ISHIN “INFEKTUAR” NGA KORONAVIRUSIT
Bashkia e Gjirokastrës pushon nga puna 52 punonjës.
Nga Telnis Skuqi

- Ky bën sikur është i zgjedhur, jo sikur është emëruar, – më shkruajti një miku im i shtrenjtë.
- Është e dënueshme në kushtet e emergjencës së fatkeqësisë natyrore, nëse unë dhe kolegët e mi nuk janë shkaktarët të fatkeqësisë, – shton më tej ai, dhe, sakaq më shpjegoj me hollësi se tri ditë më parë, 52 punonjës u shkarkuan nga administrata e Bashkisë së Gjirokastrës me firmën personale të kryebashkiakut të emëruar, Flamur Golemi.
Ngela pa fjalë. - Ky jo vetëm që është injorantë, i pashkollë, fshatarë në të menduar, por është edhe njeri i lig, – mendova unë.
- Më mirë të merrja koronavirusit, se sa të më vinte letra e pushimit nga puna. Covid-19 të jep shanse të jetosh, por Bashkia e Gjirokastrës të dënon me vdekje, – më shkruan një nga 52 të shkarkuarit.
Sipas tij, ky është një veprim kriminal që ka ndërmarrë kryebashiaku i emëruar në kohën e koronavirusit, ndërsa bota dhe Shqipëria po përballet me pandeminë.