Kategori
Uncategorized

Rama, ky specie që urren gratë

Prekja me dorë e gazetares Edona Haklaj nga kryeministri ishte një gjë e re, LIVE. Por nuk është e re historia e akuzave dhunuese të Edi Ramës me gratë dhe vajzat.

Historia e parë publike që përfundoi me kurorë i takon një kohe të largët mesit të dytë të viteve 80, kur studenti i Institutit të Arteve dhe basketbollisti i Dinamos së Tiranës, filloi të shoqërohej në bulevardin e Tiranës nga një femër shumë më e njohur se sa ai vetë, një aktore disi të suksesshme të kinematografisë shqiptare, Matilda Makoçin. Studentë të Institutit të Arteve ai për pikturë dhe ajo për aktrim, Edi Rama dhe Matilda Makoçi e shpallën martesën e tyre me 4 korrik të vitit 1986 dhe që nga ajo kohë pa ndonjë ceremoni të madhe filluan të jetojnë bashkë.


Lidhja e cila kaloi për atë kohë, me komente të ndryshme, nuk zgjati as katër vjet e gjysmë.

Në vitin 1991, bashkëshortët Rama-Makoçi, divorcohen në rrethana jo shumë të qarta, që u pasuan nga një gjyq i tensionuar në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë më pas në karrierën politike të Edi Ramës.

Që nga ai vit edhe Gregori ka shansin të përfitojë, një përkujdesje më shumë nga babai i tij “legjitim”, paçka se nëna e tij, kish sakrifikuar shumë më shumë se sa sakrificat normale.

Ngjarjet deri para divorcit, por për më tepër rrjedhja e tyre pas divorcit, ishin shumë të dhimbshme për Matildën, që pësoi një neurozë shkatërruese, jo aq të karrierës së saj, se sa shëndetësor.

I divorcuar në rrethana jo shumë të qarta nga Matilda Makoçi, në fillim të vitit 1991 Rama filloi të shfaqej shpesh në publik në shoqërinë e Delina Fico (aktualisht partnere e ministrit Bledi Çuçi), një pedagoge e re Fakultetit të Histori – Filologjisë.

Edhe marrëdhënie e tyre u kurorëzua përmes martesës pak kohë më vonë. Edi Rama dhe Delina Fico jetuan bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare, sa në Tiranë, Paris apo/dhe Gjermani. Asnjëherë nuk është mësuar se përse martesa e tyre mori fund. Dhe kësaj radhe “ndarja” qe në rrethana jo fort të qarta. Ndërkohë zërat për një sjellje të dhunshme psiko-fizike të Ramës me femrat kishin furnizuar me material bisedat e kafeneve.

Megjithatë ndryshe nga ajo me Matilda Makoçin, që u përfol gjatë në gjykata dhe në media martesa me Delina Ficon u zgjidh “normalisht” me mirëkuptimin e të dyve.

Në prill të vitit 1998 kur mbërriti në Tiranë pas vdekjes së Kristaqit dhe ofertës së kryeministri Fatos Nano për të qenë në krye të MTKRS-së, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, e quajtur Caroline Hornstein, me të cilën ishte njohur në Paris afro një vit më parë.

Kishte zëra për një mospërputhje karakteresh. Kundërshtarët politikë ia përmendnin gjithmonë paqëndrueshmërinë e tij në jetën private, çka duket ndikonte në jetën publike.

Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës elektorale të vitit 2007; dhe po ashtu siç u bë publik lajmi për lidhjen dhe martesën e radhës me Lindita Bashën.

Kësisoj…

Ai është akuzuar publikisht nga aktivistja e të drejtave të Njeriut se pickonte ministret në qeveri dhe për këtë do ti duhet të dëshmojë edhe në gjykatë, së shpejti…

faktor.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s