes dy epokave: Mes epokës kur njerëzit ishin vetëm numra dhe epokës për të cilën mbetëm në kërkim: Qenia është vlerë, jo numër!.

Gjatë gjysmë shekulli të diktaturës komuniste të gjithë njerëzit përbënin numra dhe mekanizma pune.

Sa forca pune, sa anëtarë të PPSH, sa ushtarë, sa malësorë, sa priftërinj, sa nxënës… Madje edhe dëshmorët, pasi u groposën në dheun ëmë, morën vlerë vetëm si numra. Diktatori komunist, në vizitën e parë me Stalinin e BS, u pyet sa dëshmorë kishin rënë ‘kundër gjermanëve’ dhe mbeti gafil. Në mendjen e tij djallëzore erdhi një shifër gjeografike, sa kilometra katrore kishte territori i Shqipërisë. ‘Një dëshmor – në çdo kilometër, shoku Stalin!”- tha. Morën hartën dhe dolën 28,000. Numri mbeti vlera e komunizmit, ndërsa ata që ishin- nuk ishin më…

Të dielën që në mëngjes kryeministri i Republikës, Rama, u zgjua me numra në sy.

Sa kanë qenë në protestën e Opozitës?!- pyeti, siç thotë vetë në Twitter se kishte biseduar me dikë. Tjetri i bëri qejfin, si i ardhuri i largët te shoku Stalin, dhe kështu mbetën të kënaqur të dy duke thënë “një numër më të ulët se 600,000”. Prej afër 24 orë po diskutohet për numrin: 600,000 apo jo?!

Po mirë, le të themi se ishin dhjetë herë më pak, 6,000; le të themi njëqind herë më pak: 6; le të themi dyfishin e 60,000… Në fakt, sipas teknologjisë së numërimit perëndimor të protestës, çdo shifër duhet shumëzuar me disafish; sepse vetëm një për qind e atyre që ‘të urrejnë’ vijnë të ta thonë në sy, aq më pak në rrugë. Por le të mbetemi përsëri te detyrimi yt para urrejtjes së shumëfishit të 600, 000 njerëzve, ose të shumë herë më pak; ta zëmë 6000. Në qoftë se një kryeministër është i neveritur nga 600 ose 6000 anëtarë të kombit të vet, dhe këta guxojnë t’ia thonë para syve, atëherë ky kryeministër duhet të dalë në ballkonin e qeverisë dhe t’u thotë atyre: “Eej, mos më qëlloni me gurë sa t’u them dy fjalë: ‘Lamtumirë armiq!'”. Kaq është vlera, jo numri.

Numri i protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, të cilët unë i pashë, edhe dy milionë të tjerë i panë me sy, ishte shumë i madh. Nuk i numëruam- sigurisht, nuk i numëroi askush. Por derisa t’i numërojmë, qeveria ndaj të cilës protestohet, do ta ketë bërë namin në ekonomi, në krim, në drogë, në palaçollëk. Kjo është marramendja qeveritare që në mëngjes, që i trajton njerëzit herë si ‘dele’ e herë si ‘fëmijë’. Kësaj here ‘si fëmijë’, sepse iu thotë: ‘Hajde pak këtu në prehër… Ngreje kokën për nga qielli; numëroji yjet!”.

Mirëpo yjet nuk prodhojnë kurrë gjë, veç hutojnë ‘fëmijën’.

Njerëzit në protestën tetëdhjetë ditore prodhuan dy elementë për të cilët po haheshim nëpër kafe dhe nëpër ballkone mbrëmjeve duke numëruar yjet:

