Kategori
Uncategorized

Pakti sekret për të mbushur Shqipërinë me Bangladeshas e sirianë. Ja çfarë kanë nënshkruar…

Rreth 3 vite më parë, në kulmin e krizës së refugjatëve të cilët po përmbysnin Europën nga lufta në Siri dhe genocidi i ISIS, pas një vizite të kryeministrit Edi Rama në Vienë, (Maj 2018), ku takoi edhe kancelarin e sapozgjedhur Sebastian Kurz, mediat europiane njoftuan se ishte rënë dakord që Shqipëria të kthehej në një bazë të përkohshme të mijëra emigrantëve.

U tha se edhe Danimarka kishte rënë dakord me këtë plan dhe së bashku me Austrinë do të lobonin që shpërblimi për Edi Ramën, të ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në të njëjtën periudhë media e njohur gjermane `ZDF` dha lajmin, se Shqipërisë i ishte kërkuar që të priste përkohësisht deri në 600 mijë refugjatë, të shpërngulur nga lufta në atë zonë.

Por plani stopoi pas marrëveshjes së BE-së me Turqinë, e cila mori përsipër që shndërrohej në një bllokadë dhe vendstrehim i përkohshëm për miliona refugjatë, që vinin nga lufta në Siri. Ndërkohë Shqipërisë nuk ju hapën negociata, por pret që kjo të ndodhë në samitin e kësaj pranvere.

Në atë periudhë, madje në Shqipëri, u ngrit edhe një grup i posaçëm pune nga qeveria, i cili përcaktoi dy zona të akomodimit paraprak; njëra në Gjirokastër dhe tjetra në Korçë në afërsi të Kapshticës.

Por aktualisht situata ka ndryshuar, pasi Turqia ka hapur portat duke i lejuar refugjatët e luftës që të mësyjnë drejt Europës, kurse mijëra sirianë kalojnë tranzit në Shqipëri dhe dhjetëra të rinj shqiptarë kanë rënë në burgje të kapur për trafik.

Sot Edi Rama ka rikthyer një tezë tjetër të denoncuar më parë, atë të sjelljes së punëtorë nga Bangladeshi për të punuar në fason.

Në fakt i gjithë ky projekt është ofruar i gatshëm që në Bruksel, gjatë ditëve kur `specialistët` e Ramës me në krye ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, lobonin për Konferencën e Donatorëve, me rastin e ndihmave për tërmetin.

Ndihma surprizë në kredi të buta dhe grante në shifrën rekord prejt 1.15 miliard euro, duket se ka qene një ‘thelë e majme’, por me një `bisht prapa` për Shqipërinë.

Shqipëria duhet të zbrazet nga shqiptarët dhe të mbajë sirianë dhe Bangladeshas si paradhomë për në BE.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s