Kategori
Uncategorized

Ish ministri i brendshëm Demiraj: Rama bashkëqeveris me bandat kriminale, mbi 100 oficerë policie janë përfshirë në narkotrafik

Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar ditën e sotme se personazhe të botës së krimit kanë kontaktuar opozitën për të marrë garanci për veprimtarinë e tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit, mirëpo, opozita ka mohuar kategorikisht të bëjë një gjë të tillë

Për sa i përket situatës së tensionuar në prag të zgjedhjeve parlamentare, Dritan Demiraj bëri fajtor Kryeminsitrin Rama, që sipas tij ka ardhur në pushtet me anë të deputetëve me të shkuar kriminale, me të cilët e ka mbajtur pushtetin.

Demiraj vlerësoi shumicën e trupës së Policisë së Shtetit që sipas tij nuk janë të lidhur me krimin, mirëpo ai vuri theksin te një pjesë e drejtuesve të policisë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Demiraj i bëri thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që të zbatojnë ligjin dhë të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Intervista: 

Fushata?

Pse problematik Elbasani?

Demiraj:

Tashmë nuk ka shqiptarë dhe institucion ndërkombëtar që nuk e di si erdhi në pushtet zoti Rama në vitin 2013, jo vetëm me një pjesë të deputetevë me të shkuar kriminale por edhe kryetarët e bashkisë. Edi Rama bashkëqeveris me krimin dhe drejtohet nga krimi.

Populli gjithnjë e më shumë po i bashkohet opozitës, sepse janë të lodhur nga keqqeverisja. Edi Rama po mundohet ta gjejë zgjidhjen te këto grupe kriminale. Në rast se vazhdon ky trend, ai do të mbajë përgjegjësi edhe për krijimin kësaj klime, përveç korrupsionit, etj. PD dhe opozita e bashkuar është e përqëndruar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një fushatë europiane, duke i bërë thirrje njerëzve për pjesëmarrje masive dhe të largojmë Ramën.

Përplasja Boçi-Luca?

Opozita?

Demiraj:

Opozita po zbaton misionin e saj. Po bën një fushatë moderne, europiane. Një pjesë e madhe e bizneseve që kanë fituar në mënyrë jo të ligjshme gjatë këtyre viteve kanë kërcënuar punonjësit e tyre, duke i marrë kartat e identitetit.

Kemi të bëjmë me një keqqeverisje 8 vjeçare, dhe gjykoj që ka ardhur momenti që të gjithë njeëzit e ndershëm t’i bashkohen PD-së dhe të votojnë masivisht. Ka ardhur koha që të mos ankohemi çdo ditë. Po na ikin fëmijët. Nuk kemi rend, siguri, prandaj ka ardhur koha që të gjithë së bashku të votojmë një ndryshim historik.

Këto zgjedhje nuk janë as për Ramën e as për Bashën, por për një qeverisje më të mirë që të kapim trenin e BE-së, që është shumë i nevojshëm. Rama e pati mundësinë për 8 vite dhe vetëm na largoi nga BE-ja. Basha ka lidhje të shkëlqyera me liderët perëndimorë. Ai arriti anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza në Europë. Ka ardhur koha të përmirësojmë jetën e fëmijëve tanë.

Puna e Policisë?

Kthimi ne Shqiperi?

Demiraj:

Për të gjithë ata që e duan vendin, për të gjithë ata që ankohen nuk kemi atë nuk kemi këtë, prandaj dhe unë ndjej detyrën për të dhënë kontributin tim.

Nuk jam larguar asnjëherë nga Shqipëria. Gjithmonë kam dhënë dhe do jap kontributin tim në fushën e mbrojtjes. Ky kontribut do të jetë edhe më i thellë me ardhjen në fuqi të qeverisë Basha.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s