Kategori
Uncategorized

C’ne Nazarkot me Persekutoret e tyre ….

E po ”cuditerisht” …ne fund te viteve 80…nderhyrja e ish Anetares se KQ te PPSH dhe e ish Ministres se Bujqesise se Diktatures shoqes Themie Thomai do ti jepte te drejten e studimeve te larta Nazarkos se vogel…Mentorit …nderkohe qe familja Nazarko ishte ende nen persekutimin komunist dhe ende vazhdonte te ishte e internuar ne Saver te Lushnjes…..[???]…

Adriatik R Dosti

Ne foton e meposhteme …me ish anetaren e KQ te PPSH dhe Ministren me jetegjate te Diktatorit shoqen Themie Thomai …majtas Ministri i sotem i Brendeshem i Rames …Bledi Cuci dhe djathtas analisti Shpetim Nazarko…No Coment !

Nazarkot familjarisht i njoh si askush tjeter jo vetem si reth familjar i nje krushqie te hereshme por edhe pse kam punuar me ta e per gazeten e tyre Dita Informacion per gati 3 vjet ne mesvitet 90…se bashku me Flor Serjanin, Bled Zaganjorin, Nurcen, Apollon Barcen , Bardhok Lalen etj …

Fillimisht redaksine e kishim ne nje apartament tek rruga Myslym Shyri pastaj shkuam ne nje godine perballe Selise se te persekutuarve politike…me pas tek shtepia e Doc. Sulcebegut e ne fund perfunduam tek shtepia e Nazarkove nje vile dy kateshe qe ndodhej ne krah te majte kur merrje rrugen per tek Bregu i Lumit sa lije pas murin e stergjate te Shkolles se Bashkuar e pa shkuar ende andej per nga Rruga Ura …

Nazarkot jane nga Kolonja e rrjedhin nga nje familje me tradita patriotike , te ndershme e te respektuar…

Gjate viteve te diktatures kane qene te persekutuar [ me duket per shkak te arratisjes se do njerezve te tyre shume te afert te rrethit familjar si dhe per shkak se disa njerez te afert te familjes e fisit te tyre gjate luftes N-C ishin reshtuar ne krah te Ballit Kombetar e jo te Nacional-Clirimtares e madje disa te tjere kishin sherbyer edhe per Mbreterine Shqiptare te Mbretit Zog ]……e per te gjitha keto ishin me biografi te keqe…dhe ishin internuar familjarisht ne Saver te Lushnjes e me duket se per pak kohe edhe ne Gradishte ku qendruan aty per vite e vite me radhe…

Cuditerisht dhe si rralle rast tjeter ne ate kohe…Shpetimit i ishte lejuar qe te merrte pjese e te garonte ne Kampionatet tona kombetare te Shahut [ ???]…

E po ”cuditerisht” …ne fund te viteve 80…nderhyrja e ish Anetares se KQ te PPSH dhe e ish Ministres se Bujqesise se Diktatures shoqes Themie Thomai do ti jepte te drejten e studimeve te larta Nazarkos se vogel…Mentorit …nderkohe qe familja Nazarko ishte ende nen persekutimin komunist dhe ende vazhdonte te ishte e internuar ne Saver te Lushnjes…..[???]…

Post komunizmi i gjeti ne Tirane familjarisht ku edhe u sistemuan ne shtepine e tyre qe une permenda me lart….

Prinderit e vellezerve Nazarko …nena e tyre Tana e babai i tyre Siriu ishin njerez te mrekullueshem …te vuajtur goxha nga internimi i gjate e absurd c’ka verehej lehtesisht ne fytyrat e tyre te drobituara…….por edhe shume te drejte, te ndershem , te paster goxha e punetor…dhe keto veti te tyre i shihja e i hasja cdo dite kur vija , qendroja e ikja nga redaksia pasi sic e thashe Nazarkot e kishin ngritur redaksine e gazetes se tyre Dita Informacion brenda viles se tyre dy kateshe te cilen ende nuk e kishin perfunduar komplet se ndertuari…

Te dy si Shpetimi qe te gjithe e therrisnin ” Lackua ”per shkak te babaxhanllikut te tij si dhe te disa batutave me humor e te ca shprehjeve pikante popullore qe ai i riprodhonte vertet bukur e per tu mbajtur mend …por edhe Turi [ keshtu i therrisnin Mentorit ] qe ishte me serioz, fjalepak e shume korrekt me te gjithe …ishin vertet djem te mrekullueshem…te thjeshte e koke ulur , shihnin punen e tyre e si binin kekujt ne qafe …kishin opinionin e parimet e tyre dhe nuk lejonin kend t’ja u prekte sikurse respektonin korrektesisht opinionin e gjithkujt pa sherre e pa shamate…

