Kategori
Uncategorized

Ilir Meta i sherbeu Kombit.

Zoti President dua te te uroj edhe shume vite te tjera ne sherbim te Kombit dhe Shqiperise, ne mbrojtje te Kushtetutes, te kufijve detare te Shqiperise dhe te jesh gjithmone krah Kosoves si ne 1999 dhe deri me sot, te shqiptareve te Maqedonise se Veriut dhe atyre te Malit te Zi.

Sonte dua t’i uroj ditlindjen Presidentit te Republikes z. Ilir Meta.

Nga Dritan Kaba /
Jemi miq e shoke qe ne gjimnaz, tek “Sami Frasheri”. Nje djale pa fjale, por qe fliste me vepra. Shok i mire, qe nuk linte askend ne balte. Sportist me vullnet te jashtezakonshem. Nxenes i shkelqyer. Plot deshire dhe “ego” per noten.


Nje gje kishte “ te keqe”, nuk vinte nga famljet “vip” te komunizmit, keshtu qe nuk kishte miq. Per çdo dhjete duhet te meritonte njembedhjete, qe ta merrte.
Student po ashtu i shkelqyer, qe kishte filluar te fitonte edhe respektin e pedagogeve per mprehtesine, vullnetin dhe deshiren e tij per te mesuar.

Si pak studente te nivelit te tij iu bashkua pa asnje medyshje Levizjes se Dhjetorit. Fakulteti Ekonomik e zgjodhi unanimisht si perfaqesues ne delegacionin e studenteve per te kerkuar pluralizmin politik.

Kur shume nga bashkemoshataret u rreshtuan me PD, Iliri zgjodhi te ishte themelues i FRESH, rinise socialiste. Bijte e bllokut ishin fshehur jashte vendit ose ishin kthyer ne kameleone qe te shpetonin nga emri i tyre duke u rreshtuar ne partite e opozites.

Ishte reformator i PS, pavaresisht se nuk e thote asnjehere. Aderoi FRESH, para cdo organizmi politik shqiptar, ne Evrope.

Ndryshoi qasjen politike te PS si ndaj krimeve te komunizmit dhe vlerave t se majts moderne. Çdo shkalle te karrieres politike ne PS e meritoi vete. Eshte shembulli i te riut politikan qe askush nuk i ka dhuruar asgje, por e ka fituar me merite. Nga nenkryetar i partise deri tek posti i Kryeministrit.

Bijte e eterve e kane urryer gjithmone. Dhe çuditeshin si nje i ri i vetem pa asnje perkrahje veç vullnetit, pastertise politke, qartesise, si edhe te rinjte si ai qe aq shume i ka mbeshtetur gjithmone, te ngjiste shkallet e politikes.


Te mos harrojme ne ato kohe sapo ishte shpallur pavaresia e Kosoves dhe nje destabilitet politik ne Shqiperi do te thoshte nje arsye me shume per armiqte e shtetit me te ri ne bote.

Ishin disa te tjere qe u munduan ta benin kete sherbim. Ishte Rilindja me Edi Ramen me mitingjet, bllokimin e rrugeve dhe grevat e urise ne bulevard. Ilir Meta i sherbeu Kombit. Ishin muajt e permbylljes se reformave te rendesishme per te fituar levizjen e lire te shqiptareve ne hapsiren Shengen. Kishin te tjere armiq shqiptaret qe e kryenin me se miri punen e tyre te mohimit te levizjes se lire, ishin Rilindja me Edi Ramen qe i benin thirrje BE te mos liberalizonin vizat se 1 milion shqiptare do emigronin brenda dites.
Ilir Meta vazhdoi rrugen e tij duke pasur gjithe kohes si bashkeshoqerues urrejtjen e bijve te eterve, por jo vetem te tyre, poredhe te ish bashkepunetorve te tyre. Atyre qe e kishin shitur shpirtin tek Sigurimi i Shtetit. Ata e urrenin njesoj me bijte e bllokut. Te paret per habine si mundet nje njeri pa asnje perkrahje te behej kryeminister, te krijonte parti, te vazhdonte rrugen e tij politike dhe ata tjeret nuk ishin si ai, se ata, spiunet ne moshe te re e kishin shitur shpirtin tek e keqja, tek erresira. Te dyja kategorite kane shpenzuar miliona dollare, energji pa fund, si mediatike si politike vetem per ta demtuar, ate te ndryshmin, Ilir Meten.
Nga perrallat qe as vete nuk i besonin si legjenda idiote e floririt, ku shqiptaret ende nuk e kane te qarte ate.
Ilir Meta ishte ne opozite me PS dhe me prokurorine kur u arrestuan vjedhesit. Kur u denuan ata me burg, por milionat e hedhura e kane fahire nga mediat. Ishin ata qe donin me çdo kusht te njollosnin Ilir Meten, qe i arrestuan dhe i denuan kriminelet e vertete. Jane plot shtate vete te denuar per kete veper kriminale, por media e sterblere nuk e pasqyron as si histori.

