Kategori
Uncategorized

SHTABI I FORCAVE TË ARMATOSURA GËLON NGA ISH OFICERËT E SIGURIMIT

Agron Tufa/

Edhe në Shtabin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka ish-oficerë të Sigurimit të shtetit! Nuk ka institucion shtetëror a publik të rëndësisë kryesore në vend që të mos jetë montuar ky sekt i policisë politike të diktaturës komuniste. E kuptojmë që pushteti i Rilindjes, Partia Sociliste, i ka thirrur nën armë, u ka shpërndarë detyrat survejuese, raportuese konfidenciale. Po në Shtabin e Forcave të Armatosur ç’duhet kjo shpesëri nate? Mos vallë për të marrë informata brenda strukturave të armikut të përbetuar – NATO-s e për t’ua dhënë miqve të idealit, shërbimeve sekrete të ish Traktatit të Varshavës?
Qenia e ish oficerëve të sigurimit në këtë strukturë të rëndësishme shtetërore e ndërshtetërore është krejtësisht jashtë ekspertizës e në shkelje flagrante të kritereve të punësimit. E para, për shkak të mospërputhjes së shkollimit profesional, të parashikuar në kriteret e punësimit në këtë strukturë, germa “d” ku thuhet: “Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës”. Ç’përputhshmëri mund të ketë në Shtabin e Forcave të Armatosura një pjesëtar që ka mbaruar shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme me profilin “Sigurim”? Pse p.sh, nuk ka Shtabi i FA oficerë që kanë mbaruar për agronomi? Së dyti, po në kriteret e punësimit në shtabin e FA, në pikën “g” thuhet: “Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie”, që parakupton edhe – të mos ketë qënë në shërbim të Sigurimit të shtetit komunist. Lind pyetja se si e kanë marrë këtë “certifikatë sigurie”? Kush ua ka dhënë? Apo shokët që kryesojnë zyrën e vetingut në DSIK? Dhe e treta, si rrjedhim, është pika “b” që thotë: “Të ketë zotësi të plotë për të vepruar”. Si mund ta ketë zotësi për të vepruar një pjesëtar i Shtabit të FA kur ai profesionalisht është i papërputhshëm dhe moralisht e botëkuptimisht është i kompromentuar?
Shtabi i FA gëlon nga ish oficerët e Sigurimit të shtetit, siç e tregon dhe dokumenti i mëposhtëm zyrtar, përkundër kritereve të punësimit që ka shpallur vetë kjo strukturë, të cilën po e përcjellim më poshtë:

Kërkesat për punësim në Shtabin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë:
(http://www.instat.gov.al/media/3960/02_lkp_klasifikim.pdf)

a. Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
d. Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
e. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
f. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
g. Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
h. Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
i. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
j. Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s