E para,

Prodhuan një balancë vlerash, dhe po të doni thoni edhe ‘numerike’. Opozita, për herë të parë, u shfaq si supremaci mbi mazhorancën. Opozita, pasi u mblodh nga gjithë vendi në qendër të Tiranës, u kthye në shtëpi pa asnjë kufomë njerëzore. Në vitin 2011, Janar, opozita e kohës që tani ndodhet në qeveri, u kthye në shtëpi pasi mori nga sheshi i vet katër të vrarë. Iu bëri thirrje njerëzve të vet që të digjeshin institucionet e shtetit, iu tha që t’i suleshin secilit se ‘do të garantohej brezi tjetër’ dhe la të vrarë. Liderët që thërritën popullin ‘për jetë a vdekje’ në shesh, në Janar 2001, bënë apel: ‘jo 3, por edhe sikur 13, 000 do të ishin pak të vriteshin’. (Shiko kronikën e asaj dite). Për kategorinë e asaj opozite (sot të kësaj qeverie)- si të gjallët, edhe dëshmorët janë thjesht numra. Nuk kishte asnjë njeri, asnjë skeptik, asnjë militant, që dje të thoshte se Opozita kishte në vlerë të paktë sa qeveria e cila dje ishte Opozitë. Të gjithë panë se u ngjit Opozita shumë lart. Opozitës tani mund t’i besohet fëmija për në shkollë se nuk ta drogon; mund t’i besohen financat se nuk t’i bën drogë për demonstruesit që të vrasin; mund t’i besohet kujdesi për familjen, edhe vetë kryetari i Opozitës kishte në krah familjen e vet me tre ‘vajza’.

Njeriu nuk është shifër, por është mendim. Mendimi mund të shkojë me fikë edhe te kryetari i bashkisë i kategorisë qeveritare sot, i cili, natyrshëm është kandidat për kryeministër. Pa mendoni t’ia besoni kujdesin familjar kryetarit të Kavajës!? Ai ta merr dhe ta shet në Itali ose në Honolulu. Ta shet brenda natës… Opozita dëshmoi dje se ishte superiore njerëzisht; ne kemi nevojë shumë për atë që është i njerëzishëm, aq më tepër në kohë ‘kolere’ kur mungon e njerëzishmja në qeverisje…

Atëherë pse u dashkan numëruar sa ‘qind mijë’ ishin në protestë. Ja ta zëmë se nuk ishin 600, por 500 mijë. Po mirë, vallë na duhet të kemi 500 mijë kryeministra, 500 mijë ministra, 500 mijë presidentë?! Po atëherë çfarë na duhet numri. Opozita në protestë po dëshmon vlerë- kjo është e tëra. Vlera kombëtare që po prodhon Opozita është se po na rëndit në krah të kombeve dhe lëvizjeve më të përparuara të Perëndimit. Bota po ndryshon në luftë kundër qeverive të demagogjisë, kundër arrogancës qeveritare, kundër establishmentit që e zhveshi kombin nga cilësitë kombëtare dhe kufijtë e shtetit i bëri ‘bordelo’. Opozita e Shqipërisë, edhe sikur 6000 protestues në shesh, e vuri kombin në radhën e Brexit, Trump, BE e re, vlerë dhe sovranitet.

E dyta, protesta e Opozitës dha një lider.

A nuk kishim mbllaçitur fjalë nëpër kafene se ‘nuk kishim lider’ që t’ua marrë pushtetin këtyre, edhe pse u ka rënë? Po, kishim bërë mijëra herë këtë gjë. Basha i Partisë Demokratike, më në fund u shfaq lider kombëtar i virtytshëm, i zoti, i fuqishëm, i qartë dhe i dashur- njëkohësisht. Në gjithë manifestin e tij dëshmoi se ka një pikë të qartë ku do të shkojë vendi dhe ku do të jetë individi. Ai tha se ‘asgjë nuk do të jetë siç është’. As do të prozvalesh nga qeveria, as nuk do të të shpërdorohen vlerat e buxhetit, as do të tallesh nga ata, as do të zhytesh në varfëri, as do të të vrasin e vjedhin zyrtarët e shtetit, as do të të vjelin ambasadorët abuziv, as do të të përdorë Soros si mish për top kundër Botës së Qytetëruar. Nuk e di sa miliona të parashtesës ‘as’ mund të them, sepse miliona arsye janë krijuar për të thënë “Aman, mos qoftë më nesër si sot!”.

