Kategori
Uncategorized

Kryeministër: Nuk po të kërkon kush të përsosurin, por normalin

Zoti Rama pretendon të punojë për një Shqipëri ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar.

Në fakt askush nuk e kërkon këtë nga një kryeministër.

Për çfarë mund të jetë krenar për Shqipërinë një shqiptar sot?
Cili shqiptar normal nuk do turpërohej kur sheh kryeministrin në vitin 2021 të ri-gënjejë si me 2013-17 duke premtuar jo më integrim europian, (qe se beri dot per 8 vjet) por ujë 24 orë, (a thua jemi ne Afrike dhe jo ne Shqiperi)
Nderkohë që kontratat e secilës familje ngrihen mbi këtë detyrim që nuk e zbatojnë kurrë?

Ky pasazh ka brenda disa elementë demagogjie dhe hipokrizie që synon të normalizojë një portret të atij që përndryshe shpallet si lider i Ballkanit, si i afti i të aftëve dhe si Mesia i këtij shekulli për shqiptarët.

Ta nisim nga fundi.

Zoti Rama pretendon të punojë për një Shqipëri ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar. Në fakt askush nuk e kërkon këtë nga një kryeministër.

Nëse do flasim nga interesi ynë familjar, ne do të dëshironim shumë që nesër Shqipëria të jetë një vend ku fëmijët tanë të ndjehen të sigurtë dhe të qetë në punën e tyre. Të kenë disa mundësi dhe të mos mendojnë vetëm për të ikur.

Por si mundet ta presësh këtë gjë nga një qeveri që bashkëdrejton ekonominë e vendit me krimin, në forma nga më të ndryshmet. Nga një parlament ku nuk merret më vesh kush hyn e kush del.

Sigurisht që nuk të vjen as turp me këtë zhele Shqipëri të drejtuar nga kryeministri firmato. Sepse as ka qenë ndonjë Zonjë e Randë siç na thanë. Të vjen vetëm të qeshësh, sepse tek e qeshura gjen ngushëllim e vërteta e madhe se Shqipëria nuk po bëhet dot edhe pse e shpallin çdo gjë të mundshme.

Zoti Rama flet për veten duke dhënë tek karakterizimi realist i vetes një mundësi për ta besuar se ai është një ndër ne që thjesht shërben. Dhe si një njeri që punon ai bën gabime.

Kjo nuk është e vërtetë aspak në mënyrën si paraqitet. Gabim është të ndërtosh politika jo largpamëse por nisur nga qëllime të mira.

Kjo është puna e z. Rama, kështu merren vendimet e qeverisë së Nusretit.

Jo ndryshe. Në këtë kuptim nuk kërkon kush modelin ideal të kryeministrit, por dikë që të paktën pranon rregullin demokratik të llogaridhënies dhe diskutimit. Kullat në Tiranë janë një punë e pistë e z. Rama sepse vetëm ai mund të autorizojë ndërtimin e tyre dhe pjesë e trilleve të tij.

Ndaj Shqipëria e sotme, ajo që po profilizohet nga puna e këtij njeriu, nuk ka sesi të jetë Shqipëria e fëmijëve tanë. Ajo është Shqipëri e fëmijëve të tij, e politikanëve, e pushtetarëve…jo e fëmijëve të shqiptarëve…

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s