Kategori
Uncategorized

Berisha: Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin!

Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Wagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës.

Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin!



Nga Sali Berisha /

Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse.

Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Wagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë.
Duke mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tonë. #sb

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s