Një lëvizje që prodhon një lider të besueshëm, nuk matet nga numrat. Ta zëmë se nuk ishin 600 mijë, por ishin 500 mijë!.. E pastaj, sikur të ishin 700 mijë në shesh a do të kishin ‘prodhuar’ një Bashë më të mirë se Basha… Kur nisën ta sulmojnë Bashën edhe ata që i rrinin më afër, d.m.th., deputetë të PD, atëherë u vërtetua se ‘vërtet u realizua’ lideri. Njeriu është si fëmija që numëron yjet, por kur shikon se dikush pranë u bë shumë i lakmueshëm, do që ta ketë për vete. Grindja brenda PD nuk është asgjë tjetër, veçse vlerë e lakmueshme e liderit që u bë gjatë Protestës… Të paktën tani nëpër kafene nuk mund të thuhet më ‘po, ja re, nuk ka lider PD-ja, se këta të Rilindjes duhen rrëzuar një orë e më parë’. Tani pas protestës nuk kanë pse e thonë më…

Sa për numrat, do të vazhdojnë të numërojnë, sigurisht. ‘Njeriu numër është’- thoshte sociologjia komuniste. Sot e kësaj dite libertarianët e Amerikës me Hillary dhe Soros, vazhdojnë të numërojnë dhe iu del se ‘Trump nuk ka numrat…’. Ky është fenomeni, njerëzit prodhuan ‘Gjënë Tjetër’ se ndryshe do të na ishte zënë fryma nga numrat.

 

Kategori
Uncategorized

INVESTIGIM/ Nafta, historia e një krimi të pandëshkuar në Shqipëri.

Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike.

Kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në vend rezulton se tregtojnë në pjesën dërrmuese gazoil të përzier me solar apo vajguri, në një kohë kur rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë.

Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike.

Një investigim, i shtrirë në disa muaj, provon qartësisht se nafta, e cila shitet në pikat e karburantit përreth Shqipërisë dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është, në pjesën dërrmuese të saj, jashtë standardeve normale të cilësisë.

PSE krahasoi naftën, e cila shitet në pikat shqiptare të karburantit, me atë që shitet në vendet fqinje, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjithsej u morën tetë kampione nafte, pesë prej të cilave në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe zonat kufitare të Shqipërisë dhe tri të tjera në pikat e karburanteve të vendeve fqinje. Në Tiranë dy mostrat u morën nga dy pika karburanti të vendosura në Tiranën e Re.

Një nga mostrat u mor në afërsi të Bradasheshit në Elbasan, një mostër u mor në qytetin e Shkodrës dhe e pesta u mor në afërsi të pikës doganore të Kapshticës.

Të pesta mostrat në Shqipëri u morën në pika karburanti të përzgjedhura rastësisht, duke pasur si qëllim analizimin e kompanive më të rëndësishme që operojnë në tregun e shpërndarjes së naftës në vend.

Mostrat e naftës u morën në pikat e shpërndarjes së kompanive Eko Al, Alpet, Gega Oil, Gulf dhe Kastrati.

Në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi mostrat u morën në pika kufitare, nën emrin e shpërndarësve të rëndësishëm të naftës në këto vende, përkatësisht në Kalamper Oil, MakPetrol dhe Elin Oil.

Mostrat u ekzaminuan në laboratorin shkencor NAIAS në Pire të Greqisë, për t’u analizuar më pas nga një inxhinier me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve, i cili përdori për to shkallën e vlerësimit nga 0 deri në 5 (yje), ku zero ishte cilësia më e ulët e gjetur dhe pesë ajo më e larta. Ekspertit iu dhanë elementët për t’u interpretuar, pa përcaktuar se cilës kompani i përkisnin apo nga cili vend mostrat vinin.

Të tetë mostrat u analizuan në bazë të gjashtë parametrave: viskoziteti kinematik në 40 gradë Celsius, temperatura e flakërimit, përmbajtja e squfurit, indeksi i cetanit, densiteti dhe distilimi në temperatura të ndryshme.

Analizimi tregoi se nga pesë mostrat e naftës të marra në Shqipëri, një prej tyre rezultoi me nivelin e cilësisë 4, një me nivelin 2, një tjetër me nivelin 1 të cilësisë dhe dy mostra rezultuan me nivel cilësie 0.

