Emigrantet do detyrohen te paguajne perseri qimet e kokes neper perfaqsite diplomatike per te marre nje sherbim atje si certifikata apo pashaporta, sepse shteti nuk ja u afron me kete sherbim kur ata vinë në atdhe, po qe se ata nuk regjistrojnë në shqipëri, adresen e banimit te tyre ne vendet ku punojne dhe jetojnë.

Qeveria shqiptare, duke shkelur konventat nderkombetare qe ruajne pavarsinë dhe fshetesine e të dhënave të qytetarit, po ju bën presion emigrantëve duke pretenduar në këtë mënyrë, ajo të marrë adresat e qëndrimit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës.
Vendimi datës 4 nëntor, me propozimin e ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë,.
Ky vendim i qeverisë për ata emigrantë që nuk deklarojnë adresën e tyre në vendin ku jetojnë, do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre si ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.
Me këtë vendim të ri shfuqizohet edhe një vendim i ngjashëm i vitit 2018 që nuk dihet nëse është zbatuar ndonjëherë apo jo.
Të kontrollosh dhe menaxhosh adresat e emigranteve duke i detyruar me prerjen e sherbimeve, qe ata i marrin vetem kur vine me pushime ne shqiperi, ndersa vetë si shtet nuk je kurrë i pranishëm për ndonjë gjë pranë komuniteteve të shqiptarëve jashtë eshte parsdoksale.