Kategori
Uncategorized

Washington Diplomat: Berisha ka ende miq të fuqishëm në SHBA/ Kryetari i PD: Do rikthehem si kryeministër!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur amerikane, ‘Washington Diplomat’. Gjatë kësaj interviste, ai rrëzon akuzat që janë ngritur ndaj tij nga Antony Blinken.

Berisha fajëson Sorosin se qëndron pas kësaj fushate kundër tij. Ai thotë se ka dalë kundër Soros në të paktën dy raste, për çështjen e reformës në drejtësi dhe për çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë.

Ndërkohë gazeta shkruan se pavarësisht problemeve, Berisha ka miq të fuqishëm në Capitol Hill.

“Berisha, tani lider i opozitës së vendit, është armiku politik i kryeministrit aktual Edi Rama, i cili e mban postin që më 2013 dhe drejton Partinë Socialiste që më 2005.

Pavarësisht problemeve, Berisha ka miq të fuqishëm në Capitol Hill.

Vitin e kaluar, kongresmeni republikan Lee Zeldin (Neë York), në një intervistë me ultrakonservativen Washington Free Beacon, akuzoi administratën Biden për “sjellje të dyshimtë e të papranueshme” në ndëshkimin e besnikërisë së Berishës karshi Partisë Republikane, dhe kundërvënies ndaj Sorosit, miliarderi donator bujar i Demokratëve dhe kauzave liberale.

“Prej muaj të tërë, Departamenti i Shtetit refuzon në mënyrë të përsëritur të japë një përgjigje reale, të detajuar, për akuzat për ‘korrupsion serioz’ të përdorura për sanksionimin e Berishës,” thoshte Zeldin. “Pavarësisht kërkesave të shumta për takim dhe informacion shtesë, Departamenti i Shtetit ka ofruar vetëm përgjigje sporadike, jo bindëse, që i vijnë rrotull pyetjes dhe nuk iu adresohen akteve specifike të zotit Berisha që cilësohen si ‘korrupsion’ apo procesit vendimmarrës që administrata ka përdor për përcaktimin e sanksioneve si ato të duhurat”,” shkruan gazeta.

Në fund, gazetari e pyet Berishën nëse do të rikthehet si kryeministër.

“Pa diskutim”, u përgjigj pa hezituar, duke shtuar se do të bënte një punë shumë më të mirë se Rama, i cili qeveris aktualisht Shqipërinë. Nga 2006 deri më 2013, gjatë qeverisjes së tij, thotë se Shqipëria pati rritjen e pagave mesatare më të lartë në Ballkan; tani është më e ulëta.

Për më tepër, midis 2014 e 2021, rreth 744 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi drejt shteteve të BE, thotë duke cituar shifra nga Eurostat. Ata përfaqësojnë 26% të popullsisë së Shqipërisë dhe nuk përfshijnë të emigruarit në SHBA, Kanada, apo juridiksione të tjera jashtë BE.

“Paga mesatare këtu është vetëm 380 euro në muaj. Edhe Kosova e ka 20% më të lartë”, ankohet. “Papunësia këtu zgjidhet vetëm duke ikur nga vendi”.

Albania’s ex-president Sali Berisha blasts US ‘persona non grata’ status. https://washdiplomat.com/albanias-ex-president-sali-berisha-blasts-us-persona-non-grata-status/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s