Kategori
Uncategorized

Konfiskohen miliona euro pasuri të shtetit shqiptar dhe askush nuk Informon shqiptarët.

Sot jemi në situatën kur ne të gjithë na duhet të paguajmë marrëzitë e një njeriu. Sikurse paguam 13 milionë euro për shembjen e pallatit në Vlorë, me të cilin Edi Rama bëri spektaklin e shtetformimit.

Sot në media është përcjellë një shkrim i gazetës austriake “Der Standard” sipas të cilit një kompani ligjore po kërkon të dijë nëse firmat austriake dhe bankat kanë aksione apo prona të Republikës së Shqipërisë, pasi këto do të konfiskohen. Arsyeja: qeveria e Shqipërisë refuzon të paguajë gjobën 100 milionë euro ndaj biznesmenit Italian, Francesco Becchetti.

Ky i fundit siç dihet u akuzua në tuiter nga kryeministri i tanishëm, Edi Rama se pastronte para dhe mbi këto akuza, iu sekuestrua pasuria dhe iu mbyll edhe televizioni.

Sot jemi në situatën kur ne të gjithë na duhet të paguajmë marrëzitë e një njeriu. Sikurse paguam 13 milionë euro për shembjen e pallatit në Vlorë, me të cilin Edi Rama bëri spektaklin e shtetformimit.

Arroganca dhe zarari arrijnë kulmin kur e gjitha kjo që po ndodh nuk raportohet, publiku shqiptar nuk informohet fare.

Avokatura e Shtetit, institucioni që mbron interesat e këtij shtetij është memecja e madhe e kësaj që po ndodh, duke dëshmuar privatizimin e mbarë shtetit nga një njeri i vetëm. Përndryshe, informimi i publikut do të ishte detyrim minimal për dinjitetin dhe integritetin profesional.

Kjo Avokaturë nuk publikon në faqen e vet as raporte të cilat mund të referohen publikisht, ndërkohë që fakti se shteti shqiptarë ka humbur në Arbitrazh 190 milionë euro, u bë i njohur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Nuk ka patur asnjëherë në këto 30 vjet një praktikë kaq të mbyllur vendimmarrëse sa kjo me këtë qeveri, e cila edhe për diskutimet e rëndësishme me Greqinë p.sh nuk informonte, as për procesin e integrimit, as për ndonjë gjë tjetër.

E gjitha kjo për shkak të patologjisë që qëndron në themel të strategjisë së komunikimit të z. Rama, i cili do të jetë përherë Lajmi dhe më keq akoma, vetëm Lajmi i Mirë. respublica.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s