Kategori
Uncategorized

‘Faleminderit Angela’ që e njohe Edi Ramën e vërtetë!

Kanë kaluar 24 orë dhe Edi Rama, as si individ dhe as si kryeministër nuk ka thënë asnjë fjalë për refuzimin që Angela Merkel dhe 10 vende të BE-së i bënë Shqipërisë që ka gatuar ai në 8 vite.

Në datën 20 shkurt 2018, kur ende Gjermania shpresonte se Shqipëria kishte kohën e duhur për të plotësuar kushtet dhe do të hapte negociatat, Edi Rama, në emisionin “Provokacia” të Mustafa Nanos u mburr se kishte një marrëdhënie të posaçme me Kancelaren Angela Merkel.

“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme… ajo më ka bërë edhe komplimente për atletet”, deklaroi Rama atëherë.

‘E vërteta’ e vërtetë është, se deri në ato moment zhgënjimi dhe kuptimi i lojës së Ramës nga ana e lidershipit gjerman, ishte kristalizuar dhe po kthehej në zyrtare.

Miti i një “marrëdhënie të posaçme” mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kancelares Merkel u ngjiz në Tiranë, menjëherë pasi “Rilindja” erdhi në pushtet. Për këtë u shfrytëzua një pritje e ngrohtë që iu bë “kryeministrit artist dhe ndryshe” në Berlin, nga Merkel në 2 prill të vitit 2014.

Shpresa dhe entuziazmi i kancelares në atë kohë lexohej qartë.

“Çështja nuk qëndron nëse Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit, por kur do ta marrë”, deklaroi ajo në konferencën e përbashkët me Edi Ramën, i cili aty dhe gjatë gjithë kësaj vizite që mediat pranë tij e cilësuan “historike”, lëshoi batuta pa doganë dhe tregoi barsoleta nga koha e komunizmit në vendin tonë.

Merkel qeshte dhe premtonte se Gjermania do të qëndronte si një mike e madhe, gjithmonë në krah të vendit tonë. Ajo dhe vendi që drejton ende vazhdojnë që të jenë miq të mëdhenj të shqiptarëve, por jo më të Shqipërisë së Edi Ramës të kalbur nga autoritarizmi, korrupsioni dhe krimi-biznes.

Ky pra ishte fillimi “i lumtur” Rama-Merkel, cili u pasua nga një vizitë tjetër “historike” e kancelares në Tiranë në 8 korrik 2015, së bashku me një numër të madh drejtuesish kompanish prestigjioze të biznesit të tyre.

Me këtë rast u mbajt edhe një konferencë ekonomike dypalëshe, por sot 5 vite më pas, jo vetëm biznesi gjerman, por çdokush tjetër i huaj është përzënë nga vendi pasi Rama zgjodhi që të punojë me 4-5 oligarkë të oborrit të vet, të cilët marrin pjesën më të majme të buxhetit të shtetit, statusin e “investitorit strategjik” si dhe akses dhe lehtësira pafund në pasuritë e vendit.

Por përveç kësaj në Shqipëri ndodhën shumë zhvillime, të cilat fillimisht e habitën lidershipin gjerman dhe më pas e revoltuan.

Shndërrimi i vendit në një fermë gjigante të drogës dhe vënia e shtetit dhe policisë në shërbim të kultivuesve dhe trafikantëve, u zbërthye në detaje nga shërbimet sekrete gjermane, të cilët përpiluan edhe një listë me emrat e shefave të policisë të implikuar direkt në këtë ndërmarrje kriminale me viston e qeverisë Rama dhe nën drejtimin e ministrit më të besuar të tij, Saimir Tahiri.

Pas kësaj erdhën masakrat elektorale të Dibrës në vitin 2016 dhe kulmi u shënjua me zgjedhjet e vitit 2017.

Fillimisht Rama i rezistoi fortë presionit gjerman për të lëshuar në duart e drejtësisë Saimir Tahirin, por më pas e gjeti zgjidhjen duke ndërhyrë te hetimi. Po ashtu gjermanët u revoltuan dhe e shndërruan në kusht hetimin e zgjedhjeve të vitit 2017, veçanërisht pas publikimit të përgjimeve të paprecedenta nga ana e gazetës së tyre më të madhe, “Bild”.

Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë shtetëror dhe hetimi i tjetërsimit të votës, u futën si kushte të panegociueshme nga Bundestagu gjerman.

Pas zgjedhjeve lokale moniste që Edi Rama zhvilloi dhe “fitoi” me arrogancë, një nga kushtet kryesore për përparimin e Shqipërisë në axhendën e përparimit drejt anëtarësimit në BE, u bë Reforma Zgjedhore. Ajo duhej vetëm me konsensus dhe gjithëpërfshirëse.

Por kishte ardhur koha që kancelarja Merkel të kuptonte përfundimisht, se pas “kryeministrit ndryshe të Shqipërisë” që vishej me atlete në takime zyrtare dhe batutaxhiut, në fakt fshihej një `turkoshak` trial, i cili shkelte hapur rregullat bazë të demokracisë dhe kishte ngritur në sistem korrupsionin dhe legalizimin e krimit të organizuar.

Lobimi, pi-ari dhe bojatisjet propagandistike, të cilat i kishin ecur deri atëherë më Komisionin Europian të Hahn dhe politikën e jashtme të Mogerinit në BE, nuk funksiononin më me Bundestagun gjerman.

Përveç kushteve të bazë të BE, ky i fundit përpiloi edhe plot 15 të vetat që Shqipëria të hapte realisht negociatat dhe të niste bisedimet ndër-qeveritare me vendet anëtare të BE-së.

Biseda e fundit e Edi Ramës me kancelaren Merkel ka qenë ajo e 12 tetorit të këtij viti në mënyrë virtuale, pasi përpara saj Rama bëri një vizitë 2 ditore në Berlin por u injorua hapur nga Merkel dhe të gjithë zyrtarët e lartë aty.

Madje as në telefon nuk pranoi që t’i dilte, pavarësisht nga ndërhyrjet dhe lobimet e shumta që bëri.

Kjo ishte shuplaka më e fortë dhe një paralajmërim i qartë për një politikan që jo vetëm nuk mbante premtimet, por përkundrazi ecte me paramendim në një axhendë të kundërt me atë që kishin shtruar kushtet.

Kulmi u arrit kur Edi Rama me arrogancë shkeli marrëveshjen e “Këshillit Politik” për Reformën Zgjedhore, ndryshoi Kushtetutën pa konsensus dhe bëri një Kod Elektoral sipas hesapeve të veta për një ‘mandat të tretë’.

Nga ana tjetër gjermanët kuptuan se prapa sabotimit të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, qëndronte pikërisht synimi i Ramës për t’i kapur ato.

Edhe në bisedën e fundit me kancelaren, Rama tentoi që të manipulojë opinion shqiptarë. Tha se kishin folur për “Shengenin ballkanik”, se falenderonte Merkel që vazhdonte ta përkrahte për nisjen e bisedimeve, por asnjë fjalë për kushtet thelbësore dhe të pa mbajtura që ajo ja kujtoi për herë të fundit.

Ndaj pas postimit të bojatisur të Ramës (‘Faleminderit Angela’) për këtë bisedë të fundit, ambasada gjermane në Tiranë u detyrua që të zbardhë thelbin e saj nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të qeverisë gjermane Steffen Seibert.

“Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot (12,10,2020) një bisedë me njëri-tjetrin përmes një video-konference… Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Kjo ishte ajo që i tha kancelarja Ramës, i cili ndërkohë kishte injoruar thirrjet e prera të Bundestagut për të pritur “Venecian” për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet pa konsensus të Kodit Elektoral.

Ndaj ditën e djeshme pasi dha lajmin e mirë për Maqedoninë e Veriut, ajo ftohtë dhe në vetëm një fjali (Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit) ndëshkoi mashtrimet dhe instalimin e regjimit klepto-kriminal e anti-europian të Edi Ramës, me shtyrjen kushedi edhe për sa kohë, të ëndrrës evropiane, me të cilën shqiptarët mbushën sheshet dhe rrugët kur rrëzuan njëherë diktaturën!

‘Faleminderit Angela’ që e njohe Edi Ramën e vërtetë! syri.net

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s