Mostrat e naftës të marra në Malin e Zi dhe Maqedoni, inxhinieri i hidrokarbureve i vlerësoi me nivelin 5 të cilësisë, ndërsa ajo e marrë në Greqi u vlerësua me nivelin 4.

Pavarësisht se në Shqipëri kanë munguar investigimet e pavarura apo institutet dhe laboratorët privatë për të analizuar cilësinë e naftës, qindra-mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë pasojat e cilësisë së saj të ulët në automjetet e tyre dhe miliona të tjerë efektet e saj në ndotjen e ajrit.

Më “fatlumët” janë ata qytetarë, të cilët jetojnë afër pikave kufitare të vendit, të cilët nuk ngurrojnë t’iu drejtohen vendeve fqinje për t’u furnizuar me naftë.

Arditi, një taksist i ri nga Shkodra, tha për PSE se, pas përvojave të hidhura me naftën që shitej në pikat e karburantit të qytetit të tij, ai së bashku me kolegë të tjerë furnizoheshin me naftë në Ulqin, rreth 40 kilometra nga kufiri.

“Ne shkojmë në Ulqin, se nafta është më e lirë dhe më cilësore. Ndryshimi duket qartë, kur furnizohesh me naftë vendi dhe kur me atë malazeze. Mua personalisht më është prishur makina “Benz”, nga cilësia e keqe e karburantit. Më ka mbetur makina në shtëpi nga dëmtimi i motorit. Naftën këta e përziejnë me solar”, thotë ai.

Ndërkaq, K. L., kamerier në një bar në pikën kufitare të Kapshticës, nuk ngurroi të tregonte për PSE se, çdo shqiptar që kishte mundësinë të kalonte me lehtësi këtë pikë doganore me Greqinë, nuk ngurronte të furnizonte me karburant makinën e tij.

“Nafta nga ana greke është më lirë dhe me cilësi më të mirë. Ne andej e mbushim. Edhe doganierët shqiptarë andej furnizohen me karburant”, tregoi ai.

Nga ana tjetër, pikat e karburantit në afërsi të qytezës së Strugës në Maqedoni janë kthyer në një destinacion të preferuar për shoferët shqiptare të zonës së Pogradecit apo Korçës, të cilët në asnjë rast nuk harrojnë të mbushin me karburant makinat e tyre ose ndonjëherë të kalojnë kufirin vetëm me këtë qëllim.

Nafta shqiptare nuk e kalon klasën

Rezultatet e të tetë mostrave të marra nga PSE u analizuan nga një inxhinier i hidrokarbureve me përvojë, i cili gjeti katër prej pesë mostrave shqiptare të naftës tepër problematike sa i përket përbërjes së tyre.

Dy nga mostrat e naftës së marrë në Shqipëri në opinionin e tij ishin të papërdorshme.

“Dy janë mundësitë për këtë mostër: ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, – theksohet në interpretimin e njërës prej mostrave, e cila kishte viskozitet të ulët, densitet të lartë, indeks cetani nën normë dhe fillim të lartë distilimi.

Për një tjetër mostër të naftës së marrë në Shqipëri inxhinieri vlerësoi se, të dhënat laboratorike tregonin se në të kishte një përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar.

“Ka në përbërje dy pjesë të ndara me thikë, nuk ka konsistencë rafinimi. Nuk vlerësohet si produkt i besueshëm për t’u përdorur. Zakonisht, ky lloj produkti harxhohet shpejt, nuk lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike”, – argumenton ai.

Një nga mostrat e naftës së shitur në vend u cilësua me një yll cilësie, si një gazoil shumë i dobët.

“Kjo mostër ka përmirësim në raport me dy pararendëset, por qëndron mes një nafte të rafinuar mirë dhe asaj të rafinuar në rafineri anonime”, – shpjegoi inxhinieri.

Nga ana tjetër, njëra nga mostrat arriti të vlerësohet me dy yje cilësie, ku përsëri rafinimi i produktit mbetej problematik.

“Kjo naftë ka shtesa rreth afro 3.5% produktesh flurore që më së shumti mund të jenë të parafinuara, edhe pse ka një masë të madhe produkti të rafinuar korrekt”, – theksohet në interpretim.

