Z.Km, unë jam qytetar i kësaj Republike dhe njoh vetëm ligjin, Kushtetutën, të drejtat, liritë dhe detyrimet që burojnë nga to dhe aspak urdhëra, porosi apo akte normativ abuziv, tipke për vende anti demokrstike për të mos thëne diktatoriale.

Nuk e them këtë ngaqë stë kam votuar asnjëherë, as se jam votues fanatik, por se më pëlqejnë shoqëritë ku sundon ligji dhe prevalon kushtetuta në çfardo kohe e situate
Kontrata e qerasë është një instrument i të drejtës private, dhe si e tillë ajo ndërtohet e zbatohet në bazë të vullnetit të palëve dhe këtë vullnet ti s’ke dhe s’mund ta vësh në dyshim.
Ju mund të vendosni për të mbledhur, ose jo qeratë nga pasuria publike po kurrsesi nuk mund të bëheni pronar i prones time dhe të urdhëroni pa ligj që të mos vjel qeranë që më takon.
Prona është e shenjtë dhe po u prek dhe u tolerua deri aty sa të sulmohet ajo dhe të drejtat që vinë prej saj atëherë intstalimi përfundimtar i sundimit të anti ligjit është legalizuar dhe çudirat e radhës do jenë edhe më të dhimbshme.
E di që për momentin asgjë s’më mbron sepse gjykatat, drejtësia dhe ligji tashmë të janë nenshtruar dhe ti në shkelje flagrante njëlloj si në diktaturë e quan veten pronar edhe të pronës sime dhe vendos do merret, apo jo qeraja e saj, por një ditë kohët do ndryshojnë dhe ajo që më takon do merret nga un me çdo çmim.
Atë të drejtën mbi pronën ma njeh edhe Zoti i madh dhe ju mund të ma mohoni vetëm përkohësisht.ashtu siç bënë etërit tuaj per 45 vjet….