Kategori
Uncategorized

Gomari komunist.

Diku nga vitet 70 xhirohej nje film ne rrethinat e Korces.Ne nje pjese te xhirimit regjizorit i duhej dhe nje gomar.I shkreti regjizor ngarkon Rikard Larjen per kete pune, gjeten gomarin dhe filluan xhirimet.

Pa pritur me vrap vjen sekretari i byrose me kryetarin e keshillit,nga buzet ju dilte shkumbe si duket kishin vrapuar shume.Mundoheshin te thoshin dicka a te ndalonin xhirimin por frymemarrja nuk po i lejonte te shprehnin ate cka donin.

Regjizori i trembur ndalon xhirimin dhe shkon te takoje te paret e zones qe turfullonin dhe asgje nuk po ju merrej vesh.Pa arritur tju uroje mire seadhjen nje e share doli nga goja e sekretarit te partise, qe pa pritur u hodh mbi gomarin duke e goditur qe ta largoje prej xhirimit.

Ka zot apo jo ky vend,na pyet kush ne apo jo,partia nuk na ka vene te ruajme lopet? Per keto pune jemi.Regjizori duke pare Rikardin pyeti, po ckemi bere o sekretar,nje gomar morem te shkreten e derrit dhe do tja u paguajme, mire ndoshta beme dhe gabim qe nuk ju thame por ja ja kerkuam ati femijes atje dhe na i dha.

Por tersellemes se sekretarit ju bashkua dhe kryetari,ju e dini kush eshte ai gomar?Eshte i kulakut eshte gomar kulak,si e moret pa na pyetur ne.

Po gomar tha eshte te shkreten e derrit Rikard Larja duke u munduar te imitoje gjuhen e zones,per nje ore e morem.Gomar gomar por ai eshte kulak,eshte i kulakeve.Pse nuk pyesni njehere ne ketu jemi. Partia per kete pune na ka vene.Pyesni nje here te pakten,pak gomere kemi ne? Ju gjejme  gomar komuniste per xhirimin e filmit.–Gomere na duhen shoku sekretar jo njeres..    Dhe ne per gomere e kemi fjalen.

Si? pyeti regjizori ka dhe gomere komuniste.E jo kete nuk e dija,me falni mos u gabuat?

Jo ore jo bertet sekretari dhe  gomari  qe eshte ne nje familje komuniste i joni eshte, dhe ju vini dhe merrni  gomarin kulak te xhironi film.Po lufta e klasave ku eshte,ne qe jemi ketu syte ku i kemi,derrat ruajme?

Juve aq ju ben mbaroni filmin dhe ikni,ne jemi ketu, ne do na degjoni.

Rikard Larja qe me zorr mbante te qeshuren i lutet kryetarit  se si mund ta mbyllim kete mesle. Ashtu de, thote Kryetari i qeshur tani ne fytyre, qe ta mbyllim me kaq  fshiheni xhirimin dhe tju japim ne nje gomar tjeter,komunist.

Keshtu dhe fshatit i vihet nderi ne vend dhe ne jemi mire me luften e klasave,apo jo o sekretar? Deshi s/deshi regjizori ashtu u be, me mire nje gomar komunist se sa nje informacion ne komitetin e partise,dhe te behej hataja.Kete histori qe ma kishte treguar dikur nje plak i mencur nga Mesareja e Kolonjes,Skender Mesareja.

(Të zotit të gomarit i jepeshin 250 lek te vjetra ne dite për xhirimet)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s