Kategori
Uncategorized

Mediat gjermane: Blerje masive votash! Fitorja e Ramës, katastrofë

Vetëm një nga dy votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre.

Sipas mediave kryesore gjermane, zgjedhjet në Shqipëri ishin të manipuluara. Gazetat autoritare shkruajnë se pati blerje masive votash. Sipas tyre, fitorja e Edi Ramës është katastrofike.

Gazeta autoritare gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se Edi Rama i fitoi zgjedhjet në Shqipëri me presione dhe metoda të paligjshme. 

“Fitorja e socialistëve erdhi vetëm përmes manovrave të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve panë, për shembull, se si pushtetarët e përdorën funksionin publik gjatë fushatës zgjedhore, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE. “Pretendimet për praktikat e përhapura të blerjes së votave gjatë gjithë procesit zgjedhor mbeten një problem serioz në Shqipëri,” tha shefi i delegacionit të PACE, Aleksander Pociej.

Vetëm një nga dy votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre. Para zgjedhjeve, vëzhguesit në qytetin e Laçit raportuan për gazetën Sueddeutsche Zeitung rreth presionit nga administrata e qytetit, e cila drejtohet gjithashtu nga partia e Ramës, ndaj zyrtarëve dhe për përpjekjet për të blerë vota.

Një media lokale raportoi gjithashtu për një abuzim masiv me bazën e të dhënave shtetërore nga socialistët në pushtet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas mediave lokale dhe hetimeve nga prokurorët, manipulimi masiv dhe blerja e votave ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017. Sidoqoftë kjo nuk ka pasur ndonjë pasojë juridike të prekshme”,shkruan gazetari Florian Hassel.

Kurse gazeta e njohur gjermane, Tageszeitung, në një analizë të redaktores Jana Lapper shkruan se fitorja e Edi Ramës është një katastrofë, veçanërisht për të rinjtë. Sipas analizës, Rama sundon prej kohësh si autokrat.

Katër vite të tjera për Edi Ramën janë një perspektivë e zymtë, veçanërisht për të rinjtë, për shkak se ai është i interesuar kryesisht për pushtetin dhe projektet e shtrenjta infrastrukturore, jo për të ardhmen e gjeneratës së re.

Gjenerata e re po e braktis vendin në shifra të mëdha: vetëm në vitin 2019, 360 mijë njerëz u larguan, thuajse 13 përqind e popullsisë. Rezultati i zgjedhjeve e bën po ashtu pranimin në BE shumë të largët. Drita jeshile për bisedimet e pranimit tashmë është hapur- nëse Shqipëria përmbush kushtet. Njëra prej tyre ishte reforma zgjedhore, e cila u shtrembërua nga Rama në favor të tij. “BE” prej kohësh është një fjalë e zbrazët për Ramën”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s