Kategori
Uncategorized

8 vjet, mision i dështuar Ribashkimi me Europën

Ne besojmë se zanafilla e Shqipërisë europiane është aty ku mbaron papërgjeshmëria qeveritare.

Shqipëria e Edi Ramës po ecën në mënyrë të pakthyeshme drejt përplasjes me një dështim në procesin e negociatave. Është diçka që nuk duhet uruar në asnjë rrethanë por duket tanimë qartë nga këmbëngulja e Hollandës për një Jo dhe nga kushtet e Gjermanisë.

Shpresa e fundit e kryeministrit Rama është artikuluar në formën e tezës së “Europës Strategjike”, duke kërkuar te procesi i zgjerimit një rishikim procedure dhe relativizim të kërkesave ndaj kritereve strikt teknike për të parë te Ballkani Perëndimor një rajon që duhet të jetë detyrimisht brenda Europës.

Zoti Rama shkoi edhe më tej: ai miratoi dhe nxiti partneritetin me Serbinë duke kërkuar një marrëveshje për shkëmbim territori me Kosovën.

Asnjë nga këto lëvizje nuk duket se dhanë rezultatin e pritur.

Sot ne kemi një Europë që po dëshmohet strikte në kërkesat e veta duke na vënë në dukje megjithatë një të vërtetë që e dimë edhe vetë: ne nuk jemi gati për të qenë pjesë e familjes europiane.

Ky realitet i hidhur na çon te konstatimi i një dështimi programor të qeverisë aktuale, e cila nuk pranon asnjë vërejtje dhe kritikë, pa e cilësuar atë si të kontaminuar nga kazani mediatik dhe ai opozitar.

Dhe këtë dështim ne mund ta lexojmë edhe në programin e publikuar të PS-së në vitin 2013, në kapitullin pretendues: Ribashkimi me Europën.

🌑 Ne besojmë në një Shqipëri europiane, ku procesi i integrimit nuk nënkupton miratimin në letër të reformave e ligjeve që nuk zbatohen.

🌑 Ne besojmë se zanafilla e Shqipërisë europiane është aty ku mbaron papërgjeshmëria qeveritare.

🌑 Ne besojmë tek një qeveri që ndërmerr hapa konkretë drejt integrimit euro-atlantik, jo duke lëshuar deklarata të papjekura për arritje, por duke ndërtuar ura reale bashkëpunimi me opozitën,

🌑 konsensus sa më të gjerë me qytetarët dhe duke adoptuar një qasje të re ndaj raportimeve e kritikave që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë.

🌑 Shqipëria europiane ku ne besojmë dhe të cilën do të ndërtojmë, do të përfaqësohet nga një qeveri që flet me gjuhën politike të botës demokratike dhe etikën europiane të komunikimit

thuhet në hyrje të këtij kapitulli.

Nuk është e vështirë të gjesh mosrealizime flagrante që në këtë paragraf duke kujtuar këtu sulmet e z. Rama ndaj mediave dhe sulmet e organizuara ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum.PS-ja premtonte transparencë të plotë në administratë, duke shpallur ndër të tjera se:

Çdo dokument publik do të jetë i aksesueshëm

Mund të vazhdohet gjatë me këtë lexim por është e sigurtë se aty ne do të gjejmë një pasqyë të dështimeve të qeverisë së drejtuar nga z. Rama, i cili hyn në zgjedhjet e reja me një bilanc dështimi në objektivin e “Ribashkimit me Europën”.

Dhe pati 8 vjet kohë në këtë kuadër, dorë të lirë për përmbushjen e objektivave të vëna dhe shumicë absolute në Parlament.

Ne sot rrezikojmë realisht statusin tonë në sytë e Europës pasi dështimet e njëpasnjëshme në këtë kuadër mund të shndërrohen në premisë për riformulim politik nga BE-ja dhe ideja e Francës për kalimin nga anëtarësimi në marrëdhënie strategjike është një sinjal shqetësues.

https://www.ekranet.com/embed/qRAYsusR7aQSrb6/640×360

ResPublica /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s