
Vangjel Tavo denoncon skandalin me gjendjen civile: E frikësuar gjer në palcë për humbjen, Qeveria po çrregjistron banorët nga vendbanimet pa leje
Ish deputeti i LSI Vangjel Tavo, nepermjet nje positmi ne Facebook ka denoncuar skandalin e gjendjes civile, nepermjet te ciles qeveria po ndryshon vendbanimet e banoreve, pa kekresen apo lejen e tyre, per qellime elektorale.
Postimi i plotë:
Skandal – Skandal – Skandal
🌑 Qeveri harbute, dashakeqe dhe e ligë.
E frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera.
🌑 Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund.
🌑 300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull.
Gabim njerëzor justifikohen por është i qëllimshëm me synim pengimin e votuesve kundër sektit të ligë e në largim të “Rilindjes.”
🌑 Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor cilitdo që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë.
🌑 Ky është një plan i qëllimshëm elektoral që duhet ndalur sa më parë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor.
Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin.

VT