Nga ana tjetër, një nga mostrat shqiptare të naftës arriti të kualifikohej me katër yje cilësie nga pesë të mundshme.

“Ky gazoil duket se vjen nga një rafineri serioze që ka bërë maksimumin të jetë në 50% të përmbajtjes së squfurit. Ka një lidhje homogjene densitet-viskozitet-fraksione”, – vlerësohet nga eksperti.

Për sa i përket naftës së marrë në anën greke të kufirit, inxhinieri vlerëson se ndërlidhja e mirë viskozitet-densitet-distilim e bën atë cilësore e të vlerësueshme me katër yje.

Mostra e naftës e marrë në Malin e Zi rezulton me të gjithë parametrat korrektë, ku densiteti dhe viskoziteti i lartë i japin një vlerë të shtuar sa i përket harxhimit në djegie dhe ruajtjes së motorit të makinës duke e vlerësuar atë me pesë yje.

I njëjti vlerësim bëhet gjithashtu edhe për mostrën e naftës së marrë në Maqedoni, e cila konsiderohet si plotësisht e përputhshme me standardet ISO dhe si një produkt tërësisht i rafinuar.

Gazoili jashtë standardeve penalizohet vetëm me gjobë

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë lëvizin rreth 536 mijë mjete të transportit rrugor, ku 80% e tyre përdorin naftën për të qarkulluar. Mesatarisht, 2.2 milionë tonë naftë dhe nënprodukte të saj “digjen” çdo vit në rrugët e vendit.

Cilësia e ulët e naftës në vend nuk është një problem i panjohur edhe për institucionet shqiptare, të cilat janë të detyruara me ligj të analizojnë cilësinë e saj në shërbim të interesit të publikut.

PSE arriti të siguronte nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), dokumente, të cilat tregonin shkelje flagrante të disa operatorëve të shpërndarjes së hidrokarbureve në vend.

Nga kontrollet e bëra në periudhën kohore shtator-nëntor 2016, devijimet e standardit të naftës rezultojnë shumë të larta. Konkretisht, në Elbasan, Fier dhe Shkodër janë konstatuar norma tepër të larta të squfurit në naftë.

Nga 10 mg/kg që është sasia e lejuar e squfurit, në Elbasan ky parametër i ka kaluar shifrat e 210 mg/kg, në Fier 295 mg/kg dhe në Shkodër është konstatuar shkelja më e madhe prej 301 mg/kg squfur (afërsisht 30 herë më shumë se norma e lejuar).

Madje, norma e fundit e squfurit është kapur në një nga shoqëritë më të mëdha aksionere të vendit që shpërndan naftë. Shkeljet me squfurin nuk mbarojnë me kaq.

Në muajin korrik të vitit 2016 është regjistruar norma më e lartë e squfurit në një pikë karburanti në Berat prej 2330 mg/kg nga 10 e lejuar. E përkthyer kjo në mbi 200-fishin e normës.

Squfuri nuk është thjesht një element kimik në tabelën e Mendelejevit!

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, squfuri ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndet.

“Dyoksidi i squfurit ndikon në sistemin respirator dhe funksionet e mushkërive duke shkaktuar edhe kancer. Sasitë e tij të mëdha sjellin raste të shtuara të bronkitit kronik dhe rrisin vdekshmërinë te personat me sëmundje kardiake. Kur dyoksidi i squfurit bashkohet me ujin, formon acidin sulfurik, komponentin kryesor të shiut acid”, – thuhet në raportin e OBSH-së për vitin 2016.

Ndërkaq, nga krahasimi i të dhënave të ISHTI-t dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ka një papërputhshmëri faktesh. Nga raportet e përbashkëta që dy institucionet kanë, gjobat sipas muajve nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën dhe shifrat e shkeljeve po ashtu. Ndërkohë, ISHTI, i detyruar t’i bëjë publike sanksionet për pikat e karburantit, të cilat nuk respektojnë standardet, në faqen e internetit të institucionit nuk ka të dhëna të përditësuara më të hershme se janari i këtij viti.

