Kategori
Uncategorized

Numërohen mbi 47.6% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje

Rezultati ka ndryshuar në favor të opozitës me një rritje të lehtë, pasi në orët para të mëngjesit PS ishte në avantazh, ndërsa aktualisht PD po i afrohet shifrës 40%


– Mbi 47.6% e votave (2472 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste, me 352,967 vota (49.18% ).

Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut.

PD-ja ka 283,578 vota (39.23%), ndërsa LSI-ja ka 51,248 vota ( 7.09%). Partia e katërt në rang vendi është PSD-ja e Tom Doshit me 15, 337 vota, ose 2.12%.

Nga të gjithë kutitë e hapura është vënë re një trend; PS dhe LSI kanë pësuar rënie në elektorat, ndërsa PD ose ka rritje, ose nuk ka humbur asnjë votë nga zgjedhjet e 2017. Edhe në ato që mund të cilësohen si bastione të sigurta të PS-së, socialistët kanë shënuar rënie në rezultat, duke i krahasuar shifrat me ato ç’ka fituan në vitin 2017. Po ashtu të njëjtin trend por edhe më drastik ka LSI-ja. Mesa duket dy forcat e majta nuk kanë punuar mjaftueshëm me bazat duke i cilësuar si të sigurta, por rezultatet tregojnë se kanë gabuar. 

Në Shkodër PD-LSI marrin 43.20 % të votave, shumë më tepër se PS-ja që ka marrë vetëm 29.83 %, ndërsa në Lezhë PD-LSI që marrin 55.9% kundrejt PS me 42.8%. Edhe në Dibër, PD-LSI kryesojnë me 50.2% kurse PS ndjek me 47.2%. Në Kukës PD-LSI kanë 62.9% të votave, kurse PS 35.9%. PSD ka 9 mijë e 745 vota, 1,94%. Në 8 qarqet e tjera PS-ja kryeson me mbi 50%. Më favorite është në Durrës e Vlorë ku ka mbi 56.1% dhe 58.4% të votave në këto dy zona.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin më të fundit të të dhënave, teksa kanë kaluar rreth 17 orë nga hapja e procesit të numërimit. Në total janë numëruar 2512 kuti nga 5199, pra rreth 47.6%, dhe rezultati vijon si më poshtë:

Partia Socialiste 48.82% ose 352,967vota.

Partia Demokratike 39.23 % ose 283,578 vota.

LSI 7.09 % ose 51,248 vota.

PSD 2.12% ose 15, 337vota në rang vendi.

Rezultati ka ndryshuar në favor të opozitës me një rritje të lehtë, pasi në orët para të mëngjesit PS ishte në avantazh, ndërsa aktualisht PD po i afrohet shifrës 40%

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s