Kategori
Uncategorized

Unë ndihem mirë kur atdheu im është mirë.

Ta duash, dhe ta mbrosh atdheun dhe kombin tënd, është fisnikëri.

Unë ndihem mirë kur atdheu im është mirë.

Ashtu siç ndihem keq kur atdheu im është keq.

Apo edhe keq e më keq, kur atdheu im sot në këtë keq-qeveri, lëngon jo vetëm nga koronavirusi, por më shumë nga uria, pasiguria, dhe mafia që e ka zënë nën vete dhe po e mbyt pak e nga pak.

Mua më dhemb vëndi im, më dhembin bashkombasit e mij kur i shoh në kë xhene.

Unë ka vite që jetoj në një shtet super europian, dhe nuk kam nevojë për asgjë, dhe jo me siç ju mashtroni për tu këthyer dhe për tu punësuar në atdheun tim.

Unë isha dhe ika…

Nuk kam nevojë.

Unë luftoj krah jush (pjesës më të mir të shoqërisë) sepse vëndi im sot ka kam nevojë, por dhe kam nevojë ta shoh vëndin dhe bashkkombasit e mij, mirë e më mirë.

Unë kam nevojë të vi të takoj miqtë e mij, të ve një tufë lule në varret e prinderve dhe gjysherve të mij të nderuar.

Unë kam nevojë të shoh vëndin tim të stabilizuar, të ketë një qeveri dhe parlament dinjitoz, të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të eci përpara drejt europës, larg putrave të mafies dhe krimit të organizuar në dhe me pushtet, i cili faktik, shumë apo pak, kurrë nuk ju nda pushteteve në këto 20 vite demokraci.

Unë kam nevojë dhe dua ta shoh vëndin tim ashtu siç i takon, dinjitoz në krye të këndit.

Por unë kam nevojë të mos shoh më këtu ku tanimë kam ngritur jetën time dhe të familjes bashkombasit e mij të ikur nga sytkëmbët nga vëndi i tyre, me sy të përlotur, dyerve të azileve, nga ju pusht’shtetarë, krimi dhe mafia juaj në pushtet, apo më keq… të kërcënuar nga uria, rrugëve, pa punë, pa shpi dhe pa dokumenta.

Unë kam nevojë për drejtësi.

Me pronat tona ju push’shtetarët në gjithë këto vite luajtën si macja me miun…

Unë skam qënë kurrë i varfër, kam pasur prona, familje dhe emër.

Pra unë kam nevojë për pronat e mija, trashëgim bres pas brezi, prona që jo nuk mi këthyen, por mi keqpërdorët, ju zagarë e push’shtetarë në këto pseudovite demokraci.

Ju ish brekë grisur që duke mashtruar dhe vjedhur, bëtë pasuri dhe “emër” nëpër parti dhe pushtete.

U mirëpunësuat, ju, fisi dhe legenët që ju ndjekin pas, ndrruat mbas interesave pushtet e parti, u pasuruat , dhe po pasuroheni akoma me pushtetet, krimin, drogën, pronat tona dhe të shtetit.

Ju që mburreni me partitë apo 100 votat tuaja të fëlliqura, duke i blere me nje thes misër, ju që dhe pse me 4 klasë, vutë kollaren dhe krenoheni si vipa…rrugëve, shesheve, dhe tribunave…

Ndërsa unë kam nevojë jo të turpërohem me ju të sotmit zagarë, miq të pa ndarë me ish drejtues, ministra deputet, qër lek shesin nënë e babë, me dhe pa pushtet…por të krenohem dhe ti them gjithkujt se jam shqiptar, qëndrestar, pjesë e levizjeve demokratike dhe demokracisë nga fillimet e saj, prejardhës i denjë jo i harbutëve, por i një prej familjeve nga më të mira shqiptare.

Kur krenohen pushtuesit tanë, dhe sllavët që jetojnë trojet tona shekullore, a skam nevojë të krenohem edhe unë autoktoni në trojet e mija shekullore, të cilin ju push’tetarë-zagarë, na detyruat të ikim larg, shumë larg atdheut duke e çpopulluar atë.

Unë e dua atdheun tim.
Jam krenar dhe do luftoj për tu bërë mirë, dhe….për tu këthyer një ditë tek ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s