Gjithsesi, vetëm për tremujorin e parë të vitit 2017, ISHTI ka vjelur mbi 15 milionë lekë nga gjobat e vendosura për 44 subjekte, të cilat tregtojnë karburant. Për të gjitha rastet e shkeljeve të konstatuara ISHTI nuk shkon përtej gjobitjes së operatorëve.

Ky institucion theksoi se në ligjin për funksionimin e tij shkeljet e konstatuara nga operatorët konsiderohen vetëm si kundërvajtje administrative dhe nuk përbëjnë vepër penale.

Në kushtet kur, jo vetëm analizat e kryera në laboratore private, por dhe ato shtetërore, konstatojnë se në gazoilin e shitur në Shqipëri abuzimet janë të shumta dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve, është e pakuptueshme, pse ato nuk konsiderohen një vepër penale.

Kategori
Uncategorized

Komisioneri Hahn: BE-ja ka nevojë për Serbinë si forcë udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor.

 

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka dhënë një intervistë për agjencisën serbe të lajmeve “Tanjug” në të cilën përcjell opinionin e tij dhe të BE-së për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij. Së pari duhet thënë se Hahn nuk shpreh asnjë rezervë për të ardhmen e rajonit në BE, kjo qoftë edhe për shkak të fatit gjeografik.

Rama dhe Vuçiç.

Së dyti, disa komente të tij për Serbinë meritojnë vëmendje, pasi në thelb flasin për një ndryshim raportesh në Ballkan, rajon ku deri disa vite më parë Beogradi ishte tërësisht i izoluar. Sot tjetër gjë. Për Hahn Serbia është lojtari kyç, “forca tërheqëse, drejtuese”. Dhe kjo në kontekstin e një mjedisi që i ka favorizuar shumë shqiptarët për vite të tëra. Është e qartë tashme se korrupsioni, apo e thënë troç, hajdutëria si cilësi dhe tipar kombëtar i yni na ka ndëshkuar jo pak, pa folur këtu për paaftësinë thuajse tragjike për të zgjidhur një keqkuptim pa ndihmën e një të huaji. Çfarë e bën me më shumë interes komentin e Hahn është vlerësimi i tij për ekonomisë serbe, rrugën e këtij vendi në aderimin e vlerave europiane, diçka që nuk thuhej vetëm dy vite më parë.

“Perspektiva europiane Ballkanit Perëndimor si rajon është e e vendosur dhe e padiskutueshme…Gjeografia është destin. Ne të gjithë aspirojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ku prosperiteti, shanset e barabarta, paqja dhe stabiliteti të dominojnë. Dhe ne kemi nevojë për Serbinë që të luajë pjesën e saj si forcë udhëheqëse në rajon në këtë drejtim, në termat e rritjes ekonomike, përqafimit të vlerave europiane, apo miqësisë së mirë. Kjo është ajo çfarë BE pret nga Serbia”, shprehet Hahn, i cili pak ditë më parë i nisi një letër të hapur popullit shqiptar ku i qante hallin për derexhenë ku e sheh veten në vijimësi në këtë mijëvjeçar.

Sot BE-ja ndoshta ka nevojë për vende apo aktorë që i përgjgjen nevojës së Unionit për suksesin e modelit të vet dhe stabiliteti i Serbisë është ndoshta më i nevojshmi. Po kështu Beogradi zyrtar ka hequr dorë nga kokfortësia në politikën e Jashtme, njësoj si nga aventurizmi dhe pompoziteti i deklaratave, sëmundje që kanë kapur të tjerë në këtë rajon. Në këtë kuadër Hahn e lë mënjanë historinë, për të mos e ndëshkuar Serbinë me përgjegjësitë që do të duhet t’i kishte edhe për ca kohë në tryezë.

“Serbia ka bërë progres të shkëlqyer; ajo është sot një lojtar kyç shumë i respektuar në rajon…Serbia po tërheq investitorë nga e gjithë bota…Studentët dhe profesorët serbë janë përfituesit kryesorë tyë programeve Erasmus në rajon”, shprehet me entuziazëm Hahn.

