Nga Albert Avduli.

Në shtratin e vdekjes, kaq tha :
“E gjeta Romën në baltë, po e lë në mermer”
August Çezar
Analogjia me të sotmen tonë:
🌑 E gjeti me rrugë, po ju vë postbllok. E gjeti me një pjesë të popullsisë të varfër, po e lë shumicën në mjerim.
🌑 E gjeti duke u forcuar shtresa e mesme, e shkriu duke krijuar vetëm një grusht miliarderësh.
🌑Nuk e gjeti të ngazëllyer, por ju hoqi çdo grimcë buzëqeshje.
🌑I gjeti me paga që e mbyllnin muajin, po i lë me paga që të çojnë deri në mes të muajit.
🌑I gjeti disa hapësira midis pallateve, por i gllabëroi.
🌑Na gjeti me borxhe, na ka zhytur brenda tyre për 100 vjet.
🌑E gjeti me drejtësi jo të përkryer, po e lë pa gjykata.
🌑E gjeti me universitete, po e lë pa tempuj arsimor.
🌑Tek e fundit, në mos ishte gjelbër, e gjeti gri dhe po e lë kaq errët.
