
38 Vjet më parë, me 22 maj 1984, nisi revolta më e fuqishme antikomuniste e të dënuarve të ndërgjegjies në kampin e Qafë Barit.
38 Vjet më parë ky këlysh i ndyrë i regjimit dktatorial, ky vrasës me emrin e Zi Edmond Caja, bashkë me forcat e policisë dhe ushtrisë,shtypi me gjak dhe hekur revoltën antikomuniste në kampin e Qaf Barit …
38 Vjet më parë ky vrasës (komandant i burgut) theu në mes Sokol Sokolin duke e vendosur në një stol.

38 Vjet më parë ky vrases çoj drejt pushkatimit të dënuarin tjeter antikomunistin Tom Ndoj.
38 Vjet më parë ky bastard i shkuli mustaqet me pinca të dënuarit politik nga Pogradeci Anastas Dhamit.
38 Vjet më parë me urdhër dhe nën drejtimin e ketij krimineli u plagosën, torturuan e dhunuan qindra të dënuar të aij kamp burgu famoz.

Ndaj ju bëj thirrje gjithë ish kolegëve policë nga Fusharsi dhe rrethinat, që nuk jane pak, dhe që ne duart e tyre nuk ka pika gjaku nga trupat e të denuarve, apo dhune dhe krime, por që punuan me tre turrne ne galerite e piritit si policë pune bashke me te denuarit, në kete kamp ferri dhe vdekjeje, të reagojnë. Të reagojnë për krimet, dhunën dhe viktimat e atij ferri …
Video denoncimi i ish te denuarit të ndergjegjies Anastas Dhami .
E nëse smundeni ta bëni rrëfimin tuaj atje ku duhet bërë, kërkojani priftit dhe bëjeni atë (rrëfimin) në qelën e kishës, dhe kështu të paktën pastroni shpirtërat tuaj …

One reply on “Policë pukjanë të Qaf Barit,ju që nuk i keni lyer duart me gjak, reagoni, perndryshe hija e mallkimit do ju ndjeki brez mba brezi”
Po ketu kriminelet dhe bijet e tyre jan ne pushtet dhe ske ku e gjen te drejten ngrihuni e protestoni me fakte para ambasadave keta pisat qe kan turturuar e vrar te pa fajshem duhet te varen ne litar desh ber qe ne fillim ku jan njerzit qe keta ju vran vellezrit ku jan njerzit qe u turturuan njerzit e tyre haram qe i falin keta kriminela
PëlqejeniPëlqejeni