Sa do donin ne ate kohe bijte e bllokut te denonin Ilir Meten, ta zhduknin nga politika.
U paguan miliona per te manipuluar nje bisede me nje ish minister te tij. U paguan kriminele, bandite dhe halabake te sillnin dhune ne Tirane, pikerisht per te mposhtur Ilir Meten.

I ofruan pushtet qe te shkelte fjalen e dhene, por nuk ia arriten dot. E shantazhuan, por nuk e perkulen asnjehere.

Perballoi nje gjyq kur te gjithe akuzatoret, qe manipuluan faktet jane sot pjese e organeve te drejtesise, qe te gjithe megjithese me miliona te padeklaruara e kaluan vetingun ose u bene shefat e vetingut, si shperblim pe maskaraden e gjyqit ndaj tij.


Ne ate kohe ndiqja gjyqin nga afer. Shume media mundoheshin te mos jepnin ose te deformonin faktet dhe te vertetat e gjyqit. Nje dite erdhen dhe i kerkuan falje te gjithe autoret e skemes se felliqur te manipulimit. Shume nga ata ia kane shitur shprtin se keqes dhe falja e kerkuar nga ata eshte njesoj si puthje e Judes ku asnjehere nuk duhet te kesh bese.

Beri nje koalcion duke besuar tek vlerat, por luajalitetit te tij serish perballe i vune poshtersine. Beri nje reforme ne drejtesi me 140 vota duke realizuar dhe kerkesen e opozites se asaj kohe.
Per nje pjese te ngjarjeve per disa arsye te miat nuk do shprehem sot. Do i shkruaj pak me vone, shume shpejt.
Kaloi me vetedije ne opozite dhe nuk pranoi koalicionin ne 2017 me Rilindjen.


Pasthirrma psiqike e Edi Rames : çfaredo Ilir Meta, tregon qarte urrejtjen e tyre. Ata e kane ne gjak se dikush duhet te mos luftoje per shqiptaret , por te shijoje pushtetin. Edi Rama dhe bijte e eterve nuk mund ta kuptojne se si njeri i kushtohet Kombit dhe lufton per te. Edi Rama e urren pikerisht per kete Ilir Meten. Por le ta leme menjane Ramen, se ai do e marre pergjigjen ne 25 prill.


Zoti President dua te te uroj edhe shume vite te tjera ne sherbim te Kombit dhe Shqiperise, ne mbrojtje te Kushtetutes, te kufijve detare te Shqiperise dhe te jesh gjithmone krah Kosoves si ne 1999 dhe deri me sot, te shqiptareve te Maqedonise se Veriut dhe atyre te Malit te Zi.


I dashur Ilir te uroj shendet e lumturi ne familjen tende. Te jetoah gjate si te paret e tu e te gezosh tre yjet e tu Boren, Besin dhe Eren.

Te kesh gjithmone dashuri si deri me sot me gruan tende te mrekullueshme Monen.


Jete gjate miku im, perqafime edhe pse eshte Pandemi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s