Kategori
Uncategorized

LDK ka kohë që e ka humbur dinjitetin dhe kjo jo pse ka pasur në gjirin e saj Vjosa Osmanin.

Gjeneral Hysen Arapi/

LDK ka kohë që e ka humbur dinjitetin dhe kjo jo pse ka pasur në gjirin e saj Vjosa Osmanin, por që nga koha kur titistët me lojra “kushtetuese” politike hoqën Fatmir Sejdiun nga President, për ti hapur rrugën njeriut të Rusisë Behgjet Pacoli, për të cilin USA ndërhyri shpejt dhe e pengoi.

Sapo Zoti Sejdiu dha doreheqjen si President, në lojë hyri hajduti i 3%, ish ministri komunisto-titist i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, dhe me kontributet e vjedhura bleu postin e kryetarit të LDK-së. Nga ai moment LDK nuk ishte më rugoviste, por në dorë të shqipfolësve të “bratsvo-jedinskvos” me në krye Isa Halenë..

Kosova është republikë parlamentare, çka do të thotë që kryetari i një partie serioze hyn në zgjedhje për tu bërë Kryeministër. Isa Haleja, duke e ditur se sa i vlen lëkura, ka dy palë zgjedhje që e fsheh fytyrën e tij të shëmtuar pas dikujt tjetër, dy vite më herët pas Abdullah Hotit dhe në tetor pas Vjosa Osmanit. Kur një kryetar partie, në kondita të tilla, nuk kryeson listën për tu bërë kryeministër, ai\ajo nuk mund të jetë krytar partie.

Kjo është hera e fundit që Isa Haleja trafikon votat në parlament. Me anë të atij trafikimi, ai ka bërë dy herë Kryeminisëer dhe një herë President një kriminel antikombëtar si Hashim Thaçi.

Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK hyri me program qeverisës dhe premtim se nuk do të bënte kurrë aleancë pas zgjedhore me partitë e PAN, të cilat kryesohen ose nga kriminelë si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ose nga hajdutë dhe të korruptuar si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj apo Fatmir Limaj. LDK premtoi se nuk do të bënte aleancë me këta, prandaj edhe doli parti e dytë. Po të dilte në aleancë me këta, do të ishte më poshtë se PDK.

Në Kosovë po lejohen serbët të votojnë për parlamentin e Serbisë, por nuk lejohen shqiptarët, në shkelje të Kushtetutës, për të bërë zgjedhje, pas mocionit të mosbesimit, për shkak të Koronavirusit!!! Argument qesharak për të mbuluar dështimin katastrofik në zgjedhjet e rradhës.

27 qershori do të kishte qënë shkatërrimtar për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, në se nuk do të kishin reaguar shqiptaro-amerikanët, dhe në se ekipi i Trumpit nuk do ta dinte se në të paktën 4 shtete të mëdha të USA, kur vota është e ndarë me peshore, dhe se ajo e shqiptarëve do të bëjë dallimin midis fituesit dhe humbësit, që detyroi Grenellin të akuzojë publikisht Boltonin për ndarjen e Kosovës, kur vetëm pak javë më herët kishte deklaruar se nuk kishte një plan të tillë.

Sidoqoftë, përjashimi i Vjosës është lajmi më i mirë pas 6 tetorit 2019, sepse shqiptarët e Kosovës, e panë qartë se kush është Isa Haleja, dhe se unë shpresoj se Vjosa do të krijojë partinë e parimeve rugoviane, dhe në zgjedhjet e radhës të dalë parti e dytë me 18-20% të votave, kur VV mund të ketë mbi 35-40%. PDK del parti e tretë me 12-15%, LDK e Isa Halesë me 8-10%, PAA ndoshta nuk e kalon pragun, por edhe po e kaloi nuk do të jetë me më shumë se 5-6%, ndërsa Nisma e Limajt dhe e Haxhi Shalës fshihet, si Rexhep Qoseviçi një herë e mirë nga skena politike.

Ato zgjedhje që vinë pas këture gtë radhës Vjosa fiton bindshëm

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s