Kujtoj se me mua personalisht te dy jane sjelle ne menyren me korrekte te mundeshme….me kane dshur e respektuar ne maksimum por edhe une u jam pergjigjur sjelljes se tyre po njesoj…

Kurre nuk me kane nderhyre ne punen time, ne opinionet e mija e as ne shkrimet e mija dhe ishin te dy te vecante ne maredheniet e punes me te gjithe koleget e tjere …

Nje moter te vetme qe kishin …e kishin ne Itali per studime…Shpetimi se c’u lidh me nje gjermane dhe ajo nisi ta ndihmoje goxha me aparatura elektronike per te paisur edhe me mire redaksine e D.I por edhe nje Shtypshkronje qe Lackua kish nisur te konturonte diku… …ndersa Mentori merrej thjesht e me se shumti me punet e gazetes pra ishte si te thuash shefi , drejtori ose kryeredaktori i saj…

Me thene te drejten ishte gazete e mire dhe nuk ish e varur prej asnje krahu politik dhe kish profesionalizem dhe per kete merite kane jo vetem vellezerit Nazarko por edhe te gjithe ata qe punuan per ate gazete e vecmas dua te permend Florian Serjanin , Apollon Barcen…e Bled Zaganjorin….

Kur Shpetimi nisi te anoje shpesh e me shpesh ne opinionet e daljet e tija publike nga krahu i Fatos Nanos e i Metes …dhe kur Mentori u be per gati 8 vjet rresht …Keshilltari personal i Rexhep Mejdanit ne Presidence…….e te dy gjithnje e me shpesh nisen te pozicionohen kunder PD e vecanerisht kunder Berishes …nisa te pyes veten …

…..C’ne Nazarkot viktima te diktatures , te persekutuar e te internuar…me biografi te keqe deri dje…te jene sot ne krah e ne
mbeshtetje te persekutoreve te tyre …

C’ne Nazarkot me PS …e me pas edhe me Rilindjen e me pas akoma edhe mbeshtetes e perkrahes te forte te Edi Rames…

Mire thosha me vete …mund te jesh kunder PD e Berishes e mund te jesh i pa kenaqur per shume aresye prej tyre po c’ne te jesh ne krah te persekutoreve te tu te djeshem…c’i lidh Nazarkot me Nanot, Metat e Ramat…

Dhe nder te tjera ze e kujtoj se….ne ate kohe kur une punoja per gazeten e tyre …njera nga daktilografistet Lida ishte e bija e Foto Camit ish Anetarit te Byrose Politike te Diktatorit…

Ne redaksi gjithnje e me shpesh nisen te na vinin e te na vizitonin e madje edhe te na jepnin ”mend e ide te reja” …Prec Zogaj e Frrok Cupi…

Mentori me pas nisi te botoje edhe Libra me teme pervojen e tij prane Presidentit socialist Rexhep Mejdani…

Shpetimi gjithnje e me shume nisi te leshoje brockulla pa dogane nga shume studio e ekrane te tv shqipfolese…. qe i vinin aq per shtat Rames e qeveri-bandes se tij …e te dy tashme prej vitesh jane pozicionuar qartazi, hapur e publikisht ne krah te Rames e kunder gjithkujt tjeter edhe pse here pas here i dergojne edhe Metes ndonje ”Ciao Presidente” ….por PD -se Berishes…Bashes e te tjereve kane kohe qe ju kane kthyer krahet e ne mos i kane harruar njehere e mire te pakten ju a kane bere te qarte publikisht se Nazarkot e djeshem te persekutuar e te internuar tashme nuk i lidh me asgje me ta…

Ndaj dhe ndihen me mire e me komod ne krah te persekutoreve te tyre se sa ne krah te atyre qe jane kunder tyre …

Pune e tyre…pune zgjidhjesh e zgjedhjesh….peferencash e mentalitetesh …botekuptimi , nderrimi shijesh…etj etj por edhe pune dobesie karakteri, dinjiteti e personaliteti gjithashtu…te pakten keshtu gjykoj une…

Te jete valle edhe pune e ndonje ”Luge Corbe te Prishur” gelltitur vite e vite me pare e qe ju a ka trazuar aq keq stomakun aq sa pasojat e te vjellat nuk ju reshtin dot edhe sot e kesaj dite…?

Ku i dihet …s’di c’te them …Shqiperi hesapi…aty ne ate vend e me ate popull te gjitha kane ndodhur ndaj nuk eshte per ti futur duart ne zjarr per askend …cilido qofte ai…

…Dhe si ka mu ba Shqypnia kur ne te njejten rruge ecin krah per krah Dija e pa dija … e kur nen nje tra me sokellima jetojne se bashku vrasesi e viktima…keshtu shkruante dekada me pare Vigani e Gjeniu i Kombit tone At Gjergj Fishta…

No Coment…!

A.R.DOSTI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s