Pyetjes për deklaratat e Ramës dhe të Thaçit, komisionieri i është përgjigjur shkurt duke deklaruar se “ne e kemi bërë të qartë se nuk pranojmë deklarata të tilla”. Fjalë të mira për Aleksander Vuçiç dhe reformat e tij, Hahn nuk është kursyer në këtë drejtim, edhe pse pas zgjedhjes së tij president, pati protesta në Beograd. Pyetjes nëse mungesa e mbështetjes së mjaftueshme për Serbinë në BE, vjen nga neutraliteti i Serbisë dhe refuzimi i saj për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Hahn i përgjgjet pa asnjë dilemë dhe me një mesazh të qartë:

“Nuk bie absolutisht dakord që Serbia nuk ka mbështetje në BE”.

Duket qartë se rruga drejt BE-së është shtruar tashmë për fqinjin tonë, konfirmuar sërish si shumë më i zoti në shfrytëzimin e shanseve, shumë më serioz në raport me vendin dhe identitetin e vet dhe me gjasë edhe me një shoqëri politikisht më të edukuar.

http://tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=330525

 

Kategori
Uncategorized

Gazetari ka dy fjalë për deputeten Bregu: Ku do të isha dakord me ju.

Kategori
Uncategorized

Flete-Rrufe nga Ismail Kadare.

 

Nga Ilirian Faktoja.

Ismail Kadare eshte gati t’i bjeri ne gjunje Z.Vllahutine!
Me erdhi ligsht kur i lexova ato rrjeshta.
Me ka shkuar ne mendje qe nje dite shkrimtari fame madh te marr penden e t’i shkruar Edvinit te Kristaqit per marrezite dhe te keqijat qe po i ben Shqiperise, per rreshqitjen ne diktature, (nje soj si beri qoftelargu njehere e nje kohe).
Me ka shkuar ne mendje qe t’ja “terhiqte veshin” per vjedhjet kriminale te ministrave, per shnderrimin ne Kanabistan te memedheut, shtepise sone te perbashket.
Por shkrimtari qe mbahet “me te madh” nuk e beri dhe kjo eshte puna e tij.
Me ka shkuar ne mend se ndonje dite do lexoj ndjesen ndaj Fishtes, se te thuash te drejten nuk ja ke lene pa share “as rrocin e as kocin”, por prape shkrimtari qe mbahet me te madh nuk ja tereziti ketij krahu.
Po per zonjen Vllahutine c’e pate gjithe ate yrysh ? C’te pickoi o shoku Ismail ?
Me sa me bije ne mendje mua, nuk e ke as fis e as fare, dhe per me teperti nuk i ke bere gje asaj qe t’i kerkosh falje e ti biesh ne gjunje.
Ne e ka share a fyer dikush, kush do qofte – pune e tij dhe jo jotja, se ne demokraci nuk ka pergjegjesira kolektive…
Nuk eshte zonja Vllahutin me e rendesishme se Presidenti Trump, qe Edi yt nuk la gje pa e etiketuar. Madje ja “perplasi” te gjitha keto me gojen kryeministrore. Po ty nuk ta ndjeu hic per kete.
Per kete zonjen qe pak zotnillek ka treguar ti u lemerise. Shkrove tere ato rrjeshta ne ate si bicim shkrimi qe me shembelleu me flete-rrufete e kohes se merhumit.
Me kishte shkuar ne mendje se nje dite do u kerkoje ndjese shqiptareve per te gjitha dithirambet qe bere per diktaturen dhe merhumin, po ti nuk e bere, dhe pse kjo nuk ishte vetem “puna jote”.
As per ate fatzezen qe ja katranose birin nuk kerkove falje.
As per Fishten, nuk kerkove ndjese, as per te tjeret qe ju plasi truoi e shpirti nuk e kerkove ndjesen.
Ndaj me erdhi cudi nga kjo decibao…Mbase mosha i ben me te bute njerzit dhe me dridhjen e gjunjeve njeriu mendon t’i qaset krijuesit duke u perpjekur te vetepastrohet. Ne eshte keshtu beje, por mos e nis nga Myftari e Vllahutinka.
Mos merr fajet e te tjereve, kur e ke plot thesin tend.
Nisjani nga Fishta, … do kesh shume pune…
Dhe mos harro – Ismail, ti nuk je Zeusi!